Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Fjala e Zotit: Liber apo Person

    Tani po sjell nje material qe ka te beje me Ate qe quhet Fjala. A eshte ky nje Liber, apo eshte nje Person i gjalle qe jeton ne Frymerat e shenjtoreve?

    Kush eshte Fjala e Zotit? Nje Liber apo nje Person?

    Materiali i meposhtem perbehet nga dy pjese:
    1-) Nje email i shkruar nga nje vajze me emrin Meggie, anetare e kishave te organizuara ungjillore, e cila pretendon se fjala e Perendise eshte Bibla, e cila eshte menyra e vetme per ta njohur Ate

    2-) Pjesa e dyte eshte pergjigjia ndaj ketij pretendimi nga dikush tjeter, Xhimi. Fjala e Perendise eshte nje Person i gjalle: JEZUS KRISHTI


    Pjesa I

    Pershendetje,

    Une po ju shkruaj sepse po me duhej te mendoja rreth gjerave qe dikutuam ne takimin e fundit dhe kisha ndjesine se ne nuk arritem ne nje konkluzion per ate se si do na duhet te vazhdojme me takimet tona. Shume gjera u thane, por shume pyetje jane akoma pa pergjigje. Keshtu pra, me duhet qe te jap disa komente te metejshme dhe te shtoj disa gjera ne diskutimin tone. Me falni nqs u shqetesoj per ringritjen e kesaj ceshtjeje serisht.

    Se pari, do doja t’u pyesja, ku thuhet ne Bibel qe ne duhet te mblidhemi pa asnje lloj pergatitjeje me pare? Ose pa pasur asnje lloj planifikimi per te diskutuar mbi pasazhet biblike?
    Per mua, Bibla eshte (Pervec Jezusit vete) njera nga gjerat me te rendesishme ne jete si nje ndjekese e Jezusit. Sepse Bibla eshte Fjala e Zotit. Dhe Fjala e Zotit eshte Jezusi. Dhe Jezusi, Fjala, erdhi ne toke qe te na mesoje rreth Zotit. Te gjitha fjalet e Jezusit jane Fjala e Zotit. Sot, kjo permbledhje e fjaleve te Zotit, qe permban gjithcka rreth Jezusit, eshte Bibla.

    Gjoni 1:1
    Ne fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte prane Perendise dhe Fjala ishte Perendi.

    Gjoni 1:14
    Dhe Fjala u be mish dhe banoi nder ne, dhe ne soditem lavdine e Tij, si lavdia e te Vetem lindurit prej Atit, plot hir dhe te vertete.

    2 Pjetrit 1:16-21
    16 Sepse nuk ua beme te njohur fuqine dhe ardhjen e Zotit tone Jezus Krisht, duke shkuar pas perrallave te sajuara me mjeshteri, por sepse jemi deshmitare okulare te madheshtise se Tij.
    17 Sepse Ai mori nder dhe lavdi nga Perendia At, kur i erdhi ky ze nga lavdia e madherishme: “Ky eshte Biri Im i dashur ne te Cilin jam kenaqur.”
    18 Dhe ne e degjuam kete ze qe vinte nga qielli, kur ishim bashke me Te ne malin e shenjte.
    19 Ne e kemi dhe me te vertetuar fjalen profetike, te cilen beni mire t’i kushtoni kujdes, si nje kandil qe ndricon ne nje vend te erret, derisa te zbardhe dita dhe ylli i drites te linde ne zemrat tuaja.
    20 Duke ditur se pari kete se asnje profeci e Shkrimit nuk eshte objekt i interpretimeve te vecanta
    21 Sepse asnje profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerezit e shenjte te Perendise kane folur, te shtyre nga Fryma e Shenjte.

    1 Gjonit 1:1-4
    1 Ate qe ishte nga fillimi, ate qe degjuam, ate qe pame me syte tane, ate qe veshtruam, dhe qe duart tona e preken, lidhur me Fjalen e Jetes.
    2 (Dhe Jeta u shfaq dhe ne e pame dhe deshmojme per Te, dhe ju shpallim jeten e perjeteshme qe ishte prane Atit dhe na u shfaq neve)
    3 Ate qe pame dhe degjuam, ne po jua shpallim, qe dhe ju te keni bashkesi me ne, dhe bashkesia jone eshte me Atin dhe Birin e Tij, Jezus Krishtin.
    4 Dhe po jua shkruajme keto gjera, qe gezimi juaj te jete i plote.


    Une e di qe ju i dini keto. Jane themelore per jeten e krishtere. Pra ja pra cfare eshte: Themeli, Baza. Asnjehere nuk duhet ta harrojme kete. Ne Bibel ne mesojme se cfare tha Jezusi dhe se si deshiron Ai qe ta jetojme jeten tone. Ne nuk na duhet liber tjeter per kete, vetem Bibla. Kur Jezusi ishte ne toke, nxenesit e Tij nuk i kuptuan te gjitha cka tha Ai, dhe vazhdimisht kishin shume pyetje. Kur Jezusi e la token si njeri, Ai dergoi Frymen e Tij te Shenjte per te na ndihmuar qe ta kuptojme Fjalen e Tij dhe te rikujtojme cdo gje qe Jezusi tha. Por si mund te na ndihmoje Fryma e Shenjte nqs ne nuk lexojme Fjalen?
    Ose me lejoni qe t’u pyes: A e njihni cdo gje ne Bibel kaq mire keshtu qe te mos e studioni me ate?
    Rreth Kishes se pare, ne lexojme ne Bibel qe, pervec gjerave te tjera, ata mblidheshin se bashku dhe shpenzonin kohen e tyre qe te mesonin prej apostujve. Une mendoj se ne serisht mund te mesojme prej apostujve dhe deshmitareve te tjere te Jezusit. Te gjitha ato letra qe Pali shkroi ndaj Kishave dhe mbledhjeve, a nuk ngrene ceshtje qe na shqetesojne dhe ne sot?
    Ne ne Perendim jemi me fat qe kemi Biblen dhe qe jemi te lire ta lexojme dhe te mblidhemi per te ndare rreth asaj qe ajo na thote, ose rreth asaj qe ne mund te mesojme prej saj, apo gjera si keto. Keshtu pra, perse te mos e bejme kete?

    Lexoni dhe keto vargje rreth Fjales:
    Kolosianeve 3:16
    Fjala e Krishtit banofte nder ju, megjithe begatine e vet, ne cdo dituri mesoni dhe keshilloni njeri- tjetrin me psalme, himne dhe kenge frymore, duke kenduar Zotit me hir ne zemrat tuaja.

    2 Timoteut 3:16-17
    16 I gjithe Shkrimi eshte i frymezuar nga Perendia, dhe i dobishem per mesim, bindje, ndreqje dhe per edukim me drejtesi.
    17 qe njeriu i Perendise te jete i perkryer, teresisht i pajisur per cdo veper te mire.

    2 Timoteut 4: 2
    Prediko fjalen, ngul kembe me kohe dhe pa kohe, kritiko dhe qorto, keshillo me cdo durim dhe doktrine.

    1 Pjetrit 1:23-25
    23 Sepse jeni ringjizur jo nga nje fare qe prishet, por qe nuk prishet, me ane te fjales se Perendise se gjalle qe mbetet perjete.
    24 Sepse cdo mish eshte si bari dhe cdo lavdi njeriu si lule e barit, bari thahet dhe lulja bie
    25 por fjala e Zotit mbetet perjete dhe kjo eshte fjala qe ju eshte shpallur.


    Hebrenjve 1:1-3
    1 Perendia, mbasi u foli shume here dhe ne shume menyra eterve tane nepermjet profeteve,
    2 se fundi, keto dite na ka folur me ane te Birit, te Cilin e beri Trashegimtar te te gjitha gjerave, me ate te se Cilit e krijoi dhe gjithesine.
    3 Ai, duke qene shkelqimi i lavdise se Tij dhe vula e qenies se Tij dhe duke i mbajtur te gjitha me fjalen e fuqise se Tij, mbasi e beri vete pastrimin nga mekatet tona, u ul ne te djathten e Madherise ne vendet e larta.

    Hebrenjve 4:12
    Sepse fjala e Perendise eshte e gjalle dhe vepruese, me e mprehte se cdo shpate me dy tehe dhe deperton deri ne ndarjen e shpirtit dhe frymes, te nyjeve dhe palcave, dhe eshte ne gjendje te gjykoje mendimet dhe deshirat e zemres.

    Zbulesa 1:3
    Lum ai qe lexon dhe lum ata qe degjojne fjalet e kesaj profecie dhe qe ruajne ato qe jane shkruar ne te, sepse koha eshte afer.

    Zbulesa 19:13
    Dhe ishte i veshur me nje rrobe te ngjyer me gjak, dhe emri i Tij quhet: “Fjala e Perendise”

    Zbulesa 21: 5
    Dhe ai qe rrinte mbi fron tha: “Ja une i bej te gjitha gjerat te reja”. Dhe me tha: “Shkruaji sepse keto fjale jane te verteta dhe besnike”


    Nuk jam e sigurt nese jam e qarte apo jo. Nqs me kuptoni apo jo. Por une jam e bindur se ne takimet tona duhet te pushojme se diskutuari rreth opinioneve tona ose eksperiencave tona te keqija me kishat apo njerezit dhe te vazhdojme, te mesojme prej Jezusit, te rritemi ne Te, te ndajme, te kendojme dhe lutemi se bashku dhe keshtu me rradhe. Keshtu pra i kerkoj secilit prej jush qe e sheh kete si nje dhurate ose thirrje ose pergjegjesi, qe te ulet, te lutet per kete, te marre nje liber ose pasazh nga Bibla dhe ta pergatite ate per takimin tjeter. Une jam e bindur se keshtu ne duhet te fillojme tani. Se cfare do te beje Zoti me me te, ose grupin tone ne te ardhmen dhe si do te zhvillohet ky grup, varet prej Tij, apo jo? Pra ne thjesht le te fillojme! Ka ndonje prej jush qe e deshiron kete?

    Zoti ju bekofte te gjitheve
    Meggie
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 16-08-2004 mė 13:36
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Pjesa II


    Pershendetje te shtrenjte,

    Ju do mendoni se une jam i cuditshem qe i pergjigjem ketij emaili. Por mendimi im ka pesuar nje transformim dhe rinovim aq radikal sa une tani i ve ne pikepyetje te gjitha gjerat qe kam bere si nje i krishtere gjate viteve.
    Kjo perfshin dhe qendrimin ndaj Bibles te cilin ne kristianet jemi aq te shpejte qe ta quajme “Fjala e Zotit”. Moter Meggie, ne pergjigjen time une nuk dua te te sulmoj ty ne asnje menyre. Une do te komentoj ato qe ke shkruar, dhe vecanerisht pasazhet biblike qe ke kuotuar.

    Po marr pyetjen tende fillestare dhe po e kthej permbys:
    Ku thuhet ne Bibel se duhet te mblidhemi duke qene te pergatitur? Ose duke planifikuar qe te shkojme permes pasazheve biblike?

    Per mua gjithashtu, Bibla ishte gjeja me rendesishme ne jeten e krishtere. Po guxoj te them se per mua, ashtu si per ty, Bibla ishte me rendesishme dhe se vete Jezusi.
    Se pa Biblen ne kristianet ndihemi te paralizuar, kur eshte fjale per te qene kristiane. Ne nuk mund te mendojme se mund te jemi kristiane pa Biblen. Hiqe Biblen dhe cfare ngelet?(Nenkuptoj hiqe Biblen dhe nga kujtesa). Si mund te jetojme dhe mbildhemi se bashku pa Biblen?
    Kjo nuk me cudit, sepse une kam bere te njejten gje vete, por ajo qe me alarmon gjithnje dhe me shume eshte fakti qe degjoj kristianet t’i referohen Bibles si “Fjala e Zotit”. Ja pra ku eshte prova se kristianet kane lejuar qe Bibla te zere vendin e Jezusit. Ku thuhet ne Bibel se Bibla eshte Fjala e Zotit? Pasazhet qe ti sjell, Meggie, thone qarte se Jezusi eshte Fjala e Zotit. Perse pra jane kaq te shpejte kristianet qe t’i referohen qe koleksioni me libra te frymezuar si “Fjala e Zotit”? Ne duhet te dallojme midis fjaleve te Zotit te dhena prej Tij ashtu si Ai frymezoi njerez qe te shkruajne dhe Fjales se Zotit, e cila eshte nje titull i dhene vetem ndaj njerit dhe te vetmit Bir te Perendise, Jezus Krishtit. Keshtu pra na nevojitet qe te shohim vargjet e marra, jo vetem ne kontekstin e tyre lokal por dhe ne kontekstin e pergjithshem te zbuleses qe Zoti na dha ne Birin e Tij Jezus Krisht.

    E di qe shume prej jush do me sulmojne per keto qe po them, por le te shohim me kujdes, pasazhet e kuotuara:

    Gjoni 1:1
    Ne fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte prane Perendise dhe Fjala ishte Perendi.

    Gjoni 1:14
    Dhe Fjala u be mish dhe banoi nder ne, dhe ne soditem lavdine e Tij, si lavdia e te Vetem lindurit prej Atit, plot hir dhe te vertete.

    Ne keto pasazhe eshte e qarte qe Fjala eshte Krishti.

    2 Pjetrit 1:16-21
    16 Sepse nuk ua beme te njohur fuqine dhe ardhjen e Zotit tone Jezus Krisht, duke shkuar pas perrallave te sajuara me mjeshteri, por sepse jemi deshmitare okulare te madheshtise se Tij.
    17 Sepse Ai mori nder dhe lavdi nga Perendia At, kur i erdhi ky ze nga lavdia e madherishme: “Ky eshte Biri Im i dashur ne te Cilin jam kenaqur.”
    18 Dhe ne e degjuam kete ze qe vinte nga qielli, kur ishim bashke me Te ne malin e shenjte.
    19 Ne e kemi dhe me te vertetuar fjalen profetike, te cilen beni mire t’i kushtoni kujdes, si nje kandil qe ndricon ne nje vend te erret, derisa te zbardhe dita dhe ylli i drites te linde ne zemrat tuaja.
    20 Duke ditur se pari kete se asnje profeci e Shkrimit nuk eshte objekt i interpretimeve te vecanta
    21 Sepse asnje profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerezit e shenjte te Perendise kane folur, te shtyre nga Fryma e Shenjte.

    Ne duhet te pyesim veten perse po flet Pjetri. Ai po i referohet kohes kur ai ishte ne mal dhe degjoi zerin e Zotit. Ky ze, thote Pjetri, konfirmoi ato cka thoshin profecite e vjetra. Keto profeci s’jane tjeter vecse ato qe ne i quajme shkrimet e profeteve te Testamentit te Vjeter.

    1 Gjonit 1:1-4
    1 Ate qe ishte nga fillimi, ate qe degjuam, ate qe pame me syte tane, ate qe veshtruam, dhe qe duart tona e preken, lidhur me Fjalen e Jetes.
    2 (Dhe Jeta u shfaq dhe ne e pame dhe deshmojme per Te, dhe ju shpallim jeten e perjeteshme qe ishte prane Atit dhe na u shfaq neve)
    3 Ate qe pame dhe degjuam, ne po jua shpallim, qe dhe ju te keni bashkesi me ne, dhe bashkesia jone eshte me Atin dhe Birin e Tij, Jezus Krishtin.
    4 Dhe po jua shkruajme keto gjera, qe gezimi juaj te jete i plote.

    A nuk eshte serisht e qarte qe Fjala e Jetes qe Gjoni thote, eshte Jezusi, qe u shfaq nder ta si i vetmi qe qe ka dhe jep jete te perjeteshme?

    Eshte shume e rendesishme qe asnjehere te mos marresh fjali nga cfaredo shkrimi qofte, aq me pak nga Bibla, dhe te besh qe ato te thone gjera qe ato nuk kishin ndermend te thoshin. Keshtu pra le te shohim ne kontekstin e Kolosianeve 3:16
    (Po i marrim Kolosianeve 3:12 -17)

    Kolosianeve 3:12- 17
    12 Vishuni pra, si te zgjedhur te Perendise, shenjtore dhe te dashur, me dhembshuri te brendshme, miresine, perulesine, zemerbutesine dhe me durimin.
    13 duke duruar njeri-tjetrin dhe duke falur njeri-tjetrin ne qofte se dikush ankohet kunder nje tjetri, dhe sikunder Krishti ju ka falur, ashtu beni dhe ju.
    14 Dhe permbi te gjitha keto gjera, vishni dashurine qe eshte lidhja e persosmerise.
    15 Dhe paqja e Perendise, per te cilen ju u thirret ne nje trup te vetem, te mbreteroje ne zemrat tuaja dhe jini mirenjohes.
    16 Fjala e Krishtit banofte nder ju, megjithe begatine e vet, ne cdo dituri mesoni dhe keshilloni njeri- tjetrin me psalme, himne dhe kenge frymore, duke kenduar Zotit me hir ne zemrat tuaja.
    17 Dhe cdo gje qe te beni, me fjale a me veper, t’i beni ne emer te Zotit Jezus, duke e falenderuar Perendine At nepermjet Tij.

    Cfare mendoni pra? Cila eshte kjo “Fjala e Krishtit”? A nuk eshte pra brenda kontekstit qe flet Pali, qe eshte DASHURIA? Dhe nqs mendoni se ajo nuk mund te thjeshtezohet deri ketu, atehere kerkoni se ku “fjala” perdoret ne kontrast me “Fjalen e Zotit”. Ne do shohim me shume rreth kesaj me poshte. Por ne qofte se ketu nuk i referohet ne menyre specifike “dashurise”, atehere i referohet mesimit te Krishtit, te cilin Pali predikoi dhe ua dha te tjereve, lajmit te mire te shpetimit me ane te hirit dhe jo me ane te veprave te nje ligji.

    Po keshtu duhet te shohim dhe kontekstin e letres se dyte drejtuar Timoteut, 3:14-17

    14 Por ti qendro ne ato qe mesove dhe u binde plotesisht, duke ditur prej kujt i mesove,
    15 dhe se qe nga femijeria i njeh Shkrimet e Shenjta, te cilat mund te te bejne te ditur per shpetimin, me ane te besimit qe eshte ne Krishtin Jezus.
    16 I gjithe Shkrimi eshte i frymezuar nga Perendia, dhe i dobishem per mesim, bindje, ndreqje dhe per edukim me drejtesi.
    17 qe njeriu i Perendise te jete i perkryer, teresisht i pajisur per cdo veper te mire.

    Kujt po i referohet Pali ketu? Timoteu ishte mesuar prej shkrimeve qe i vogel. Prej cilave shkrime? Pa tjeter Testamenti i Vjeter. A mendoni se Pali ishte ne dijeni se ajo qe ai po shkruante, nje dite do regjistrohej si shkrim, si shkrim i shenjte? Pa tjeter, ajo qe ai shkruante perdorej per keshillim dhe korrektim. Por ishte mbi te gjitha nje leter drejtuar nje miku dhe nxenesi te shtrenjte. Po keshtu, eshte e qarte se kjo reference per shkrimet nuk eshte e njejte me referencat per Fjalen e Zotit.

    2 Timoteut 4: 2 - 4
    2 Prediko fjalen, ngul kembe me kohe dhe pa kohe, kritiko dhe qorto, keshillo me cdo durim dhe doktrine.
    3 Sepse do te vije koha kur njerezit nuk do ta durojne doktrinen e shendoshe, por sipas endjeve te veta, do te grumbullojne mesues per te gudulisur veshet
    4 dhe do t’i largojne veshet nga e verteta dhe do t’i sjellin drejt perrallave.

    Ketu serisht eshte nje refererence per MESIMIN, “prediko fjalen”, dhe jo per Fjalen e Zotit, te cilen ne e kemi percaktuar qe te jete Krishti Jezus. A do te thote kjo se Biblat tona pembajne “fjalen”, te ciles Pali i referohet ketu? Vetem pjeserisht. Sepse ne nuk kemi asnje regjistrim se cfare Pali mesoi ekzaktesisht, vetem grimca te vogla. Ne mund te mbledhim bashke ato qe Pali shkroi, po keshtu dhe c’ka eshte regjistruar nga apostujt e tjere. Por asnje prej tyre nuk kishte nje Tesatment te Ri, prej te cilit te mesonte te tjeret. Ata mesuan, ashtu si dhe Pali shkroi, “Krishtin, edhe Ate te kryqezuar”.


    1 Pjetrit 1:22-25
    22 Pasi te pastroni shpirtrat tuaj me bindjen ndaj se vertetes me ane te Frymes, per te pasur nje dashuri vellazerore pa hipokrizi, te doni fort njeri-tjetrin me zemer te paster.
    23 Sepse jeni ringjizur jo nga nje fare qe prishet, por qe nuk prishet, me ane te fjales se gjalle te Perendise qe mbetet perjete.
    24 Sepse cdo mish eshte si bari dhe cdo lavdi njeriu si lule e barit, bari thahet dhe lulja bie
    25 por fjala e Zotit mbetet perjete dhe kjo eshte fjala qe ju eshte shpallur.

    Ne nuk mund te marrim cdo reference te fjales “fjala” (logos) si nje reference drejtuar Shkrimit ose Krishtit. Ju sigurisht nuk do ta merrnit kuptimin e thenies “Kam nje fjale per ty” si nje reference per Fjalen e Zotit ose Biblen, vecanerisht nqs kjo fjali do te thuhej nga nje avokat! Mos harroni, ne po lexojme terma te perdorura mijera vjet me pare, ne nje kulture te ndryshme nga e jona. Perdorimi i fjales “fjala” (logos) eshte pak a shume i njejte sikur te perdorej ne rruge, per te cilesuar dicka te thene apo te shkruar. Jashte botes kristiane, kjo “fjale” mund te kishte qene ndonje shpallje e qeverise apo ndonje shkrim fetar pagan, ose nje fjale e thene nga ndonje figure publike.

    Ketu Pjetri i referohet Jezusit, FJALA E GJALLE E PERENDISE. Kjo Fjale u predikua apo u mesua si Lajm i Mire per njerezit.


    Hebrenjve 1:1-3
    1 Perendia, mbasi u foli shume here dhe ne shume menyra eterve tane nepermjet profeteve,
    2 se fundi, keto dite na ka folur me ane te Birit, te Cilin e beri Trashegimtar te te gjitha gjerave, me ate te se Cilit e krijoi dhe gjithesine.
    3 Ai, duke qene shkelqimi i lavdise se Tij dhe vula e qenies se Tij dhe duke i mbajtur te gjitha me fjalen e fuqise se Tij, mbasi e beri vete pastrimin nga mekatet tona, u ul ne te djathten e Madherise ne vendet e larta.

    Ketu kemi dicka interesante. Fillimisht kemi Zotin qe flet me ane te profeteve, dhe me pas me ane te Jezusit. Ne kemi nje perdorim tjeter te fjales “fjala” ketu. “Fjala e fuqise se Tij”, i referohet fjales se thene nga Zoti si Krijues. Pra asnje reference per Biblen, ashtu si e njohim ne.



    Hebrenjve 4:12-13
    12 Sepse fjala e Perendise eshte e gjalle dhe vepruese, me e mprehte se cdo shpate me dy tehe dhe deperton deri ne ndarjen e shpirtit dhe frymes, te nyjeve dhe palcave, dhe eshte ne gjendje te gjykoje mendimet dhe deshirat e zemres.
    13 Dhe nuk ka asnje krijese qe te jete e fshehur para Tij, por te gjitha jane lakuriq dhe te zbuluara para syve te Atij, te Cilit ne do t’i japim llogari.

    A eshte kjo nje reference ndaj letrave apo fjaleve te shkruara? Ketu duket qarte qe eshte nje reference ndaj nje Personi, prej te Cilit asgje nuk mund te fshihet, por cdo gje eshte e zbuluar para Tij, dhe Ai i dallon zemrat e njerezve.


    Zbulesa 1:3
    Lum ai qe lexon dhe lum ata qe degjojne fjalet e kesaj profecie dhe qe ruajne ato qe jane shkruar ne te, sepse koha eshte afer.

    Kjo eshte referenca me e dukshme per vetveten. Zbulesa eshte nje profeci dhe “fjalet e kesaj profecie” vetem mund t’i referohen Zbuleses dhe asgjeje tjeter. Apo nuk eshte keshtu?

    Zbulesa 19:13
    Dhe ishte i veshur me nje rrobe te ngjyer me gjak, dhe emri i Tij quhet: “Fjala e Perendise”

    A ka nevoje qe te them dicka tjeter? Behet fjale per nje Person, jo per nje liber.

    Zbulesa 21: 5
    Dhe ai qe rrinte mbi fron tha: “Ja une i bej te gjitha gjerat te reja”. Dhe me tha: “Shkruaji sepse keto fjale jane te verteta dhe besnike”

    Asgje nuk flitet per ndonje liber ketu serisht. Eshte e vertete qe ne i respektojme fjalet e Zbuleses si fjale te folura nga Zoti, fjale qe jane te verteta dhe besnike dhe fjale nga te cilat ne mund te mesojme dhe perfitojme. Por ketu nuk ka asnje shenje qe fjalet e folura jane Fjala e Zotit, i Cili, sic e kemi pare, eshte Personi Jezus Krisht.

    Ajo cfare po mundohem qe te theksoj ketu eshte qe ai liber qe ne e mbajme per kaq te shtrenjte, qe e nderojme me shume se cdo burre apo grua, ai liber qe ne e quajme Bibel, NUK eshte Fjala e Zotit. Eshte nje koleksion fjalesh te frymezuara nga Zoti, por titulli Fjala e Zotit i perket Zotit dhe Shpetimtarit tim Jezus Krisht dhe askujt tjeter.

    Ne rregull, do thoni ju, s’mund ta studiojme me kete liber te frymezuar qe… cfare? T’i afrohemi me shume Zotit dhe ta njohim Ate me mire?
    Me te vertete, eshte e cuditeshme qe pavaresisht nga shumicat e Biblave dhe materialeve studiues biblike, dhe kampeve te trainimit mbi Biblen, dhe seminareve dhe institucioneve, dhe studimeve biblike nder kisha, nder grupe apo individualisht, sa pak qe studiohet ne te vertete Zoti! Nqs studimi biblik do ishte kaq i rendesishem, perse atehere mblidhemi qe te mesojme me shume mbi Zotin, kur kemi shpenzuar tashme shume vite studimi? A ka fund ndonjehere ky studim? A ka fund ndonjehere kjo marrje e fjaleve te folura nga Zoti dhe dhenie atyre nje interpretim privat?

    Pali shkroi letra ndaj grupeve te njerezve qe ne i quajme kisha. A merrni ju nje leter nga nje mik i mire, e ndani ate ne kapituj dhe vargje dhe e coni ate rrotull ne menyre qe t’i referoheni perdite dhe te diskutoni kuptimet e saj te thella me miqte tuaj? Perse pra e beni kete me Biblen? Akoma me teper, ku e lexoni ne Bibel se duhet bere kjo?

    Le te kujtojme kishat jo-cifute, sepse ne keto kisha bejme pjese dhe ne. Ata nuk kishin Shkrimin, Testamenti i Ri nuk ishte shkruar, por ata E NJIHNIN ZOTIN dhe KRISHTIN JEZUS me mire se ne. Ata nuk kishin asgje per te studiuar, shumica nuk mundej te lexonte, madje nuk kishin asnje dite pushimi per adhurim (duke qene ne vende jo-cifute). Por perseri ata perparuan dhe u rriten ne besim dhe deshmuan fuqine e Jezus Krishtit qe i kishte cliruar ata. Pse? Sepse ata kishin nje ZOT TE GJALLE qe jetonte brenda tyre, jo thjesht si individe, por per me teper si trup besimtaresh.

    A nuk harruam te flasim per gjithe studimin tone dhe aktivitetin e kishes? A harruam te themi po ashtu se Biblat tona jane ne nje kaos te vertete kronologjik?

    Cfare pra te marrim nga ajo cka Zoti ka folur? TA LEXOJME - PO, TA STUDIOJME - JO! A deshironi te beheni nje kritik letrar qe dyshon tek gjtihcka derisa te shohe prova? Ne e kemi proven, JO NE NJE LIBER, por NE ZEMRAT TONA. Ketu eshte deshmia e Frymes, ketu eshte Fjala e Jetes, ketu eshte Fjala e Gjalle, Jezus Krishti – NE ZEMRAT TONA! Jo ne nje liber. Libri deshmon per Zotin dhe Jezusin, qe ne e njohim tashme ne zemrat tona. Libri na tregon se si u soll Zoti me Izraelin, dhe na jep shume piktura ne lidhje me besimin dhe eksperiencen e sotme. Libri na thote pak mbi jeten e Zotit ne toke, dhe pak nga jeta dhe deshmia e apostujve. A dini se jo te gjitha shkrimet e apostujve kane mbijetuar? Ka referenca per disa shkrime te tjera te apostujve qe kane humbur gjate koherave. Cfare te themi per to? A eshte njohuria jone e kufizuar tani sepse nuk mund t’i studiojme ato shkrime? C’mund te themi dhe per shume gjera te tjera qe Jezusi beri dhe tha te cilat Gjoni thote se nuk jane regjistruar?

    Dhe njerezit me te dalluar ne teologji na thone se Bibla eshte Fjala komplete e Zotit! CFARE GENJESHTRE! Bibla nuk eshte komplete, jo me te jete Fjala e Zotit!

    Pas gjithe ketij tymi, cfare dua une nga nje takim? Pergjigjia ime eshte po ashtu sic thashe dhe te shtunen pasdite: - Une dua Zotin dhe Nusen e Tij! Ne jemi Nusja e Tij, te pergatitur prej Tij per t’u bashkuar me Te. Ne jemi tashme te bashkuar me Te. Ai banon brenda nesh, dhe ne jemi nje pjese e Tij. Une dua ta shijoj Ate. Po, ne mund te perdorim librat e Bibles per te na ndihmuar qe te mesojme me shume rreth Tij, rreth vetes dhe rreth marredhenies sone me Te. Por per sa kohe qe ne jemi te zene duke bere gjera dhe persa kohe te jemi fetare, ne do ta humbasim Ate.

    Une kam frike se ju te gjithe po pergatisni zjarr kunder meje. Une kam luftuar me kete per 4 vjet dhe vetem tani gjerat po fillojne te shkojne neper vende. Qellimi im eshte ta shijoj Ate dhe te kem miqesi me Te dhe popullin e Tij. Une nuk i deshiroj me menyrat e vjetra me takime te mbushura me aq shume gjera, saqe Zoti nuk mund te depertoje brenda.
    Kur ne takohemi, gjithcka qe duhet te bejme, eshte ta adhurojme Ate, ta duam Ate dhe ta ndajme me njeri-tjetrin, qofte prej Bibles ose eksperiencave personale. Ky nuk eshte kaos. Kjo nuk eshte mungese mesimi qe ne te kemi frike se mos mashtrohemi. Ky eshte besim i thjeshte dhe nje jete me Krishtin.

    Jezusi vdiq qe te na bente te lire nga veprat e ligjit, nga te berit gjera per t’u pranuar prej Tij. Ai vdiq qe te na jape jete. Ku eshte kjo jete, nqs nuk eshte kur mblidhemi bashke duke e adhuruar Ate dhe duke jetuar se bashku duke treguar dashuri per njeri-tjetrin, duke ndihmuar dhe inkurajuar njeri – tjetrin?

    Pra, cfare eshte per t’u pergatitur? Nqs ne takohemi me Zotin, Ai do na pegatise ne qe te ndajme ashtu si Ai punon ne ne. Dhe nqs ne nuk takohemi me Zotin por takohemi me vellezerit dhe motrat tona, ne do te ndertohemi, inkurajohemi dhe ndricohemi meqenese te tjeret ndajne Zotin me ne , keshtu pra atehere kur te jemi vetem do kemi mall te takohemi serisht me Te.

    Le ta mbyll me sugjerimin se si mund te takojme Zotin, qofte individualisht apo se bashku. Ne komunikojme me Zotin me frymerat tona. Frymerat tona jane ne realitetin frymor. Kjo eshte arsyeja se perse ndihemi jashte vendeve te kesaj bote, ne jemi aliene ketu. Ne po keshtu kemi fjalet e Bibles, te frymezuara nga Zoti. Keto fjale i perkasin po ashtu realitetit frymor. Keshtu qe perdorim fjalet e Bibles qe t’i flasim Zotit dhe t’i shprehim dashurine tone Atij. Kjo eshte ajo cfare Katerina shpjegoi te shtunen mbrema.

    A jam une kunder Bibles? Ne asnje menyre. Une jam kunder studimeve biblike. Le ta lexojme ate dhe te mesojme Zotin tone. Le ta lexojme dhe t’i flasim Zotit tone. Por le te mos e kufizojme eksperincen tone brenda nje libri kur ne kemi nje Zot qe eshte shume here me i madh dhe plot me urtesi dhe jete.

    Kjo eshte per tani. Do ju dergoj nje email tjeter per t’ju rekomanduar disa materiale per te lexuar.

    Ne Te

    Vellai juaj
    Xhim
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282
    E lexova me vemendje te gjithe shkrimin, dhe kam plot gjera per te thene. Po keshtu nuk kam qellim te gjykoj askend ne perzgjedhjen e tij .
    Une mendoj se personi me siper ka nje vizon jo te plote persa i perket Fjales se Zotit Perendi, si dhe sjell nje mesim te rrezikshem.
    A eshte bibla fjale e Zotit?
    Ka plot doktrina te "krishtere" te cilat me cdo menyre kerkojne ta lene ne hije biblen, duke u perpjekur ta zhvleresojne ate nga detyra dhe misioni per te cilen Zoti Perndi ja ka dhen te krishterit dhe kishes se tij. Nese shohim luften qe eshte bere pikerisht kunder ketij LIBRI, si dhe REZISTENCEN qe ky liber ka patur ndaj cdo perjekje per ta eleminuar, do te shohim se ne te gjitha rastet bibla ka fituar. Perse? Sepse eshte FJALE e shkrojtur e Zotit. Te ndash fjalen e shkrojtur te Perendise nga Fjala Perendi, do te thote ti mbyllesh gojen Jezusit ne mesazhin dhe mesimin qe Ai i jep kishes se tij ( e rrezikshme).
    - A ju referua Jezusi fjales se shkrojtur, apo e quajti thjesht shkrim letrash qe kembenin hebrenjte midis njeritjetrit( ashtu si personi me siper pretendon) ?
    Kur JEzusi u tundua tri here ne shkeretetire ai ju referua pikerisht Shkrimit te shenjte. Kur Jezusi hyri ne tempull per tju treguar hebrenjve se ai ishte Mesia, pikerisht mori shkrimet e shenjta dhe lexoi vargjet qe ishin then per te.
    Po Apostujt a ju referuan fjales se shkrojtur? Te gjithe apsotujt pa perjashtim, e shpallen Krishtin duke u mbeshtetur fondamentalisht ne Shkrimet e shenjta. Pra shpallen Krishtin simbas shkrimeve, Ligjti dhe PRofeteve.
    Por le te vijme para nje fakti, te cilin vete JEzusi naj rekumandon si nje dicka fondamentale ne besimin dhe shpetimin tone. Kur disa hebrenj besuan tek Krishti Ai ju tha: Gjon:8:31.
    " Nese do te qendroni ne FJALEN time jeni me te vertete dishepujt e mij.."
    Jezusi asnjehre nuk e NDAN fjalen e thene prej gojes se tij nga vetja e tij. Ai diku ju thote apsotujve: " nese qendroni ne mua, dhe fjalet e mija qendrojne ne ju.." Pra te qendrosh ne fjalen e Krishtit eshte plotesisht te qendruarit ne vete Fjalen Perendi. Ketu nuk ka NDARJE sepse fjala e Shkrojtur permban pikerisht mendimin dhe autoritetin e tij. Nuk mund te qendrosh ne Fjalen Perendi, dhe te quash te pavlefshem fjalen e then nga goja e Tij.
    Te qendrosh ne fjalen e Krishtit do te thote, te kesh pranuar personalisht FJALEN PERENDI. Nese dikush pretendon se e njeh Krishtin jashte mesimit biblik, ai eshte vecse nje i mashtruar. Dikush mund te thote: Po apostujt qe nuk kishin biblen? Pikerisht ishte Krishti ai qe ju dha atyre biblen, dhe kjo permes fjales se thene nga goja e tij.
    Rendesia e Shkrimit.
    Perendia flet ne cdo zemer besimtari, por si?
    Le te marim apsotullin Pal, letrat e te cilit personi me siper i quan si dicka personale, dhe aspak si fjale qe per autor kane Perendine.
    Se pari pyes: Kush eshte apostulli Pal? A jam une personalisht si Pali? Keto jane dy pyetje , te cilat do te na japin nje mundesi per te kuptuar nese shkrimet e Palit dhe te apsotujve jane apo jo Fjale te dala nga goja e Perendise.
    Se pari me duhet te them se, une nuk jam Pali dhe nuk jam thirur qe te jem Pali. Tek Vep:9:15, Perendia na jep kete deshmi per apsotullin Pal:
    " .. ai ( Pali) eshte ENA qe une kam zgjedhur , per te mbajtur EMRIN tim perpara johebrenjve, mbreterve dhe bijve te Izraelit."
    Pra Pali ( dhe apsotujt) eshte nje person i vecante dhe i zgjedhur prej Perendise, per te mbajtur emrin e Perendise perara te gjithe jiohebrenjve. Pali eshte nje njeri besimtar, te cilit Perendia i ka dhen autoritet per te thene FJALEN e Perendsie para kombeve. Ky fakt na tregon se, te gjitha shkrimet e tij, jane fjale te dala nga goja e Perendise, me ane te te cilave Zoti Perendi ju drejtohet te gjitha kombeve jocifute. PAli mbetet Pal ne perzgjedhjen dhe SHERBESEN per te cilen ai u thir. Ishin pikerisht keta dymbedhejte apsotujt, te cileve Perendia ju dhe FJALEN e dale prej gojes se Tij, ne menyre qe ata ta perhapnin ate ne cdo vend te botes. A jemi edhe ne sot, po keshtu dhe ata qe do te vijne ne te ardhmen, pjese e kombeve te botes te cileve duhet te na predikohet ungjilli i Krishtit? Po. Prandaj dhe shkrimet e apsotujve jane aktuale edhe per ne edhe per te gjitha brezat mbare, sepse kjo eshte pjesa e sherbeses se tyre, deri sa Krishti te vije e te mare kishen e tij. Pali per kete ju deshmon korinthasve: Une si nje MJESHTER i ditur hodha THEMELIN dhe dikush do te ndertoje mbi te.." Pra Pali deshmon se askush nuk do te hedhe me Thelmel tjeter, pervec atij qe Hodhen apsotujt. Kjo ishte detyra baze e apsotujve, te hidhnin Thelmeiln ne te cilin do te ndertohej kisha e Perendise, dhe Themeli eshte Krishti. Pra hedhjen e Themelit e bene vetem apsotujt dhe askush tjeter. Te gjithe ne te krishterte pastyre nuk bejme gje tjeter, vecse ndertojme mbi kete Themel te hedhur prej apsotujve. Kjo eshte arsyeja baze, qe ne kemi ne bibel shkrime prej refimeve te apsotujve , te cilet moren ne menyre te drejtperdrejte fjalen e Perendise, dhe u vendosen prej Perendsie qe te hidhnin Themelin ne te cilin do te ndertohej kisha e Perendise.
    A eshte fjala biblike fjale Perendie?
    Mbase duket pyetje jo e zgjuar, por personi me siper nepermjet mesimit te tij te rrezikshem, perpiqet ta kthej biblen ne nje shkrim letrash personale qe apostujt shkembenin me dishepujt ne disa kisha.
    Bibla eshte katerciperisht fjale e Perednsie, si dhe ka pushtet dhe autoritet ne mesimin dhe mesazhin qe ajo percjell. Shume te krishtere( sidomos personi me siper) mendojne se bibla, e cila ka nje numur te kufizuar fletesh, nuk mund te permbaje te gjithe fjalen e Perendise. Nje mendim dhe gjykim i tille vjen nga llogjika njerzore. Fjala e Perendsie nuk matet nga sasia materjale, dhe keshtu ne te arijme ne perfundimin se, njemije fletet e bibles nuk mund ta permbledhin te gjithe fjalen e Perendise. Fjala e Perendise matet nga MEDNIMI, MESIMI, AUTORITETI dhe MESAZHI qe Perendia jep per shpetim, te cilen bibla e ka ne themel te vet. Kur i Krishteri lexon Biblen, i jep plotesisht mundesine FJALES Perendi, i cili banon ne zemer te tij, qe te njohe MEDNIMIN dhe MESIMIN e Fjales Perendi ( Krishtit) . Enukut i duhej pikerisht fjala e Shkrojtur, permes te ciles ai mori MENDIMIN dhe MESAZHIN per shpetim, nga vete Fjala Perendi, Zotit Krisht. Me pas Fryma mori Filipin dhe permes shpalljes qe Filipi i beri Krishtit, Enuku pranoi Fjalen Perendi, Zotin Krisht. Nese nje i krishtere pretendon se ka Fjalen Perendi ne zemer te tij, dhe e quan te pavlefshem fjalen e shkrojtur te Perendise, ai eshte vetem nje i vetmashtruar.
    Cfare permban Bibla e Perendsie.
    Pika ku gabojne disa te krishtere( si personi me siper), eshte pikerisht fakti se, ata fjalen biblike e quajne thjesht nje seri shkrimesh dhe aspak fjale te Perendsie.
    Fjala profetike e bibles, permban ne menyre korrekte plotesisht mendimin dhe qellimin e Perendise, drejtuar njeriut per shpetim. Pikerisht permes ketij libiri Ai meson kishen e tij, duke i treguar premes zbuleses se Frymes, se si i krishteri dhe kisha duhet te ece dhe te beje vullnetin e Krishtit. Apsotulli Pal e simbolizon fjalen e Perendise me "shpaten" e nje luftetari ne duel. Tani pyes personin me siper: Ke quan Pali "shpate" me ane te se ciles duhet te luftoje i krishteri kunder pushteteve te erresires? Mos valle Pali na flet per fjalen "fizike" te shkrojtur ne librin materjal te bibles? Jo. Shpata e te krishterit eshte pikerisht fjala e Perendise e cila doli prej gojes se tij, dhe ne thelb permban mesimin , mendimin, diturine dhe autoritetn fuqiplote te vete Fjales Perendi, Zotit Krisht. Nje i krishter i panxene ne njohurine dhe diturine e Krishtit, nuk eshte nje luftetar i denjte per te lufutuar me pushtetet e erresires.
    Fjala e Perendise nuk eshte thjesht ana fizike e saj( BIBLA MATERJALE), por eshte MESIMI, MENDIMI, MESAZHI dhe AUTORITETI permes te cilave vete Fjala Perendi, i dretjohet trupit te tij, kishes se Perendsie. Ketu nuk ka ndarje. Nese personi me siper perpiqet te ndaje fjalen e dale nga goja e Perendise me vete Fjalen Perendi, duke e quajtur ate jo te nevojshme dhe autoritare per te krishterin, ai predikon nje krisht te ndryshem nga Krishti i vertete, Zoti Perendi. I cili flet permes shkrimve, si dhe na meson po permes shkrimeve.
    Le te vijem tek fjalet e Palit, drejtuar krointhasve. Ai ju thote atyre se, un ju ushqeva me fjalen e Perendise. Per ke fjale ( ushqim Perendie) flet Pali? Eshte pikerisht mesazhi qe Krishti i drejtonte Palit permes Frymes se Shenjte, me ane te te cilit Pali mesonte kishen e Perendise. Cfare ndodh gjate nje predikimi ne kishe? Pastori pasi ka mare nje mesazh nga fjala e shkrojtur e Perendsie ne bible, vete Fryma e Shenjte zbulon tek ai ate ushqim qe Perendia ka pergatitur per bashkesine e tij. Nuk jane fjalet e pastorit ato qe ushqejne kishen e Perendise, nuk jane mendimet e pastorit ato qe mesojne kishen e Perendsie, jane pikerisht fjalet e Perendise( te shkrojtura dhe te thene prezent), permes te cilave ai meson dhe ushqen kishen e Krishtit.
    Mbase u zgjata shume, por ruhuni nga doktrina te tilla, te cilat ne qender nuk kane mesimin e Perendise. Kuptoni kete: shkrimet e apsotujve jane fjale te dala nga goja e Perndise, pasi ata perzgjodhi Perendia per te mbajtur emerin e tij para kombeve dhe popullit te tij Izrail. Apsotujt mbeten apsostij dhe te paperseritshem ne sherbesat e tyre . Pali shkoi gjer ne qiellin e trete, dhe pa atje gjera qe nuk mund te tregohen prej tij. Te gjithe jemi besimtare dhe sherbenjes te Krishtit, por Apostutj mbeten te vecante ne sherbesat dhe thirjen e tyre nga Perendia.
    Te dashur besimtare te krishtere: Ruhuni nga mesime te tilla, te cilat ne thelb nuk kane te verteten. Kush ndan Fjalen Perendi nga fjala e tij e shkrojtur, ai i mbyll gojen Krishtit dhe nuk e lejon ate qe ta mesoje dhe ta udheheqeate, ne berjen e vullnetit te Tij. Ne njohim, besojme dhe pranojme Krishtin, aq sa pranojme dhe besojme fjalen e tij te shkrojtur ne biblen e Perendise. Kjo sepse ajo permban mendimin dhe mesimin e plote te Krishtit, drejtuar Nuses se tij. Nese dikush mendon se bila eshte e mangut ne keto gjera, ai qendron lark se Vertetes.
    Proverb:2:6
    " Sepse Zoti e jep Diturine; nga goja e tij rjedhin njohuria dhe arsyeja."
    Pra fjala e shkrojtur biblike eshte pikerisht fjala e Zotit e dale prej gojes se tij.
    Deshmuesi i Krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 18-08-2004 mė 02:22

  4. #4
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Pershendetje te gjitheve!

    Me beri pershtypje pergjigja e atij personit me emrin Xhim dhe qe pretedon te ndaje Jezu Krishtin nga Bibla.

    Ne radhe te pare dua te terheq vemendjen se te sulmosh Fjalen e Perendise dhe ta quash Ate jo te plote, jo te frymezuar nga Perendia dhe ta shtremberosh Ate eshte nje sulm drejt per drejt kunder vete Perendise. Te njejten gje beri edhe djalli kur sulmoi dhe tundoi Even, Zanafilla 3:1b:

    "A ka thėnė me tė vėrtetė Perėndia: "Mos hani nga tė gjitha pemėt e kopshtit?""

    Vini re se si e ndryshon djalli Fjalen e Perendise, ku Perendia i kishte ndaluar njeriut vetem nje peme, ate te njohjes se te mires dhe te keqes (Zan. 2:16-17) dhe ai ne sulmin e tij ndaj Eves thote qe te gjitha pemet.

    Nga gjithe ajo leter e gjate e Xhimit kam shkeputur vetem disa pjese prej saj dhe do t'i jap pergjigje me vete vargjet e Bibles.

    Pali shkroi letra ndaj grupeve te njerezve qe ne i quajme kisha. A merrni ju nje leter nga nje mik i mire, e ndani ate ne kapituj dhe vargje dhe e coni ate rrotull ne menyre qe t’i referoheni perdite dhe te diskutoni kuptimet e saj te thella me miqte tuaj? Perse pra e beni kete me Biblen? Akoma me teper, ku e lexoni ne Bibel se duhet bere kjo?
    Ne Bibel thuhet ne shume vende qe ne duhet t'i kushtohem leximit, studimit, meditimit mbi Fjalen e Perendise sa qe ndoshta do te duhej te beja shume copy-paste por do te sjell vetem dy referenca Psalmi 1:1-4 & 1 Pjet. 2:2:

    1 Lum njeriu qė nuk ecėn sipas kėshillės tė tė pabesėve, qė nuk ndalet nė rrugėn e mėkatarėve dhe nuk ulet bashkė me tallėsit,
    2 por qė gjen kėnaqėsinė e tij nė ligjin e Zotit, dhe qė mendon thellė ditė e natė mbi ligjin e tij.
    3 Ai do tė jetė si njė pemė e mbjellė gjatė brigjeve tė ujit, qė jep frytin e tij nė stinėn e tij dhe tė cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithēka bėn do tė ketė mbarėsi.
    4 Tė tillė nuk janė tė pabesėt; janė si byku qė era e shpėrndan.

    2 posi foshnja tė sapolindura, tė dėshironi fort qumėshtin e pastėr tė fjalės, qė tė rriteni me anė tė tij,


    Cfare pra te marrim nga ajo cka Zoti ka folur? TA LEXOJME - PO, TA STUDIOJME - JO!
    Si mund te ndahet leximi i Fjales qe na ka folur Zoti nga studimi i tij? Si mund te jetoje njeriu pa Fjalen e Perendise, Mateu 4:4, Ligji i Perterire 8:3:

    Por ai, duke iu pėrgjigjur, tha: “Éshtė shkruar: "Njeriu nuk rron vetėm me bukė, por me ēdo fjalė qė del nga goja e Perėndisė"

    Kėshtu, pra, ai tė bėri tė ulesh kokėn, tė provosh urinė, pastaj tė ka ushqyer me manna qė ti nuk e njihje dhe as etėrit e tu s’e kishin njohur kurrė, me qellim qė ti tė kuptosh se njeriu nuk rron vetėm me bukė, por rron me ēdo fjalė qė del nga goja e Zotit.


    Dhe njerezit me te dalluar ne teologji na thone se Bibla eshte Fjala komplete e Zotit! CFARE GENJESHTRE! Bibla nuk eshte komplete, jo me te jete Fjala e Zotit!
    Kete gje nuk e thone njerezit me te dalluar ne teologji po e thote vete Perendia qe na flet cdo dite me ane te Fjales se Tij te shkruar, Bibles. Genjeshter eshte te mohosh qe Bibla nuk eshte komplete dhe se nuk eshte Fjala e Perendise. Jezusi na jep nje paralajmerim te rrepte mbi vertetesine e Fjales se Perendise dhe mbi fuqine e saj, Mateu 5:18, Marku 13:31:

    Sepse nė tė vėrtetė ju them: Deri sa qielli dhe toka, tė kalojnė asnjė jotė a asnjė pikė e ligjit nuk do tė kalojnė, para se tė plotėsohet gjithēka.

    Qielli dhe toka do tė kalojnė, por fjalėt e mia nuk do tė kalojnė


    Amen, Zoti Jezus!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ligji, vellezer, ka kaluar

    Gjithe sistemet qe filluan,
    kur Adami, Eva rane
    Permbi Kryq u kryqezuan
    dhe ato jo me nuk jane!

    Ligji, Shkronjat, Urdheresat,
    U permbushen dhe s'jane me,
    Kisha e Tij eshte e lire,
    Dhendrri i Saj eshte mjaft per Te!

    Lavdi Krishtit, Shpetimtarit,
    Shkronjat s'na perkasin ne,
    se prej Varrit kemi lindur,
    Para kesaj nuk mbajme mend gje!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    Matrix,
    urime per vjershen, kuptimplote dhe domethenese. Te pershendes,

  7. #7
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Lavdi Krishtit,

    Moter, perfshendetje,

    Vullneti i Krishtit eshte qe Kisha, Nusja e Tij, te ece e lire ne shoqerine e Tij. Ashtu si dy te dashuruar gezohen pafundesisht ne pranine e njeri - tjetrit, ashtu dhe Krishti me Kishen e Tij, shkrihen me njeri - tjetrin.
    Ajo eshte Plotesja e Tij dhe e ben Ate te dukshem ne syte e njerezve.
    Ajo eshte e Lire. Ajo lindi nga Brinja e Tij, ashtu si Eva nga Brinja e Adamit!
    Ajo lindi kur Ligji kishte vdekur ne Kryq. Ndaj Ligji nuk ka pushtet mbi Te!


    Lavdi Zotit Tone
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #8
    Zoti te bekofte!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Lavdi Krishtit,

    Moter, perfshendetje,

    Vullneti i Krishtit eshte qe Kisha, Nusja e Tij, te ece e lire ne shoqerine e Tij. Ashtu si dy te dashuruar gezohen pafundesisht ne pranine e njeri - tjetrit, ashtu dhe Krishti me Kishen e Tij, shkrihen me njeri - tjetrin.
    Ajo eshte Plotesja e Tij dhe e ben Ate te dukshem ne syte e njerezve.
    Ajo eshte e Lire. Ajo lindi nga Brinja e Tij, ashtu si Eva nga Brinja e Adamit!
    Ajo lindi kur Ligji kishte vdekur ne Kryq. Ndaj Ligji nuk ka pushtet mbi Te!


    Lavdi Zotit Tone
    Duhet te bejme shume kujdes kur deshmojme fjalen e Perendsie. Nuk gjykoj ate qe ka shkrojtur kete vjershe, as qellimin e tij te mire. Por ne vargun e fundit autori thote: "Ligji kishte vdekur ne kryq" . Per kete dua te ndalem.
    Ligji nuk ka vdekur. Nje mendim i tille eshte i rrezikshem per cdo te krishter. Ne nuk jetojme nen ligj, por kjo nuk do te thote se ligji ka vdekur. Ligji i Perendsie eshte aktual ne cdo kohe dhe moment, prandaj dhe JEzusi tha : Deri sa qielli dhe toka te kalojne, asnje pike e ligjit nuk do te kaloje para se te plotesohet gjithshka.
    Te deshmosh se ligji ka vdekur, do te thote qe ai te mos ekzistoje me. Pra bije ne kundershtim me vete deshmine e JEzusit.
    Vdekaj e Jezusit ne kryq, ishte pikerisht permbushja e Ligjit, pra Ligji eshte aktual dhe prezent ne cdo cast, por ai nuk ka pushtet mbi ne . Perse? Mos valle sepse eshte i vdekur? Aspak. Permes vdekjes dhe ringjalljes se Krishtit ne kryq, ne arritem ta PERMBUSHIM ligjin e Perendsie, dhe keshtu te dalim te drejte para Tij. Pra kjo u be e mundur vetem me ane te Krishtit. Edhe njehere e theksoj se nuk kam qellim te gjykoj autorin e vjershes. Qellimi im eshte , te njohim drejt mesimin e Perendise ne lidhje me ligjin.
    Gjoni tek letra e tij e pare thote se, mekati eshte drejtperdrejt shkelja e ligjit te Perendsie. Atehere nese lgji ka vdekur, i bije qe dhe mekati te mos ekzistoje. Por perkundrazi, jemi ne te vdekur per ligjin, ne menyre qe ligji te mos kete me ndeshkim mbi ne, pasi ne u drejtesuam me ane te Krishtit ne kryq. Shiko si ju thote Jezusi judenjve: neqofte se drejtesia juaj nuk eshte me LARTER se e farisejve dhe shkruesve, atehere nuk do te hyni fare ne mbreteri te Perendsie. Ne arritem te kemi nje drejtesi me te larter se te farisenjve, dhe kjo u arrit nepermjet BESES ne Krishtin Jezus. Ai e permbushi ligjin per ne, ne menyre qe ne te dalim te drejte para Perendise, jo nga veprat tona( sepse veprat gjykohne me ane te ligjit), por nga besa ne Krishtin.
    Nese deshironi mund tju jap shpjegime edhe me te hollesishme rreth ligjit.
    Deshmuesi

  10. #10
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    kush nga keto variante eshte fjala e Perendise..?

    : R.S.V Versioni Standart i Rishikuar (Revised Standard Version)
    K.J.V Versioni i mbretit James ? (King James Version)
    N.I.V Versioni i ri nderkombetar ?New International Version
    L.B.V Versioni i Bibles se "gjalle" ?? (Living Bible Version)
    G.N.B Versioni i Lajmit te Mire ?? (Good News Bible )

    Prektora

  11. #11
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Pershendetje Deshmues,


    Jam dakord me faktin se Ligji ne vetvete eshte perseri aktiv, por jo per Kishen e Tij. Ne rast se do ishte aktiv per Kishen, atehere ku do dallohej Kisha nga Sinagoga?
    Ligji ka vdekur ne Kryq per ata qe e kane pranuar Krishtin. Kjo nuk mund te kapet kurre me mendje. Ashtu sic nuk mund te kapet me mendje Rilindja prej Frymes!
    Pra ata qe jane ne Krisht kane vdekur ne Kryq dhe vete ligji, bota , vdekja, per ta po ashtu kane vdekur.
    Ata jane Ringjallur ne Krishtin, por Ligji per ta ka marre fund. Ligji nuk mund te gjykoje te vdekurit. Eshte njesoj pra te thuash qe Ligji ka vdekur bashke me ta ne Kryq. Tani ata jetojne jeten e Frymes, jeten me te larte!

    Kjo duket qarte ne strofen e fundit te vjershes ku thuhet:
    "...Ne prej Varrit kemi Lindur,
    para kesaj nuk mbajme mend gje"





    Kolosianeve 2

    14 Ai e zhvlerėsoi dokumentin e urdhėrimeve, qė ishte kundėr nesh dhe ishte kundėrshtar, dhe e hoqi nga mesi duke e mbėrthyer nė kryq;
    15 dhe mbasi i zhveshi pushtetet dhe principatat, ua tregoi sheshit njerėzve, duke ngadhnjyer mbi ata nė tė.
    16 Prandaj askush tė mos ju gjykojė pėr ushqime ose pije, pėr festa o hėnė tė re, o tė shtuna;
    17 kėto gjėra janė hija e atyre qė kanė pėr tė ardhur; por trupi ėshtė i Krishtit.

    Te lutem tani mos shkruaj ndonje shkrim kilometrik per te shpjeguar doktrina, sepse do ishte mundim i kote.
    Eshte Fryma ajo qe na bashkon, jo doktrina!

    Darwin,

    Asnje nga ato versione nuk eshte Fjala e Perendise. Fjala e Perendise eshte nje Person dhe jo nje liber.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 26-08-2004 mė 06:53
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Tema tė Ngjashme

  1. Ėndėrrat dhe interpretimi i tyre
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 13-09-2017, 03:53
  2. ēeshtje te tekfirit
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 23:28
  3. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  4. Ungjijte Gnostike: Ungjilli i Tomasit *Anglisht*
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-08-2004, 03:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •