Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7

Tema: Malcolm X

  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Malcolm X

    Kur diskutohet pėr histori nė shkollat amerikane njė figurė ėshtė rrallė e pėrmendur; el-haxh Melik el-Shabazz, mė tepėr i njohur si lideri mė i madh musliman amerikan Malkolm X. Malkolmi ėshtė harruar nga librat e historisė mes emrave si Martin Luther King Jr dhe Rosa Parks, individė tė cilėt dukeshin mė tė padėmshėm pėr vlerat tradicionale tė Amerikės. . . . . kėto janė fjalėt e njė studenteje amerikane tė hedhura nė njė artikull Malcolm X.

    Figura e kėtij lideri ėshtė e njohur nga njė masė e njerėzve dhe mbase edhe e deformuar nga njė pjesė e shkrimtarėve tė kohės apo edhe analistėve tė mėvonshėm tė cilėt e donin figurėn e tij si kėrkues i tė drejtave tė njeriut, si pėfaqėsues i racės sė zezė duke mospėrmendur burimet ku ai bazohej dhe frymėzohej. Asnjė nga ata nuk e paraqet ate nė aspektin qė ai dėshironte qė njerėzit ta kuptonin. Sot e kėsaj dite rinia apo edhe njė pjesė e madhe studiesish kanė hapur librat jashtwshkollorw pėr tu njohur me kėtė personalitet i cili ėshtė i panjohur edhe pėr rininė shqiptare.

    I lindur nė maj 19/1925 nė Omaha, Nebraska; I biri i J. Early Little dhe Louise Morton Little. Malkolmi pjesėn mė tė madhe tė fėmijėrisė sė tij e kaloi nė Lancing, Michigan. Babai i tij ishte njė aktivist politikan gjithashtu edhe prift qw ligjėronte pėr afro-amerikanėt. Gjithashtu ėshtė bėrė e qartė edhe nga vetė fjalėt e Malkolmit qė babai i Malkolmit ka ndjekur mėsimet e Marcus Garey me kthimin e afro-amerikanėve nė Afrikė. Koha nė tė cilėn Malkolmi nisi jetėn ishte koha e klaneve tė bardhėve tė cilėt ngritėn supremacinė e tw bardhėve me anw tė dhunės.

    Kjo ėshtė koha mė kontraversiale e historisė amerikane ku pas pak kohėsh pas luftės civile afro-amerikanėt fituan lirinė nga padronėt e bardhė. Vetė Malkolmi e tregon kėtė:

    "Kur nėna ime ishte shtatėzėnė me mua, ajo mė tregoi qė njė grup kalorėsish tė Ku Klus Klan-it kalėruan tek shtėpia jonė nė Omaha, Nebraska, njė natė. Duke rrethuar qėndruar nė njė pozicion ku ata mund ta shihnin shtatėzaninė e saj dhe qė t'i thoshte se babai im kishte dalė tė predikonte nė kishė, Miluaki. Njerėzit e klanit kėrcėnuan dhe paralajmėruan atė qė ėshtė mė mirė pėr te qė tė largoheshim nga qyteti sepse kristianėt e mirė tė bardhė nuk do tė lejonin qė babai tė pėrhapte rrėmujė midis tė zinjve [afro-amerikanėve] tė mirė tė Omahas me teorinė "Kthim pėr nė Afrikė" nga idetė e Marcus Garvey".

    Duke jetuar nėn frymėn e racizmit tė Ku Klus Klanit u rrit me njė urrejtje pėr racėn e bardhė. Nė moshė tė re shkoi tė jetonte me tė afėrmit e ndryshėm dhe padrejtim, shpresė ose ndonjė sens qėllimi nė jetė, iu kthye drogės dhe njė jete prej krimesh nga mė tė ndryshmet. Nė njė raport tė FBI-sė tregohet nė mėnyrė specifike pėr tė gjitha rastet qė Malkolm Little ėshtė kapur nga organet policore. Ja raporti:

    11/30/44 Pėr vjedhje pasurie 3 muaj shkollė riedukimi

    01/15/46 Pėr mbajtje armėsh pa leje i skeduar nga policia

    01/16/46 Pėr vjedhje me dhunė i skeduar nga policia

    02/27/46 Pėr vjedhje me dhunė 8-10 burg

    08/07/52 I nxjerrė nė fjalė nga burgu

    Gjatė periudhės sė tij nė burg do tė njihej me nofkėn Satani. Nofkė kjo e vendosur nga prifti i burgut pas bisedave tė zjarrta me Malkolmin.

    Nė burg duke u njohur me disa anėtarė tė sektit Nation of islam pranoi islamin sipas versionit tė tyre dhe u bė njėri nga oratorėt mė tė mėdhenj tė tij vetė lideri i kėtij sekti Elijah Muhammed kishte njė vlerėsim tė veēantė pėr tė. Ndėroi emrin e tij nė Malcolm X –X ky qw tregonte tė panjohurėn e origjinės sė tė zinjve.

    Sekti i Nation of islam besonte [edhe kėsaj dite]:

    1. Qė Zoti "Allahu" ishte mishėruar nė trupin e VVallace Fard

    2. Qė Elijah Muhammed ishte i dėrguar i tij.

    3. Qė raca e bardhė ėshtė e mallkuar ndėrsa raca jo e bardhė ėshtė raca e zgjedhur e Allahut i cili sipas fesė sė tyre ishte edhe ai i zi.

    Kėto ishin tre pika kyqe tė kėtij sekti i cili po pushtonte zemrat e atyre tė zinjve-afro-amerikan qė urrenin pamasė padronin e tyre tė bardhė, pra racėn e bardhė. Pėr njė kohė tė gjatė Malkolm X jepte ligjėrata duke shpjeguar nė mėnyrė fantastike idetė tė cilat i tregoheshin nga lideri i sektit. George Breitman shkruan nė librin e tij "The man and his Ideas" :


    "Stili i tė folurit ishte i vecantė, direkt si njė shtizė duke iu shmangur zbukurimit. Ai pėrdorte metamorfoza dhe figura ligjėratash qė ishin tė qarta dhe tė thjeshta, tė ndodhurat e zakonshme, eksperiencat e pėrditshme tė publikut tė tij.

    Ai e dinte se cfarė masat mendonin dhe sesi ndiheshin, fuqinė e tyre dhe dobėsitė e tyre. Ai arrinte drejt nė mendjet e tyre dhe zemrat e tyre pa shpėrdoruar asnjė fjalė dhe ai kurrė nuk i zhgėnjente ata. Pėrkundėr aftėsive tė tij tė jashtėzakonshme pėr tė lėvizur dhe afruar dėgjuesve tė tij qėllimi i tij kryesorė ishte arsyeja, jo emocionet. . . . . . .

    Unė dua vetėm tė pėrcjell idenė qė rrallė ka qenė njė njeri nė Amerikė mė i aftė nė komunikimin e ideve tėė njerėzve tė shfrytėzuar dhe ajo nuk ishte vetėm mėnyra teknike e cila mund tė mėsohet dhee tė praktikohet nga tė gjithė por qė ishte njė rast i rrallė pėr njė njeri me njė bashkim mė tė afėrt me tė shfrytėzuarit i aftė pėr t'i folur atyre sepse ai identifikohej me ta njė shprehim autentik i luftės sė tyre pėr liri. . . . . . "


    Pas popullaritetit tė madh tė Malkolm X xhelozia ndėrmjet strukturave tė larta tė sektit hyri thellė. Pritej vetėm njė pretekst pėr largimin e tij nga sekti dhe ky ndodhi kur Malkolm X komentoi mbi vrasjen e Presidentit Amerikan Kennedi: "Pulat kthehen pėr tu pjekur" kėshtu e komentoi Malkolmi vrasjen e Presidentit amerikan qė u keqinterpretua nga mediat amerikane sikur Malkolm X ishte i kėnaqur me vrasjen e Presidentit. Por qė u hodh poshtė nga ai pak mė vonė. Komenti i Malkolmit mbi tė qė kishte thėnė pak kohė mė parė ishte se krimet e shoqėrisė amerikane sollėn vrasjen e Presidentit.

    Kėto komente nuk e kthyen mė Malkolmin nė pozicionin qė gėzonte mė pėrpara. Por e kthyen atė nė njė ndjekės tė thjeshtė tė sektit e mė vonė as si i tillė. Pėrpara se tė ndodhte kjo gjatė njė ligjėrate tė Tij nė Xhaminė Nr 7 tė sektit ai u njoh me njė sudanez musliman me emrin Ahmed Osman i cili gjatė njė ligjėrate e kundėrshtoi mendimet e Malkolmit si tė papranueshme nė islam.

    Studenti nga Sudani nė njė bisedė me shkrimtarin amerikan Paul Findley rreth personazhit tė Malkolm X-it tregon se i ka thėnė: "Islami siē e kuptoi unė atė nuk bėn dallim mbi racėn, kombėsinė ose ngjyrėn. Por nė ligjėratėn tuaj ju i dėnuat njerėzit e bardhė"


    Qė nga ky moment Malkolmi u miqėsua me djaloshin nga Sudani. Ky i fundit pas interesimit tė Malkolmit pėr tė ditur mė shumė i dėrgoi fletushka dhe libra mbi fenė islame tė cilat u mirėpritėn nga ai.


    Pas mospranimit tė tij nė seancat ligjėruese tė sektit Malkolm X filloi tė merrte pjesė nė tė premtet nė Fondacionin islamik nė Nevv York ku studenti nga Sudani shpesh shkonte. Aty u njoh me Profesorin egjyptian Dr Mahmud El-Shuarbi i larguar nga Universiteti i i Kairos. Nga bisedat me Dr Shuarbin Malkolm X mėsoi gjėrat themelore tė islamit dhe pikat nė tė cilat sekti Nation of islam biente ndesh me islamin e vėrtetė. Malkolmi pas pranimit tė islamit tė vėrtetė ka thėnė:"Unė gjithmonė kam mbajtur njė mendje tė hapur e cila ėshtė e nevojshme pėr fleksibilitetin qė duhet tė shkojė dorė mė dorė nė cdo formė inteligjente pėr tė kėrkuar tė vėrtetėn".


    Njė dokument i dalė kohėt e fundit nga arkivat e Fondacionit islamic tė Nevv Yorkut paraqet qartė dėshminė e tij me shkrim: "Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrvec Allahut dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguari i Tij"

    Nė autobiografinė e tij Aleks Harley tregon pėr cfarė ai ka thėnė nė publik:

    ". . . sjelljet dhe besimet e mija kishin ndryshuar? Unė i tregova atij qė islami qė unė besoj tani ishte islami i cili ishte shpallur nė Mekė - qė nuk ka Zot tjetėr pėrvec Allahut dhe qė Muhammed Ibn Abdallah i cili ka jetuar nė Qytetin e shenjtė tė Mekės 14 shekuj mė pėrpara ishte i dėrguari i fundit i Allahut".

    Dr Shauarbi mė vonė do tė fliste pėr leksionet private me Malkolmin:"Unė nuk mund ta ndihmoja por habitesha nga dėshira e tij pėr tė mėsuar rreth islamit. Ndonjėherė ai edhe madje qante gjatė kohės qė versetet e Kur'anit i lexoheshin".

    Nė kėtė periudhė ai formoi dy organizata Muslim Mosque Inc dhe Afro-american unity.

    I kėshilluar nga Dr Shauarbi Malkolm X ndėrmerr udhėtimin e tij pėr nė Mekė i sponsorizuar nga motra e tij Ela e cila edhe ajo kishte pranuar islamin e vėrtetė.

    I pritur pėrzemėrsisht nga muslimanėt atje tė cilėt kishin ndjekur me vėmendje mediat amerikane, u mahnit nga bujaria dhe sjelljet e arabėve nė vecanti dhe muslimanėve nė pėrgjithėsi sa arriti tė thoshte nė njė letėr tė dėrguar pėr tė shoqen e tij Betty Shabazz:

    "Kurrė nuk do tė kisha madje menduar tė ėndėrroja qė unė do tė bėhesha njė pritės i tė tilla ndereve… ndere qė nė Amerikė do tė bėheshin pėr njė mbret – e jo njė zezaku".

    Nė haxh ai pėrjetoi atė kėnaqėsi qė pėrjetojnė miliona musliman qė shkojnė pėr tė nderuar tokat e shenjta [dhe kryer shtyllėn e pestė tė islamit] si traditė e trashėguar qė nga Profetėt e lashtė. Ai pėrjetoi ato fjalė qė Muhammedi salallahu alejhis ua selam ka thėnė qė para 14 shekujsh:

    "I gjithė njerėzimi ka ardhur nga Ademi dhe Hauaja, njė arab nuk ėshtė superior nga njė joarab gjithashtu njė i bardhė nuk ėshtė superior nga njė i zi as njė i zi nuk ėshtė superoir ndaj njė tė bardhi pėrvec nga devotshmėria dhe veprat e mira. Mėsoni qė ēdo musliman ėshtė vėlla i ēdo muslimanit dhe qė muslimanėt pėrbėjnė njė vėllazėrim. Asgjė nuk ėshtė legjitime pėr njė musliman e cila i pėrket njė vėllai musliman tjetėr pėrderisa nuk i jepet me dėshirė dhe vullnet" [Haxhi i Lamtumisės]


    Pas triumfit shpirtėrorė qė Malkolm X [ku pas Haxhit e ktheu nė El-Haxh Melik el-Shabazz] pėrjetoi nė oazet e Arabisė tha:

    "Vėllazėrimi! Njerėzit e tė gjitha racave dhe ngjyrave nga tė gjitha anėt e botės duke u bashkuar si njė!Mė ka provuar mua fuqinė e Zotit tė vetėm. . . . Tė gjithė hanė si njė dhe flejnė si njė. Gjithēka qė harmonizonte atmosferėn e peligrinazhit ishte barazia e njeriut nėn njė Zot".


    Aty ai e hodhi pikėpamjen e tij tė vjetėr nė mbeturinat e tė kaluarės duke i lėnė vendin vizionit tė ri - atij islam. Hodhi poshtė adhurimin e ēdokujt tjetėr pėrvec Allahut. Iu largua devijimeve tė bėra nga sekti Nation of islam duke iu bashkangjitur Ummetit tė Muhammedit salallahu alejhis ua selam. Gjithashtu pranoi racėn e bardhė si motėr tė racės sė zezė ai kėtė e shprehi:

    "Nė Amerikė "njeriu i bardhė" kuptohet nga sjelljet dhe veprat kundrejt afro-amerikanėve dhe kundrejt tė gjithė tė tjerėve tė cilėt klasifikohen si jo tė bardhė. Por nė botėn muslimane unė kam parė qė njerėzit me kompleksitet tė bardhė ishin shumė mė tė miqsueshėm sesa as njė tjetėr tė ketė qėnė. Atė mėngjez ishte fillimi i njė ndryshimi radikal nė tėrė pikė pamjen time rreth rracės sė bardhė".

    Pas haxhit El-Haxh Melik el- Shabazzi u kthye nė Amerikė duke pasur parasysh lutjen e gjykatėsit tė Arabisė Saudite tė asaj kohe Shejh Muhammed Harkan:

    "Unė shpresoj qė ju tė bėheni njė thirrės i madh i islamit nė Amerikė" dhe pėrgjigjja nga Malkolmi ishte "do tė pėrpiqem ta pėrmbush".

    Mbas kthimit nga Meka filloi tė jepte ligjėrata nė Universitetet e shumta tė Amerikės nga ligjėratat e tij njerėzit hynin nė islam me turma. Ai vetė e pa me sytė e tij:

    "Islami ishte nė marshim por unė e di qė me metoda nė marrėdhėniet publike numri i tė konvertuarve tė ri qė i kthhen Allahut mund tė kthehet nė miliona".

    Mė 21 shkurt 1965 duke dhėnė njė ligjėratė nė Audubon Ballroom nė Harlem sapo tha "Es- Selamu alejkum vėllezėr dhe motra" tre persona qėlluan 16 plumba shotgunėsh nė drejtim

    tė tij… trupi i tij u rrėzua pėr dhe, pastaj vdiq nė spital. Nga shumė drejtime mendohet se kryerėsit e atentatit ishin tė paguar nga FBI.

    Studenti nga Sudani i cili foli nė Qendrėn Islame tė Gjenevės tha qė:"Bota muslimane e njeh el-Haxh Melik el-Shabazz si njė vėlla gjaku dhe njė hero i cili ka vdekur nė fushėbetejėn e besimit nė islam".


    Trashėgimia e kėtij lideri mbeti nė fjalėt e tij qė sot e kėsaj dite po pushtojnė zemrat e mijėra njerėzve qė "...vetėm kur njerėzimi do t'i nėnshtrohej Zotit tė vetėm i cili krijoi tė gjithė, vetėm atėhere njerėzimi do t'i afrohej paqes pėr tė cilėn kaq shumė flitet…pėr tė cilėn pak ėshtė parė tė veprohet".


    [Ammar] Ardit Kraja


    AlbIslam.Com,
    8.8.2003
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    Moderator Ilegal Maska e EverlastinG
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    39
    Malcolm X eshte mbase njera nder figurat me rrezatuese te Islamit Afro-Amerikan krahas Muhammad Ali e te tjere te ngjashem.
    Megjithqe filloi si pjese e kultit "Kombi Islamik" (Nation of Islam) nje pseudo sekt racist zezak me frazeologji Islamike, ai ne vitet e fundit te jetes para se te vritej e njohu Islamin e vertete dhe me te drejte konsiderohet si nismetari i kthimit te "Kombit Islamik" drejt Islamit te vertetete.
    Ishte pikerisht fale Malcolm X qe Warith Deen Muhammad, i biri i Elijah Muhammad themeluesit te "Kombit Islamik", me vone u kthye gjithashtu tek Islami gjenuin dhe sherbeu si nje shtyse gjigande per ata zezake te udhezuar keq te cilet megjithqe mendonin se ishin myslimane kishin ca besime te quditshme pagane dhe raciste ashtu sic ishin mesuar nga Elijah Muhammad.
    Malcolm X gjithmone ka sherbyer si nje nxites i kthimit kah Islami i vertete per muslimanet Afro-AMerikane.
    Ne fakt historia e Islamit midis zezakeve Amerikane eshte nje histori sa interesante aq edhe magjepese.
    Eshte per tu permendur nje fakt interesant qe viteve te fundit kulti "Kombi Islamik" tashme nen udheheqjen e figures kontraverze Louis Farrakhan, dalngadale po kthehet gjithashtu mbase kah Islami i Vertete dhe shume analiste edhe kete ia pershkruajne nje ndikimi te terthorte te Malcolm X mbase.


    Tung :-)
    "Kur te vdes te gjithe do te thone 'E kam njohur',
    Por ah, e verteta eshte se kurre askush nuk me ka pare"

  3. #3
    What he did wasnt all about the Religion

    Me rastin tend ju lutem edhe anetareve te tjere me firma te stergjata, te zgjedhin opsionin per mos-shfaqjen e firmes. Gjithashtu, brenda kapacitetit zakonisht pretendohet per shkrime me te vlefshme se kaq.
    Moderatori
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga cunimartum : 13-09-2004 mė 23:05

  4. #4
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Vllezer ju falenderoj per temen , disa video ku MalkolmX flet per Islamin





    Kjo video shum interesante


  5. #5
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327





    Malkolm X dhe Muhamed Ali


  6. #6
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Malcom X dhe dispozita e Haxhit


    "...Nė Qabe kishin ardhur qindra mijėra muslimanė ... Ata i pėrkisnin tė gjitha racave dhe ngjyrave..."
    E diel, 07 Dhjetor 2008 22:31

    Ėshtė njėri nga liderėt mė tė mėdhenj tė zezakėve amerikanė, i cili pasi pranon Islamin punon me tė madhe nė pėrhapjen e Islamit nė Amerikė. Duke parė numrin e madh tė njerėzve qė shkonin pas tij, dhe se me mijėra njerėz kishin filluar tė pranojnė Islamin, si rezultat i ligjėratave tė tij tė mrekullueshme, ai vritet. Pėr pėrvojėn e tij gjatė Haxhit, thotė: "Atje, nė Qabe, kishin ardhur qindra mijėra muslimanė, nga tė gjitha anėt e botės. Ata i pėrkisnin tė gjitha racave dhe ngjyrave, duke filluar nga flokėverdhėt me sy tė kaltėr, e deri tek afrikanėt, me lėkurė tė zezė. Por, qė tė gjithė, morėn pjesė nė tė njėjtat dispozita, duke shprehur njė frymė bashkimi, gjė qė pėrvoja ime nė Amerikė, mė kishte bėrė tė besoj se njė gjė e tillė, nė mes tė bardhėve e zezakėve, s'mund tė ndodhte kurrė.

    Ndoshta, njerėzit do tė ēuditen nga kėto fjalė. Por, atė qė pashė dhe pėrjetova gjatė Haxhit, mė bėnė t'i ndryshoj mendimet e mia tė mėparshme dhe tė braktisja disa nga qėndrimet, nė tė cilat kėmbėngulja nė tė kaluarėn, gjė, e cila, s'qe shumė e vėshtirė pėr mua. Me gjithė bindjet e mia tė paluhatshme, unė, gjithmonė, kam qenė i gatshėm tė ballafaqohem me faktet dhe tė pranoj tė vėrtetėn e zbuluar pėrmes dijes dhe pėrvojave tė reja…

    Gjatė njėmbėdhjetė ditėve tė fundit, qė kalova nė botėn muslimane, i jam lutur tė njėjtit Zot, kam ngrėnė nga e njėjta pjatė, kam pirė ujė prej tė njėjtės gotė dhe jam shtrirė nė tė njėjtin shtrat, apo qilim, me muslimanė me sy nga mė tė kaltėrt, me flokė ndėr mė tė verdhat dhe me lėkurė ndėr mė tė bardhat. Nė fjalėt, sjelljet dhe veprat e muslimanėve tė bardhė, unė pashė e ndjeva tė njėjtėn pėrzemėrsi, qė e ndjeva nė mes zezakėve afrikanė tė Nigerisė, Sudanit, ose Ganės. Ne ishim, vėrtet, tė gjithė njėsoj, vėllezėr!"



    Marrė nga libri:

    Tė tjerėt pėr Islamin", Kur'anin dhe Muhammedin a.s." - A. Sinani
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anėtarėsuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    Lirohet pas 44 vjetėve vrasėsi i Malcolmit X

    E mėrkure 28 Prill 2010 17:45

    I akuzuari i vetėm pėr vrasjen e liderit tė popullsisė zezake amerikane Malcom X nė SHBA, Thoma Hagan, ėshtė lėnė i lirė nė moshėn 69-vjeēare.
    Pėr vrasjen e kryer mė 21 shkurt tė vitit 1965, Hagan u dėnua si fajtori i vetėm dhe ai kaloi plot 44 vjet nė burg. Ai u arrestua pak momente pas krismave nė “Audubon Ballroom” nė Manhattan ku u vra Malcom X.
    69 vjeēari, gjatė dy dekadave tė fundit mori autorizimin pėr tė punuar jashtė burgut, por me detyrimin qė dy ditė nė javė t’i kalonte nė burgun “Correctional Facility”. Hayer u dėnua me burgim tė pėrjetshėm dhe gjykatėsi vendosi si kusht tė pakthyeshėm qė ai tė mos lirohej pa kaluar tė paktėn 20 vjet pas hekurave. /koha/

    http://www.mesazhi.com/artikuj/liroh...-i-malcolmit-x

    http://edition.cnn.com/2010/CRIME/04...ler/index.html

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bani gjk : 29-04-2010 mė 17:34

Tema tė Ngjashme

  1. Quotes
    Nga Zana e malit nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 570
    Postimi i Fundit: 21-03-2015, 22:52
  2. Manchester United - Fans Club
    Nga ruhit nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 165
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 15:41
  3. Cfare keni ne dore duke lexuar?
    Nga Estella nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 360
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 09:07
  4. Malcolm: Shqiperia etnike nuk eshte kercenime per Ballkanin
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2004, 16:11
  5. A ishte ai turk nje pushtim?
    Nga Anton nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 160
    Postimi i Fundit: 13-08-2002, 03:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •