Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Opinion: Kim MEHMETI

    Libri i bardhė me njolla tė zeza

    Arbėn Xhaferit mund t’i mohohet shumēka, por jo edhe aftėsia tė manipulojė me mediat dhe nga asgjėja tė bėjė temė publike. Si rrallėkush tjetėr, ai di t’u shmanget tė gjitha “luftėrave” politike, por tė stolisė kapotėn e vetė partiake me dekoratat nga betejat e huaja, si komentues i vonuar i tyre

    Arbėn Xhaferit mund t’i mohohet shumēka, por jo edhe aftėsia tė manipulojė me mediat dhe nga asgjėja tė bėjė temė publike. Si rrallėkush tjetėr, ai di t’u shmanget tė gjitha “luftėrave” politike, por tė stolisė kapotėn e vetė partiake me dekoratat nga betejat e huaja, si komentues i vonuar i tyre. Lideri i PDSH-sė u ngjanė pleqve tė pėlqyer tė “odave tė burrave” tė cilėt jo se thonė diēka qė nuk e dijnė tė tjerėt, por rrėfejnė ashtu qė dėgjuesit ta kenė pėrshtypjen se asgjė nuk do vlente rrėfimi pa plakun e shkathtė. Andaj, edhe nėse njeriu i rilexon tė gjitha tekstet dhe i rivlerėson qėndrimet politike tė Xhaferiut, do tė vėrej se analizat e tij kan tė bėjnė me tė kaluarėn e cila nuk kurigjohet, ndėrsa qėndrimi i tij politik mbėshtetet vetėm mbi njė koncept: nė harresėn e atyre qė e dėgjojnė dhe e lexojnė. Dhe tani, kur shumėkush shpresoi se politikani i harxhuar dhe “heroi i betejave tė huaja” mė nė fund e gjeti veten si publicist i frutshėm me analiza tė gjata sa ēarēafėt mbi tavolinat e kafenesė “Dora” (lexo Selisė alternative tė PDSH-sė), atij pėrnjėherė iu ngjallėn ambiciet e vjetra – tė bėhet Baba i shqiptarisė. Nė tė vėrtetė, dėshmoi edhe njėherė se ai bėnė gjumė tė lezetshėm nė shtratin politik tė Maqedonisė, por gjithmonė e kan lodhur ėndrrat si tė zgjidh problemin gjithėshqiptar, si ta bėjė Kosovėn tė Pavarur e Shqipėrinė me turizėm dhe peshkatari tė zhvilluar. Mbase edhe prandaj duket aq i lodhur, pėr ēka ne shqiptarėt e Maqedonisė mė sė paku duhet tė ndjehemi fajtorė sepse u lodhėm duke ia rikujtuar se si lidership i PDSH-sė, ai duhet tė angazhohet pėr tė mirėn tonė, se Kosovėn e Shqipėrinė duhet t’ua lė nė duar atyre qė i ka zgjedhur populli i atjeshėm. Dhe ia rikujtonim pandėrprerė se zėri i shqiptarėve tė Maqedonisė ėshtė i rėndėsishėm pėr Pavarėsinė e Kosovės dhe Turzimin e Shqipėrisė aq sa edhe britmat proserbe tė disa qarqeve poltike tė etnisė maqedonase pėr ardhmėrinė e Sėrbisė.

    I armatosur me atdhetari dhe shqiptari tė theksuar, Arbėn Xhaferi kėto ditė shpjegoi atė qė e di ēdo fėmijė ballkanas: ēdo tė ndodh nėse ndahet Kosova. Dhe rishpjegoi idenė e vet tė re pėr shtetet etnike, por tė huazuar nga e djeshmja: nga koha e Millosheviqit, Tugjmanit, Izetbegoviqit..., kur ishin tė hapura tė gjitha hartat, kur bėhej rirreshtimi i armatave etnike dhe kur nisėn luftėrat pėr kufijt e muruar nga gjaku i atyre tė cilėt besonin se nė kėtė Ballkan nuk ka alternativė tjetėr pėrpos shteteve ku do jetojnė popujt e njė gjaku, njė gjuhe, njė feje dhe tė njė kluture. Dhe ia arriti qė me temė tė vonuar tė merr njė “infuzion” mediafreskues sa ta ruaj tė gjallė iluzionin pėr tė sotmen e vet poltike. Anadaj, ajo qė ėshtė e ēuditshme nuk ka tė bėjė me veprimin legjitim tė Xhaferit qė tė mundohet tė mbajė veten gjallė nė skenėn politike shqiptare, sa janė tė habitshme shpjegimet qė i bėhen idesė sė tijė e cila meriton vetėm njė koment: Politikan i vonuar me ide nga e kaluara.

    Si duket, lidershipi i PDSH-sė, me bashkėlojtarėt e vet partiakw, kėto ditė nuk ka vetėm hallin e hartave etnike, por merret edhe me kompletimin e kaptinave tė “Librit tė bardhė me shkronja tė zeza” nė tė cilin edhe njė herė do na shpjegojė si ėshtė zhvilluar lufta e 2001 nė Maqedoni. Pra, edhe ai do dėshmojė betejat nė tė cilat nuk ka marrė pjesė, do na bindė se gjithė gabimet e bėra gjat atij konflikti i takojnė Ali Ahmetit, ndėrsa meritat janė rezultat i doktrinės sė tij luftarake dhe politike. Dhe kuptohet, ne do duhet tė duhet tė mudohemi t’i besojmė, tė shtiremi se kemi harruar se asokohe partia e Xhaferit ishte nė koalicionin qeveritar, se nė ditėt kur Georgiveski i ngriti nė ajėr tė gjithė helikopterėt – sė bashku me dy avionėt me pilotė tė huazuar nga shtetet e gjakut sllav – qė tė shkatėrrojnė fshatrat shqiptare, lidershipėt e PDSH-sė u mbyllėn nė Tetrovė dhe e pranonin se janė vetėm kukulla nė qarqet e vendimmarrjes ushtarake dhe poltike. E ne mėkot krerėt e PDSH-sė i pyetnim atėherė dhe ua rikujtojmė atė pyetje edhe sot: Pse rrinit nė atė Qeveri, pse u bėtė vėllezėr me partinė mė antishqiptare – VMRO-DPMNE tė Lupēo Georgievskit? Mos vallė nga shkaku se ai ofroi kėmbim territoresh dhe popullatash dhe ua dha Tetovėn dhe Gostivarin e u largoi nga Shkupi?

    Nėse nė 2001 Arbėn Xhaferi nuk kishte kohė tė pėrgjigjej shkaku se ishte i pėrqėqndruar nė institucionalizimin e “maunokracisė”, sot ai ka kohė qė, krahas “Librit tė bardhė me shkronja tė zeza” pėr dėshtimet e Ali Ahmetit, tė shkruaj edhe “Librin e bardhė me njolla tė zeza” ku do tė sqarojė se si ėshtė e mundur qė njė Qeverie tė cilės i ndodh lufta, tė mos ndjehet fajtore pėr asgjė. Apo edhe tė na pėrgjigjet me zė tė qetė, ashtu siē di vetėm ai, se vallė kurr nuk e ka ditur se Qeveria ka pėr obligim tė mbrojė qytetarėt edhe nga lufta, se ēdo gjė mund tė shpjegohet, por jo edhe se ēdo gjė mund tė arsyetohet.

    Nuk ka dyshim se lidershipi politikisht i harxhuar i PDSH-sė posedon mjeshtri t’i bėjė tė pėrdorshme edhe idetė nga e djeshmja. Dhe kėtė aftėsi askush nuk mund t‘ia mohojė. Ajo qė mund ti mohohet Arbėn Xhaferit ėshtė vetėm gėnjimi dhe besimi i tij se tė gjithė tė tjerėt vuajnė nga sindromi i mbamendjes sė shkurtėr, se ai duhet tė na i rikujtojė komunikatat luftarake tė UĒK-sė sė Ali Ahmetit, se akush si ai nuk i di gabimet qė u bėnė gjat dhe pas konfliktit tė 2001. Nė tė vėrtetė, tė gjitha mangėsitė e Ali Ahmetit qėndrojnė menjėherė pas derės nė tė cilėn troket Xheferi: Kryekomandanti i dikurshėm i UĒK-sė dhe lidershipi i tanishėm i BDI-sė i vazhdon gabimet edhe sot duke lejuar qė Luftėn e 2001-shit t’a qartėsojnė ata tė cilėt asokohe ishin mė tė mbrojturit nga “luanėt” e ish ministrit tė Punėve tė Brendshme i cili pėrfundoi nė Hagė – Lube Boshkovskit. Gjatė konfliktit nė Maqedoni ēdokujt mund t’i ndodhte ēdo gjė pėrpos liderėve tė VMRO-DPMNE-sė dhe lidershipėve tė PDSH-sė. Pra, pėrpos atyre qė u ndodhi lufta edhe shkaku se besonin se parakusht i konceptit multietnik ėshtė “bashkim vėllazėrimi” i elitave politike dhe ndarja vėllazėrore e pėrfitimeve personale. E tė cilėt tė dehur nga realizimi i ngutshėm i “maunokracisė” nuk shihnin se krahas dashurisė sė tyre ndėrpartiake rritej mosdiurimi ndėretnik, se Ali Ahmeti - duke mos patur pasaportė tė Maqedonisė - ishte kthyer nė vendlindje duke i kaluar fshehurazi Malet e Sharrit. Dhe kur ndodhėn krismat, Arbni dhe Lupēoja e kuptuan se ishin bėrė vetėm “kryeshefa” doganorė si dhe kishin harruar diēka shumė tė rėndėsishme: se populli ėshtė materie e gjallė qė nuk u nėnshtrohet parashikimeve tė stolisura politike dhe as fjalėve tė cilat premtojnė shumė e nuk ofrojnė asgjė.

    Pėrndryshe, jo se nuk duhet tė flitet pėr konceptin njėetnik tė shteteve dhe jo se ndokujt mund t’i ndalohet tė bėjė atė qė di ashtu si mendon. Posaēėrisht nėse ėshtė shitės i mirė i lojrave tė veta politike. Por sot kur e tėrė bota bėhet “internetistan” i bezdisshėm, kur edhe zogjtė e dinė se kush i vizaton hartat shtetėrore, janė apsurde analizat me karakter lokal tė Arbėn Xhaferit pėr Ballkanin. Kuptohet, nuk ka pse tė mos flitet hapur edhe pėr periudhėn e konfliktit tė 2001 nė Maqedoni si dhe pėr gabimet e Ali Ahmetit. Por, tė hapėsh “dosjen” e UĒK-sė pa e patur nė duar “projektin” enigmatik tė quajtur Maqedoni ėshtė njėsoj sikur tė mundohesh tė kuptosh veprimtarinė politike tė Arbėn Xhaferit duke analizuar vetėm qėndrimin e tij politik kur ėshtė nė opozitė. Andaj jo se UĒK-ja e Ali Ahmetit nuk ka bėrė gabime, dhe jo se BDI-ja e Ali Ahmetit nuk solli edhe dėshprim. Nė mos mė shumė, Ali Ahmeti bėri njė gabim politik qė nuk do ia falė askush: vazhdoi realizimin e “konceptit” tė cilin e institucionalizoi PDSH-ja – nė pozita tė rėndėsishme shtetėrore tė vendosė edhe partizanė qė nuk janė as pėr drejtues tė njė kooperatrive bujqėsore. Edhe atė duke u mbėshtetur nė meritat e tyre luftarake dhe partiake, duke harruar se ka plot merita tė madhėrishme njerėzore tė cilat nuk kanė asnjė peshė kur vlerėsohen aftėsitė profesionale. Pra, jo se Ali Ahmeti nuk e barazoi me shumėēka BDI-nė e sotme me PDSH-nė e dikurshme duke e bėrė ent tė vetėm pėr punėsim tė shqiptarėve, por mė sė paku Arbėn Xhaferi ka tė drejtė morale tė akuzojė tė tjerėt pėr gjėrat tė cilat ai i ngriti nė rrafshin e veprimit tė vetėm partiak.

    Nė idenė e Arbėn Xhafert dhe diskutimet qė ajo nxiti pėr shtetet njėetnike ka njė element interesant: aftėsia e tij qė diēka anakronike ta bėjė tė lezetshme pėr tė sotmen. Qė dėshmon se jo vetėm ai, po njė pjesė e madhe e elitave tona politike e shoqėrore mė mirė ndjehen kur komentojnė idetė nga e djeshmja se sa tė merren me qartėsimin e rrugėve qė duhet tė na ēojnė drejtė tė nesėrmes. Ai qė nuk e ka kuptuar se shtetet etnike nuk bėhen pa luftė, kurr s’do e ketė tė qartė se beteja tė reja nė Ballkan do ketė vetėm atėherė kur do tė kthehet nė pėrdorim marka Gjermane dhe franku Francezė. Mbase, nuk duhet dyshuar se edhe Ali Ahmeti, njėsojė si Arbėn Xhaferi, shpesh ka ėndėrruar Shqipėrinė etnike. Por nė ndėrkohė “anija” luftarake e Ahmetit arriti nė Ballkan atėherė kur mė ishin mbyllur zyret e gjeneralshtabeve ndėrkombėtare ku vendosej fati i kufijve tė shteteve tė Ballkanit, ndėrsa barka partiake e Arbėn Xhaferit u zhyt nė zallin e pėrfitimeve personale nė emėr tė sė mirės mbarėshqiptare. Dhe, mirė qė Ali Ahmeti me kohė e pa sa ėshtė ora politike globale, se ndryshe ende do ishte pa pasaportėn e Maqedonisė e jo mė njeri qė merr pjesė nė ndėrtimin e kėtij shteti. Shumėēka Ali Ahmeti kuptoi me kohė pėrpos qė kurr nuk i shkoi nėdėrmend tė mėsoj diēka nga fati i Arbėn Xhaferit: nėse liderit tė PDSH-sė i ranė tė gjitha puplat pėr atdhetari dhe shqiptari dhe mbeti vetėm me “maunokratėt” e vet shkaku se nuk e kuptoi se jo ēdo gjė mbulohet me fjalė tė mėdha, atėher Ali Ahmeti do tė mbetet edhe pa emblemėn e UĒK-sė nėse nuk arrinė qė bashkėluftarėve tė vet t’u shpjegojė se kurr njeriut nuk mund t’i takojė edhe nderi luftarak edhe pėrfitimi personal. Andaj do tė ishte mirė pėr Ali Ahmetin ta kuptonte se Arbėn Xhaferi mė sė shpeshti u “bie kambanave” qė ta shpėtojė Kosovėn vetėm atėherė kur do tė mbajė gjallė politikanin nė vete i cili lere qė nuk ka tė ardhme, por edhe tė kaluarėn e ka me llafazani tė madhe pėr interesat gjithėshqiptare dhe me shumė veprimtari qė ėshtė nė proporcion tė kundėrt me deklaratat.

    Ndėrkohė, ne shqiptarėt e Maqedonisė duhet tė kuptojmė se edhe sot edhe nesėr do ta kemi pozitėn e njėjtė nė kėtė Ballkan: pėr shumėēka fati ynė do varet nga ardhmėria e Shqipėrisė dhe Kosovės, e jo e kundėrta. Pra, duhet ditur se Arbni u bie kambanave politike qė ta shpėtojė vėllaun e vet politik, Lupēo Georgievskin, duke i dhėnė shpresa se lidershipi i PDSH-sė ishte dhe ka mbetur figurė politike me pėrmasa gjithqiptare. Me ēka vetėm dėshmon se partia e tij prej moti ėshtė bėrė zyrė e avokaturės e cila nė botėn shqiptare i afirmon konceptet e qarqeve poltike maqedonse qė nuk e duan Maqedoninė. Apo e duan, por pa shqiptarėt nė tė.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #22
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Nga Arbėn Xhaferi:

    Gazi i botės


    Pranoj se u bėra gazi i botės, ose mė drejtė mė bėnė gaz tė botės, nė fakt mendimin ndryshe qė dallohet nga skemat e parapėlqyera e tė menduarit uniform dhe tė moderuar.
    Pranoj po ashtu se neveritem nga vetja kur i dėgjoj interpretimet e deklaratave tė mija lidhur me brishtėsinė e shteteve multietnike dhe stabilitetin e qėndrueshėm tė shteteve etnike.

    Nė opinion tashmė ėshtė krijuar njė gogol i ri "shteti njė etnik, apo "Shqipėria e madhe"me tė cilin i trembin qytetarėt, sidomos politikanėt qė mezi presin tė bėhen kanakarė tė faktorit ndėrkombėtar. Nuk kam qėllim ta mbroj veten, por tė shpalos njė strategji qė pėrmes gjysmė tė vėrtetave dhe gjysmė gėnjeshtrave, me pėrzierje tė datave, personazheve, fakteve synojnė tė eliminojnė disa pikėpamje qė hedhin dritė ngjarjeve historike dhe proceseve tė tjera qė zhvillohen nė kėto hapėsira. Kjo strategji qė merr trajta tė fushatės buron nė Maqedoni.

    Tashmė, ata qė kanė interesa qė vėshtirė zbulohen si dhe ata qė nuk kanė durim t'i lexojnė deri nė fund gazetat, por bindjet i krijojnė duke i lexuar titujt e mes titujt, kanė arritur t'i profanizojnė idetė kombėtare nė politikė. Rreshtimi nė krahun e moderuar ėshtė automatik dhe i pavetėdijshėm ngaqė ėshtė e kuptueshme qė shumica e njerėzve parapėlqejnė tė duken humanė, paqėsorė, tolerantė etj. Mirėpo, politika nuk ėshtė njėsoj me bon-tonin, ngaqė natyra, misioni i saj nuk ka tė bėjė me ēėshtjet e sjelljes, por me interesa vitale, ekonomike dhe mbi tė gjitha me ato kombėtare. Tė gjitha partitė politike shqiptare tė formuara nė zonat ku rrezikohet interesi kombėtar kanė programe qė kanė tė bėjnė kryekėput me artikulimin e kėtij interesi. Mirėpo dobėsia tipike shqiptare qė tė jenė tė pėlqyer, tė pranuar nga tė huajt ka ndikuar qė nė praktikė tė mos respektohet programi me tė cilin ato kanė lidhur kontratė me popullin. Duke respektuar opinionin qė sistematikisht dezinformohet, do tė pėrpiqem qė tė jap disa sqarime shtesė pėr tė freskuar kujtesėn lidhur idenė alarmuese pėr ndarjen e Maqedonisė:

    - PDSH-ja lidhi kontratė me anėtarėsinė e vet, me platformėn qė konstaton se Jugosllavia pėsoi kolaps tė brendshėm pėr shkak tė pretendimeve hegjemoniste serbe. Gjithmonė kur shtetet multietnike, heterogjene fillojnė tė shthuren duhet gjetur mėnyrėn se si tė pėrfundojė ky proces. Pėrcaktimi fillestar i PDSH-sė ka qenė legalist, nė dallim prej atij serb qė ishte etnik. Pra, mbėshtetnim idenė qė tė drejtėn pėr vetėvendosje tė kenė tė gjitha njėsitė konstituive federative, pra edhe Kosova. Pjesa e popullit qė mbetet jashtė kėtyre entiteteve tė reja shtetėrore duhet tė fitojnė tė drejta tė njėjta, sipas standardeve mė tė larta evropiane;

    - lidhur me pozitėn e shqiptarėve nė Maqedoni kėrkuam, duke respektuar gjithnjė sugjerimet e teorisė moderne politike qė ka tė bėjė me funksionimin e shteteve multietnike, nga natyra tė brishta, tė zbatohet principi i demokracisė konsensuale, ose konsociale pėr tė evituar mundėsinė e segregimit tė popullit pakicė nga populli dominant;

    - me kėtė program PDSH-ja fitoi besimin e popullit dhe mė vjeshtė tė vitit 1998 hyri nė koalicion, me partinė mė nacionaliste maqedonase VMRO-DPMNE. Shikuar nga aspekti historik me kėtė parti ose me kėtė proveniencė politike, shqiptarėt, prej kohės sė Hasan Prishtinės e deri te vogėlsia ime kanė pasur raporte tė mira mbi baza tė interesave tė pėrbashkėta. Kohėt e fundit, emėruesi i pėrbashkėt i kėtij interesi ka qenė antikomunizmi dhe antiserbizmi, por jo nė linjė etnike, por politike, si rezistencė ndaj hegjemonizmit serb nė kėto hapėsira. Mbi kėto interesa, VMRO-ja dhe PDSH-ja filluan tė shohin ndryshe realitetin politik: armiqėsinė dhe ksenofobinė e zėvendėsonin me miqėsi dhe partneritet. Pas kėtij ndryshimi, qė eliminonte frikėn dhe dyshimin e ndėrsjellė, ishte lehtė qė, pa hamendje qeveria e re t'i japė leje NATO-s qė tė instalohet nė Maqedoni, pėr tė ndėrhyrė pastaj, sipas nevojės nė Kosovė. Krahas kėsaj, u bė e mundshme qė tė pengohen tė gjitha projektet e strategėve pro serbė, qė vepronin pėrmes presidentit Gligorov, pėr tė hapur njė korridor pėr refugjatėt kosovarė. Pėrkundėr rezistencave dhe opstrukcioneve, refugjatėt, mbi 380 mijė mbetėn nė Maqedoni dhe Shqipėri;

    -gjatė qeverisjes sė kėtij koalicioni paralelisht filloi ēmontimi i strukturave tė sistemit tė sigurisė qė vepronin nė kuadėr tė strategjisė serbe lidhur me ēėshtjen shqiptare nė pėrgjithėsi. Nė kėtė kohė u nxor edhe ligji pėr hapjen e dosjeve, kėshtu qė njė parti shqiptare pėr herė tė parė fitoi informacionin e plotė pėr ndjekjet, spiunimet etj. Natyrisht se struktura shumė tė fuqishme ishin tė shqetėsuara nga kjo tendencė qė pak nga pak e ēstrukturonte boshtin veri-jug duke normalizuar relacionet nė aksin strategjik perėndim-lindje. Nė kėtė kohė marrėdhėniet ndėretnike ishin shumė tė relaksuara, pos te qarqet e deklasuara qė demonizonin kėtė politikė si shitje tė interesave kombėtare, sllave nė pėrgjithėsi, nė favor tė shqiptarėve. Nė kėtė kohė gazetat ishin plot akuza kundėr VMRO-sė qė paska filluar tė heqė dorė nga Maqedonia Perėndimore. Kėto akuza u amplifikuan kur nė Maqedoni, mė vonė edhe nė Bullgari, z. Hashim Thaēi u pranua nė cilėsi tė kryeministrit tė qeverisė sė pėrkohshme tė Kosovės. Reagimet u bėnė edhe mė delirante kur kryeministri i Maqedonisė, z. Georgievski e vizitoi Kosovėn. Ai ishte kryeministri i parė qė shkeli tokėn e Kosovės duke dhėnė mesazh se situata nė Kosovė ėshtė normalizuar. Nė pėrgjithėsi pozita e shqiptarėve dhe pesha e tyre politike ishte inkurajuese. Nė kėtė periudhė nuk ka pasur asnjė ndėrhyrje policore nė hapėsirat shqiptare, as vrasje, as keqtrajtime, derisa nė afėrsi tė fsh.Haraqinė nė njė pritė u vranė 4 policė maqedonas. Ky atentat nė thelb ishte njė kumt i zė qė paralajmėroi luftėn e vitit 2001;

    - ata qė e filluan luftėn, vendimin e morėn nė qarqe joformale, pa dijeninė e faktorėve legjitim tė popullit shqiptarė nė Maqedoni, nė Kosovė dhe nė Shqipėri. Befasitė dhe dilemat ishin sfilitėse dhe tė gjithanshme. Faktori ndėrkombėtar, njėsoj si ai shqiptar reagoi negativisht ndėrkaq pala maqedonase pėrpiqej qė t'i trajtojė kryengritėsit si terroristė, kontrabandistė etj;

    - kėtė kryengritje e filloi dhe e organizojė njė strukturė qė u emėrtua ngjashėm si nė Kosovė, UĒK. Pra ky akronim nė vete pėrmbante idenė e ēlirimit tė Kosovės apo tė kombit ( Ushtria Ēlirimtare Kombėtare). Nė komunikatat e para tė UĒK-sė sė Maqedonisė, qartazi hidhej ideja e ēlirimit nga zgjedha siē thuhej sllavo-maqedonase, prandaj edhe zonat,.disa fshatra shpalleshin tė lira, apo tė ēliruara. Personi i parė qė u vra nė zonėn e Likovės ishte njė djalosh i ri 21 vjeēar nga Malisheva e Kosovės. Kushtrimit pėr ēlirim kombėtar i pėrgjigjen shqiptarė nga tė gjitha anėt, nga Kosova, nga Lugina e Preshevės, Shqipėrisė etj. Ata, tė prirė nga idealet sublime kombėtare, gjithsesi nuk erdhėn pėr ta ruajtur integritetin territorial tė Maqedonisė prej tendencave djallėzore, tė papėrgjegjshme tė dy partive politike nė koalicion, VMRO-sė dhe PDSH-sė. Ata kishin ardhur ta ēlirojnė kombin dhe atdheun. Sot po del se ata paskan ardhur pėr ta ēliruar Maqedoninė nga ēmenduria e dy partive politike nė pushtet;

    - bisedimet e para pėr modalitetet e zgjidhjes sė krizės nė Maqedoni, pra edhe pėr ndarjen e saj nuk u hapėn papandehur, por pėr shkak tė kontekstit dhe faktorėve tė rinj. Shkaktarė pėr kėto biseda nuk ishte marketingu politik, meqė nė atė kohė PDSH-ja ishte nė pushtet, as planet paraprake pėr copėtim tė Maqedonisė, por tentativat pėr ta kontrolluar krizėn, pėr t'i eliminuar pasojat tragjike shkatėrrimtare. Pėr kėto biseda janė informuar tė gjithė faktorėt relevantė shqiptarė dhe ndėrkombėtarė. Ata i shpėrfillėn kėto mundėsi dhe filluan seriozisht tė pranojnė ofertėn e PDSH-sė pėr hapje tė negociatave si mundėsi tė vetme pėr zgjidhje tė konfliktit. Deri nė atė kohė pala maqedonase kokėfortėisht refuzonte ēfarėdo ideje pėr negociata, duke u bėrė gati qė ushtarakisht tė zgjidhim konfliktin me "terroristėt". Grumbullonin armė nga Ukraina, Bullgaria, Serbia dhe ėndėrronin qė ta pėrfundojnė kėtė mesele si kroatėt me serbėt nė Kroaci. Tė pėrcaktuar pėr kėtė opsion ushtarak, ata madje refuzuan planin teknik, pa kėrkesa politike tė z. Frovik, nė cilėsi tė ambasadorit tė OSBE-sė, pėr ēarmatim tė UĒK-sė. Atė plan e patėn pranuar edhe pėrfaqėsuesit e UĒK-sė, ndėrkaq maqedonasit, tė pėrcaktuar pėr zgjidhje ushtarake me ngulm kėrkonin largimin e z.Frovik nga Maqedonia, pėrkatėsisht luftėn. Njėri nga kėta petrita pa sqep, qė nė atė kohė u binte daulleve tė luftės ishte ish ministri i punėve tė brendshme, L. Fėrēokovski, qė kėto ditė fiton hapėsirė nė ALSAT pėr t'i mbrojtur ata qė donte t'i vriste. Tė brengosur nga pėrshkallėzimi i krizės, faktori ndėrkombėtar ushtroi presion tė madh te tė gjithė qė tė pranohet ideja e negociatave. Misionin e nisi z.Badenter qė kish autoritet tė madh te maqedonasit dhe e pėrfunduan lehtėsuesit, z. Pardew dhe z. Leotar;

    - ata qė atėherė e filluan luftėn pėr ēlirim kombėtar, sot me plot gojė e akuzojnė PDSH-nė se paska plane tė gatshme pėr ta ndarė Maqedoninė. Por, ata nuk kėnaqen vetėm me kaq. Tevona, kushedi pėr ēfarė arsye, kanė filluar tė pohojnė se edhe ata paskan pasur tė njėjtėn ofertė, por meqė kanė pasur dhembshuri pėr shqiptarėt e Manastirit, Prespės, Ohrit e paskan refuzuar atė. Ky pohim ėshtė katėrēipėrisht i pasaktė dhe paradoksal: ushtria maqedonase dhe UĒK-ja paskan luftuar mes vete pėr ta mbrojtur integritetin e Maqedonisė nga VMRO-ja dhe PDSH-ja .Kjo akuzė jo vetėm qė ėshtė e rreme, por logjikisht dhe moralisht e padurueshme dhe e padrejtė;

    - me nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Ohrit shqiptarėt evituan dėnimin pėr njė luftė tė papėrkrahur nga askush dhe nuk pėsuan si serbėt nė Kroaci. Lufta e shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės dhe nė Maqedoni e xhindosi jashtė mase faktorin ndėrkombėtar qė kritikohej nga propaganda antishqiptare pėr hapje tė kutisė sė Pandorės. Tek ata vėrehej gatishmėria pėr leksione kthjelluese, dėnuese kundėr shqiptarėve tė papėrgjegjshėm. Dėnimi nė Luginėn e Preshevės u shfaq nė trajtė tė eliminimit tė zonės sė sigurisė pesė kilometėrshe nė mes tė Serbisė dhe Kosovės dhe i solli trupat ushtarake serbe nė kufijtė e Kosovės. Shqiptarėt e Maqedonisė falė negociatave, falė projektit pėr demokratizim tė krizės arritėn ta shndėrrojnė njė luftė tė humbur nė fitore politike. Me nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Ohrit u dėnua koncepti i papėrshtatshėm shtetėror i Maqedonisė dhe jo shqiptarėt qė cilėsoheshin nė fillim tė luftės si tė papėrgjegjshėm, labilė, bukėshkalė, "terroristė", "kriminelė" etj. Marrėveshja e Ohrit ka rėndėsi historike jo pėr avancimin e tė drejtave tė shqiptarėve, por pėr pėrmbyllje tė njė kapitulli historik qė ishte shumė i rrezikshėm pėr ardhmėrinė e shqiptarėve nė pėrgjithėsi;

    - maqedonasit, tė bindur se lufta nuk duhej tė pėrfundonte kėshtu, pra me fitore politike tė shqiptarėve krijuan nė vete dhe nė popullatė njė bindje tė plotė kundėr Marrėveshjes sė Ohrit. Nga kėto bindje vijnė idetė dhe gatishmėritė pėr modifikim dhe mosrespektim tė Marrėveshjes sė Ohrit. Varianti qė sot inplementohet nuk ka tė bėjė as me frymėn, as me pėrcaktimet juridike tė saj. Me kėto devijime maqedonasit e gudulisin sedrėn e tyre tė prekur duke u krenuar se megjithatė mė nė fund ua drodhėn shqiptarėve;

    - mosinplementimi i Marrėveshjes sė Ohrit si dhe situata e nderė nė Kosovė ku serbėt sistematikisht e zbatonin politikėn e ndarjes sė saj ndikuan qė tė hapet dyshimi lidhur me funksionimin e shteteve multietnike. Serbėt qartazi zhvillonin projektin e tyre pėr kontrollim tė 30%-it tė territorit tė Kosovės, nė Mitrovicėn e Veriut dhe enklavat. Faktori ndėrkombėtar qė nga fillimi e toleronte kėtė proces tė etnizimit tė territoreve nė Kosovė qė nė Maqedoni e parandalonte, kėrkonte njė pėrgjigje adekuate dhe tė kujdesshme. Vetėm nė kėtė periudhė kohore u hap ēėshtja e brishtėsisė, jostabilitetit tė shteteve multietnike si dhe kritika pėr pėrdorim tė standardeve tė dyfishta qė e destabilizojnė situatėn nė rajon. Pėr ēdo kėnd ėshtė e qartė se integriteti i Kosovės nuk ruhet duke iu kundėrvėnė KFOR-it dhe faktorit ndėrkombėtar nė Kosovė, por duke shpjeguar mundėsinė e implikimit tė kėtyre projekteve nė Maqedoni. Pėr kėto ēėshtje, pra hapja e idesė pėr krijim tė shteteve etnike mbi gėrmadhat e shoqėrive dhe shteteve tė dėshtuara multietnike, sidomos mbi gėrmadhat e doktrinave pėr ringjallje tė shteteve multietnike ėshtė folur haptazi nė shumė konferenca ndėrkombėtare derisa faktorėt e ndryshėm u bindėn pėr pasojat rajonale tė ndarjes sė Kosovės. Ata sot zėshėm e kundėrshtojnė idenė e ndarjes sė Kosovė qė paraprakisht e toleronin;

    - hapja e temės sė shtetit etnik nuk ka mbėshtetje vetėm nė teorinė politike, por edhe nė pėrvojėn historike. Deri mė tani ėshtė dokumentuar se vetėm shtetet etnike i rezistojnė sfidave tė kohės dhe se shtete evropiane stabilitetin e vet e kanė arritur pikėrisht duke respektuar parimin etnik, linguistik nė krijimin e shteteve tė reja. Nė Kombet e Bashkuara numri i shteteve tė reja sa vjen shtohet. Nė fillim ishin 50 shtete, ndėrkaq sot janė 185 shtete. Kėto shtete u formuan duke u ndarė nga shtetet ku nuk funksiononte barazia, bashkėjetesa nė mes tė barabartėve;

    -ideja pėr bashkim kombėtar nė Evropėn e Bashkuar ėshtė jo vetėm qesharake, por edhe e rrezikshme. Qesharake ngaqė nuk merr parasysh realitetet kokėforta( baskėt dhe irlandezėt ende vazhdojnė avazin e tyre), e rrezikshme ngaqė ky kriter mund tė zbatohet edhe pėr Kosovėn;

    - Shqipėria gjithsesi ėshtė viktimė, peng i ēėshtjeve tė pazgjidhura shqiptare. Ajo ka tė drejtė tė kėrkojė tė lirohet nga kjo barė qė molis kapacitetet e saja;

    -Maqedonia nuk ka mundėsi tė pėrjashtohet nga kjo tendencė historike qė afirmon tė drejtėn pėr barazi. Ajo vetė e krijon krizėn duke bėrė opstrukcione Marrėveshjes sė Ohrit dhe duke uzurpuar vlerat e popujve tjerė. Atij qė i lejohet ta uzurpojė territorin e dikujt, atėherė njėkohėsisht i lejohet t'i pėrvetėsojė edhe vlerat kombėtare tė territorit qė e kontrollon.. Aktualisht njė pjesė e intelektualėve maqedonas e argėtojnė vetveten duke ia ndėrruar identitetin shqiptar tė Nėnės Terezė dhe Skėnderbeut. Ku dhe kur do tė ndalen njė zot e di. Por diēka ėshtė e pandalshme:nė shtetet heterogjene jo kohezive, kur njėherė plasėn sherri vėshtirė qetėsohen gjakrat. Qetėsimi nuk arrihet me pėrbuzje, inputime, shtirje, manipulime, por me respektim tė parimeve qytetėruese. Ata qė i njohin mirėfilli kėto punė, shkencėtarėt e kanė recetėn pėr kėtė sėmundje. Konfliktet ndėretnike nė shoqėritė e segmentuara, ku lojaliteti ndaj kombit ėshtė mė i madh se ndaj shtetit, mund tė parandalohen po qe se mbrohen interesat kombėtare pėrmes mekanizmave, sistemeve konkrete qė krijojnė barazi:
    1. sistemi i demokracisė konsensuale;
    2. i autonomisė territoriale;
    3, i federalizimit (territorial apo jo territorial si Bekgjika);
    4. konfederalizimi dhe nėse tė gjitha kėto nuk mjaftojnė, atėherė sugjerohet
    5. divorci, ndarja.

    Kėto mekanizma mund tė anashkalohen vetėm me represion dhe kurrsesi me shtrembėrime tė fakteve dhe tallje. Maqedonia nuk ka mė kapacitet pėr represion. Ajo mund tė tallet, ta futė kokėn nė rėrė, tė ėndėrrojė, ose tė bėjė tifo pėr ēėshtjen serbe, por do tė skualifikohet.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •