Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Kur “të gjithë” i dhuronin vargje Enver Hoxhës

    nga Shekulli
    Kur “të gjithë” i dhuronin vargje Enver Hoxhës

    Nga Dritëro Agolli, Ismail Kadare e Xhevahir Spahiu, deri te Bardhyl Londo, Natasha Lako e Dhimitër Shuteriqi

    Belina Budini
    TIRANË – Naive apo të sinqerta? Furçe regjimit, apo bindje të kohës? Dikur pompoze e të rëndësishme, sot butaforike e të harruara. Poezitë e indoktrinuara, kushtuar Partisë Komuniste dhe Enver Hoxhës, prej vitesh kanë përfunduar në kosh e pak nga pak po fshihen nga kujtesa e njerëzve. Për mirë apo për keq! Autorët duhet të jenë lehtësuar nga pesha e tyre në ndërgjegje. Në rastin më të mirë i kanë lënë pas me gjithë kohën. T’u rikthehesh sot, është edhe zbavitëse. Jo vetëm për t’u zbavitur, kërkuam disa syresh. Jo nga ato poezitë e botuara ashtu “rastësisht” në libra, revista e gazeta letrare të kohës, por vargjet e zgjedhura enkas nga vetë poetët e shkrimtarët për t’ia dhuruar Enver Hoxhës. Me firmën e autorit poshtë vargjeve dhuratë për Enverin, në përvjetorin e 70-të të ditëlindjes, pra në vitin 1978. Të shkruara bukur, me dorë, dhe të organizuara në formë libri luksoz për kohën, me kapakë plastikë, libri-dhuratë që ruhet në Arkivën e Shtetit, përmban vargje nga 21 autorët më autoritarë të asaj periudhe në Shqipëri. Të gjitha janë vargje ideologjike, të zgjedhura nga vetë autorët që kanë nëshkruar poshtë tyre. Vargjet janë organizuar në rend alfabetik sipas emrave të autorëve. Libri-dhuratë përmban 23 fletë, ku fleta e parë përmban dedikimin në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve, 21 fletë përmbajnë vargjet e poetëve dhe një fletë, fleta e fundit është bosh. Nuk mungon asnjë fletë e ndërmjetme, pra asnjë autor. Libri i lidhur ka qenë pjesë e fondit personal të Enver Hoxhës, të cilin ai e ka kaluar vetë për ruajtje në Arkivin e Partisë e mandej në atë të Shtetit.

    Dedikimi
    Në dedikimin e fletës së parë shkruhet tekstualisht: “Në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, të gjithë poetëve të Republikës, që tashti janë aq të shumtë, se Shqipëria jonë e shtrenjtë është vendi i ëndrrës më të bukur të njerëzimit, se në Atdheun tonë socialist poezi ka kudo, siç e keni theksuar Ju, shoku Enver, udhëheqësi dhe mësuesi ynë i dashur, Ju urojmë nga thellësia e zemrës të na rroni sa malet për të mirën e Partisë, të popullit, të idealit të pavdekshëm komunist të Marksit, Engelsit, Leninit dhe Stalinit. Jetë të gjatë, shëndet të plotë, përherë gëzime në familjen tuaj.”

    Vargjet
    Nuk janë poezi të plota, por fragmente poezish të botuara më parë ose të hartuara enkas për t’ia dhuruar ish-diktatorit për ditëlindjen e tij të 70-të. Pjesa më e madhe kushtuar Partisë. Në pak vargje fjala parti përmendet 29 herë dhe aludohet për të dhjetëra herë të tjera. Fjala Enver dhjetë herë, pa përmendur plot fjalë të tjera të përsëritura si turbinë, komunist, 16 tetori yt, tunel, lavdi, hekurudhë, krom e bakër, internacionale, Stalin, Marks, Engels, pushkë, teserë, komitet, shok, kushtrim, punë, ushtar, ballë, krenari, uzinë, çelik, djersë, lapidar... Me një fjalor të tillë kaq jopoetik në vetvete, janë ndërtuar të 21 fragmentet poetike!

    Autorët
    Nga të përkëdhelurit e regjimit deri tek ata që sot janë 180 gradë në kah tjetër. Sipas rendit alfabetik autori i parë është Adem Istrefi me poezinë e tij “Emri yt, Parti”. ‘Komunist’ është titulli i fragmentit të dytë poetik, dhuruar Enver Hoxhës, me autor Agim Gjakovën. Aleks Çaçi është autori i tretë që i dhuron ish-diktatorit vargjet “Ashtu, Myzeqe”. Nuk mungojnë vargjet për partinë të Andrea Varfit me titullin “Një ditë nëntori”. Edhe Bardhyl Londo i këndon partisë në vargjet me titull “Ti je zemra, Parti”. Autori i gjashtë në rend alfabetik është Dritëro Agolli me poezinë e tij të njohur “Komunistët”. Pa u ndarë nga partia, Dhimitër Shuteriqi ka dhuruar vargjet “Lavdi për ty, Parti”. Fatmir Gjata ato internacionalet e “Dimri i dyzet e katrës”. Fatos Arapi dhuron poezinë e tij “Alarme të përgjakura”. I dhjeti në rend alfabetik, Ismail Kadare dhuron fragment nga poezia e tij për partinë me titull “Shqiponjat fluturojnë lart”. “Gjirokastër” është poezia e Luan Qafëzezit për 16 tetorin e ditëlindjes së Enver Hoxhës. Llambro Ruci i ka blatuar ish-diktatorit vargjet “Drita e udhës”. Partisë vazhdon t’i këndojë Llazar Siliqi në poezinë “Mesazhi”. Ndoc Gjetja bën poezi me titull “Çast nga pranimi në Parti”. Ndërsa Ndoc Papleka për “Enveri midis nesh”. Natasha Lako përsërit katër herë në katër vargje fjalën parti në poezinë me titull ‘Këngët e rinisë”. Edhe Spiro Dede i ka dhuruar një poezi të titulluar “Krenari” ku shkruan “Ç’nder i madh të jesh shqiptar/ të jesh ushtar i Enver Hoxhës”. Një “Meditim nga uzina e çelikut” i dhurohet Enver Hoxhës nga Sulejman Mato. Një tjetër autor i kësaj rëndësie, Vehbi Bala, shkruan vargjet me titull “Shqipëri” ku sigurisht e ka fjalën për “Zemër, mendje e vegjëlisë, Parti e Punës/ prijëse e shqype e Shqipërisë...”. Xhevahir Spahiu i 20-ti poet në rend alfabetik, i kushton ditëlindjes së partisë vargje me titull “Ditëlindja e madhe”. Autorja e fundit është Xhuljana Jorganxhi me vargjet “Parti e vendit tim”. Në pamundësi për t’i botuar të gjitha, po botojmë vetëm disa prej tyre, ato të autorëve më të njohur, jo vetëm dje, por edhe sot, si dhe disa nga vargjet më zbavitëse të autorëve që sot janë rikthyer në anonimitet.


    Ti je zemra, Parti

    Vargje të Bardhyl Londos

    30 vjet të kam folur me fjalë biri
    dhe fjala gjithë dashurinë për ty s’e ka thënë
    30 vjet zemra ime ka rrahur për ty
    dhe prapë gjithë dashurinë s’e ka nxënë

    30 vjet ka folur për ty gurgullima e gjakut
    dhe prapë ka shumë të të thotë gjaku im i nxehtë
    S’më mjaftokan, jo, 30 vjet që të jem biri yt
    S’më mjaftokan bile as dy jetë


    Komunistët

    Vargje të Dritëro Agollit

    Për Enver Hoxhën këngë thur tërë jetën
    Se nëna ime bukë i dha me dhallë;
    Me të në dhomën pa tavan ne fjetëm
    Na puthi ne fëmijëve mu në ballë
    Na puthi ne, fëmijët e rreckosur
    Në tymin e kandilit e të pishës,
    Të zverdhur prej rigonit e prej gjizës
    Dhe pa në sytë tanë vetëtima,
    Dhe pa ata që sot ngrenë turbina


    Lavdi për ty, Parti

    Vargje të Dhimitër Shuteriqit

    Çaje tynelin me vërtik
    Malin e Shqipërisë
    Edhe vërsho tej, në të ik,
    Hekurudh’ e rinisë
    Sos janë male vetëm gur;
    Po janë krom e bakër plot,
    Thesare plot.
    Mbi male sot jam zot,
    I lirë e lavdiplotë.
    Lavdi për ty, Parti!


    “Dimri i dyzet e katrës”

    Vargje të Fatmir Gjatës

    Kishin ikur zogjtë shtegtarë
    E kish ardhur një dimër i marrë
    Qefinin kish hedhur mbi male
    Dimri i zi, i kuq e i bardhë!
    Po ne këndonim Internacionalen,
    Këngë për Stalinin dhe Enverë
    Dhe si lulet rriteshim në pranverë...


    “Alarme të përgjakura”
    Vargje të Fatos Arapit

    Dhe erdhi Partia ndër shtëpitë tona
    Bashkë me baballarët,
    Bashkë me vëllezërit e lodhur
    Prej pune
    Mbi hasër të vjetëve
    U ul te qoshja.
    Maleve, qyteteve,
    U lëshon kushtrimin
    Partia e halleve,
    Partia e derteve:
    -Në këmbë, o të shtypur, e ju, të munduar



    Shqiponjat fluturojnë lart

    Vargje të Ismail Kadaresë

    Ku t’i kërkoj rrënjët e tua, Parti?
    Si një rrap madhështor mbi këtë vend të lashtë
    Ke mbirë ndanë udhës ku shkojnë shtrëngatat
    Ato rrahin të të shkulin,
    Por ti veç vaditesh
    Prej shqotës së tyre
    Dhe mes shqotave rritesh.


    “Çast nga pranimi në Parti”

    Vargje të Ndoc Gjetes

    Kur po plotësoja autobiografinë
    Me shkrim të pastër dhe të bukur.
    Më dukej sikur hidhnin valle gërmat dhe firma
    Nën ritmet e zemrës sime të lumtur.

    Pastaj kur më dhanë për herë të parë
    Teserën e Partisë shokët e komitetit,
    Më dukej sikur mbaja në dorë
    Tërë peshën e shqetësimet e planetit.


    Enveri midis nesh

    Vargje të Ndoc Paplekës

    Sot Shqipëria s’ka dy milionë,
    Por dyqind milionë...
    Tha plaku nga Valbona-
    Këtu edhe toka qet zjarr,
    Edhe guri qet zjarr,
    Edhe ahu qet zjarr,
    Edhe pushka qet zjarr,
    Edhe zemra qet zjarr,
    Po të japë kushtrimin
    Enveri.


    “Këngët e rinisë”

    Vargje të Natasha Lakos

    Parti,
    Mijëra mëngjese kam hapur sytë
    Dhe kam gjetur dritën tënde.
    Parti;
    Mijëra ditë fjalën e parë e kam këmbyer me ty;
    Parti;
    Në mijëra ditë më bëre trime,
    Parti;
    T’u bëftë dita një mijë!


    “Meditim nga uzina e çelikut”

    Vargje të Sulejman Matos

    Nga konturet e hekurta të kësaj uzine
    Dëgjoj këngën e hekurit si ngjitet lart,
    Për një këngë të tillë ëndërruam në shekuj,
    Kur na munguan armët dhe luftuam me sfurqe,
    Kur na mungonte plori i parmendës.
    Kjo tokë e vaditur me djersë dhe me gjak
    E ruajti këtë këngë thellë në gji
    Për këto ditë të bardha, ditët e Partisë.


    Ditëlindja e madhe
    Vargje të Xhevahir Spahiut

    Shtëpi e varfër,
    Sup më sup me shoqet,
    Dalë nga të çarat e dheut,
    Dalë nga dhembjet e popullit.
    Në strehët e saj
    Erërat frynin,
    Të thëllimta.
    Akull.
    Komunistët çelnin shtegun e një ere të re.
    Çelnin në mes të shekullit
    Shekullin.


    Parti e vendit tim

    Vargje të Xhuljana Jorganxhi

    Ne mal përmbi këto male
    E ngritëm Shqipërinë,
    Plot dritë e sotmja jonë,
    Më të bukura ditët vijnë
    Dhe dora shtrëngon dorën
    Dhe bëhet grusht i fortë,
    Të gjithë rreth Partisë
    Rreth shokut Enver Hoxha
    wrong verb

  2. #2
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Hall te qesh e hall te qaj. DD, ti do vrare per zotin
    Summertime, and the livin' is easy...

  3. #3
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    këto nga Milosao

    Llambro Ruci
    Llogoret

    Malin e zbukuruam

    Me brezare e vetullore

    Me hare gjelbërim e mbushëm.

    Dhe pranë rrënjëve

    Vumë një llogore,

    Ku mbështesim zemrën e çelën degët,

    Të zbresë i plotë dielli,

    Ku mbështesim kokën e armët

    E hapet i pastër qielli



    Sulejman Mato

    Mbi tokën dibrane binin lule të bardha

    Mbi tokën dibrane binin e binin lule të bardha

    Shkëlqenin nën dëborë,

    Rrugët,

    Pemët e çatitë...

    Era lajmin e gëzuar shpërndante fshatrave të dëmtuara

    Po vinte udhëheqësi i madh i partisë.


    Shikoni:

    Vjen një diell, i qeshur,

    Mbi dëborë,

    Vet Enveri.

    Gjëmojnë vallet rrugëve, buçet daullja.

    Dëbora papushim i bie mbi supe dhe flokë

    Sikur malësorët e mirëseardhin

    Me lule të bardha.

    Vjen si një diell mes shtegut të bardhë,

    Hyn në shtëpitë e dëmtuara dibrane,

    Hyn...

    Dhe dhomat mbushen plot me dritë.

    Malësorët dëgjojnë fjalët e udhëheqësit të madh,

    E u ngrohen zemrat

    E u ndritin sytë.

    Para shtëpive të rrënuara ndali Sekretari

    Të bisedojë

    Me dibranët e dëmtuar prej tërmetit.

    Ju rrëzua shtëpia malësorit,

    Iu lëkundën arat dhe pemët,

    Por nuk iu lëkund dot besimi i madh

    Që ruante në zemër për Partinë dhe Enverin.

    Ndali Sekretari

    Për një çast

    Mbi dëborë

    Të dëgjojë zhurmën e çekiçave që ngrenë shtëpitë,

    Të dëgjojë këngët e brigadave vullnetare

    Që erdhën këtu

    Në ndihmë të malsisë.

    Ndali Sekretari

    Mbi bardhësinë e dëborët

    Të shikojë ditët e bardha të Shqipërisë.


    Vallja e solidaritetit

    “Dëgjoni... në Dibër, mbi dëborën e bardhë, bie daullja”

    Bjeri daulles!

    Të gjëmojnë vallet

    Kjo është vallja e solidaritetit, mbas pune,

    Rrotullohen në valle gjithë ngjyrat e krahinave.

    Vallet zgjaten si tinguj lahute

    Çelin plot ngjyra si zambakë mbi dëborë

    Vallet hapen si fletët e petaleve.

    Bjeri daulles!

    Të dëgjosh krisma pushkësh,

    Krismat që i nisën bijtë në luftime

    Krismat e përzjera me vaje e kuje

    Krismat që na sollën përjetë lirinë...

    Bjeri daulles!

    Kur dëgjohen gjëmime

    Zbret malësori nga malet kreshnike

    Heq nga balli shaminë e kuqe,

    Dhe futet në valle.

    Bjeri daulles;

    Daullexhi,

    Çaje lëkurën e daulles sate!

    Listelin lëviz në këtë ritëm të ri

    Malësorë dhe vullnetarë lëkunden në valle,

    Bora e shkrifët kërcet nënë këmbë,

    Nën ritëm daullesh vallzon malësia.

    Bjeri daulles,

    Në vallen e madhe

    Ka zbritur sonte e gjithë Shqipëria.



    Klara Kodra

    Drita e zemrës sate

    Fuat Çelës

    “Jo”! iu përgjigje zërit

    që një ditë

    të pati thënë:

    “Do të rrish në errësirë”.

    Jo.

    Errësira është

    Të strukesh në një kënd,

    I huaj,

    I largët,

    Për botën e madhe,

    Çdo ditë të gjen më të fortë

    Midis shokësh.

    Si nënë krenare,

    Partia me ty flet.

    Kazma jote, bashkë me tokën,

    Ngurrimin në çdo zemër,

    Fort godet.

    Ta ndjejmë zërin.

    Ti na thërret pranë

    Që me zemrën shigjetë,

    Të grisim çdo perde nate;

    Që të ndajmë me ty dritën e syve tanë,

    Që të ndash me ne dritën e zemrës sate.



    Qazim Shemaj

    Armikut të klasës

    E di që sot ta prisha gjumin

    Ti bëra trutë llurbë.

    As pesëdhjetë metra larg shtëpisë

    Traktori im po të bën zhurmë

    Ti ngrihesh ndenjur, pëshpërit

    Ke frikë se dëgjon muri:

    “të rëntë flaka, më shurdhove,

    i rënçin eshtrat kush të pruri”.

    Unë e di se ç'ke në zemër

    Edhe pa t'i dëgjuar

    Ka tridhjetë e pesë vjet e ca

    Që shkon me të mallkuar,

    Se çdo mundim të vete kot

    Ta kthesh prapa kohën tënde.

    Unë as rigonin s'të besoj

    Dhe as një kokërr lëndë

    Kur nesër të pastroj traktorin

    Siç bëj me të për çdo ditë,

    Ti do të vish si për kureshtje

    Të fshehësh qoftë një vidë.

    Por unë kufinë ta kam vënë,

    E di kufinë tek thana?!

    “pa mos m'u qas se më bën vapë

    atje, përtej, tek brana”.
    wrong verb

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e kalemi
    Anëtarësuar
    23-06-2002
    Postime
    50
    Marre nga shkrimi "Histeria kolektive e artisteve shqiptare" ne revisten ARS


    Natasha Lako:
    “…Jeta eshte nje liber i madh dhe i pafund, ku duhet te lexojme cdo germe, na meson shoku Enver…”

    Moikom Zeqo:
    ”…Gjeja e pare qe me beri pershtypje ne fjalimin e shokut Enver, ishte pikerisht ky interesim i madh i Partise per gjithe shkrimtaret e per ne shkrimtaret e poetet me te rinj…”

    Bedri Dedja:
    “…Partia dhe shoku Enver gjithnje, po ne menyre te vecante ne pleniumin IV te KQ te PPSH dhe ne fjalen e 20 dhjetorit 1974, - na kane dhene nje platforme teorike marksiste-leniniste per keto studime, e cila na orienton qarte per problematiken themelore, per metoden shkencore, per frymen dhe domosdoshmerine e tyre aktuale.”

    Çapajev Gjokutaj:
    “… Shoku Enver, ne kongresin VI te Partise, theksoi se edhe pse tehu kryesor i luftes se klasave eshte drejtuar ne fushen ideologjike, ajo vazhdon pa nderprerje e me force ne te gjitha fushat, politike, ekonomike etj…”


    Gjovalin Shkurtaj:
    “…Ndihma e madhe e Partise dhe e shokut Enver, mesimet e tyre te vlefshme per letersine dhe artet, kritika e vazhdueshmendaj disa prirjeve te huaja qe ishin shfaqur ne poezine e ndonje te riu, orientimet e Pleniumit IV te KQ te PPSH kane ndihmuar ne menyre te vecante per mbarevajtjen e krijimtarise letrare artistike ne pergjithesi dhe te poezise ne vecanti.”
    Ndryshuar për herë të fundit nga kalemi : 24-08-2004 më 23:50

  5. #5
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    nga Milosao

    Ndoc PAPLEKA
    Cingërimë në prill

    (Fragment)

    ****

    Po të sjell lule, shoku Enver!

    Krahu më mpihet prej tyre si të ishin

    prej plumbi.

    Do të doja që gjaku im të rridhte nga

    krahu në to,

    Që të mbeteshin përherë të freskëta.



    ***

    Një varr. Mbi pllakën e mermertë:

    Enver Hoxha.

    Nuk është e vërtetë: nuk ka asnjë varr

    që ta mbajë Enver Hoxhën.

    Nuk ka varr për mendimet dhe idealet e tij:

    Enver Hoxha ecën nëpër rrugët e rruzullit

    si udhërrëfyes i viteve.

    Enver Hoxha thërret: Rroftë komunizmi!

    Me zërin

    e një komunisti që pushkatohet në Kili.

    Enver Hoxha flet për kundërrevolucionin me punëtorët

    e kantiereve të Gdanskut.

    Enver Hoxha shtrëngon dorën me rritësit e ullinjve

    në luginat e Greqisë.

    Enver Hoxha prin në demostratë me komunistët danezë.

    Enver Hoxha bën planin e një revolucioni të ri

    me proletarët e botës...



    Mujo BUÇPAPAJ



    Shoku Enver



    Hapësirë, dritë që na rrethon

    Që rrjedh në ne. Që

    këndon pastaj në gjeth e bar,

    Në gur dhe dru. Diell

    Që shndërron në sofrat tona

    erën dhe udhën

    stinën dhe kohën.



    Në përbetim të qartë bese dhe njeriu,

    Në besë të shkruar mbi faqe të dheut

    nis e sos prej gjakut tonë.



    Përbetimi ynë dhe përbetimi i gurit

    Që gdhend emrin tënd,

    Përbetimi i hapësirës që shumëfishon

    Të gjithë tingujt e tu të qartë,

    Përbetimi i dheut

    Që ruan përmasat prej njeriu tokësor,

    të thjeshtë si komunist.



    Demir GJERGJI



    Kjo ditë kuq e zi



    Kjo ditë - fjongo zie

    Në gjoksin e prillit!



    Enver Hoxha është shtrirë dhe hesht.

    Gjëmimet e tokës mban vesh.



    Kjo ditë - fjongo zie

    në gjoksin e prillit.

    Shkëmbi nën borën e dimrit

    ngrohet nga lotët

    E shkrin.

    Dhe ngrihet shkëmb më këmbë sërish,

    Monument për Enver Hoxhën.

    Kjo ditë -fjongo zie.

    Në gjoksin e prillit.



    Dheun nën lulet e barin e njomësht

    Gjallon me rrahjet e zemrës së Tij.

    E rrënjët e trungut të moçëm

    Tendosen prej dhimbjes dhe ecin.



    Kjo ditë - kuq e zi

    Në zemër të prillit.

    Në degët që mbajnë flamurin

    Më yllin që ndrit dhe shqiponjën,

    Në sythat e rinj të kurorës

    Betime dhe epose çelin.



    Kjo ditë - kuq e zi

    në zemër të kombit!



    Fatmir ALIMANI



    I pavdekshmi



    Befas çdo njeri i gjallë u bë poet

    Nga dashuria e madhe për ty, Enver!



    Dhe për herë të parë në botë

    Mijëra vargje u dërguan me telegrame të gjata,

    Për ty, Enver!



    Lumenj të rinj krijuan vargjet

    E u bë një det i ri,

    Dhe loti e krenarie

    Për ty, Enver!



    Paj, kot e ke moj vdekje e mjerë,

    Ti s'e mban dot kryetrimin shtrirë,

    Ai gjithë jetën jetoi në këmbë,

    Ai gjithë jetën jetoi

    Si kështjellë.



    Si të besojmë se nuk do të grumbullohemi buzë rrugës

    E nuk do të presim të të shohim Ty,

    Kur shkon sërish në Kongreset e Partisë,

    Kur shkon sërish midis punëtorëve,

    Kur ngjitesh në skenë në koncertet e Majit.



    Ti ishe i pastër si kristali

    Ti ishe i bukur si pranvera

    Ti ishe i drejtë siç është populli

    Ti ishe i qeshur si bukuria

    Ti ishe i dashur siç është nëna

    Ti ishe përtëritës si puhia e mëngjesit

    Ti ishe i rreptë si stuhia

    Ti ishe vetë madhështia

    Bir të madh të ka Shqipëria.
    wrong verb

  6. #6
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Poezia eshte marre nga libri: “MESUESI DHE ARTI”, shkruar nga Ismail Kadare dhe
    botuar nen perkujdesin nga Shtepia Botuese “Naim Frasheri”, Tirane 1953, fq.
    49-53



    LAMTUMIRA E FUNDIT



    Kurora dhe kurora pa mbarim,

    Kurora gjithe lule, gjithe yje;

    Dhe syte te perlotur me trishtim

    Dhe pamje e rende zije.



    O shoke! Per te fundit here sot,

    Babane po percjell turm’ e pasosur

    Me dhembje te kulluar e me lot,

    Me zemer te plagosur.



    Dhe ja tani, mes heshtjes, ne eter,

    Nje ze i njohur, qarte po degjohet.

    Ne emer tone sot, shoku Enver,

    Perpara tij betohet.



    Ne gjysme – shtiz flamuret era tund,

    Gjemime topash ndihen ne hapesire;

    I jep Stalinit turma e pafund,

    Te fundit lamtumire.



    Pra, lamtumire mik i madh, baba!

    Cdo zemer sot i thone lamtumire.

    Se bashku me Leninin krah per krah

    Aty ka per t’u shkrire.



    Pushon tashti Aty ne qetesi,

    Por, jo! Ay nuk vdiq! Vazhdon te rroje!

    Dhe fjal’ e tij e urte perseri

    Perpara do na coje!
    wrong verb

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e kalemi
    Anëtarësuar
    23-06-2002
    Postime
    50
    Fragment nga poema "Funerali" kushtuar Gjergj Fishtes:

    …Në atë muzg okupacioni
    ky funeral priftërinjsh
    shkelte mbi dramat e popullit e dhimbjet,
    si trekëmbësh
    kryqi i katafalkut të zi
    lëkundte litarin e nëmur të Fishtës!


    Moikom Zeqo

  8. #8
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Citim Postuar më parë nga kalemi
    Fragment nga poema "Funerali" kushtuar Gjergj Fishtes:

    …Në atë muzg okupacioni
    ky funeral priftërinjsh
    shkelte mbi dramat e popullit e dhimbjet,
    si trekëmbësh
    kryqi i katafalkut të zi
    lëkundte litarin e nëmur të Fishtës!


    Moikom Zeqo

    ...dhe ja e gjithe poezia me poshte.... Ja vlen ta sjellim ketu. Te pakten per mua eshte nga ato qe me kane bere pershtypje me teper persa i perket kontekstit te kesaj teme.



    Funerali i Fishtes me katafalkun grandioz
    mbi katafalk nje kryq i madh dhe i zi,
    dekoratat e papes dhe tre perandoreve
    vajtimi dhe litanirat prifterore ne kllapi.

    Ekstaze fetare
    Franceskaneve ne rreshta
    nga brezi litari karakteristik u varej,
    kufoma idol ne perfytyrim do t'u mbetej
    ne menyre arkaike munifikuar ne vargje.

    Pas te vdekurit ne krye vete Jakomoni,
    mes qirinjve te medhenj e te ndezur
    nenmbreti fashist -
    nje i vdekur i gjalle
    i krejt perandorise qe kish per te vdekur.

    Ne ate muzg okupacioni
    ky funeral prifterinjsh
    shkelte mbi dramat e popullit e dhimbjet,
    si trekembesh
    kryqi i katafalkut te zi
    lekundte litarin e nemur te Fishtes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga angeldust : 16-04-2005 më 13:09
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  9. #9
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    Per driten qe me dhe Parti - Ndoc Papleka

    Te dua per hapesiren qe u dhe fjaleve te mia,
    te dua per dinjitetin qe mua punetorit me dhe,
    Per driten tende qe na u be e domosdoshme si syte,
    Per luften tende te ndershme, per paqen tende te denje.
    Te dua per sigurine me te cilen fleme dhe zgjohemi,
    Per drejtesine tende prej nene,
    Per madheshtine tende qe perbehet nga krenaria e secilit.
    Te dua per te qeshuren e cila u be e zakonshme,
    Per neverine qe me fute ne gjak ndaj te shemtuares,
    Per rreptesine ndaj cdo grimce erresire ne vete.
    Te dua per dinjitetin qe i dhe kombit tim,
    Per dashurine qe me fute ne gjak per popujt e tjere,
    Per urrejtjen qe me fute ne gjak per te gjithe shfrytezuesit,
    Te dua per ato qe thua dhe per ato qe ben,
    Per te verteten tende ku s'mund te gjeje plasaritje dyshimi,
    Per unitetin tend, per guximin tend te madherishem.
    Te dua per besimin qe me jep.
    Te dua me zemrat e pleqve qe ishin ishuj dhimbjesh
    Dhe e njohen gezimin vetme ne kohen tende.
    Te dua me zemrat e femijeve ku rritet dashuria per ty
    Sic rritet mishi i frutave qe piqen nen diell.
    Te dua me zemrat e atyre qe do te lindin neser
    e do te kene me shume drite ne sy, hapesira te reja ne fjale.
    Te dua, Parti, per kuptimin qe i dhe jetes dhe dashurise time.






    Keto i mora nga revista Ars. Paska dale edhe online...
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  10. #10
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Ismail KADARE:

    FJALIMI I ENVER HOXHËS MË 3 TETOR 1974

    Fjalët e tij ikin larg, n'eter fluturojnë,
    Ku dimrat mbi pullaze shtetesh brerojnë kudo,
    Ku nën retë e mëdha monumente e kupola çohen
    Kolona me fjalë latine e hieroglife gdhendur mbi to.

    Bronc e rituale parlamentesh, formula pompoze.
    Fjalë gjëmimtare për lirinë, të tingullta e të mëdha,
    Por me gjithë kupolat e jehonën solemne broncore
    Bota pavarësinë më të rrallë se uraniumin e ka.
    Ndaj kur një fjalë e gjallë për të
    çan mes sarkofagësh të vdekjes.
    Një fjalë e gjallë për lirinë,
    bota vë veshin për përgjim
    Ndaj kur midis qiellit memorial të kësaj vjeshte
    Fjalët e Enver Hoxhës ndeshin,
    bubullimat mënjanohen me nderim.
    wrong verb

Tema të Ngjashme

  1. Kur “të gjithë” i dhuronin vargje Enver Hoxhës
    Nga Coli-i-vogël në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 22:20
  2. Ramiz Alia pritet në Kosovë si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  3. Shqipëria përballë ndërgjegjes së gjymtuar të saj
    Nga Shën Albani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 12:27
  4. Kujtime te doktor Fejzi Hoxhes..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 17:02
  5. Intervistë me nusen e Nexhmie Hoxhës
    Nga Fjala e drejte në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •