Kjo e premte sjell në kinematë amerikane filmin e ri "Anacondas: The Hunt for the Blood Orchid". Një ekspeditë shkencore e financuar nga një kompani e fuqishme farmaceutike, ndodhet në kërkim të një bime tepër të veçantë, orkides së zezë, që rritet në xhunglën Borneo.
Futja e ekspeditës në xhunglën e pafund i vë ata përballë mbrojtësit të kësaj bime sa të veçantë aq edhe të rrezikshme. Ekspedita zbulon se kjo bimë po përdoret nga një banor i xhunglës për të rritur forcën e gjarpërit më të madh në botë, Anakondës, për të rritur madhësinë e tyre edhe pse jo edhe për të shtuar oreksin e tyre. E gjithë ekspedita përballet me krijesat gjigande të xhunglës nga e cila vetëm disa prej tyre arrijnë të shpëtojnë gjallë. Dhe e gjithë kjo vetëm për të gjetur lulen e rrallë, pas së cilës mendojnë se fshihet sekreti i rinisë së përhershme.

***

Një tjetër film i ri që del në kinema po sot është edhe Suspect Zero i cili ka mbledhur rreth vetes tre aktorë mjaft të njohur, Ben Kingsley, Ben Affleck dhe Sylvester Stallone.

Kur agjenti i FBI-së në Dallas, Thomas Mackeway dhunon të drejtat civile të një manjaku që akuzohet për vrasje të shumfishta, gjatë një arrestimit të tij, ky i fundit lihet i lirë nga autoritetet, ndërsa agjenti i FBI-së ulet në pozitë dhe transferohet në një zonë të largët. Ditën e parë në punë ai përballet me hetimet rreth vrasjes së një bzinemeni, vrasje e cila pasohet edhe nga tre të tjera. Dhe më vonë, përsoni i katër që gjendet i vrarë është edhe ish manjaku i akuzuar për një seri vrasjesh, arrestimi i të cilit, ndikoi në trasferimin nga puna të punonjësit të FBI-së.

***

Ai identifikohet përmes filmave si "American Gigolo" apo "Pretty Woman" dhe "Chicago". Fjala është për Richard Gere i cili ka filluar të marrë mësime vallëzimi për t’u rikthehet në ekranin gjigand përmes komedisë dramatike ”Shall We Dance”.

Richard Gere luan rolin e një njeriu që ka një punë të mirë, dhe një familje të përsosur, por që është lodhur nga rutina e tij e përditshme. Çdo ditë, rrugës për në shtëpi ai shikon përmes dritares së një studio vallzimi një grua shumë të bukur, Jennifer Lopez. I tunduar nga bukuria e saj ai regjistrohet për të marrë mësime në këtë studio vallëzimi. Por mësimet e vallëzimit ai i mban sekret nga gruaja dhe shoqëria, nën preteksin se ai po punon me orar të zgjatur. Gruaja e tij, luajtur nga Susan Sornadon, dyhson për të shoqin dhe punëson një agjent privat për ta ndjekur burrin e saj hap pas hapi. Komedia dramatike është bazuar në filmin japonez të vitit 1996 me të njëjtin titull dhe pritet të dalë në kinema në muajin tetor.