LAĒ
Nuk u ka mbetur dopjo gjashtė nė dorė, por hilet nė lojė dhe shakatė e tepruara mes njė grupi tė njohurish kanė shkaktuar njė tragjedi nė qytetin e Laēit. Njė i vdekur dhe shtatė tė plagosur ėshtė bilanci i sherrit tė djeshėm, i cili mė pas ka degjenuar nė shkėmbim zjarri. Siē ėshtė bėrė e ditur nga uniformat blu tė komisariatit tė Laēit, Gjon Menga ka qėlluar me breshėri nė drejtim tė njė lokali, ku njė grup shokėsh po luanin domino nė njė tavolinė tė tij. Si pasojė, ka mbetur i vdekur nė vend Lekė Suti, si dhe janė plagosur Altin Bushi, Bert Lepuri, Mikel Trokthi (pronari i lokalit), Kastriot Trokthi, Zef Trokthi, Sajmir Trokthi dhe Aris Trokthi. Pas ngjarjes, autori ėshtė larguar me makinėn e tij "Audi 80", ngjyrė e bardhė, ndėrsa nė kėrkim tė tij janė vėnė dhjetėra forca policie dhe speciale.
Vrasja
Ka qenė ora 15.10, kur nė qytetin e Laēit ėshtė dėgjuar njė breshėri e gjatė kallashnikovi. Plumbat ishin derdhur drejt njė lokali qė ndodhet pėrballė spitalit tė qytetit, brenda tė cilit luanin domino njė grup tė njerėzish, mes tyre pesė tė njė fisi (pėrfshi edhe pronarin). Sipas policisė, ai qė ka qėlluar dhe mė pas ėshtė larguar me makinėn e tij (brenda saj ndodhej edhe njė tjetėr), ėshtė Gjon Menga, djali i tezes sė Agim Pepės, vrasėsit tė Gani Malushit. Burime nga uniformat blu kanė treguar pėr Gazetėn se autori i vrasjes njė orė pėrpara se tė ndodhte krimi ka qenė nė tė njėjtin lokal duke luajtur domino me personat e vrarė e tė plagosur, ndėrkohė qė ata kanė nisur njė konflikt banal me fjalė, pėr njė hile qė i kanė bėrė gjatė lojės. Pas sherrit, ai ėshtė larguar pėr nė shtėpi. Por mė vonė ėshtė kthyer vetė i dytė. Ka ndaluar makinėn para lokalit dhe ka dalė prej saj me njė kallashnikov nė dorė. Pa folur asnjė fjalė, Menga ka qėlluar mbi personat qė ishin nė tavolinė. Pėr pasojė, ka vdekur nė vend shtetasi Lekė Suti nga qyteti i Laēit, si dhe janė plagosur shtatė tė tjerė. Tragjedia mund tė merrte pėrmasa mė tė mėdha, por, siē ėshtė bėrė e ditur, Mengės i ėshtė bllokuar arma gjatė tė shtėnave dhe e ka pėrlasur nė tokė, duke nxjerrė mė pas pistoletėn dhe duke qėlluar mbi personat. Mė pas ėshtė larguar me shpejtėsi nga vendi i ngjarjes sė bashku me personin qė e shoqėronte. Ngjarja ka shkaktuar edhe njė tė vetėplagosur, Genti Sutin, i biri i tė vrarit nga Menga. Ai ka goditur me kokė xhamin e makinės nė momentin qė e ka parė tė atin tė vdekur, duke i shkaktuar vetes njė plagė tė madhe. Sipas dėshmitarėve okularė, tė cilėt kanė dėshmuar nė vendngjarje, shėnjestra kryesore e Mengės ka qenė njėri prej familjes Trokthi, tė cilėve nuk ua ka dalė dot mbanė me fjalė nė momentin qė po ziheshin nė lokal. Ndėrsa nga breshėritė ka vdekur Suti, i cili edhe ai ka qenė duke luajtur domino nė momentin e sherrit me fjalė.
Policia
Policia ka mbėrritur menjėherė nė vendin e ngjarjes, duke marrė edhe informacionet e para. Nė moment ėshtė identifikuar autori, si dhe tė plagosurit janė dėrguar nė spitalin e qytetit pėr ndihmė e mė pas nė Spitalin Ushtarak nė Tiranė, pasi gjendja e tyre ka qenė e rėndė. Menjėherė pėr nė Laē janė nisur Drejtori i Drejtorisė Qendrore tė Policisė sė Rendit dhe Forca tė Ndėrhyrjes sė Shpejtė. Forcat e Drejtorisė sė Policisė sė Lezhės sė bashku me ato tė Ndėrhyrjes sė Shpejtė kanė ngritur postblloqe dhe kanė kryer kontrolle tė shumta pėr tė bėrė tė mundur kapjen e autorit dhe pėr zbardhjen e plotė tė rrethanave tė kėsaj ngjarjeje. Por, deri nė orėt e vona tė mbrėmjes, ai nuk ishte vėnė nė pranga.
Mamuras, gjendet i vetėvarur nė shkollė, pranė tij njė tufė me lule dhe atlete
Njė i ri ende i paidentifikuar ėshtė gjendur i vetėvarur nė katin e tretė tė shkollės "Migjeni" nė qytetin e Mamurrasit, nė rrethana misterioze. Burime tė policisė sė Kurbinit kanė bėrė tė ditur se kufoma ėshtė gjetur rastėsisht nga punonjėsit e njė firme, e cila kishte marrė pėrsipėr lyerjen e shkollės para fillimit tė vitit tė ri mėsimor. Por, sapo ata janė futur brenda, kanė ndier erėn e rėndė. Dhe, kur janė ngjitur nė katin e tretė tė shkollės, janė tmerruar nga pamja trishtuese qė u ėshtė shfaqur. Njė person ka qenė i varur me litar nė njė dru qė ishte i ngulur nė mur. Ndėrsa pranė tij ėshtė gjetur njė tufė me lule dhe njė palė atlete. Menjėherė punėtorėt kanė lajmėruar policinė, e cila ka shkuar menjėherė nė vendngjarje. Uniformat blu kanė konstatuar se trupi i tė riut, qė mendohet se ėshtė rreth 25 vjeē, ishte dekompozuar. Deri dje nė mbrėmje ai nuk ėshtė identifikuar, pasi nuk kishte as dokument identifikimi me vete. Ndėrsa nė polici, nga rrethi i Kurbinit, nuk kishte pasur asnjė denoncim pėr zhdukje personi. Ai ėshtė dėrguar nė morgun e qytetit tė Laēit dhe, sipas policisė, ai ėshtė rreth 2 metėr i gjatė. Spacialistėt kanė pohuar se ai mund tė jetė varur aty prej afro dy muajsh dhe askush nuk e kishte vėnė re, kjo pasi edhe shkolla ėshtė pa roje. Gjithsesi, po punohet pėr tė zbardhur nėse ėshtė vetėvarje e mirėfilltė apo ėshtė njė vrasje e qėllimshme e tipit mafioz. Lulet dhe atletet pranė tė varurit e kanė shtyrė policinė tė dyshojė se mund tė mos jetė vetėvarje.
Plagosen dy, nė Shkodėr e Durrės
Dy persona kanė mbetur tė plagosur gjatė ditės sė djeshme nė Shkodėr e Durrės pėr motive tė ndryshme. Kėshtu nė Shkodėr 35- vjeēari, Gjergj Degaj sapo ishte kthyer nė vendlindje nga Amerika plagoset pas njė shkėmbimi zjarri. Sipas burimeve policore, shkėmbimi i zjarrit ka ndodhur mes dy makinash. Nė njėrėn ishin Gjergj Degaj dhe P.Gjoka dhe nė tjetrėn M.Gjoni e N.Dani. Nga hetimet mėsohet se i plagosuri jetonte prej vitesh nė Amerikė, ndėrkohė qė dhe njėri nga autorėt e plagosjes kishte jetuar disa vite nė Amerika, por atij i ishte hequr e drejta e hyrjes nė SHBA. Deri tani mėsohet se ngjarja ka ndodhur pėr motive tė dobėta, por gjithsesi po hetohet se mos shkak pėr shkėmbimin e zjarrit ka qenė ndonjė problem i lindur nė Amerikė. Ndėrsa nė Durrės ėshtė arrestuar, Erion Troplini, i cili ka qėlluar nė ajėr dhe ka plagosur plagosur njė kalimtar tė rastit, Romeo Bejto nga Tirana i cili sapo kishte zbritur nga automjeti i tij Fiat Lanēia.
Krijoni Kontakt