Tërmeti me një fuqi prej 5,9 ballë i shkallës Richter ka tronditur Kosovën, Maqedoninë dhe pjesën verilindore të Shqipërisë rreth orës 12:53, koha lokale.
Tërmeti me epiqëndër në verilindje të Kosovës në kufi me Maqedoninë ka zgjatur rreth shtatë sekonda dhe ka shkaktuar panik tek banorët, të cilët kanë braktisur shtëpitë dhe vendet e punës.
Në Kosovë, është ndërprerë procesi mësimor në shumicën e shkollave. Gjithashtu është ndërprerë edhe lidhja e telefonisë celularemobile.
Njoftimet paraprake jozyrtare deri tani flasin për një të vdekur dhe disa dhjetra të plagosur, shumë prej të cilëve nga paniku, në rajonin e Gjilanit, në afërsi të epiqendrës së tërmetit. Merret vesh gjithashtu se ka patur plasaritje të disa shtëpive më të vjetra.
Troditje të fuqishme janë ndjerë edhe në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup.
Korrespondenti i BBC-së në Shkup thotë se në rrugët dhe sheshet vërshuan njerëz të cilët braktisnin apartamentet.
Bëhet e ditur se disa pjesë të Shkupit kanë mbetur pa rrymë elektrike, edhe ka pengesa në komunikimin me telefona celularë.

I Thëres shqiptarët të marin pjesë në kët far programi për lajme.