Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Elita shqiptare e Maqedonise

    Ramadan Ramadani,profesor i imi dhe nje analize e tij:

    Ramadan RAMADANI: Udhėtim nė kohė

    Pėrpara, nė tė kaluarėn!


    Nė vend se tė pėrsėritet ndonjė referendum njėnacional, do tė ishte mirė qė me ato para tė shumta qė shpenzohen pėr ndezje tė kėsaj makine pėr lundrim nė kohė, tė organizohej njė tjetėr referendum. Kėsaj radhe multietnik dhe njėkuptimor, nė tė cilin krejt qytetarėt do tė deklaroheshin se janė pėr kėtė shtet dhe se nuk janė as pėr ndarje e as pėr pavarėsim. Kjo ndoshta do tė ishte gjė e mirė edhe pėr sigurimin e besimit tė ndėrsjellė, minimumit tė domosdoshėm pėr funksionim tė dy palėve tė polarizuara, mu si nė romanin e H. G. Wellsit “Makina e kohės”



    Lobi nr 180, 27 Gusht 2004


    Ndjenja e mallėngjimit pėr njė tė paarritur njerėzore; kthimin e ēasteve dhe ditėve tė kaluara, por dhe sfidimi i pamundėsisė sė parakalimit tė ndonjė tė tanishme jo tė pėlqyer, ka bėrė qė njerėzit tė merren me mundėsinė e udhėtimit nė kohė. Tema boshte kėtu ishte gjithmonė ndonjė udhėtim, lund*rim nė kohė, qė nuk ishte pos njė shprehje e pakėnaqėsisė me mo*mentin aktual tė kohės, mospajtim me rrethanat e sė tanishmes dhe shfaqje e aspiratave pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Edhe pse ndjenja e ikjes nga e tanishmja vetėm se e vėrteton realitetin e momentit aktual, kjo ndjenjė gjithmonė do tė ekzistojė te njerėzit qė kanė pish*man*llėqe, nuk janė tė kėnaqur me ate qė kanė sot, kurse kanė shumė*ēka pėr t’u penduar nga ajo qė kanė vepruar dje.

    Mė e popullarizura gjė nė kėtė temė ishte trilogjia filmike “Kthimi nė ardhmėri” (Back to the Future), ku presonazhi kryesor qė e luante Michael J. Fox-i, kthehej nė shtėpi nė mbrėmje, 30 vjet mė parė ose mė vonė, varėsisht se pėr cilėn pjesė tė kėsaj trilogjie bėhej fjalė.

    Ndonėse nė ēdo shfaqje tė filmit jemi argėtuar mirė, mė pas ēdo shikues ėshtė kthyer nga fantazia nė re*alitetin e kohės sė vet tė tashme, i pajtuar me paditurinė pėr nesėr dhe pafuqinė pėr tė ndryshuar tė djeshmen. Ashtu edhe nėse mund tė ketė qenė dikush i vetėdijshėm pėr mundėsinė e marrjes mėsime edhe pėrgjatė njė argėtimi, askush nuk ka paramenduar se situata nė kėtė vend tonin, Maqedoni, do t’u gjasojė aq shumė orvatjeve pėr udhėtim nė kohė.

    Megjithėse tema e lundrimit nė kohė, e vjetėr sa vetė ndjenja e pendimit te njerėzit, mė herėt ishte trajtuar nė mėnyrė mė precize pėr rrethanat tona kur H. G. Wells botoi romanin e tij “Makina e kohės”. Njė rrėfim mbi ate se ēka pėrjetoi udhėtari i kohės qė ende pas njė shekulli nga koha e botimit tė tij ngjall kėrshėri tek lexuesit e shumtė anembanė botės dhe e ruan aktualitetin e tij. Roman ky i pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės, e qė mbeti i gjallė nė kujtesėn e gjeneratave tė shumta, sidomos nė vendet, si tonat, ku ky libėr ishte edhe lektyrė shkollore.

    Ėshtė njė tjetėr gjė qė e bėn udhėtimin nė kohė te romani e jo ate nė filmin “Kthimi nė ardhmėri” (Back to the Future) mė aktuale pėr banorėt e Maqedonisė. Ėshtė kjo polarizimi i “Morlokėve” dhe “Eloitėve” nė kėtė roman tė Welsit, dy identitete kolektive kėto qė pėrkundėr krejt udhėtimeve nė kohė nuk kalohen dot.

    Se prej vitit vendimtar, atij tė luftės, 2001, e deri sot nė skenėn politike tė Maqedonisė ka pasur shumė orvatje pėr kthim prapa nė kohė, u duk qė nė mbarim tė vitit mė pas, 2002, kur askush nuk e pėrmendte atė vit, por ose vitin para ose atė qė do tė vinte. Njė vit i tėrė ishte disi i humbur nė bisedat e pėrditshme tė njerėzve tė rėndomtė, pėrkundėr faktit se ndodhėn shumė gjėra tė mira nė atė vit.

    Kurse moment i parė qė mund tė ishte fillimi i tentativave pėr kthim nė kohė ishte deklarata e kryeministrit tė atėhershėm me rastin festiv tė nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Ohrit, ku ai u shpreh se do duhet gjashtė muaj pėr t’u kthyer atmosfera e para gjashtė muajve!!!

    Pas 2001, ēdo zvarritje dhe vonim i aprovimit, implementimit dhe realizimit tė Marrėveshjes sė Ohrit bėhej me njė shpresė dhe tendencė tė lundrimit nė kohė, duke u vonuar qė asgjė mos tė shkonte para, pėrveē viteve, ndonėse fjalori ishte krejt pėrparimtar dhe shpresonte njė: pėrpara, nė Evropė.

    Sjelljet e ēuditshme tė aktorėve, si tė humbur nė kohė, replikat e pėrsėritura, ngjallja e termave dhe emrave historikisht tė kaluar bindnin mė shumė e mė shumė se jemi duke bėrė njė: Pėrpara, nė tė kaluarėn!

    Kėshtu ndodhi edhe gjatė njė rrugėtimi pėr gjetje tė njė feste tė pėrbashkėt shtetėrore pėr tė gjithė qytetarėt. Kėshtu mė 2 Gusht tė KAĒKM, nė jubileun 60-vjeēar, vetėm se u pėrsėrit ajo qė nuk u arrit vjet gjatė shėnimit tė 100-vjetorit tė ditės sė kryengritjes sė Krushevės. Dhe pėrveē qė nuk u bė festė dita e nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Ohrit, 13 gushti, sipas tė gjitha gjasave festė e pėrbashkėt nuk do bėhet as dita e pavarsisė sė shtetit nė shtator, dita e mbajtjes sė referendumit pėr pavarėsi tė shtetit. Referendum ky i cili ishte jo vetėm dykuptimor, por dhe njėnacional.

    Edhe gjatė kėrkimit pėr festė, por edhe gjatė sjelljes sė ligjeve pėr decentralizimin, pėrgjatė tėrė bujės dhe debateve u folėn fjalė nga e kaluara dhe i gjithė ky rrugėtim, ndonėse i menduar si shkuarje para, doli nė fjalė i praptė. Kėshtu u ngjallėn tendenca separatiste nė qytetin afėr fshatit Vevēani, fshatit i cili qė moti pati dashur tė shkėputet nga shteti qė e rrethonte.

    Ashtu pas njė procesi tė gjatė tė traditės nė mbajtje, por edhe njė mundi tė harxhuar pėr depolitizim tė Mbrėmjeve Poetike tė Strugės, me njė kthim nė kohė, u arrit qė kjo ngjarje kulturore tė politizohet deri nė dislocim. Kėshtu u bė njė ecje para nė tė kaluarėn, pėrcjellė me njė kallaballėk tė madh tė fjalėve dhe dilemave tė kaluara qė moti.

    Leximi pėr mėsim i romanit, apo dhe mė lehtė shikimit tė filmit, me temė lundrimi nė kohė, neve kėtu dhe tani nė kėtė shtet do tė duhej tė na mėsonte shumė gjėra. Ndėr kėto mėsime mė parėsore pėr momentin do ishte ajo se udhėtimi nė tė kaluarėn bėhet me shpresė pėrmirėsimi tė ndonjė gabimi apo lėshimi nė tė kaluarėn, e jo pėr t’u kthyer nė momentin nė tė cilin je ndier mirė. Kėshtu, nė vend se tė pėrsėritet ndonjė referendum njėnacional, por kėtė radhė vetėm me njė kuptim, do tė ishte mirė qė me ato para tė shumta qė shpenzohen pėr ndezje tė kėsaj makinės pėr lundrim nė kohė tė organizohej njė tjetėr referendum. Kėsaj radhe multietnik dhe njėkuptimor, nė tė cilin krejt qytetarėt do tė deklaroheshin se janė pėr kėtė shtet dhe se nuk janė as pėr ndarje e as pėr pavarėsim. Kjo ndoshta do tė ishte gjė e mirė edhe pėr sigurimin e besimit tė ndėrsjellė, minimumit tė domosdoshėm pėr funksionim tė dy palėve tė polarizuara, mu si nė romanin e lartpėrmendur.

    Njė tjetėr gjė qė duhet kuptuar nga shembulli i makinave tė lundrimit nė kohė do tė ishte se ato, tė tilla si janė tė paraqitura nė film, jodoemos janė tė sakta dhe nuk shpiejnė nė kohėn qė e dėshiron udhėtari. Ashtu, pėr shembull, mund tė dėshirohet tė kthehet vetėm para vitit 2001, por mund tė kthehet para vitit 1989, kur dihej se Maqedonia ėshtė multietnike, nėse don t’i kthesh ligjet e ndarjes territoriale tė sjella mė 1996, mund tė kthehen ato para 1996, nėse don tė kthehesh nė qefin dhe kohėn e pas partizanėve mund tė kthehesh nė kohėn e ballistėve dhe kėshtu me radhė.

    Shpresa buron prej dikund tjetėr, kurse njė lexim i vėmendshėm vetėm mund ta mbajė atė tė fortė. Ashtu mbetet qė neve, qytetarėt e kėtij shteti, tė shpresojmė qė pėrveē qė makina nuk do tė prishet dhe tė na lė nė ndonjė kohė tė keqe, tė bėhet njė gabim fabrike pėr kah e mira dhe tė shkohet disi pėrpara nė ardhmėri. Krejt kjo duke ditur se e ardhmja dhe e kaluara fillojnė tani.

    P.S: Ka tre ore qe e takova,isha me babin tim.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Prof. dr. Asllan Selmani:
    Toponimet serish po sulmohen nga nacionalizmi shteteror

    Administrata e re qe po vendoset ne Maqedoni, me te cilen po zbatohet Marreveshja e Ohrit, vetem po e ben nje rikthim te perdorimit zyrtar te emrave shqip te toponimeve te ketushme ku jetojne shqiptaret. Toponimet qe nuk kane kuptim, qe nuk kane domethenie as ne gjuhen shqipe, nuk perkthehen fare, ndersa emrat qe kane kuptim si toponime, filan katundi i Poshtem apo i Eperme, Drini i Zi apo Drini i Bardhe, si te mos perdoren ashtu ne shqip? Nuk mundet shqiptareve t’u imponohet qe te perdorin “gorni” apo “dollni” per ndonje katund, ose “Cern Drim” apo “Bell Drim”, kur kane gjuhen e tyre dhe e shprehin ate me se miri ne gjuhen e vet. Ceshtja e toponimise, perdorimit te saj shqip e maqedonisht, se pari duhet rregulluar brenda Maqedonise dhe pastaj te shikohet puna e ratifikimit te konventave nderkombetare - thote ligjeruesi ne Katedren e Gjeografise te FSHMN ne Shkup

    Bedri SADIKU
    Lobi nr 180, 27 Gusht 2004

    Ceshtja e toponimise dhe e perdorimit te toponimeve zyrtarisht edhe ne gjuhen shqipe ne Maqedoni, reagimet ndaj botimit shqip te toponimeve te vendbanimeve ne komunat e reja, ne baze te pakos ligjore per decentralizimin, qe eshte sjelle nga Parlamenti i Maqedonise, ligje qe jane botuar edhe ne “Gazeten Zyrtare te RM”, por edhe probleme te tjera qe nderlidhen me kete teme dhe toponimet dygjuhesore apo ne me shume gjuhe, ishin teme e bisedes qe e beme me prof.dr.Asllan Selmanin, ligjerues ne Katedren e Gjeografise ne FSHMN te Shkupit.
    Me shkresa dhe akte nuk nderrohet gjuha e nje populli

    Pas vitit 1981, ne kohen e monizmit, me urdheresa te Komitetit Qendror te atehershem, u tentua te ndikohet ne nderrimin e dhunshem te toponimeve shqiptare ketu. Edhe pse mediat, qe ishin nen direktivat e partise u detyruan ta bejne kete, sic e beri edhe shtepia botuese “Prosvetno dello” me tekstet shkollore e librat tjere, kjo megjithate nuk kaloi, nuk dha rezultatin qe e prisnin ata.

    Per standardizimin e toponimeve mund te formohen ekipe apo komisione ekspertesh, por ato duhet te jene komisione dypaleshe, per perdorimin shqip te toponimeve te ketushme dhe per shqiptimin ne shqip te toponimeve maqedonase fjalen e tyre duhet ta thone eksperte shqiptare te onomastikes e te toponimise, ndersa maqedonasit ta thone fjalen e tyre per vete.
    Profesor Selmani gjithe kete zhurme qe po behet ne disa media maqedonase te Shkupit e ka cilesuar si zhurme te fobise antishqiptare te disa qarqeve qe me vite jane munduar ta bejne te njejten pune, kinse ne te mire te popullit dhe te gjuhes se vet maqedonase dhe gjithmone institucionalisht kunder shqiptareve dhe perdorimit zyrtar te gjuhes shqipe ne Maqedoni, qe do te thote se ata, thote profesor Selmani, jane kryekeput kunder te arritures me te madhe te koheve te fundit te Maqedonise, Marreveshjes se Ohrit, e cila garanton jo vetem barazi te shqiptareve, por dhe mbetjen si te plote te Maqedonise.

    Profesor, pas Luftes se vitit 2001 dhe arritjes se Marreveshjes se Ohrit, ne Maqedoni u krijua nje realitet i ri dhe tani pak a shume po perdoret dhe nje thenie per te si Maqedonia e pas 2001-shit. Parlamenti i Maqedonise e ka sjelle Ligjin per organizimin territorial te vendit dhe per rindarjen e komunave, ku pershkruhen vendbanimet qe u takojne atyre. Ligji, ne baze te Marreveshjes se Ohrit, eshte perkthyer edhe ne gjuhen shqipe dhe tani dolen reagimet, te them te eksperteve maqedonas, te cilet reagojne ne perdorimin shqip te toponimeve. Cili eshte mendimi juaj per keto reagime?

    -Une mendoj se problemi i toponimeve ne Maqedoni eshte teme shume e gjere qe si problem eshte shtruar edhe para e edhe pas Luftes se Dyte Boterore e ketej.Vleresoj se shkencetaret maqedonas, kinse shume te dashuruar ne mbrojtjen e maqedonishtes, po i anashkalojne gjithe kuptimet toponomastike, po edhe te tjera te gjuhes shqipe dhe sidomos ne segmentin e toponimeve qe jane te ngulitura ne gjuhen shqipe shekuj me radhe. Konsideroj se nuk ka asnje force dhe as teori te gjuhesise, po edhe te fonetisteve te gjuhesise qe mund te ndryshojne format e para te disa toponimeve shqiptare ketu te ne. Meqenese kam nje moshe te pjekur dhe jam marre edhe me theksimin e toponimeve te vendbanimeve, lumenjve, maleve, burimeve etj. shpeshhere kam konstatuar se pjesa me e madhe e tyre nuk kane domethenie o ne gjuhen shqipe o ne maqedonisht apo ne gjuhe te tjera ballkanike dhe sigurisht ne periudhen e kaluar shume te larget, ne kohen e ilireve dhe te thrakasve ato kane patur domethenien e tyre, por me kalimin e kohes, me procesin e transkripcioneve gjuhesore, toponimet ne fjale e kane nderruar thelbin e kuptimit te tyre dhe kane kaluar ne forme te pakuptimte dhe mendoj se gjithe emrat me forme te pakuptimte, pa ndonje domethenie tani, edhe sikur te duam ne t’i perkthejme, nuk do te mund te perkthehen nga shkaku se nuk e dijme permbajtjen e tyre dhe per kete arsye ato vetem shqiptohen duke iu pershtatur fonetikes shqipe.

    Transformimet qe jane bere ne transkriptim e kane bere te veten, apo jo?

    - Transformimet qe jane bere nga emrat qe vijne nga e kaluara e thelle historike e gjer ne ditet e sotme, jane rezultat i zhvillimit te gjuheve ballkanike dhe njekohesisht paraqesin edhe transformimin nga aspekti i transkriptimit per t’u theksuar me lehte ne gjuhet gjegjese, perkatesisht per te krijuar fonomet ne gjuhesi.

    Shume shpesh kam degjuar nga eksperte maqedonas se shqiptaret i kane perkthyer emrat e Shkupit, te Kercoves, te Manastirit, te Ohrit, te Dibres etj. Theksoj se keto konstatime te tyre jane te pabaza, te kota fare, sepse maqedonasit jane ata te cilet ne gjuhen e tyre e kane ushtruar procesin e transformimit te toponimeve ne menyre qe ato t’ia pershtatnin gjuhes dhe fonetikes se tyre. Si shembull po e theksoj rastin e Velesit, qe e perdorin ata, te cilin me pare e kane perdorur si Vilazora, ndersa peonet, fis ilir, Velesin e kane quajtur Bylazore. Ky shembull i deshmon trasformimet qe jane bere, sepse sikur te behej perkthimi i Vilazores, emri i Velesit do te ishte Ngushtica ose Kanioni.

    Shkupi, emer te cilin e perdorin shqiptaret, rrenjen, nga aspekti i analogjise, e ka ne trungun iliro-shqiptar, per arsye se dihet qe romaket nuk jane themelues te ketij qyteti, porse jane dardanet. Por romaket, te cilet ne gjuhen e tyre latine nuk e kishin “sh-ne”, Shkupin e atehershem e quajten SKUPI, ndersa vete shqiptaret e ruajten emrin e vjeter, por nje albanolog i njohur, Truhelka, thote se rrenja e toponimit te Shkupit duhet kerkuara nga “shtepia” ose nga “shqiponja”. As qytetet e tjera si Kercova, Ohri, Manastiri, Dibra, Struga etj. nuk jane perkthime, por jane vetem transkriptime gjuhesore, sepse tekefundit dihet edhe nga historia se fiset ilire jane themelues te ketyre qyteteve, ndersa sllavet, ne kete rast maqedonasit, ne keto troje erdhen ne shekujt VII dhe VIII.

    Tani, me sjelljen e Ligjit per ndarjen territoriale po behet zhurme, sic eshte bere zhurme dekada me radhe, se gjoja shqiptaret po e bejne perkthimin e toponimeve…

    - Administrata e re qe po vendoset ne Maqedoni dhe me te cilen po zbatohet Marreveshja e Ohrit, vetem po e ben nje rikthim te perdorimit zyrtar te emrave shqip te toponimeve te ketushme ku jetojne shqiptaret. Ndersa, si te mos behet perkthimi ne shqip i atyre toponimeve edhe ku nuk jetojne shqiptaret, toponime te cilat kane kuptim. Per shembull, per filan apo fistek katundin e Eperm apo te Poshtem, kur dihet se ai toponim percakton pjesen se ku gjendet ai, ose per shembull Lumi i Bardhe, Lumi i Zi, Drini i Bardhe, Drini i Zi etj. Nuk mundet shqiptareve t’u imponohet qe ta perdorin “Cern Drim” ose “Bell Drim”, kur kane gjuhen e tyre dhe e
    Se pari rregullohet perdorimi i brendshem, pastaj shikohen konventat nderkombetare

    Konventa nderkombetare per toponimet ne kuader te UNESKO-s me duket se eshte miratuar diku ne vitet e gjashtedhjeta dhe ne te parashihet perdorimi nderkombetar i toponimeve origjinale qe njihen brenda nje shteti, por kete konvente me shume shtete nuk e respektojne. Per kete aresye, punet te ne njehere duhet te rregullohen brenda, mes vete dhe perdorimi i toponimeve duhet te rregullohet dhe te standardizohet se pari ne gjuhet tona zyrtare, ne shqip e ne maqedonisht, kur te sillet Ligji per perdorimin e gjuheve, dhe pastaj te shikohet puna e konventave nderkombetare.
    shprehin ate ne gjuhe te tyre.

    Po reagimet qe po i degjojme?

    - Reagimet qe po i degjojme deshmojne se nje grup ekspertesh maqedonas jane zemerngushte dhe gabimisht a qellimisht te ngulitur ne fobine e tyre ndaj shqiptareve dhe ne nje nacionalizem global, por edhe shteteror, qe eshte realizuar jo vetem pesedhjete viteve te fundit, por edhe me heret, por edhe me nje tendence qe kjo praktike e mbrapshte te vazhdoje edhe me tutje dhe po harrojne se ketu kane ndodhur dhe disa gjera te medha, ka ndodhur nje lufte, por dhe nje Marreveshje e Ohrit e 2001, qe garanton edhe me Kushtetute barazine e shqiptareve ne kete vend te quajtur Maqedoni, qe eshte dhe vend e atdhe yni.

    Perfundimisht gjykoj se asnje gjuhe, pra as gjuha shqipe dhe toponimia e saj nuk guxon te preket me ligje qe i sjellin partite e ndryshme. Gjithe ata qe tentojne te ndryshojne fonemat dhe toponimet shqiptare e kane shume gabim dhe shqiptaret kete nuk guxojne ta lejojne. Perkthimi i ligjit ne fjale mund dhe te kete ndonje gabim gjuhesor – se Kocana ne shqip shkruhet Kocane, por kjo duhet kontrolluar nga sherbimet teknike te Parlamentit, qe perkthimi te jete korrekt, sepse eshte nevoje e komunikimit administrativ te komunave ku jetojne shqiptaret me Qeverine, me Parlamentin dhe me institucionet e tjera shteterore, permes toponimeve qe i ka pranuar gjuha, drejtshkrimi dhe leksiku shqiptar.

    Por, politika ketu gjithmone e ka politizuar problemin e toponimeve shqipe… Kjo eshte bere praktike nga koha e Cvijiqit e kendej, kur pas administrates turke, qe mbisundoi deri ne kohen e Luftes se Pare Boterore, eshte aplikuar administrate serbe dhe pastaj nje kohe edhe administrate vetem ne gjuhen maqedonase, te cilat imponuan nje toponimi te tyre, qe dallon nga toponimia e banoreve vendes, ne kete rast e shqiptareve te ketushem…

    - Une plotesisht pajtohem se ashtu eshte evoluimi i te kaluares tone historike, por edhe te tjereve ne Ballkan, por kam edhe nje verejtje ndaj vetvetes. Te tjeret qe ishin kendejpari, pra edhe sllavet, lane shenjat e tyre te shkruara, ndersa ne shqiptaret nuk i kemi lene ato, bile edhe varret tona i kemi pa ndonje shenje. Kjo eshte nje gabim i madh si ne aspektin historic, edhe ne aspektin kulturor e civilizues. Ndodhi ndoshta kjo se ne nuk patem shtet tonin ketu per shekuj me radhe, por edhe ne Shqiperi, ku tash me shume se 90 vjet ka shtet, ka gjera te tilla, vlon nga emrat sllave a emra te huaj te ndonje administrate qe ka lene shenja te saj pushtuese, pa patur kurre banore vendes te saj aty.
    Une pajtohem vetem me nje gje se ne, shkencetaret, pak kemi kontribuar ne zbardhjen e fakteve historike, po edhe te nomenklatures se te folmes shqipe e te emertimeve te toponimeve ketu ku jetojme dhe me gjere ne Ballkan.
    Per kete, edhe pse ketu ne shtetin tone ne Maqedoni nuk kemi institucione shkencore ku jane te perfshire shqiptaret, bile individualisht ne duhet te kontribuojme, por edhe institucionet shqiptare ne Shqiperi e ne Kosove qe te botohen leksikone te se kaluares dhe te se tashmes te toponimeve dhe te emertimeve te tjera shqipe ne gjithe hapesirat ku jetojne shqiptaret, qe ato si dokumente te ngelin per brezat qe vijne.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Prof.Dr Vebi Xhemaili, rreth disa dilemave pėr themelimin e Ballit Kombėtar nė Maqedoni

    Ekziston vetėm njė Kėshill iniciativ dhe nuk kemi shkruar komunikata dhe afishe!

    -E vėrteta mbi Ballin, ėshtė e vėrteta mbi vuajtjet e shqiptarėve nė Maqedoni.-Ne jemi pėrcaktuar qė synimet burimore tė Ballit, t'i realizojmė vetėm me demokraci tė mirėfilltė dhe punė nė shtigje tė gjata.

    Kėto ditė nė gazetėn “Koha ditore” u botua njė kumtesė nė emėr tė Kėshillit iniciativ tė Ballit Kombėtar nė Maqedoni, pėrmes sė cilės vlerėsohej gjendja aktuale nė Maqedoni dhe ku jepeshin disa opinione lidhur me referendumin maqedonas dhe pozicionimet e shqiptarėve. Mirėpo, njėri nga promotorėt tė iniciativės pėr rivlerėsimin e vlerave tė Ballit Kombėtar nė Maqedoni, dr. Vebi Xhemaili, thekson se askush nga Kėshilli iniciativ i Ballit Kombėtar, i formuar si trup kolektiv me plan dhe program tė caktuar, nuk ėshtė paraqitur me asnjėfarė kumtese. ”Se kush “bėn dasėm me mendjen” nuk e dijmė dhe as qė na intereson” vazhdon ai, duke porositur: “Autorėve tė kumtesės nė fjalė, sikur ua ka ėnda tė pėrfitojnė nga disponimi dhe atmosfera qė e kemi krijuar. Ekziston njė Kėshill nismėtar qė vepron nė mėnyrė kolektive dhe nė te ka doktora shkencash, profesorė, gazetarė, biznismenė dhe intelektualė tė tjerė nga gjithė Maqedonia.

    - Megjithatė ekzistojnė paqartėsi rreth veprimit edhe tė kėshillit nismėtar ku anėtarėsoni Ju, pėr tė cilin ėshtė thėnė se “vepron nė hije”?

    -Qė nė fillim, kur i hymė punės qė nė kėto troje pėrsėri ta rikthejmė idenė e Ballit Kombėtar, i kishim tė qarta disa parametra. Ėshtė fakt se kėtu ka pasur tentativa qė tė rikthehet Balli Kombėtar edhe mė parė. Kjo ka ndodhė nė fillim tė depėrtimit tė pluralizimit nė kėto troje, mė vonė dhe kjo tentativė e jona ėshtė vazhdimėsi i atyre iniciativave tė mėparshme. Njė nga pėrcaktimet kryesore ishte qė tė veprojmė nė mėnyrė kolektive dhe me vepra konkrete. Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme nė kėto rrethana, ėshtė qė nė popullatėn e gjėrė tė bėjmė sqarimet rreth asaj se kush ka qenė Balli Kombėtar nė Maqedoni dhe nė kėtė drejtim u angazhuan degėt e shoqatave tė historianėve Tetovės dhe Gostivarit, tė cilėt nė dhjetor tė vitit tė kaluar, mbajtėn konferencėn shkencore “E vėrteta mbi ballin Kombėtar”. Konferenca shkencore nė Gostivar, kishte pėr qėllim qė nėprmjet 12 temave tė punėtorėve shkencorė nga Shqipėria, Kosova dhe Maqedonia, tė ndriēohen pėr herė tė parė rrethanat kur ka vepruar Balli nė Maqedoni e mė gjerė. U vizitua varri i Xhemė Hasės, njė komandant legjendar i Ballit, i cili ėshtė vėnė kryekėput nė mbrojtjen jo vetėm tė popullates shqiptare. Qėndrim i pėrbashkėt i tė gjithė pjesėmarrėsve ishte qė tė vazhdohet nė kėtė punė nė mėnyrė sistematike dhe gjithė me gjuhėn e shkencės, ku do t'i ftojmė nė tė ardhmen edhe shkencėtarėt maqedonas, por edhe ata serbė, ta thonė argumentin e vetė. Ne nuk i frikėsohemi realitetit. Qė nė fillim e kishim parasysh se kjo rrugė do tė jetė e vėshtirė prandaj edhe iu drejtuam shumė intelektualėve dhe qendrave shkencore qė ta japin kontributin e tyre. Puna jonė vazhdoi me shkrimet publicistike dhe gazetareske, me paraqitjet nė emisionet e ndryshme tė televizioneve lokale, nė atė tė kanalit tė tretė dhe nė paraqitjet nė radio. Nė kėtė funksion ishte edhe botimi i parė i librit tė Prof.Dr Fejzulla Shabanit.
    Poashtu edhe libri i im i dytė, ku bėhet fjalė pėr veprimin e Ballit nė Pollog e mė gjerė me tė gjitha format dhe strukturat qė i ka pasur nė disponim si shtet nė vete, ka po tė njejtin qėllim si edhe punimet e shpeshta tė Eugen Shehut nė disa media janė nė kėtė frymė. Kėshtu senzibilizojmė njė pjesė tė popullatės jo vetėm kėtu, sidomos tė rinjtė tė cilėt nė tė kaluarėn kanė dėgjuar vetėm fjalė tė rėnda madje edhe fyese pėr Ballin Kombėtar, tė njihen me vlerat dhe fytyrat e njohura tė Ballit. Mund tė them se kemi arritur qė nė shumė mjedise anatemat rreth Ballit tė elimionohen dhe tė ketė trajtim tjetėr. Ne nuk kursejmė tė themi se kėto pėrcaktime duhet tė pėrfshihen edhe nė tekstet e reja tė historisė nė shkollat fillore dhe tė mesme, ndėrsa nė universitetet tona tė veprojnė departamente qė do tė hjedhin dritė mbi veprimin e Ballit.

    -Gjithė kjo ka hasur nė reagime ashpra nė opinionin maqedonas?

    - Gjė e njohur dhe e pritur. Gjatė gjithė kohės pas Luftės sė Dytė Botėrore, ėshtė punuar kundėr Ballit njėsoj, si nė Shqipėri, nė Kosovė dhe Maqedoni. Dihet se ēka u bėri sistemi komunist ballistėve nė Shqipėri, ku pos luftės ideologjike mes komunistėve dhe ballistėve, zhvillohej edhe lufta pėr pushtet mes kėtyre dy grupacioneve. Nė Kosovė dihen mirė viktimat qė OZNA dhe UDB-a e atėhershme jugosllave i bėri nė emėr tė pastrimit tė terrenit, ku mė shumė e pėsoi Drenica. Nė Maqedoni, lufta kishte pėrfunduar, ndėrsa betejat kundėr ballistėve nė malėsinė e Sharrit vazhduan. Ėshtė kjo njė temė mė e gjerė. Kėto luftime te maqedonasit u shfrytėzuan dhe vazhdimisht ėshtė thėnė dhe shkruar sa mė keq pėr Ballin Kombėtar, pėr komandantėt qė i prinė, duke ua mveshur atyre disa krime e veprime qė i bėnin individė tė caktuar pėr qėllime hajnie. Shqiptarėt vonė e kuptuan se nėn preteksin e luftės kundėr ballistėve, bėhej lufta frontale shfarrosėse kundėr vetė shqiptarėve. Nė emrin dhe fytyrėn e ēdo shqiptari, maqedonasit shihnin ballistin e urryer. Kjo ka lėnė pasoja. Nė kėtė funksion ėshtė vėnė edhe shkenca maqedonase, qė nga shkrimi i librave tė para deri nė Akademinė e Shkencave Maqedonase, ku ende mendohet si nė komunizėm. Por kohėrat ndryshojnė dhe besojmė se e vėrteta ėshtė duke dalė nė shesh dhe kjo shumė shpejtė. E vėrteta mbi Ballin, ėshtė e vėrteta mbi hjekat e shqiptarėve nė Maqedoni.



    - Po Ballin Kombėtar e barazojnė me fashizmin?

    - Pikėrisht kėtu qėndron mllefi maqedonas. Ideologjia fashiste ka qenė mė e urrejtura gjatė Luftės sė Dytė botėrore dhe kjo i ėshtė mvėshur edhe Ballit, gjithė me qėllim tė rritjes sė urrejtjes ndaj shqiptarėve. Ngjarjet dhe dokumentet flasin krejtėsisht ndryshe, se Balli ka pasur ideologji antikomuniste dhe antifashiste. Ky ėshtė njė realitet.



    -Vallė do tė sigurohet pėrkrahja nė vend dhe nga jashtė, kur bisedohet pėr Ballin si lėvizje ose si parti?

    - Pėrkrahjen e kemi siguruar. Ne jo rastėsisht, deritash kemi pasur kontakte me disa krerė partiakė tė partive aktuale, qofshin nė opozitė ose pozitė, nė Maqedoni dhe nė Kosovė e sidomos nė Shqipėri. Ne nuk duam tė paraqitiemi si element pėrēarės tė subjektit shqiptar, por tė jemi katalizatorė tė bashkimit tė shqiptarėve nė tė gjitha trojet. Kėtė e kemi thėnė haptazi dhe kemi hasur nė skepsė nė disa qarqe, por edhe nė pėrkrahje, madje iniciativa jonė po pėrshėndetet me admirim nga disa subjekte relevante nė vend dhe jasht. Kemi vizituar disa vise nė Maqedoni dhe kemi njėfarė “karte” se ku mund tė gjejmė mbėshtetje. Ju bind se kjo kartė ėshtė mjaft e madhe. Me ndėrkombėtarėt kemi pasur pak kontakte. Para disa ditėve personalisht nė Tetovė pata njė takim me njė zyrtarė tė lartė tė njė subjekti me peshė ndėrkombėtare, ku ia parashtrova tė gjitha qėllimet. Ata janė mjeshtėr tė diplomacisė dhe nuk tė rrahin shpinės pėrderisa nuk binden nė diēka qė ėshte e re, por qė daton nga historia mė e largėt e hidhur. Vetėm mė pyetėn se kur kemi nė plan ta fillojmė kėtė punė. “Kur tė piqen kushtet” iu pėrgjigja shkurt duke shtuar “por shpejt”.

    - Por pėrkrahja nga diaspora?

    - Ajo qė mė shumė na pėrkrahėn ėshtė diaspora shqiptare kudo ku ekziston, sidomos nė SHBA dhe Zvicėr. Kohė mė parė Kėshillin tonė inicativ e vizitoi dy ditė njė anėtar i Komitetit Qendror tė Ballit Kombėtar, koordinator pėr Diasporėn nė SHBA, i cili e “fotografoi” situatėn kėtu, mori informata, vizitoi disa qendra nė Maqedoni dhe u kthye tė raportojė nga erdhi. Ishte kėtu edhe doajeni i Ballit Kombėtar nga SHBA Hafėz Jusuf Azemi, njė person qė mė shumė e ka pėsuar pėr pėrcaktimin e tij nė gjirin e Ballit, veprimtar dhe nacionalist i njohur nga kėto troje. Kėto ditė nga Zvicėra nga njė prijės i Ballit me tė cilin jemi nė kontakt tė vazhdueshėm, morėm mesazhe qė kanė tė bėjnė me veprimin e ardhshėm, ndėrsa nė Pariz ka filluar tė konsolidohet Lėvizja e Ballit falė angazhimit tonė nė Maqedoni. Mesazhe pėrkrahjeje kemi edhe nga Suedia. Kėto janė punė qė i kemi bėrė dhe shumėēka kemi relizuar dhe opinioni do tė njihet shpejt. Pra, nuk kemi pasur kumtesė e as kemi shkruar afishe, qė dolėn kohė mė parė nė Tenovė, tė cilat deshtėn tė na mvishen neve. Ne jemi pėrcaktuar qėsynimet burimore tė Ballit, t'i realizojmė vetėm me demokraci tė mirėfilltė dhe punė nė shtigje tė gjatadhe besojmė se kėtė disponim do ta hasim edhe te strukturat e njejta maqedonase, tė cilat janė lodhur nga kėrkesat e shqiptarėve duke luajtur lojėn artificiale tė gjoja jetės sė pėrbashkėt, tė relaksuar, ose tė vėllazėrim - bashkimit qė ne shqiptarėt ia pamė sherin. Ftesa jonė pėr Ballin, ėshtė ftesė qė e hyjnizon bashkimin e tė gjithė shqiptarėve, qoftė ai i quajtur edhe nje shtet etnik.

    Bisedoi: Enver Shala
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Letėr e hapur pėr ministrin e financave, Nikolla Popovski

    Frikėsohem qė edhe kėtė vit do tė vozisni nė “ler”

    Do tė pėrsėris se kam mirėkuptim pėr kontributin qė jepni pėr tė kursyer nė sektorin publik, pėr orvatjet tė zvogėloni numrin tepricė tė tė punėsuarve nė institucionet publike, por dua t’ua rikujtoj bindjen time qė ua theksova edhe nė shkresėn time tė parė tė cilėn me siguri Ju nuk keni patur kohė ta lexoni: nėse kurseni aty ku nuk duhet, kam frikė se Maqedonisė do t’ia harxhoni edhe ato tė arritura nga e kaluara tė cilat sadopak e legjitimonin si shtet nė tė cilin tė gjithė kanė tė drejtė tė informohen dhe tė informojnė nė gjuhėn e vet amtare.

    I nderuarai zoti Ministėr, Nikolla Popovski

    Nėpėrmjet shkresės sime nr.03-5124/1, qė ua dėrgova me datė 18.08.2004, Ju kam njoftuar me situatėn nė programet nė gjuhėt e bashkėsive etnike, veēanėrisht pėr atė se programet nė gjuhėn shqipe pranė RTVM – sė, vite me radhė janė nė kufi tė mirėmbajtjes sė funksioneve mė vitale. Dhe ua rikujtova vendimin qeveritar pėr punėsimin e 100 vetave nė kuadėr tė realizimit tė obligimeve qė dalin nga Marrėveshja e Ohrit pėr prezentim tė barabartė tė tė gjitha bashkėsive etnike nė institucionet publike. Nė atė shkresė e theksova se nėse me kėtė shpejtėsi jepni pėlqim pėr realizimin e vendimeve tė Qeverisė ku edhe Ju jeni ministėr, frikėsohem qė edhe kėtė vit do tė vozisni nė “ler” sa i pėrket realizimit tė obligimeve qė dalin nga Marrėveshja e Ohrit dhe punėsimeve nė RTVM-nė.

    Shkresės sonė nr.02-4009/1, tė dėrguar me datė 24.06.2004 ku kėrkojmė leje pėr hapje tė konkursit pėr punėsime tė reja, ju nuk iu pėrgjigjėt as me njė “po” as me njė “jo” tė shkurtėr.

    Me paragjykimin se nuk keni kohė tė mjaftueshme t’i lexoni tė gjitha shkresat qė ua dėrgojnė, i vetėdijshėm se keni obligime tė qeveritarit tė cilat ua pamundėsojnė tė kontaktoni me tė gjithė qė kanė nevojė, vendosa kėsaj radhe t’u drejtohem nė kėtė mėnyrė, mbase qė tė mos jeni i detyruar tė humbni kohėn tuaj kabineteske, por mė tė relaksuar, edhe njė herė t’ua rikujtoj se konkursi pėr punėsime tė reja nė RTVM ėshtė mbyllur, se ėshtė bėrė zgjedhja e kandidatėve dhe se tė ripunėsuarit kanė filluar me punė qė nga njė shtatori i kėtij viti. Edhe atė jo siē mund t’ju kenė keqinformuar qė t’i sfidojmė ndokujt, as tė bėjmė shantazh, por qė tė shfrytėzohet ēasti i fundit qė tė mos ndodhė mė e keqja: tė lejojmė tė rrėnohet diēka e trashėguar nė favor tė ndėrtimit tė njė Maqedonia shumė gjuhėshe, shumė etnike dhe shumė kulturore.

    Do tė pėrsėris se kam mirėkuptim pėr kontributin qė jepni pėr tė kursyer nė sektorin publik, pėr orvatjet tė zvogėloni numrin tepricė tė tė punėsuarve nė institucionet publike, por dua t’ua rikujtoj bindjen time qė ua theksova edhe nė shkresėn time tė parė tė cilėn me siguri Ju nuk keni patur kohė ta lexoni: nėse kurseni aty ku nuk duhet, kam frikė se Maqedonisė do t’ia harxhoni edhe ato tė arritura nga e kaluara tė cilat sadopak e legjitimonin si shtet nė tė cilin tė gjithė kanė tė drejtė tė informohen dhe tė informojnė nė gjuhėn e vet amtare.

    I vetėdijshėm se tani ballafaqoheni me harxhime tė papritura, se shumė kohė u merr balansimi i buxhetit tė debalansuar edhe shkaku i referendumit tė Todorit – kalimthi thėnė, prisja t’u tregoni qytetarėve sa do tė kushtojė “zbavitja” qė ua organizon Petrovi, qė tė jenė mė tė kujdesshėm gjatė dhėnies sė nėnshkrimeve, ua rikujtoj se nėqoftėse edhe mėtej kurseni pėr programet nė gjuhėn e bashkėsive etnike pranė RTVM-sė, do tė detyrohem nga kryeredaktorėt e programeve nė gjuhėn shqipe tė kėrkoj t’i bashkangjitemi kursimit tuaj dhe tė ndėrprejmė emitimin nė kėtė gjuhė nė kanalet e RTVM - sė. Mbetem me shpresė se pas kėtij hapi Ju do tė na nderoni me njė mirėnjohje publike pėr kontributin e dhėnė pėr zvogėlimin e harxhimeve publike tani kur Todor Petrovi - me orientim qytetar qė kujdeset tė jetė mė e pjellshme demokracia nė Maqedoni, e hapi sezonėn pėr mbajtjes sė referendumeve. Nėse nė ndėrkohė nuk mė ndėrrojnė, ju premtoj se personalisht do tė angazhohem qė ditėn kur do tė ndėrprejmė emitimin e programeve nė gjuhėn shqipe pranė RTVM-sė, Ju tė jeni i ftuari i nderit. Jo vetėm shkaku i kontributit qė keni dhėnė nė kėtė drejtim, por qė tė keni mundėsi si folės i fundit, kuptohet me pėrkthim nė shqip, qytetarėve t’ua zbuloni programin tuaj pėr kursim, ndėrkaq neve tė RTVM-sė tė na jepni pėrgjigje vetėm tė njė pyetjeje: ministrit tė cilės qeverie duhet t’i drejtohemi qė tė marrim leje tė zbatojmė vendimin pėr punėsime tė reja qė ka sjellė Qeveria, Minsitėr i tė cilės jeni edhe ju.

    Me respekt,

    Kim MEHMETI
    Zavendėsdrejtor i pėrgjithshėm i RTVM-sė
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #5
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ja pergjigja qe merr Kim Mehmeti:

    Nikolla Popovski i pėrgjigjet letrės sė zėvendėsdrejtorit tė RTVM-sė

    “Le t’i shikojė Kimi financat e ndėrmarrjes sė tij!”

    Ministri i Financave, Nikolla Popvski, duke iu pėrgjigjur letrės qė atij ia kishte drejtuar zėsvendėsdrejtori i RTVM-sė, Kim Mehmetit, e qė e botoi “Flaka” nė numrin e kaluar, dje deklaroi se ai vepron nė pajtueshmėri me ligjet dhe vendimet e Qeverisė, duke I sugjeruar qė njėsoj tė veprojė edhe Kim Mehmeti.

    Kim Mehmeti e kishte akuzuar ministrin Popovski se nė emėr tė kursimeve qė po i bėn nė sferėn e financave, duke pėrfshirė kėtu edhe punėsimet qė duhet bėrė nė Radiotelevizionin Shtetėror.

    Popovski dje kėtyre vėrejtjeve iu pėrgjigj me akuzė ndaj Kim Mehmetit, qė ai tė mbajė llogari pėr financat nė ndėrmarrjen e tij publike.

    Nė letrėn e protokolluar me nr. 03-5124/1, datė 18.08.2004, Kim Mehmeti ia pėrkujton Nikolla Popovskit vendimin e Qeverisė pėr punėsimin e 100 vetave nė RTVM, si pjesė e realizimit tė Marrėveshjes sė Ohrit pėr prezentim tė barabartė tė tė gjitha bashkėsive etnike nė institutcionet publike.

    A.Sh.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #6
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Asnjė shqiptar, nuk e ka marrė statusin “Artist i pavarur”

    Artistėt shqiptarė -tė pamėsuar tė pėrfitojnė nga shteti

    “Nuk ka asnjė kėrkesė shqiptare, prandaj dua tė theksoj qė nė Ministri jemi tė hapur pėr ēfarėdo pyetje dhe sqarime edhe lidhur me kėtė konkurs.”, thotė Lindita Kadriu, kėshilltare pranė Ministrisė sė Kulturės. - “Ne nuk jemi mėsuar tė lypim e as tė marrim nga shteti. Ēdo gjė jemi mėsuar ta bėjmė me forcat tona, ndaj dhe ekziston mosinformimi nė radhėt tona”, tha piktori Miftar Memeti

    Nė konkursin pėr ndarje tė kompenzimeve financiare pėr artistė tė pavarur pėr vitin 2005, qė zgjat deri nė fund tė muajit, aplikohet me biografi tė shkurtėr, me paraqitje kronologjike tė aktiviteteve tė realizuara kulturore gjatė pesė viteve tė fundit, shoqėruar me dokumentacion pėrkatės (ftesė, poster, katalog, mirėnjohje), vėrtetim pėr shkallėn arsimore, gjendjen pronėsore, si dhe tė ardhurat e realizuara qė sigurohet nga institucioni gjegjės i qarkullimit pagesor. ”Nė rregulloren pėrkatėse qė mund tė sigurohet nė arkivin e Ministrisė sė Kulturės dhe nė veb-faqen www.kultura.gov.mk, janė tė saktėsuar kriteret pėr ndarjen e mjeteve: numri i realizimeve (libra, pėrkthime, ekspozita, realizime regjisoriale, aktoreske, zgjedhje skenografike, kostumografike, grafike, revy modė…), kritika pozitive dhe pėrgjithėsisht vlera tė arritura artistike”, tha Lindita Kadriu, kėshilltare pranė Ministrisė sė Kulturės. Kushti formal pėr tė pėrfituar nga ky rast ėshtė qė krijuesi tė dorėzojė fletėparaqitje dhe certifikatė gjyqėsore pėr firmė tė regjistruar pėr veprimtari kulturore, pra duhet zyrtarisht tė figurojė si tregtar-individ (term ky, jo i zgjedhur si duhet i Ligjit pėr shoqėritė tregtare).

    “Ministria, me anė tė kėtij konkursi siguron kompensime pėr kontribut shėndetėsor, pensional dhe invalidor me shumė prej 5.000-7.000 denarė qė kalkulohet nė pėrputhje me mesataren republikane”, thotė L. Kadriu.

    Nė periudhėn 2001-2004 statusin e artistėve tė pavarur e kanė fituar 15 krijues nė fushėn muzikore, 22 nė artet figurative, 5 nė veprimtarinė filmike dhe 3 nė atė teatrore. Siē informohemi nga Ministria e Kulturės, gjer mė tani statusin artistė tė pavarur nuk e ka asnjė shqiptarė. ”Shumica e aplikanėtve tė deritanishėm janė ata qė kanė kėrkuar t’u zgjatet statusi i fituar qė mė herėt dhe mė pak se 10 pėr qind janė aplikantė tė ri. Nė mesin e tyre asnjė kėrkesė shqiptare, prandaj dua tė theksoj qė nė Ministri jemi tė hapur pėr ēfarėdo pyetje dhe sqarime edhe lidhur me kėtė konkurs”, shtoi mė tej Kadriu.

    Me sa duket kjo vjen nga mosinformimi i artistėve shqiptarė. “Ne gjithmonė jemi jashtė institucioneve dhe nuk kemi patur asnjėherė pėrfitime. Nuk e dimė se kur ka dalė ky konkurs”, thonė disa artistė shqiptarė.

    “Ne, nuk jemi mėsuar tė lypim e as tė marrim nga shteti. Ēdo gjė jemi mėsuar ta bėjmė me forcat tona, ndaj dhe ekziston mosinformimi nė radhėt tona”, tha piktori Miftar Memeti.

    A. DISHA
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #7
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Gjurmėve tė polemikės sė Kim Memetit dhe Nikolla Popovskit

    Punėsimet nė RTVM janė obligim nga Ohri, nuk mund tė varen nga vullneti i njė ministri

    Pas konkursit tė shpallur nė RTVM, ku nė bazė tė ligjit tė sjellė nga Qeveria pėr punėsimin e 100 vetave nė kuadėr tė realizimit tė obligimeve qė dalin nga Marrėveshja e Ohrit, u bė zgjidhja e 40 kandidatėve. Problemi nuk ėshtė zgjidhur pėrsėri, pasi ministri i financave Nikollla Popovski nuk e nėnshkruan marėveshjen pėr punėsim.

    Zėvendėsdrejtori i RTVM-sė, Kim Mehmeti mendon se problemi do tė zgjidhet. “Po qe se gjendja vazhdon kėshtu, unė nuk e kam nė plan tė vazhdoj me improvizimin e programeve nė gjuhėn shqipe. Dua tė theksoj se jo vetėm nė gjuhėn shqipe, por edhe nė gjuhėn turke, rome, ... ka probleme”, tha ai duke shtuar se deri tani kėto programe kanė ekzistuar vetėm sa pėr sy e faqe.

    “Kėshtu faktikisht nuk mund tė vazhdohet, duhet definitivisht t’u japim pėrgjigje tė qarta dhe tė sakta atyre qė e pengojnė kėtė dhe kėtu ėshtė intenca ime, thelbi i kėrkesave tė mia. Pėrndryshe ėshtė apsurde, tė vazhdohet pa u ripėrtėrirė programi me tė rinjė”, tha K. Mehmeti, duke shpjeguar se mosha mesatare e tė punėsuarve nė RTVM ėshtė 55 vjeēare, ndėrsa mediat kėrkojnė gjithmonė ide tė reja. “Vendime do tė ketė pėr tė punėsuarit qė i zgjodhėm ne, tė gjithė variantet e tjera janė shumė tė zymta. Nė pėrgjithėsi kjo shtėpi ballafaqohet me probleme tė mėdha financiare, nė kėtė shtėpi ka dhe mbipunėsim, mirėpo asnjė faj nuk kanė shqiptarėt nėse kėtu me dekada janė punėsuar vetėm tė tjerė dhe tani vjen koha kur duhet tė vėmė njė ballanc, duhet tė bėhemi mė racional, mė objektiv ndaj realitetit nė tė cilin jetojmė”, thotė ai.

    “Unė nuk e di si mund tė zgjidhet problemi, e di faktin se nė kėtė shtėpi duhet tė vinė forca tė reja, qė dalėngadalė tė ēlirohemi nga debalanci qė ėshtė ta zėmė me tė punėsuarit e tepėrt, gjithsesi gjaku i ri mund tė sjellė edhe kualitet tė ri. Mund ta bėjnė kėtė shtėpi tė jetė ashtu si duhet tė jetė njė medium publik. Ndėrkaq, kėshtu si i hedhin fjalėt unė mendoj se kjo shtėpi dalėngadalė kalbet, dhe fundi i saj do tė jetė shumė tragjik”, thekson ai.

    Ballafaqohemi me vlerėn e tė rinjve dhe me jovlerėn e trashėguar, thotė Memeti.

    “Tė jem shumė i saktė se nėse marrėveshja pėr punėsime nuk realizohet do ta them hapur, atėherė kjo Qeveri nuk ka lidhje se ēfarė vendimesh sjellė. Pėr tė punėsuar kėtu 100 vetė ėshtė vendim i Qeverisė, nuk ėshtė i imi, as i ndonjė shqiptari, i cili ėshtė ulur nė kafene dhe ka thėnė na duhet kaq persona tė punėsohen. Nėse ajo nuk realizohet unė atėherė do ta kuptojė njė gjė, qė kam tė bėjė me Qeveri qė nuk ėshtė pėrgjegjėse ndaj vendimeve tė veta, qė nuk di ēfarė vendimesh sjellė. Ajo mund tė jetė e tillė por unė nuk jam i tillė. Unė e di ēfarė kėrkojė, unė e di pse kėrkojė, unė e di pjesėn time tė punės, unė e di se nuk jam ministėr i Financave tė mendoj pėr gjithė situatėn financiare nė Maqedoni, se a do tė kem para pėr referendumun e Teodor Petrovit. Mua mė intereson situata kėtu, unė jam pėr kėtu, sikur tė isha pėr diēka tjetėr do tė isha edhe dikund tjetėr”, thotė K.Memeti.

    Nėse nuk jepen vendime atėherė kjo qeveri duhet ta anulojė vendimin e vet, duhet tė japė arsyetim, mirėpo arsyetim publik, do tė duhet edhe njėherė Qeverisė qė t’i shpjegojnė shqiptarėve pse me vite kėtu nuk ka ripėrtėritje tė kuadrit, ata janė kompetentė, thotė ai duke shtuar se gjatė katėr muajve unė kėrkojė pėrgjigje, pėrgjegjėsinė pse nuk realizohet Marrėveshja e Ohrit, pse, ku janė shkaqet, mirėpo unė dua qė atyre honoraristėve qė punojnė me vite, tė na shpjegojnė neve qė pse nuk mund tė shkojmė pėrpara, tė na shpjegojnė se ku qėndron problemi. Pse kjo situatė e krijuar? Unė nuk flas pėrmendėsh, unė do tė kėrkojė nga kolegėt e mi kryeredaktorė qė tė mos lodhen kot, le ta nxinė ekranin, le ta heshtin radion, pse ta gėnjejmė kėtė popull se kemi diēka, nuk kam ardhur kėtu qė tė gėnjėj njerėzit, nuk kam ardhur as nga ndonjė dėshirė e madhe pėr t’u bėrė zv/drejtor, se unė isha drejtor, vazhdon Kim Mehmeti.

    “Unė e di se kjo Qeveri solli njė vendim, supozoj ku pėr kėtė vendim njė rol tė madh kanė ministrat shqiptarė si mė tė interesuar, tani mbetet ajo pjesa qė tė realizohet. Tė jap apo mos tė japė pėlqim. Mirėpo atė shpjegim ministri i Financave duhej ta jepte nė mbledhjen e Qeverisė e jo tani ai tė blejė kohė. Qė nga maji unė nuk kam asnjė pėrgjigje, dhe tani normalisht ministrat tanė duhet ta pyesin kolegun e tyre pse nuk jep pėlqim qė tė realizohet ai vendim i Qeverisė”.

    Ndėrsa krye redaktori i Radio Shkupit, Haki Mustafa tha: “Sipas marrėveshjes qė u bė mė parė,Radio Shkupi, prej 1 shtatorit duhej tė fillonte me skemėn e re programore, mirėpo pasi vendimet nuk janė gati, redaksia, programi nė gjuhėn shqipe, vendosėm qė njėherit tė mos e fillojmė, ne do tė ulemi prap tė bisedojmė, qė tė marrim njė orar mė tė volitshėm dhe kėsaj radhe nuk ka lėshim”

    Mustafa mė pas shtoi se nė radio kanė njė pėrparėsi qė teknikėt janė shqiptarė, mirėpo programin ende e kemi tė ndarė nė tre pjesė.

    Salajdin Salihu,kryeredaktor i programit shqip tha: “Nė kėtė televizion janė tre probleme: problemi kadrovik, ku duhet tė punėsohen njerėz dhe atė me ide tė reja, me qasje tė reja, ėshtė problemi teknik, ku ky TV punon me njė teknikė tepėr tė vjetėrsuar, larg standarteve tė TV-ve bashkohore, ėshtė dhe problemi hapėsinor dhe veēmas flas pėr programin nė gjuhėn shqipe, ku ende nuk kemi hapėsirė tė caktuar pėr gjithė gazetarėt, mbi tė gjitha problem i kėtij televizioni ėshtė statusi ende i pazgjidhur i tij”.

    Pėrsa i pėrket vendimeve tė tė punėsuarve qė janė pranuar tani, ai nuk e di pse nuk pėrfillet ky vendim, dhe nuk e kupton pse ministri i financave Popovski nuk e nėnshkruan kur dihet se ky ėshtė vendim i kėsaj Qeverie.

    “Unė nuk jam ndonjė alkimist qė tė bėjė ēudira, vetėm se e di se televizioni duhet tė ekipohet. Mendoj se tė gjitha pėrpjekjet e zv/drejtorit janė shumė tė drejta dhe kėrkesat e tij janė tė drejta, ai tenton tė realizohen ato qė janė vendosur nė suaza tė Qeverisė”.

    “Pa u plotėsuar kėto kushte do tė duhej vetėm tė improvizonim, mirėpo ka kaluar koha improvizimeve. Fundi i fundit ne jemi medium publik dhe varemi nga ata qė na paguajnė, mbi tė gjitha qytetarėt. Dhe pėrderisa ata na paguajnė, ne jemi tė obliguar tu afrojmė atyre emisione cilėsore, po nėse ne tentojmė ti gėnjejmė ata, unė apsolutisht nuk dua tė hyj nė kėtė lojė”, tha Salihu.

    Ndėrkaq sipas tij ka ardhur koha qė edhe politikanėt duhet ta kuptojnė se Marrėveshja e Ohrit duhet tė depėrtojė nė kėtė institucion.

    Anila Disha
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #8
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Brari,gjeta nje artikull i cili pak a shume i perngjan postimit tend:

    ARBĖN XHAFERRI DHE SIVĖLLEZĖRIT E TIJ TĖ TIRANĖS


    MUSTAFA NANO

    Pėrpara nja tri javėsh pata rastin tė takohem nė Tetovė me Arbėn Xhaferrin. Kalova orė tė tėra nėn shoqėrinė e kėtij njeriu, i cili i tradhton mrekullisht disa maniera e cliché shqiptare tė sjelljes, tė komunikimit, tė arsyetimit, tė tė artikuluarit tė ideve, tė tė bėrit politikė, etj. etj. Biseduam gjerė e gjatė, i ramė kryq e tėrthor tė gjitha temave, dukurive, prirjeve, prurjeve qė vihen re nė botėn e sotme shqiptare. Ishte nga tė paktat raste, ku unė ulem pėr tė biseduar me njė njeri e nuk mė shkon mendja tė ēohem. Pėr mė tepėr, ishte hera e parė qė bisedoja me njė politikan shqiptar kaq gjatė. Jam i sigurtė qė ėshtė dhe hera e fundit. Nė ndodhtė pėr herė tė dytė, nuk di pse besoj qė bashkėbiseduesi do tė jetė po ai, Arbėn Xhaferri, i cili – mė vjen mirė qė mendimin e mėposhtėm e kanė edhe shumė tė tjerė – nuk ka shok nė politikėn shqiptare. E dini pse? Pėrveē tė tjerash (dhe ju lutem, shprehjen “pėrveē tė tjerash” mos e merrni si tentativė pėr ta bėrė frazėn mė tė mbushur e mė tė rrjedhshme nė pikėpamje sintaksore, gjė qė s’do tė ish mėkat megjithatė), ai nuk ka rėnė nė dashuri me pushtetin, por me kauzėn e me projektin e tij politik. Dhe Arbėn Xhaferri e ka njė kauzė e njė projekt politik. Mund tė mos biesh dakord me kėtė projekt, por nuk ėshtė kjo ēfarė ka rėndėsi. Rėndėsi ka qė, nė ndryshim nga kolegėt e tij shqiptarė nė Maqedoni, Kosovė, Shqipėri, tė cilėt mendojnė veē pėr pushtet e tė cilėt rrallė e tek kanė ndonjė ide, ai lodh vazhdimisht trurin pėr ta qepur e kopsitur kėtė projekt, pėr ta bėrė doktrinėn e tij kompakte e tė ngjeshur me lėndė argumentesh, pėr tė mos lėnė nė tė asnjė tė ēarė. Ja, kjo ėshtė kokėēarja politike e Arbėn Xhaferrit, kjo ėshtė ēfarė ai bėn nė atė pjesė tė ditės, qė nuk i zihet prej veprimtarisė rutinore politike nė krye tė PDSH-sė.
    “Kam njė tezė timen” – mė tha ai nė bisedė e sipėr – “tė cilėn nuk e kam elaboruar ende deri nė fund. Jam duke e bėrė kėtė gjė”. Kjo frazė qė fare kollaj mund tė mė kalonte pa e vėnė re, unė mendoj se duhet nėnvizuar fort. Nuk ėshtė frazė politikanėsh, tė cilėt rėndom tė thonė – pėrgjithėsisht pėr tė maskuar pafuqinė intelektuale – se “nuk janė kaq tė ngeshėm pėr tė elaboruar”. Eshtė frazė qė rėndom ka kuptim nė gojėn e ndonjė spin-doctor-i, pėr tė mos thėnė, nė gojėn e ndonjė studjuesi metodik tė ndonjė shkence, por ja qė del nga goja e njė politikani shqiptar. Ndonjė lexues e ndjekės i vėmendshėm i jetės politike shqiptare mund tė zjejė nga kureshtja pėr tė marrė vesh se cila ėshtė teza nė fjalė apo cilat ishin qėndrimet e tij lidhur me ēėshtje tė ndryshme, por nuk ėshtė kjo ēfarė dua tė bėj publike (nė fund tė fundit, Xhaferri ėshtė nga ata qė, me t’i elaboruar tezat e tij, i shkruan e i boton nė tė pėrditshmet shqiptare). Mua thjesht mė intereson tė veēoj faktin e rrallė: gjendet njė politikan shqiptar qė e vė trurin nė punė, jo pėr tė hedhur batuta vulgare (F.Nano), jo pėr tė baltosur ditė pėr ditė kundėrshtarėt (S.Berisha), jo pėr tė belbėzuar nė mėnyrė tė thatė e monotone kauzėn e pavarėsisė (I.Rugova), por pėr tė ndėrtuar e prezantuar njė projekt tė mirėfilltė politik. Gjendet njė politikan shqiptar, i cili ka aq respekt pėr veten, sa matet dy herė pėr tė nyjėtuar, jo njė broēkull e jo publikisht, por njė tezė, pėr tė cilėn ende s’e ka bindur veten 100%, pėr mė tepėr nė njė bisedė tė shpenguar mes miqsh. Gjendet pra njė politikan shqiptar, pėr tė cilin koherenca e ideve, nuk ėshtė thjesht njė merak prej politikani tė pėrgjegjshėm, por edhe njė egzigjencė prej intelektuali rigoroz. O zot, sa larg janė mendjet e ēoroditura tė politikės sė Tiranės, ku gati tė gjithė flasin gjepura faqe botės e ku pėr fat tė keq nuk gjendet njė Arbėn Xhaferri.
    Gjendet mė tė rrallė ndonjė politikan i Tiranės, i cili jeton me detyrėn qė ka marrė e me pėrgjegjėsitė qė duhet tė ushtrojė, por pėrgjithėsisht energjitė e politikanėve tanė, jo vetėm ēohen dėm, por edhe bėjnė dėm. Pjesa mė e madhe e tyre, sidomos ata mė tė rėndėsishmit, qeverisin ē’u sjell dita e nuk e vrasin mendjen pėr tė parė tė nesėrmen. Mė ėshtė krijuar bindja se edhe po tė donin ta bėnin kėtė, nuk do tė ishin tė aftė ose nuk do tė mundnin. E dini pse? Kryesisht ngaqė u intereson nė mėnyrė maniakale pushteti e veē pushteti. Dhe pushteti – u ėshtė mbushur mendja tashmė – nuk fitohet me ide, me programe, me projekte, me njerėz tė zotė, tė ndershėm e vizionarė, por nė njė rrugė tjetėr, e cila nis me rekrutim militantėsh kokėboshė e pėrfundon me vjedhjen e votave. Leadership-et e partive, me ndonjė pėrjashtim tek-tuk, janė mbushur me njerėz amoralė, tė korruptuar, mediokėr, tė paedukatė, dhe udhėheqėsve tė partive as qė u vret sytė kjo gjė. Pėrkundrazi, ndihen mirė mes tyre, shpesh pikėrisht ngaqė janė si ata. Shumė shqiptarė ndihen tė turpėruar teksa e shohin veten tė pėrfaqėsuar prej kėtyre hiēėrve, ndihen tė fyer teksa shohin nėpėr ekrane televizionesh tė flasin nė emėr tė tyre pikėrisht kėta tė pagdhendur, ndėrsa udhėheqėsit e partive bėjnė sikur nuk e kuptojnė (nė ndonjė rast nuk e kuptojnė vėrtet) kėtė realitet. Sikur tė tentonin afrimin apo kooptimin e njerėzve me dinjitet e me aftėsi (mund ta bėjnė kėtė, po tė duan edhe duke shpėrfillur ēdo procedurė demokratike, pasi janė vetė zot, vetė shkop), do t’u prishej karari i tė drejtuarit pa telashe e do t’u vihej nė diskutim autoriteti si udhėheqės (cili njeri me dy fije mend nė kokė do tė ish i gatshėm tė dėgjonte qetėsisht Fatos Nanon, ndėrsa thotė pa pikė logjike nė njė mbledhje partie se “ikja e dhjetė deputetėve tradhtarė i bėn mirė partisė”? Cili njeri i menēur do tė binte dakord tė rrinte si spektator nė tė njėjtėn sallė me kryetarin e PD-sė – ja kėshtu, si qyqarė, rrinė anėtarėt e kryesisė sė PD-sė – ndėrsa Sali Berisha, me tė parė mikrofonat pėrpara tij nė tryezė, harron qė ėshtė nė njė mbledhje pune me kolegėt e tij e fillon ato ligjėrimet e tij tė ndėrkryera ½ orėshe?).
    Mund tė duket se u rrėmbeva prej moēalit tė Tiranės, pėr t’iu larguar kėshtu pa nam e nishan modelit “Xhaferri”, por jo, jemi po aty; mė saktė, jemi tek pėrmbysja e kėtij modeli nė Tiranė. Kėtu nuk bėjnė gjė tjetėr, veēse kacafyten nė mėnyrė primitive. Askush nuk po del pėr tė shpallur njė projekt (jo domosdoshmėrisht si i Arbėn Xhaferrit, pasi hallet e tij, megjithėse janė halle shqiptarėsh, janė nė njė kontekst tjetėr politik), askush nuk po del me synimin pėr tė sjellė njė frymė te re tė tė bėrit politikė e pėr tė ndėrtuar njė projekt qeverisės, askush nuk po kėmbėngul ta orientojė debatin politik drejt toneve humane e drejt ballafaqimit tė ideve. Ilir Meta, udhėheqėsi mė i ri i partisė mė tė re, e ka premtuar kėtė gjė, por ende nuk ka shenja se po e bėn. Deri tani kemi parė mė sė shumti shfaqjet televizive tė disa mbėshtetėsve tė tij qė merren veē me PS-nė e braktisur, me Erion Braēen e Luan Ramėn, duke komprometuar rėndė gjithė nismėn. Duan tė bėjnė njė parti tė re? Le tė fillojnė atėherė tė vrasin mendjen pėr ta identifikuar kėtė gjė tė re, e tė mos merren mė me PS-nė e me ZP-nė; ndryshe, nuk kanė asnjė ndryshim prej Fatos Nanos, i cili merret po me ata; ndryshe do tė jenė partia mė e re (nė kuptimin anagrafik), por jo njė parti e re (nė kuptimin politik).
    Shqiptarėt e Shqipėria janė nė pritje tė atyre qė duan e dinė tė bėjnė politikė, e jo nė pritje tė atyre qė duan pushtet. Ndryshimi qė kėrkojmė nuk vjen prej politikanėsh qė mbeten gjithė qejf nė kurthin e sherrit idiot (si deri mė sot), por prej politikanėsh qė e duan njimend ndryshimin, prej politikanėsh qė dinė tė lexojnė proceset e realitetet historike, qė dinė tė identifikojnė pėrparėsitė nė lėmshin e ēėshtjeve pėr t’u zgjidhur, qė dinė tė ndėrtojnė njė strategji zhvillimi, qė dinė mė nė fund “ta elaborojnė e pėrditėsojnė atė”.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #9
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Profesori im i Menaxhmentit,njeherit dhe kryetar i PPD-se ne Maqedoni,Abdylmenaf Bexheti shkruan:

    Shkaqet dhe pasojat nė njė lidhje sistemore

    Mozaiku i komunave etnike qė rezultoi referendumin!



    Edhe njė herė dėshiroj tė shtroj publikisht dilemėn dhe opozita patjetėr t’i pėrgjigjet pyetjes: ,,Si do ta implementojnė Marrėveshjen e Ohrit, nė tė cilėn edhe ata verbalisht betohen, ose ēfarė ndarje tjetėr territoriale do tė ofrojnė ata?”... Nuk besoj qė janė aq naiv qė tė mendojnė se do tė gjejnė partner tjetėr shqiptar nė qeverisje, i cili do tė mund tė shkojė mė poshtė se zgjidhja e pranuar prej BDI-sė, bile pas njė lufte nė tė cilėn aq shumė sakrifikuan shqiptarėt. Kjo mund tė jetė vetėm njė ėndėrr pėr ta



    Dr. Abdylmenaf BEXHETI

    LOBI 183, 20 shtator 2004



    Ligji pėr organizimin e ri territorial tė R.Maqedonisė rezultoi me pėrmbushjen e cenzusit juridik pėr shpalljen e referendumit pėr anulimin e tij. Nė fakt, asnjėri nuk e konteston tė drejtėn themelore demokratike tė qytetarėve qė pėrmes referendumit tė deklarohen pėr ēėshtjet qė i tangojnė ata, megjithatė ēėshtja ėshtė mė se e ndjeshme kur organizohen referendume monoetnike nė shoqėritė multietnike dhe reperkusionet qė mund t’i kenė ato. Nė njė lidhje sistemore tė shkaqeve dhe pasojave ėshtė e domosdoshme qė para sė gjithash tė analizohen shkaqet qė e kanė shkaktuar fenomenin e ashtuquajtur ,,referendum njėetnik,, e qė mė pas tė parashihen eventualisht edhe pasojat qė mund t’i shkaktojė ai. Edhe vetė pushteti aktual pothuajse i pranoi disa nga gabimet e bėra nė kėtė proces, pasi qė funksionarė nga partia mė e madhe-bartėse e qeverisė, ne pėrmbyllje tė ,,suksesshme,, tė grumbullimit tė firmave tė qytetarėve pėr referendum do tė deklarojnė se ,,pavarėsisht si do tė pėrfundojė procesi i firmave tė qytetarėve, para dhjetė ditėve edhe nė parti kanė debatuar pėr nevojėn e verifikimit tė ligjit tė kontestuar nga qytetarėt nė referendum,,!

    Lėshimet mė kryesore nė procesin e sjelljes sė ligjit pėr organizimin e ri territorial, ndėr tė tjera janė: Sė pari, Qeveria qė nė fazėn e parė tė sjelljes sė ligjit bėri lėshime tė mėdha sistemore pėr njė pjesė tė tė cilave opozita konstruktive me kohė i paralajmėroi, por Qeveria mbeti ,,shurdh-memece”, ashtu qė ishin propozuar propozim-zgjidhje qė as pėr sė afėrmi nuk i pėrshtateshin realitetit tė ri politik dhe rregullimit kushtetues tė vendit, siē ishte diferencimi i kompetencave tė komunave nėn ,,ombrellėn,, e qytetit tė Shkupit prej kompetencave tė komunave tjera nė vend (ligji i sapomiratuar ėshtė kundėrkushtetues dhe nė kundėrshtim me ligjin sistemor tė vetėqeverisjes lokale), pamundėsia e pėrdorimit tė gjuhės shqipe nė qytetin e Shkupit, kufiri artificial i komunės Ēair nė Shkup, formimi i enklavave monoetnike maqedonase nė pjesėn veri-perėndimore tė vendit, shlyerja e komunave tė afirmuara si tė suksesshme... etj.

    Sė dyti, i tėrė procesi i negocimit tė kufijve komunalė nga partnerėt e koalicionit ishte skajshmėrisht jotransparent, pasi qė gjatė negociatave asnjėherė mė nuk u ulėn nė tavolinė nėnshkruesit e Marrėveshtjes sė Ohrit-takimi i fundit i tyre ishte te presidenti i ndjerė z. Trajkovski, bile as edhe trupat ndėrpartiake tė ekspertėve nuk i thirrėn nė takime pune, siē ishte marrėveshja paraprake tek ish-presidenti. I vetmi takim ishte i organizuar nė Mavrovė, edhe atė duke iu falėnderuar Ambasadės zvicerane, nė tė cilin takim pushteti ishte skajshmėrisht injorues, ashtu edhe siē ėshtė stili i tyre tanimė i njohur.

    Sė treti, disa korrigjime qė u bėnė nė fazėn e dytė, pas gjoja negociatave maratonike ndėrmjet partnerėve tė koalicionit, lanė pėrshtypje tejet tė gabuar tek opinioni publik, tė cilėn e shfrytėzoi me mjeshtri opozita destruktive maqedonase, duke trumpetuar se punohet pėr pazar ndėrpartiak dhe barazim tė llogarive ndėrpartiake tė partive tė koalicionit pas zgjedhjeve tė parakohshme presidenciale, gjė e cila solli pėrshtypjen e rrejshme tė triumfalizmit te shqiptarėt dhe, si reaksion logjik i kėsaj, edhe pėrshtypjen pėr ,,humbjen e shtetit,, te maqedonasit. Kėsaj, kuptohet i kontribuan edhe mediat, si dhe deklaratat e ,,politikanėve,, shqiptarė qė njėrėn e flasin nė Parlament, tjetrėn nė pėrvjetorėt dhe pėrkujtimoret e lavdishme tė UĒK-sė dhe krejt diē tė tretė p.sh. nė Kosovė (gjatė manifestimeve tė LPK-sė!!).

    Sė katėrti, partia bartėse qeveritare nė situatė pa lider, si dhe pa kandidat tė diferencuar si tė vetėm pėr kėtė post, kishte edhe pengesa reale tė sjellė vendime tė prera dhe vendosmėrisht ta arsyetojė projektin e miratuar, pasi qė ata e dinė fare mirė se cila do parti tjetėr maqedonase tė ishte nė qeveri, e veēanėrisht VMRO-DPMNE, e cila ishte edhe e njohur pėr kėtė, do tė ofronte zgjidhje sė paku tė njėjtė pėr shqiptarėt, nėse jo edhe mė tė mirė. Kėtė shpresoj se do ta bėjė LSDM gjatė fushatės sė referendumit, tani pėr interesin e saj, pasi qė ajo deri mė sot sė paku u tregua si mė restriktive ndaj kėrkesave shqiptare gjatė gjithė kohės sė qeverisjes sė saj. Faktet pėr kėtė janė tė shumta, pėr gjithė kohėn, duke filluar nga Bit-Pazari, Ladorishti, Reēica, Gostivari, e deri tek ato pas konfliktit nė Rakovec, Sopot e gjetiu....

    Ndoshta edhe nė kėtė logjikė politike mbėshtetet edhe thirrja publike e PDSH-sė pėr votimin masiv tė shqiptarėve ,,PĖR,, referendumin e Todor Petrovit me karvanin e politikanėve tė dėshmuar si antishqiptarė. Prandaj nė kėtė deklaratė secila nga partitė mė tė mėdha maqedonase e gjetėn dhe e afirmuan segmentin e interesit tė tyre-VMRO-DPMNE si alibi para bashkėsisė ndėrkombėtare se referendumi nuk ėshtė monoetnik dhe antishqiptar, kurse LSDM si alibi pėr t’i frikėsuar maqedonasit nga qėllimet e PDSH-sė!!

    Sė pesti, qė ėshtė edhe mė keq, nė mėnyrė apolitike iu mundėsua ,,orkestrinės disharmonike,, reinkarnimi politik nėn motivet e ,,shpėtimit,, tė shtetit duke e shfrytėzuar jotransparencėn e Qeverisė nė kėtė proces, fushatėn kontraproduktive dhe mungesėn e debatit publik qė duhej ta zhvillonte Qeveria nė procesin e miratimit tė kėtyre ligjeve.

    Pozicioni defensiv i Qeverisė dhe autogolat e lojtarėve tė papėrgjegjshėm tė shumicės qeveritare solli deri tek ,,political bubble,, (floskula politike) e ashtuquajtur ,,triumfalizėm,, tė njėrės karshi ,,kataklizmės,, sė palės tjetėr!

    Kuptohet se ekzistojnė edhe shumė shkaqe tjera qė sollėn deri te referendumi nė varėsi tė kėndvėshtrimit tė tij. Nė lidhje me pasojat ekzistojnė ato rrjedhėse dhe ato qė do tė vijojnė. Megjithatė edhe njė herė dėshiroj tė shtroj publikisht dilemėn, e cila me gjasė do tė jetė aktuale edhe gjatė fushatės sė referendumit, meqė caku kryesor i opozitės maqedonase ėshtė delegjitimimi dhe zėvendėsimi i pushtetit, nėn alibin se shqiptarėve u ėshtė ,,dhėnė mė shumė se qė parasheh Marrėveshja e Ohrit,, qė nė instancė tė fundit, dėshirojnė tė vijnė nė pushtet duke e atakuar, neglizhuar dhe relativizuar tejmasė atė, atėherė duhet patjetėr t’i pėrgjigjen pyetjes: ,,Si do ta implementojnė Marrėveshjen e Ohrit, nė tė cilėn edhe ata verbalisht betohen, ose ēfarė ndarje tjetėr territoriale do tė ofrojnė ata?... Nuk besoj qė janė aqė naiv qė tė mendojnė se do tė gjejnė partner tjetėr shqiptar nė qeverisje, i cili do tė mund tė shkojė mė poshtė se zgjidhja e pranuar prej BDI-sė, bile pas njė lufte nė tė cilėn aq shumė sakrifikuan shqiptarėt. Kjo mund tė jetė vetėm ėndėrr pėr ata. Tanimė njė pjesė e konsiderueshme, nėse jo edhe ajo dėrrmuese, pendohet qė BDI e harxhoi shumė lehtė mandatin dhe kapitalin politik tė krijuar nga euforia e luftės mė 15 shtator 2002!

    Pasojat rrjedhėse nga ky luks politik i quajtur referendum tanimė duken, si: humbja nė kohė-gjashtėmujore e pazarllėqeve joefikase politike tė partive qeveritare dhe po aq do tė humbin deri nė zgjedhjet lokale; tėrėsisht u zhvendos vėmendja nga problemet reale dhe ekonomike dhe ,,boom-i ekonomik,, i paralajmėruar pėr vitin 2004 u shndėrrua nė ,,economic bubble,, (floskulė ekonomike) ashtu edhe siē ėshtė paralajmėruar (v.autorit) se do tė ndodhė; reformat e paralajmėruara tė sektorit real ekonomik, reformat institucionale, ato tė infrastrukturės gjyqėsore, reformat e administratės publike, ato tė sektorit tė shėndetėsisė, lufta efikase kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar... mbeten vetėm deklarime verbale; rruga deri te BE zgjatet edhe sė paku pėr njė vit, rritet jazi i mosbesimit dhe mosdurimit ndėretnik, pasi qė edhe ,,integristėt,, paralajmėruan luftėn e mundshme civile pasi qė opozita shqiptare paralajmėroi mundėsinė e fillimit tė pėrfundimit tė bashkjetesės-nėse atė, kuptohet, nuk e dėshiron bashkėsia etnike shumicė nė Maqedoni; vazhdoi keqėsimi i imazhit edhe ashtu negativ i Maqedonisė; paralajmėrohen (qofshin edhe spekulime) plane tė ndryshme nga diplomatė tė lartė (edhe pse anonimė) tė bashkėsisė ndėrkombėtare (Plani B,C,...) dhe e gjithė kjo edhe mė tepėr shkakton refuzim tė investimeve tė jashtme tė drejtpėrdrejta, qė edhe ashtu janė mė tė voglat ne regjion. Nė fakt, edhe vetė kryeministri Kostov gjatė marjes sė detyrės ishte modest dhe i vetėdijshėm pėr problemet reale, nė veēanti ato ekonomike, kur deklaroi se ,,nuk mund tė priten rezultate spektakulare nė afat tė shkurtėr”, megjithatė kėshtu siē janė duke shkuar punėt as edhe nė afat tė gjatė nuk mund tė priten rezultate mė tė mira, bile mund tė priten edhe keqėsime tė reja tė situatave socio-ekonomike, edhe pse pėr kėtė kryeministri tash-pas 100 ditė qeverisje do tė deklarojė ,,nuk mė duket se qytetarėt sot e kanė shumė mė keq se dje,,!

    Pėr sa u pėrket pasojave nga suksesi eventual i referendumit, pėr ēka partitė qeveritare nuk besojnė ashtu si nuk besonin pėr mundėsinė e grumbullimit tė nėnshkrimeve, ato mund tė jenė edhe mė tė mėdha edhe pėr shkak tė qėndrimit tė Qeverisė ndaj tij, pasi qė Qeveria ėshtė gjithnjė e mė e nervozuar, e frustruar dhe e papėrgatitur qė tė ballafaqohet me suksesin eventual tė referendumit, pėr ēka mundohet qė pėrmes faktorit ndėrkombėtar t’i frikėsojė qytetarėt me kėrcėnime pėr skenar ,,tė errėt”, nė vend qė tė ndėrtojė strategji nė rast tė suksesit eventual tė referendumit. Gjasat pėr referendum tė suksesshėm janė gjithnjė e mė tė vogla pas pozicionimit tė PDSH-sė pro-referendumit, me ēka iu bė shėrbim i madh vetė LSDM-sė dhe ndoshta krahut tė VMRO-sė sė Georgievskit pėrballė atij tė Gruevskit! Opozita destruktive e verbuar pėr pushtet edhe pa shtet akoma udhėhiqet me paradigmėn ,,sa mė keq, aq mė mirė,,.

    Nė anėn tjetėr ėshtė e pamundur mė tej tė thirren shqiptarėt nė kompromis (pėrmes BDI-sė!) pėr tė mbijetuar shtetin vetėm nė kurriz tė tyre-bile edhe kur organizohet referendum kundėr tyre, pasi qė ata shumė herė deri mė sot kanė bėrė kompromise (rikujtojmė Preambulėn e Kushtetutės sė fundit, pjesėn normative tė saj ku rregullon statusin e kishės, kufijtė e komunės shqiptare nė Shkup, pėrfaqėsimi simbolik i shqiptarėve nė administratė edhe tre vjet pas konfliktit...). Qėndrimi i partisė shqiptare nė pushtet, e cila bėn ,,kėrcime,, nga njė skajshmėri nė tjetėr, duke paralajmėruar luftėn qytetare nėse ndodh referendumi, pastaj pėrmes paralajmėrimit tė vetos pėrmes mekanizmit tė Komitetit ndėretnik gjatė votimit pėr referendum e deri te marrja pjesė e deputetėve tė saj nė Parlament gjatė konstatimit tė shpalljes sė referendumit, kundėr shqiptarėve siē thonė edhe ata vet! Nuk mendoj se sjellja dhe qėndrimi i deputetėve tė BDI-sė gjatė kėtij akti ishte ekzemplar reprezentativ i vullnetit tė shumicės shqiptare qė pretendojnė ta pėrfaqėsojnė ata, pėr ēka ata vetė do tė japin llogari para zgjedhėsve. Si duket e kanė harruar rregullėn elementare se njė ditė pas zgjedhjeve jeni vetėm njė ditė mė pak para zgjedhjeve tė ardhshme, kurse tanimė vetėm nė gjysmė tė mandatit!

    (Autori ėshtė profesor nė UEJL-Tetovė dhe kryetar i PPD-sė)
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #10
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Qasje: Parlamenti duhet t’i tejkaloje krizat, e jo t’i krijoje

    Nese qasja ne situaten e krijuar ndaj krizes eshte me sinqeritet dhe pergjegjesi edhe ne vete foltoren e Parlamentit, atehere kjo do te thote edhe nje shanse plus qe te evitohet kriza. Parlamenti e ka forcen e ndikimit e cila i jep rrjedhe situates se caktuar te krizes. Ne situata te ketilla rendesia e njeriut dhe e drejta e tij per jete duhet te jete motivi kryesor per evitimin e situatave te krizes
    .
    Parlamenti i Republikes se Maqedonise, si organ perfaqesues i qytetareve dhe bartes i pushtetit ligjdhenes, me kushtetuten e RM-se ka rol te percaktuar edhe ne rast te situatave te krizes.

    Me kushtetuten e RM-se eshte percaktuar se jeta dhe prona e qytetareve dhe siguria e tyre jane te paprekshme, per cka vijon se duhet te ndermerren masa per mbrojtjen e tyre dhe zvogelimin e pasojave nga rreziqet dhe kercenimet per sigurine e tyre.

    Roli i Parlamentit, pikerisht nga kjo qe u tha me lart eshte te nxjerre rregullative ligjore, te merr vendime dhe perfundime si parakusht per tejkalimin e situatave eventuale te krizes.

    Me vete faktin se nocioni “situate e krizes” definohet si gjendje e shkaktuar nga rreziqet dhe kercenimet te cilat e cenojne sigurine e shtetit me perdorimin e mjeteve dhe metodave te dhunes, roli i Parlamentit ne relacion me organet dhe institucionet tjera shteterore eshte shume i rendesishem.

    Parlamenti (Kuvendi) qe t’i percaktoje dhe precizoje kompetencat e veta, por edhe te organeve dhe institucioneve te tjera, nxjerr Ligj per menaxhim me Krizat ku mes tjerash, sqarohet nocioni dhe domethenia e: sigurise se R. se Maqedonise, rreziqeve dhe kercenimeve, resurseve, situates se krizes, dhe situates urgjente humanitare.

    Ne baze te nocionit dhe definicionit per situatat e lartpermendura, e ne funksion te tejkalimit te tyre, ne Parlament jane formuar trupa punues me pergjegjesi dhe detyre sakte te percaktuar dhe te precizuar.

    Trupat punues (komisionet) sic jane: Komisioni i mbrojtjes dhe i sigurise; Komisioni per mbikeqyrje te punes te DS dhe KZ dhe i AZ; Komisioni per sistem politik dhe marredhenie mes bashkesive; Komisioni anketues per te drejtat dhe lirite e njeriut; Komiteti per marredheniet mes bashkesive,ne baze te informatave te marra nga Qeveria e Republikes se Maqedonise, debatojne dhe paraqesin raport ne seancat plenare. Parlamenti, nenkuptohet, debaton, nxjerr perfundime te cilat i percjell te Qeveria e cila duhet t’i zbatoje. Kjo procedure nuk duhet te kuptohet se mund te vonohet ne situata te caktuara, ato relacione me institucione te tjera jane te rregulluara me ligj dhe me akte dhe urdheresa te tjera.

    Eshte e qarte se ne rast te situates se krizes dhe situatave urgjente humanitare nga rreziqet dhe kercenimet, formohen: Komiteti Drejtues, grupe per vleresim dhe Qendra per menaxhim me kriza, por te gjitha keto institucione permes Qeverise se RM-se, mbajne pergjegjesi para Parlamentit te RM-se.

    Sipas bindjeve dhe pervojave te mia si parlamentar, shume i rendesishem eshte edhe dimensioni politik per rolin e Parlamentit ne kriza dhe tejkalimin e tyre. Ekziston nje pervoje e verifikuar dhe e deshmuar se ne rast te situates se krizes nese ne shtet punon dhe funksionon Parlamenti, ka gjasa me reale qe te tejkalohet kriza. Nje konstatim te tille do ta mbeshtesim me shembuj tek ne dhe me larg:

    Ne vitin 1992 ne Bosnje e Hercegovine se pari pushoi te funksionoje Parlamenti, e pastaj kriza u perhap ne lufte te pergjakshme me shume viktima dhe tragjedi te medha.
    Ne Rusi “duhej” te granatohej Parlamenti qe te tejkalohej nje situate e krizes politike.
    Ne R. e Maqedonise gjate kohes se krizes te vitit 2001 Parlamenti funksiononte dhe luajti rol kyc qe te evitohet kriza, perkatesisht konflikti i armatosur te mos perhapet ne lufte nderetnike dhe qytetare me pasoja te paparashikueshme. D.m.th., kemi nje shembull te mire per rolin e Parlamentit ne situatat e krizes.
    Me vitin 2003 deputetet e Parlamentit me gjakftohtesine dhe pergjegjesine e tyre dhane kontribut te madh qe te mos reciklohet situata e krizes ne Haracine (rrethimi i stacionit te policise) dhe Vaksince (gjate sistemimit te forcave policore ne rajon krize).


    Parlamenti perkatesisht parlamentaret si te zgjedhur te popullit, varesisht nga pergjegjesia e tyre personale, kane rol te rendesishem ne drejtim te evitimit ose thellimit te situatave te caktuara te krizes. Nese vleresohet ose konstatohet nje situate krize, e cila e rrezikon sigurine e qytetareve, atehere parlamentaret perkatesisht Parlamenti duhet t’i ve ne levizje te gjitha resurset qe te pengohet ose te evitohet kriza. Nese qasja ne situaten e krijuar ndaj krizes eshte me sinqeritet dhe pergjegjesi edhe ne vete foltoren e Parlamentit, atehere kjo do te thote edhe nje shanse plus qe te evitohet kriza. Parlamenti e ka forcen e ndikimit e cila i jep rrjedhe situates se caktuar te krizes. Ne situata te ketilla rendesia e njeriut dhe e drejta e tij per jete duhet te jete motivi kryesor per evitimin e situatave te krizes.

    Parlamenti duhet te diskutoje dhe te kujdeset edhe per perberjen etnike te strukturave udheheqese, pjesemarresit dhe ekzekutuesit te angazhuar drejtperdrejt ne detyren ne situatat e krizes. Me kontinuitet dhe me pergjegjesi duhet te punohet per perberjen etnike, d.m.th, perfaqesimin e te gjitha bashkesive ne menyre adekuate dhe te drejte edhe ne njesitet speciale te ARM-se dhe MPB-se. Vetem keshtu fitohet besimi ne situate te caktuar dhe nuk mbetet shume hapesire per komente “njeri kunder tjetrit” sipas perkatesise etnike.

    Roli i Parlamentit ne kriza dhe ne evitimin e tyre ka edhe dimensionin moral. Vetem te perkujtojme se ne te gjitha keto situata te kaluara te krizes nuk ka humbur jeten asnje deputet, minister ose kryetar i partise politike parlamentare.

    Parlamenti duhet t’i tejkaloje krizat, e jo t’i krijoje.

    Nga:
    Ismet Ramadani, deputet i PPD-se

    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  11. #11
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Bisede rasti me Ismet Ramadanin, pjesemarres i puneve te Unionit Interparlamentar: Ahrensi kishte te drejte, tani maqedonasit nuk dine c’kerkojne!

    Ne konferencen e 111-te te Unionit Interparlamentar qe po mbahet keto dite ne Gjeneve, merr pjese edhe grupi i deputeteve te Kuvendit te Maqedonise. Ne kuader te kesaj konference veprojne tri komitete, ai per paqe dhe siguri nderkombetare, komiteti per financa dhe tregti si dhe komiteti per demokraci dhe per te drejtat e njeriut. Pasi te debatohet, hartohen rezoluta, per t'u votuar me vone ne seancat plenare te Unionit Inteparlamentar.
    .
    Njeri nga pjesemarresit nga Maqedonia, deputeti Ismet Ramadani, ne diskutimin e tij u perqenndrua ne piken e komitetit mbi paqen dhe sigurine nderkombetare, me theks te posacem mbi rolin e parlamentareve ne carmatim kunder proliferimit te armeve me shkaterrim masiv.”Jemi ne nje situate pas akteve te fundit terroriste, nga 11 shtatori, definitivisht shtetet dhe qeverite duhet te vetedijesohen per pasojat qe mund te dalin ne nje shoqeri nga keto lloj armesh” ka thene Ismet Ramadani. Me deputetin Ramadani, gjate qendrimit ne Gjeneve, beme kete bisede rasti, ku folem edhe per aktualitete politike ne Maqedoni.

    - Bazuar nga nje situate ende e brishte ne Maqedoni, mund te themi se jemi shume larg apo afer zbatimit te Marreveshjes se Ohrit?

    -Thene shkurt, Marreveshja e Ohrit eshte nje dokument i cili shnderrohet ne ndryshime kushteutese qe permbledh pesembedhjete nene dhe ne procedurat paralamentare kjo eshte nje pune e kryer qysh ne vitin 2002. Por, ajo qe brengos rreth marreveshjes se Ohrit eshte fakti se aty ka nje zhagitje, sepse marreveshja ne fjale nuk eshte duke u implementuar me ate dinamike sic kishin kerkuar nderkombetaret dhe partite politike shqiptare, njekohesisht ashtu sic kishin premtuar edhe partite qeveritare te pales maqedonase. Pakenaqesia shkon deri aty sa ka elemente te cilat flasin se obstrukcionet nga pala maqedonase ne insitucione jane gjithnje me prezente, sepse si po jetesohet Marreveshja e Ohrit, pala maqedonase kendellet per te keq Madje disa parti poltike dhe lidere te tyre, si ata te VMRO-ve, sikur kane filluar te distancohen nga kjo marreveshje paqesore, e cila i siguron vendit jo vetem paqe dhe siguri, por edhe integrim te rajonit ne instancat me te larta nderkombetare. Per te mos qene nihilist, duhet thene se shqiparet kohet e fundit kane filluar t'i forcojne pozicionet, gje kjo ndoshta krejt normale ne nje vend qe pretendon te jete demokratik me nje popullsi numerikisht gati sa ajo maqedonase, si ne minsitri te puneve te mbrendhsme, ashtu edhe ne ate te mbrojtjes dhe insitcione tjera sheterore. Pastja, nga Marreveshja e Ohrit, duke konsideruar si te arritur zyrtarizmnimin e Universitetit te Tetoves. Ne perdorim te gjuhes ende kemi probleme, sidomos ne pjesen ekzekutive te shtetit dhe ende nuk kemi ligj te simboleve kombetare edhe pse kemi ne perdorim nje stihi, por ende nuk kemi rregulluar me ligj simbolet. Pervec kesaj, pak eshte bere po ashtu ne aneksin e trete te Marreveshjes kornize te Ohrit ku duhet te ndodhe risocializimi i ish-pjesetareve te UCK-se ne cka kane partite shqiptare.

    - Mendimi i juaj: cila do te jete Maqedonia pas ketij referendumi te paralajmeruar nga nje pjese e subjekteve maqedonase?

    -Vete iniciativa dhe perkrahja e ketij referendumi eshte shume indikative, gje kjo e cila flet qarte se prania e nderkombetareve eshte e nevojshme ne Maqedoni. Nje referendum i suksesshem, nuk eshte ne favor te perspektives se vendit. Ai do t’i shtynte edhe shqiptaret te jene me unike dhe te organzohen edhe ata per nje strategji me te re ne rajon per ardhmerine e tyre. Nuk mund te rrine shqiptaret indeferente nese nga ky referendum shtrohet pyetja per ndarjen territoriale te Maqedonise dhe kunder perdorimit te gjuhes shqipe. Une dhe PPD-ja si parti e kundershtojme kete referendum jo vetem per shkak se mund te ndikoje ne ngritjen e tensioneve nderetnike, por edhe ne ngadalesimin e rrugeve te nisura drejt integrimit te Maqedonise ne instancat e larta nderkombetare dhe organizmat e ndryshme boterore.

    -Dhe ne fund, le te kujtojme thenien e para ca vitesh te diplomatit Gert Ahrens, kur shprehu pershtypjen e tij "nuk di se cka kerkojne shqiptaret ne Maqedoni?!". Kete e perkujtojme nga fakti se tani kjo thenie do te vlente per maqedonasit, te cilet jane te percare rreth referendumit dhe ardhmerise se Maqedonise.A thua vlen nje vleresim se tani "maqedonasit nuk dine cka kerkojne sot"?

    -Po pajtohem plotesisht me nje krahasimin te tille, sepse maqedonasit kane marre ne thua me opcionet e veta! Partite qe jane pjese e qeverise, socialdemokratet dhe liberaldemokratet ne koalicion me BDI-ne, e kundershtojne refrendumin, nderkaq disa parti te tjera te opozites, kane qasje ekstremsite, duke mos menduar fare per perspektiven e vendit dhe per pasojat qe mund te dilnin nga ky referendum. Nuk eshte pa perkrahje as ideja e Lubco Giergevskit per ndarjen e Maqedonise. Kjo strategji, apo politike e ndarjes se Maqedonise eshte interesante, sepse me vet faktin se Bullagaria eshte anetare e NATO-s dhe eshte kandidate serioze deri ne vitin 2007 te jete ne Bashkimin e Evropian, nuk eshte e interesuar per ndryshim kufijsh dhe nuk perzihet si dikur ne punet e brendshme te Maqedonise ose ne partite e ashtuqujatura probullgare. Kam pershtypjen se sikur Rusia ndaj Serbise, ashtu edhe Bullgaria ndaj Maqedonise, nuk e ka ndermend te cajne me koken me ekstremistet.

    Nga:
    Nefail MALIQI
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  12. #12
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Sami Frashėri-njė model i bashkimit tė popujve



    “Njerėzit e mėdhenj janė pishtarė qė ndriēojnė rrugėn e pėrparimit nė kohėn e vet dhe qė vazhdojnė tė mbeten tė ndezur pėrgjithmonė nė rrugėn e njerėzimit.”



    Aziz POLLOZHANI



    “Njerėzit e mėdhenj janė pishtarė qė ndriēojnė rrugėn e pėrparimit nė kohėn e vet dhe qė vazhdojnė tė mbeten tė ndezur pėrgjithmonė nė rrugėn e njerėzimit.” Janė pikėrisht fjalėt e Sami Frashėrit tė madh kėto, me tė cilat, nė shenjė nderimi tė kėsaj figure tė ndritur dhe enciklopedike e filloj kėtė fjalė tė shkurtėr.

    Sami Frashėri, me talent dhe dije pėrmasash universale, jetoi dhe veproi nė gjysmėn e dytė tė shekullit nėntėmbėdhjetė, periudhė kjo e lėngimit tė madh tė Perandorisė Osmane, duke shkelur edhe nė shekullin njėzet, kur ndodhi edhe fundi i saj. Lindur dhe formuar nė gjirin e familjes sė madhe tė kombit tė frashėrllinjve, me dhunti tė shquar dhe formim elitist, si edhe personalitete tjera tė shquara tė kėsaj pjese tė perandorisė, kishte si vizion reformimin e mjedisit ku jetonte dhe vepronte, shembėllueshėm Evropės pėrparimtare. E kishte tė qartė se rrugėt e kėtij ndriēimi nga brenda e shoqėrisė njerėzore, kudo dhe kurdo qoftė, janė ato tė arsimimit dhe dijes. Tėrė vepra e tij monumentale prandaj synonte kėtė objektiv. Kėshtu e pėrfytyronte ai tė nesėrmen e atdheut tė vet , rrugėn drejt lirisė dhe shtetit, kėshtu i projektonte nė vizionin e vet edhe popujt e tjerė fqinj me Shqipėrinė. Sami Frashėri, me veprėn e tij letrare dhe shkencore, me pėrmasa enciklopedike, duke shkruar shqip, turqisht dhe arabisht dhe i frymėzuar prej modeleve perėndimore, sidomos prej iluministėve francezė, siē ishin Volteri dhe Didero, mbeti pėr gjithė kohėrat njeriu qė bashkonte popuj, qytetėrime, besime, vlera njerėzore universale. Kėto ide tė Samiut, kishin zanafillėn nė njė periudhė dramatike nė Gadishullin Ballkanik dhe mė gjerė, tė lindura prej kundėrthėnieve kur kryqėzoheshin dy epoka: fundi Perandorisė Osmane dhe zgjimi i ndėrgjegjes sė popujve pėr pavarėsi.

    Nė kėtė konteskt, nė kėto hapėsira, lindėn personalitete tė shquara qė u bėnė bartės tė ideve dhe pėrparimit evropian nė Perandorinė Osmane. Dhe, pikėrisht kėta qenė projektuesit e mėdhenj edhe tė idesė pėr pavarėsinė e popujve tė vet tė robėruar. Sami Frashėri, pa dyshim qe njėri nga figurat mė markante nė kėtė hapėsirė. Veprimtarė tė tillė dhe me vizione tė ngjashme kanė edhe popujt e tjerė. I tillė ėshtė edhe rasti i rilindasit maqedonas Grigor Prliēev, i cili mbėrriti famė tė madhe duke shkruar edhe nė gjuhėn greke, edhe duke u frymėzuar prej sė kaluarės sė shqiptarėve nė veprat epike tė njohura tė tij Serdari dhe Skėnderbeu. Tė tillėt mbeten njerėz –ura tė pėrhershėm midis popujve me gjuhė dhe kultura tė ndryshme, qė synojnė vlerat e njejta universale dhe kanė pėr bazė interesin e vėrtetė tė popujve tė tyre. Kjo traditė, bazuar mbi kėto parime, qė dolėn nga ndjenjat sublime tė kėsaj periudhe, ėshtė bazė legjitime e koncepteve tė reja qė natyrshėm po krijohen edhe sot nė Ballkan dhe mė gjerė, pėr njė tė ardhme mė tė mirė nė interes tė ndėrsjellė. Koha dėshmon se sa herė qė lėmė nė harresė kėtė traditė tė pėrbashkėt, hasim nė ngecje dhe konfuzion.

    Nė kohėn e sotme, kur janė prezente tezat ekstreme, siē ėshtė ajo e pėrplasjeve tė qytetėrimeve, me pasoja mbi fetė, besimet, identietin, Sami Frashėri me jetėn dhe veprat e tij, edhe pse janė shkruar para mė shumė se njė shekulli, e prezenton tė kundėrtėn: afrimin dhe bashkimin e vlerave tė civilizimeve tė ndryshme. Ne sot, kėtu nė Maqedoni, nė kryeqytetin tonė – Shkup, ku janė kryqėzuar shumė kultura, tradita dhe civilizime, krenohemi qė mund t’ia bėjmė kėtė homazh, rilindasit tė madh Sami Frashėrit, duke botuar dhe prezentuar nė mėnjyrė dinjitoze njė pjesė tė veprave tė tij.

    Prandaj, e shoh si jashtėzakonisht tė rėndėsishėm edhe kėtė tubim qė duhet tė hapė rrugė drejt pėrkujtimit edhe tė figurave tjera tė rėndėsishme pėr tė tanishmen dhe tė nesėrmen tonė dhe tė brezave pas nesh, tė figurave pra qė nuk i munguan hapėsirės sonė.

    Mė lejoni qė ta mbyll kėtė fjalė pėr Sami Frashėrin e madh, pikėrisht me disa nga sentencat filozofike tė tij, tė botuara nė vėllimin e veēantė, me titullin Fjalė tė urta: “Njerėz tė mėdhenj janė ata qė lėnė pas vepra tė mėdha”, “Vepra tė mėdha janė ato qė u sjellin dobi njerėzve”, “Mė i pėrbuzuri ėshtė ai qė nuk i bėn shėrbim botės”…

    Dhe nė fund fare mė lejoni tė pėrgėzoj gjestin e botuesit Logos-A, pėr organizimin e kėtij tubimi shkencor nė kuadėr tė njėqindvjetorit tė vdekjes sė Sami Frashėrit dhe pėr nxjerjen nė dritė tė njėzet vėllimeve tė tij, me urimin qė tė vazhdojė me punėn e filluar pėr kompletimin e veprave tė Samiut nė gjuhėn shqipe , vepra kėto qė nė numėr arrijnė nė rreth 60.

    Ndjej obligim dhe kėnaqėsi qė pas tubimit shkencor tė mbajtur nė kėtė shtėpi muaj mė parė, me rastin e 95-vjetorit tė Kongresit tė Manastirit, edhe me kėtė rast tė falėnderoj sinqerisht Akademinė e Shkencave dhe Arteve tė Maqedonisė e cila e pėrkrahu mbajtjen e kėtij tubimi shkencor dhe sidomos kryetarin e saj, pėr prezencėn dhe kontributin e tij personal.

    (Fjala e ministrit tė Arsimit dhe Shkencės nė tubimin shkencor me rastin e 100-vjetorit tė vdekjes sė Sami Frashėrit nė Akademinė e Shkencave dhe Arteve tė Maqedonisė 20 nėntor 2004)
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  13. #13
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Prishtinat” tona

    Lulishte pa rojtar

    Nga llafazania demokratike nuk vėrejtėm se ndėrtojmė shumė “shqipėri” tė pavarura nė tė cilat vdesin ėndrrat rinore; ėndrra tė dala si nga vargjet qė pikturonin poetin e ri kosovar nė mėrgim, me tė cilin njėherė moti shėtisnim ēuditshėm rrugėve tė njė metropoli perėndimor: ai si kufomė e cila ecte atje e shpirtin e kishte kėtu, qė bėnte gjumė matanė maleve e folenė e ėndrrave e kishte lėnė nė Kosovė, e unė ecja pranė tij si hije e trupit tė djeshėm. I ngjaja udhėtarit qė e kishin shkundur tė gjitha gropat e rrugėve nėpėr “shqipėritė” tona. Dhe nuk munda t’i shpjegoja se pse nė Kosovėn e lirė dhe demokratike, me nė krye kritikun e dikurshėm letrar, askush nuk kujdeset pėr brezat e rinj letrarė. Aq mė pak pata shpjegim pse nė “shqipėritė” tona mė tė organizuara dhe mė me ndikim janė “organizatat e homoseksualėve” sesa shoqatat e krijuesve letrarė

    Kim MEHMETI


    Edhe tani, njėsoj si para dy dekadave, posa e kaloj Ēagllavicėn dhe lėshohem me veturė teposhtėzės qė tė ēon rrugėve tė Prishtinės, nuk mundem e tė mos drejtoj shikimin kah Pallati i dikurshėm i Shtypit. Dhe gjithnjė, sa shoh nė largėsi atė godinė, mė rikthehen kujtimet e largėta nga kohėt kur ne, rinoshėt letrarė nga Maqedonia, me dorėshkrimet nėn sqetull vinim aty ku ishte e thurur foleja e vetme ku mund tė ēelnin ėndrrat tona letrare – “Rilindja”. Dhe ngjiteshim shkallėve tė atij pallati si drejt vitoreve tė cilat na prisnin tė gatshme qė t’i ngjeshnin ėndrrat tona. Arrinim nė katin ku tė ndrojtur ua dorėzonim dorėshkrimet tė mėdhenjve tė letrave tona, Ali Podrimjes, Nazmi Rrahmanit, tė ndjerit Anton Pashku … . Ardhjen tonė ata nuk e masnin me sasinė e vlerave qė sillnim, por me dėshirėn tonė pėr tė bėrė letėrsi nė kohė dhe hapėsirė kur nga shqiptarėt nuk kėrkohej tė dinin asgjė mė shumė se sa mjeshtrinė e tė sharruarit dru. Prishtina pėr ne ishte dhe mbeti Piemonti i ėndėrruar ku na ledhatonin edhe kur e meritonim qortimin, ku na i ushqenin iluzionet se bėjmė art, jo pse ishin iluzionistė, por qė tė shtonin numrin e letrarėve tė rinj, qė tė mirėmbanin parajsėn e kėsaj bote. Mbase na ledhatonin edhe shkaku se Kosova ishte nėna jonė arsimore dhe kulturore, e ne tė Maqedonisė fėmijėt bonjakė tė cilėt vinin nė Prishtinė sa tė shijonin pėrkėdheljet e shkathta tė nėnės. Aty, tek ai pallat, ne, ėndėrrimtarėt e rinj me ambicie krijuese, ndiheshim si nė pallatin e ėndrrave. Dhe ktheheshim nė Maqedoninė socialiste tė bindur se derisa tė kemi Kosovėn, s’ka kush na ēon tė harrojmė alfabetin e Manastirit.

    Edhe tani, saherė qė vij nė Prishtinė, mirėsegjetjen ia uroj duke pėrkėdhelur me shikim shumėkatėshen e heshtur e cila dikur ishte shpresė dhe mitėr qė u jepte jetė ėndėrritjeve tona krijuese. Nė dallim nga atėherė kur Prishtina ishte mė e vogėl e unė ėndėrrimtar mė i madh se sot, tani ēdo gjė ėshtė mė ndryshe: kryeqendrės sė Kosovės i janė shtuar banorėt, e mua mė janė pakėsuar ėndrrat. Mbase shkaku se atėherė ėndėrronim pasurinė kulturore qė do ta krijonim kur tė arrinte liria, e sot jetojmė varfėrinė tonė kulturore nė liri. Apo, nga arsyeja se ne, tė rinjtė e dikurshėm, e dinim se ku mund t’i sprovojmė ėndrrat tona krijuese e tani krijuesit e rinj tė Kosovės janė zė i heshtur, pėr tė cilėt thuajse askush nuk mban llogari. Dhe, vallė, ka sot njerėz qė pyesin ku janė gjeneratat e reja letrare tė Kosovės? Pyet dikush se kush e ndihmon krijuesin fillestar qė ėndrra e tij krijuese tė bėhet libėr, e libri i tij ardhmėri? Vallė, askush nuk e vėren kėtė zbrazėtirė mes brezave krijues, kėtė shterje tė njėhershme emrash tė rinj krijuesish, tani kur poetėt duhej tė dilnin nga vargjet e ndrydhura dhe tė kėndonin lirshėm.

    Kur vij nė Prishtinėn e sotme, e cila me asgjė nuk i ngjan asaj tė kohėve kur ne, rinoshėt letrarė tė Maqedonisė atė e kishim si nėnė tė kujdesshme qė na jepte forcė tė mos i tradhtonim ėndrrat krijuese, ngutazi ia rikujtoj vetes se nuk jam ai i dikurshmi e as Kosova ajo qė e ėndėrronim se do tė jetė. Se edhe Pallati i dikurshėm i Shtypit ka vetėm katet e njėjta dhe askush nė tė nuk pret mė krijuesit e rinj. Dhe gjithmonė, pėrderisa kaloj atė teposhtėz qė mė paraljamėron hyrjen nė barkun e fryrė tė Prishtinės, rikujtoj tė rinjtė shqiptarė qė kam takuar nėpėr metropolet e botės, menēurinė qė i stolis, hijen e pikėllimit nė fytyrat e tyre, hije qė i ngjan folesė sė braktisur nė tė cilėn kanė mbetur vetėm pendlat e ėndrrave tė kota rinore. Nė rikujtime mė vjen edhe njė i ri kosovar qė e pata takuar nė njė qytet tė largėt, i cili mė tha: “I rėndė ėshtė malli pėr vendlindjen dhe dėshpėrimi pse i varrosa ambiciet krijuese, por mė i rėndė mė ėshtė bėrė gjumi nė tė cilin kurrsesi nuk mund tė depėrtojnė ėndrrat e mia tė dikurshme!”. Dhe mė dha njė fletore tė mbushur pėrplot me vargje dhe skica poetike. “Nuk dua t’i ruaj, se mė rikujtojnė farėn e mykur tė gjyshit qė nuk arriti ta mbjellė nė pranverėn kur digjej Kosova!” Lexova vargjet qė nuk shprehnin ėndrra tė ngatėrruara, por vetminė, shpresat e davaritura, iluzionet e bėra gėrmadhė, ėndrrat qė pikturonin ujdhesėn e braktisur tė ambicieve rinore. Askund, nė asnjė varg nuk kishte akuzė apo fajėsim, por vetėm hutesė dhe njė kumt tė rėndė sa vetė paperspektiva e bashkuar rinore e tė gjitha “shqipėrive” tona. Vargje ku si nė palimpsest ishte vizatuar harta shpirtėrore e rinisė sė sotme dhe dėshtimi i prindėrve tė tyre – gjeneratės sime - tė cilėt mbase gabimisht ua kishin shpjeguar lirinė: nuk u kishin treguar me kohė se rruga qė shpie drejt lirisė dhe demokracisė sė mirėfilltė kalon nėpėr lagjen e “maunokracisė” dhe tė akulturimit. Mbase edhe nuk kemi bėrė gabim ne, po na janė ngatėrruar rrugėt. Nga tymi i mauneve nuk vumė re se ēdo gjė morėn nė duar “shkėrdhatokratėt” dhe rininė e lanė pėrpara udhėkryqeve pa semafora. Nga llafazania demokratike nuk vėrejtėm se ndėrtojmė shumė “shqipėri” tė pavarura nė tė cilat vdesin ėndrrat rinore; ėndrra tė dala si nga vargjet qė pikturonin poetin e ri kosovar nė mėrgim, me tė cilin njėherė moti shėtisnim ēuditshėm rrugėve tė njė metropoli perėndimor: ai si kufomė e cila ecte atje e shpirtin e kishte kėtu, qė bėnte gjumė matanė maleve e folenė e ėndrrave e kishte lėnė nė Kosovė, e unė ecja pranė tij si hije e trupit tė djeshėm. I ngjaja udhėtarit qė e kishin shkundur tė gjitha gropat e rrugėve nėpėr “shqipėritė” tona. Dhe nuk munda t’i shpjegoja se pse nė Kosovėn e lirė dhe demokratike, me nė krye kritikun e dikurshėm letrar, askush nuk kujdeset pėr brezat e rinj letrarė. Aq mė pak pata shpjegim pse nė “shqipėritė” tona mė tė organizuara dhe mė me ndikim janė “organizatat e homoseksualėve” sesa shoqatat e krijuesve letrarė.

    Kur vij nė Prishtinėn e sotme, jo qė ndjej nostalgji pėr atė tė dikurshmen, por mė mungojnė disa njerėz. E kam vėshtirė t’i takoj ata qė dua t’i shoh. Janė tė shkapėrderdhur nėpėr kafenetė e shumta. Nga llafazania shumėpartiake e kam vėshtirė t’ua dalloj edhe zėrin. Nga britma e atyre qė shpjegojnė se sa “shqipėri” do tė mjaftonin qė tė pėrfshiheshin gjithė lidershipėt tanė, nuk arrij t’i dėgjoj edhe pėrshėndetjet e miqve. Dėgjoj vetėm pėshpėritjet e tė rinjve qė mbase dhembshėm pajtohen me fatin se edhe tani – njėsoj si dikur – ardhmėri mund t’u ofrojė vetėm nėna parti: e vetmja qė mund t’i furnizojė me “certifikatėn” qė hap dyert e tė nesėrmes sė ndritshme – librezat partiake. Dhe nuk mund mos tė parballem me ata qė nuk mė janė dashur kurrė, ata tė cilėt – njėsoj si dikur – botojnė e ribotojnė vepra nė tė gjitha “shqipėritė” tona, ku kalimthi shpėrndajnė edhe letra me pėrmbajtje tė larta patriotike: “demaskojnė destruktivitetin” e dikurshėm tė kolegėve tė tyre dhe maskojnė vetveten me grimasėn e tė pėrvuajturve tė dikurshėm dhe viktimave tė sotme. Ndėrkohė, ende nuk e kuptova ku pinė kafenė e mėngjesit ata qė vėrejnė se “shqipėritė” tona bėhen mjedise ku tė paktė janė ata qė murojnė parajsėn e kėsaj bote – ua shtrijnė dorėn tė rinjve, e shumohet numri i muratorėve tė ferrit tė cilėt pėrbuzin aftėsitė dhe freskinė rinore.

    Prishtina e sotme, njėsoj si gjithė “prishtinat” tona shqiptare, i ngjan lulishtes pa rojtar. Dhe vijnė tė huajt, marrin me vete ajkėn rinore. Mbase mund tė na ndodh tė mbetemi vetėm me “ujqit” e vjetėr qė ngutshėm ndėrtuan strofullat e veta nė “xhunglėn” shumėpartiake dhe na e bėnė tė ditur ku qėndron dallimi mes monizmit tė egėr dhe “maunizmit” demokratik. Aty, mes kėtyre dy botėrave tė skajshme, mbeten krijuesit e rinj shqiptarė qė kanė fatin tė jetojnė nė “unmikistanin” e lirė, por edhe disfatėn qė tė mos ndjejnė ēdo tė thotė tė shkosh nė Pallatin e Shtypit, ku tė presin ata qė u gėzohen ėndrrave krijuese rinore dhe tė nxisin tė shkruash edhe atėherė kur nuk e njeh peshėn e shkronjave tė shėnuara nė letrėn e bardhė. Mbase shkaku se atėherė tė gjithė ėndėrronim lirinė e tani, na janė ngatėrruar ėndrrat, kėshtu qė nuk shohim se dallimi mes kėsaj bote qė jetojmė sot edhe asaj qė ishte dikur nuk ėshtė gjithaq i madh: ne, krijuesit e rinj tė atėhershėm ėndrronim tė jetojmė nė liri e kėta tė sotmit e jetojnė lirinė pa ėndrra. Ne atėherė pikturonim lirinė e ėndėrruar, e kėta tė sotmit janė humbur nė ngjyrėn qumėshtore tė pashpresės. Ndėrkohė, dikush duhet t’u thotė hapur: mos pandehni se ardhmėrinė mund t’ua ndėrtojnė ata qė nuk mund tė pėrballen me tė kaluarėn e vet, mos pandehni se ndonjėherė do tė kuptoni si duken tė lumturit e kėsaj bote; mjafton tė njihni lumturinė tuaj, asaj t’i besoni e t’i pėrkuleni si robėr tė pėrjetshėm.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  14. #14
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    BFI reloaded



    Kur prishet dynjaja…



    Kur prishet dynjaja, ėshtė prishur pėr tė gjithė. Pra, kėto nuk janė fjalė pėr tė vėnė nė pah se si hoxhė apo hoxhallarė kemi ndonjė “kartagjenė” profesionale, tė cilėn duhet “pushtuar”. Kjo, sepse botėrisht dihet se decentralizimi i skajshėm eventual i autoritetit dhe legjitimitetit tė BFI-sė mė sė shumti do t’u konvenonte interesave grupore (na ruaj Zot!) apo individuale (na ruaj Zot!- dy herė) tė hoxhallarėve, por mė sė paku vendit, kombit, shoqėrisė dhe botės sė tėrė



    Ramadan RAMADANI



    Myftinia e Kėrēovės ėshtė njėra prej tri myftinive tė Bashkėsisė Fetare Islame tė cilat ende nuk janė stabilizuar nga zgjedhjet e fundit tė mbajtura nė kėtė institucion. Kjo myftini i bashkohet myftinisė mė tė madhe, asaj tė Shkupit, por dhe tė Resnjes, ku ende askush nuk qartėson se ēka ka ndodhur nė zgjedhjet e fundit, pasi ato nė fillim ishin shpallur tė pavlefshme. Nė disa reagime dhe opinione pėr publik nė lidhje me kontestin dhe problemet nė atė myftini u vėnduan mes tjerash edhe tituj si “heshtje para stuhisė”. Ashtu me kėso tituj edhe evergreen edhe bajate shpesh pasqyrohet gjendja nė institucionin fetar tė myslimanėve tė Maqedonisė. Ngjarjet qė do ndodhin javėve dhe muajve tė ardhshme priten nga opinioni pėr tė parė se ēka dhe si do tė vejnė punėt nė kėto tri myftini, por edhe nė krejt BFI-nė. Nė Shkup duhet tė mbahet mbledhje e kuvendit tė Myftinisė sė Shkupit, kurse mund qė njė mbledhje e njėjtė tė thirret edhe nė Myftininė e Kėrēovės. Mbetet qė gjatė kėtyre rrjedhave tė mos ketė as heshtje e as stuhi. Thjesht, duhet vazhdimisht t’i sqarohet opinionit jeta institucionale nė kėtė bashkėsi fetare. Pėr tė mos u mbetur njerėzve, pra myslimanėve tė Maqedonisė, qė vetė tė bėjnė si dinė dhe si munden pėr tė marrė vesh se ēka ndodh aty. Hisen e vet tė mundit nė kėtė aspekt gjithsesi duhet ta japin mediat e shkruara dhe elektronike tė vendit, por ende mė shumė kjo bashkėsi duhet qė tė artikulojė mirė zėrin e saj. Ashtu, gazeta e kėtij institucioni, nė tri gjuhėt, duhet tė dalė nė kohė dhe tė pėrmbajė sa mė shumė informata pėr ndodhitė nė kėtė institucion. Kjo, sepse nuk ėshtė kuptuar asnjėherė se ēka ėshtė pasojė e ēka ėshtė shkak nė relacionet e heshtjes me stuhinė. Kjo ngase heshtja e gjėrave provokon stuhi, por edhe pas ndonjė stuhie shumė gjėra edhe nė janė tė zėshme, duken tė heshtura.

    Nisur nga krejt qė ėshtė botuar dhe thėnė rreth ndodhive tė fundit nė BFI, gjithė njerėzve tė vetėdijshėm edhe pėr pėrgjegjėsinė historike tė fjalės dhe veprės mund t’u shkojė mendja se si do tė pėrshkruhet gjendja e tanishme nė kėtė institucion pas njė kohe, kur dikush krejt tjetėr do tė shkruajė dhe me siguri do tė lexon titujt dhe shkrimet qė janė botuar nė kėtė temė. Nėse kjo do bėhet nga njerėz qė kanė qenė tė pėrfaqėsuar mu nga ky institucion, objektiviteti i tyre pėr kėtė gjė do jetė i njollosur, ngase do tė ndjehen tė turpėruar. Kėtė turp do ta ndjejė secili i cili ka pasur ndonjė mundėsi qė nė ndonjė moment apo rrethanė tė kontribuojė qė ky pėrfaqėsim tė jetė sa mė i denjė dhe i ēliruar tėrėsisht nga kriza e legjitimetit dhe kontesteve tė vazhdueshme qė pėrshkojnė jetėn institucionale tė BFI-sė.

    Gjithsesi do tė ndodhė shumė shpejt qė ky institucion ta marrė tė mbarėn, pasi asnjė njeri i vetėdijshėm pėr tė mirėn e pėrgjithshme tė shoqėrisė nuk do tė lejojė qė tė harxhohet mundėsia pėr pėrfaqėsim tė myslimanėve tė kėtij vendi nga ndonjė pretekst absurd. Siē mund tė jetė, fjala bie, insistimi pėr pensionim i dikujt dikur, duke qenė nė ndonjė pozicion udhėheqės, qė pėr pension tė ketė koeficient mė tė lartė! Kjo, sepse pa asnjė konspirim dhe prapavijė si frenim i ndonjė ndryshimi tė nevojshėm pėr rregullimin e gjendjes nė kėtė institucion, herė-herė, paraqiten edhe kėsi momente absurde.

    Pėrmirėsimi do tė bėhet duke ruajtur ēdo gjė nė kėtė institucion, edhe meritat por edhe sigurimin e pensioneve pėr tė gjithė tė punėsuarit, por duke e vazhduar kontinuitetin vetėm e tė sė mirės nė te. Kurse ky pėrmirėsim do tė bėhet duke aplikuar tajmingun i cili ėshtė gjithmonė i saktė pėr ēėshtjet financiare qė tė jetė i saktė edhe pėr ndryshimet e nevojshme tė cilat janė pasojė e statusit tė ngritur tė kėtij institucioni pas Marrėveshjes-kornizė tė Ohrit.

    Kjo gjė medoemos do tė ndodhė, sepse tani krejt kushtet pėr pėrmirėsim janė pjekur dhe nė BFI ėshtė arritur edhe kulminacioni i absurditetit dhe ėshtė kaluar edhe vija e lejuar e minimumit tė funksionalitetit. Dy sinjale kėto tė cilat nuk janė kushte, por gjithsesi janė paralajmėrime tė natyrės pėr atė se mė keq nuk mund tė bėhet. Pėr kėtė dėshmi mė eklatante ishin edhe ndodhitė dhe buja e fundit pėr tė cilat kemi shkruar nė vazhdimėsi. Dhe gjithsesi pėrmirėsimi dhe rregullimi do tė ndodhė para se tė bėhet vonė, pra para se mos tė mbetet as legjitimitet as funksionim minimal dhe, gjithsesi, as pensionim e as pensione!

    Kjo sepse tani njė dynja e tėrė e ka kuptuar se dynjaja prishet kur tė prishet feja, kurse dy nga ndodhitė e fundit nė Maqedoni janė shenjė e asaj se pėrveē tė gjithave, BFI ėshtė edhe pasqyrė. Pra, njė institucion ku njerėzit marrin shembull, por edhe institucion i cili i vigjilon kufijtė e mirėsjelljes. E para nga kėto dy ndodhi ishte kur njė grup studentėsh tė Fakultetit tė Mjekėsisė pranė UT-sė e ngujuan rektorin e tyre, kurse e dyta kur nė Shkup nevojtarėt, pranues tė ndihmės sociale, bllokuan qendrėn sociale. Ndoshta si tė mėsuar me ēudira nė kėtė vend, ku ka ndodhur edhe rasti –tome pivara- nuk na ka tėrheq vėrejtjen se dy ndodhitė e sipėrpėrmendura ndodhėn vetėm pas ndodhive tė fundit nė BFI dhe nė shumėēka ishin njė reflektim nga precedenti i ngujimit tė kryetarit tė BFI-sė, qė ndodhi para mė shumė se njė muaji.

    Krejt kėto janė fjalė pėr tė qartėsuar se kur prishet dynjaja, ėshtė prishur pėr tė gjithė. Pra, kėto nuk janė fjalė pėr tė vėnė nė pah se si hoxhė apo hoxhallarė kemi ndonjė “kartagjenė” profesionale, tė cilėn duhet “pushtuar”. Kjo, sepse botėrisht dihet se decentralizimi i skajshėm eventual i autoritetit dhe legjitimitetit tė BFI-sė mė sė shumti do t’u konvenonte interesave grupore (na ruaj Zot!) apo individuale (na ruaj Zot!- dy herė) tė hoxhallarėve, por mė sė paku vendit, kombit, shoqėrisė dhe botės sė tėrė.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  15. #15
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ish-kryetari Abdylmenaf Bexheti:


    PPD-nė e shpėtova nga ‘vdekja klinike’


    Tė gjitha sondazhet flasin se PPD-ja brenda njė periudhe prej njė viti e gjysmė e ka rritur rejtingun e saj. Pėr kėtė flasin sondazhet e Institutit pėr studime socio-politike tė Shkupit, si dhe ato tė IRI-t, qė dėshmojnė pėr lėvizje shumė pozitive nė favor tė partisė. Meqė starti ka qenė i ulėt dhe kėto lėvizje nuk mund tė vėrehen brenda nate, besoj se partia ka perspektivė, se do tė mbijetohet, pasi qė tė tjerėt punojnė shumė keq. Duhet tė kihet njė strukturė, e cila do t’u pėrkushtohet mė profesionalisht punėve partiake dhe nėse tejkalohen kėto momente nė periudhė prej gjashtė muajsh, PPD-ja do ta ketė shumė mė lehtė nė tė ardhmen-tha ai pasi paraqiti dorėheqjen



    Artan ARSLLANI



    LOBI: Zoti Bexheti, organet mė tė larta tė partisė tuaj dy herė radhazi, brenda njė kornize kohore, ju kanė dhėnė votėbesimin. Nuk mendoni se dorėheqja juaj e fundit, e parevokueshme nga posti i kryetarit tė partisė pėr tė bėrė punė tė papenguar shkencore, nė fakt ėshtė nxjerrja e interesave personale para atyre partiake?
    BEXHETI: Nė asnjė mėnyrė nuk mendoj kėshtu, pėr shkak se interesat e mia afatgjate kanė qenė tė destinuara nė drejtim tė angazhimit tim profesional. Erdha nė krye tė partisė nė njė situatė kur ajo ishte para njė "vdekjeje klinike", me fjalė tė tjera ishte politikisht jashtė orbitave politike nė Maqedoni. Megjithatė, mendoj se arritėm qė pėr njė kohė tė shkurtėr prej njė vit e gjysmė ta mbajmė gjallė partinė, ta ruajmė subjektivitetin e saj dhe t'i anulojmė tė gjitha ato apetite tė kundėrshtarėve dhe konkurrentėve tanė politikė pėr ta shkrirė atė.

    LOBI: Mendoni se dorėheqja juaj nuk lidhet me ambicie tė tjera politike-karrieriste apo me oferta tė tjera qė ende s'i di opinioni?
    BEXHETI: Nuk kam se ēka tė mendoj, sepse atė qė e mendoj edhe e shpreh. Nuk kam detyrim ndaj dikujt tė jap llogari tė natyrave tė tilla, por dua tė ritheksoj se "viktimizimi" im ishte mjaft i madh brenda kėsaj periudhe. Planet e mia ishin orientuar nė zgjedhjet e rregullta lokale, qė duhej tė mbaheshin nė kohėn e caktuar dhe ashtu e kisha koncipuar kėtė, qė njė rund apo njė cikėl zgjedhor ta kaloj nė krye tė partisė. Por, pa fajin tim u bė prolongimi i zgjedhjeve lokale, qė nuk pėrkonte me planet e mia. Ndėrkohė u bė avancimi im nė UEJL, qė ishte inkopatibile qė nė tė njėjtėn kohė tė mbaja dy poste tė larta, njėrin nė Universitet dhe tjetrin nė parti.

    LOBI: Pėr kohėn qė keni qenė nė kreun e partisė, disa qarqe brenda saj kanė konsideruar se keni bėrė disa luhatje, herė nga BDI-ja, herė nga PDSH-ja, ndonėse kjo parti gjithnjė ka pretenduar tė jetė konzistente nė rrugėn e saj?
    BEXHETI: Konzistencėn e partisė duhet shikuar nė programin e saj, nė sjelljen dhe veprimin e saj dhe mendoj se kėtu nuk ka pasur kurrfarė luhatjesh, ashtu siē kanė bėrė tė tjerėt, tė cilėt kanė pranuar apo sfiduar nė momente tė ndryshme PPD-nė pėr interesa tė tyre politiko-ditore partiake, ku nuk ėshtė fajtore kjo parti. Ne kemi pasur situata kur kemi pranuar dhe kemi votuar ligje tė Qeverisė, qė kanė qenė konform Marrėveshjes sė Ohrit, tė cilėt, si nėnshkrues, kemi qenė tė detyruar t'i pėrkrahim dhe jemi tė bindur se kemi bėrė mirė. Nė tė njėjtėn kohė, edhe pėr veprime tė tjera tė caktuara politike ne kemi qenė konzistentė nė tė gjitha aspektet, kurse tė tjerėt kanė lėvizur dhe nė kėto lėvizje kanė tanguar PPD-nė.

    LOBI: Ju njohin si person qė nuk ikni nga e vėrteta dhe nuk hezitoni tė pranoni kritika. Nė kėtė ēast, sa jeni vetėkritikė pėr punėn tuaj si lider i parties? Kanė mbetur punė tė pakryera qė, objektivisht, kanė mundur tė kryhen, apo?
    BEXHETI: Unė udhėhiqem nga parime tė sistemit tė vlerave dhe mendoj se parimi themelor nė jetė, po edhe nė politikė, ėshtė se asgjė nuk ėshtė gjithaq e pėrkryer qė mos mund tė jetė mė mirė. Gjithsesi se ka mundur tė bėhet edhe mė mirė. Asnjėherė partia nuk ka qenė e pėrfaqėsuar shtrembėr apo jashtė kornizave programore. Kam mbrojtur dinjitetin dhe kontinuitetin e pėrfaqėsimit tė PPD-sė nė tė gjitha aspektet, qofshin ato tė prezentimit tė brendshėm apo edhe tė jashtėm. Nė anėn tjetėr, arrita qė ta ruaj apo tė kryej misionin qė i kisha caktuar vetes, ndonėse subjektiviteti politik i PPD-sė duhej tė mbijetonte. Mendoj se ne bėmė njė ringritje tė dyfishuar.

    LOBI: Gjatė mandatit tuaj si kryetar, nė ē'gjendje e keni pranuar partinė dhe nė ē'gjendje e braktisni tash? Mendoni se partia shkon drejt rimėkėmbjes?
    BEXHETI: Partinė e kam pranuar nė gjendje tė "vdekjes klinike" politike, nė tė gjitha aspektet, qoftė nga aspekti politik, tė strukturimit apo aspekti i bazės materiale. Tash e lė partinė nė njė moment kur ka lėvizje pozitive, kemi konsoliduar tre-katėr degė tė parties, qė nuk figuronin dikur, bėmė degė tė partisė nė Strugė, konsoliduam degėt nė Gostivar dhe rajone tė Shkupit. Do tė thotė, kemi strukturė tė re partiake nė shumė degė, kemi freskuar tė gjitha trupat partiake me profesionistė dhe intelektualė tė dėshmuar dhe, kuptohet, nga aspekti material dhe fizik partinė nuk e lamė me ndonjė borxh tė theksuar. Besoj se nga janari i vitit qė vjen do tė jetė mė lehtė, pasi qė do tė sigurohet njė financim buxhetor, sado qė tė jetė ky. PPD-ja ėshtė shumė modeste nė kėtė drejtim, prandaj mendoj se nuk e lė mė keq se sa qė e kam trashėguar. Kryetari i PPD-sė nuk ka pasur asnjė privilegj tė caktuar, tė gjitha shpenzimet kanė qenė personale.

    LOBI: Cilėt janė parametrat statistikorė nga sondazhet e ndryshme pėr rejtingun e partisė?
    BEXHETI: Kemi parasysh dy-tre parametrat e fundit qė kanė qenė para njė muaji. Tė gjithė sondazhet flasin se PPD-ja brenda njė periudhe prej njė viti e gjysmė e ka rritur rejtingun e saj. Nėse gjykohet nga ky kėnd, edhe pse unė nuk preferoj qė t'u besoj sondazheve, situata ėshtė kėshtu. Por, po ashtu, duke pasur parasysh raportet nga 15 shtatori 2002, kur kishim njė debakėl zgjedhor, sot ato janė shumė mė tė favorshme. Pėr kėtė flasin sondazhet e Institutit pėr studime socio-politike tė Shkupit, si dhe ato tė IRI-t, qė dėshmojnė pėr lėvizje shumė pozitive nė favor tė partisė. Meqė starti ka qenė i ulėt dhe kėto lėvizje nuk mund tė vėrehen brenda nate, besoj se partia ka perspektivė, se do tė mbijetohet, pasi qė tė tjerėt punojnė shumė keq. Duhet tė kihet njė strukturė, e cila do tė pėrkushtohet mė profesionalisht punėve partiake dhe nėse tejkalohen kėto momente nė periudhė prej gjashtė muajsh, PPD-ja do ta ketė shumė mė lehtė nė tė ardhmen.

    LOBI: Nė arsyetimin e dorėheqjes, pos angazhimit tuaj nė fushėn shkencore, si pretekst, qė ka qenė e limituar pėr shkak tė obligimeve partiake, keni kritikuar edhe pushtetin aktual. Nė kėtė situatė, cilat janė vėrejtjet kryesore pėr qeverisjen aktuale, sidomos tė partnerit shqiptar nė Qeveri, tė udhėhequr nga njerėzit e BDI-sė?
    BEXHETI: Nė kėtė qeveri ėshtė i theksuar tejmase partizimi, madje i tė gjitha strukturave dhe institucioneve shtetėrore, pasi qė nuk mund tė depėrtojė asnjė individ sado qė tė jetė identifikuar nga ndonjė strukturė tjetėr politike apo partiake. Nė anėn tjetėr, mediat kanė qenė tė bllokuara, sidomos ato nė rrafshin qendror, ku qytetarėt paguajnė participim. Vetėm pėr njė vit e gjysmė unė arrita tė hyj vetėm njė herė nė TVM, nė redaksinė e gjuhės shqipe. Kjo flet mjaft se ēfarė censure dhe izolimi medial na ka bėrė pushteti. Ndėrsa nė ato lokale, kuptohet, nėse kemi pasur ndonjė denar pėr t'u dhėnė, na kanė ftuar pėr prezentim, nė tė kundėrtėn edhe ato kanė pasur censurė lokale. Kemi pasur njė situatė ku njė strukturė opozitare ka bllokuar mediat lokale, njė tjetėr ato qendrore. Shumė pak kemi qasje intelektuale, ku njerėzit do tė mund ta thoshin tė vėrtetėn, sepse kanė ngurruar pėr tė mos humbur pozicionet e tyre dhe tė gjitha kėto janė fenomene qė shoqėrinė tonė e mbajnė peng.

    LOBI: Mendoni se shkuarja juaj nga kreu partiak do tė lė mė shumė hapėsirė dhe do t'i mobilizojė forcat demokratike brenda partisė, para dhe pas kongresit, qė pritet tė mbahet, nė mėnyrė qė partia tė dalė e pėrgatitur nė zgjedhjet e ardhshme lokale?
    BEXHETI: Mendoj qė ka kohė tė mjaftueshme-janė diku katėr muaj para nesh-ndaj dhe besoj se ka resurse tė mjaftueshme pėr tė ecur pėrpara. Kam besim se strukturat e ardhshme tė PPD-sė do tė ecin drejt kėtyre pėrcaktimeve dhe kjo do tė jetė njė kontinuitet i saj. Sa u pėrket aspekteve tė tjera, PPD-ja nė parim ėshtė shumė e demokratizuar, ndaj dhe ajo ka disa konsekuenca nga demokratizimi i tepėrt partiak. Tė gjithė janė dėshmitarė pėr punėn e kuvendeve qendrore tė PPD-sė dhe kanė parė se sa demokratike ėshtė ky organ i lartė partiak, nė dallim nga partitė e tjera. S'besoj qė mediat kanė pasur shansin si nė PPD t'i pėrcjellin punimet drejtpėrdrejt. Kemi qenė e vetmja strukturė partiake qė ka ftuar edhe ata individė tė pakėnaqur qė tė dalin nė foltore dhe t'i japin vėrejtjet, sugjerimet dhe propozimet e veta.

    LOBI: Objektivisht, kjo pėrbėrje e ministrave tė propozuar pėr Qeverinė e re sa ka kapacitet pėr zgjidhjen e problemeve tė pranishme?
    BEXHETI: Nuk ėshtė problemi gjithaq te ministrant, sa qė ėshtė te vetė pushteti apo te legjitimiteti i cunguar i vetė mandatarit (kryeministrit), i cili hyn me shumė hipoteka nė konstituimin e qeverisė. Ai pranon kushtėzime dhe bėhet peng i ministrave eventualė, siē ndodh me Ministrinė e Financave, ku ministri kėrkon nga mandatari qė tė jetė peng dhe t'u pėrshtatet tekave tė tij. Ėshtė fjala pėr ministren Sheqerinska, e cila pranon tė kyēet nė strukturėn ministrore me disa kushtėzime. Nė fakt, shumė dilema tona tė paraqitura para gjashtė muajsh, tashmė janė dėshmuar. Shihni se ē'po ndodh me vendin e ministrit tė Drejtėsisė. Kjo i gjason njė limoni qė shtrydhet dhe hidhet. Kemi njė fluktuacion tė jashtėzakonshėm brenda njė periudhe shumė tė shkurtėr kohore, kėshtu qė nuk ėshtė lejuar qė tė kryhen disa punė tė projektuara. Bie fjala, pėr momentin askush s'di se ē'do tė ndodh me ligjin e pėrdorimit tė gjuhės shqipe, ligjin e pėrdorimit tė flamujve dhe shumė ēėshtje tė tjera qė akoma normativisht nuk janė kryer konform Marrėveshjes sė Ohrit. Edhe kėto janė gjėra tė cilat na japin njė hapėsirė dyshimi pėr atė nėse edhe kjo pėrberje e re e Qeverisė do tė mund tė ketė njė kapacitet mė afatgjatė, ndonėse mendoj se do tė mund tė mbijetojė deri nė zgjedhjet e ardhshme lokale, me 100 ditė.

    LOBI: Mbeteni mė tej anėtar i PPD-sė apo do tė largoheni nga jeta politike?
    BEXHETI: Largimi nga jeta politike nuk do tė thotė depolitizim i tėrėsishėm, ndėrsa largimi nga funksioni nuk paragjykon edhe largimin nga pėrkatėsia partiake.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  16. #16
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Mbresa udhėtimi
    Dritėterri arbėror

    Miqtė e mi e shohin veten ngushtė kur u shkoj mysafir, sepse e dinė qė terrin nuk e dua dhe vėshtirė mė zė gjumi nė dhoma ku nuk ka ngrohje. Unė aktroj se ēdo gjė ėshtė nė rregull, sepse e di se janė mė mikpritės se unė, se i duan miqtė, por dritėterri nė tė cilin jetojnė i pengon tė manifestojnė bujarinė, ua pamundėson tė ndihen tė lumtur kur u shkon ndonjė mysafir. Ua bėj me dije se e di qė ata nuk janė fajtorė pse dhomat janė tė ftohta. Mė ngroh shpirtin bujaria e tyre, por trupi prapė e ka ftohtė dhe nuk mė merr gjumi. Mė vjen keq qė nuk ėshtė shpikur asgjė qė do tė prodhonte energji ngrohėse dhe rrymė elektrike nga buzėqeshja dhe bujaria e shqiptarisė: ajo do tė mjaftonte tė ketė ngrohje dhe dritė pėr tėrė “arbėrinė” tonė dhe diēka do tė mbetej pėr t’ua shitur fqinjėve

    LOBI 194, 25 dhjetor 2004

    Kim MEHMETI



    Kur mė ndodh tė udhėtoj natėn nėpėr “arėbrinė” tonė, kam ndjenjėn se nuk ėshtė ajo e njėjta tė cilėn e shoh ditėn. Mė bėhet sikur jam nė ndonjė botė ireale, e cila ekziston mes territ e dritės, se diku njerėzit i shoqėron e diku i ka braktisur hija e tyre dhe shėtisin pa tė. Edhe nėpėr vendbanimet ku natėn nuk ka drita, tė rinjtė shėtisin rrugėve thuajse lagjet janė tė ndriēuara. Mbase terri i mbyllur mes katėr mureve u bėhet mė i padurueshėm se ai i hapėsirės sė paskajshme ku nata njėsoj e shtron mbulesėn e vet si mbi hallexhinjtė, po ashtu edhe mbi tė lumturit e kėsaj bote. Shpeshherė jam hamendur mos vallė dalin rrugėve qė sė bashku mė lehtė t’i pėrballin orėt kur shteti dhunshėm i ēon tė kursejnė rrymėn elektrike. Mė ka ndodhur tė mendoj se shėtitja e tyre nėpėr terr ka qėllim tjetėr: tė shohin hijen e zgjatur tė vetvetes qė shtrihet para apo pas tyre saherė qė rrugės kalon ndonjė veturė me drita tė ndezura - tė binden se nuk janė trup pa hije. Shpeshherė, kur kaloj nėpėr vendbanimet ku mbisundon terri, mė bėhet tė ndali veturėn, tė shoh fytyrat e tė rinjve qė mbushin kafenetė apo qėndrojnė qosheve tė rrugėve duke pritur tė ndizen dritat qė tė kthehen nėpėr shtėpitė e veta. Po, nuk mė jepet. Mė kaplon njė trishtim kur vėrej se ata qysh nė vitet e njoma tė rinisė kanė zbėrthyer fshehtėsinė e madhe tė cilin e shkruajnė mbi pėlhurėn e natės qė i mbulon: Jeta ėshtė aq e shkurtėr, e terri i paskajshėm. Dikush ua shkurton jetėn e cila ėshtė dritė, e ua shton terrin qė u takon lakuriqėve tė verbėr tė natės dhe njerėzve qė duan tė veprojnė e tė mos u shihet fytyra. Qė tė nesėrmen, kur lakuriqėt tė varen nėpėr shpella apo nė trarėt e shtėpive tė braktisura, ata tė shėtisin pranė nesh me buzėqeshjen e pafajsisė tė lėvarur nė cep tė buzėve.



    Darka nė restorant

    Saherė qė vizitoj miqtė e mi nė Shqipėri apo Kosovė, e di se nė orėt e mbrėmjeve do tė mė propozojnė tė hamė darkė nė ndonjė restorant. Sepse, kafenetė dhe restorantet kanė gjithmonė drita. Duan tė mė kursejnė nga orėt kur ndalet rryma elektrike, kur ndizen qirinjtė, drita e tė cilėve i zgjat hijet tona nėpėr muret e dhomės si nė teatėr hijesh dhe, fillon rrėfimi i heshtur pėr jetėn tonė nė kohė kur jemi bėrė hije qė shohin nė ėndėrr vetveten. Miqtė e mi e shohin veten ngushtė kur u shkoj mysafir, sepse e dinė qė terrin nuk e dua dhe vėshtirė mė zė gjumi nė dhoma ku nuk ka ngrohje. Unė aktroj se ēdo gjė ėshtė nė rregull, sepse e di se janė mė mikpritės se unė, se i duan miqtė, por dritėterri nė tė cilin jetojnė i pengon tė manifestojnė bujarinė, ua pamundėson tė ndihen tė lumtur kur u shkon ndonjė mysafir. Ua bėj me dije se e di qė ata nuk janė fajtor pse dhomat janė tė ftohta. Mė ngroh shpirtin bujaria e tyre, por trupi prapė e ka ftohtė dhe nuk mė merr gjumi. Mė vjen keq qė nuk ėshtė shpikur asgjė qė do tė prodhonte energji ngrohėse dhe rrymė elektrike nga buzėqeshja dhe bujaria e shqiptarisė: ajo do tė mjaftonte tė ketė ngrohje dhe dritė pėr tėrė “arbėrinė” tonė dhe diēka do tė mbetej pėr t’ua shitur fqinjėve.

    Kur udhėtoj natėn nėpėr Shqipėri ose rrugėve tė Kosovė, mė bėhet se herė dal e herė hy nė tunele. Thuajse udhėtoj nėpėr hapėsirė kafkiane. Ndėrrohen vendbanimet e ndriēuar dhe ato nė terr, njerėzit qė ecin sė bashku me hijet e veta dhe ata qė rrinė rrugėve duke pritur tė vijnė dritat qė tė shohin njėri tjetrin. Dritėterri i netėve shqiptare ėshtė i ēuditshėm, i mėrzitshėm, ngėrthen nė vete dy skajshmėritė qė nuk i bashkon asgjė pėrpos pritjes sė lodhshme: deri sa disa presin tė fiken dritat e tė jetojnė terrin qė u ka ra nė hise, tė tjerėt jan nė pritje t’u vijnė dritat. Dhe askush nuk e se di cila pritje ėshtė me e mėrzitshme: ajo qė tė vijė drita qė do tė fiket, apo terri ta zėvendėsojė dritėn. Askush nuk e di ē’bėn njė i ri nė ato orė kur ndizen qirinjtė dhe zhgjaten hijet e shtėpiarėve nėpėr muret e dhomave. Mos vall i stėrgjatet pikėllimi apo e ngulfasin mendime qė luhaten njėsoj si flaka e zbetė e qirit. Ku ta dish, ndoshta diku, nė ndonjė lagje ku pėrnjėherė fiken dritat, ka edhe tė atillė qė ndihen mirė, qė terrin e jo dritėn e kanė ambient mė tė pėrshtatshėm jetėsor.

    Shoqėria shqiptare e Kosovės rriti gjeneratėn e lotqeshjeve, atė tė lindur nė fillimet e tetėdhjetave qė u shkollua nėpėr bodrume, qė u burrėrua nė mes tė luftės, qė nisi rrugėve tė jetės kur vendlindja e tyre u mbush me “kurbetēinj” nga e gjithė bota. Shqipėria rriti fėmijėt qė thithėn qumėshtin e trishtė tė kooperativave bujqėsore, nė rininė e hershme panė si rrėzohet shtatorja e lartė e Enverit, qė arritėn moshėn madhore mes krismave “shqiptaro-shqiptare” dhe u nis rrugėve tė jetės duke shikuar muret rrethues me gjemba tė ambasadave perėndimore dhe me shikim tė drejtuar matanė Adriatikut. Shqiptaria sot rrit gjeneratėn e dritėterrit, fėmijėt qė edhe gjumin e bėjnė copa - copa, qė njėsoj si gjyshėrit e tyre para qindra vitesh, ninullat e nėnave i dėgjojnė nėn drithmėn e flakės sė qirinjve qė shkrihen nga zėri i trembur i nėnave qė tė mos u ftohen trashėgimtarėt. Bota shqiptare sot rrit fėmijėt me bindjen se kafenetė e jo bibliotekat janė vende ku kurrė nuk fiken dritat. Fėmijėt qė rrit sot bota shqiptare mund gabimisht tė mendojnė se edhe jeta zhvillohet para dhe pas perdes sė territ: ajo qė duhet ta shohin tė gjithė dhe ajo qė duhet mbajtur fshehur. Se terri e jo drita ėshtė e vlefshme, se e fshehura e jo ajo qe shihet e pėrcakton fatin e njeriut. Mund tė mendojnė se terri e jo drita ėshtė aleat i jetės. Sepse kur dalin tė shėtisin nė orėt e vona tė natės pa drita, ata edhe nė terr dėgjojnė zhurmėn e narkomanėve, ofertat e dilerėve tė lėmenjve tė ndryshėm, ftesat e vendorėve dhe tė tė huajve tė “gjinisė sė tretė”, tė cilėt ngutazi lidhėn besė mes vete dhe e “ndihmojnė” shoqėrinė shqiptare tė pėrmbush standardet qė tė bėhet Evropė.



    Kėrpudha, parti, narkomanė…

    Ku ta dish, ndoshta dritėterri nė tė cilin jetojmė sot, nesėr do t’i stimulojė krijuesit e vonuar tė cilėve gjithmonė u ėshtė nevojitur thellėsi kohore qė tė japin shpjegime. Njė ditė, kur tė gjithė do tė kemi drita, ata do tė inspirohen nga vitet e “tranzicionit” kur na “tranzitonin” nga terri nė dritė duke mos mbajtur llogari se na dėmtohen bebėzat e jetės. Do ta shpjegojnė me vonesė pėr veprat qė ua ka gėlltitur terri i sotėm (njėsoj siē bėjnė tani kur na e shjegojnė monizmin e egėr neve qė atė e jetuam) dhe do tė na e zbėrthejnė atė qė do ta shohim tė gjithė: se dritėterri demokratik i ditėve tė sotme mė i pjellshėm ishte vetėm pėr kultivuesit e kėrpudhave tė cilat duan terr e lagėshti. Si edhe pėr partitė tona grindavece politike qė arė pjellore kanė paqartėsitė, pėr dilerėt, trafikantėt, tė pafytyrėt, narkomanėt dhe homoseksualėt, tė cilėt dalin nė gjueti nėpėr rrugėt pa drita e jo aty ku ka ndriēim. Kur tė vijė koha tė mos kemi nevojė tė kursejmė rrymėn elektrike, do ta shohim se edhe terrin dikush e ka pėrdorur mirė: do tė mund tė numėrojmė tė rinjtė qė na i gėlltitėn orėt kur kursenim rrymėn elektrike. Derisa tė vijė ajo kohė, e shpalli publikisht se sa herė udhėtoj natėn nėpėr “arbėrinė” tonė, mė bėhet se jam duke e jetuar tregimin tim mė tė trishtė qė mund ta pjell imagjinata ime dhe tė cilin nuk do ta shkruaj kurrė: mė fanitet se nė orėt e errėta tė netėve shqiptare, nga tė gjitha anėt ndriēojnė minaret e xhamive, dėgjohet zėri i muezinėve dhe tė rėnat e kėmborėve nėpėr kishat shqiptare; sesi shqiptaria shumėreligjioze e lut Zotin pastėr shqip, qė tani kur kemi aq tė huaj tė tė gjitha ngjyrave mes nesh, tė mos na ndodh tė bėhemi edhe popull shumėracor. Jo pse jemi racistė, jo pse nuk e dimė se dashuria nuk njeh raca, se tė gjithė njerėzit janė tė zgjedhurit e Zotit, po qė tė ruajmė gjakun e gjyshėrve tanė. Gjaku qė mbrojti moralin dhe pastėrtinė edhe nėn dritėn e llambave tė vajgurit, pa e ditur se njė ditė socializmi do tė lavdėrohet me elektrifikimin e tė gjithė fshatrave, e demokracia e sotme me ditėt kur nuk do tė ketė restriksion tė rrymės elektrike. Gjyshėrit tė cilėt qysh nė vitet kur jetonin sipas kodeve tė Kanunit tė Lekės, e kishin kuptuar se ka disa vlera pa tė cilat humbet vetvetja. E kur humbet vetvetja, humbet edhe besimi nė njerėzoren. Kur zhduken ato vlera, njeriu harron se besimi nė vetvete, e jo drita, ėshtė mė i shpejtė se zėri.

    Mė ndodh shpesh tė vozis natėn nėpėr rrugėt e “arbėrisė” sonė. Sikur asaj nate tė largėt kur me njė mik timin nga Londra udhėtonim rrugėve tė Kosovės. Dhe kur ai mė shpjegonte se nė shtetet tona nė “tranzicion” mė lehtė e ke tė gjesh donatorė pėr tė pėrkrahur financiarisht ndonjė “shoqatė tė lezbijkave”, sesa tė riparohen termoelektranat me pajisje tė ndryshkura. Mbase, i thashė, shkaku qė ēdonjėri ndihmon “gjininė” e vet, se disa nga ata qė vijnė nga tė gjithė meridianėt e botės - qė tė ndihmojnė “arbėrinė” tė pėrmbush standardet demokratike - duan tė dinė adresat e sakta tė “kolegėve” tė tyre dhe duan t’i shohin grumbull, nė njė vend, qė ta bėjnė mė lehtė zgjedhjen e “kuadrove” liberale. Miku im nga Londra mė rrėfente edhe pėr raste tė rinjsh tė “punėsuar” pėr shėrbime tė krevatit te tė huajt - ku mbase gjithmonė ka drita dhe mė lehtė i pėrballin orėt e errta tė natės - dhe ku sigurojnė pagė pėr tė jetuar ditėt rinore. Isha i bindur se ato janė raste tė rralla, se ishte rrėfim qė e stolisin trullanėt tanė, ata tanėt qė mendojnė se tė huajt pėrfitohen nėse mjerimin tonė e bėjmė mė tė thellė seē ėshtė, e zhysim nė puset e pakuptimėsisė. Pas atij rrėfimi, terri i asaj nate mė bėhej mė i dendur, aq sa e ngjallte cinikun nė mua i cili mikut tim qėllimmirė i tha: Jo se nuk ka shqiptarė qė janė edhe shitės tė vetvetes, jo se nė kėtė varfėri qė ka ngėrthyer popullin tim nuk ndodhin edhe ngjarje tė paparashikuara, jo se nuk e dimė se kėtu vijnė edhe zonja dhe zotėrinj qė ėndėrrojnė “plugun” shqiptar, por ky popull edhe kur e ka patur jetėn ėndėrr, e ka ditur se jeta dhe vdekja janė fletė tė tė njėjtit libėr, se jeta ėshtė certifikatė pėr ta merituar vdekjen, se nuk ėshtė njėsoj se do tė vdesėsh i pėrbuzur apo i varfėr, por me yllin e nderit tė ruajtur nė ballė. Andaj, e di, i thoja atij, se pa ndihmėn e tė huajve Kosova mė vėshtirė do ta kishte tė ēlirohet nga prangat sllave, por populli im e ka kuptuar se atė – si ēdoherė mė parė – nuk do ta shpėtojė vetėm pėrmbushja e standardeve pėr t’u “bėrė” Evropė, por ka mbijetuar dhe do tė mbijetojė pse ka ditur t’i mbrojė vlerat vetjake, kulturėn dhe traditėn e vet, ka ruajtur tė panjollosur moralin qė e ka mbajtur gjallė edhe kur e ardhmja e ndritur pėr tė ka qenė vetėm ėndėrr e largėt.



    Pa hije nė rrugė, a natė ėshtė

    Kur udhėtoj natėn nėpėr “arbėrinė” tonė, mė kaplon njė dėshpėrim thuajse u takoj prindėrve qė nuk dinė t’u japin shpjegim fėmijėve pse korporatat elektrike te ne merren me “shpėrndarjen” e territ, e jo tė dritės. Dhe nuk mė trishton gjithaq ēmimi i lartė i rrymės elektrike tė cilėn e paguajmė edhe pse nuk e kemi, por e vėrteta se sa herė qė shuhen dritat, tė rinjtė tanė shėtisin rrugėve pa hijen e tyre. Ndėrkaq prindėrve tė tyre nuk u kujtohet tė dalin gjatė ditės rrugėve e t’u thonė qeveritarėve tanė: O idiota, aty ku kursehet edhe rryma elektrike, askush nuk mund ta sheh se nė ē’drejtim shkojnė dhe me kend shėtisin fėmijėt natėn. Nė shtetet ku korporatat elektrike bėjnė orarin se si tė shpėrndajnė terrin, banorėt e kanė vėshtirė tė kuptojnė se njeriu dėshmon vetveten edhe nėpėrmjet kushteve nė tė cilat jeton. E kushtet ndikojnė nė shprehitė tona. Siē ndikon nė mua dritėterri nė tė cilin jetojmė dhe mė bėn tė mos udhėtoj natėn nėpėr “arbėrinė” tonė. Jo vetėm pse nuk i shoh gropat e thella e tė gjera nėpėr rrugėt e ngushta, po shkaku se sa herė qė i shoh ata qė shėtisin rrugėve nė pritje tė vijnė dritat, mė ngjajnė nė njerėz tė cilėt kanė shtėpi, por jo edhe shtet.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  17. #17
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    “Zėnkat ruse” i zbehin vendimet kapitale

    Inati politik qė tė “barazohet rezultati” nė shitjen e “pulave tė arta” (Telekomi pėr VMRO-nė, kurse Elektroekonomia pėr LSDM-nė), paraqet arsyen mė tė keqe pėr kėtė vendim kapital. Pasojat nė fund tė fundit, si gjithmonė do t’i paguajnė qytetarėt-konsumatorėt. Rezultatet e fundit tė zgjedhjeve lokale mund ta nxisin Qeverinė pėr pėrshpejtimin e kėtij procesi pėr shkak tė pasigurisė pėr rezultatet e zgjedhjeve tė ardhshme. Pėr vendime tė kėtilla kapitale sė paku duhen studime komplekse dhe politikanė tė pėrgjegjshėm me ndjenja tė shtetėsisė



    LOBI 200, 15 prill 2005

    Prof. dr. Abdylmenaf BEXHETI



    Refrenėt pėr ekonominė e tregut, qė mė shpesh i dėgjojmė prej atyre qė mė sė paku e kuptojnė konceptin e ekonomisė sė tregut, ėshtė motiv i kėtij shtjellimi. Para njė muaji pata rast tė bisedoj me njė nga kėshilltarėt e jashtėm ekonomik tė Qeverisė, tė ngarkuar me pėrgatitjen e programit pėr reformat strukturale ekonomike nė vend. Ai mė tregoi pėr njė dialog interesant qė e kishte pasur me njė nga doajenėt kryesorė tė ekonomisė nė Maqedoni, nė suaza tė konsultave tė tij tė zakonshme me “esnafin” ekonomist nė vend. Kur kėshilltari i kishte shpjeguar akademikut masat dhe politikat ekonomike qė dėshironin t’ia propozonin Qeverisė, ai i kishte parashtruar njė pyetje kėshilltarit: “Mos, vallė, mendoni se jeni duke propozuar masa qė nuk pėrkojnė me konceptet e ekonomisė sė tregut”, kurse kėshilltari i befasuar ishte pėrgjigjur me kundėrpyetje: “A vėrtet mendoni, Ju, i dashuri profesor, se nė Maqedoni funksionon ekonomia e tregut?”. Me “pėrgjigjen” tėrėsisht ishte dakorduar edhe akademiku.

    Nė fakt, nė teorinė ekonomike nocionet konkurrenca e pėrkryer dhe monopoli, si forma tė strukturės sė tregut, paraqesin mė shumė koncepte teorike sesa reale dhe praktike. Nė ekonominė me konkurrencė tė pėrkryer askush nuk mendon se veprimet e tij ndikojnė mbi ēmimin e tregut dhe nė kėto ka depėrtim dhe dalje tė lirė. Pėrkundėr kėsaj, monopoli paraqet gjendje tė tregut ku ekziston vetėm njė shitės (ose njė shitės potencial) tė prodhimit apo shėrbimit tė caktuar. Ėshtė shumė ambicioze qė nė Maqedoni tė pretendohet tė krijohet ambient i konkurrencės sė pėrkryer kur kjo akoma nuk ekziston edhe nė ekonomitė mė tė zhvilluara tė tregut, por ėshtė koha qė tė sigurohet funksionimi i ligjshmėrive fundamentale tė tregut nė tė gjithė sektorėt ekonomikė-rregulla tė qarta, tė thjeshta dhe transparente pėr depėrtim dhe dalje nga tregu. A ekziston nė Maqedoni njė minimum i rregullave tė kėtilla? Pėrgjigjuni vetė pasi qė t’i lexoni konstatimet vijuese.

    Sė pari, sektorėt tė cilėt pėr nga natyra e tyre pėrmbajnė njė shkallė tė caktuar tė monopolit natyror si:

    -sektori energjitik-elektroekonomia, si monopol shtetėror dhe industria e naftės-rafineria “Okta”, e cila edhe pas gjashtė vitesh tė shitjes sė saj kundėrthėnėse dhe pas shumė insistimeve tė BE, nuk arritėm ta zgjidhim monopolin e saj tė dyfishtė-nė prodhimin e derivateve tė natės dhe nė statusin e saj preferencial nė import tė derivateve tė naftės. Energjitikėt e tkurrėt-thėngjilli dhe druri po ashtu janė monopol shtetėror;

    -telekomunikacioni-rrjeti i telefonisė fikse, ėshtė duke e harxhuar vitin e gjashtė tė monopolit vulgar dhe nuk dihet se deri kur do tė vazhdojė kjo gjendje, kurse rrjeti celular “funksionon” shumė mirė nė lojėn e duopolit, me modelin e ashtuquajtur “dilema e tė burgosurve” (“Prisons dilema”);

    -komunikacioni ajror-njė monopol i egėr privat, i siguruar pėrmes ekskluzivitetit tė korporatės nacionale. Njė model tė kėtillė nuk e gjeni dot edhe nė modelet afrikano-aziatike.

    Sė dyti, sektorėt tė cilėt nė strukturėn e tyre pėrmbajnė komponenta monopoli tė llojit tė koncesioneve shumėvjeēare pėr shfrytėzimin e resurseve natyrore, si xehet, guri, mermeri, uji, druri, toka, pyjet, kullotat, etj. Qė tė jetė absurdi edhe mė i madh, gjatė shfrytėzimit tė pasurive natyrore, akoma pėr njė pjesė tė tyre nuk paguhet asnjė kompensim (sė paku jo shtetit!), kurse pėr njė pjesė tjetėr vetėm shuma simbolike. Krahas kėsaj, nuk ka rregulla tė qarta, kriteriume dhe standarde pėr shfrytėzim tė arsyeshėm tė tyre, kurse pėr drejtshmėrinė etnike tė shpėrndarjes sė shfrytėzimit tė tyre as qė mund tė bėhet fjalė!

    Sė treti, me shitjen ose privatizimin e kapaciteteve kapitale nė shtet, blerėsve pėrveē koncesioneve pėr pasuritė natyrore u ėshtė “shitur” edhe ndonjė beneficion, monopol i llojit tė zonave tė lira ekonomike, ku legalisht tregtohen prodhime tė akcizės, si nė rastin e Ferroniklit nė Kavadar dhe kjo fare nuk e shqetėson Komisionin kundėr-korrupsion.

    Sė katėrti, pėrmes politikave tė mbrojtjes pėrmes masave fiskale (dogana dhe tatime) akoma krijohet nga njė anė pozicioni monopolistik i panevojshėm i disa prodhuesve tė vendit, kurse nė anėn tjetėr nuk mbrohen prodhimet qė meritojnė dhe e gjithė kjo “arsyetohet” me trendet e liberalizimit tregtar. Tarifat doganore janė pėrplot absurde, kurse kriteriumet doganore tė disa prodhimeve (si p.sh. konfeksioni i tekstilit tė importuar me kilogram) shkaktojnė efekte distorzive fiskale.

    Sė pesti, firmat e shumta, tė afėrta me partitė politike nė pushtet, jo vetėm qė nuk selektohen me kritere ekonomike gjatė prokurimeve publike, por bile edhe nuk i kryejnė as pėr sė afėrmi detyrimet pėr tė cilat janė paguar me paradhėnie (vrojtoni si u shpenzuan paratė e shitjes sė Telekomit…). Kjo i pozicionon shumė korporata nė gjendje tė monopolit artificial, pasi qė janė tė priviligjuara nė treg.

    Sė gjashti, por jo edhe konstatim i fundit, ekonomia joformale si nė tregtinė dhe nė punėsimet jolegale, ashtu edhe nė abuzimin tatimor, paraqet njė lloj tė konkurrencės jolojale, kurse pėrmes koniukturės sė tregut, edhe njė lloj tė monopolit artificial.

    Ekzistojnė edhe forma tjera tė monopolit nė ekonominė e vendit qė shkaktohen pėrmes formave tė ndryshme, por monopolet nė sektorėt kapital shkaktojnė pasoja kapitale pėr qytetarėt dhe ekonominė nė tėrėsi. Mbi bazė tė pėrcaktimit pėr ligjshmėri ekonomike tė tregut, nuk mund tė arsyetohet privatizimi i sistemeve tė mėdha pėr kushte tė caktuara, vetėm pėr shkak tė pėrfitimeve tė garniturės sė caktuar politike qė pėr momentin ėshtė nė pushtet. Njė “film” tė tillė e pamė me privatizimin e Telekomit, i cili paraqet pėrvojė tė mjaftueshme qė tė konkludohet se shitja e sistemit elektroekonomik para liberalizimit tė tregut paraqet shndėrrim tė monopolit shtetėror (qė pėr disa aspekte socio-ekonomike tė ekonomive nė tranzicion ėshtė edhe i preferueshėm), nė monopol privat. Gjatė kėsaj Qeveria duhet tė pėrcaktohet se a e shet koncesionin pėr monopolin nė treg apo e shet korporatėn qė duhet tė veprojė nė sektor konkurrent. Nė gjithė kėtė konfuzion rreth (mos)shitjes sė Elektroekonomisė (apo njė pjese tė saj) njė gjė duhet tė jetė e qartė-qė tė sigurohet efektivitet, efikasitet dhe zhvillim tė njė sistemi ekonomik, nuk ėshtė me rėndėsi pronėsia, por ėshtė me rėndėsi konkurrenca. As opozita ka tė drejtė kur i kundėrvihet Qeverisė pėr kėtė pėrcaktim, pasi qė edhe ajo s’ka koncept dhe alternativė tė qartė pėr kėtė, por as Qeveria ka tė drejtė kur me “kokėfortėsi”, pa pėrgjegjėsi dhe nė mėnyrė jotransparente ėshtė pėrcaktuar pėr privatizimin e kėtij sistemi mė tė madh ekonomik nė vend. Inati politik qė tė “barazohet rezultati” nė shitjen e “pulave tė arta” (Telekomi pėr VMRO-nė, kurse Elektroekonomia pėr LSDM-nė), paraqet arsyen mė tė keqe pėr kėtė vendim kapital. Pasojat nė fund tė fundit, si gjithmonė do t’i paguajnė qytetarėt-konsumatorėt. Rezultatet e fundit tė zgjedhjeve lokale mund ta nxisin Qeverinė pėr pėrshpejtimin e kėtij procesi pėr shkak tė pasigurisė pėr rezultatet e zgjedhjeve tė ardhshme. Pėr vendime tė kėtilla kapitale sė paku duhen studime komplekse dhe politikanė tė pėrgjegjshėm me ndjenja tė shtetėsisė. Zėnkat e llojit tė arkėtimit tė kėrkesave nė dollarė nga qeveria ruse pėrmes kompensimeve nė mall e projekte, krijojnė hapėsirė dyshimi se Qeveria ka kapacitet ekipor pėr vendime kapitale, si ai pėr shitjen e elektrosistemit (ose njė pjese tė tij). Nė vendimet e kėtilla kapitale nuk nevojitet kompromis dhe intervenim i kryeministrit pėr “ekuilibrim” ndėrmjet “formalizmit dhe pragmatizmit”.

    (Autori ėshtė ligjėrues nė UEJL-Tetovė)
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  18. #18
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Shpata dhe kėllėfi



    Ali Ahmeti, i cili me ndihmėn e komandantėve tė vet tė devotshėm pėr disa muaj realizoi atė qė PPD-ja dhe PDSH-ja nuk do tė arrinin ta bėnin as gjatė njėqind viteve tė ardhshme, tani pėrballet me mundėsinė tė humb lojėn demokratike dhe t’ia harxhojnė kapitalin politik disa nga komandantėt e tij tė lavdishėm, tė cilėt kurrsesi ta kuptojnė se kallashi dhe demokracia janė aq tė afėrt sa dhe baleti e lufta. Dhe tani, kur shumėēka varet nga BDI-ja, mbetet tė besojmė se Ali Ahmeti e ka kuptuar urtėsinė se trimėria e atij qė nė brez bart shpatėn e pushtetit, matet vetėm me durimin qė sa mė rrallė atė ta nxjerrė nga kėllėfi. Pėrndryshe, do t’i ndodh ajo qė i ndodhi Arbėn Xhaferit: tė ulet ballė pėrballė me ata tė cilėt dikur i ka quajtur spiunė e tradhtarė



    LOBI 200, 15 prill 2005

    Kim MEHMETI



    Tė kėrkosh moral tė lartė njerėzor nė politikė, ėshtė njėsoj si nė njė shtėpi publike tė kėrkosh vashė tė virgjėr. Mirėpo, kjo ende nuk do tė thotė se politika mbėshtetet mbi perversitet tė pakufishėm, sepse edhe nė njė shtėpi publike nuk mund t’i gjallėrosh tė gjitha andrrallat e mbrapshta. Pra, politika tė lejon tė mashtrosh, tė mundėson qė nė momentin e duhur t’i shpallėsh si tė vėrteta edhe gėnjeshtrat mė tė pakuptimta, mirėpo vetėm nėse, nė mos mė shumė, tė gėnjyerit i lejon tė jetojė me bindjen se nuk ėshtė i dehur nga laramania e mashtrimeve partiake, por nga lezeti i tė vėrtetave qė nuk i kupton, nga ndiesitė e zjarrta se ka gjetur “bordelin” partiak ku do t’i zbrazė “epshet” politike. Andaj, janė jetėshkurtėra partitė qė ofrojnė “dehje” politike, por nuk i kushtojnė rėndėsi se si do t’ia dalin nė krye me trullosjen partiake pasi tė kalojė “pija”. Ky veprim i pamatur politik, qė ka pėr qėllim vetėm ardhjen nė pushtet pėr pėrfitime personale, pra ky veprim politik qė i harron edhe i pėrbuz ata qė tė kanė sjellė nė kolltuqet e pushtetit, e jo ndonjė kundėrshtar i vyer partiak, e shkualifikoi PDSH-nė nė zgjedhjet e posapėrfunduara vendore nė Maqedoni. Dhe, nė tė vėrtetė, nuk fitoi BDI-ja, por humbėn lidershipėt e PDSH-sė, tė cilėve u erdhi radha tė paguanin tatimin e duhur shkaku se nuk e kishin mėsuar me kohė urtėsinė mė tė vyer politike: ai qė pamėshirshėm pėrdor shpatėn e pushtetmbajtėsit pėr tė prerė sa mė shumė koka tė kundėrshtarėve politikė, ka vetėm njė pėrparėsi - paraprakisht e sheh vendin se ku do tė shtrijė qafėn kur t’i vijė radha e ekzekutimit.

    Pak rikujtim pėr shqiptarėt e Maqedonisė, shumica e tė cilėve siē duket vlerė mė tė madhe demokratike kanė harresėn. PDSH-ja ėshtė parti e cila nė asnjė nga zgjedhjet e deritanishme nuk ka humbur, sepse as qė ka fituar ndonjėherė. Humbės mė tė mėdhenj kanė qenė vetėm ato parti qė kanė bėrė koalicion zgjedhor me PDSH-nė. Kjo parti, pra, nė asnjė nga zgjedhjet qė janė mbajtur nė Maqedoni nuk ka dalė si e vetme pėrpara zgjedhėsve shqiptarė, por gjithmonė nė koalicion me ndonjė parti tjetėr. Kėshtu, nė zgjedhjet parlamentare tė 1998-tės nėnshkroi marrėveshje pėr koalicion zgjedhor dhe platformė tė pėrbashkėt politike me PPD-nė dhe, menjėherė pas zgjedhjeve, e tradhtoi partnerin e vet duke u bėrė pjesė e qeverisė mė antishqiptare-asaj tė VMRO-DPMNE-sė. Kjo PDSH, e cila nė zgjedhjet e sivjetme u tėrhoq nga rundi i dytė zgjedhor pėr shkaqe tė “larta kombėtare”, nė zgjedhjet vendore tė vitit 2000, duke e institucionalizuar “rrugaēėrinė” si veprim partiak, e detyroi kundėrshtarin e vet politik – PPD-nė – tė tėrhiqej nga rundi i dytė zgjedhor dhe e shpalli triumfin e vet nė tė gjitha vendbanimet shqiptare. PDSH, e cila dikur shtirej se e intereson fati i shqiptarėve tė Maqedonisė, famėn partiake e ndėrtonte duke na treguar se si do tė zgjidhet problemi i Kosovės, sot akuzon “kosovarėt” qė ndihmojnė BDI-nė, e kjo, nė tė vėrtetė, vetėm dėshmon atė qė u tha mė lartė: kush shpatėn pėrdor, prej saj do tė pėsojė. Dhe kush pėshtyn larg e gjerė, vazhdon lirshėm tė luajė basketboll, siē bėnė lidershipėt e PDSH-sė ditėn kur u mbajt rrethi i dytė i zgjedhjeve. Kuptohet, nė shenjė proteste pėr “dhunimin e votės” sė lirė.

    Por, edhe sikur e tėra tė jetė kėshtu siē u tha, kjo fare nuk do tė thotė se gabimet e BDI-sė sė sotme nė koalicionin qeveritar mund t’i mbulojė ēarēafi i veprimit tė dikurshėm tė PDSH-sė. Sepse, pėr gjitha lėshimet, pėr gjitha deformimet qė ndodhėn nė zgjedhjet e posapėrfunduara vendore, e qė u shėnua nė raportet e vėzhguesve tė jashtėm – posaēėrisht nė mjediset shqiptare dhe ato rome – pėrgjegjėsinė e mban vetėm ai qė duhet t’i organizojė dhe tė garantojė mirėmbajtjen e zgjedhjeve - pushtetmbajtėsi. Pra, pėr vazhdimėsinė e lojėrave zgjedhore qė nuk mbėshteten nė disponimin e zgjedhėsit tė lirė po nė aftėsitė e vjedhėsit partiak, pėrgjegjėse ėshtė BDI-ja e Ali Ahmetit dhe shokėt e tij tė koalicionit qeveritar. Andaj, edhe qysh tani mund tė thuhet ajo qė ky artikullshkrues e ka thėnė pėr PDSH-nė qysh nė vitin 2000: askush nuk duhet ta luftojė BDI-nė, sepse nėse vazhdon tė veprojė si deri tani, ajo vetė do tė mbytet nė lumin e vetėkėnaqėsisė dhe tė destruktivitetit partiak. Mbase, BDI-ja do tė paguajė ēmim tė lartė shkaku se asgjė nuk bėri t’i jep fund njė “tradite” zgjedhore tė cilėn e filloi PPD-ja, e institucionalizoi PDSH-ja, e qė tani ėshtė ngritur nė rrafshin e “ligjit” tė pashkruar zgjedhor: tė mos vendos ai qė voton, po ai qė numėron. Gjė e cila mbase edhe i ēon partitė shqiptare qė disa aktivistė tė vet vendorė t’i kėrkojnė nga radhėt e atyre qė demokracinė e kanė kuptuar si arrogancė, pafytyrėsi, fushė ku vlen forca fizike. E qė shqiptarin e Maqedonisė e ēuan qė zgjedhjet t’i pėrjetojė si mundim, si lojė ndėrpartiake ku asgjė nuk vlen vota e tij, se ēdo gjė varet nga shkathtėsia e atyre qė gjatė ditės i mbushin kutitė e votimit dhe nga paturpėsia e tė tjerėve qė nė mbrėmje numėrojnė fletėt e votimit dhe e vizatojnė diagramin e rrejshėm tė ngritjes sė partisė sė tyre, e cila ngritje gjithmonė ėshtė proporcionale me rėnien e lirisė zgjedhore nė mesin e shqiptarėve tė Maqedonisė.

    Sado qė shqiptarėve tė Maqedonisė tė mos u pėlqejė dhe tė shtiren se nuk shohin gjė, sado qė ne mendojmė se pėrballė bashkėqytetarėve tė etnisė maqedonase jemi shpikės tė demokracisė, zgjedhjet e fundit vendore e dėshmuan tė kundėrtėn. Apo thėnė me drejtė dhe mė qartė – edhe pas katėrmbėdhjet viteve mėsim demokratik, nė kėto zgjedhje vendore ne dėshmuam atė qė thoshin disa qarqe antishqiptare maqedonase: se zgjedhjet demokratike, partitė tona i pėrjetojnė si garė tė fiseve. Kėtė njollė degraduese, tė cilėn shqiptarėt e Maqedonisė nuk do tė mund ta shlyejne edhe gjatė kohė, e vulosi PDSH-ja me kėrkesėn e vet absurde qė nė tė gjitha vendbanimet shqiptare tė zhbėhet me ligj rrethi i parė zgjedhor. Kėrkesė e cila, e “pėrkthyer” nė shqip, do tė thotė: me ligj tė dėshmohet se aty ku votojnė shqiptarėt, nuk mund tė ketė rregullsi. Dhe mbase nė ato mjedise tė pėrdoren metoda tjera zgjedhore!? Nuk ka dyshim, askujt pėrpos PDSH-sė nuk i shkon pėr shtati tė kėrkojė diēka tė tillė: askush mė mirė se lidershipėt e kėsaj partie nuk mund tė dijė se si ėshtė keqpėrdorur dikur dhe si keqpėrdoret sot vota e shqiptarit tė kėtushėm. Sepse, PDSH-ja ėshtė ajo qė gjatė zgjedhjeve, kur pėr kryetar shtetit u zgjodh i ndjeri Boris Trajkovski, thuajse hapur i nxori nė tregun ndėrpartiak votat e shqiptarėve, me ēka popullatėn e vet e shpalli si njė turmė politikisht tė papjekur, pėr tė cilėn vendos njė grup njerėzish.

    Kėto zgjedhje vendore e bėnė tė dukshme atė qė deri tani heshtej dhe mbulohej: se gjatė zgjedhjeve, shenjė njohėse e veprimit politik tė partive shqiptare nė Maqedoni ėshtė “grushti i fortė”. U pa hapur e vėrteta se partitė e tyre, e jo dikush tjetėr, shqiptarėve tė Maqedonisė ua mohojnė tė drejtėn mė elementare demokratike: tė votojnė tė lirė. Andaj edhe nuk ėshtė e ēuditshme pse propozimin e PDSH-sė pėr t’u sjell ligj i cili do ta anulonte rrethin e parė tė zgjedhjeve vendore nė mjediset shqiptare e pėrkrahėn tė gjitha partitė e etnisė maqedonase, tė cilat vetėm disa muaj mė parė inicuan dhe organizuan referendumin kundėr komunave shqiptare nė Maqedoni dhe kundėr ndarjes territoriale tė kėtij shteti. Sepse, kėta pėrkrahės tė Arbėn Xhaferit – tė cilėve iu dha rasti t’ia kthenin borxhin e mėparshėm kur PDSH-ja i tha referendumit njė “jo” tė ngjashme me atė qė e thonė femrat kur duan, “por nuk i lė nėna” - e kuptuan njė gjė: se nuk kanė nevojė tė harxhojnė kohė me shqiptarėt, por duhet lėnė tė ngulfaten nė zėnkat e veta ndėrpartiake. Pra, se duhet lėnė tė lirė Ali Ahmetin dhe Arbėn Xhaferin tė shėtisin nėpėr fshatrat shqiptare ku do t’ua puthin dorėn disa “sulltanėve” vendorė, tė cilėt vetė i promovuan si tė parėt e “bajrakut” dhe u dhanė aq forcė sa tani nuk ka burrė i cili mund t’ua bėjė fjalėn dy, e lėre mė tė votojė kundėr vullnetit tė tyre.

    Partitė politike shqiptare tė Maqedonisė qėmoti funksionojnė sipas principit tė “komandaturave” vendore, ku nuk ėshtė me rėndėsi disponimi i banorėve, por forca e “komandantit” qė kontrollon situatėn. Dhe ky “dekomandantizim” i shoqėrisė sė shqiptarėve tė Maqedonisė, do tė jetė puna mė e rėndė me tė cilėn do tė duhet tė merret Ali Ahmeti nė tė ardhmen. Kuptohet, nėse i beson asaj qė e thotė publikisht, nėse me tė vėrtetė ka pėr qėllim qė nė kėtė shtet tė ketė demokraci, e cila nėnkupton institucionalizimin e jo “rrugaēėzimin” e saj. Pra, Ali Ahmeti, i cili me ndihmėn e komandantėve tė vet tė devotshėm pėr disa muaj realizoi atė qė PPD-ja dhe PDSH-ja nuk do tė arrinin ta bėnin as gjatė njėqind viteve tė ardhshme, tani pėrballet me mundėsinė tė humb lojėn demokratike dhe t’ia harxhojnė kapitalin politik disa nga komandantėt e tij tė lavdishėm, tė cilėt kurrsesi ta kuptojnė se kallashi dhe demokracia janė aq tė afėrt sa dhe baleti e lufta. Dhe tani, kur shumėēka varet nga BDI-ja, mbetet tė besojmė se Ali Ahmeti e ka kuptuar urtėsinė se trimėria e atij qė nė brez bart shpatėn e pushtetit, matet vetėm me durimin qė sa mė rrallė atė ta nxjerrė nga kėllėfi. Pėrndryshe, do t’i ndodh ajo qė i ndodhi Arbėn Xhaferit: tė ulet ballė pėrballė me ata tė cilėt dikur i ka quajtur spiunė e tradhtarė, me ata qė atij ēka nuk i thanė, me ēka do t’i ēojė shqiptarėt edhe njė herė tė pyesin veten: vallė, si ėshtė e mundur qė pas gjithė atyre ofendimeve tė ndėrsjella, lidershipėt tanė tė ulen pėrballė njėri-tjetrit pa u skuqur nė fytyrė. Por, njė politikan i shkathėt edhe kėsaj pyetje do t’i pėrgjigjej me njė lehtėsi mospėrfillėse: se e flijon autoritetin e vet shkaku i interesit mė tė lartė kombėtar. Mė nė fund, kėso pyetjesh naive mund tė shtrojnė vetėm ata qė nuk e kanė kuptuar se ngado qė ta pėshtysh, politikani gjithmonė ka edhe njė fytyrė tė re, tė cilėn nuk ke besuar se mund ta ketė. Pėrndryshe, si do tė mund tė mbijetonin dhe aq paturpshėm tė dilnin para nesh edhe atėherė kur qartė e shohim se mjerimi ynė kolektiv, shpirtėror dhe material, ėshtė proporcional me pėrfitimet e tyre personale. Dhe ky mjerim do tė vazhdojė nėse shqiptarėt e Maqedonisė nuk e kuptojnė se lidershipėt partiak kanė tė drejtė tė lakmojnė kolltuqet pushtetare, por jo edhe njė populli tė tėrė t’ia mbajė kokėn tė zhytur nė pisllėqet e tyre partiake.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  19. #19
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Nė pėrfundim tė Teatrit tė Aktrimit, aktori Bajrush Mjaku jep mendimin e tij pėr aktivitetin, ēmimin e marrė nė Kiev si dhe projektet e ardhshme

    Bajrush Mjaku, njė artist i pakompromis


    Alma Mile / Vladimir Muēaj

    Pas asaj pamjeje tė heshtur, tė padepėrtueshme, fshihet njė shpirt rebel, njė adhurues i mendimit tė lirė. Eshtė gati tė heqė dorė nga ēdo lloj privilegji a detyre, vetėm pėr tė thėnė atė qė mendon dhe nuk u bėn bisht replikave. Pasi ka fituar ēmimin si aktori mė i mirė, jo vetėm pėr interpretimin e rolit tė Poprishinit tek “Shėnimet e njė tė ēmenduri”, tė Gogolit, por edhe tė letėrsisė klasike ruse, nė Festivalin e Kievit, aktorit nga Maqedonia Bajrush Mjaku, i ėshtė dashur tė pėrzgjedhė aktorin mė tė mirė nė festivalin e Fierit, ku ka qenė fitues dy vjet mė parė. Pėr tė, e vetmja vlerė e festivalit ka qenė Sulejman Pitarka dhe mendimi ndryshe i tė rinjve.

    Sapo jeni kthyer nga njė Festival Aktrimi nė Kiev, ku keni fituar njė ēmim. Ē’mund tė na thoni rreth tij?
    Bėhet fjalė pėr edicionin e gjashtė tė Festivalit tė monodramės, qė mbahet nė Kiev, organizuar nė Nina Mazu, nėn kujdesin e UNESCO-s. Konkurova me monodramėn “Shėnimet e njė tė ēmenduri” tė Gogolit, nė rolin e Poprishinit, njė produksion i vitit 2001. Nė Kiev kisha shfaqjen e 32-tė tė “Shėnimeve”, e cila ėshtė prezantuar nė shumė aktivitete e festivale, nė Lubjanė tė Sllovenisė, Krakov tė Polonisė, Kajro, Moskė, ku kam patur 4 shfaqje nė teatrin e regjisorit rus Pjotėr Fomenko, si dhe nė Paris, pa llogaritur shfaqjen nė skenat shqiptare. Ndodhi qė nė Kiev kjo shfaqje tė kurorėzohej me ēmimin pėr aktorin mė tė mirė. Juria e pėrbėrė nga artistė tė pesė shteteve, si Rusia, Ukraina, Sllovakia, Lituania dhe Shqipėria, mes 12 shfaqjeve tė 9 shteteve: Serbia, Maqedoni, Rusia, Letonia, Lituania, Armenia, Estonia, Gjermania dhe Belgjika, ēmimin “Grand Prix” ua dhanė dy aktorėve, mua dhe njė kolegeje nga Ukraina.
    Ky festival, i ka hapur udhėn shumė aktiviteteve tė tjera….
    Njė nga anėtarėt e jurisė ishte Valeri Azanov, njė nga personalitetet e teatrit rus, njėkohėsisht edhe drejtor artistik, i pėrzgjedhur nga UNESCO. Eshtė ai qė pėrcakton repertoret e festivaleve dhe pėrzgjedh shfaqjet nga Evropa, vendet ish-sovjetike dhe bota arabe. Nė fund tė festivalit ai mė ka bėrė ftesėn qė me “Shėnimet e njė tė
    ēmenduri” tė marr pjesė nė festivalin e monodramave qė do tė zhvillohet nė Moskė nė tetor tė vitit 2006. Ndėrkohė, qė nė fund tė majit 2006, do tė marr pjesė nė njė tjetėr festival nė Emiratet e Bashkuara Arabe, kam marrė njė ftesė pėr nė Kill tė Gjermanisė dhe Poloni. Nė 6 gusht tė kėtij viti do tė marr pjesė nė festivalin e Stambollit me dramėn “Babai” tė Strinbergut, ku marrin pjesė 10 shtete. Ndėrsa nė shtator do tė jem nė Moskė e Shėn Peterburg nė kuadrin e javės kulturore maqedonase. Para 10 ditėve, pasi u ktheva nga Kievi mė ėshtė bėrė ftesa pėr njė projekt shumė tė madh nė Bruksel, i cili nis nė mars tė 2006, ku do tė marrė pjesė njė pėrfaqėsues nga Belgjika, Danimarka, Irlanda, Anglia, Franca dhe Shqipėria. Pra 6 aktorė do tė takohen nė Bruksel dhe pėr tre muaj secili do tė zbulojė personalitetin dhe mjedisin prej nga vjen.
    Tė kthehemi pak tek Festivali i Aktrimit nė Fier, ku ju ishit anėtar jurie. Cili ėshtė mendimi juaj pėr kėtė aktivitet. Ēfarė tė reje solli ai?
    Ky festival riktheu Sulejman Pitarkėn dhe ndoshta merita e kėtij festivali qėndron pikėrisht kėtu. Njė aktor nė moshėn 82-vjeēare, kur Mbreti Lir i ndau vajzave principatat e mė pas u ēmend, na solli njė freski tė madhe nė skenė. Kjo duhet t’i bėjė aktorėt e gjeneratave pasardhėse tė Bacės Sul, tė ulen e tė mendojnė se me ēfarė pėrkushtimi duhet tė merren me profesionin e tyre. Eshtė njė distancė e madhe mes lojės sė tij dhe lojės sė gjithė aktorėve nė kėtė festival. Teatri shqiptar nė pėrgjithėsi nuk ka bėrė asgjė pėr tė menduar pėr vlera dhe pėr cilėsinė e aktorit. Kėtė vit ėshtė paraqitur njė repertor i vjetėruar, pėr tė cilin nuk mund tė fajėsoj selektorin Ndriēim Xhepa, i cili bėri mė tė mirėn pėr tė pėrzgjedhur mes shfaqjeve qė iu ofruan. Pjesėmarrėsit nė kėtė festival janė pėrzgjedhur nė bazė tė repertoreve tė rastėsishme tė teatrove.
    Si mendoni se mund tė zgjidhet ky problem vitin e ardhshėm?
    Ne kemi shumė festivale nė Shqipėri dhe mendoj se nga kėto aktivitete tė pėrcaktohet repertori i kėtij festivali. Ne kemi njė festival tė teatrit antik apo klasik nė Butrint, po cili regjisor shqiptar ka vėnė nė skenė njė tė tillė? Nėse kanė frikė nga antikja le tė huazojnė regjisorė nga jashtė, pasi potenciale aktorėsh ka. Kemi festivalin e aktrimit nė Fier ku duhet tė vijnė shfaqje pėr aktorė, apo atė tė komedisė nė Korēė ku duhet tė shkojnė komedi tė mirėfillta. Drejtorėt artistikė duhet tė mendojnė pėr njė repertor tė mirėfilltė dhe jo rastėsor, jo thjesht pėr tė mbushur boshllėqet. Kam pėrshtypjen se kėta drejtues nuk punojnė me kėshilla artistike, me njerėz tė tjerė tė aftė. Duke qenė se na ka kapur festivalomania, duhet me tė vėrtetė tė mendohet pėr ta. Nė festival nuk duhet tė vijnė shfaqje pėr tė mbushur netėt. Duhet tė ketė “kacafytje” mes aktorėve pėr ēmimet dhe juria duhet ta ketė tė vėshtirė tė zgjedhė dhe jo tė vendosė aq shpejt siē ndodhi kėtė herė.
    Nuk mendoni se brezi mė i ri i aktorėve solli njė tjetėr frymė nė kėtė festival?
    Do tė ndalesha tek shfaqja “Fqinjėt” ku interpretojnė tri aktorė tė rinj nga Shkupi, shfaqje e sulmuar pa tė drejtė. Kjo shfaqje trajton njė problem shumė tė madh. Nė njė kohė kur tė gjithė e quajnė botėn islame, terroriste, njė autor nga Londra thotė se kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Ky teatėr solli risi nė lojėn e aktorėve, apo edhe nė skenografi, ndryshe nga skenografitė e tjera, ku gjithēka i pėrmbahej njė mendimi klasik.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  20. #20
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Jeniēerėt qė nuk u bėnė Skėnderbe

    Edhe sot mė kujtohet kur babi mė ēoi pėr dore nė shkollė tė mesme ku duhej tė vazhdoja shkollimin nė gjuhė joamtare. Unė atėherė mendoja se jeniēerizmi kishte pėrfunduar menjėherė pas shkatėrrimit tė perandorisė turke. Nga ta dija se pėr shqiptarėt ai do tė vazhdonte deri mė sot. E pranoj publikisht: atėherė as qė mė shkonte ndėr mend se do tė vinte koha tė varrosnim “parajsėn socialiste” dhe tė ndėrtonim shoqėri tė “hapura” shqiptare ku tė gjithė sė bashku, jeniēerė tė dikurshėm, kurbetēinj tė tanishėm, atdhetarė tė vonuar dhe demokratė tė posaemėruar, do tė duhet ngutshėm tė mėsojmė gjuhėn e vetme me tė cilėn mund tė komunikojmė me ata qė mbajnė rend nė protektoratet tona – anglishten!



    Kim MEHMETI

    LOBI 202, 9 Maj 2005


    Jeta ėshtė si njė tėrėsi nė tė cilėn lindja mban mbi vete tė gjitha stinėt e ardhshme. E vdekja mbetet si kulm i cili, lere qė nuk bart asgjė mbi vete, por dhe tė gjitha i shlyen. Mbase shumė gjenerata tė mėparshme tė shqiptarėve i jetuan nė hutesė stinėt mė tė vlefshme tė jetės sė tyre: ato tė lazdranisė fėmijėrore dhe tė rinisė. Por, si duket, gjithmonė ia vlen tė jetosh. Posaēėrisht nėse e lexon mirė kalendarin qė tė takon dhe nėse arrin nė tė tė shėnosh sa mė shumė ditė festive. Mbase edhe fėmijėria, si edhe rinia mė e varfėr, nė mos mė shumė, bartin nė vete bukurinė e freskisė tė kėsaj moshe si dhe sinqeritetit e bindjes se i takon vetėm vetvetes dhe atyre qė tė duan dhe i do pa hile. Sikur tė mos ishte ashtu, unė kurrė nuk do tė mundja tė pėrballja atė ditė kur assesi nuk e kuptoja se vallė mė shumė dridhej dora ime, apo ajo e babait qė shtrėngonte timen. Sepse atė ditė unė shtegtoja nė njė botė tjetėr, nė njė gjuhė qė nuk e njihja, nė njė kulturė dhe traditė tė largėt nga ajo qė kisha thithur sė bashku me qumėshtin e nėnės. Sigurisht babai e ndjente se nuk isha mbėshtetur mbi guximin tim, por mbi dashurinė qė ndjeja ndaj tij, andaj edhe para se tė hapte derėn e shkollės sė mesme ku isha regjistruar, me njė zė tė mekur mė tha: “Mėsoje mirė gjuhėn e tyre, se ajo t’i hap dyert e ardhmėrisė!” Dhe atė ditė djaloshi nė mua hapėroi rrugės sė jeniēerizmit, si shumica e shqiptarėve tė atėhershėm, tė cilėt ende pa e mėsuar si duhet gjuhėn e unifikuar letrare shqipe, duhej tė vazhdonin shkollimin nė gjuhėt joamtare. Ata qė, duke mos patur rrugė tjetėr si tė realizonin ėndrrat e veta dhe tė prindėrve qė tė mos mbeteshin druvarė, bėheshin pjesė e njė kulture dhe tradite qė nuk kishte asgjė tė pėrbashkėt me atė tė qumėshtit tė nėnės.

    Djaloshi i atėhershėm nė mua nuk mund tė vlerėsonte drejt ē’rėndėsi kishin ēelėsat gjuhėsor qė tė hapnin dhe tė mbyllnin rrugėt e mbijetesės, por e ndiente deri nė dhembje talljen e shokėve shkaku qė nuk e njihte gjuhėn e “vėllezėrve” me tė cilėt ndėrtonim shoqėri ku puna e bėnte njeriun e njeriu e zhbėnte vetveten. Dhe qė ditėt e para tė shkollimit tė mesėm fillova tė urrej “h-nė” e fortė tė gjuhėve sllave, e cila mė dilte gjithmonė si ajo “h-ja” e mekur e gjuhės sė nėnės, njėsoj e heshtur si psherėtimat: “Oh, moj nėnė...”, qė mė gufonin nė kraharor saherė qė duhej tė shuaja tė skuqurit nė fytyrė. Mbase edhe kjo psherėtimė mė ndihmoi qė ngutshėm tė pėrvetėsoja gjuhėn maqedonase dhe Ohrin kurrė mė tė mos e quaj “Orid”, sepse “Oh-ėt” dilnin nga thellėsitė e kraharorit djaloshar, i cili atėherė nuk e dinte se jeta ėshtė si ndėrtesė e cila kėrkon mjeshtri qė ta ndėrtosh, se shpeshherė ka konstrukt tė cilin nuk e pėrcakton ti, por rrethanat jetėsore. Asokohe as qė mundesha ta di se edhe shoqėrinė shqiptare, kėtu dhe matanė kufirit, e ndėrtonin muratorėt qė nuk e dinin mė elementaren e mjeshtrisė sė murimit kombėtar: se kulla e vlerave kombėtare duhet tė ndėrlidhet si njė tėrėsi nė tė cilėn ēdo pjesė bart atė tė ardhshmen, se vetėm themelet nuk i bart asgjė dhe e tėra qėndron mbi ta dhe se vetėm majet nuk bartin asgjė, pėrpos qė janė tė kėrcėnuara nga furtunat dhe rrufetė.

    Jeniēeri nė mua, si edhe shumė gjenerata tė mėparshme tė rinisė shqiptare nė Jugosllavinė e Titos, duhej tė vazhdonte betejat e mėtutjeshme tė mbijetesės. Tani pasonte edhe njė shtrėngim i duarve tė babait me ato tė miat, por tė cilat ndėrkohė ishin regjur dhe nuk dridheshin si dikur: tė ndarjes pėr tė shkuar nė Beograd, ku sėrish duhej tė pėrvetėsoja edhe njė gjuhė qė mund t’m’i hapte dyert e ardhmėrisė. Jeniēeri nė mua tani nuk ndodhej vetėm larg atdheut gjuhėsor, por edhe larg vendlindjes. Ngutshėm e mėsoi gjuhėn qė atėherė kishte vetėm njė emėr – serbokroatishten, e cila sot ėshtė bėrė pronė e katėr popujve dhe po aq emėrtimeve. Ndėrkaq, me po tė njėjtėn ngutje kohore bėhej e fjetur gjuha e qumėshtit, ajo e nėnės. Dhe kisha filluar tė shkruaja dhe tė botoja nė gjuhėt e sllavėve tė jugut, duke mos pasur mundėsi tė mėsoja gramatikėn e gjuhės amtare dhe duke u vetėgėnjyer se gramatika u duhet vetėm atyre qė nuk dinin si t’i shprehnin mendimet e veta. Pra, kishte filluar jeniēerizmi kulturor, i cili kėrkonte tė dėshmohesh nė “oborrin mbretėror” qė pastaj, nėse nuk ke harruar erėmimin e qumėshtit tė nėnės, t’i kthehesh vetvetes.

    Dhe babi mė ēonte letra nė tė cilat fjalėt shqip i shkruante me shkronja cirilike, qė ia kishin mėsuar menjėherė pas Luftės sė Dytė Botėrore. E unė ia ktheja pėrgjigjet duke pėrdorur alfabetin dhe fjalėt shqip, po me “melodi” sllave. Letrat e babait dhe ato tė miat ndėrthurnin vazhdimėsinė e jeniēerizmit tonė. Dhe ato qė m’i dėrgonte ai ishin pėrplot me dėshpėrim pse djali nuk e dėgjoi tė bėhet mjeku i parė nė katund dhe me nga ndonjė shpresė tė heshtur se mbase do tė kthehesha si mė i shkolluari i asaj ane. Ku e dinte ai i gjori se atje ku isha pėrpos qė mėsoja mirė gjuhėn qė “ēilte dyert” e ardhmėrisė socialiste, mė kishte kapur edhe sėmundja t’i ndėrroja fakultetet dhe dashuriēkat mė shpesh sesa qė ndėrronin jevgjitėt kuajt. Dhe bėhesha gati t’ia sillja nė shtėpi flamurin e e jeniēerit tė dėshtuar.

    Vetėm nėna pati mirėkuptim kur ndėrpreva shėtitjet nėpėr fakultete dhe i fillova ato nėpėr botė: “Nuk e sheh, flet njė shqipe si tė mos ishte djali im!” – i tha babit, e inatosur pse ai ende kėmbėngulte tė shkoja nė ndonjė qendėr tjetėr universitare ku mbase do tė duhej tė pėrvetėsoja edhe ndonjė gjuhė tė sllavėve tė jugut. Por, erdhi ’81, rrugėt e Prishtinės u mbushėn pėrplot me britma tė cilat mbase donin t’i jepnin fund jeniēerizmit shqiptar nė Jugosllavinė e Titos. Pas atij viti gjithnjė e mė rrallė dėgjoja ofendimin se isha “i menēur sikur tė isha i tyre e jo shqiptar”. Mbase “sulltanėt” ideologjikė e kuptuan se tė kota ishin investimet: se jeniēerėt shqiptarė kurrė nuk do t’i shėrbenin “oborrit” ideologjik, se fajtore pėr kėtė ishin nėnat tona qė nuk mėsuan asnjė fjalė nė gjuhėt nė tė cilat shkollohej pjella e tyre.

    Ajo qė pasoi mė vonė – mbetet histori! Qė ndoshta kurrė nuk do tė kemi guxim ta shkruajmė ne, jeniēerėt e dikurshėm e demokratėt e sotėm. Mbase edhe shkaku se shumė prej nesh iu rikthyen vetvetes me ambicie vetėgėnjyese tė bėhen “skėnderbetė” e demokratizimit. Andaj edhe shumica prej nesh ngutshėm dolėn nė krye tė partive, morėn nė duar institucionet kulturore e shtetėrore, mbyllėn klanet e veta dhe pėruruan njė koncept tė ri tė mbijetimit, si emra tė cilėt duhet t’i mbajė mend ky popull: konceptin kufomėngrėnės, qė nėnkupton t’ia hash kokėn kundėrshtarit politik dhe tė pranosh vetėm meritat e tė vdekurve. Tė ndėrtosh karrierė politike mbi varrezat e atyre qė kanė flijuar ēdo gjė. Ky fenomen i promovuar nė vitet e nėntėdhjeta edhe sot e kėsaj dite ėshtė letėrnjoftim i veprimit kulturor dhe politik tė shqiptarėve tė Maqedonisė dhe tė Kosovės. I lansuar nga disa jeniēerė tė dikurshėm socialistė, ai u pėlqye edhe nga disa politikanė tė rinj tė dalė nga tė gjitha UĒK-tė e lavdishme shqiptare. Gjė tė cilėn mė sė miri e dėshmoi sjellja e disa qarqeve politike shqiptare me rastin mė tė fundtė, tė Ramush Haradinajt, i cili brenda njėzet e katėr orėve ripėrtriu vlerat e zbehura shqiptare siē janė burrėria, guximi, bujaria, krenaria, flijimi pėr atdhe. Vlerat qė mė sė shumti irrituan disa kundėrshtarė tė tij politikė, tė cilėt thuajse shkuarjen e tij nė Hagė e dėshironin mė shumė se Beogradi. Sepse Ramushi para tyre doli si pasqyrė e pastėr burrėrore, ku tė gjithė mund tė shihnim se jo ēdo burrė ėshtė burrė dhe jo ēdo trim ka shenjė njohėse trimėrinė. Pra, se sa rėndė ėshtė tė jesh Ramush Haradinaj nė mjedis kulturor e politik ku ēdonjėri pretendon tė bėhet “skėnderbe” dhe ku janė tė paktė ata qė e kanė kuptuar se trimat kurrė nuk ia hanė hakun mė trimit.

    Jeniēerizmi shqiptar i kohėve socialiste solli me vete edhe gjeneratėn time, e cila fjalitė e thėna pastėr shqip i ka tė komponuara nė “pentagramin” sintaksor sllav. Dhe tani, e mėsuar me kėtė melodi, dėshiron qė tė krijojė identitet tė veēantė gjuhėsor dhe kulturor. Ku ta dish, ndoshta shoqėria shqiptare jeton fazėn kur duhet tė paguajė ēmimin e jeniēerizmit tė dikurshėm, ēmim tė cilin do ta caktojnė ata qė nuk e kanė kuptuar se nuk mundet ēdo jeniēer tė bėhet “skėnderbe”. Pra, ata qė nuk e kanė kuptuar se mjafton t’i kthehesh qumėshtit tė nėnės qė tė njohėsh vetveten dhe tė kuptosh se jeniēerizmi nuk ėshtė i turpshėm, se atė askush nuk do ta kishte zgjedhur me vetėdėshirė, por ia pėrcakton fati jetėsor. Bile, nė rrethana tė caktuara, ai ka ndihmuar qė tė mbijetojė kjo shiqptari qė kemi sot.

    Edhe sot mė kujtohet kur babi mė ēoi pėr dore nė shkollė tė mesme ku duhej tė vazhdoja shkollimin nė gjuhė joamtare. Unė atėherė mendoja se jeniēerizmi kishte pėrfunduar menjėherė pas shkatėrrimit tė perandorisė turke. Nga ta dija se pėr shqiptarėt ai do tė vazhdonte deri mė sot. Asokohe Radio Tiranėn e dėgjoja shumė rrallė dhe mahnitesha me suksesin e bashkėmoshatarėve tė mi matanė kufirit, tė cilėt mbushnin thasėt me kokrra gruri tė mbledhura nėpėr arat pasi kishin mbaruar korrje-shirjet. As qė mė shkonte ndėr mend se nė tė vėrtetė ata bėnin mėkat: ua merrnin hisen zogjve, i linin pa ushqim shpendėt kėngėtarė, pa tė cilėt poetėve kurrė nuk do t’u kujtohej metafora e fluturimit. Atėherė kisha halle tė tjera: si tė sforcoja “h-nė” e sllavėve tė jugut, qė tė mos mė tallnin mikeshat joshqiptare, tė cilat kisha ambicie t’i robėroja nė kthetrat e ngrohta tė shtratit tim. E pranoj publikisht: atėherė as qė mė shkonte ndėr mend se do tė vinte koha tė varrosnim “parajsėn socialiste” dhe tė ndėrtonim shoqėri tė “hapura” shqiptare ku tė gjithė sė bashku, jeniēerė tė dikurshėm, kurbetēinj tė tanishėm, atdhetarė tė vonuar dhe demokratė tė posaemėruar, do tė duhet ngutshėm tė mėsojmė gjuhėn e vetme me tė cilėn mund tė komunikojmė me ata qė mbajnė rend nė protektoratet tona – anglishten!
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •