Close
Faqja 1 prej 6 123 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 104
  1. #1
    Maska e Administrator1
    Antarsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tok
    Postime
    209
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim

    Albana Mlyshi Lifschin

    ukitje ne dritare

    Nje zog i vogel ukiti ne dritare
    E mora ne pellembe e mrekulluar fare
    e mbeshteta ne faqe,
    e ushqeva ne duar..
    "Ika, tha papritur
    se kam shume per te fluturuar.."
    Stinen tjeter per udi
    U kthye perseri
    uk-uk, uk-uk
    "Si ti, qe atehere
    S'me ka perkedhelur njeri.."
    "Zog i dashur.. - thashe
    S'te perkedhel dot me,
    edhe po te dua
    Nuk i sheh duart e mija,
    ende ne fasho nga ukitjet e tua?

    B.T
    Ndryshuar pr her t fundit nga shigjeta : 23-08-2004 m 01:49

  2. #2
    Maska e Administrator1
    Antarsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tok
    Postime
    209
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    Tradhtisht

    M the se kishe mbetur
    Pa gjysmn tnde..
    Ta zgjata dorn
    bujarisht
    Ndrsa un shijoja
    miqesin me ndje
    Ti shkiste tutje
    Tradhtisht..

    B.T.

  3. #3
    Maska e Administrator1
    Antarsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tok
    Postime
    209
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    Lere pluhurin e harreses te bjere..

    Ndjenjat kapertheheshin ne germa te zeza, te kuqe
    zvariteshin ne shenja pafundsie nenkuptimesh
    ne kotesira enderimesh qe beheshin pluhur
    ne ardhje agimesh
    Keta ishim ne, dy te panjohur qe misteri i panjohjes
    deshira, tundime na ngacmonte
    etje e pafund per te thurur rrjeta merimangash
    neteve pa gjume
    Ndaj lere pluhurin e harreses te bjere..
    Mos u pendo qe se kaperceve muzgun
    e as agimin, per te bere "trimin"
    Qe permes ekranit duart s'i kalove dot, mos u pendo
    Me mire keshtu, pa dhimbje, pa lot.
    Lere pluhurin e hareses te bjere
    te mbuloje germat kembeshtrembra
    dhe merimangen me rrjeten e saj kacavirese
    qe nuk mundi te na zinte, te na mbyste
    lere edhe ate, te jerre,
    poshte te bjere.

    B.T.

  4. #4
    Maska e Administrator1
    Antarsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tok
    Postime
    209
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    E shkuara

    Mos e kerko vehten tende
    ne poezine time, se nuk je me,
    ve hija e se shkuares ka mbetur,
    mbase dhe per pak do te mbese
    derisa koha ta tres..
    Mos e gjurmo vehten tende
    ne vargjet e mija,
    fantazma po iken, po shket
    zemra ka vdekur qekuri,
    goja per te folur, m s' flet

    B.T.

  5. #5
    Maska e Administrator1
    Antarsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tok
    Postime
    209
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    TI q..

    Ti qe me hodhe e perdrodhe
    qe me shtype, me shtrydhe
    me bere te mos fle,
    hije, shpirt, a dreq 'je ?
    me shkatrove gjumin
    me more naten
    si fantazem me ndoqe
    ne endera me dogje,
    e pastaj me shtyve
    piper hedhur syve:
    Se sheh kush jam
    si mund te te dua,
    as une s'jam per ty
    as ti s'je per mua!
    Tani te shoh si qan me lot,
    Se zemren nga mendja
    S'e shkule dot,
    se edhe une me mendjen jam,
    zemren e koracova
    e bera kurban,
    tani s'me kthen dot tek ty,
    se s'kam me zemer
    dhe s'kam me as sy!

    B.T.

  6. #6
    Maska e Administrator1
    Antarsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tok
    Postime
    209
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    Kokfortsi

    Sa e udime je moj aman,
    pse behesh si femije,
    me zor do te te thote tjetri:
    Te kam xhan?!
    Kjo fare kerkon ti,
    Nuk eshte dashuri
    Lot mos derdh kot
    eshte kokefortesi
    per ate qe s'arrin dot
    Kokeforte, sederlnduar
    Pse s'shikon ate q te do
    Po per nje tjeter
    Kot se koti vuan?


    B.T.

  7. #7
    Maska e Administrator1
    Antarsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tok
    Postime
    209
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    E Vetme nje mengjes

    Dhe ja si vjen puna
    te ngrihesh nje mengjes
    e te mos shohesh askend
    qe te prese zgjimin tend..
    As arome kafe perreth
    qe te hap syte dhe arome cigare jo e jo
    Ne net s'gjen as nje "miremengjes "
    nga ata qe mengjesin dite e kane
    ve lajme te vjeteruara gjen
    nga ato te nates se shkuar..
    Ku iken te gjithe keshtu ?
    Si kaq papritur vetem te lane..
    Te harruan, vaten , shkuan,
    Nje fjale s'te thane
    Terheq kembet ne kuzhine
    ve kafene qe ta pish
    e vetme e helmohesh
    Do kete edhe dite
    kur do jesh vetem ne jete
    Eh, e dashur do mesohesh..!

    B.T.

  8. #8
    i/e larguar Maska e Tirana
    Antarsuar
    29-06-2004
    Postime
    214
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    Citim Postuar m par nga ADMINISTRATOR1
    ukitje ne dritare

    Nje zog i vogel ukiti ne dritare
    E mora ne pellembe e mrekulluar fare
    e mbeshteta ne faqe,
    e ushqeva ne duar..
    "Ika, tha papritur
    se kam shume per te fluturuar.."
    Stinen tjeter per udi
    U kthye perseri
    uk-uk, uk-uk
    "Si ti, qe atehere
    S'me ka perkedhelur njeri.."
    "Zog i dashur.. - thashe
    S'te perkedhel dot me,
    edhe po te dua
    Nuk i sheh duart e mija,
    ende ne fasho nga ukitjet e tua?

    B.T
    Urime per poezit Administrator1 ! Poezit qe ke hedhur Ishin verte te mrekullushme por kjo qe citove me peqeu me shume .

    Te uroj te na sjellesh krijime te reja .

    Tirana

  9. #9
    Maska e Administrator1
    Antarsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tok
    Postime
    209
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    Buqete lulesh ne te gdhire

    Ajo buqete lulesh e jotja
    Nora pese te mengjesit
    Miresine time duke lavderuar
    Me tregoi padashje
    Se ate nate,
    Ah, pikerisht ate nate e dashur,
    me kishe tradhetuar!

    B.T.

  10. #10
    Maska e Administrator1
    Antarsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tok
    Postime
    209
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    Pr ELDN

    Nj shall t holl mbi sy do t hedh,
    nj shall t zi
    Flokt e gjata nn kapu do mbledh,
    do ti fsheh nga ti
    kpuct me taka tutje do ti flak
    t mos i gjej njeri
    me rripa lkure kmbt do lidh,
    s'do e besoje as ti
    me vrap nga deti te shkmbinjt do marr,
    nga venim t dy
    se malli pr ty m mori do gaz,
    e sma di njeri

    B.T.

  11. #11
    Maska e Administrator1
    Antarsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tok
    Postime
    209
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    Mos me idealizo!

    Mos me zbukuro e dashur, mos me idealizo
    Se nuk jam ashtu
    Sikur te guxoja te te veshtroja thelle ne sy,
    E di se cfare do te te thoja tani?
    Kur tu afrova ne fillim
    Desha vetem te lozja..
    Tani qe te njoh
    Nuk jam i denje per TY!

    B.T.

  12. #12
    Maska e Administrator1
    Antarsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tok
    Postime
    209
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    Trupi dhe shpirti

    Tani kam filluar ta besoj
    kete teori te vjeter
    vetem se,
    me nje ndryshim te vogel
    Ndersa shpirti im rri tek ty
    Trupi m' endet ne nje bote tjeter

    B.T.

  13. #13
    Maska e Administrator1
    Antarsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tok
    Postime
    209
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    Rini e dyte
    I.
    Sot arrita moshen tende dikur, nena ime
    Te sjell ndermend te vetme,
    veshur ne terrta, mbytur ne mendime
    buzeqeshja jote mbetej pergjysem
    si buka e mengjezit qe ne ante ngrysej.
    Dikush atehere me pat thene:
    jepi leje nenes te martohet
    Ajo eshte e re, ti do largohesh,
    e vetmuar do mbetet. E vetme, si jetohet?
    Nena ime 40 vjee te martohej perseri?
    Humor qe, a si? Me beri per te qeshur. ..
    Une qe vehten ne te bardha enderroja
    si mund te perfytyroja ne vend' tim
    nenen, qofte edhe me te kaltra veshur?
    Ecja rruges si e dambllosur ate mbremje
    s'me ndahej as syri qortues i Henes
    Vrtet e ke,
    qe s'do ti thuash gje nenes?
    Une "fola" me nenen,
    tek shtronte darken
    si shaka ja vura perpara
    Ulu te hash, tha ajo
    dhe fshehu syte nen qepalla
    Nena ime s'u martua kurre,
    Zgjodhi me mire,
    mbi kurriz nje mal dhimbjesh te mbante,
    se hallet me nje burre te dyte t'i ndante.
    II.
    Thone qe fatet ngjajne apo trashegohen,
    une nuk di 'te besoj, por erdhi ajo dite
    qe jo nena, po une,
    per te dyten here te martohem.
    Dhe ndodhi kaq larg nga vendi im,
    Gezim qe afronte trishtimin
    kur nenen time s'e kisha prane
    te me jepte nje fjale bekimi
    Vjehrra e ardhshme ngriti koken:
    E dashur, sikur gje s'me the?
    Une martoj djalin, do bej dark,
    gezim kam. Ti, gezim nuk ke?
    Dhe vjehrra -nene, ne tavolinen e pare
    gezohej me mikesha e miq te pamoshe
    veshur me lajle e lule, gjysher e gjyshe
    Nga nena ime ..krejt ndryshe.
    Im bir 20 plot, shok, vella e djale
    doren ma ve ne sup,
    faqesh me fshin nje lot
    Ai q i vetmi me pat thn:
    E di o ma qe me do shume,
    por merak mos kij per mua!
    Martohu o ma, martohu!
    Une te lumtur te dua!
    Shoket e shoqet vijne rrotull
    Te kristaltat gota perplasen n'urime
    Nga zemra m'pikon ne syte e perlotur
    gezim -trishtuara nena ime
    III.
    Dielli loz me perden e mendafshit
    Mengjezi ka ardhur, une ende fle
    Me zgjon telefoni vjerres-meme
    mesazhin tek le :
    "Honey, do shkojme per nje sebep neser,
    duhet te veshesh nje fustan te ri
    une ngjyre roze do ta blej timin,
    ti, mos e do ngjyre flori?
    Ky ze i qeshur me dritheron
    me kthen ne te largetat kujtime
    Me djeg te shkruaj
    (sa borxh ja kam!)
    per te shtrenjten nenen time

    ...gishtrinjte me dridhen
    c'te shkruaj valle?
    Qe nena ime Zakonin kish ruajtur ne zemer,
    me shume se dashurine?
    Apo dekoratat e njerzve per ndershmerine?
    Se qendroi "e forte" e nje gjysm llaf si doli,
    e bravo i qofte, se burre te dyte s'mori!?
    O Zot, 't kujtoj, 'tu them
    Eshte Dhimbje e madhe Nna
    Dua t'u rrefej, por s'u rrefej dot
    Kuptomeni..
    Syte me jane veshur me lot ..
    IV.
    Dhe ja tek vini ju, gjenerate e trete
    Mbi kete bote te madhe-veshtrim i sinqerte,
    Ne bebes ua shoh enderimin
    lereni jashte te fluturoje
    mos ja prisni rrugen me hije trishtimi
    Pellumba te bardhe leshoni ne horizont
    E rendni pas tyre si pas balonave femijet
    e ne u pengofshi rruges, si femijet ngrihuni prape,
    te biesh e te ngrihesh, nuk eshte mekat
    Dhe Ju te duruarat, fisniket vajza
    ju qe gjithshkaje i jepni jete,
    ne gabofshi,
    mos i mbytni ne lot qepallat,
    mos i ulni syte, degjomeni,
    ne dalje te tunelit te erret
    ju pret nje RINI e dyte!

    B.T.

  14. #14
    Maska e Administrator1
    Antarsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tok
    Postime
    209
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    Poetit mos i beso..

    Ne oazin e dashurise
    "ngritur pr mua"
    m thoje
    N qofte se nj dit
    pr dashurin do shkruaj
    vargjet do te jene per ty
    per keto duar, per keta sy
    vec per zemren qe ke ti!
    Sa shum uje kaloi nn ur
    Kroi u shter, u tha
    Fushe e verdh'u pervelua
    kallinjte u poqen,
    u mblodhen, u bene duaj
    Nje yll shendriti ne qiell
    pastaj u keput e ra,
    po ajo poezi kurr s'u shkrua
    Ne oazin e dashurise
    Ngritur dikur per mua
    njerzit te pane, nj tjetre
    tek i peshperisje ato fjale
    qe dikur mi pate thene mua!

    B.T.

  15. #15
    Maska e Administrator1
    Antarsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tok
    Postime
    209
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    Batica

    "Sa e vrullshme erdhi dashuria, sa shpejt ra."
    Deti u fry, u zmadhua
    Valet e qeta, u shqetesuan
    U bene dallge
    perendimi i zjarrte i perfaku
    pastaj Dielli mengadale
    u zhyt i teri
    Ne ate batice dashurie..
    zjarrin per te shuar,
    mallin per te tretur
    freskine per tu marre
    nese u kish mbetur
    Pastaj batica ra, deti u terhoq
    Territori i pushtuar, u zbraz,
    u zbulua perseri rere e lagur
    Dielli s'qe me aty
    Deti u ftoh, u tradhetua
    zbathur ne breg
    Nje vajze fshinte lotet
    pulebardhe e vetmuar..
    kerkonte shoket..

    B.T.

  16. #16
    Maska e Administrator1
    Antarsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tok
    Postime
    209
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    Nje sandale e vogel

    Nga ves e mbremjes njomur
    ne barin e gjelber
    nje sandale e vogel
    Shket, rrukulliset
    e buze gjolit bje..
    Rastisa une atje, qe te
    perkulem, ta ngre..
    E njoha..
    Se kisha harruar as ate
    As kembken qe mbante veshur
    e bardhe, e vogel, thember-njome
    me sandalka femijesh veshur
    Me pelqente t'i gudulisja gishtrinjte
    ajo mekej ne te qeshur

    Nga gjoli te lagur sandalen lart ngre,
    Kembezbathur pas kurrizit
    shfaqesh ti atje
    Qetesisht, (O zot sa qetesisht!)
    zgjate gishterinjte per ta marre,
    A thua se ishe nje vajze tjeter
    e une ndonje i panjohur i marre

    Nga ves e mbremjes njomur
    ne barin e gjelber
    nje sandale e vogel
    Shket, rrukulliset
    e buze gjolit bie
    Nga rastisa une atje, qe te
    perkulem e ta ngre!


    B.T.

  17. #17
    Maska e Administrator1
    Antarsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tok
    Postime
    209
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    M dhmb miqsi e humbur

    Me dhemb miqesi e humbur
    Me dhemb o shok vertet
    Ta harroj me thua?
    Nuk mundem..
    Duhet te harroj Ty vete
    Sa keq me vjen o shoku im,
    Me dhemb ne shpirt, vertet,
    se miq si ishim,
    m s'behemi dot
    Te pakten jo ne kete jete
    Cili gaboi?
    Kjo s'ka me rendesi
    fajin te tere mbi vehte e marr,
    ve te kthehesha
    edhe nje here tek ti
    U nis me aq kujdes
    u latua me aq dashuri
    mbi pellembe te dores
    e vume
    dhe ishte thjesht miqsi
    Ah, si e humbem miqesine
    Si e humbem
    Per te do na marre malli
    qe shume e bukur per tu besuar
    U be xheloz vete djalli.
    Tinzisht prane nesh kaloi,
    nje pelerine pruri me vehte,
    mbi koke te na i hidhte,
    te flisnin perart te dy
    rrugen mos dinim nga binte

    Oh, sa keq me vjen
    per shoqerine e humbur
    sa keq!
    Shume humba une
    por edhe ti ndoshta shume!
    Me dhemb per miqesine e humbur
    (Sa shume na merrte malli!)
    Mos! Pikerisht kete mos e thoni
    Se do tu ngaterroje
    vete Djalli!


    B.T.

  18. #18
    Maska e Administrator1
    Antarsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tok
    Postime
    209
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    Mos me thoni "mire se erdhe"

    Mos m thoni "mire se erdhe"
    Se nuk po u sjell dashuri
    Kengen e braktisjes sjell
    Dhe boten te shplare ne gri
    Le te trokase shiu i veres
    mua m s'do m ngacmoje
    Le te vije Vjeshte e Mios
    nje tjeter do te frymezoje
    le te bien gjethet
    shumengjyreshe
    mbi asfaltin e zi,
    sixhade Persie
    nuk krijoj m me to..
    Luledeleve,
    s' u kepus m petalet
    duke pyetur me do, s'me do..
    Le t'i afrohet vala bregut
    emrin tend per ta rrembyer
    Ai fshire do jete prej kohesh
    S'do e kujtoj si gje e vyer..
    Ju thashe
    te mos me thoni "mireseerdhe"
    Se s'jam m ajo e para,
    Por mshire nga ju nuk dua,
    Dhe as te me quani zemr vrara.


    B.T.

  19. #19
    Maska e Administrator1
    Antarsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tok
    Postime
    209
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    Citim Postuar m par nga Tirana
    Urime per poezit Administrator1 ! Poezit qe ke hedhur Ishin verte te mrekullushme por kjo qe citove me peqeu me shume .

    Te uroj te na sjellesh krijime te reja .

    Tirana
    Poezit jan vrtet t bukura dhe me stil q prekin do njeri.
    Ato jan t poetes me pseudonimin BLERTA TIRANA.
    Poetja sht Albana Mlyshi Lifschin.
    Kam akoma t tjera e do ti postoj .

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Antarsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,547
    Faleminderit
    51
    114 falenderime n 104 postime
    urime BT-se ose Albanes Melyshi.. !

    te gjitha ishin te bukura bile fantastike..
    Ndryshuar pr her t fundit nga shigjeta : 22-08-2004 m 03:40

Faqja 1 prej 6 123 ... FunditFundit

Tema t Ngjashme

  1. Dritare pr Dashurin & Besn...
    Nga drini_n_TR n forumin Ditari i meditimeve
    Prgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 04-02-2008, 11:51
  2. C++ - Katr mnyra pr t shoqruar nj objekt me nj dritare
    Nga Neritan Hyso n forumin Arti i programimit
    Prgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 23-04-2007, 04:39

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •