Studimi i organizatės sė OKB-sė nė Porto Romano
Ndotja, ja shifrat vdekjeprurėse
--------------------------------------------------------------------------------
Irena Shabani
Prej dhjetė vjetėsh duke ndjekur gjurmėt e njė mallkimi tė pathėnė jetojnė nėn ajrin e rėndė tė qiellit qė mbulon Porto Romanon. Janė mbi 15 mijė banorė qė nuk e njohin tė vėrtetėn e tokės sė ndotur me lėndė vdekjeprurėse. Nuk e kuptojnė prej nga iu vjen e keqja, bėjnė zhurmė vetėm e vetėm qė Fabrika e Lėkurėve tė mos rihapet. Ndėrkohė ēdo ditė thithin me hundė, pijnė me ujė ose nėpėrmjet qumėshtit helmin vdekjeprurės qė nuk do vonojė shumė pėr t'u kthyer nė kancer.
Analizat
Ka qenė njė organizatė UNEP (Programi i Kombeve tė Bashkuara pėr Ambientin) ajo qė ka bėrė analizat dhe ka publikuar shifrat alarmante tė ndotjes nė Porto Romano. Ish-ndėrmarrja Kimike nė Durrės, ėshtė mbyllur nė vitin 1990. Deri nė momentin qė ėshtė mbyllur ajo ka prodhuar Bikromat Natriumi pėr pėrpunimin e lėkurės si edhe pesticide si Lindan dhe Tiram. Duke iu referuar kėtyre analizave tė UNEP-it, kėrkohet urgjent ndėrhyrja e shtetit me qėllim qė tė mbrohet shėndeti dhe siguria e fėmijve dhe tė rriturve. Si pasojė e kėtyre proceseve, zonat mė tė ndotura, janė ato ku ka qenė ish-ndėrmarrja si edhe njė depo e braktisur kimikatesh. Si pasojė e kimikateve ėshtė ndotur rėndė edhe uji qė banorėt e pėrdorin pėr t'u larė. Studimi tregon se zona mė e ndotur ėshtė ajo ku ndodhej ndėrmarrja. Aktualisht ngjitur me murin e saj banojnė disa familje. UNEP ka marrė disa monstra ujė nga puset e ujit qė fshatarėt e pėrdorin pėr larje, ujitje dhe shumė veprimtari tė tjera. Njė monstėr ujė nėntokėsorė e marrė prej njė pusi uji pėrmbante 4,4 miligram pėr litėr klorbenzen, qė ėshtė 4 mijė herė mė tepėr se niveli i pranueshėm pėr ujin e pijshėm nė disa vende tė Bashkimit Europian. Ekspozimi i vazhdueshėm ndaj sasive tė mėdha tė klorobenzenit mund tė shkaktojė pasoja negative nė sistemin nervor, palcėn e kockave, mėlēi, veshka, gjak dhe nė organet riprodhuese. Analizat e hollėsishme tė UNEP-it janė shtrirė edhe mbi kafshėt shtėpiake qė banorėt e ardhur nga zonat e skajshme tė Shqipėrisė i pėrdorin pėr qumėsht. Kėshu njė monstėr qumėshti e marrė nga njė lopė shtėpiake ka rezultuar me pėrqėndrim tė izomerit beta HCH 100 herė mė tė lartė se nė disa vende tė Bashkimit Europian. Monstrat e marra nga toka kanė rezultuar me pėrqėndrime jashtėzakonisht tė larta tė izomerit HCH nė shkallėn 1 290 miligram pėr kilogramė deri nė 3 140 miligram pėr kilogramė.
Kimikatet kancerogjene
Lindani nė pėrgjithėsi konsiderohet si njė nga kimikatet mė tė rrezikshme. Ai ėshtė njė substancė kancerogjene qė shkakton kancer tė mėlēisė. Po kėshtu ekspozimi nė nivelet mesatare ka shkaktuar kancer tė mėlēisė, tė veshkave dhe sistemit imunitar. Lindani gjithashtu ėshtė i qėndrueshėm nė mjedis dhe i bioakumulueshėm nė zinxhirin ushqimor. Kromi 6 valent ėshtė njė tjetėr burim serioz shqetėsimi. Sipas analizave tė UNEP, monstrat e marra nuk kanė teguar nivele tė larta tė kromit, njė kancerogjen ky i njohur. Megjithatė sipas UNEP-it, nevjiten urgjentisht kėrkime tė mėtejshme pėr kėtė formė si edhe format e tjera. Veē kėsaj janė pėrdorur pėr shtrimin e rrugėve lokale dhe mbetje tė pasura me krom tė ndėrmarrjes. Tė gjitha kėto kushte paraqesin rrezikshmėri tė lartė pėr shėndetin e njerėzve. Ndėrkohė qė masa mė e mirė mbrojtje pėr jetėn e 15 mijė qytetarėve tė Porto Romanos ėshtė evakuimi nga zona mė e ndotur e gjithė Ballkanit, po merren thjesht masa pėr tė pėrmirėsuar infrastrukturėn e kėsaj zone qė ata tė mos largohen nga aty. Po pėr kėtė ėshtė Banka Botėrore qė ka dhėnė 250 milionė dollarė pėr pastrimin e kėsaj zone nga mbetjet kimike. Nė tė vėrtetė Lindani vdekjeprurės, kromi dhe squfuri kanė depėrtuar thellė tokės, dhe qė Lindani tė bėhet i padėmshėm duhet tė kalojnė shumė dekada.
------------------------------------------------------------------------
Krijoni Kontakt