Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anëtarësuar
    29-06-2004
    Postime
    211

    Meshkujt vijnë nga Marsi, femrat nga Afërdita’.

    Vijnë meshkujt nga Marsi dhe femrat nga Afërdita?
    Nga Irma Raci

    Respekti dhe mirëkuptimi midis partnerëve janë çelësi për të përmirësuar lidhjen midis mashkullit dhe femrës. Kështu shkruan terapisti i lidhjeve njerëzore John Gray në librin e tij me emër ‘Meshkujt vijnë nga Marsi, femrat nga Afërdita’.

    Në të vërtetë është shumë e lehtë. Meshkujt dhe femrat kanë harruar që janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Meshkujt presin që femrat të reagojnë si ‘meshkujt’në situata të ndryshme dhe femrat mendojnë të kundertën.





    Sipas shkrimtarit hapi i parë për të përmirësuar një lidhje është mirëkuptimi dhe pranimi i qënies ndryshe nga partneri. Nëse arrijmë në këtë pikë do te shohim se i kemi krijuar vetvetes qetësi dhe hapësirë për dashuri.

    Sipas zotit John Gray zënkat mund të mënjanohen nëse në rastin e grindjeve komunikohet me sa më shumë respekt dhe dashuri. Mundohuni të qëndroni sa më objektiv kundrejt pikëpamjes së partnerit dhe të jeni sa më elastik. Mendoni që në rastet e shumta në një grindje më tepër ka rëndesi mënyra se si i drejtoheni partnerit (psh. duke bertitur apo duke folur me ngadalë) pasi kjo të lëndon më tepër në një grindje sesa ato çfare ju i thoni në ato çaste partnerit. Francezët e kanë një shprehje të tyre: ‘Është toni ai që bën muzikën’.

    Disa këshilla të cilat femrat duhet ti kenë parasysh janë:

    Kur krijohet një fërkim midis teje dhe partnerit, mos reago menjëhere duke e refuzuar atë çfarë parashtron partneri
    Në një situatë konflikti pyetni veten: për çfarë do të kishte partneri tani nevojë? Dhe si mund të ja ofroni atij këtë gjë?
    Lëreni mashkullin përherë të dijë që ju e vleresoni atë dhe punën që bën në mënyrë që të ndjejë përkrahjen tuaj
    Mësohu të kërkosh përkrahjen apo ndihmë nga partneri (mashkulli)
    Mundohu të pranosh atë që që kur ai është pak i mërzitur apo nuk ndjehet mirë ka nevojë për të mbajtur pak largësi dhe nuk është mirë që në një moment të tillë të rrish duke e marrë në pyetje
    Nëse partneri hesht për një kohë mos mendo menjëherë që ai nuk të don më
    Është mirë që mos ti kërkosh gjëra me një ton urdhërues por mundohu të jesh sa më e drejtpërdrejtë dhe të argumentosh pse do të ishte mirë qe ai të bënte diçka

    Disa këshilla të cilat meshkujt duhet ti kenë parasysh janë:

    Mundohu të kuptosh që një femër ka shumë nevojë për t´i shprehur ndjenja dashurie, dhe mundohu t´ia japësh asaj këto që ka nevojë.
    Mëso të dëgjosh partneren (pa u nervozuar menjëherë)
    Në një situatë konflikti pyete veten: për çfarë do të kishte partnerja tani nevojë? Dhe si mund të ja ofrosh asaj këtë gjë?
    Në rast zënke merri pikpamjet që ajo parashtron sa më seriozisht
    Kur ajo fillon të shprehë ndjenjat dhe të ankohet mos mendo menjëherë që ‘po ma hedh fajin mua ’
    Mundohu ta përkrahësh atë kur ajo fillon të shprehi ndjenjat e saj
    Pyete partneren rregullisht nëse ka nevojë për ndihmë prej teje

    Konkluzioni i librit të zotit John Gray ishte që femrat kanë nevojë për :
    - kujdes
    - mirëkuptim
    - respekt
    - përkushtim
    - konfirmim
    - qetësim

    Meshkujt kanë nevojë për:
    - besim
    - pranim
    - vlerësim
    - adhurim
    - miratim
    - kurajo

    Shpresoj që këto këshilla tju ndihmojnë në përmisimin e lidhjes tuaj dhe në pakësimin e grindjeve midis jush.


    marre nga revista rruzull

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Leji mer analizat, shif ktu si e ka thene i pari evolimin e mardhenies mashkull-femer:

    - Mashkulli zbuloi armet, dhe shpiku gjahun.
    - Gruaja pa gjahun, dhe zbuloi pelicet
    - Mashkulli zbulo ngjyrat, shpiku pikturat
    - Gruaja pa pikturat, zbuloi trukun
    -mashkulli zbuloi agrikulturen dhe shpiku ushqimin
    - Gruaja pa ushqimin, dhe shpiku dietat
    - Mashkulli zbuloi shoqerine dhe shpiku dashurine
    - Gruaja pa dashurine, dhe shpiku martesen
    - mashkulli zbuloi gruan dhe shpiku seksin
    - Gruaja pa seksin, dhe zbuloi dhimbjen e kokes
    - Mashkulli zbuloi tregetine dhe shpiku paret
    - Gruaja pa paret, dhe qe atehere na mori lumi te gjitheve.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    Citim Postuar më parë nga R2T
    Leji mer analizat, shif ktu si e ka thene i pari evolimin e mardhenies mashkull-femer:

    - Mashkulli zbuloi armet, dhe shpiku gjahun.
    - Gruaja pa gjahun, dhe zbuloi pelicet
    - Mashkulli zbulo ngjyrat, shpiku pikturat
    - Gruaja pa pikturat, zbuloi trukun
    -mashkulli zbuloi agrikulturen dhe shpiku ushqimin
    - Gruaja pa ushqimin, dhe shpiku dietat
    - Mashkulli zbuloi shoqerine dhe shpiku dashurine
    - Gruaja pa dashurine, dhe shpiku martesen
    - mashkulli zbuloi gruan dhe shpiku seksin
    - Gruaja pa seksin, dhe zbuloi dhimbjen e kokes
    - Mashkulli zbuloi tregetine dhe shpiku paret
    - Gruaja pa paret, dhe qe atehere na mori lumi te gjitheve.
    lol shume interesante, me beren per te qeshur keto tre fjalimet:

    - Gruaja pa seksin, dhe zbuloi dhimbjen e kokes
    - Mashkulli zbuloi tregetine dhe shpiku paret
    - Gruaja pa paret, dhe qe atehere na mori lumi te gjitheve

    Tirana komplimente per temen, mbase do mesojm dicka nga keto keshillat ^_^
    Ndryshuar për herë të fundit nga *~Rexhina~* : 23-08-2004 më 16:50
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  4. #4
    Dynamic Maska e good devil
    Anëtarësuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    shum i bukur ky libri - autori dmth e shkrujti me shum per qef se sa per te thene no nje gje te rendesishme.

    per shembull meshkulli nuk zbuloi armet. por ne fillim shpiku baritin pastaj shpiku pistoleten, e pastaj vravi veten, dhe pataji vravi gruan - kshu shkruan ky good devil.

    disclaimer: kjo nuk eshte e vertet - edhe un do shkruaj nje liber te bukr.
    Forumi është tepër i ngarkuar në këtë moment. Ju lutemi na vizitoni më vonë.

  5. #5
    Eshte e vertet qe jemi shume te ndryshem ne nje note tjeter nga i bie te jene gayt dhe Lesbians nga Toka

  6. #6
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    bebush te hengert dreqi ty,nga te shkoi mendja ke kjo pune. lol
    Nejse,tema eshte shume interesante,sidomos nese e dijme se jane meshkujt ata qe dominojne boten.
    "Pas secilit mashkull te suksesshem,qendron grua e suksesshme".
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #7
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga R2T
    Leji mer analizat, shif ktu si e ka thene i pari evolimin e mardhenies mashkull-femer:

    -- Mashkulli zbuloi tregetine dhe shpiku paret
    - Gruaja pa paret, dhe qe atehere na mori lumi te gjitheve.

    LoooooooooooooooL .. shume e vertete kjo :PP
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-07-2003
    Postime
    82
    Liber interesant!
    Ne shume prej pjeseve te librit gjeja shembuj tek vejta ime,dhe kjo me ndihmonte te qartesohesha dhe te permiresohesha me aq sa mundja.

    "Nese nje grua rimartohet, do te thote se e urrente te shoqin e saj te pare ; nese nje burre martohet rishtas, do te thote se ai e adhuronte gruan e tij te pare. Grate e kerkojne lumturine e tyre, ndersa burrat e rrezikojne" Oscar Wilde
    bingo !!!

  9. #9
    Dynamic Maska e good devil
    Anëtarësuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    un nuk e kuptoj pse i vini kaq veshtrim te madh librave kota
    Forumi është tepër i ngarkuar në këtë moment. Ju lutemi na vizitoni më vonë.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-07-2003
    Postime
    82
    Citim Postuar më parë nga good devil
    un nuk e kuptoj pse i vini kaq veshtrim te madh librave kota

    Ky liber eshte "bestseller" ne te gjithe boten, dhe autori eshte nje psikoseksolog i famshem.

    Nese per ty ky liber eshte "kot", mendim tjeter kane te shumtat qarqe didaktike universitare,qe kete liber e kane futur ne programet e detyrueshme te lendeve ne degen e psikologjise.
    bingo !!!

  11. #11
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Me siguri qe good_devil nuk e ka ditur kete.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Citim Postuar më parë nga Tirana
    Konkluzioni i librit të zotit John Gray ishte që femrat kanë nevojë për :
    - kujdes
    - mirëkuptim
    - respekt
    - përkushtim
    - konfirmim
    - qetësim

    Meshkujt kanë nevojë për:
    - besim
    - pranim
    - vlerësim
    - adhurim
    - miratim
    - kurajo
    Mendoj zoti John Gray ka te drejte per c'fare ka thene me siper . Me duken me se reale se foljet qe kam cituar me siper i perkasin seciles gjini .

    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Sa te fort qe jeni vetem zoti qe ju ka fale ..

    Ta preki hunden mos te ju marr msyshe.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  14. #14
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anëtarësuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    mir thot bebushe,po i vjen funi botes,shumica e cubave kan fillu te vijn ka Aferdita
    o-le-le firma

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e dhimitra pajcin
    Anëtarësuar
    28-10-2003
    Vendndodhja
    greqi
    Postime
    11
    Edhe une jam shume dakort .Ky liber eshte vertet nje liber teper i dobishem sidomos per publikun shqiptar i cili eshte akoma ne stadin e percmimit dhe te mosbarazise te theksuar te sekseve dhe qe akoma eshte i zhytur ne vorbullen e marteses pa kuptuar se c eshte lumturia ne martese . Madje veshtire te kuptohet nese ekziston si koncept ne publikun e gjere ne praktike. Per mendimin tim ky liber do te ishte nje dore e zgjatur per ti nxjerre njerezit paksa jashte kesaj vorbulle per te pare se ka edhe menyra te tjera komunikimi midis partnereve.
    Nje pyetje kisha une vecse.
    Meqe e kane futur ne programet didaktike ne degen e psikologjise munde me thote ndonjeri prej jush ekziston ky liber i perkthyer ne shqip sepse jam shume e interesuar ta blej. Me respekt......
    qofshi te gezuar

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Po nga e s'ëmës kush vjen?

  17. #17
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Nje humor ne lidhje me temen:

    God was just about done creating man, but he had two things left
    over in his bag and He couldn't quite decide how to split them between
    Adam and Eve. He thought He might just as well ask them. He
    told them one of the things He had left was a thing-a-mabob that would
    allow the owner to pee while standing up. "It's a very handy thing,"
    God told them, "and I was wondering if either one of you had a
    preference for it."

    Well, Adam jumped up and down and begged, "Oh, please give that
    to me! I'd love to be able to do that! It seems like just the sort
    of thing a man should have. Please! Pleeease! Give it to me!" On and
    on he went like an excited little boy.

    Eve just smiled and told God that if Adam really wanted it so
    badly, he could have it.

    So God gave Adam the thing that allowed him to pee standing up.
    Adam was so excited he just started whizzing all over the place --
    first on the side of a rock, then he wrote his name in the sand, and then
    he tried to see if he could hit a stump ten feet away -- laughing
    with delight all the while.

    God and Eve watched him with amusement and then God said to Eve,
    "Well, I guess you're kind of stuck with the last thing I have left"

    "What's it called?" asked Eve.

    "Brains," said God

  18. #18
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Hahahahah e fort kjo bokerrime , ca si shko menja robit mer amon.

  19. #19
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    E ka lexuar ndonjeri kete librin me verte?

    "Men are from Mars, women are from Venus"


    E mban mend njeri se si thoshte ky qe grate jane me cikle, si grafik tangenteje, njehere ngrihet pastaj ulet, njehere ndjehen mire pastaj kalojne nje periudhe ku s'ndihen aq mire per asnje arsye specifike. Dhe keshtu qe burrat duhet ta kuptojne partneren e tyre dhe t'i rrine prane e t'i bejne komplimente edhe kur ajo nuk ndihet "top notch".

    Kurse per burrat thoshte qe nuk e kane hallin me cikle si grate, por kane nje ritem si biçim elastik. Burrat, thoshte ky autori, jane si nje llastike. Sa me larg te largohen dhe te merren me c'mund te merret nje burre... punen, sport... ku di une (te beje guy things), aq me me vrull do te kthehet tek partnerja dhe te kaloje kohe me te. Pastaj kalon sa kalon kohe me partneren, ka nevoje prape te largohet pak e te rrije me veten e tij, qe me vone te mare perseri vrull per t'u kthyer tek partnerja.

    Pak a shume kjo ishte esenca e atij librit mesa kuptova, ose mesa mbaj mend une. E kam lexuar andej nga vitet 2000-2001 dhe me eshte dashur t'ja kthej librin perseri atij qe ma ka dhene. Nuk eshte se e besoj librin 100% ne te gjitha pikat, por... .... ne kohen qe e kam lexuar, si me "torollake" qe kam qene me ka pas bere goxha pershtypje, sikur kisha zbuluar Ameriken.
    Ndryshuar për herë të fundit nga angeldust : 06-11-2005 më 23:41
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  20. #20
    pershendetje Maska e canzemer
    Anëtarësuar
    13-09-2005
    Vendndodhja
    stamboll
    Postime
    51
    **PERSE **
    Te mesojm çehste marsi
    pataj ne mars çen ka mire
    faleminderit per ngritjen qe na beni
    perse sepse***
    ****1ne mars mendohet te kete jete
    dhe kur femrat te ikin ne jupiter si do behet
    pak jane te nxehura edhe pak
    kam frik
    se kafshet do ikin nga ato
    ***shaka**
    meshkujt pa femra sbejne por edhe femrat pa meshkuj smundet te jetojne nje sekont?
    shyqyr qe eshte martesa
    se do kishin vrare
    veten *******************************************:İ
    LEXODUKE MENDUARDHE MENDO DUKE LEXUAR

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Objektet fluturuese të paidentifikuara, UFO
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 1058
    Postimi i Fundit: 30-11-2023, 15:26
  2. Suedia, aty ku femrat jetojnë parajsën
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 13-05-2012, 12:02
  3. Pse femrat jetojnë më gjatë se meshkujt?
    Nga Lumis në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 25-09-2010, 17:58
  4. Femrat dhe meshkujt komunikojnë ndryshe
    Nga Xhuxhumaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 10:51
  5. Meshkujt me te zgjuar se femrat?
    Nga AuGuSt_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 14-05-2006, 18:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •