Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 161
  1. #41
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    tradhetar?

    eshte nje perzon qe punon per interesa perzonale, zakonisht i karakterit financiar, ne dem te interesave kombetare. Dmth. nje njeri qe per para po bashkpunon me armikun.

    Tradhetari eshte cdohere i vecant, dhe nuk perputhet me shumicen.

    Kemi tradhetare inteligjent, dhe tradhetare stupid. Por te dy kane nje te perbashket, me se fundi e hane me kryp speci.

    Flm
    albanish by nature

  2. #42
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    I nderuar ,
    Se cfare eshte pushtimi po ta shpjegoj me ane te nje shembulli mendor:

    Ushtria serbe ( shpresoj qe te mos keme nevoje ta perkufizoj) kalon kufirin shqiptar e shperndahet ne te gjithe territorin shqiptar , mbas nje lufte ( shpresoj qe te mos keme nevoje ta perkufizoj) rreth 25 vjecare ushtria serbe eshte e pranishme ne te gjithe territorin shqiptar.
    Gjuha e perdorur ne administrate eshte ajo serbe, femijet shqiptare shkojne ushtar ku ti caktoje administratori serb.
    Mbas nja 100 vjetesh serbet vendosin nje ligj; kush kthen emrin nga anton ne sllobodan i jepen 1000 dollar dhe ne vend qe te paguajne 50% taksa paguajne 10%.
    Mbas nja 200 vjetesh Italia i shpall lufte serbise dhe mundohet te pushtoje ( te coje ushtrine e vet ) tokat serbe (perfshi tokat shqiptare qe tashme zyrtarisht jane serbe) .
    Serbia shpall mobilizimin e pergjithshem dhe shpeton tokat e veta nga pushtimi italian dhe con ushtrine e saj ne Sicili.
    Mbas kesaj shume shqiptare behen kryetare bashkie ne Sicili dhe i ndihmojne popullit italian te zhvillohet duke mesuar gjuhen zyrtare serbe dhe duke i mesuar sesi te kursejne ne pagimin e taksave. Per keto poste ata paguhen shume mire.

    Fundi i shembullit

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Postime
    24
    Cfare shembulli? I kthjellt.
    Pergjigju Nuh! Dhe reflekto sic duhet.Arabet dhe turqit ne i kemi ''miq" por ne kulture dhe mentalitet jemi vllezer me europianet.

  4. #44
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    mrmbrm!

    Antono, si me duket bre burr parashtrova nje pyetje te thjesht, apo?, pergjigju pra.

    Flm
    albanish by nature

  5. #45
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Te arij nje shqiptar deri ne ate pike qe to mundohet te mohoje pushtimin turk eshte kulmi i marezise.
    Per mendimin tim,Shqiperine nuk e ka demtuar vetem pushtimi turk por edhe ai latin dhe ai sllav.
    Ne vitet 1912,nje diplomat Anglez mesohet ti kete thene njerit prej diplomateve tane se per Shqiperine fatkeqesia e saj me e madhe eshte mos-njohja e saj ne arenen nderkombetare.
    Nese Shqiperia do te ishte nje shtet i bashkuar para pushtimit Turk atehere Bismarku sdo te guxonte te thoshte se Shqiperia eshte nje shprehje gjeografike dhe Frances as qe do ti shkonte ndermend ti hapte ruge Serbise per ne Adriatik.
    Pushtimi Turk eshte nje nga guret e rende qe i zune frymen Shqiperise.Kjo e pare ne shume aspekte.
    Ne aspektin shoqeror- Per shkak te politikes Turke Shqiptaret ariten te formojne Alfabetin e tyre mbare Shqiptar vetem ne vitin 1908.
    Shkolla e pare Shqipe u cel ne fillim te shekullit XX,nderkohe kur shkollat turke (medresete) arinin ne 2000 shkolla dhe ato greke
    ishin ne shumice ne Shqiperine e Jugut.
    Sami Frasheri shkruante se "Turqia dhe Greqia jane zene perdore per te xhdukur cdo gjurme te Shqiperise".
    Ne aspektin ekonomik Shqiperia u "vol" nga shteti Osman.Taksat dhe shfrytezimet e popullsise,shfrytezimi i pyjeve (tavanet e sarajeve te Stambollit jane gdhendur me dru te ardhur nga Shqiperia),minierave,bagetise etj.
    Forca ushtarake apo Nizamet.Nuk jane te pakte Shqiptaret e vrare ne luftrat e Perandorise Osmane.mos duhet tu kujtojme ketu kengen "Mbece more shoke mbece" per tu pasqyruar gjeografikisht se sa larg shkonin dhe vdisnin Shqiptaret per lavdine e Stambollit.
    Mos duhet te krenohemi ne Shqiptaret Myslimane (ku bej pjese dhe une) se paraardhesit tane u vrane neper shkretetirat e Azise dhe Afrikes nen flamurin e Profetit?
    Perkundrazi duhet te turperohemi qe Shqiptaret u vrane vetem per ti sherbyer perandorise Osmane dhe jo Islamit.
    Mohimi i pushtimit Turk hyn ne fatkeqesite tona Kombetare.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  6. #46
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    Mrdt!

    Per ta sqaruar kete pyetje eshte shume i nevojshem njehere definicioni i fjales PUSHTIM!!!

    Per te mohuar dicka, duhet njehere me e ditur se cka ESHTE ajo. Edhe njehere, ketu behen paushalizime, kjo vlen vec per polemika, por jo per zgjidhje te nje pyetje.

    Ekziston mundesia ne menyre te sakte te karakterizohen gjerat, dhe me ne fund te behet nje barazim ku do te na paraqitet edhe zgjidhja, pra, shume thjesht.

    Une kerkoj se pari nje definicion te autorizuar te fjales PUSHTIM.

    Problemi i pare qendron ke te kuptuarit e fjales PUSHTIM, haptazi po duket, se ketu fjala nuk kuptohet njelloj.

    Cili prej ndikimeve historike ka qene pushtues, cilo ka qene shpetues, dhe cila ka qene impresionues, pra, edhe njehere, sjellnja ketu nje definicion te fjales PUSHTIM, dhe diskuziopni mund te vazhdoj.

    Bel Ami :"Te arij nje shqiptar deri ne ate pike qe to mundohet te mohoje pushtimin turk eshte kulmi i marezise."

    Pyetje, a e dini ju se njeriu ka shkele mbi hėnė?

    Flm
    albanish by nature

  7. #47
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Interesant shume interesant,

    me te verte nuk arrin ta kuptosh ate shembullin tim?

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  8. #48
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Nuh,po ik o vlla dhe hap fjalorin e Gjuhes Shqipe,atje e ke se cdo te thote pushtim dhe a eshte i sakte ky nocion per periudhen 1468-1912
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  9. #49
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Nuk ke asnje liber?

    Ok,

    turqit nuk i ftuam kur erdhen ne tokat tona

    erdhen me ushtri e na vrane

    ( pra nje kriter i "pushtim" eshte ushtria e nje vendi kalon kufirin e nje vendi tjeter dhe me force leviz e vendoset ne territorin e vendit tjeter)

    A te mjafton kaq?

    Me thjeshte se kaq.

    Tani je i lutur te mos na lodhish kot, por:

    Te japish tezat e tua ne mbeshtje te tezes:

    Pushtimi turk ishte nuk ishte pushtim por shpetim per ne



    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  10. #50
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    mrdt!

    Anton, mos ke probleme me kuptimin e fjaleve bre burr?, perseri po paushalizon, KUSH JANE TURQIT BRE BURRE?, cilin nuk e ke ftuar ty?

    Dhe na sqaro ende fjalen PUSHTIM, une dua domethenien e plot ketu, e pastaj do te shohem se sa jemi ne gjendje te nxjerim konkluzione. Do ti shohim qarte rethanat historike, dhe do te mundim LEHTE ta zgjedhim problemin.

    EDHE NJEHERE, mua nuk me intereson mendimi yt, ne te njejten menyre mundi pa perkufizim kohe te te jap QINDRA shembuj si ai i yti. Cka don une te kuptoj?, analiza amatere dhe qesharake?

    Nese nuk na sjell ketu definicionin e fjales pushtim, atehere ka vetem dy arsye, NUK E DIN, ose frigohesh nga dicka???

    Flm
    albanish by nature

  11. #51
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    mrdt!

    Anton, mos ke probleme me kuptimin e fjaleve bre burr?, perseri po paushalizon, KUSH JANE TURQIT BRE BURRE?, cilin nuk e ke ftuar ty?

    Dhe na sqaro ende fjalen PUSHTIM, une dua domethenien e plot ketu, e pastaj do te shohem se sa jemi ne gjendje te nxjerim konkluzione. Do ti shohim qarte rethanat historike, dhe do te mundim LEHTE ta zgjedhim problemin.

    EDHE NJEHERE, mua nuk me intereson mendimi yt, ne te njejten menyre mundi pa perkufizim kohe te te jap QINDRA shembuj si ai i yti. Cka don une te kuptoj?, analiza amatere dhe qesharake?

    Nese nuk na sjell ketu definicionin e fjales pushtim, atehere ka vetem dy arsye, NUK E DIN, ose frigohesh nga dicka???

    Kembengulja ime ndoshta te duket e pakuptueshme, por diskutimet e kaluara tregojn se menyre tjeter ketu nuk lejohet.

    Flm
    albanish by nature

  12. #52
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    mrdt!

    Anton, mos ke probleme me kuptimin e fjaleve bre burr?, perseri po paushalizon, KUSH JANE TURQIT BRE BURRE?, cilin nuk e ke ftuar ty?

    Dhe na sqaro ende fjalen PUSHTIM, une dua domethenien e plot ketu, e pastaj do te shohem se sa jemi ne gjendje te nxjerim konkluzione. Do ti shohim qarte rethanat historike, dhe do te mundim LEHTE ta zgjedhim problemin.

    EDHE NJEHERE, mua nuk me intereson mendimi yt, ne te njejten menyre mundi pa perkufizim kohe te te jap QINDRA shembuj si ai i yti. Cka don une te kuptoj?, analiza amatere dhe qesharake?

    Nese nuk na sjell ketu definicionin e fjales pushtim, atehere ka vetem dy arsye, NUK E DIN, ose frigohesh nga dicka???

    Kembengulja ime ndoshta te duket e pakuptueshme, por diskutimet e kaluara tregojn se menyre tjeter ketu nuk lejohet.

    Flm
    albanish by nature

  13. #53
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    po sot nuk eshte nje pushtim?

    duke i marre parasyshe kushtet: sociale, politike, ekonomike e kombetare - a nuk iu duket se eshte poashtu - nje pushtim? Edhe pushtim bile me shkaterruesi, qe te ka hyre elementi grek ne shpirt, te brene e ti pa kurrfare baze historike, siellesh rreth fjales pushtim! Shiko veten cfare njohurishe posedon, sa je formuar si personalitet i mirefillte ta njohesh fjalen pushtim e pushtetar? Shiko ketu perseri kokederri i pushtuar dhe i tretur skutave, pa kurrfare njohurishe reale dhe ende nuk e din se eshte prezente fjala - pushtim? Ende dikush qet shkokla per fjalen pushtim. Kur nuk e kupton veten se ku je e cfare njohurishe posedon, sa je i ngritur ne shkalle te vetedijes kombetare, si e mbron identitetin kombetar - mos pyet per identitetin historik as per historine, por, hesht, lexo e meso!

    Historia shqiptare duhet te rishkruhet perseri, sepse pushtim ishte edhe ai sovjetik stalinist per 50 vjet, pushtim eshte edhe ky pushtimi ekonomik, politik e kulturor (hapje universitetesh greke mu ne zemer te shqiperise) - te gjitha derisot ishin pushtime dhe
    nuk ka si te duket njeri pushtim me i mire se sa tjetri - te gjitha jane nje bylmese! Po pyete veteten: sa ti je i afte, sa ke njohuri
    historike reale, sa e kupton fjalen pushtim sot, sa e njeh flaen pushtim dhe pushtet tendin, kur mund te kthehet pushteti ne pushtim, cka e karakterizon pushtuesin dhe pushtetarin, kend e pengon organizimi historik i aktit final te bashkimit te kombit - per tu bere nje komb me nje histori te re vertet reale...?
    Dikush kujton se me dy fjali hipokrite mund ta spjegoje fjalen pushtim, e cila formon, nga pushtimi - pushtet te huaj e pushtet tendin... Te analizosh fjalen pushtim e te thuash se ky pushtim eshte me i mire se sa ai tjetri, do te thote se vetem siellesh rrotull
    duke mikluar se ai ma ka shti pak me keq e ky pak me mire...Po cili ta ngriti identitetin kombetar dhe cili ta uli nen instancat e shkalles kombetare? Cili te beri te mos asimilohesh e tjetersohesh
    e cili ta ofroj bazen e ngritjes se identitetit kombetar? Cili...? Cilipushtim te beri bizantin, cili - grek, cili - turk, cili - sllav, cili - romak, e cili pushtim sot te pengon? A nuk u asimiluan disa popuj nga pushtimet e kohes se tyre? A mundi nje pushtim t'i asimiloje shqiptaret ballkanik? A mundi pushtimi turk ta asimiloje shqiptarin
    ballkanik dhe te thirret sot - turk apo sllav edhepse ishte nje pushtim mbi peseshekullor? Mu ajo turqi ta dha vet emrin politik - shqiptar dhe - Shqiperia! Mu ajo turqi ta emroi boterisht emrn Skenderbeu, skender=skiptar=shqiptar = skender=shqiponje Shqiptarbeu=Shqiptarbegu (begshqiptar=shqiptarbeu)!...Mu er kete edhe kemi toponomin Skenderaj (Serbica)...A nuk i dini ju ende keto te vertete historike? Skenderbeu - Shqiptarbeu, eshte krejt njesoj!

    Pushtetaret e pushtuesit jane nga e njejta rrenje terminologjike politike, e kur pushtetari vepron nen hijen e pushtuesit, atehere eshte njesoj, bile edhe me keq se sa ai, sepse manipulon me hipokrizine tende, duke iu qitur popullit hi syve se eshte nje pushtet popullor. Kjo eshte edhe me drastike!
    Histora eshte vetem nje fjale, e cila mund te rrij e zbraste, pa ata qe kane krijuar ndjenjen kombetare, identitetin kombetar dhe
    vetedijen kombetare- te cilat i prije fjales - histori!

    Meso!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga illiriani : 21-06-2002 mė 14:05

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Tani edhe poshte quhet lart

    Madje dhe shqip eshe turqisht

    Dhe greqisht eshte arabisht.

    Dhe fjalori ka vetem nje fjale me te cilen pershkruan gjithcka

    Ajo fjala duhet te tingelloje si

    Hum

    O Huma

    Perkthimi i mesiperm ne gjuhen e Humave

    Hum Hum Hum Hum Hum

  15. #55
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    mrdt!

    Ilirian, "idealin" asnjehere smund ta arijsh.

    Kjo eshte nje gje reale dhe fatkeqesisht shihet ne cdo kend te botes.

    Je i ftuar te japesh komente konstruktive.

    Flm
    albanish by nature

  16. #56
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    HISTORIA SHQIPTARE DHE EMRI - SHQIPTAR

    flmnd Nuh Mua

    per aq sa me premton koha do te jem me Juve!

    Qellimi im eshte, te armatoset rinia shqiptare me njohuri te reja
    ta njeh historine e vertete dhe historine e rreme!

    Derisot historine e formuan pushtuesit, e pyetja eshte: kur na do ta formojme Historine e Re! U ngopem prralla histerike!

    Nje gje duhet kuptuar: rinia jonė ėshtė nė Pikėn Kalimtare mė tė
    vėshtirė derisot - sepse, mungojnė faktet e shkruara tė vėrteta, tė cilat duhet tė publikohen botėrisht - derisa tė njihet botėrisht
    pa ndikime pushtuese e barbare - Ajo Bota Hillire Madhore!

    Anipse dihet se turqit emruan etninomin - shqiptar dhe toponomin Shqipėria - ata turqit nuk e shpiken kėtė emėrtim, por
    nuk kishin nga tė mbajnė nga realiteti Historik Botėror - sepse, termi shqiptar, i takon njė periudhe shumė tė lashtė historike e parahistorike - deri tek Thoti - Shqipe!Linguistika ka drejtuar edhe e drejton botėn historikisht!

    Emri shqiptar ėshtė emėr historik, qė tejkalon pėrmasat ballkanike dhe europiane, deri nė instancat mė tė lashta tė Kuniformit - emri shqiptar, iu dha kėtij shqiptarit tonė, deri edhe kėtij tė sotmit - jo si njė medalion i huaj (turk), por si njė karakterizim i personalitetit psiko-fizik tė atij e kėtij shqiptarit tonė tė sotėm, duke u bazuar nė fakte e argumente shkencore, se ky NJERI pėrmbanė nė vetvete vyrtyte te Shqiponjes si pėrkah dituria,drejtėsia e guximi - poashtu dhe pėrkah mentaliteti
    shpėrthyes - qė guxoi tė japi prova historike edhe botėrore!
    Shikoni falktet historike, tė mbuluara me hinin e epokave...ato janė hallka tė kėputura, qė SOT ėshtė mjaftė e vėshtirė tė lidhen
    - po edhe nėqoftėse vet shqiptari i khės sonė i injoron vetiu...?
    Kėtu ėshtė tragjika e derrit e shpirtderrit - po edhe vonesa e njohjes sė realitetit historik!...

    Ju thashė: rinia jonė e ka shumė tė vėshtirė ta kuptoj realitetin
    por shenjat e shqiponjes, duhet ta verifikojnė emėrtimin tonė...


    fjala nxierr fjalėn...

  17. #57
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    mrdt!

    Ilirian, ne nje dokumentacion ne ARTE (kanal FENOMENAL, frangjisht/gjermanisht) mbi levizjet e goteve, rrespektivisht mbi ate te WESTGOTEN, me la pershtypje nje ceshtje.

    Ne menyre akribike po gjurmoheshi udhetimi i tyre nga polonia veriore ngadale rreth lumit danub deri ne gadishullin e krimit. Ne kete vend ata po vendosen, dhe se pari here nga kjo periudhe (viti 400, me pas detirohen me arrdhjen e huneve te largohen) datojn medaljonat e gjera tjera kulturore ne te cilat eshte punuar shqiponja, sot gjermanet e kane ne stemen e tyre shqiponjen!!!

    Pse ata u takuan ne keto vende tek me shqiponjen, dhe kush ishin ata kristianet e krimit qe bashkjetuan me westgotet???, mos ishin ata valle traket????, shume vite para shfaqjes se islamit, dhe shume me shume vite para osmanlijve.


    Sa i perket tekstit tend ke plotesisht te drejt. Por une jam i mendimit, se vec gjeneratat e shtatedhjetave e kendej (gjysma e dite) jane rritun ne nje kohe PA NDIKIME mendore, sic ka qene komunizmi, poashtu edhe ne jugoslawi, sepse une tash i kam gati 26 vjet, dhe poashtu edhe mua me kane pagezuar pionjer (kur vjen 29 nentori po me shfaqen rreth qafes do viza te kuqe! ato viza qe i ka lene gjurme ajo shamija perverze qe ma vendoj mesuesi me LOT ne sy!!!!!, thjesht per te vjellur!).

    Kjo thjesht, se me shkaterimin e komunizmit tek filloj pjekuria, ajo koha kritike, ku njeriu eshte gati per "input", dhe ku mund ME LEHTE te manipulohet. Fati i im dhe gjenrates sime eshte edhe dalja jasht ne mergim, ku na u mundesua nje arsim i lire!

    Une nuk kam shpresa tek shoket e mi ne vendlindje, se pari u mungojn mundesite teknike dhe se dyti ende jane nen ndikimin e klases se vjeter socialiste, dhe thjesht e kane horizontin pershkak te mundesive teknike te kufizuar.

    Pra, edhe politikanet tane jane ajo fara e vjeter socialiste, dhe per kete arsye kemi probleme te medhaja, si ne shqiperi ashtu edhe jashte. Dhe ata shok e shoqe, qe kane mbetur nen ndikimin e ketyre kryekuqeve nuk i pret ma e mire, se ata skan nga cili te mesojn, thjesht teoria eshte nje gje, por praktika eshte gje tjeter. Ne perendim praktikohet demokratia, dhe femijet e vegjel kane tash me shume vetedije se te na te rinj te arsimuar.

    Neve qe jemi jasht, ne jemi rritun ne demokratie dhe kemi kaluar nje kohe relativisht pa ndikime te thella, pasiqe edhe politika botenore ka qene e atij tipi, ku problemet analizohen dhe vleresohen nga pikepmje tejet neutrale (mediat e lira), nje politike ne te cilen MUNGONTE anesimi i nje partie, dhe poashtu ne kete kohe ra edhe bashkimi sovjetik. Keto jane krejt dukuri te cilat kane ndikuar shume psh. ne zhvillimin tim perzonal.

    Por me thjesht, ne shkolle ne maqedoni (deri ne klasen e gjashte kame vizituar atje shkollen) kame mesuar per titon!!!, ne menyra me primitive na mesonin tregime, ku psh. glorifikoheshi LIBRI, ne te vertet nuk ka gje negative ne kete, por, une mesoja se si TITO e ka dashur librin!!!

    Ne perendim mesonim thjesht gjera te pergjithshme, natyrisht per historine e vendit, por edhe si femij me ishte i qarte dallimi, ketu nuk glorifikoheshin gjerat. Nuk me imponohej dashuria ndaj librit, sidomos nuk kish nevoje qe per te me zmadhuar dashurine te qendroje nje perzon historik si zavendes dhe udheheqes!!!

    Une me se e kritikoj sjelljen e kosovareve, te cilet po kane nxjere libra tregimesh mbi Adem Jasharin, ku me fotografi te bukura e me shum ngjyra (psikollogji e ndytur dhe ne syte e mi e turpshme) po tregohet jeta e tij. Cka ka nevoje nje femije i vogel per ADEM JASHARIN???, kjo eshte thjesht nje sjellje primitive dhe, me se shumti me pikellon fakti, se ki arsym ne praktik po ka deshtuar, dhe ne i perseritim po ato gabime!!!

    Por duhet te dijme, se kosova nuk ka tjere, pos ato koka socialiste qe i ka edhe shqiperia, edhe maqedonia, etj. Gjeneratat pas socialisteve "para pensionimit", jane biznesmena, dhe njekohesisht politikan per epshet e tyre perzonale. keshtu qe krejt puna do te mbetet ne shpinen e gjeneratave te reja, te cilat edhe 10 vite nuk kane mundesi te ndikojn ne skenen politike!

    Prandaj, une mendoj se ndryshime radikale ne trojet tona do te kete tek ne dekaden e dyte te shekullit 21. Por kjo nuk do me thene, qe skena politike e tashme mos te mundohet per ardhmerine e vendit, qe mos te mbeten tash vetem keto shenime pesimiste dua te them, se ne trojet tona ka edhe shqiptare, qe metevertet punojn per popullin. Por fatkeqesisht po jane pleherat e socializmit ende aty ku kane qene, dhe perbejne pjesen dermuese.

    Sa i perket drejtesimit te historise shqiptare, une te them drejt nuk kame shpresa te vet shqiptaret, por me se shumti ne historian boterore. Prej neve duhet te dalin impulzat, ne duhet te rebelojm, duhet thjesht tu him ne nerva, duhet te piskatim qe edhe qielli te dridher nga britmat tona, duhet ne cdo cast, e ne cdo rast ti shfitezojm shancat. Pra, interneti eshte nje medium i mire per kete pune.

    Echon qe shkakton thenia "GREKET KANE SHTREMBERUAR HISTORINE ANTIKE" nuk mund ta vleresojm, nese e gjejm NERVIN e duhur kohor. Kam shpresa te medhaja se kjo kohe do te vije se shpejti.

    Flm

    (Anton, me fal se dola nga tema)


    PS: a e din edhe ku qendrojn problemet me te medhaja?, neve na mungon infrastruktura per informacion, kush mund psh. te me ofroj mua nje liber linguistik?
    albanish by nature

  18. #58
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Pikerisht se turqit shkaterruan gjithcka shqiptare e na bene "arnaut" kemi ato probleme qe ngre ti sot.

    Dhe piken mbi I e vuni Enveri qe sot 90% e shqiptareve nuk mund te kuptojne as Fishten as gjuhen e tij.

    Ne kemi aq probleme sa nuk dime nga tia fillojme.

    Tani ti kthehemi temes.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  19. #59
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    I njof disa ish shqiptar tani sllav qe flasin per sllavet njejte si
    ky Musa per Turqit.

    Ne kurrkujt sja shkelem tokat(pervec tash si emigrant) e as nuk ftuam tjeret te na shkelin por edhe pse Turqit kan shkuar e kan lene virusin ne tokat tona.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    NUH MUSA

    Isha duke e shfletuar( nqs mund ta theme kete) kete forum kur papritmas me lindi kurreshtja qe te vazhdoje dhe ta lexoje deri ne fund. Pas gati dy ore lexime, ky forum me la pershtypje shume te madhe. Nuk mund te rri pa e permendur pergjigjen tend ete fundit lidhur me psikologjine e bashkeatdhetareve tone. Para se te filloj to komentoj, dua ta beje te qarte se edhe une nuk jam adhururues i Socializmit. Kam jetuar ne Prishtine per 19 vjet para se mu dha mundesia te vije ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
    Lidhur me temen se te gjithe "Politicians" e Kosoves, Shqiperise, dhe Maqedonise jane te influencuar nga idete e vjetra Socialiste, dua te them se se pari i ke gjeneralizuar. Dakord, se do te kaloj nje periudhe para se te zhvillojme nje mentalitet te veqant politik. Mirepo, une jam i mendimit se te gjithe politkanet nuk jane frymezuar nga sistemi Socialist. Sidomos ne Kosove. Kosova eshte vend i ri i cili eshte duke u balafaquar me parti te reja politike. Shumica e udheheqesve, por edhe te anetareve, jane pa experience. Ata nuk kane lidhje me politike. Kjo nuk do te thote se nuk e deshirojne te miren e Kosoves. Problemi eshte se jane patriot, disa prej tyre edhe te korruptuar, dhe se medojne se me "inputin" e tyre, ata do te arrijne qellimit qe ta ndertojne nje Kosove Demokratike dhe Perparimtare. Pra problemi nuk eshte se jane te frymezuar nga sistemi socialist. Shumica prej tyre nuk kane qene te angazhuar ne jeten poltike gjate viteve te Ish-Jugosllavise. Shumica e ketyre politikaneve te ri kane qene te angazhuar ne luften per Clirimin e Kosoves. KEshtu qe pas perfundimit te luftes, mendimi i tyre eshte se mundimi i tyre duhet te shpaguhet. Menyra me e mire per te bere kete eshte te anetaresohesh ne ndonje parti politike. Apo te krijosh nje.

    Sa per komentin e juaj lidhur me fotografin e Adem Jasharit, ate qe e the me shqetesoj pa mase. Se pari, fotografite e Titos kane qene gati se ne cdo flete te librave. Fotografite e Adem Jasharit nuk jane ne cdo flete. Ndoshat ne Librin e Historise. Adem Jashari per Kosovaret eshte njesoj sikur se Skenderbeu per gjithe Shqiptaret.


    Socrates:

    "Just for the Simple Fact that I know that I do not know everything, makes me smarter that other who think that the know everything"

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Barack Obama fiton zgjedhjet
    Nga flag nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 356
    Postimi i Fundit: 18-09-2009, 12:14
  2. Shqiptaret qe bene emer ne kulturen osmane, duhen respektuar?
    Nga ILMGAP nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 253
    Postimi i Fundit: 30-07-2009, 15:42
  3. Ku ishe deri dje Edi Rama?
    Nga DYDRINAS nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 05:52
  4. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  5. Kronika nga Historia e Futbollit Shqiptar
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-01-2006, 12:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •