Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Murgu francez ne kerkim te historise shqiptare

    Mė shumė se 100 vjet mė parė, murgu francez Zhan Klod Faveirial ka shkruar historinė e Shqipėrisė. Nė librin e tij ndihen tone tė forta antigreke. Ai guxon tė thotė se qytetėrimi grek ėshtė ngritur mbi atė pellazg dhe gjuha shqipe ėshtė shumė mė e pasur se ajo greke

    Murgu francez, nė gjurmė tė Historisė sė Shqipėrisė


    Alma Mile

    Njė tjetėr histori pėr Shqipėrinė, e shkruar nga njė i huaj, por ndryshe nga historianėt e studiuesit modernė, autori i kėsaj vepre, ka jetuar mė shumė se 150 vjet mė parė. “Historia e Shqipėrisė” (Mė e vjetra), ėshtė titulli i botimit mė tė fundit tė Shtėpisė Botuese “Plejad”, shkruar nga murgu Zhan Klod Faveirial. Mjafton njė vėshtrim i shpejtė mbi kėtė libėr, pėr tė kuptuar se ka shumė dashuri brenda tij. Faverial, ishte francez, njė njeri i pėrkushtur Perėndisė, por qė fliste pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt si tė ishte atdheu i tij. Vetėm nė vitin 1999, kjo vepėr prej 483 faqesh, e shkruar rreth viteve 1884-1889, ka dalė nė dritė, gjatė kėrkimeve tė gjuhėtarit dhe pėrkthyesit Robert Elsie. Ajo gjendej nė arkivat e njė manastiri nė Paris, nė trajtė dorėshkrimi, ku pasqyrohej historia e Shqipėrisė, prej pellazgėve, deri nė kohėn e tij dhe vetėm tani, ajo vjen e plotė pėr publikun. Eshtė njė vepėr voluminoze, pėr hartimin e sė cilės, Faveirial ka shfrytėzuar njė bibliografi mjaft tė ngjeshur, duke filluar qė nga veprat e mendimtarėve dhe historianėve antikė grekė, tek historianėt e kronikanėt e kohės sė tij. Kėshtu mund tė pėrmendim vepra tė Aravantinit, Kanty, Dezobri, Farlati, Hekard, Lavale, por edhe Tuqiditi e Herodoti. Njė nga arsyet qė ky murg francez ndėrmori njė punė tė tillė, ishte tė hartonte historinė e shqiptarėve qė deri atėherė nuk e kish shkruar askush. “Shumė kohė mė parė se perėndia tė na hidhte nė kufijtė e Shqipėrisė, ne i kemi parė shqiptarėt dhe kemi thėnė : ja njerėz me tė vėrtetė tė mirė…. Dhe qė atėherė lindi ideja pėr tė studiuar, nėn dritėn e historisė, njė popull qė nxirrte para nesh njerėz kaq tė mirė, shfaqte kaq madhėshti dhe na ngjallte kaq nderim. Mjerisht, askush, tė paktėn aq sa ne njihnim, nuk e ka shkruar historinė e saj…”, - shkruan autori nė parathėnien e librit tė tij. Siē thotė edhe gjurmuesi i kėtij dorėshkrimi, tashmė libri, Robert Elsie, nė kėtė libėr vihet re njė frymė e theksuar antigreke, e cila padyshim rridhte prej faktit qė ai ishte njė klerik katolik, megjithatė ēdo vepėr tė tij, ai e ka mbėshtetur nė njė bibliotekė tė pasur, tė cilėn ai e ka grumbulluar gjatė viteve qė shėrbente nė Manastir dhe Kostandinopojė. Kėshtu, ai nxjerr nė pah politikat e helenizimit dhe vlerat e gjuhės dhe kulturės shqiptare. Madje ai guxon tė thotė qė shqipja ėshtė gjuhė shumė mė e pasur se ajo e Aristofanit. Nė librin e tij ai citon thėnie tė ish- Konsullit francez nė Janinė, Dozon, i cili shprehej : “Nė raportin fonetik gjuha shqipe ka njė begati dhe shumėllojshmėri qė e kalon mjaft gjuhėn e Aristofanit”. Ndėrkohė qė ai vetė mė tej do tė shprehej “Grekėt mburren se letėrsia e tyre ka nisur me Homerin. Po Homeri vetė, nga cila shkollė greke ka dalė? Nga cila shkollė ėshtė formuar? Pėrpara shkollave greke pra, ka pasur shkolla pellazgjike dhe nje literaturė tė madhe dhe tė pėrkryer, e cila ka qenė themeli i letėrsisė greke, ashtu si ndėrtimet ciklopike, kanė shėrbyer si themele pėr ngrehinat e pėrkohshme tė ngritura prej grekėve tė lashtė”(fq. 38). Edhe nė shumė faqe tė librit tė tij, ai e thekson njė fakt tė tillė, ndėrkohė qė nė shumė syresh mundohet tė vėrė nė pah pėrpjekjet e grekėve pėr tė helenizuar Shqipėrinė dhe gjithēka qė kisha romake kishte arritur nė rajonin ballkanik. Sipas botuesit tė librit, ndriēim Kulla, vepra e Faveirialit, nuk mund tė quhet absolute, por njė variant historik qė sjell mjaft fakte dhe tė reja pėr historinė e Shqipėrisė. “Kam lexuar disa variante historish ai ajo e Dom Ndoc Nikaj, Tajar Zavalani, Mehdi Frashėri, etj, por ajo qė mė bėn pėrshtypje nė kėtė libėr, nuk ėshtė qėndrimi emocional, apo simpatia e autorit pėr shqipėrinė, por thellėsia e ngjarjeve dhe sasia e fakteve”, - thotė Kulla, duke shtuar se nė gjithė kėtė libėr Faveirial vė nė dukje faktin qė Shqipėria i pėrket qytetėrimit perėndimor dhe ku gjenden mjaft elementė tė krishterė, tė mbetur pavarėsisht sundimit 500- vjeēar turk. Sipas Kullės, ky botim ėshtė njė ngjarje, e cila nuk duhet tė ishte iniciativė vetėm e njė botuesi, por edhe e akademikėve, pasi ai sjell fakte tė reja, tė pakonsumuara mė parė nga historiografia.
    Gjatė punės pėr botimin e kėsaj vepre, dolėn nė pah edhe vepra tė tjera tė klerikut. Zhan Klod Faveirial ka lėnė pas shumė libra e dorėshkrime, disa prej tė cilave janė botuar, ndėrkohė qė tė tjerė presin dritėn e botimeve. Disa prej librave tė tij, tashmė tė botuara mund tė pėrmenden “Manual i mirėsjelljes”, nė gjuhėn bullgare, “Dialogje frėngjisht- bullgarisht” dhe “Katekizėm i madh pėr pėrdorim tė bullgarėve unitė”, ndėrkohė qė mes dorėshkrimeve tė tij gjenden tituj tė tillė si “Historia e Shqipėrisė”, e sapo botuar, “Historia vllahe” “Histori e gadishullit tė Ilirisė”.

    Nė vend tė Hyrjes
    Pėr shkak tė pozicionit tė saj gjeografik, Shqipėria, megjithėse shpesh e izoluar, ka qenė pėrherė nė udhėkryqin e perandorive dhe qytetėrimeve. Nė lashtėsi, pėr shekuj me radhė, ajo ėshtė gjendur nė kufirin politik, ushatarak dhe kulturor ndėrmjet Lindjes dhe Perėndimit, nė fillim midis perandorive romake dhe qytetėrimit grek, e mė pas nė Mesjetė, mes Italisė katolike dhe perandorisė sė poshtme ortodokse. Mė tej, deri nė pushtimin e plotė nga Turqit, ajo gjendej nė frontin midis Evropės kristiane dhe Lindjes islamike. Mė nė fund, pas 30 vjetėve pavarėsie si shtet, ajo ndėrmerr rolin e ēuditshėm tė njė kėndi tė vogėl stalinist, apo mė mirė tė themi surrealist, ndėrmjet perandorisė sovjetike dhe perėndimit kapitalist e demokratik. Nė shek XVIII, historiani britanik Eduard Gibon (1737-1794) e pėrmend Shqipėrinė si njė vend pėrballė Italisė, por tė njohur shumė mė pak se Amerika nė brendėsi. Ata qė thonė se pak ka ndryshim, pėrveēse atėherė Amerika njihej pakėz mė mirė, nuk do ta kishin aspak gabim. Shqipėria, tokė dhe hapėsirė kulturore evropiane qysh prej lashtėsisė, mbetet pėrherė enigmatike dhe e kuptuar keq, si ajo nė gjendjen e shk. XVIII, nė kohėn e gibonit, edhe nė shk XIX, nė kohėn e Zhan- Klod Faverialit, dijetarit tė parė qė shkroi pėr tė.
    Robert Elsie
    Mbi jetėn e njė murgu
    Zhan Klod faveriali lindi mė 25 mars 1817, nė Usson en Forez, fshat malor nė Auvergne, nė lindje tė Sent Etienit. Ai i kreu studimet e larta nė seminaret e Lionit dhe erdhi nė Paris nė vitin 1843, nė moshėn 26-vjeēare, ku u pranua nė Kongregacionin e Misionit Lazarist, mė 11 mars. Nė 1 korrik 1844, ai u emėrua nėn-xhakon dhe 6 muaj mė vonė, mė 18 dhjetor u emėrua xhakon. Pasi bėri betimin e tij, mė 13 mars 1845, ai mori shenjtėrimin e Kongregacionit dhe u bė prift nė 17 maj tė po kėtij viti. Pak kohė mė pas, mė 1 qershor 1845, ai u dėrgua si misionar nė Santorin tė Greqisė si vendqėndrim tė parė, pavarėsisht se ai kish dėshirė tė shkonte nė Kinė.
    Nė korrik tė vitit 1847 e rigjejmė nė Kostandinopojė, ku Kongregacioni mori njė strehė, qė ishte e njė rėndėsie tė madhe pėr veprimtaritė e kishės katolike nė Perandorinė Otomane. Dhe kėshtu, nė strehėn Shėn-benua, autori kaloi vitet vendimtare tė jetė sė tij, ku tek ai zgjohet njė interes i veēantė pėr etnitė e ndryshme tė Turqisė europiane, domėthėnė tė Ballkanit Jugor. Nė vitin 1866 ai u dėrgua nė Selanik, e mė pas nė 1867 nė Manastir (Bitola), qytet qė sot gjendet jugperėndim tė republikės sė Maqedonisė. Nė atė kohė, Selaniku dhe Manastiri ishin qytete me njė popullsi tė pėrzier dhe qendra tė rėndėsishme tregtare tė Perandorisė Otomane. Turqia Evropiane ishte e populluar sigurisht, jo vetėm nga turqit dhe grekėt, por edhe prej bullgarėve, popull sllav, siē quhet sot nė kėtė pjesė tė gadishullit tė maqedonasve, prej vllehėve ose arumunėve, qė flasin njė gjuhė romane, tė ngjashme me rumanishten e rumanisė dhe mė nė fund nga shqiptarėt me gjuhėn e tyre tė veēantė, qė rrallė gjendej e shkruar nė atė kohė. Me pėrjashtim tė njė qėndrimi tė shkurtėr nė Albi, nė vitin 1878, Faveirial duket se ka kaluar pothuaj njė gjysmė shekulli nė Evropėn Juglindore, kryesisht nė Manastir dhe Kostandinopojė. Ndėr vitet 1850-1867, nė strehėn Shėn Benua, nė brigjet e Bosforit, ėshtė koha kur Faveirial filloi tė grumbullonte njė bibliotekė historike tė librave tė rrallė nė lidhje me shqiptarėt, bullgarėt dhe vllehėt. Ai e ka vizituar Shqipėrinė nė vitin 1884 dhe bashkė me Apostol Margaritin (1832-1902), inspektor i pėrgjithshėm i shkollave rumune tė Perandorisė Otomane, themeloi shkolla nė Berat, Korēė dhe Prizren. Prej vitit 1859-1861, ai, thuhet se ishte shpirti i lėvizjes bullgare. Ai vdiq nė Manastir nė 26 nėntor 1893.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Per ata qe duan te shkarkojne librin ne frengjisht (format pdf):

    http://www.elsie.de/home.html
    http://www.elsie.de/pub/download_b/B...ireAlbanie.zip


    ka dhe shume libra te tjere interesant.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Nje Literature Historike Qe Po Triumfon

    Diele, 27 Mars 2005


    NJE LITERATURE HISTORIKE QE PO TRIUMFON

    Ndricim Kulla*

    Eshte e vertete se libri, tashme i njohur dhe i kudoperfolur, "Historia (me e vjeter) e Shqiperise", i shkruar nga nje murg francez i quajtur Zhan Klod Faverial, dhe i botuar nga shtepia botuese "Plejad" mund te konsideriohet fare mire si nje zbulim, megjithate ne nje shkrim recensues per te do te qe mire te mos mjaftoheshim me kaq. Do te qe mire te mos ndaleshim vetem ketu, jo vetem se kemi te bejme me nje ngjarje te shume permasave, - historike, gjeografike, letraro-linguistike e madje dhe politike - por sepse eshte e rendesishme dhe gati providenciale, qe vlera dhe sherbesa te tilla qe i behen kultures sone, te arrijme t'i perdorim ne menyre sa me te dobishme nga pikepamja e orientimit te konjukturave dhe politikave qe hartojme dhe ne menyre sa me praktike ne sistemin tone arsimor.

    Ne kete kendveshtrim, do te qe me vend te permendnim disa zbulesa apo trajtesa me te vertete befasuese qe ky liber na jep.

    Se pari, do te permendnim argumentin pellazgjik: Kapituj te tere te librit trajtojne origjinen e shqiptareve prej pellazgeve, ngulmimet e tyre te hershme qe sipas tij shtriheshin nga Orno deri ne Bosfor, fortesat e tyre te shumta te shtrira gjithandej dhe popullsine e tyre rreth 20 milioneshe, bashke me vendet e shtrenjta te kultit si; Dodona, Samotraka apo Eleuzia. Pra, pellazget ishin shume te lashte, me te lashtet dhe perbenin nje race mitike, si Titanet dhe Ciklopet. Aq me teper qe keto shtjellime trajtohen edhe nga aspekti linguistik, si me poshte:

    "Dijetaret kane pretenduar se, nje e treta e gjuhes shqipe eshte me rrenje latine, nje e treta greke, dhe nje e treta ilire. Por, ne vend qe te nxjerrim prej shqiptareve fjale te huazuara nga gjuhet latine dhe greke, a mos do te ishte me mire t'i shihnim ato te huazuara prej latineve dhe grekeve nga gjuha pellazgjike, e cila kalon, ne menyre te pakundershtueshme, si gjuha e pare e ardhur ne Itali dhe ne Greqi, dhe te cilen shqiptaret e percjellin natyrshem si e vetmja gjuhe e ruajtur deri ne ditet tona?

    Le te pranojme se shqipja eshte e varfer, domethene, ajo nuk eshte e kultivuar. Por, po t'i hiqnim gjuheve me te kultivuara fjalet shkencore te huazuara nga te tjerat, si do te katandiseshin ato? Ceshtja kthehet pra keshtu: - Shqiptaret, a i kane ata, po apo jo, fjalet per te cilat deri ketu kane patur nevoje, - dhe gjuha e tyre a pershtatet, po apo jo, ne formimin e fjaleve te nevojshme per levrimin e shkencave ne Shqiperi?

    I nderuari z.Dozon, ish-konsull i Frances ne Janine, deshmia e te cilit ka nje peshe te rendesishme, dhe i cili, per mbledhjen e kengeve,gramatiken dhe fjalorin e tij, pa dyshim ka merite te madhe per Shqiperine, pohon se: -"ne raportin fonetik gjuha shqipe ka nje begati dhe shumellojshmeri qe e kalon mjaft gjuhen e Aristofanit". Si mundet qe kleri grek te mos jete i fajshem, kur ka penguar dhe ende pengon ne ditet e sotme, levrimin e kesaj gjuhe kaq te bukur!

    Greket mburren se letersia e tyre ka filluar me Homerin. Po Homeri vete, nga cila shkolle greke ka dale? Nga cilat shkolla eshte formuar? Perpara shkollave greke, pra, ka pasur shkolla pellazgjike, dhe nje literature te madhe dhe te perkryer, e cila ka qene themeli i letersise greke, ashtu si ndertimet ciklopike kane sherbyer si themel per ngrehinat e perkoheshme te ngritura prej Grekeve te lashte".

    Ne nje kohe kur tekstet tona te historise se Shqiperise e nisin rrefimin e tyre menjehere te Iliret. Ketu duhet te shtojme, se nuk eshte vetem ky burim i nje literature shkencoro-historike qe e pohon nje fakt te tille. Disa libra te studiusit te madh arvanitas ristidh Kola, madje edhe nje liber i tille si "Gjuha e perendive" e botuar po nga shtepia botuese "Plejad" e argumentojne nje teori te tille. Ndaj, perballe fakteve dhe kontributeve te tilla, indiferentizmi i historianeve apo akademikeve do te qe i denueshem. Ata duhet detyrimisht te prononcohen, e nese po, t'i perfshijne shtjellime te tilla ne tekset e ardhshem te historise.

    Se dyti, vecanerisht e rendesishme eshte ceshtja e Primatit te Ilirise, nje shtjellim ky sa i gjere dhe shkencor aq edhe befasues ne faket dhe hollesite qe afron. Shqiperia ka kaluar ne krishterim qe ne kohrat me te hershme dhe ky primat i themeluar nga Perandori Justinian dhe nga vete Papa i Romes, jetoi per plot 13 shekuj, nga viti 535 deri ne vitin 1767, duke pasur per metropol te saj Oher-Justinianen e famshme. Mirepo leterkembimi i gjate i primateve ilire me Seline e shenjte dhe dokumentat e shumte e te cmuar te relacioneve te tyre te ndodhura ne kishen e Shen Naumit, duket te jete shkaterruar teresisht, fale vandalizmit bizantin, te urdheruar nga patriarket greke ne vitin 1850. Eshte kjo nje nga goditjet me te medha e me tragjike qe mund t'i jete sjelle ndonjehere historiografise shqiptare.

    Se treti, nje detaj qe mund te konsiderohet risi eshte edhe fakti qe ne vend te kufizohet ne ate cka sot quhet Shqiperi, autori perfshin ne liber edhe historine e Maqedonasve. Shkaku per kete eshte se, sipas Strabonit, Maqedonasit dhe Shqiptaret e Epirit, perbenin nje popull te vetem. Ne te vertete, Straboni i Sinopit, i cili duket se ka vizituar keto vende, thote se: "Shqiptaret dhe Maqedonasit flisnin te njejten gjuhe, kishin te njejtat sjellje ne zakonet e tyre, i prisnin floket ne te njejten menyre, dhe se ata kishin mjaft gjera te tjera te perbashketa, deri ne ate mase, sa jane te shumte ata qe e kuptojne Maqedonine deri ne Korkyre (Korfuz)...". Sot Greket thone se jane e njejta race me Maqedonasit. Kryeministri i mbretit Gjergj arriti deri aty sa te pretendoje se: -"Greqia lidhet me Maqedonine per nga njejtesia e races dhe e traditave historike". (Qarkore e 10 tetorit 1885). Por, zotit Delijani a nuk i kujtohet Demosteni kur i cileson Maqedonasit si barbare, dhe Filipin e Trete mbret te barbareve? Aq me teper qe eshte mese e perligjur nga faktet se, per syte e Grekeve te lashte, Maqedonasit ishin nje race e huaj.

    Ne kete pike do te qe me vend te nenvizonim nga te gjithe ato shtjellime interesante te kapitujve, detaje, episode e ngjarje te rendesishme qe hedhin drite mbi marredheniet shqiptaro-greke, pergjate rrjedhes se historise, per te cilat autori sjell mjaft materiale.

    Marredheniet shqiptaro-greke:

    (shkeputur nga libri)

    Per historianin, shkaterrimi i arkivave te nje kryeqendre kaq te rendesishme e kaq te madhe, si Metropoli Oher-Justiniana, eshte nje humbje per te cilen nuk do te vinte shume keq, nese vec interesit te madh ne lidhje me te, nuk do te kishin sherbyer shume fakte fetare si pika orientimi per ngjarjet civile.

    E per me teper, c'ishin keto humbje materiale ne krahasim me te keqen qe fryma bizantine i ka sjelle, pa dallim njesie, te gjithe popujve te Ilirise. Pushtimi romak, jo vetem kishte thyer barrierat politike qe ngriheshin mes tyre, por ai, ne te njejten kohe, i gatiti ne ngjashmeri me ato njesi politike qe kishte krijuar edhe gjetke: ne France, ne Itali, ne Spanje.

    Po cfare beri Bizanti? Cfare beri patriarkana greke? Rendi te konvertoje ne herezi greke, ate cka Apostujt e kishin konvertuar ne Krishterim, per te shnderruar ne Helene ata qe Roma i kishte kthyer ne Romake. Ne cfare momenti mberriti kjo nderhyrje e pavend? Pikerisht, ne kohen kur ne Iliri po kryhej vepra e asimilimit moral, te cilen Roma dhe Krishterimi e kishin parapregatitur me aq mund.

    Nuk eshte e pavlere te theksojme, gjithashtu, se peng i grindjeve fetare, te dhunshme e shekullore, midis Romes e Bizantit, ka qene Iliria. Ka qene kjo ne Bizant, si rralle diku tjeter ku ndodhnin grindjet fetare, por, shkaku per te cilin eshte debatuar gjithheret ishte per zoterimin e Ilirise dhe te Ohrit, metropolit te tij.

    Pra, ceshtja kryesore e Bizantit ishte qe te mbeste zoteruese e Ohrit, dhe te mos lejonte Iliret te krijonin nje shtet me vete, sic u formuan ne vende te tjera, si dhe te kthente ne bizantinizem ate qe Roma e kishte romanizuar, e me tej, te zevendesonte me te folmen greke, ne fillim latinishten, e me pas edhe gjuhet vendase, te cilat u bene krahinore, rurale, ne krahasim me gjuhen zyrtare te pranuar nga te gjithe.

    E per t'ia arritur gjithe kesaj greket sajuan te ashtuquajturen skizem greke, cka ishte thjesht nje intrige e poshter per ta shkeputur Ilirine nga Roma dhe per t'ia ngjitur Bizantit. Momenti erdhi kur grekeve iu dha rasti te vendosnin nje bizantin ne seline ilire te Oher-Justinianes. Tashme ky bizantin, ky agjent politik i veshur me petkun e arkipeshkvit, jo vetem qe vendosi agjente te tjere bizantine ne selite e ndervarura apostolike me kete Primati, por ai, gjithashtu, shkeputi nga selia apostolike vendin e banuar nga Bullgaret, Shqiptaret dhe Romanet maqedonas.

    Si u arrit nje permbysje e tille? T'ia aneksoje menjehere selise se Kostandinopojes selite qe kishin qene gjithheret deri me tash te shkeputura prej saj, ishte nje ndermarrje mjaft e veshtire, pasi ato ishin te shumta, dhe populli ilir i urrente shume greket.

    Por per te shpejtuar oren kur ky aneksim do te behej i mundshem, u vendos ose do te shpifej per papen, ose do te sajohej nje hendek midis Romes dhe Bullgarise, si dhe midis kishes latine dhe kishes greke. Ja, te tilla qene shkaset qe parahtruan Greket, per ta thene me sakte, jo per te ndare kishat, pasi ata vete, sic deshmon historia, nuk kane qene kurrnjihere, as me te vertete ortodokse, as me te vertete te krishtere, por i nxorren per te ngulitur me mire pushtetin e tyre te paqendrueshem mbi Vllehet, Shqiptaret dhe Bullgaret. Popullsite ilire, gjithheret, i ishin bindur vetem klerit te tyre, sepse vete Roma sanksiononte zgjedhjen e primatit qe ata paraqisnin, si dhe miratonte zakonet e vecanta te Kishes se Ilirise.

    Por kjo nuk shkonte ne dobi te politikes bizantine. Per te ngjeshur me mire nje zgjedhe qe ata mezi e duronin, ajo i diktoi kesaj kishe fatkeqe nje primat perandorak te kallepit te saj. Dhe, nga ky primat i paftuar nga njera ane, dhe nga ana tjeter, prej peshkopeve qe ky i paftuar i vuri ne selite ilire, greket i bene te besojne Bullgaret, Vllehet dhe Shqiptaret se kushdo qe nuk ishte grek, nuk ishte as i krishtere.

    Ne te njejten kohe qe, dora-dores, ato shkase shtriheshin si bindje ne te gjithe vendin, kushtohej nje kujdes i madh qe te pengoheshin dergatat e Romes te depertonin ketu, si dhe ndonje anetar i klerit ilir te shkonte ne Rome.

    Shtojme, me tej, se u shkaterruan me nje perkujdesje te skajeshme arkivat e primatise ilire, dhe te gjitha pjeset perkatese te marredhenieve kanonike, te cilat ajo i kish pasur deri ne ate kohe me seline e Shen Pjetrit.

    Po cilat qene valle rrjedhojat e pashmangshme te kesaj gjendjeje? Vllehet, Shqiptaret dhe Bullgaret e humben ate fryme vellazerimi qe krishterimi u frymezon te gjithe njerezve, te gjithe duke krijuar prej asaj, hap pas hapi, kombet. Per me teper, ne vend qe te levronin gjuhen e tyre, ata prej fanatizmit dhe dhunes se patriarkanes greke levruan vetem greqishten. Megjithate, cfare verejme tjerakund? Cfare ndodhi ne Europe, fale frymes se vertete te krishtere, e cila sheh ne kulturen e shkronjave me shume nje ceshtje te shijes filologjike dhe vetjake, sesa nje ceshtje te dobise publike? Per interesin kombetar, cdo komb i krishtere ka levruar gjuhen e tij, dhe e ka pasuruar me nje literature te cmueshme. Te vetmit ne Europe, Vllehet, Shqiptaret dhe Bullgaret, qe Greket i shkeputen nga katolicizmi, dhe qe i lidhen pas orbites se tyre me dinakeri, nuk kane literaturen e tyre. Me fatkeqe se gjithe te tjeret, shqiptaret nuk paten as alfabet, dhe per shekuj me rradhe nuk dijten as se si shkruhej gjuha e tyre.

    Nje tjeter detaj me mjaft vlere per t'u nenvizuar jane edhe te dhenat qe ai na jep mbi themelimin e Mbreterise greke dhe popullsine e saj fillestare.

    Me ne fund, me 3 shkurt 1830, Kongresi i Londres krijon nje mbreteri te ashtuquajtur greke. Me kete mbreteri ne jug ndodhi njesoj si me ate te Malit te Zi ne veri. Gjithmone, si njera dhe tjetra, kane pretenduar te zmadhohen ne kurriz te Shqiperise, pasi Greket dhe Malazezet jane me teper armiq me racen shqiptaro-vllahe sesa me perandorine Otomane. Vete Anglia, qysh me l830, nuk donte qe mbreteria e re te kapercente malin Parnas. Kjo -thoshte ajo - pasi nuk ka Greke me pertej. Nga Parnasi ne Pind, banoret jane pothuaj te gjithe Shqiptare dhe Vllehe. Meqe raca greke, ose e greqizuar, nuk i kalonte 350 mijet, u pa e udhes qe kjo mbreteri e vogel te shtrihej deri ne Pind, domethene, deri ne gjirin e Prevezes dhe te Laise.

    Edhe e zmadhuar kaq shume ne kurriz te Shqiptaro-Vlleheve, mbreteria e re me 45 ishujt e vegjel te saj, kishte ne vitin 1836, me afersi vetem 700 mije banore, -thote Kantu (vell. 18, fq. 168).

    Me 1840, thuhet se kishte pak me shume, dhe me ne fund Anglia i dha asaj (v. 1864) ishujt Joniane, ishuj te populluar asokohe nga rreth 250 mije banore, por qe emigracioni dhe zia e bukes kishte bere qe te humbnin me shume se 50 mije fryme.

    Megjithate, c'nuk beri Greqia per te rrembyer keta ishuj? Me pas, cfare nuk beri ajo per t'i marre perandorise Otomane Thesaline dhe Agrafen. Pa folur per banditizmin politik qe ajo e kishte ushqyer qysh me 1830, shohim qe te perfitoje nga lufta e Krimese (v. 1853) per te pushtuar keto zona, dhe u desh te pushtohej ushtarakisht Pireu qe te detyrohej kabineti i Athines te terheqe prej andej banditet e saj.

    Qysh prej atehere, sa e sa here ka derguar aty bandite te tjere? Per cfare jane perdorur banditet e derguar gjithheret nga Athina? Per te kompromentuar rajate ne syte e qeverise turke.

    Keshtu, me 1867, te debuar nga te shtenat e topave, kusaret e mbreterucit Gjergj, shtyjne masa te medha popullsie matane kufirit me qellim qe, duke i ngaterruar me rebelet, autoritetet turke te benin kerdine mbi ta, dhe ti ndalonin te kalonin ne Greqi.

    Nga ana tjeter, nuk duhet harruar, ashtu sic thekson autori i vepres, se te shperhapur neper Shqiperi, Maqedoni e gjetke, qysh nga koha romake, Shqiptaret dhe Vllehet, shtrihen me vone ne Greqi, prej ku greket ishin larguar. E per te thene te verteten, jane ata qe derdhen gjakun ne momentin kur Europa nderhyri dhe krijoi kete mbreteri te vogel, ne te cilen, sakaq, te gjithe Greko-Fanariotet renden nga te gjitha anet, ashtu sic vrapuan nga te kater anet ne kohen kur Konstantini themeloi Bizantin.

    Megjithate, Vllehet dhe Shqiptaret, me se fundi, e kuptuan mistifikimin prej te cilit ata kishin mbetur viktima, dhe ata e dijne tashme se si Greket i vene emrin e tyre punes se tjetrit. Dikur ne Kostandinopoje, per t'i dhene peshe vetes, greqizantet pervehtesuan emrin e Romakeve, ashtu si helenizantet marrin sot emrin e Helenit.

    Por, nje dinakerie te tille i ka kaluar koha. Kjo tashme ka dale ne shesh, dhe Silogjet helenizuese, heret a vone, do te punojne per kedo tjeter, vec jo per Greket.

    Disa nga ceshtjet qe trajtohen ne liber:


    Vargu i fundit i primateve apo patriarkeve te Ohrit - regjistrat e metropolise se Shen Klementit - arkivat e Shen Naumit te djegura me urdher te patriarkut grek - leterkembimi i primatit te Ohrit - patriarkati grek ne ankand - Letra e Athanasit drejtuar Papa Aleksandrit VII

    Banditet e derguar nga Greqia - banoret e Agrafes - peticionet e tyre - Shampoizo dhe doktor Tupa. Rrjedha e ngjarjeve ne Primatine Ilire. Skizma greke ishte vec nje intrige e poshter per te shkeputur Ilirine nga Roma dhe per t'ia bashkangjitur Bizantit - shqyrtimi i preteksteve greko-bizantine. Rrjedhojat e skizmes greke per Vllehet, Shqiptaret dhe Bullgaret - pa tdhetari, pa letersi. Origjina e Shqiptareve - Pellazget, ngulimet e tyre te hereshme - ndertimet e tyre.

Tema tė Ngjashme

  1. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •