Kullat dhe votrat e Lumjanëve janë të njohura në traditat dhe historinë shqiptare se krye të vendit zë vend djepi e mbi te pushka e varur,një fjalë e vjetër lumjane thotë „shpia pa pushkë asht si burri pa burnin,kulla pa djep asht si mali pa drurë“.Fëmijët e lumjanëve tradicionalisht ulen pranë prindërve të tyre dhe ndëgjojnë me vëmendje rrëfimet ndaj miteve,legjendave dhe trimërive,sidomos ato të temave për kombin e atdheun.Burrat e Lumës që në piskamën e parë të foshnjës e dinë se a ja vlen ai për kamzën e pushkës,apo jo,Luma e Drenica kanë një ngjajshmëri të habitshme në rafshin e traditave shqiptare.Njëherë në rininë time pata dëgjuar nga buzët e babës tim,me gjysëm zëri të ja mirrte këngës :
„Të del dielli,të del hana
Si ki burri nuk ban nana.... „
Duke dëgjuar në heshtje dhe duke parë se si babai i ngulte sytë diku nga majëmali i Korabit,dikur i mbështjellë prej naivitetit tim,rinor,pyeta,se ç’ka ashtë ky trim or babë ? mu përgjigj, Islam Spahia or bir ! kështu që shumë vite më vonë,për këtë trim të Lumës do të mësoja .....
Lindi në Lumë më 1838.Ishte më i urti por edhe më trimi nga të pesë djemtë e Tahirit. Duke parë të tillë,i jati i besoi ruajtjen e bagëtive të cilët bëheshin me mijëra kokë.Islam Spahia për vite të tëra,jo vetëm ruajti bagëtinë por edhe u dëgjua për nderin dhe karakterin e lartë të tij.Nëpër kuvendet e burrave fjala e tij zinte peshë edhe pse Lumës nuk i patën munguar djemtë me shkollë nëpër akademitë e Stambollit.Ndjenjat e mëdha për Lumën,atdhedashuria e tij,do të përbënte një akademi krejt origjinale,përgjatë jetës së Islamit.Luma dhe krejtë rrethinat e saja, e nderonin dhe e respektonin aqë shumë sa jo rradhë,në kuvende e biseda,atij nuk i drejtoheshin me emër por i flisnin „Baba Lami“.Disa kuvende të mëdhaja do ti mbante në Kullën e Shehlerëve në Ceren,nëpër kullat e Katundit Fshat e Kalis e deri në Kalanë e Dodës.
Sidoqoftë,një ditë Baba Lami e flaku tej krabën e bagëtisë , caktoi djalin e tij të vogël,të kujdesej për ato dhe vetë viret në krye të organizimit të çetave në hapsirën e Lumës.Ishte vjeshta e vitit 1893.Sinan Pasha kishte rrethuar Prizërenin dhe përgaditej të shtypte popullin me fuqinë e armëve dhe gjuhën e flakëve.Islamin e dëgjuan Lumjanët në kuvendin e besës me këtë rast dhe dikush prej tyre i tha ;A e din Baba Lam se na të duem në krye ? Plaku heshti.Për trimëri e urtësi i kishte shokët e rrallë,duke i hedhur sytë nga trimat dhe vetëm me dy fjalë u drejtua ;“ Hajt na qoftë udha e marë për në Prizëren !
I rrethuar prej forcave vullnetare të Lumës,Drenicës dhe Gjakovës,Sinan Pasha u tërhoq që në luftimet e para duke i dërguar Portës së Lartë ferman pas fermani që ajo ta ndihmojë me përforcime tjera ushtarake.Islam Spahia në krye të çetës së Lumjanëve,u tregua jo vetëm trim por edhe me aftësi të mëdhaja komanduese.C’prej asaj kohe ai do të mbetej në krye të forcave të Lumës,në krye të atyrre burrave që lanë kullat e tyre,lanë vatrat për të ardhur në ndihmë vllezërve të gjakut.
Fillimi i këtij shekulli më ka gjasur kurdoherë me një qiell të trazuar,plot krisma e vetëtima,varur në supet e maleve tona veriorë,në tubimin e Ferizait në pranverën e vitit 1910 do të flitej për Turqinë që jepte shpirt dhe rrezikun serb që trokiste në portat shqiptare.Në këtë tubim,u dëgjua dhe u përkrah fjala e Baba Lamit. „Krahas Isa Boletinit,Idriz Seferit e Musa Rahovicës,nga Luma merrnin pjesë Ramadan Zaskoci e Islam Spahia ... „.(Arkivi i Institutit të Historisë,Tiranë,dosja a-4).
Në verën e vitit 1911,në Lumë hapet shkolla e parë shqipe.Kjo ishte ndihmesa e veçantë e baba Lamit i cili e pat ëndëruar rrugën e dijes,ani,pse,vetë nuk mundi të ecte në këtë rrugë.Shtëpia në Kolesian,u mbush me vocrakë të ardhur prej majesh e lugjesh ndërsa mësuesi i tyre,i parë,ishte Riza Spahia,njëri prej djemve të ditur e trim të Baba Lamit.
Kryengritja e shtatorit i vitit 1913,do të thëriste përsëri Baba Lamen në krye të çetës së Lumës.Duke bashkërenduar planet me Elez Isufin e Sufë Xhelilin,Islam Spahija mund të udhëheqë me sukses çetën e tij prej qindra trimash,në fitoren e përgjakshme ndaj serbeve.Ndërsa më 22 shtatorë të vitit 1913-ës,kur në Dibër u ngrit flamuri ynë kuq e zi,njëri prej luftëtarëve i tha plakut ;“baba Lam e fituam davanë,tash e tutje në paqë jemi tuj ra në qetsinë e kullave tona !“.Mirëpo qetësia e kullave Lumjane ishte ende shumë larg,kosova digjej flakë e Luma s’mund të rinte pranë mangallit me prush.Sidoqoftë një pjesë shqipërie ishte e çliruar.
Palët e flamurit të lirisë,rrahën pas Dibrës edhe në Strugë,Kërçovë,Gostivar,Kumanovë , Resnjë e Tetovë.Shtypi i kohës shkruante :
„Pardje,Evropa tha Kosova u mbetet serbeve,sepse derdhën gjak dhe gjaku duhet shpërblyer.sot shqiptarët,në një luftë bujare poe derdhin gjakun pa kursim.Cdo të thotë Evropa ? Ne presim te na ape bukën e përditshme dhe nderin tonë,fushën qe na ep bukën dhe malet qe na ruajnë nderin ... „
(Gazeta „Përlindja e Shqipenis“ 18 shtator 1913).
Trazirat ballkanike,në prag të Luftës së Parë Botnore,do të reflektonin dukshëm sidomos në aspektin diplomatik e politik të jetës së shqiptarëve.Largimi prej Shqipërie i Ismail Qemalit dhe ardhja e Princ Vidit u shoqëruan me turbullira të mëdha ku vihej në pikëpyetje jo vetëm identiteti ynë kombëtar por cenohej liria aq e shtrenjtë për shqiptarët. Duke parë në qëndrimin e Vidit,disa nuanca që peshonin në kandarin e ruajtjes së tërësisë territoriale shqiptare,Baba Lami e përkrahu pa rezerva këtë të fundit,i cili dhe edhe një pritje bujare për nder të burrit të respektuar prej Lume.
Po gjatë kësaj periudhe,duke shfrytëzuar një mik të përbashkët,Esat Pasha do të tentojë ta përfitojë figurën dhe forcën e Islam Spahisë duke i dërguar fjalë qüë të vihet në krye të Lumjanëve e të luftojë për te,pasi shperblimi do të ishte mjaft i madh. „S’blehet shqiptare me flori or pezdeveng „ iu përgjigjet Baba Lami.
Tashmë serbia ka vënë një qese floriri për kokën e Islam Spahisë.Por në Kolosian e kudo,populli jo vetëm e nderon dhe e respekton,por edhe e ruan prej së keqes plakun e urtë e trim.Në një sërë betejash në vitet 1913-1920 kulla e tij kthehet në karakoll të madh qëndrese.Cdo gur i kësaj kulle dëshmoi për urtinë e kuvendit dhe trimërinë e betejave.
Është kjo arsyeja,që edhe pse kishte 80 vite mbi supe,Islam Spahia,ftohet të marrë pjesë në Kongresin e Lushnjës si delegat i Lumës.Por Baba Lami,nuk mun të shkonte atje,pasi në Kosovë po zhvillohej kryengritja e filluar në prillin e vitit 1919-1920 dhe populli ishte në zjarin e luftërave për çlirim dhe bashkim gjithëkombëtar.Cetat e Hasit,Lumës e Sllovës,do të ishin kurdoherrë në përpjekje me serbët duke ardhur kësisoj në ndihmë të vëllezërve të tyre prej një nëne e një gjaku.
Gjithsesi baba Lami shkon në Tiranë dhe pritet me dashuri prej qeverisë së Dalë nga Kongresi i Lushnjës.Veçmas,biseda me Aqif Pashë Elbasanin do të linte mbresa të mëdha tek Lumjani trim i cili do t’u thoshte miqve dhe luftëtarëve të vet se „Me kësi burrash Shqipnija ka per t’u ba shpejt“. Kjo shpresë ia mbajti të pafikur zjarrin në krahëror deri në ditën e mbrame të vitit 1928 kur dhe i mbylli sytë.
Mirëpo kënga nëpër votrat Lumjane vazhdon të këndohet dhe tek vocrakët,ajo përcillet prej djepi në djep,ajo transmetohet nga gjenerata në gjeneratë si respekt madhorë për Baba Lamin që „i preu si berra 12000 shkije të dushanit“.Dhe kushedi kurrë dhe njëherit Korabi do të lëshojë piskamën e saj.