Pershendetje!
Ka disa kohe qe kur e hap ose e mbyll kompjuterin nuk degjohet me ajo muzika klasike e Windowsit:Nuk e di cka ndodhur,kam bere scan me antivirus se ndoshta e kish fajin ndonje virus po Pc ishte i paster.Di dikush se cfare ka ndodhur?
Pershendetje!
Ka disa kohe qe kur e hap ose e mbyll kompjuterin nuk degjohet me ajo muzika klasike e Windowsit:Nuk e di cka ndodhur,kam bere scan me antivirus se ndoshta e kish fajin ndonje virus po Pc ishte i paster.Di dikush se cfare ka ndodhur?
Auiu, problemi eshte i lehte, ti ose dikush tjeter qe ka qasje ne kompjuterin tend e ka c'regulluar .
Shko: Start/Control Panel/ Sounds and Audio Device dhe gjen figuren qe kam afishuar une.
Ndjek figuren, shih ajo qe eshte me te kaltert, Start Windows, klikoe, mandej shko Browse, zgjedhje zilen apo zerin e deshiruar dhe Apply ose OK dhe rregullohet.
Nese edhe gjerat tjerat nuk kane zë si; Windows Logon, ose Windows Logoff etj...atehere duhet te gjithe t'i zgjedhesh nje nga nje, i ke te gatshme ne Browse te gjithe zerat per aplikacionet perkatese me emra te njejte, dmth emri i ziles/zerit duhet ti pershtatet opcionit...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Davius : 09-10-2005 mė 18:09
My silence doesn't mean I am gone!
Haha qenka e thjeshte fare.Mendoja se mos e kish fajin ndonje virus.Falemiderit per ndihmen!
Auiu
Instalova Windows XP, dhe diten e pare te perdorimit edhe pse pa kufje ze kompjutori kishte. Diite me vone, u humb zeri, pas instalimit te disa programeve tjera dhe kur tentoj te leshoj muzike ne cfaredo playeri qofte Winamp, apo Windows Media Player apo Quick Time Player, me thote qe ka probleme me Direct Sound driverat dhe se duhet instaluar keto drivera. Kerkova, bera rremuje kompjuterin, po ende nuk mundem qe te kem ze ne kompjuter.
Si ta zgjidh kete problem?
Ju falemnderit,
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
E ke provuar ta çinstalosh dhe reinstalosh audio driver nga device manager. Provo te vendoesh sound card ne PCI slot tjeter nqs. e ke PCI sound card. Po nuk punoi perseri, provo te futesh ne BIOS dhe shiko aty ku thote Audio. Shikoje mos e ke bere "Diasble". Nqs. eshte enable provo kete
-Hap Windows Media Player
-Tools -> Options -> Devices (mer pak kohe sa te bej update) pastaj zgjidh Speakers -> Properties
-Zgjidh sound card tende nga "Audio Device" pastaj kliko Advanced ->Enable Windows Sound -> futi nje restart windowsit.
Po nuk te punoi mund te perdoresh edhe kete
http://sourceforge.net/projects/ffdshow
shkarkoje dhe hape ne kompjuter.
Nqs. keto s'te punojne provo kete sa per te patur muzike ne kompjuter me winamp te pakten:
-Hap Winamp dhe shtyp CTRL + P (Preferences)
-Tek lista shko posht nen Plug-ins zgjidh "Output"
-Ne te djathte zgjidh "DirectSound output v2.* (d) , kliko "Configure
-Zgjidh nje sound driver tjeter nga lista (drop down menu)
-Kliko Apply dhe Winamp do te punoj megjithse Windowsi do te ankohet serish
Gjithashtu vendos error message qe te jep, dhe cfare sound card ke ne menyre qe te te ndihmojme me shume.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Username : 18-10-2005 mė 15:06
Bad DirectSound driver. Pleas install proper drivers or select another device in configuration. Error code: 88780078
Kjo eshte mesazhi qe me jep kompjtori.
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Storm,provoje njehere nje rruge si kjo:
1.Fik kompjuterin.
2.Ndize kompjuterin duke mbajtur shtypur ne tastjere butonin F8
3.Ne kete gjendje,Safe mode te kompjuterit,klik me te djathte te ikona "My computer"(kompjuteri im).
4.Zgjidh properties
5.Klik Hardware
6.Klik Device manaxher
7.Klik ne shenjen + perpara Sound,video and
game controllers" dhe ajo hapet.
8.Klik me te djathte tek Audio codec.Zgjedh cilesite(properties)
9.Aty zgjedh drajverin dhe e cinstalon
10.Tek lista nen +Sound,video and
game controllers shiko edhe per drajvera si Legacy audio driver.
11.Klikoji me te djathte/properties.
12.Gjen driverin dhe e cinstalon.
Ideja eshte te cinstalosh vetem drajverat audio,nen + Sound Video game kontrollers.Driverat video,game nuk duhen ngacmuar.
13.Pasi mbaron fik kompjuterin.
14.Fut ne CD Rom drive CD-ne e windowsit
15.Ndizet kompjuteri.(kompjuteri duhet te beje boot nga CD,besoj se ashtu e ke te konfiguruar)
16.Windowsi do terheqe nga CD te gjithe drajverat audio te rregullta.
17.Provo te degjosh kenge nga Winampi,ose Windows Media Player.
Ne qofte se ke karte zeri te instaluar ne kompjuter,atehere ka mundesi te kesh nje CD per ate karte.Harroji te gjitha cfare jane shkruar me lart.Fut CD-ne e kartes se zerit ne cd rom per ta instaluar.Cd-ja ka brenda drajverat e zerit si dhe ndonje program.Zakonisht cd-ja vjen me gjithe karten e zerit kur e blen.Ne rast se ke karte zeri,e nxjerr nga foleja dhe e ngul mire.Kontrollo ndonje kabell qe ka lidhje me zerin,e heq dhe e ngul fort.Gjithashtu,shiko dhe kliko 2 here te ikona e altoparlantit ne cep te kompjuterit ,ku eshte ora.Te volum kontrolli,sigurohu qe katroret e vegjel"mute",te jene bosh.
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
beno, falemnderit per ndihmen
tashi, kompjutorin qe mora, e mora cik te vjeter, nga keto dyqanet kshu qe shesin kompjutora nga firmat qe kane ikur per bankrot dhe nuk morra dot asnje cd per drivera. Ndoshta edhe aty eshte problemi kryesor i kesaj pune.
Tashi, nqs nuk mund te gjej dot cd-ne do provoj te bej ate qe me ke thene me larte, por sidoqofte, e kam edhe cik me shume problem se OS e kam ne gjuhen gjermane dhe une nuk e di aq shume te shkreten gjuhe.
tashi kur hap une komplet sistemin, me dalin ato qe me the, dmth audicodecs etj etj mirepo askund nuk mund te gjej se cfare sound card kam.
thene drejte, jam edhe cik duduk per keto pune, kshu qe do me duhet cik me shume kohe per te arritur qellimin, po besoj se ne fund do ia dal me ndihmen tuaj.
falemnderit sidoqofte
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Karten e zerit e ke si te kjo figure.Te figura ,karta e zerit ka kater brima,ku futen mikrofoni,altoparlanti,kufje etj.Shiko mbrapa kompjuterit,ku jane kabllot.A sheh aty
4 brima(ose 3 ka modele qe jane me 3),te rreshtuara njelloj si ne figure.Ne qofte se shikon atehere ke karte zeri.Kur ta hapesh kompjuterin do shohesh qe 4 brimat komunikojne me pllaken e kartes se zerit si ne figure,qe qendron vertikalisht mbi madherbord.Pasi e ke hapur kompjuterin,perdor nje elektrik dore dhe mundohu te lexosh emrin e kartes se zerit dhe ndonje numer qe ka mbrapa.
Psh creative labs.inc mod 324rde.Ajo duhet per ti gjetur drajverin.
----
Eshte e rendesishme qe kompjuterin ta kesh hapur.Mbrapa kompjuterit mund te shohesh 3 brima.Shiko brenda kompjuterit.A jane te lidhura keto 3 brima me pllaken e kartes se zerit si ne figure?Nqs nuk sheh pllake mbrapa brimave,por vetem 3 kuba te vegjel alumini qe lidhen me bordin poshte,atehere kompjuteri nuk ka karte zeri. Vazhdon posti tjeter....
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
Ne qofte se kompjuteri nuk ka karte zeri,atehere duhet pare se ku ndodhet chipsi
i zerit ne modherbord.Chipsi i zerit eshte nje cope e vogel katrore e zeze,e salduar ne madherbord.Quhen ndryshe edhe onbord audio chip.Ndodhet ne periferi te pllakes se madherbordit,afer me 3 brimat.Nje figure e ke me poshte se si duket.Ne figure ke nje chip zeri te tipit Realtek.Ne figure chipsi siper ka te shkruar ALC 655 4C052k1 452D. Nqs na jep numra te chipsit te zerit ,mund te gjejme modelin e chipsit qe kompjuteri ka dhe cfare lloj driveri te duhet.Mund ta gjesh modelin e chipsit edhe te manaxheri i pajisjeve(deice manaxher),nen kategorine Audio video game kontrollusat.Tek lista shiko per audio,per emra si,AC97,Realtek,Soundmax etj qe jane chipsat e zerit ne madherbord me te perhapura.Trego vemendje nese te manaxheri i pajisjeve,ndonje emer ne liste ka shenje pikpyetje te verdhe ose
pikecuditse.Cfare emri ka.
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
Hapa sot kompjutorin dhe pas asaj pjeses ku futen pajisjet e altoparlanteve, dmth ajo pjesa me vrima, hasa vetem ne nje pjese te metalte qe ishte ngjitur kesaj dhe asgje qe mund t`i ngjaj nje sound kartele.
Tashi, eshte e mundur qe mos te kem fare te instaluar kartele ne kompjutor, ose edhe te jete ajo aty e une mos e kem pare.
Bera edhe ca foto me telefon, qe do i vendosi ne forum, qe t`i shifni ju me mire.
nejse, falemnderit shume.
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Fale ndihmes qe me dhate heren tjeter, kompjuteri tashi ka ze. Ju falemnderit.
Ne nderkohe, morra mp3 lexues te tipit Black Matrix 2.0 me 512 mb kapacitet.
Problemi eshte se kompjutori nuk e lexon USB sic pershembull e lexon USB Logitech kameren apo nodnje komponente tjeter.
Kur e fus USB ne port, e lexon dhe pastaj kur provoj te instaloj driverat nga mini disku, apo kur tentoj ti bej format poashtu me nje program nga minidisku (qe e morra se bashku me mp3 lexuesin) kompjutori nuk e pranon.
Di dikush se c'eshte problemi, dhe si mundet ta rregulloj?
Ju falemnderit
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Minidisku ta jep permabajtjen e skedareve apo jo?Ne qofte se sheh ne kompjuter ikonat e skedareve te minidiskut,atehere u ben klik me te djathte dhe zgjedh kopjo.Pastaj shko ne direktorine C.Klik lart ne Edit dhe zgjedh paste.Keshtu e ben me te gjitha skedaret qe shikon aty.Kliko pastaj ne skedarin setup.exe ne direktorine C per te instaluar ndonje program player qe vjen bashke me minidiskun.Skedaret e tjere dll apo te tjera nuk i ngacmon vetem kliko te skedari exe.
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
beno,
kam windows xp service pack ne gjermanisht
kur tentoj te fus mp3 lexuesin ne usb kompjutori nuk e njeh, ndersa kur shkova ne nje internet kafe, pa asnje problem e lexoi dhe e pranoi lexuesin mp3 dhe i incizova ca kenge.
Eshte valle e mundur qe te jene djegur usb portet dhe nuk lexojne asgje?
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
provo te besh back up te driverit dhe installohe perseri ose hiqe driverin nga punimi dhe behe perseri nga e para installimin.Por para se ta vendosesh mp3 USB installo njehere driverin pastaj vendos USB
I dorezuar me ne fund
Pershendetje te gjitheve shqipetareve kudo qe ndodhen.
Me ka dale nj problem(jo tamam).
Kam blere nje MP3 player qe regjistrone zerin ne wav - kete aparat e perdore ne univesitet per te rregjistruar profesoret ne lekione - tani kur jame shume afer docentin zeri vjene mire ndersa kure jam epakez large zeri i regjistruar eshte i dobet mjafte.
Doja te pyesja Ekspertet nqs ka ndonje software per te rritur volumine ketyre fileve wav.
Dhe nqs ka ku mund ta shkarkoje?
Ju Faleminderit per kohen dhe mundin tuaj dhe ju uroj te gjtheve gezuar festen kombetare te 28 nentorit!
Tungjatjeta dhe mbi te gjitha Forxa Shqiperia.
Nëse MP3 player regjistron zërin në MP3(!) mënyra më e thjeshtë është t'i luash këta skedarë në Windows Media Player duke aktivizuar auto-nivelimin e zërit.
Hap menunë View > Enhancements > Crossfading and Auto Volume Leveling.
Në panelin e përmirësime kliko mbi lidhjen Turn on Auto Volume Leveling.
Tani WMP duhet të rrisë automatikisht volumin e zërit. Kjo metodë punon vetëm me skedarë në formatin WMA dhe MP3.
Skedarët në formatin WAV hapi me Windows Sound Recorder të cilin e gjen tek start > programs > accessories > entertainment > sound recorder ose tek start > run > sndrec32. Tek menuja zgjidh Effects > Increase Volume (by 25%). Pra, kjo do rrisë nivelin e volumit me 25%. Përsërite disa herë deri sa të arrish volumin e dëshiruar dhe në fund ruaje skedarin me menunë File > Save.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 25-11-2005 mė 14:32
Edi
Me ndihmon noj njeri se ku mund ti gjej keto driver se e kam ni pc te vjeter e desha ta formatizoj por kur e formatizova sound nuk i ben
!
Analog Devices AD1815
Windows SP2
Shpresoj qe do me ndihmoni..!
Spo ma nin..
Provo njëherë këtë drejtues:
http://rapidshare.de/files/9479278/NT40.zip.html
1. Tek faqja në vazhdim shtyp butonin free, dhe prit deri sa të dalë lidhje e shkarkimit në fund të faqes.
2. Ruaje skedarin NT40.zip në kompjuter dhe shpaketoi skedarët në një dosje më vete.
3. Tek menaxheri i pajisjeve kliko me butonin e djathtë mbi pajisjen me pikëpyetje dhe zgjidh "update driver".
4. Gjatë instalimit të drejtuesit tregoi vendndodhjen e dosjes që shpaketove skedarin NT40.zip.
5. Pas instalimit, rifilloje kompjuterin.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 20-12-2005 mė 14:25
Edi
S'funksionojn..!Postuar mė parė nga edspace
:S
Spo ma nin..
Krijoni Kontakt