Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Butrinti 2000 - Fest. Ndërkombëtar i Teatrit

    Do të nisë në 5 shtator edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit. Do të marrin pjesë trupa nga Maqedonia, Suedia, Hollanda, Italia, etj. Shqipëria do të përfaqësohet me “Kopracin” e Hervin Çulit. Gjatë ditëve të festivalit, muzikë dhe ekspozita

    “Butrint 2000”, përtej antikitetit


    Alma Mile

    Jo vetëm teatër në skenën e Butrintit. Në datën 5 shtator, do të nisë edicioni i rradhës i Festivalit Ndërkombëtar i Teatrit “Butrint 2000”, gjatë ditëve të së cilit do të performojnë trupa teatrale nga Maqedonia, Suedia, Hollanda, Bullgaria, Italia e Shqipëria. Ndryshe nga edicionet e mëparshme, festivali i këtij viti do ta zgjerojë më tej rrethin e vet, duke futur në program edhe aktivitete e zhanre të tjera artistike, si muzika e artet figurative. “E ardhmja e festivalit është përtej skenës dhe mjediseve antike të Butrintit, më pranë njerëzve dhe shijeve të tyre. Duke iu përmbajtur karakterit të këtij festivali, do të përfshihen në program edhe zhanre të tjera si dans, muzikë, madje dhe një ekspozitë fotografike e pikture, në të cilën piktori Nestor Jonuzi do të ekspozojë 30 peisazhe nga bregdeti jonian”, - thotë drejtori i këtij festivali, regjisori Alfred Bualioti. Sipas tij, duke iu përmbajtur kësaj ideje, për ta shtrirë në sa më shumë qendra, këtë aktivitet, si dhe për të respektuar gurët e rëndë të antikitetit, ndonjë vepër, do të shfaqet jashtë Butrintit. Kështu, shfaqja e trupës maqedonase, “Babai” do të shfaqet në Kalanë e Lëkurësit. Duke qenë se bëhet fjalë për një jubile, këtë vit është treguar kujdes i veçantë për përzgjedhjen e veprave dhe sipas Bualiotit, ky festival është mbështetur tek cilësia. Mes trupave pjesëmarrëse në këtë edicion është edhe Trupa Mbretërore e Suedisë, e cila do të sjellë një shfaqje krejt të veçantë në skenën e festivalit, të titulluar “Rilindja”. Sipas Bualiotit, kjo trupë, prej 10-11 vjetësh performon me anë të këngës dhe artistët e saj janë njëkohësisht aktorë, këngëtarë e balerinë. Shfaqja e tyre përbëhet nga skenëza nga mesjeta, të cilat do të vijnë para publikut nëpërmjet muzikës dhe instrumenteve mesjetarë. Krahas kësaj shfaqjeje, Bualioti veçon edhe performancën polake, e cila sjell historinë patriarkut biblik, Jakovit. “Vazhdoj t’i qëndroj idesë sime që në këtë festival duhet të ketë sa më shumë vepra nga Ballkani, për të promovuar artin dramatik të këtij rajoni, në të cilin ka vlera të padiskutueshme kulturore”, - thotë Bualioti. Dhe në të vërtetë në këtë aktivitet, pjesa më e madhe e shfaqjeve vijnë prej vendeve ballkanike. Edhe për këtë vit, mbështetësi kryesor i këtij aktiviteti, është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, e cila ka akorduar një fond prej 10 milionë lekësh për të, si edhe disa sponsorë të tjerë, të cilët kanë kontriubuar me shuma simbolike. “U jemi drejtuar sponsorve të mëdhenj, por kemi hasur në ngurrimin e tyre, kjo ndoshta edhe për faktin që tek ne nuk funksionon ligji “Për sponsorizimet””, - thotë Alfred Bualioti, duke shtuar se në këto kushte, vështirësitë financiare janë të mëdha, ndërkohë që sjellja e trupave të huaja në Shqipëri, është mjaft e kushtueshme.
    Me “Kopracin” në Butrint
    Ndryshe nga një vit më parë, nuk ishte e vështirë për të përcaktuar përfaqësuesit e Shqipërisë në këtë Festival. Teatri Kombëtar, do të paraqitet në “Butrint 2000” me komedinë e Molierit “Kopraci”, vënë në skenë gjatë sezonit teatror 2003-2004, prej regjisorit Hervin Çuli. “Eshtë një vepër interesante, e cila rri mirë në skenën e Butrintit. Nëse nuk do të ishte ajo, do të ishim përfaqësuar me “Pulëbardhën” e Çehovit, por ajo është një vepër e karakterit filozofiko-psikologjik dhe kërkon gjithë vëmendjen e spektatorit, i cili nuk do të jetë vetëm shqiptar”, - thotë Bualioti. Sipas tij, në skenat shqiptare mungojnë veprat klasike, ndërkohë që ato të antikitetit mungojnë tërësisht. “Edhe pse ua kemi shprehur mendimin tonë edhe teatrove të rretheve, askush nuk ka preferuar të vërë në skenë një vepër të tillë, duke rendur pas komercialitetit”, - vazhdon ai. Një vit më parë, ishte parashikuar që në këtë festival të merrte pjesë “Stinë e mërzitshme në Olimp” e Ismail Kadaresë, vënë në skenë nga Gëzim Kame, i cili u tërhoq nga festivali, duke u zëvendësuar në minutat e fundit me komedinë “Herkuli”, të regjisorit të Genti Bejko.
    Një post festival tek TVSH-ja
    Gjithçka që do të zhvillohet nga 5-13 shtator, do të transmetohet në ekranin e Televizionit Publik Shqiptar. Sipas organizatorëve të festivalit, është firmosur një kontratë me RTSH-në, i cili do të shfaqë vazhdimisht pjesë prej festivalit.
    “Eshtë menduar që të realizohet një “post festival” në të cilin do të diskutohet mbi mbarëvajtjen dhe shfaqjet e festivalit. Gjatë ditëve të festivalit do të marrin pjesë drejtues të teatrove të huaj, artistë e regjisorë, të cilët nuk duhet të largohen pa u vënë re. Do të zhvillohen debate, intervista”, - thotë Bualioti. Sipas tij, është hedhur ideja që drejtuese e këtij “post festivali” të jetë Hygerta Sako, për faktin që ajo ka kryer studimet e larta për regjisurë dhe ka një eksperiencë të gjatë në drejtimin e emisioneve të këtij lloji.

    Programi i “Butrint 2000”
    5 shtator
    19.00 Koncert muzikor: Tir Jazz Fest & Akademia e dansit
    20.00 Teatri Kombëtar Shqiptar, “Kopraci”, Molier, regjia Hervin Çuli
    6 shtator
    19.30 Teatri Kombëtar Bullgar “Ivan Vazov”: “Nata magjike”, autor A. Morfov, regjisor Aleksandër Morfov
    7 shtator
    19.30 Teatri Kombëtar Maqedonas Bitola: “Paraja të vret”, autor Risto Krle, regjisor LjupckoGorgievski
    8 shtator
    11.00 Hapja e ekspozitës së piktorit Nestor Jonuzi
    19.30 Teatri Toneelgroep De Appel, Hollandë: “Tantalus”, autor John Barton, regjisor Aus Greidanus
    9 shtator
    19.30 Teatri Dramatik Shqiptar, Maqedoni: “Babai”, autor A. Strynberg, regjisor Slobodan Unkovski
    10 shtator
    19.30 Teatri Dramatik Mbretëror: “Rilindja”, regjisor Benoit Malmbe
    11 shtator
    19.30 Teatri Wropzecny, Poloni: “Historia e Jakovit”, autor P. Cieplak, regjisor Piotr Cieslak
    21.00 Teatri i ri: “Antigona”, Sofokliu, regjisor Mikel Kalemi
    12 shtator
    19.30 Teatri “Civico della Soezia”, Itali: “Labirinti”, autor Mara Baronti, regjisor Valerio Binasco



    28/08/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Drama shqiptare ne Kalane e Lekuresit
    E Shtune, 11 Shtator 2004
    Ne diten e 5 te Festivalit Nderkombetar te Teatrove "Butrinti 2000", eshte ngjitur ne skene trupa e drames shqipe te Maqedonise. Kjo trupe teatrore drejtohet nga aktori i njohur Bajrush Mjaku dhe ajo ka performuar nje nga pjeset me te bukura te autorit August Stryndberg, "Babai". Regjia e kesaj vepre i takon nje emri shume te njohur te teatrit maqedonas, por edhe me fame boterore Slobodan Unkovski. Ndryshe nga mbremjet e tjera te festivalit kjo shfaqje eshte performuar ne Kalane e Lekuresit, ku eshte zhvilluar edhe nje ceremoni pershendetese per te gjithe pjesemarresit ne kete festival teatri nga Kryetari i Bashkise se qytetit te Sarandes. Vete pjesa teatrale qe u performua nga aktoret shqiptare te Maqedonise ishte konceptuar ne formen e nje darke te madhe, ku te ftuarit u bene pjese organike e shfaqjes duke u ulur ne tavolinen e madhe, qe ishte dhe skenografia e vetme e pjeses. Drama "Babai" e Strinberg eshte cilesuar si nje nga pjeset me te veshtira te ketij autori, per shkak te anes psikologjike te karaktereve qe ajo shpalos. Ne qender te shfaqjes autori vendos figuren e nje babai autoritar Adolfit, i cili ne fillim duket i palekundur ne drejtimin e familjes se tij, por qe dalengadale gruaja e tij, Laura, do ta coje ate ne shkaterrim. Ne rolet kryesore te kesaj pjese interpretuan Bajrush Mjaku, Arta Mucaj, Amernis Nokshiqi, Visar Vishka, Vebi Qerimi, Mysherefe Llozana, Sebedin Selmani. Premiera e kesaj shfaqjeje ka qene ne Festivalin 5 te Veres ne Oher. Ajo eshte vleresuar me cmime te ndryshme ne festivale nderkombetare teatrosh. Ne diten e 6 te tij, festivali teatror i Butrintit, do te pozicionohet serisht ne teatrin antik, ku pritet te performoje trupa kombetare e teatrit te Polonise. (Materiali nga zyra e shtypit te Festivalit)


    Butrinti 2000", Mundimi per te krijuar nje spektakel
    E Shtune, 11 Shtator 2004
    Cdo dite e re shfaqje ne Festivalin e Teatrit "Butrinti 2000" pothuaj i ngjan si dy pika uje, asaj qe kalon. Jo per sa i perket monotonise dhe cilesise se shfaqjeve, sepse (Lavdi Zotit) ato jane te arrira; por perballjes se pacipe te nje pjese te publikut me evenimentin. Organizatoret e festivalit ne qytezen antike u duhet qe te perballen per cdo moment me veshtiresi, qe nuk jane te pakta. Keshtu kane bere kete vit, nje vit me pare dhe sipas te gjitha gjasave dhe me tutje. Dhe, e gjitha qe i mban, fytyrat e lodhura te krijuesve te tij, eshte vetem ne emer te nje spektakli, sa me te mire per publikun dhe ca me shume: te emrit te mire qe ka krijuar "Butrinti 2000". Por, ne fund, Alfred Bualiotin-organizatorin e apasonuar te saj; Edmond Xhumarin, drejtorin e saj ekzekutiv; Artan Lipivanin etj. do t'i gjesh patjeter "te shperfytyruar". Sepse te gjithe kohen e shfaqjes u duhet qe te ruajne papergjegjshmerine e disa pjesetareve te publikut. Te cilet me veprimet e tyre percudnojne jo vetem kujdesin e klasin e shfaqjeve, por edhe vemendjen e madhe te publikut, zakonisht teper te edukuar te Butrintit. Kthimi i batutes te artisteve ne invers nga publiku, te folurit e vazhdueshem me celular ne cdo kohe; ardhja kohe e pa kohe e njerezve jane me shume se shqetesim per stafin organizator dhe artistet. Cmimi per nervat e organizatoreve eshte edhe me i rende, kur mendon se ata shpresojne qe te pakten java e "Fest Butrintit" te kthehet ne nje eveniment te gezuar, qe te shlyeje mundimin e gjithe vitit, kur u duhet qe te zhgarraviten ne dyer zakonisht indiferente per qellimin e tyre. E kush, ka pare shfaqjet e disa prej trupave, do te kishte me shume se admirim per organizatoret. Jo vetem se sjellin nje teater elitar, por qe japin mundesi te shijosh, zhvillimin e nje teatri bashkekohor qe te imponohet. Sa keq te vinte, kur qenie te vecanta, talleshin me duetin profesional te teatrit bullgar dhe me vete lirshmerine e Morfovit. Terheqim vemendjen, se nje muaj me vone, Aleksander Morfov, pjesemarres i perhershem i Butrintit, do te jete drejtuesi artistik i Teatrit te Sankt Peterburgut. Por, kjo nuk "eshte asgje", kur te tjere nuk e kishin per asgje, qe t'i kthenin batuten, mjeshtrit te skenes shqiptare, Robert Ndrenika. Keqardhja shtohej se protagonistet e zhurmes, ishin te gjithe te moshave te ndryshme. Ajo qe mbetet ne fund te cdo shfaqje eshte se shume here njeriu mund te arrije ne deshperim ose ne pyetjen "E meritojme ne kete?" Nje grup do te jepte nje shumice argumentesh per kete, ndersa nje grup tjeter, nje numer me te madh opinionesh kunder. Por, te gjithe, duhet te kujtonim per nje moment dhe te respektonim se me sa shume lufte dhe me sa pak respekt ngrihet "Butrinti 2000", per te arsyetuar, qe Festivali eshte nder i te gjitheve dhe jo vetem i organizatoreve te apasionuar te tij.

    Ben Andoni
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema të Ngjashme

  1. Rupert Smith, drejtori I fondacionit “Butrinti”Në Butrint, emërime politike
    Nga Shijaksi-London në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-04-2007, 14:07
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-08-2006, 10:18
  3. Tradita e teatrit shqiptar nder shekuj
    Nga Darius në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-10-2004, 14:44
  4. Butrinti: Historia dhe identiteti shqiptar nga R. Hodges
    Nga dodoni në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-04-2003, 19:06
  5. Shqiperia ne Festivalin Boteror te Teatrit Eksperimental
    Nga Fiori në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-08-2002, 12:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •