Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Kosova-Pak info per te

    Kornizė Kushtetuese pėr Vetėqeverisje tė Pėrkohshme nė Kosovė


    --------------------------------------------------------------------------------


    Mė 15 maj 2001, unė kam nėnshkruar regulloren e UNMIK-ut 2001/9, e cila do tė sjellė njė fazė tė re tė vetėqeverisjes nė Kosovė.

    Kjo ėshtė, pa dyshim, regullorja mė e rėndėsishme e lėshuar nė dy vitet e fundit, qė nga ardhja e UNMIK-ut dhe KFOR-it nė Kosovė, sepse kjo krijon njė kornizė kushtetuese gjithpėrfshirėse pėr vetėqeverisje nė Kosovė.

    Korniza Kushtetuese mbi Vetėqeverisjen e Pėrkohshme nė Kosovė pėrshkruan institucionet, tė cilat do tė lihen nė duar tė liderėve kosovarė dhe nėpunėsve publik pas zgjedhjeve, mė 17 nėntor 2001.

    Ky ėshtė vėrtetė njė dokument historik: Ai do tė drejtojė popullin e Kosovės drejt themelimit tė strukturave demokratike dhe implementimi i tij i suksesshėm do tė ndihmojė nė masė tė madhe procesin e pėrcaktimit tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės.



    RREGULLORE NR. 2001/9

    PĖR KORNIZĖN KUSHTETUESE TĖ VETĖQEVERISJES SĖ PĖRKOHSHME NĖ KOSOVĖ

    Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm,

    Nė bazė tė kompetencave qė i janė dhėnė me Rezolutėn 1244 (1999) tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara tė 10 qershorit 1999,

    Duke marrė parasysh Rregulloren nr. 1999/1 tė Misionit tė Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK) tė datės 25 qershor 1999, tė ndryshuar, mbi Autoritetin e Administratės sė Pėrkohshme nė Kosovė,

    Me qėllim tė krijimit tė njė vetėqeverisjeje kuptimplote nė Kosovė deri nė zgjidhjen pėrfundimtare dhe krijimin e institucioneve tė pėrkohshme tė vetėqeverisjes nė fushat legjislative, ekzekutive dhe gjyqėsore pėrmes pjesėmarrjes sė popullit tė Kosovės nė zgjedhjet e lira dhe tė drejta,

    Nėpėrmjet kėsaj shpall


    "KORNIZĖN KUSHTETUESE PĖR VETĖQEVERISJE TĖ PĖRKOHSHME"


    e cila i bashkėngjitet kėsaj rregulloreje.

    Kjo rregullore hynė nė fuqi nė datėn e nėnshkrmit tė saj.


    E nėnshkruar sot, mė 15 maj 2001.


    Hans Haekkerup

    Pėrfaqėsues Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm

    http://www.trepca.net/politike/korniza-kushtetuese.htm
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Standardet pėr Kosovėn




    --------------------------------------------------------------------------------

    14 shkurt 2004 / TN

    "Njė Kosovė ku tė gjithė - pa marrė parasysh pėrkatėsinė etnike, racėn ose fenė - janė tė lire tė jetojnė, punojnė dhe udhėtojnė pa frikė, armiqėsi ose rreziqe dhe ku ka tolérancė, drejtėsi dhe paqe pėr tė gjithė".

    Prezentuar nė Prishtinė. mė 10 dhjetor 2003



    Standardet pėr Kosovėn

    I. Institucionet demokratike funksionale

    Institucionet e pėrkohshme tė vetėqeverisjes (IPVQ) janė institucione tė zgjedhura nė mėnyrė tė lirė, tė drejtė dhe demokratike. IPVQ-tė qeverisin nė mėnyrė tė paanshme, transparentė dhe tė pėrgjegjshme, nė pėrputhje me RXSKB 1244 dhe Koniizėn Kushtetuese. Interesat dhe nevojat e tė gjitha komuniteteve kosovare janė tė pėrfaqėsuara nė mėnyrė tė plotė dhe tė drejtė nė tė gjitha degėt dhe institucionet e qeverisė. Kėto komunitete kanė pjesėmarrje tė plotė nė Qeveri. Ligjet dhe funksionet sė IPVQ-sė synojnė drejt standardeve evropiane. IPVQ-tė sigurojnė shėrbime pėr tė gjithė nė Kosovė, anemban teritorrit tė Kosovės; strukturat paralele janė zhbėrė.

    Zgjedhjet

    • Zgjedhjet janė tė rregullta, transparente, tė lira e tė drejta, konform standardeve ndėrkombėtare, dhe mundėsojnė pjesėmarrjen e plotė dhe tė papenguar tė tė gjitha komuniteteve dhe grupeve etnike.

    • Personat e zhvendosur nė vend dhe refugjatėt vazhdojnė tė kyqen nė procesin e zgjedhjeve nė Kosovė dhe ėshtė lehtėsuar mėnyra e tyre pėr tė votuar.

    • Njė Komision Qendror Zgjedhore tė pavarur, reprezentues dhe shumė etnikė, bėn administrimin e zgjedhjeve.

    • Njė numėr i partive politike demokratike garojnė nė zgjedhje.

    • Ėshtė miratuar dhe zbatohet korniza ligjore gjithpėrfshirėse qė e mbulon sferėn e veprimtarive dhe financimit tė partive politike.

    Institucionet e pėrkohshme tė vetėqeverisjes (IPVQ)

    • Tė gjitha komunitetet janė tė pėrfaqėsuara nė mėnyrė proporcionale nė tė gjitha nivelet e IPVQ-ve bazuar nė ligjin e zbatueshėm. IPVQ-tė dhe pushteti lokal komunal vendosin dhe shpallin ligjet nė mėnyrė tė hapur, tė pėrgjegjshme dhe demokratike.

    • Tė gjitha gjuhėt zyrtare respektohen nė tė gjitha institucionet e qeverisė.

    • IPVQ-tė dhe komunat sigurojnė ekzistimin e shėrbimeve publike themelore, siē janė: kujdesi shėndetėsor, shėrbimet komunale dhe arsimimi; pa diskriminim pėr tė gjitha komunitetet nė Kosovė.

    • Shėrbimi civil profesional, i paanshėm dhe i pėrgjegjshėm, qė pėrfaqėson tė gjitha komunitetet nė Kosovė dhe pėrfshinė numėr tė theksuar tė femrave.

    • Tė gjitha komunitetet kanė qasje tė drejtė nė punėsim dhe nė institucionet publike.

    • Ekzistojnė kodet e mirėsjelljes dhe procedurat e zbatimit tė cilat sigurojnė qeveri transparentė dhe tė pėrgjegjshme; rekomandimeve tė Ombudspersonit i jipet rėndėsi e plotė.

    • Revizioni i rregullt dhe i pavarur i BKK-sė, Kuvendit, ministrive tė qeverisė dhe komunave.

    • Pohimet pėr shkelje tė rregullave hetohen hollėsisht nga zyrtarėt e zgjedhur si dhe nėpunėsit publikė pėrgjegjės pėr shkelje tė etikės, mashtrime ose korrupsion disiplinohen nė mėnyrė efikase.

    • Ligjet e propozuara Kuvendit shqyrtohen dhe miratohen nga Komisioni pėr tė drejtat dhe interesat e komuniteteve para sė tė aprovohen nga Kuvendi.

    • Pjesėmarrja e femrave nė institucionet e IPVQ-ve, nė nivelin e njėjtė ose qė i tejkalon nivelet e rajonit dhe interesat e femrave pasqyrohen nė tėrėsi nė politikat dhe ligjet e tyre.

    • Propozimet e Kėshillit tė Evropės pėr decentralizimin janė ekzaminuar dhe shqyrtuar me qėllim tė krijimit tė strukturave funksionale tė qeverisjes lokale.

    • Strukturat paralele pėr sigurimin e shėrbimeve tė jenė zhbėrė ose integruar nė struktura tė IPVQ-ve.

    Mediat dhe shoqėria civile

    • Ekziston njė numėr i mediave private dhe tė pavarura, tė shtypura e elektronike, qė ofrojnė qasje nė informim pėr tė gjitha komunitetet anembanė Kosovės.

    • Ekziston organi i pavarur dhe efektiv pėr rregullimin e mediave, qė synon standardet evropiane, i rekrutuar pa diskriminim dhe i bazuar nė merita.

    • Fjalėt urrejtjenxitėse ose cilado formė e nxitjes sė urrejtjes; dėnohet nga udhėheqėsit politikė, autoriteti pėr rregullimin e mediave dhe komentatorėt e mediave.

    • Mediat publikė nė mėnyrė tė plotė dhe proporcionale bėjnė ndarjen e resurseve dhe programit tė tyre pėr tė gjitha komunitetet etnike.

    • Organizatat joqeveritare, nė veēanti ato qė i pėrfaqėsojnė interesat e pakicave, janė nė gjendje tė punojnė lirisht nė pėrputhje me ligjin dhe anėtarėsimi nė to bėhet pa kurrfarė diskriminimi.

    II. Sundimi i ligjit

    Ekziston njė kuadėr i mirėfilltė ligjor dhe zbatim efektiv i tij, nė pajtim me standardet evropiane. Policia, sistemet gjyqėsore dhe penale punojnė nė mėnyrė tė paanshme dhe respektojnė nė tėrėsi tė drejtat e njeriut. Ekziston qasja e barabartė nė gjyqėsi dhe askush nuk ėshtė mbi ligjin, nuk ka falje pėr ata qė e shkelin ligjin. Ekzistojnė masa tė rrepta nė fuqi pėr tė luftuar krimet e motivuara nė baza etnike si dhe krimet ekonomike dhe financiare.

    Qasja e barabartė nė drejtėsi

    • Tė gjitha krimet hetohen hollėsisht, pavarėsisht nga pėrkatėsia etnike e viktimės apo e kryerėsit.

    • Ndjekja dhe dėnimi i kryerėsve tė krimeve ėshtė konsistentė dhe efektive pa marrė parasysh pėrkatėsinė etnike tė kryerėsit apo tė viktimės.

    • Ėshtė bėrė pėrparim i dukshėm nė zgjidhjen e vrasjeve dhe sulmeve tė rėnda ndaj anėtarėve tė pakicave etnike.

    • Dėshmitarėt tė mbrohen nė mėnyrė efikase nga frikėsimi dhe ndėshkimi.

    • Shkalla e zgjidhjes sė krimeve tė dhunės ndaj personave tė tė gjitha komuniteteve ėshtė pėrafėrsisht e njėjtė.

    • Shkeljet nga ana e gjykatėsve, prokurorėve, avokatėve, policėve dhe tė punėsuarve nė sistemin ndėshkimor hetohen vazhdimisht dhe ndėshkohen nė mėnyrėn e duhur.

    • Ekzistojnė kode profesionale pėr mirėsjelljen e gjykatėsve, prokurorėve, avokatėve dhe pjestarėve tjerė tė Policisė dhe sistemit penal, pėrfshirė edhe pėrfaqėsuesit e Shoqatės sė Avokatėve tė tė gjitha komuniteteve nė Kosovė.

    • Aktet e ndėshkimit kundėr individėve tė involvuar nė proceset disiplinuese jane tė rralla dhe ata mbrohen nė mėnyrė adekuate.

    • Tė gjitha komunitetet janė tė pėrfaqėsuara nė mėnyrė tė plotė dhe tė drejtė nė kuadėr tė gjykatėsve, prokurorėve dhe Shėrbimit Policor tė Kosovės (SHPK) e Shėrbimit Korrektues tė Kosovės (SHKK).

    • Institucionet funksionojnė nė trajnimin dhe arsimimin e policėve, gjykatėsve dhe drejtuesve tė sistemit penal.

    • Njė sistem efektiv dhe i paanshėm i drejtėsisė nė sektorin e ligjit civil ėshtė i arritshėm pėr tė gjithė anėtarėt e komuniteteve nė Kosovė

    • Numri i rasteve tė grumblluara tė padive privatė ėshtė duke u zvogėluar gradualisht.

    • Vendimet nė rastet e padive privatė janė duke u zbatuar, nėpunėsit pėrmbarues gjyqėsor janė duke funksionuar dhe gjobat e shqiptuara nga gjykatat paguhen rregullisht.

    • Ligjet nė sferėn e sė drejtės privatė janė duke u shqyrtuar dhe zhvilluar pėr tė siguruar pėrputhshmėri mė tė madhe me standardet evropiane.

    • Janė pėrpiluar dhe zbatohen nė mėnyrė ekspeditive dhe me sukses mėnyrat alternative tė zgjidhjes sė kontesteve private.

    • Ekziston angazhim efektiv pėr tė mėnjanuar dhunėn kundėr femrave dhe fėmijėve, trafikimin dhe format tjera tė eksploatimit, duke pėrfshirė edukimin parandalues dhe sigurimin e shėrbimeve juridike dhe sociale pėr viktimat.

    Askush nuk ėshtė mbi ligjin

    • Tė gjitha krimet, e nė veēanti ato tė dhunės, qė nxisin urrejtje ndėretnike dhe frikė, tė hetohen rrėnjėsisht dhe tė zgjedhen dhe kryerėsit tė sillen para drejtėsisė dhe tė dėnohen.

    • Incidentet e krimit tė organizuar, trafikimit, krimit qė njedh nga ekstremizmi, terrorizmi, dhe krimet ekonomike hetohen energjikisht dhe gjykatėsit e prokurorėt vendas i dėnojnė kryerėsit nė mėnyrė efektive. Pėrqindja e rasteve tė pazgjidhura tė krimit qė rrjedh nga ekstremizmi ose terrorizmi ėshtė duke rėnė gradualisht.

    • Kryerėsit e sulmeve mbi gjykatėsit, prokurorėt, policėt e ShPK-sė dhe dėshmitarėt gjykohen nė mėnyrė tė drejtė nė gjykatat vendase dhe dėnohen me dėnimet e merituara.

    • Mekanizmat e bashkėpunimit rajonal dhe ndėrkombėtar janė nė vepnim sa i pėrket policisė dhe gjyqėsisė, duke pėrfshirė transferimin e tė dyshuarve dhe tė dėnuarve dhe ndihmėn reciproke juridike mes juridiksioneve.

    • Ekziston bashkėpunimi i plotė me Gjykatėn ndėrkombėtare penale pėr ish-Jugosllavinė (ICTY), duke pėrfshirė arrestimin dhe sigurimin e tė akuzuarve dhe sigurimin e dėshmitarėve dhe informatave.

    • Krimet e luftės tė cilat nuk do tė shqyrtohen nga ICTY, tė ndiqen nė mėnyrėn e duhur nė Kosovė.

    Krimet ekonomike dhe financiare

    • Ekzistojnė mekanizma efektiv juridik, financiar dhe administrative konform standardeve evropiane pėr t'u pėrballė me krimet ekonomike nė sektorin publik dhe privāt, duke pėrfshirė konfiskimin e mjeteve tė pėrvetėsuara nė mėnyrė tė kundėrligjshme.

    • Ekziston njė kuptueshmėri e qartė nė radhėt e punonjėsve tė sektorit publik pėrkitazi me obligimet nga kodi i mirėsjelljes, veēmas sa i pėrket konfliktit tė interesave.

    • Jane krijuar mekanizma adekuatė tė hetuesisė dhe funksionojnė nė mėnyrė efektive.

    • Ligjet pėr larjen e parave zbatohen nė mėnyrė efektive dhe ėshtė nė fuqi raportimi i transaksioneve financiare tė dyshimta.

    III. Liria e lėvizjes

    Tė gjithė qytetarėt nė Kosovė janė nė gjendje tė udhėtojnė, punojnė dhe jetojnė tė sigurtė dhe pa qenė tė kėrcėnuar ose frikėsuar prej sulmimit, keqtrajtimit ose ngacmimit, pavarėsisht nga pėrkatėsia etnike e tyre. Ata janė nė gjendje tė pėrdorin gjuhėn e tyre lirisht kudo nė Kosovė, duke pėrfshirė vendet publike, dhe mund tė shkojnė tė papenguar nė vendet e tyre tė punės, nė tregje, shėrbime publike dhe sociale, dhe shėrbimet komunale.

    Liria e lėvizjes

    • Tė gjitha komunitet janė nė gjendje tė ushtrojnė lirisht tė shprehurit e tyre shoqėror, kulturor dhe fetar, duke pėrfshirė marrjen pjesė nėpėr ceremoni dhe qasje nė lokacionet pėrkatėse.

    • Pėrcjellja ushtarake dhe policore mė nuk ėshtė e nevojshme, pjesėtarėt e tė gjitha pėrkatėsive etnike kanė qasje nė transportin publik dhe tė sigurtė.

    • Punonjėsit publik tė komuniteteve pakicė janė nė gjendje tė punojnė nė rajonet e shumicės pa vėshtirėsi.

    • Numri i krimeve veēmas tė lidhura me lėvizjen e pakicave (p.sh.: incidentet hedhjes sė gurėve) ėshtė zvogėluar dukshėm dhe shumė i rrallė.

    • Udhėheqėsit politikė, pa hezitim, i dėnojnė dhe marrin masa kundėr akteve tė dhunės ndaj komuniteteve etnike dhe pjesėtarėve tė tyre.

    Pėrdorimi i lirė i gjuhės

    • Mbledhjet e Kuvendit tė Kosovės dhe komisioneve tė tij bėhen nė tė gjitha gjuhėt zyrtare.

    • Dokumentet zyrtare tė ministrive dhe komunave pėrkthehen me kohė nė tė gjitha gjuhėt zyrtare.

    • Dokumentet personale shtypen nė gjuhėn amtare tė poseduesit.

    • Shenjat zyrtare brenda dhe jashtė ndėrtesave tė ministrive dhe komunave shkruhen nė tė gjitha gjuhėt zyrtare.

    • Emrat e rrugėve, qyteteve, qytetėzave, fshatrave dhe vendeve publike shkruhen nė gjuhėn shqipe, serbe dhe nė ndonjė gjuhė tjetėr tė komunitetit nė numėr tė konsiderueshėm qė jeton aty.

    • Komunat dhe ministritė sigurojnė shėrbime adekuate tė pėrkthimit pėr tė gjitha bashkėsitė, duke pėrfshirė pėrkthimin e tė gjitha dokumenteve zyrtare dhe gjatė mbledhjeve zyrtare pėrkthimin nė gjuhėt pėrkatėse.

    IV. Kthimet e qėndrueshme dhe tė drejtat e bashkėsive dhe tė pjesėtarėve tė tyre

    Pjesėtarėt e tė gjitha bashkėsive duhet tė jenė nė gjendje tė marrin pjesė plotėsisht nė jetėn ekonomike, politike dhe shoqėrore nė Kosovė dhe nuk duhet tė ballafaqohen me kėrcėnime pėr siguri dhe mirėqenie pėr shkak tė etnisė sė tyre. Tė gjithė refłgjatėt dhe tė zhvendosurit tė cilėt dėshirojnė tė kthehen nė Kosovė duhet tė jenė nė gjendje ta bėjnė kėtė nė siguri e me dinjitet.

    Tė drejtat

    • Ligjet e Kosovės ofrojnė mbrojtje tė plotė pėr tė drejtat e njeriut dhe tė drejtat e bashkėsive dhe tė pjesėtarėve tė tyre, nė pajtim me standardet evropiane.

    • Ekziston njė strukturė gjithėpėrfshirėse e efektive pėrbrenda IPVQ-ve pėr tė mbikėqyrė zbatimin e tė drejtave tė njeriut dhe tė komuniteteve dhe pėr t'i trajtuar shkeljet.

    • Mekanizmat ekzistues pėrbrenda komunave, pėrgjegjėse pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut dhe tė bashkėsive (Zyrat komunale pėr komunitete, Komunitetet e kuvendeve komunale dhe Komisionet e ndėrmjetėsimit) kanė resurse dhe punonjės adekuat dhe funksionojnė efektshėm.

    • Kosova merr pjesė nė procesin e zbatimit tė Konventės kornizė pėr mbrojtjen e pakicave kombėtare tė Kėshillit tė Evropės dhe zbaton nė tėrėsi rekomandimet qė rezultojnė nga ky proces.

    • Ka shprėndarje tė drejtė tė resurseve komunale e ministrore pėr tė gjitha komunitetet.

    Kurrikulumi arsimor e inkurajon tolerancen dhe respektimin e kontributit tė tė gjitha bashkėsive nė historinė e Kosovės.

    Kthimet

    • Numri i komunave me kthim tė qėndrushėm rritet, duke e pėrfshirė edhe kthimin nė vendet urbane, hapi i kthimit nė pėrgjithėsi pėrshpejtohet dhe niveli i kėrkesave tė paplotėsuara pėr kthim ėshtė zvogėluar thelbėsisht.

    • Tė kthyerit nė Kosovė janė nė gjendje tė marrin pjesė nė ekonomi dhe nė treg tė punės pa diskriminim dhe kufizime tė bazuara nė lirinė e lėvizjes.

    • Kujdesi shėndetėsor, shėrbimet sociale, arsimi dhe shėrbimet komunale i ofrohen tė kthyerve nė nivel tė barabartė me pjesėn tjetėr tė popullatės.

    • Tė kthyerit nuk i nėnshtrohen njė rreziku mė tė madh tė dhunės sė sa popullata nė pėrgjithėsi dhe policia e gjyqėsia menjėherė e pa diskriminim merren me krimet; pavarėsisht nga prejardhja etnike e viktimės.

    • Komunat dhe ministritė janė nė gjendje tė marrin mbi vete pėrgjegjėsinė pėr kthimet brenda tė gjitha komuniteteve nė pajtim me standardet evropiane.

    • Ndahen fondet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovės pėr pėrkrahjen e projekteve tė kthimeve dhe pėr bashkėsitė e vogla.

    • Pėrkrahje e dukshme pėr procesin e kthimeve nga liderėt e bashkėsisė si dhe pėrpjekje nė fushėn e informimit publik dhe nė arsimim tė pėrkrahura nga IPVQ-tė, qė krijojnė njė mjedis tė tolerances e pėrkrahjes pėr tė drejtėn e kthimit.

    • Pėrkrahja e IPVQ-ve pėr kthimet, pėrfshirė edhe ndihmėn financiare, i shprėndahet njejtė tė gjitha komuniteteve.

    V. Ekonomia

    Ekziston dhe zbatohet komiza ligjore pėr njė ekonomi tregu tė qėndrueshme e konkurruese. Kushtet minimale kyēe janė bazat ligjore e institucionale qė veprojnė pa diskriminuar ndaj cilitdo individ apo cilėsdo kompani; sistem rregullativ i favorshėm pėr biznes qė ėshtė nė gjendje t'i mbaj pėrgjegjės nėpunėsit qeveritarė dhe sektorin privat; regjim taksash qė mirėmban funksionet qenėsore tė qeverisė dhe njė infrastrukturė qė ofron shėrbimet themelore dhe mundėson investimet. Synimi ėshtė qė Kosova tė lėvizė kah pėrmbushja e standardeve evropiane.

    • Ekziston dhe zbatohet legjislacioni ekonomik elementar

    • Funksionojnė institucionet dhe shėrbimet qeveritare gjegjėse

    • Funksionon procesi buxhetor i cili plotėson tė gjitha kushtet ligjore

    • Statistikat ekonomike janė nė dispozicion dhe publikohen rregullisht, pėrfshirė edhe ato mbi bruto produktin vendas (GDP), inflacionin, tregtinė dhe papunėsinė.

    • Privatizimi dhe likudimi i ndėrmarrjeve shoqėrore tė jenė tė avansuar; autoritetet komunale dhe strukturat qeveritare relevante pėrkrahin njė transfer tė lehtė dhe tė besueshėm tė tė drejtave pronėsore.

    • Ristrukturimi i ndėrmarrjeve publike, i bazuar nė revizionet e pavarura, pėrparon dhe ėshtė plotėsisht i pėrkrahur nga IPVQ-tė.

    • Mbikėqyrja e bankave komerciale, sigurimeve dhe skemės pensionale ėshtė e besueshme dhe efektive.

    • nė mbarė Kosovėn, fakturimi pėr shėrbimet e ofruara nga KEK-u, PTK-ja dhe ujėsjellėsi ėshtė afėr 100%, ndėrsa pagesa e fakturave i afrohet niveleve tė vendeve fqinje.

    • Tė hyrat nga taksat mbushin buxhetin nė tėrėsi dhe ka njė rritje tė pjesės sė investimeve publike.

    • Treguesit e pėrmbushjes sė normave tatimore pėrmirėsohen substancialisht.

    • Arkėtimi i tė hyrave bėhet pa ndikime politike.

    VI. Tė drejtat pronėsore

    Zbatimi i drejtė i tė drejtave pronėsore ėshtė qenėsor pėr tė inkurajuar kthimet dhe trajtimin e barabartė tė tė gjitha bashkėsive etnike. Kjo kėrkon qė tė ketė legjislacion efektiv dhe mekanizma efektiv pėr zgjidhjen e kontesteve pronėsore; qė pronarėt e mirėfilltė tė tokave tė ndėrtimit, komerciale dhe bujqėsore tė jenė nė gjendje t'i marrin kėto nė pronėsi efektive dhe sė ka njė sistem tė mirźfilltė transferimi, zgjidhjeje tė kėrkesave pronėsore dhe regjistrimi tė pronave, si dhe parandalim i shitjeve tė detyruara tė pronave.

    Tė drejtat pronėsore

    • Ekziston legjislacioni qė ėshtė nė pajtim me standardet evropiane.

    • Banorėt e paligjshėm janė dėbuar nga pronat dhe pronat i janė kthyer pronarėve tė ligjshėm.

    • Gjykatat komunale zgjidhin ēėshtjet pronėsore pa diskriminuar pakicat dhe e bėjnė kėtė nė shkallė qė mund tė krahasohet me sistemet gjyqėsore evropiane.

    • Policia zbaton kėto vendime nė mėnyrė rutinore dhe pa diskriminuar.

    • Drejtoria e banimit dhe pronave dhe Komisioni i ankesave banesore dhe pronėsore i kanė zgjedhur rastet e grumbulluara nė mėnyrė tė efektshme.

    • Ka njė sistem efektiv pėr zgjidhjen e kontesteve pėr pronat bujqėsore dhe komerciale.

    • Ėshtė krijuar dhe funksionon regjistri i tė drejtave pronėsore dhe janė kompletuar inēizimet kadastrale tė komunave.

    • Autoritet komunale ndalin pėrpjekjet e paligjshme ose tė pajustifikueshme pėr tė ndėrruar destinimin e tokave publike nė tė cilat qysh prej kohėsh ekzistojnė vendbanime jozyrtare tė bashkėsive pakicė ose tė grupeve tjera tė rrezikuara.

    • Vendbammet jozyrtare tė grupeve tė rrezikuara tė pakicave janė legalizuar dhe normalizuar.

    Mbrojtja e trashėgimisė kulturore

    Trashėgimia kulturore e Kosovės respektohet si trashėgim i pėrbashkėt i tė gjitha bashkėsive etnike, fetare dhe gjuhėsore tė Kosovės. Tė gjitha bashkėsitė kanė tė drejtė ta ruajnė, kthejnė dhe t'i mbrojnė vendet qė janė tė rėndėsishme pėr trashėgiminė e tyre kulturore, historike dhe fetare me ndihmėn e autoriteteve relevantė (IPVQ), nė pajtim me standardet evropiane. Nuk ka diskriminim ose trajtim tė privilegjuar tė pasurisė sė trashėgimisė kulturore tė asnjėrės bashkėsi.

    VII. Dialogu

    Ka dialog konstruktiv dhe tė vazhdueshėm mes IPVQ-ve dhe homologėve tė tyre nė Beograd pėr ēėshtjet praktike. Zhvillohet bashkėpunimi i Kosovės me rajonin.

    Dialogu mes Prishtinės e Beogradit

    • Ka takime tė rregullta tė grupeve punuese (fillimisht katėr: personat e pagjetur, kthimet, energji dhe transport e komunikime) dhe tė gjitha grupet punuese janė shumėetnike.

    • Takimet mbahen nė atmosferė tė bashkėpunimit konstruktiv, duke respektuar rregullat e procedures dhe duke pėrdorė pėrvojėn ndėrkombėtare nė dispozicion).

    • Grupet punuese pėrparojnė nė zgjidhjen e ēėshtjeve praktike me interes tė ndėrsjellė.

    • Ka marrėveshje funksionale pėr ofrimin e bashkėpunimit tė avansuar nė fushat e lirisė sė lėvizjes (duke i pėrfshirė vendkalimet kufitare), tregtisė dhe ekonomisė policisė dhe drejtėsisė, adminstratės publike dhe shkėmbimeve parlamentare rajonale.

    • Ka pjesėmarrje nė marrėveshjet bilaterale dhe multilaterale nė tė mirė tė stabilitetit nė rajon.

    VIII. Trupat Mbrojtėse tė Kosovės

    Trupat Mbrojtėse tė Kosovės (TMK) nė tėrėsi zbatojnė mandatin e tyre, si ėshtė dhėnė nė Komizėn Kushtetuese, si "organizatė civile e ndėrhyrjes sė shpejtė e cila nė rastė fatkeqėsishė natyrore nė Kosovė ndėrmerr detyra pėr ndėrhyrje tė shpejtė pėr sigurinė publike nė raste emergjente dhe tė ndihmės humanitare". TMK operon nė mėnyrė transparente, tė pergjegjshme, tė disiplinuar, profesionale dhe ėshtė pėrfaqėsuese e tėrė qytetarėve tė Kosovės. TMK ėshtė nė gjendje tė zbaton masa disiplinore dhe ėshtė plotėsisht e financuar nė mėnyrė transparente.

    • TMK kryen funksionet e dhėna me mandat nė pajtim tė plotė me ligjin.

    • Tė gjitha bashkėsitė e Kosovės pėrfaqėsohen nė TMK nė mėnyrė tė plotė dhe tė drejtė pa u diskriminuar.

    • Financimi ėshtė transparent dhe i nėnshtrohet revizionimit tė pavarur.

    • Numri i stabilimenteve tė TMK-sė i zvogėluar pėr sė paku njė tė tretėn; madhėsia e trupave zvogėlohet nė 3. 052 pjesėtarė aktivė dhe 2.000 pjesėtarė rezervė.

    • Tė gjitha shkeljet dėnohen, sipas njė Kodi disiplinor rigoroz dhe Sistemit tė vlerėsimit tė punės

    • TMK-ja ėshtė e angazhuar nė fushatė gjithėpėrfshirėse pėr rekrutim nė bashkėsitė e pakicave etnike.

    • TMK-ja ka dedikuar njė pjesė proporcionale tė aktiviteteve tė rindėrtimit pėr bashkėsitė e pakicave etnike.

    • Ėshtė miratuar dhe zbatohet Ligji pėr kushtet e shėrbimit pėr pjesėtarėt aktivė dhe rezervė.

    --------------------------------------------------------------------------------
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Rezoluta 1244 (1999)

    Miratuar nga Kėshilli i Sigurimit nė mbledhjen e tij tė 4011-tė mė 10 qershor 1999


    http://www.trepca.net/politike/OKB-Rezoluta-1244-(1999).htm
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Web faqja e Kuvendit te Kosoves:

    http://www.kuvendikosoves.org/
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema tė Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovė
    Nga Statovci nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionėsh nė Ballkan e kanė mbuluar retė e zeza
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •