Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 164
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Po shkruaj nje pjese te nje studimi qe ka bere studiusi Preisinger dhe disa deshmi qe ai ka mbledhur neper disa nga vendet qe paraqiten me trekendesha ne harten qe ka vendosur Sherri.

    Ne librin e tij Trekendeshi i Bemrudeve , Z. Preisinger, pasi kishte qene mbi kete vend dhe ishte prekur vete nga devijimet e fushes magnetike , tregoi te dhene qe i referoheshin strukturave te ndryshme arkitektonike te fundosura rreth 12 mije vjet me pare:
    Ne nje fund te ulet eshte muri "Bimini Wall" me gure si pllaka dy metroshe te gjata dhe te vednosura ne rradhe gjate gati 1 km. (e ka vendosur Pepi kete foto). Nje strukture takohet pak me larg Biminis ne 30 m thellesi me nje porte ne forme harku dhe nje tjeter ne jug te Andros. Kristofor Kolombi ndjeu anomalite e forta magnetike dhe ne 11 tetor 1492 , para se te zbarkonte , pa qe nga Santa Maria detin qe shndrriste, me nje drite te bardhe shume fluoreshente.Ky fenomen qe verifikohet ne zonat me thellesi , gjithashtu eshte pare dhe nga astronautet e Apollo 12. Turma peshqish dhe peshkaqenesh jane terhequr dhe shfaqur ne keto zona me anomali magnetike dhe ne kete zone rriten struktura koralesh te paklasifikuara.
    Ne Bahamas dhe en Florida jane te shpeshta lajmerimet per objekte te ndritshem qe shfaqen nga deti dhe qe zhyten prape. Ka analogji me te dhenat e J.Verne qe ne librin e tij "20.000 lega nen det" shpjegonte se si zhyteshin objekte ne det, te shpejt te shndritshem dhe pa nxjerr bula ne siperfaqe.Stuiusi Preisinger i quante "Shuttle interdimensionales" , mbi kete vend shfaqeshin fenomene kalimtare te fluturimit ne ajer, mjegull dhe vorbulla fluoreshente ne te cilat fluturojne objekte tokesore ashtu siē i kane shpejguar pilotet qe i kane jetuar. Shume avione, anije dhe barka peshkimi jane zhdukur. Ndoshta ky fenomen i tipit e perkoheshme dhe i pametjeralizuar eshte i njejte me ate qe verifikohet ne Pole.
    Ne fund te viteve 70 ju be nje interviste Enzo Maiorces , kampioni i njohur boteror ne zhytjete nenujore, ne kthimin nga udhetimi i tij explorues ne Trekendeshin e Bermudeve.
    "Ne keto kohe - tha Maiorca- mund te udhetoj me mijra km ne ore , mund te zhfrytezoj me kenaqesi Tv dhe kompjuterin , mund te shtyp nje buton dhe te iki ne Hene , por.... kur nje njeri gjendet para se panjohur , vetem duhet te ndalet,ashtu si dhe 10 mije vjet me pare , perpara thirrjes se origjines se perjetshme, duke limituar njeriun. Ai Trekendesh eshte i bekuar sepse ne te jane mbyllur shume thesare dhe drite per kedo qe deshiron te kthehet i pasur ne shpirt. E perbashketa e te gjitha zhdukjeve eshte se , shpesh , deti i Florides behet i pashpjegueshem nga nje qumesht i bardh fluoreshent, shikimi bie gati ne zero. Kete e deshmon dhe Kristofor Kolombi ne ditarine tij te anijes dhe indianet e nje ketij vendi i lidh me nje vend antik te denuar nga Zoti; ashtu si dhe Platoni dhe austronautet amerikan qe e kane fotografuar qe nga lart.
    Une vete u zgjova nje mengjes ne bregun e Biminise , ne oren 5, dola nga varka ku isha dhe shikoj detin te ndezur nga nje qumesht drite jeshile si smerald, sikur te kishte bere banje ne nje ngjyre te tille, dhe rrezatonte drite, duke ngjyrosur dhe pulebardhat qe fluturonin mbi te. Andros eshte nje ishull i rrethuar nga fune te ulet prej pak metrash, te sperkatuar nga uje blu , te quajtura " Vrimat blu" ose nga indianet "Syte e Engjellit" per ngjyren komplet ndryshe nga deti qe e rrethon. Keto vrima jane te lidhura perjetesisht , midis tyre, nepermjet nje rrjeti galerish qe tregojne neper mure gjurme te punes njerezore.Ne brendesi ka korrente detare te dhunshme qe e bejen te pamundur eksplorimin e tyre
    Pergjate Lagunes se Biminise, ngrihet, poshte ujit, nje mur me bloqe gjigande ne rradhe, si ushtare qe qe nga bregu zbresin deri ne nivelin e oqeanit dhe zhyten. Vetme njerzit Titan (gjigandet) mund te ndertonin gjera te tilla. Shkencetaret i kane caktuar keta blloqe si 12.000 vjet me pare. Mes ketyre gjigandeve monolitik, jane 4 kolona dhe skulptuar te ndryshme me kapitele ( nuk e kam gjetur dot kete fjale se si perkthehet).Mbi faqet e mureve kemi takuar anomali magnetike te frikshme.I njejti shkemb , ne nje tjeter vend ngitur ka magnetizem normal, ashtu si dhe vendi ku mbeshtete. Amerikanet i permbushin mire kerkimet e tyre ne nje gjeresi radioje, neper gjithe oqeanin. Autoritetet Panamese, me avione dhe anije, kalojne ne zone ēdo njeēerek ore dhe ju ndalojne te gjitheve te terheqin ndonje objekt, deri dhe mbeturinat. Une, ne mirebesim, po ju them qe mendoj se ata dine shume gjera. Rojet amerikane te bregut kane nje dosje sekrete mbi misteret e Trekendeshit, por kujtdo qe ja pyet te thone qe jane perralla. Ruajne qetesine dhe ata qe flasin zhduken."
    Shume eshte folur per fenomenet e drites mbi liqenin Titikaka, me objekte qe hyjne dhe dalin. Te njejten gje tregojne dhe njerzit qe jetojne rrotull liqenit Guatavita, afer Bogotes.
    Ne nje udhetim 1975 isha bashke me Eugenio Siragusa, ne maje te ketij krateri te fikur, mali me i larte i vendit, dhe studiusit qe na shoqeronin ishim mahnitur nga ajo qe po shihnim qe niveli i lagunes, ne krater, ngrihej ritmikisht pa kuptuar se nga vinte fluksi i madh i ujit. Barinjte e vendit ishin mesuar se pari, gjate nates, ngriheshin ose zhyteshin, ne liqen, globe te shndritshem qe ndriēonin ujrat me nje drite intense.Ka fshatra indianesh qe kane lidhje shume te ngushta me keta pilot hapesire qe, kur njeri prej tyre semuret, e lejne ne nje vend te hapur ne pyll, duke veshtruar zbritjen e anijes kozmike me "sheruesit hapesinor" qe sherojne te afermin e tyre.
    Duke u zhvendosur ne zonen e palimituar midis Tibetit dhe Altait mistiku i madh rus Nikolas Roeriē, midis gjerave te tjera, ka shkruajtur shume mbi eksplorimet e zhvilluara ne zemer te Azise, te kultures Tibetiane me zbulimin mbi mitiken Shambhala, duke mbledhur shume deshmitare ne vendet ku objektet e shndritshem dalin dhe hyjne ne zona sekrete.Ashtu si dhe emri Shambhala ashtu dhe emri Regente , te gatshem per te qeverisur ne Eren e re, jane konsideruar te shenjte dhe te denje me maksimum respekti per shume fshatra lokal. Ai shkruan qe:
    "Mbi malet Altai , ne luginen e bukur Uimon, mbi tokat e larta, nje besimtar i vjeter i tha - do te provoj qe historia e Chudve, fshati qe jeton brenda Tokes, nuk ehste frut i imagjinacionit, do te drejtoj ne hyrjen e kesaj mbreterie nentokesore- dhe vazhdoi te shpjegonte qe - do vi dita e fitores se pastertise njerezore dhe ne ato dite , Chudet e medhenj do shfaqen me fitoren e tyre-.Ne te gjithe Azine, nepermjet ketyre shkretetirave , nga Paqesori ne Urale, do degjoni te njejtat legjenda te mrekullueshme te nje populli te shenjte te zhdukur, Gjigantet qe ne nje kohe jetonin ne ato vende"
    Feja budiste ka shume per te thene ne lidhje me kete dhe Lamat e rangjeve me te larta kane kontakte te shpeshta me qeniet rezidente ne keto vende te shenjta ne nder te ketij miti gjithashtu jane ndertuar shume manastire. Kam degjuar shume deshmitare ne Rusi nga shpirteror dhe studioz, vazhdues te puneve me karakter fenomenik te zhvilluara brenda disa manastireve orientale.


    Vazhdon ..................
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  2. #22
    Ana tjeter e kohes


    vazhdimi.....


    Ndryshime te tjera te pashpjegueshme te kohes se matur nga sahatet disa here jane me te gjata dhe disa here me te shkurtra sesa gjysem oreshi i Xhernonit. Nje incident qe une e kam permendur edhe ne shkrimin e pare ne kete teme ka te beje me nje aeroplan te te shoqerise British Airways dhe National Airlines qe fluturonte per ne Miami. Para se te fillonte manovrimet per te zbritur, ai u zhduk nga ekranet e radareve per 10 minuta, pastaj u shfaq perseri dhe zbriti normalisht. Pilotet te trembur nga autoambulancat, zjarrefikset etj, qe qene mbledhur ne aerodrom, u pyeten nga personeli i kulles se drejtimit dhe i sherbimit te shpetimit nese kishtin patur ndonje veshtiresi pasi qene zhdukur nga radari. Sipas pilotit dhe kopilotit nuk kishte ndodhur asnje gje pervecse ata kishin fluturuar 10 minuta ne mes te nje mjegulle. Ne lidhje me ceshtjen e zhdukjes se tyre nga radari, pilotet bene nej kontroll te sahateve te tyre dhe gjeten se ata kishin mbetur mbrapa 10 minuta. Pastaj kontrolluan oren kronometer te aeroplanit, sahatet e personelit qe sherbente ne aeroplan, bene fshehurazi edhe nje kontroll midis pasagjereve dhe gjeten se te gjithe kishin humbur ne menyre te pashpjegueshme 10 minuta, aq kohe sa ishin zhdukur nga radari. Megjithese ndonjehere radaret pesojne ndonje avari ne funksionim, unanimiteti i sahateve sugjeron qe per njefare periudhe kohe te pezulluar aeroplani dhe pasagjeret "qene" diku gjetke - ne anen tjeter te kohes.
    Disa incidente te tjera qe jane raportuar se kane ndodhur brenda Trekendeshit te Bermudes, duket se reflektojne ngjarje te se kaluares (edhe zhurmat e tyre), sikur per disa momente koha projekton pjese te shkeputura nga e tanishmja ne te kaluaren ose ne te kunderten, e perkul kontiniumin e kohes ne nje menyre te tille, duke perzier te kaluaren me te tanishmen, ndoshta edhe me te ardhmen. Megjithese disa prej ketyre raporteve duken si fantazi, nuk duhet te harrojme se ato jane pare qarte dhe jane raportuar prej deshmitareve te besueshem, te cilet gjate detyres se tyre ne det nuk kerkonin dukuri te cuditeshme, por thjesht vrojtonin ate cfare dukej se po ndodhte.
    Xhon Sander, kamarier ne anijen "Mbreteresha Elizabeta 1 ", deshmon per nje incident te tille qe ndodhi ne vjeshten e vitit 1976. Ai thote:
    "Lundroja me anijen "Mbreteresha Elizabeta 1 " permes zones se Trekendeshit te Bermudes. U nisem nga Nasau per ne drejtim te New York. Qielli ishte i paster dhe deti i qete. Ne ora 6.45 te mengjesit po rrija ne kuverte duke pire kafe se bashku me nje kamarier tjeter, perpara se te fillonim punen tone te perditshme. Papritur pashe nje aeroplan te vogel. Dukej si tip "Piper Comanche", afro 300 jard larg dhe ne lartesine 200 jard, i cili fluturonte duke ardhur drejt nesh nga krahu i djathte i anijes. Ja tregova shokut tim. Krejt papandehur ai u fut fare pa zhurme ne det ne largesine 75 jard nga anija. Nuk u degjua asnje llokocitje uji, vetem se u zhduk brenda tij. Mua mu duk sikur deti i qete u hap dhe e perpiu. Shoku im rrinte ende duke veshtruar drejt atij vendi. pastaj vura ne dijeni oficerin e rojes. Anija u kthye dhe u leshua nje varke ne det, por atje skishte as njolla vaji dhe as mbeturina, asgje. Ata nuk na besuan. Ajo qe nuk arrij te kuptoj ende eshte pse nuk u degjua asnje llokocitje. E kuptoj dhe une se eshte pothuajse e pabesueshme por si kristian i ndershem, betohem per Biblen se ajo qe pashe ishte e vertete."
    Nje rast tjeter i dokumentuar shume mire per nje aeroplan qe zhduket, ndodhi mbremjen e 27 shkurtit te vitit 1935 ne Daytona Beach, Florida. Ky rast u vrojtua jo nga dy por nga qindra deshmitare. Sic u raportua nga Richard Winer ne librin Trekendeshi i Djallit, nje aeroplan ngjyre argjendi me drita te kuqe dhe jeshile tek krahet, u pa te binte ne det ne vendin perballe hotelit te Daytona Beach ne oren 10 te mbremjes. Aeroplani ishte kaq afer sa dy deshmitaret zoti dhe zonja Forest Aditon, qe po rrinin duke soditur detin nga ballkoni i tyre, menduan se ai po vinte drejt ballkonit. Ta alarmuar prej shume deshmitareve, anijet dhe aeroplanet e vegjel te Rojes Bregdetare si dhe anije te tjera dolen menjehere ne kerkim por pa sukses. Meqe aeroplani u pa te binte ne det jo me larg se 100 jard nga bregu, ishte e pamundur te besohej qe nuk u gjet asnje mbeturine e tij brenda zones se ceket dhe percaktuar shume mire ne ate det te qete. Qindra njerez deshmuan te njejten gje dhe treguan po ate zone. Sidoqofte perderisa kontrolli ne aeroportin e Florides madje edhe ato te Georgias nuk tregoi gje per ndonje aeroplan te humbur ose te vonuar ne ate zone, incidenti me nje deshire te nenkuptueshme per te sqaruar ate qe smund te shpjegohej, u klasifikua me ne fund si thashethem.
    Ashtu sic jane pare aeroplane te futen pa zhurme ne det, po keshtu edhe nga kuvertat e anijeve te tjera jane pare vazhdimisht anije te shumta, shpeshhere anije te shekujve te kaluar, te dalin e te futen ne mjegulla qe vijne perqark, disa here madje edhe ne kohe te paster. Tregime te tilla sigurisht qe kane qene filli prej te cilit jane thurur legjendat e detit dhe anijet fantazem te Trekendeshit te Bermudes dhe te Detit te Sargaseve qe gjendet ne pjesen lindore te tij; anije te cilat jane pare gjate shekujve, duke filluar nga galerat fantazem spanjolle e deri tek "Hollandezi Fluturues" i cili shikohet kudo. Disa here keto pamje kane qene te pastra sa i jane raportuar Rojes Bregdetare, e cila megjithese nuk beson ne anijet fantazma, tregon interes per anijet e braktisura te cdo lloji, qofshin moderne apo antike. Hadley Dott, marinar ne Marinen Tregetare te Shoqerise se Bashkuar te Frutave dhe oficer i Marines Mbreterore Kanadeze, pranveren e vitit 1946 bente pjese ne ekuipazhin e anijes "Cyrus Field" e cila kishte si detyre shtrirjen e kabllos: "Ishin afro 15 milje larg bregut te Florides. Nata ishte e paster. Fare papritur u degjua thirrja "hard over hard", qe do te thote se anija po ndryshon kursin sa me shpejt qe te jete e mundur. Roja kishte pare nje anije me vela e cila vinte drejt nesh per tu perplasur tek kici. Atje nuk dukej njeri, por ne kabinen e kapitenit kishte drite.
    Ndryshimi i kursit u shenua ne ditar dhe iu raportua Rojes Bregdetare ne New York. Roja Bregdetare na tha se ate nate midis Bimint dhe Florides kishte patur edhe incidente te tjera te ngjashme kete tonin. Nuk e vrame shume mendjen per te kete incident, por pasi Roja Bregdetare na tha se nuk ishte ne gjendje te zbulonte asgje per ate anije, ne filluam te habiteshim. Ajo anije u shfaq nga asgjekundi dhe po aq shpejt u zhduk atje."

    Nje nga incidentet me te jashtezakonshme te tipit "anije fantazem" u pa nga V.H Prosper ne vitin 1972 ne trekendeshin e Bermudes midis Eleuteras dhe Grait Abako ne Bahama. Ndersa te gjitha anijet "fantazem" futen ne kategorine si te jashtezakonshme, ajo qe te cudiste ne kete rast te vecante ishin permasat vigaane te anijes dhe shkelqim i i koncentruar i dritave te saj qe e ben Prosperin te kujtonte se ajo ishte anija "Holandezi Fluturues Hillton". Prosperim sic thote per kete incident te jashtezakonshem ne revisten National Fisherman 9vellimi 56, numer 5), po drejtonte anijen e kerkimit 85 kembe te gjate "Undersea Hunter" nga San Crua per ne Florida. Megjithese radari i anijes e kishte siguruar qe me pare se ne hapesiren midis Abakos dhe "Gjuetarit te Nendetit" nuk kishte asnje anije tejter, papritur ai u verbua nga nje shkelqim i forte qe vinte nga krahu i djathte i anijes dhe qe dukej sikur dilte nga nje pasqyre vigane. Atij i mbeti ne mendje sikur ishte nje lloj "hoteli klimaterik me disa kate" qe permbante edhe komoditete detare te tilla si "shezlonge, pishine larje qe ndriconte etj.". Me qellim qe t'i shmangej perplasjes me kete anije monstruoze ai e mbajti pa levizur timonin e anijes se tiji duke patur keshtu nje drejtim paralel me ate shkelqim vigan. Ndersa Prosperi po perpiqej me nervozizem t'i shmangej perplasjes, papritur vuri se re anija e panjohur u zhduk nga krahu i djathte dhe doli menjehere nga mbrapa nga ana e kicit, duke u shmangur keshtu menjehere 45 grade. Pastaj vigani u zhduk ne cast duke lene naten pis te zeze si me pare. Kjo shfaqje e jashtezakonshme dhe pompoze, permban edhe nje element tjeter misteri. Me gjithe afersine e tij te madhe, nuk u duk per asnje cast ne ekranin e radarit te "Gjuetarit te Nendetit".
    Po te qe e mundur, sic ka qene teorizuar per disa zona (midis te cilave Trekendeshi i Bermudes mund te jete nje rast teper i vecante ku dhe veprojne rryma ose forca qe tani per tani nuk mund te shpjegohen) qe koha te projektonte kapsula vizuale me kujtime te se kaluares ne kohen e tanishme, atehere ato qe mund te jene perceptuar ne rastet qe folem me siper, kane qene ndoshta pamje te nje anijeje ose e nje objekti tjeter ne te kaluaren, ndoshta ne te ardhem, ose edhe kujtesa vizuale e nje bregdeti te humbur ose e nje kontineti te zhdukur.

    vazhdon...

  3. #23
    vazhdimi..

    Per disa transmetime te radios, koha ka mbetur e palevizshme, disa emisione te radios madje edhe nje program televiziv i rastesishem jane kapur mbas shume vjetesh pasi kane qene transmetuar, sikur tere kete periudhe kohe ndermjetese ta kishin kaluar duke u endur ne kohe dhe hapesire. Transmetime te tilla nga e kaluara jane raportuar edhe nga radiste te FASHBA qe kryenin sherbimin ne Vietnam, te cilet deklaronin se disa prej mesazheve qe kapnin vinin nga aeroplane qe vepronin ne nje lufte te meparshme - ne ate te Korese. Ndersa mesazhe te tilla mund te vijne prej shkaqesh te ndryshme, duke perfshire ketu shaka praktike, do te ishte e veshtire te shpjegohej nje incident i jashtezakonshem qe ka te beje me nje program televiziv qe ndodhi ne Angli me 14 shtator 1963. Ne kete rast telespektatoret angleze ndersa shikonin programin e tyre u cuditen kur vune re se atje nderhynte ne menyre sporadike nje program tjeter qe vinte nga stacioni TV-KLEE i cili transmetonte nga Houston, Teksas. Te dy transmetimet perziheshin duke forcuar e dobesuar
    njeri tjetrin por ne pergjithesi transmetimi nga Teksasi vinte me i forte se ai anglez. Ky program i stacionit TV-KLEE, sidoqofte kishte qene transmetuar para disa vjeteve dhe vete stacioni ne fjale tani nuk ekzistonte me. Nje shoqeri prodhimi e aparaturave elektronike u ngarkua qe te hetonte kete incident por nuk arriti ne ndonje konkluzion te kenaqshem. Emri i kesaj shoqerie qe u caktua per hetim cuditerisht mbante emrin "Atlantis Electronics LTD e Lancasterit".
    Para shume vjeteve u ngrit nje legjende shume interesante e cila u bazua ne nje fluturim mbi Polin e Jugut te kryer nga admirali Richard E. Barton ne vitin 1929. Ajo ben fjale per nje raport me ane te radios te bere nga admirali gjate fluturimit. Ky raport eshte kaq i pabesueshem sa u la ne heshtje ne menyre zyrtare. Esenca e ketiji raporti qendron ne nje pamje te vrojtuar nga admirali ne afersi te polit. Gjate fluturimit te tij, i cili transmetohej njekohesishgt edhe ne radio, ai papritmas doli nga nje mjegull dhe e pa veten duke fluturuar ne nje toke te cliruar nga akulli. Ai qe ne gjendje te shquante gjelberim, liqene, kafshe qe dukeshin se i ngjanin mamutheve ose buajve te medhenj dhe gjithashtu njerez ne afersi te tyre. Sipas burimeve qe interesoheshin ne fushat e zoologjise dhe te eksplorimit, te cilat perpiqeshin te conin me tej kete raport, transmetimi u nderpre dhe me vone u hoqen disa pjese qe benin fjale per gjera te jashtezakonshme. Sidoqofte besimi i pergjithshem ndaj ketij raporti u perforcua me vone nga verejtjet e vecanta qe beri vete admirali per ate toke pertej poli.... qendra e te panjohures se madhe.....dhe madje nga verejtja shume e cuditshme qe beri ne vitin 1957 per ate "kontinent magjepes ne qiell, toke e misterit te perjetshem.."
    Fakti qe shume personave ju kujtohet transmetimi direkt ne radio ne ate kohe i fluturimit mbi polin e jugut e vesh kete ngjarje me nje re misteri te madhe. Pra i vetmi shpjegim mbetet qe gjate fluturimit ne ate mjegull dhe mbasi doli prej saj, admirali dhe mjeti i tij jane futur ne ndonje shtrembrim te kohes dhe ka pare pamje qe i perkisnin tokes dikur ne ate pjese te globit.
    Ndoshta "gabimet ne kohe" jane me te zakonshme sa duken. Disa raporte gjate shekujve kane pershkruar per nje kohe te gjate dicka shume te afert me kete koncept.
    Sidoqofte perderisa teorite shkencore te se djeshmes shpeshhere marrin formen e fakteve qe pranohen sot, ka mundesi qe enigma e ngaterruar te behet perfundimisht me e kuptueshme. (Kujtojme se enigma e lashte e sfinksit grek, ne themel ishte nje enigme kohe). Ndoshta do zbulohen faktore te tjere qe ndikojne ne perkuljen e kohes. Kushtet e kesaj perkuljeje mund te ekzistojne jo veten ne hapesiren e jashteme (kozmos) sic e ka thene Ainshtain e te tjere por madje edhe ne disa pjese te siperfaqes se tokes. Dikur dukurite e pashpjegueshme qe kishin lidhje me gabimet ne kohe u jane ngarkuar shtrigave dhe magjise, kurse sot ne kohen tone klasifikohen si imagjinime te fantazise shkencore dhe qe bejne pjese ne nje fushe te papercaktuar te zbulimeve psikike, por qe te dyja e kane parashikuar te ardhmen me nje saktesi disi te cuditshme. Per rastin e fantashkences ekzistojne tregimet 100 vjecare te Zhyl Vernit, ku nendeteses "Nautilius" iu dhane pothuajse me saktesi te njejtat permasa qe kane sot nendeteset atomike, kurse fluturimet nga toka ne hene pershkruhen se u bene ne bregun lindor te Florides 100 vjet perpara se ato te kryheshin me te vertete. Bomba atomike dhe efektet e saj u pershkruan madje ne karikaturat perpara se te perdoreshin ne kete planet. Perdorimi per qellime lufte i dukurise se ndarjes se berthamave te atomeve dhe eprshkrimi cuditerisht i sakte i efekteve te tij perbejne nje karakteristike dalluese te MAHABHARATA-s, literatures se shenjte te hinduve, e cila u perpilua ne Indi mijeera vjet me pare dhe qe u referohet ngjarjeve qe kane ndodhur mijera vjet perpara perpilimit te saj origjinal.
    Eshte e qarte qe universi permban mistere jo vetem te pashpjegueshme per ne, por gjithashtu edhe te papranueshme per imagjinaten tone. Disa prej mistereve themelore nuk gjenden vetem ne yjet e largeta por edhe me prane nesh. Keto mistere na interesojne per shkak te kuptimit jo te plote qe kemi ne per materien, hapesiren, kohen dhe per marrdheniet qe ekzistojne midis tyre. Disa pyetje qofshin te thjeshta apo themelore, nuk kane pergjigje, por edhe ne qofte se ndonjera ka, ajo na duket e papranueshme per konceptet qe kemi sot. Ne pyetje te tilla perfshihen: Ē'eshte koha? Kur filloi ajo? Kur do mbaroje? Ku filloi hapesira? Ku mbaron ajo? Si ka mundesi qe cdo gje ska fund?
    Keto pyetje te shkurtera dhe themelore na shqetesojne, madje edhe na frikesojne. Ne iu shmangemi atyre ne menyre te pavetedijshme. Ato jane bere pyetje te "ndaluara" (per konceptet e tanishme qe kemi per mjedisin qe na rrethon) dhe jane te pakuptueshme per ne. Teorite shkencore dhe dijet tona te perparuara vetem sa i kane ritheksuar keto pyetje pa pergjigje. Por ka mundesi qe ato te jene thjesht jashte kuptimit tone te tanishem, ashtu sic ka qene teoria atomike per magjistaret profetizes te mesjetes. Me zgjerimin e njohurive dhe koncepteve tona ndoshta ndonje dite kuptimi yne do ti kape dhe keto pyetje. Sidoqofte kur ne nxjerrim perfundimin se nje iluminizem i tille dhe kontrolli i mundshem mbi hapesiren dhe kohen do te ndodhe atehere kur ne jemi ne gjendje ti kuptojme marrdheniet e nderlikuara qe ekzsitojne midis energjise, hapesires dhe kohes, ne ndoshta bejme gabim po te supozojme se ne jemi te vetmet krijesa qe do ta bejme kete progres brenda pjeses tone te universit. Ka shume te ngjare qe njohuri te tilla ti zoterojne krijesa te tjera qe jane adaptuar me to dhe si rrjedhim jane te afta te drejtojne sipas deshires ne kontiniumin hapesire kohe, per arsye te cilat mbeten ende te panjohura, megjithese po rritet numri i teorive qe bejne fjale per vizitore te huaj te ardhur nga planetet e tjera ise nga bote me interdimensione. Objektet fluturuese te panjohura ose UFO-t qe gjenden kudo dhe qe po vrojtohen gjithmone e me teper ne te gjitha pjeset e botes duket se jane anijet kozmike te ketyre krijesave. Por cfare do qofshin Ufo-t , rast i thjeshte gabimi ne identifikim ose zhvillim sekret i teknologjise, qofte se vijne nga jashte, qofte sondazh nga e kaluara apo ndoshta nga e ardhmja, qofte produkt imagjinar apo shpirteror i popullit ose produkt aktual qe ben buje nga uniteti kolektiv i mendjeve te atyre qe i veshtrojne, duket se eshte mjaft e qarte qe veprimtaria e tyre ka nje lidhje me dukurite e Trekendeshit te Bermudeve dhe nje ekzaminim i veprimtarise se tyre ne kete zone mudn te na tregoje nje lihdje qe me pare i eshte shmangur vrojtimit ndoshta sepse ka qene aq e dukshme.

    vazhdon...

  4. #24
    ...vazhdimi dhe mbyllja..

    Mos valle Trekendeshi i Bermudes eshte nje strehim kozmik?

    Kur fenomeni u be shume i njohur ne mbare boten dhe zgjoi interesin e nje numri te madh njerezish, u be i njohur gjithashtu nje fakt shume i jashtezakonshem. Nje pjese cuditerisht e madhe e letrave qe vinin nga lexuesit, degjuesit e radios dhe TV-ja, nuk ishin thjesht sic mund te pritej, kerkesa per nje informacion me te gjere apo komente te shfaqjeve te ndryshme. Ato ishin me teper raporte te vertetuara nga njerezit qe kishin provuar vete anomali te tilla ne zonen e Trekendeshit te Bermudes dhe qe ishin porositur nga eproret e tyre qe te mos e diskutonin ne publik. Linja e pergjithshme e ketyre komunikimeve ka qene e tille: "Kur kam qene ne sherbim, kjo me ka ndodhur edhe mua, (aeroplanit ose anijes). Ishim porositur nga eproret tane qe te mos benim fjale me njeri derisa ajo te hetohej. Nuk momra vesh kurre sesi u be ai hetim. Me pare nuk kam diskutuar kurre me njeri per kete gje por tani qe u largova nga sherbimi (Forcat ajrore, Roja Bregdetare, Marina Tregetare) doja te flisja me dike dhe tja tregoja ate qe me ka ndodhur."
    Keto komunikime kane ardhur nga persona te terhequr nga sherbimi ne Forcat Ajrore e Detare te SHBA. Kane ardhur nga ish anetare te Forcave Mbreterore Detare dhe Ajrore te Kanadase, nga anetare te marinave tregetare te shume shteteve te botes, por qe nuk i kane harruar ndodhite e tyre te jashtezakonshme dhe te pashpjegueshme ne Trekendeshin e Bermudes.
    Eshte e kuptueshme se operacionet e patrullimit ajror e detar duhet te kryhen me fshehtesi qe te kene efekt. Por censurimi ose mohimi i raporteve mbi dukurite e kesaj zone pasi eshte kryer operacioni, ngre disa pyetje njera prej te cilave mund te jete nese kjo zone eshte zone operative me nje ndjeshmeri te vecante apo raportet e zhdukjeve dhe te dukurive censurohen ose mohohen sepse nuk ka ndonje menyre per ti shpjeguar ato.
    Nje shembull tipik eshte incidenti qe u deshmua nga ekuipazhi i destrojerit US DLG-27 ne tetor te vitit 1969. Ato qe vijojne me poshte jane vete fjalet e Robert P. Reilling, qe atehere ishte oficer i klasit te trete ne specialitetin e punimeve operative me radar.
    "Ishte fundi i tetorit te vitit 1969. Po ktheheshim nga nje detyre ne Guantanamo. Po lundronim ne veri te Kubes. Shumica e ekuipazhit nuk e dinte pozicionin e anijes. Une e dija qe ihsin ne Trekendesh sepse ndodhesha ne postin e drejtimit. Data nuk me kujtohet me sasktesi kurse ora po, ishte 23:45. Ura e drejtimit ka dy dritare dhe eshte 30 kembe e larte (rreth 10 metra) larg Qendres se Informacionit te Luftimit. Degjova zhurme jashte, kur pastaj dikush thirri se roja e bordit kishte pare dicka. Nje tjeter thirri :"Keni kapur gje me radar? Jashte ka dicka te cuditshme!" Ne dolem per te pare.... Eshte e veshtire ta pershkruash. Ishte dicka e ngjashme me henen qe ngrihet ne horizont, vecse ajo dukej nje mije here me e madhe, tamam si deill, por qe nuk leshonte drite. Vetem ndriconte po drite nuk emetonte. Sa vinte e behej me e madhe.
    - Sa larg ishte ajo?
    - Po ngjitej mbi horizont afro 11 ose 15 milje larg. Ishte nga krahu i dajthte i anijes po pak me perpara. Vazhdoi te zmadhohej per afro 15 minuta.
    - Cfare mendoi ekuipazhi per kete dukuri?
    - U duk si shperthim berthamor, por ajo vazhdonte te rrinte atje dhe te zmadhohej. Po te ishte shperthim berthamor do ta kishim kapur me radarin, i cili e kishte rrezen e veprimit deri ne 300 milje.
    - A e pa kapiteni?
    - Ai u njoftua. Pastaj oficeri i kuvertes dha urdherin qe anija te kthehej. Ndofta ai mendoi se ishte bombe.
    - Sa veta e pane?
    - Mund ta kene pare afro 70-100 veta. Shumica nuk kishin pune. Keshtu do te kisha qene edhe une po te mos kisha rojen. Ne fillim na kapi nje frike saqe s'na ra nder mend ta fotografonim. Pastaj disa nga djemte u kujtuan por ishte vone.
    - Ku ishte hena e vertete?
    - Ne qiell. Nata ishte e kthjellet. Ajo qe pame nuk ishte hena - dreqi ta marre, per kete jam shume i sigurt.
    - Dini gje nese u mbajt ndonje raport?
    - Sigurisht. U shenua ne ditarin e anijes. Sa here qe ndryshohet kursi aty shenohen arsyet. Por kur arritem ne Norfolk, ne anije erdhen disa oficere dhe e moren ditarin e anijes. Ajo qe pashe une ne ditar ishte vetem kursi i ndryshuar. Mendoj se oficeri i kuvertes mund te kete mbajtur nje ditar tjeter me arsyet e ndryshimit te kursit.
    - A u tha ndonje gje me teper?
    - Sigurisht. Diten tjeter dolem ne Norfolk. Te gjithe kishim ne goje vetem kete muhabet. Kapiteni na thirri te gjitheve dhe na tha te mos flisnim asnje fjale. Keshtuqe askush sfoli me. Jam i sigurt se diku gjendet nje raport per ate qe ndodhi"

    Pervec objekteve shume te medha e te papercaktuara dhe te reve qe cohen nga deti edhe vete deti i Trekendeshit te Bermudeve eshte pare disa here te ngrihet ne nje lartesi te madhe ne nje zone shume me te gjere nga ato qe zene vorbullat dhe sigurisht ne nje forme tjeter. Eshte interesante qe raporte te tilla te vrojtuara nga njerez kompetente dhe me njohuri ne fushen detare dhe fenomene natyrore, jane marre nga autoritetet perkatese dhe jane zhdukur pa asnje koment ose hetim te metejshem.
    Incidentet e shumta ne te cilat ngaterrohen anijet fillojne me daljen jashte kontrollit te radarit, radios dhe busulles dhe instrumentave te tjere. Po ashtu gjate vrojtimeve te dukurive te tilla ne Trekendesh pohohet per nderprerje te shpeshte te energjise, per shterim te energjise elektrike, per shtypje (strese) qe ndodhin brenda kesaj zone dhe qe shpeshhere veprojne mbi anijet dhe aeroplanet e medhej e te vegjel, civil e ushtarak.
    Anijet detare, vecanerisht ato qe levizin ngadale ne kete zone dhe qe pershkojne pjese te ndryshme te botes, kane konstatuar se ne Trekendesh atmosfera behet e cuditshme dhe zogjte dhe kafshet zhduken perkohesisht atje gjate periudhes qe ndodh nderprerja e radiokomunikacionit dhe funksionimi jo i mire i pajisjeve elektronike. Gjate kesaj kohe personelet e anijeve e kane pershkruar detin si pasqyre, pa jete, pa pranine e zakonshme te zogjve dhe peshqeve dhe njekohesisht kane vene re pranine e nje mjegulle te shndritshme qe sa vjen e shtohet. Dhe pikersisht ne momente te tilla shfaqen UFO qe hyjne dhe dalin nga deti dhe zhduken ne menyre te papritur sikur te hynin ne nje porte te padukshme nga syri i njeriut.
    Nje deshmi e jashtezakonshme dhe qe tregon ndofta jo vetem per ekzistencen por dhe qe aludon per qellimet e shume UFO-ve te para ne kete zone, ka qene vrojtimi i tyre nga austronautet e raketave "Gemini" dhe "Apollo" qe nisen nga kepi Kenedy. po ashtu su dhe gjurmimi i UFO-ve nga qendrat e kontrollit tokesor. Astronauti James Mc David fotografoi nje UFO nga raketa "Gemini 4". Frank Borman dhe James Lowell, astronaut ne raketen "Gemini 7" vrojtuan me detaje dy UFO ne forme kerpudhe me sistemet e tyre te propulsionit dhe gjithashtu i fotografuan me sukses. Astronautet Borman dhe Lowell ne "Apollon 8" si dhe Staford dhe Young ne "Apollo 10" u ndoqen pergjate gjithe kohes nga dy UFO deri sa lane orbiten e tokes. Ajo qe kane te perbashket keto raste eshte qe te gjithe UFO e vrojtuara ndodheshin ne pozicionin qe korrespondon me Trekendeshin e Bermudes ne toke.
    Ne perfundim te hipotezes qe ngrita eshte per tu marre ne konsiderate fakti qe prania e fenomeneve te pashpjegueshme ende nga shkenca jone ne Trekendesh, pamja e shumte e UFO dhe USO gjate aktivitetit anormal si dhe zhdukjet e shumta qe vazhdojne sot e kesaj dite pa nderprerje, perkrahin teorine e ekzistences se nje porte per ne kozmos qe shfrytezohet nga UFO qe ne nje rast te tille me nje llogjik te thjeshte i bie te jene mjete fluturuese te nje rrace inteligjente jo tokesore qe per nje arsye ose tjeter kane krijuar nje strehim komzik ne zonen e Trekendeshit te Bermudes. Hipoteza do te mbetet e tille perderisa nuk do shnderrohet ne nje fakt te forte te mbeshtetur nga shume raporte qe jane zhdukur apo fshehur qellimisht nga agjencite e inteligjences amerikane apo Sigurise Kombetare apo edhe raste te tjera qe lidhen ngushte me fenomenin e Trekendeshit.
    Nje gje eshte mese e sigurt. Ne Trekendesh ndodh dicka qe injoron ligjet qe njohim ne mbi fiziken dhe materien dhe qe organe te vecanta te inteligjences se SHBA kane njohuri dhe fakte per ta vertetuar se cfare eshte.
    FUND

  5. #25
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Darius, shkrimet jane shume interesante (i lexova pjeserisht ne fakt) megjithate, mbetem skeptike per sa i perket fenomenit UFO.

    Nje pyetje kisha, edhe pse eshte e qarte se dukuria ne fjale ka te beje me "sjelljen" e forcave elektrike & magnetike: lexova diku te thuhej se, brenda trekendeshit, nuk mund te dallohet c'fare eshte ajer dhe c'fare eshte uje. Jam kurioze te di...a ka te beje kjo me ate qe quhet "critical point," ne te cilen lenda ekziston ne te treja gjendjet e saj agregate?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 07-06-2007 mė 11:21
    Summertime, and the livin' is easy...

  6. #26
    Jo nuk flietet per ate. Eshte thjesht nje term ose ndofta slang i perdorur nga forcat ajrore ose detare qe e quajne White out. Me e thene shqip eshte ajo gjendje kur mungon vizibiliteti, humbitet sensi i orientimit si rezultat i keqfunksionimit te aparaturave dhe nje mjegull shume e dendur mbulon dicka duke disorientuar kedo qe ndodhet brenda dhe duke e bere te humbasi komplet drejtimin.
    Me fal qe u pergjigja kaq vone po tani e pashe. E kam si option ne forum qe ne faqe me dalin vetem shkrimet e reja ose ato te cilat jane rifreskuar me materiale

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e buki19
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Postime
    313
    Klajdi03 ka te drejt,sipas hulumtimeve me te reja ne kete problem shkencetaret ne menyre eksperimentale e kan vertetuar se ne kete "trkendesh" nga thellesia e detit kohe pas kohe lirohen sasi te medha te gazit toksor i cili levize lart kah siperfaqja e detit.Dhe cka ndodh?
    Thjesht zvogelohet dendesia e ujit e mbi te edhe e ajrit keshtu qe uji nuk mund ti mban anijet te cilat fundosen e fluturaket rrezohen, per nje kohe shum te shkurter sa qe nuk mund te japin as sinjalin per ndihem SOS.Pas keti skjarrimi qe eshte bere koheve te fundit nga ana e shkences
    Trekendeshi i Bermudeve nuk eshte me misterje.

  8. #28
    Ou?? Po kush qenkan keta shkenctare qe e paskan zgjidhur misterin dhe ku eshte ky informacion sepse 3 dite me pare ne simpoziumin e Fenomeneve te Pashpjeguara ne Las Vegas te organizuar nga Smithsonian Institute, fenomeni i Trekendeshit te Bermudes u konsiderua edhe nje here si misteri me i madh i te gjitha koherave dhe me i pashpjegueshmi sot per sot nga shkenca.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Do doja te shkoja vete ne Bremuda ,
    jane gjera shume interesante qe do doja ti studioja me thelle sikur te kisha leke.
    A ekziston nje institut shqiptar per studimet mbi fenomenet paranormale?

  10. #30
    Xfiles jo vetem qe nuk ekziston por mesa kam pare une nga shume shkrime qe jane botuar ne kete forum si dhe librat qe jane perkthyer dhe dale ne tregun shqiptar, mungon komplet njohuria dhe si rrjedhoje edhe interesi.
    99 % te komenteve qe jane bere ne lidhje me tema te tilla kane patur mungese te plote informacioni dhe sidomos mungese te plote te deshire per te mesuar dicka kur informacioni te serviret falas.
    Ecet me parimin qe ajo qe nuk di une nuk eksziston dhe ajo qe nuk ben pjese ne shkencen ortodokse, nuk ka sesi te jete e mundur etj etj...

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Mire e ke se ne shqiptaret nuk kemi mundur te krijojme nje shoqeri normale e jo me te merremi me gjera te tilla.

    Megjithese duket pak e cuditshme qe nuk ka interes se ne shqiperi mbahet kampion per shkuarjen tek hoxha,per magjirat, dhe xhindet keshtu qe ne me mire se te tjeret duhet ti hapim syte. Ka shume fenomene te tipit paranormal ne shqiperi qe ndodhin cdo dite dhe nuk do ishte keq sikur te ekzistonte nje grup hetimi per te demaskuar hileqaret dhe per te studiuar fenomenet e verteta.

    Nejse Po nuk dha fonde shteti nuk mund te behet realitet
    shiko se mos edhe qeveritaret yshtin tek hoxha per ti ecur mbare.

  12. #32
    $ Qeveri Mė Vete $
    Anėtarėsuar
    02-02-2005
    Postime
    62
    Darius shume teme interesante &shume kurioze te them nje te flm per cka ke shkruajtur ti dhe te tjeret mua me pelqeu goxha
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 07-06-2007 mė 11:21

  13. #33

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Aldi1
    Anėtarėsuar
    30-09-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    401
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Faleminderit erion
    Kete citim e bera thjesht per te rifreskuar temen dhe nese keni ndonje "haber" te ri te na e postoni.

    I lumshin duart atyre qe kane shkruajtur ketu!!!
    Aldi Shuli

  15. #35
    Tema te tilla nuk mbyllen asnjehere dhe gjithmone do vazhdohen sepse dhe vete informacioni eshte shume i variueshem. Por une personalisht shkruaj ne shume tema te tilla dhe disa prej tyre i trajtoj me me shume prioritet. Tani per tani dua te mbaroj ato qe i konsideroj me interesante dhe do vazhdoj edhe ketu te hedh materiale per trekendeshin. Faleminderit aldi per vleresimin

  16. #36
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    si gjithmone shkrime interesante Darius; i lexoj me kenaqsi (edhe kur nuk jam dakort ndonjehere ) Bravo!

  17. #37
    Faleminderit diikush Normalisht qe ndonjehere dhe sdo jesh dakort. Ky eshte qellimi i temave te tilla qe te gjithe te lexojne materialet dhe te thone ate qe mendojne ose te kombinojme njohurite qe kemi per fenomene te tilla. Sdo pranoja kurre qe te hapja nje teme dhe te beja papagallin dhe te mos shikoja asnje mendim ndryshe. Tema eshte e hapur per diskutim, madje eshte kenaqesia ime qe te lexoj dhe mendime skeptike dhe te gjithe te sjellin argumentat e tyre. Kjo do e bente temen shume me teper interesante.

  18. #38
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Darius pervec shkrimeve qe ben edhe pse mund te jemi dakort apo jo (sic i ka shkenca) ti i mban aktive temat e shkences dhe pa ty them se kjo pjese e forumit (Shkenca& Jeta) do ishin gati bosh fare. Adhuroj shume pasionin tend per shkencen dhe per kontributin per te ne ket forum!

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Postime
    28
    WOW Great. Ju faleminderit shume. Vertet mora momente te kendeshme larg te zakoneshmes. Faleminderit

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e adibela
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    larg dhe afer
    Postime
    46
    darius shme faleminderit per c'ka ke ndare ne forum per kete teme aspak te zakonte dhe intresante.
    mua per here te pare pas shume leximeve te fragmentizuara dhe te thenash per trekendeshin e Bermudeve per here te pare me ka rene ne dore ne 1999 nje raport mbi eksperimentin e Filadelfias. i dashuri im e kish zbritur nga interneti. me thene tedrejten pas shume kerkimesh.
    tani nuk me kjtohet shume mire po ishte nje raport i vitit 50 ku pergjigjej nje nga anetaret e ekipit te anjes se aksperimetit. eshte nje material 60 faqe. neser ka mundesi te te shkruaj qe te te them se kush eshte autori dhe ai qe raporton.
    nuk ishte nje gje publike, po eshte marre nga arkivat e asaj kohe.
    ne fillim kur lexova temen ,mendova se do te ishtei nteresante per ty ta kishe ,po kur i lexova te gjitha posimet vura re qe qenke qamet i informuar mbi kete.
    profili im eshte shume larg shkencave ekzakte po kjo eshte nje nga fenomenet qe me ka intriguar prej kohesh. pastaj dija nuk eshte kurre e tepert.

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •