Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 67
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17

    PS dhe PD, kompromis i vonuar pėr ndarjen elektorale zonale

    Socialistėt deklaruan dje se nuk kanė ndėrmend tė bėjnė lėshime pėr KQZ-nė

    PS: KQZ nuk mund tė balancohet

    Sherifi: “KQZ aktual ėshtė vlerėsuar nga ODIHR si profesional dhe i paanshėm”

    Darina Tanushi

    TIRANĖ – Bashkėkryetari i komisionit parlamentar pėr reformėn zgjedhore, socialisti Elmaz Sherifi, ka kundėrshtuar dje, balancimin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Ai ėshtė shprehur skeptik lidhur me propozimin e bėrė nė variantin qė 3 pėrfaqėsues t’i pėrkasin pozitės dhe 3 opozitės. “Flitet pėr njė variant tė balancimit, 3 pozitė, 3 opozitė. Dhe unė shtroj pyetjen se si mund tė ndodhė nėse 3 votojnė pro, dhe 3 votojnė kundėr?” Sherifi ka shpjeguar se, nė njė rast tė tillė, kur vendimmarrja do tė ndahej tre pro dhe tre kundėr, nuk mund tė kishte vendime tė mėtejshme pėr tė zhbllokuar procesin, dhe mund tė ndodhte shumė mė keq se ē’ndodhi me listat zgjedhore tė zgjedhjeve pėr pushtetin vendor nė vitin 2003. Pikėrisht kjo ėshtė edhe arsyeja se pėrse socialistėt nuk mund tė pranojnė njė formulim tė tillė, i cili edhe sipas Sherifit, bllokon procesin zgjedhor ende pa filluar. Ndėrkohė, sipas socialistėve, edhe ekspertėt e OSBE-sė, por jo misioni i OSBE-sė nė Tiranė, e kanė parė si tė pamundur pėr ta realizuar. Kėshtu nė pikėn 18 tė rekomandimeve thuhet se “mesa duket nuk ekziston vullneti politik pėr tė bėrė ndryshime nė Kushtetutė, prandaj ne po japim rekomandimet pėr ndryshimin e atyre dispozitave tė Kodit Zgjedhor qė kanė krijuar probleme”. Prandaj edhe Sherifi thotė se PS-ja ėshtė mbėshtetur te rekomandimet e raportit tė OSBE/ODIHR-it pėr tė bėrė propozime pėr pėrmirėsimin e Kodit Zgjedhor. Sherifi tha se “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ėshtė institucioni mė i vlerėsuar nga raporti i OSBE/ODIHR-it, nė tė cilin thuhet se e ka drejtuar procesin nė mėnyrė tė paanshme, tė pavarur dhe profesionale”. Sipas bashkėkryetarit socialist nė komisionin parlamentar pėr reformėn zgjedhore, Sherifi, “KQZ ka nevojė pėr tė ndryshuar ato dispozita pėr emėrimin e anėtarėve tė tyre, pra tė ngelet formulimi nė Kushtetutė dhe tė bėhen ndryshimet nė Kodin Zgjedhor nė nenin 22, qė do tė thotė autoritetin pėr t’u caktuar nė KQZ ta kenė vetėm tre institucione, dy presidenti, dy parlamenti, tre KLD-ja, por me njė kusht, tė mos jenė partitė ato qė t’ia ofrojnė KLD-sė kandidaturat. Le tė jetė konferenca gjyqėsore, ajo qė do tė pėrcaktojė me votim tė fshehtė se cilėt do tė jenė pėrfaqėsuesit e tyre nė KQZ”, ka propozuar Sherifi. E ndėrsa socialisti Elmaz Sherifi shprehet kundėr kėtij varianti tė pėrbėrjes sė KQZ-sė, demokratėt janė shprehur pėr variantin 3 pozitė dhe 3 opozitė. Madje, ata janė tė mendimit se ēėshtja e balancimit tė KQZ-sė duhet tė diskutohet pėrpara tė gjitha ēėshtjeve tė tjera siē janė listat e zgjedhjeve, vendimmarrja, apo ndarja e zonave zgjedhore. Edhe partitė e tjera tė opozitės janė shprehur pėr ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe nė pėrgjithėsi tė Kushtetutės. Ndėrsa nga ana tjetėr, aleatėt e socialistėve kundėrshtojnė fort Kodin Elektoral, i cili u quajt nga ata si “njė shpikje” apo edhe “Kodi mė i keq i bėrė ndonjėherė nė Shqipėri nėn bekimin e OSBE-sė”. Por, nė pėrgjithėsi ata nuk janė pėr ndryshime kushtetuese dhe rrjedhimisht pėr kėtė formulė tė pėrbėrjes sė KQZ-sė. Pritet qė nė mbledhjen e parė tė komisionit parlamentar tė reformės zgjedhore, deputetėt tė marrin edhe propozimet e grupit tė ekspertėve qė punojnė pranė OSBE-sė.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    Gjana: Sherifi, mikrofon i Nanos

    A. Rama

    TIRANE - PD ėshtė e vendosur tė mbėshtesė njė nga dy variantet qė ka propozuar grupi i ekspertėve dhe OSBE-ja pėr mėnyrėn e kompozimit tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Bashkėkryetari demokrat i komisionit parlamentar pėr reformėn zgjedhore, Jemin Gjana, tha dje se pavarėsisht nga qėndrimi i prerė qė po shfaqin socialistėt lidhur me kėtė ēėshtje, pėrfaqėsuesit e PD-sė nė komision do tė kėmbėngulin qė KQZ tė jetė e ndėrtuar sipas amendamenteve tė reja qė do t’i bashkangjiten Kodit Elektoral. Por duke iu referuar deklarimeve qė ka bėrė dy ditėt e fundit homologu i tij nė komisionin bipartizan Elmaz Sherifi, Gjana vėrejti se socialistėt nuk kanė vullnet pėr tė pėrmbushur deri nė fund reformėn dhe pėr tė ndėrtuar njė KQZ ndryshe. Sipas tij Sherifi, po vazhdon tė luajė rolin e mikrofonit tė kryeministrit. Ai shton se komisioni do tė mblidhet pikėrisht pėr tė diskutuar propozimet qė ka pėrgatitur grupi i ekspertėve tė partive nė bashkėpunim me ekspertėt e OSBE-sė. “S’ka thėnė ndonjė gjė tė re Elmaz Sherifi, ka bėrė rolin e mikrofonit tė kryeministrit Nano. Ne pėrkrahim njėrin prej dy varianteve qė ka propozuar grupi i ekspertėve. Komisionin do ta mbledhim nė shtator pėr tė filluar punėn. Por duket qė s’kanė pėr ta miratuar variantin pėr tė balancuar KQZ-nė” tha Gjana. Ndėrkaq varianti i parė, i propozuar nga ekspertėt dhe i mbėshtetur nga demokratėt, kėrkon ndryshime nė nenin 154 tė Kushtetutės, me qėllim ndryshimin e numrit tė anėtarėve tė KQZ-sė nga shtatė anėtarė nė gjashtė dhe reduktimin e numrit tė organeve emėruese, vetėm nga Kuvendi dhe Presidenti. Ndėrsa nė variantin e dytė, parashikohet balancim i anėtarėsisė sė KQZ-sė, pa ndryshime nė Kushtetutė dhe ruan tė njėjtin numėr anėtarėsh, duke lėnė hapėsirė qė mandatet e anėtarėve aktualė tė pėrfundojnė para zgjedhjeve tė vitit 2005. Dy ditė mė parė propozimet e grupit tė ekspertėve iu dorėzuan bashkėkryetarėve tė komisionit pėr reformėn zgjedhore, Gjana dhe Sherifi.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    Bashkėkryetari i Komisionit pėr Reformėn Zgjedhore thotė se PD do tė heqė dorė nga protestat nė kėmbim tė KQZ-sė

    Gjana: Balancim tė KQZ-sė ose ngrin Bipartizani


    A.Rama

    TIRANĖ – Qėndrimi i kundėrt i palėve e ka futur nė njė rrugė pa krye reformėn zgjedhore tė ndėrmarrė nga parlamenti pėr pėrmirėsimin e disa pikave tė debatueshme nė Kodin Zgjedhor. Demokratėt paralajmėruan dje, nėpėrmjet bashkryetarit tė tyre nė Komisionin Parlamentar Bipartizan, Jemin Gjana, se ata nuk do tė marrin pjesė nė vazhdimin e punės sė komisionit, nė rast se socialistėt nuk do tė pranojnė njė prej varianteve tė hartuar nga grupi i ekspertėve tė OSBE-sė, pėr balancimin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Gjana, tha se vetėm nėse do tė shfaqet nė ditėt e para tė shtatorit njė vullnet i kundėrt nga ai qė ėshtė deklaruar publikisht nga pėrfaqėsuesit e PS-sė, Selia Blu do tė heqė dorė edhe nga protestat e paralajmėruara sė fundi nėpėrmjet liderit tė saj, Sali Berisha. “Nė rast se nė ditėt e para tė shtatorit, PS do tė heqė dorė nga deklarimi i saj i pėrsėritur se ėshtė kundėr balancimit tė KQZ-sė dhe do tė jetė dakord bazuar nė kėto variante dhe nė raportin qė grupi i ekspertėve i ka paraqitur komisionit pėr balancim, atėherė ēėshtja gjen zgjidhje dhe ne mund tė ecim mė tutje”, - tha Gjana. Ai sqaroi se asnjė nga dy variantet e propozuara nga ekspertėt e OSBE-sė, nuk tė ēojnė nė bllokim tė vendimmarrjes, sepse njė gjė e tillė zgjidhet nėpėrmjet Kolegjit Zgjedhor. “Nuk ēon nė bllokimin e vendimmarrjes, sepse vendimmarrja do tė jetė katėr me dy. Nėse ēėshtja nuk gjen zgjidhje pėrfundimisht nė njė vendim tė KQZ-sė, ne kemi njė Kolegj Zgjedhor, pranė Gjykatės sė Apelit dhe aty merret vendimi pėrfundimtar”, - vijoi Gjana. Por, nga ana tjetėr, socialistėt nuk kanė ndėrmend tė tėrhiqen nga qėndrimi i mbajtur deri tani, pavarėsisht nga presioni i hapur i opozitės. Bashkryetari tjetėr i Komisionit Dypalėsh pėr Reformėn Zgjedhore, Elmaz Sherifi, ripėrsėriti dje se nuk do tė pranohej asnjė nga variantet e ekspertėve pėr balancimin e KQZ-sė. “Ne do tė respektojmė rekomandimet e OSBE-ODHIR-it dhe ekspertėve qė kanė pėrpiluar kėto rekomandime dhe jo tė faktorėve tė tjerė qė dėshirojnė t’i interpretojnė nė mėnyrėn e tyre”, - tha Sherifi.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Kryeministri letėr ambasadorit tė ODHIR pėr tė dėrguar ekspertė pėr reformėn zgjedhore

    Nano: ODHIR-OSBE tė japin formulėn pėr KQZ


    A.Rama

    “Mazhoranca do tė pranojė pa asnjė rezervė pėrfundimet dhe sugjerimet e misionit verifikues” TIRANE- Nė njė kohė kur debati mes mazhorancės dhe opozitės pėr reformėn zgjedhore ėshtė ashpėrsuar, kryeministri Fatos Nano kėrkon zyrtarisht qė njė mision i OSBE/ODHIR-it tė vijė nė Shqipėri pėr tė verifikuar zbatimin e rekomandimeve tė hartuara nga kėto organizma nė raportet e tyre pėr proceset e fundit zgjedhore. Nėpėrmjet njė letre dėrguar drejtorit tė ODHIR-it, Kristian Strohal, kryeministri ka kėrkuar qė misioni tė vijė nė Shqipėri pėr tė mbledhur fakte dhe pėr tė parė nga afėr se nė ēfarė faze ndodhet zbatimi i rekomandimeve tė pėrcaktuara prej tyre. Sipas zėdhėnėsit Aldrin Dalipi, Nano e ka vėnė theksin qė ky mision i posaēėm duhet tė monotorojė nė mėnyrė tė veēantė zbatimin e rekomandimeve qė lidhen me problemet e administrimit tė zgjedhjeve dhe tė listave zgjedhore. Ai ka kėrkuar qėndrim tė vazhdueshėm me qėllim zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare nė pėrputhje me standartet e njohura ndėrkombėtare. Nano ka konfirmuar angazhimin e tij si kryetar i mazhorancės dhe qeverisė pėr pėrmbushjen e kėrkesave kryesore tė OSBE/ODHIR-it, duke respektuar autoritetin e tyre si organizma tė specializuara pėr problemet zgjedhore. “Kryeministri i ka kėrkuar gjithashtu qė ky mision, nė pėrfundim tė punės sė vet tė japė vlerėsime dhe sugjerime pėr tė gjithė faktorėt shqiptar, duke dhėnė konkluzione perkatese, duke percaktuar gjithashtu prioritetet dhe radhėn nė kėto ceshtje prioritare, pra duke kontribuar me zgjidhje dhe afate konkrete. Kreu i qeverisė i ka kėrkuar Ambasadorit Strohal angazhimin e ekspertėve tė OSBE/ODIHR nė mėnyrė permanente, pėr tė gjitha cėshtjet sensitive, nė vecanti ato qė lidhen me administrimin e zgjedhjeve siē janė Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe listat zgjedhore” tha dje Dalipi. Nano ka theksuar mė tej se si mazhoranca, ashtu edhe qeveria do tė pranojnė pa asnjė rezervė pėrfundimet dhe sugjerimet e misionit verifikues dhe faktmbledhės dhe do tė tregojnė vullnet tė plotė pėr tė pėrmbushur rekomandimet dhe sugjerimet pėr ēdo ēeshtje, qoftė edhe pėr ato pėr tė cilat mundet tė ketė qėndrim apo vlerėsim tė ndryshėm. Ai ka pohuar nė qėndrimin e tij se pėr ekzekutivin shqiptar standarti i realizimit tė ketyre zgjedhjeve ne perputhje te plotė me ato nderkombetare eshte me i rendesishem per Shqiperine se sa rezultati i tyre. Kėrkesa e Nanos, vjen nė njė kohė kur grupi i ekspertėve tė OSBE-sė dhe tė dy partive kryesore politike kanė pėrfundimtare hartimin e paketės sė propozimeve kryesore pėr komisionin parlamentar bipartizan. Dy variantet kryesore qė lidhen me pėrbėrjen e KQZ-sė, propozojnė qė ndėrtimi i saj tė jetė i balancuar, ku njėriprej tyre parashikon ndryshimin e Kushtetutės.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    Komisioni Elektoral nė PS vendos qė tė zbatojė vetėm sugjerimet e ODIHR -OSBE.

    PS: Formula e KQZ-sė nuk ndryshon

    Bufi: Nuk jemi pėr prekjen e Kushtetutės pėr KQZ-nė dhe rritjen e pragut elektoral

    A.Rama

    TIRANE- Partia Socialiste nuk do tė pranojė asnjė amendim pėr riformulimin e balancimin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve duke prekur Kushtetutėn. Komisioni Elektoral, i selisė rozė, vendosi dje gjatė njė mbledhjeje qė tė gjitha ndėrhyrjet qė do tė realizohen nė Kodin Elektoral nė kuadėr tė reformės zgjedhore, tė jenė nė pėrputhje tė plotė me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Kryetari i kėtij komisioni Ylli Bufi, njėkohėsisht anėtar i komisionit parlamentar bipartizan, tha se PS ėshtė pėr njė zgjidhje tė tillė qė tė respektojė plotėsisht Kushtetutėn e vendit. Sipas tij, PS ėshtė pėr funksionimin e njė KQZ-je tė pavarur nga subjektet politike, profesionale qė do tė respektojė vendimet e institucioneve kushtetuese. Ai pohoi se pavarėsisht nga qėndrimi i mbajtur nga Partia Demokratike pėr kėtė ēėshtje, socialistėt do tė pranojnė ato amendime qė do tė kenė edhe mbėshtetjen e ekspertėve tė OSBE-sė. “Amendimet qė do tė pėrputhen me rekomandimet e OSBE-sė do tė pėrbėjnė bazėn e formulimeve tė reja qė do t’i bashkangjiten Kodit Elektoral. Ne jemi pėr ekzistencėn e njė institucioni zgjedhor profesional dhe tė paanshėm”, -tha Bufi. Qėndrimi i prerė i deklaruar dje nga selia rozė ka vėnė nė pikėpyetje serioze vazhdimin e punės nga komisioni dypalėsh pėr reformėn zgjedhore, pasi pėrfaqėsuesit e PD-sė kanė konfirmuar disa kohė mė parė se nuk do tė marrin pjesė nė komision nė rast se nuk pranohet njė prej varianteve tė hartuar nga ekspertėt e OSBE-sė, sipas tė cilėve kėrkohet qė pėrbėrja e KQZ-sė tė jetė e balancuar. Pėr kėtė ngėrē Bufi, tha se tashmė nuk ishte koha e vendosjes sė parakushteve, por i zbatimit tė rekomandimeve tė OSBE-sė me qėllim realizimin nė kohė tė reformės zgjedhore. Sipas tij, duket qartė se PD i bėn njė interpretim tė ndryshėm rekomandimeve tė OSBE/ODIHR-it pėr procesin zgjedhor, nga ai qė u bėn PS. Ai tha se komisioni vendosi tė mbėshtesė kryeministrin nė kėrkesėn e tij drejtuar ODIHR pėr sugjerime nė lidhje me KQZ-nė.

    Listat e zgjedhėsve

    Ndėrkaq vendimi tjetėr i marrė dje nė komisionin elektoral tė PS-sė, lidhet me ēėshtjen mė delikate tė procesit zgjedhor, hartimin e listave tė sakta tė votuesve. Ylli Bufi pohoi dje se PS do tė mbėshtesė amendimet nė Kodin Zgjedhor, pėr t’u dhėnė mė shumė kompetenca organeve tė pushtetit vendor nė hartimin e listave tė plota. “Rritja e kompetencave tė organeve tė pushtetit lokal pėr hartimin e listave, duke u bazuar nė regjistrat e gjendjes civile, nė tė dhėnat qė disponon KQZ-ja dhe nė hartat elektorale”, -tha Bufi. Ai pėrjashtoi ēdo mundėsi qė komisioni bipartizan tė pėrfshijė nė axhendėn e punės ēėshtjen e ndryshimit tė pragut elektoral. Sipas Bufit, jo se kjo nuk ishte njė ēėshtje e diskutueshme, por nuk ishte koha e pėrshtatshme tani, pėr tė zyrtarizuar rritjen e pragut elektoral.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    PS shprehet dakord vetėm me njė variant tė ndryshimit tė KQZ-sė i cili bėn rikompozimin pas 2005

    Bllokohet reforma, PS: S’kemi mandat pėr tė ndryshuar KQZ


    Nevila Perndoj

    TIRANE- Prishet marrėveshja PS-PD pėr ndryshimin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Maxhoranca kėrkon tė shkojė nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare me pėrbėrjen aktuale tė KQZ-sė, ndėrsa demokratėt kėrkojnė tė kundėrtėn. Dje, pas tre orė debatesh jo tė frytshme mes anėtarėve tė komisionit pėr reformėn zgjedhore, socialistėt e kanė thėnė troē qėndrimin e tyre se, ata nuk kanė mandatin pėr tė ndryshuar Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve pėr vitin 2005. Pas kėmbėnguljes sė bashkėkryetarit demokrat Jemin Gjana se cili ishte qėndrimi i socialistėve pėr pėrbėrjen aktuale tė KQZ-sė, bashkėkryetari socialist, Elmaz Sherifi, pasi i kishte devijuar disa herė pėrgjigjes, i ėshtė drejtuar Gjanės duke thėnė se, “hiqeni nga fjalori se do tė ndryshojmė KQZ. Ne nuk kemi mandate pėr tė ndryshuar KQZ-nė. Ne kemi mandat qė tė bėjmė njė Kod Zgjedhor tė standardeve ndėrkombėtare”. Kaq ka mjaftuar qė mbledhja e djeshme tė mbyllet, duke lėnė evazive edhe pjesėmarrjen e anėtarėve tė opozitės nė kėtė komision, ditėn e nesėrme nė mesditė.

    Propozimi

    Ndryshe nga dy ditė mė parė, dje anėtarėt socialistė nė komisionin pėr reformėn zgjedhore u shprehėn se janė gati tė diskutojnė pėr njė prej varianteve, qė ishte paraqitur nė dy mbledhjet e para tė Prezencės sė OSBE-sė, por qė mė pas u hodh poshtė nga teknicienėt e OSBE-sė, me arsyen se njė variant i tillė nuk do tė zgjidhte balancimin e KQZ-sė para zgjedhjeve tė vitit 2005. Varianti nė fjalė pėrfshin ndryshime nė nenin 22 tė Kodit Zgjedhor pa mbarimin e anėtarėsisė aktuale tė KQZ-sė. Propozimi i socialistėve ėshtė kundėrshtuar menjėherė nga anėtari demokrat Sokol Olldashi. “Ju doni qė tė ruani KQZ ashtu siē ėshtė pėr zgjedhjet qė vijnė. Unė po ju sqaroj se numri 3 nuk ėshtė variant. Ėshtė thjesht njė propozim i ekspertit socialist, Sokol Hazizi. Nė materialin qė ne kemi, flitet pėr variantin 1 dhe variantin 2. Pra mos paraqisni si variant propozimet individuale tė njėrit prej ekspertėve. Nėse ju doni qė ta mbani KQZ me kėtė formulė dhe doni qė ta rregulloni mė pas pėr vitin 2011, atėherė mblidhemi nė vitin 2008 ose nė vitin 2009”,- tha dje Olldashi, i cili ishte dakord pėr variantin e dytė tė OSBE-sė, qė lidhet me mbarimin e parakohshėm tė anėtarėsisė aktuale tė KQZ-sė pėrmes njė dispozite kalimtare. Socialistėt paraqiten gjithashtu dje edhe formulėn qė ata kėrkojnė pėr zgjedhjen e anėtarėve tė KQZ-sė. Sipas bashkėkryetarit socialist nė komisionin zgjedhor, Elmaz Sherifi, dy anėtarė tė KQZ-sė i zgjedh Kuvendi me propozime nga tė gjitha forcat politike, dy anėtarė nga presidenti duke mos pėrjashtuar edhe propozimet, qė vijnė nga shoqėria civile, ndėrsa Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė duhet tė zgjedhė 3 anėtarė, qė vijnė si propozime nga Konferenca Gjyqėsore. Formula nė fjalė ėshtė kundėrshtuar nga bashkėkryetari demokrat Jemin Gjana, i cili ishte i mendimit se KLD duhet tė zgjedhė anėtarėt me propozime nga dy grupet kryesore parlamentare. “Ne nuk mund ta pranojmė sepse e vėrteta ėshtė qė konferenca gjyqėsore nga viti 2000 dhe sot ka vėrtetuar se ka sjellė nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve individėt mė tė politizuar. Nėse i ka prishur mė sė shumti balancat, i ka prishur KLD, pėrmes konferencės gjyqėsore. Ndaj dhe kėto lloj propozimesh nuk shkojnė. Nėse ju do t’i riktheheni konferencės gjyqėsore, ju e keni kot sepse ju nuk do tė keni mbėshtetjen tonė”,- tha dje Gjana.

    Varianti i pranuar nga socialistėt:

    Ndryshime nė nenin 22 ekzistues pa mbarimin e anėtarėsisė aktuale tė KQZ-sė:
    Ky variant parashikon zgjidhje tė pjesshme tė nenit 22 tė Kodit Zgjedhor me qėllim ndreqjen e mangėsive tė nxjerra nė pah nga ODIHR-i dhe Komisioni i Venecias, tė renditura mė poshtė:
    Problemet kushtetuese nė emėrimin e anėtarėve tė KQZ-sė
    Dominimi i theksuar PS-PD nė komision
    Vendimmarrja me shumicė tė cilėsuar
    Mungesa e dispozitave kalimtare pėr tė rregulluar emėrimin e anėtarėve tė rinj
    Nė praktikė, pėrtėritja e anėtarėsisė nuk do tė ndikojė nė zgjedhjet e vitit 2005
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    Prezenca e OSBE-sė nė Tiranė i jep fund lėkundjeve tė socialistėve se rekomandimet nuk kėrkonin balancim

    OSBE: Tė balancohet KQZ-ja

    “Nxisim partitė politike pėr balancimin e pėrbėrjes sė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve”

    N.Perndoj

    TIRANE- Prezenca e OSBE-sė nė Tiranė i ka dhėnė fund interpretimeve tė ndryshme, qė janė dhėnė nga forcat politike lidhur me termin “balancim” tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Pėrmes njė njoftimi pėr shtyp, e cila nė thelb pėrshėndet deklaratėn e dy ditėve mė parė tė Bashkimit Europian, Prezenca e OSBE sqaroi dje nėse rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias i Kėshillit tė Europės synojnė balancimin e KQZ-sė dhe pėrmirėsimin e listave tė zgjedhėsve. “Pėrsa i takon reformės zgjedhore, Prezenca nxit tė gjitha partitė politike tė pėrdorin kėtė mundėsi pėr tė shtuar pėrpjekjet e tyre pėr arritjen e njė zgjidhjeje tė pėrshtatshme e jetėgjatė pėr ēėshtjet e identifikuara nga OSBE/ODIHR-i dhe nga Komisioni i Venecias i Kėshillit tė Evropės, veēanėrisht pėr balancimin e pėrbėrjes sė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve dhe pėrmirėsimin e listave tė zgjedhėsve”, - thuhet nė njoftimin pėr shtyp tė OSBE-sė. Deklarata e Prezencės sė OSBE-sė, nė Tiranė, lidhur me KQZ, duket se i ėshtė drejtuar posaēėrisht anėtarėve socialistė nė komisionin pėr reformėn zgjedhore. Dy ditė mė parė, nė mbledhjen e komisionit parlamentar pėr reformėn zgjedhore, bashkėkryetari socialist Elmaz Sherifi deklaroi se nė asnjė prej pikave tė rekomandimeve tė OSBE/ODIHR dhe Komisionit tė Venecias nuk thuhej shprehimisht se kėrkohej balancimi i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Ndėrsa anėtari socialist, Ylli Bufi u shpreh se, njė prej varianteve tė pėrgatitura nga grupi teknik i ekspertėve tė OSBE-sė pėr balancimin e KQZ-sė, nė thelb synonte barazpeshimin politik tė kėtij komisioni. Por pavarėsisht pretendimeve nga ana e pėrfaqėsuesve tė maxhorancės, lidhur me punėn e ekspertėve tė OSBE-sė, nė njoftimin e djeshėm pėr shtyp, Prezenca e OSBE-sė sqaron se ajo ėshtė e pėrkushtuar tė vazhdojė tė ofrojė ndihmėn e saj nė procesin e reformės zgjedhore, si dhe nė aspekte tė tjera tė reformės nė fushėn e shtetit ligjor, tė drejtave tė njeriut dhe ndėrtimit tė institucioneve, tė cilat, sipas OSBE-sė, janė tė nevojshme pėr afrimin e Shqipėrisė nė strukturat euroatlantike. Domosdoshmėrinė pėr afrimin e Shqipėrisė nė strukturat euroatlantike, pėrmes zbatimit korrekt tė reformės zgjedhore, e pėrmendi dy ditė mė parė edhe Presidenca holandeze nė emėr tė Bashkimit Europian. Prej kohesh komuniteti ndėrkombėtar, pėrmes organizatave, qė punojnė nė Tiranė, ka kėrkuar njė reformė zgjedhore tė plotė nė mėnyrė, qė zgjedhjet e ardhshme tė jenė tė lira dhe tė rregullta. Pjesė e kėtij angazhimi janė edhe rekomandimet, qė pak kohė mė parė OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias i Kėshillit tė Europės dėrguan pėr forcat politike shqiptare, lidhur me zgjidhjen e mjaft problemeve, qė u evidentuan zgjedhjet e kaluara dhe, qė kryesisht pėrfshijnė KQZ, listat e zgjedhėsve, pjesėmarrjen e votuesve etj.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Rd shkruan:

    ----

    Celibashi: Idiotizėm varianti i OSBE pėr KQZ


    Ish-zėvendėsministri i Brendshėm i Partisė Socialiste merr tre vota pėr Kryetar tė KQZ


    Ish-zėvendėsministri i Brendshėm socialist, qė dje deklaroi se do tė jetė sėrish Kryetar i KQZ i konsideroi si variante idiotė, variantet e propozuara nga ekspertėt e OSBE pėr balancimin e KQZ "Pasi jam njohur me njėrin nga variantet pėr tė ashtuquajturin balancim tė KQZ-sė, variant qė presupozon tė ndėrpritet mandati i anėtarėve tė KQZ-sė, kam arritur nė pėrfundimin se ky do tė ishte idiotizmi mė i madh nėse do tė ndodhte", deklaroi Celibashi. Celibashi nuk e ka pėrjashtuar mundėsinė e dorėheqjes sė tij nga kreu i KQZ-sė, gjė qė sipas tij do tė ndodhė nėse do tė shohė qė ky institucion nuk do tė jetė nė gjendje tė garantojė njė proces tė rregullt zgjedhur.

    Dy pėrfaqėsuesit e opozitės nė KQZ, Klement Zguri dhe Dodė Prenga, kanė braktisur votimin, pasi propozimi i tyre pėr zgjedhjen e kreut tė kėtij institucioni pas pėrfundimit tė reformės zgjedhore u hodh poshtė nga pesėshja socialiste e komisionit.

    Zguri dhe Prenga bėnė thirrje qė tė ndėrpritej procesi i zgjedhjes sė kryetarit tė KQZ-sė, nė njė kohė kur Komisioni i posaēėm parlamentar po punon pėr ndryshimin e formulimit ligjor pėr pėrbėrjen e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve.

    Klement Zguri, qė e mori i pari fjalėn para se tė niste procesi fars i votimit pėr kreun e KQZ-sė, argumentoi se nuk duhet tė ndėrmerrej ky hap, deri nė pėrfundim tė procesit tė reformės zgjedhore qė ka ndėrmarrė legjislativi. Sipas tij, mbėshtetur nė nenin 27 tė Kodit aktual Zgjedhor, drejtimi i mbledhjeve tė KQZ-sė deri nė pėrfundim tė reformės zgjedhore i takon anėtarit mė tė vjetėr tė kėtij komisioni.

    "Praktika ka treguar se ne nuk mund tė zgjedhim realisht njė drejtues nė kėtė situatė", deklaroi anėtari i KQZ-sė, Dodė Prenga. Sipas tij, ėshtė pikėrisht kjo arsyeja pse ky institucion akuzohet pėr keqmenaxhim tė proceseve zgjedhore.

    Megjithė argumentet bindėse tė pėrfaqėsuesve tė opozitės, tė cilėt mė pas u larguan nga mbledhja e djeshme e KQZ-sė, pesėshja socialiste, nėn drejtimin formal tė mė tė vjetrit, Tomorr Malaj, dhe e dirigjuar nga dikush tjetėr, kreu dy votime radhazi, ku nė tė parin Celibashi mori katėr vota, ndėrsa nė tė dytin mezi mori mbėshtetjen e tre anėtarėve. Gjithsesi, ai ėshtė vetėshpallur sėrish kryetar i KQZ-sė, duke atakuar tentativat e ekspertėve tė OSBE pėr balancimin e institucionit qendror tė administrimit tė zgjedhjeve.

    "Unė nuk shoh ndonjė arsye qė tė tėrhiqem nga ushtrimi i kėsaj detyre. Unė do tė tėrhiqem nė rast se do tė shikoj se kėtu nuk ka vullnet tė vėrtetė pėr tė bėrė zgjedhje. Atėherė unė s'kam pse rri drejtues i njė institucioni qė ka ēelėsat e kashtės nė duar", deklaroi Celibashi. Riemėrimi i tij nė krye tė KQZ vjen pas kritikave tė ndėrkombėtarėve pėr parregullsi tė theksuara nė zgjedhjet e kaluara. Nė njė deklaratė tė para tre ditėve tė Bashkimit Europian theksohet edhe njėherė se zgjedhjet e ardhshme parlamentare janė shansi i fundit pėr integrimin euroatlantik tė Shqipėrisė.

    H.RAMA


    ----------







    Sipas ketij shkrimi del se KQZ ka nje 5-sshe socialiste e perball saje nje 2-she demokrate..

    Pra si do qofshin realitetet kjo 5-she vendos e vulos pa p-jerdhur per cka grin sallat 2-shja demokrate..

    Kjo do te thote se me kte tip KQZ ka 8 vjet qe hyn ne votime Populli Shqiptar.

    E natyrisht kjo lloj KQZ -je pjell parlament Socialist ku opozita perseri ka celsa kashte ne dore..
    Pra me kte KQZ Saliut i mbetet vec te grije sallat e Nano te bej cte doje..

    Tek filmi vizatimor humoristik Familja Simpson tregon ne cdo seri gruan e Homerit qe drejton makinen ..e ne krah te saje rri e lidhur bebja e cila dhe ajo ka nje timon loder qe e luan..

    Makinen pra e luan gruaja Homerit me timonin e vertete e bebi vec luan ne te thate nje timon plastik..

    Keshtu si Beben me timon plastik e ka lene kte Popull ky Sistem zgjedhor me 5 krokodile te llojit Celibash-Subash e flitet pastaj per Shpresa per demokraci..

    Pra mbas 50 vjetesh parlament me haxho lesha e Aranita e Rita Marko e xhelate kxhebi-iste ..perseri dhe sot i njejti parlament por me bisha me te egra e me te rrafinuara..

    Burreria e do qe Saliu ti thote Popullit..

    JEMI KOT.. Jemi te c'armatosur.. Skemi asnje mjet te ndryshojme situaten..
    Jam nje cop m-ut vllazen.. Me lejon Nano vec si garniture te dukem si opozite se kurgja skemi ne dore.. Shkurt jemi ne 1945-sen perseri..ose 1955-sen.. kur Enver Hoxha Shehu Kapo vendosnin se ke do vrasin..ke do rrjepin ke do helmojne e sesi do ja shtrengojne rripin pis-miletit..e nuk donin tja dinin per asnji parim njerzor apo penges nga jasht..

    E vetmja gje qe Saliu i mbetet te beje eshte ..te pakten te mos ja ligjeroje Nanos Pushtetin..
    e kjo do te thote Braktisje e Parlamentit..
    Aq do Nano..
    Ja o Bote..jemi pluralista..ja kemi parlament..kemi opozite bile u japim dhe shanc te kryesojne komisione kontrolli.. hmm e te me shajne mua sa her duan.. ndonse u kushton sa frengu pulen cdo llaf..etj.
    Ja kte rol luan PD..
    Dhe Enveri bente kshu filmash..
    Gjithmone ne presidium te Parlament-Kuvendit vendoste ca malok me qeleshe..ca mjelse me kostiume kombetare te dropull-myzeqese e ndonji hoxh a prift....ja pra te tera shtresat i kemi te perfaqsuara..
    Dhe Nano kte ben..
    Ja zogistet..ja demot..ja Ballistet..Te tere ketu jane..
    E Te tere ne fakt jan Selim Myrto..me celsa kashte e me celulara ku marrin udhezime nga Shefi i sigurimit..Ruco Malo Nanua..
    Cdo dit ne Parlament nga PD-ja eshte Fitore e zgjatje sundimi e Ps-se..

    O ka gomarllek ketu o ka nje tradheti te programuar..

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Unė mendoj se Komisioni Zgjedhor duhet tė pėrbėhet nga intelektual tė pavarur tė paangazhuar ndonjėherė nė politikė, pa interesa nė partitė politike dhe qė kanė histori tė mjaftueshme besimi tek shumica e popullsisė pėr tė kryer detyrėn e tyre me sukses dhe paanshmėri.
    Ata mund tė zgjidhen edhe me konkurs pune tė organizuar nga ndonjė shoqatė joqeveritare apo edhe nga vet OSBE.
    Nėse kjo ėshtė e pamundur (gjė qė nuk besoj se ėshtė e pamundur), atėherė duhet qė opozita ta udhėheq Komisionin Zgjedhor sepse kėshtu pozita edhe pushtetin e edhe Komisionin Zgjedhor dmth. ka tė gjitha mjetet pėr tė vjedhur votat. Edhe pse prapė po them ideja e parė ėshtė mė e mira dhe ėshtė plotėsisht e realizueshme.
    Ėshtė turp pėr politikanėt tanė nėse edhe kėtė herė kemi probleme me vjedhjen e votave, prandaj duhet qė kėtė herė ato tė organizohen e mbahen sa mė mirė e sa mė suksesshėm qė ėshtė e mundur dhe rezultatet tė jenė tė pranueshme pastaj e tė mos ketė kontestime nga humbėsit e ankesa nga tė huajt.

    Mjaft mė probleme me zgjedhjet!! Ku ėshtė organizata Mjaft? haha
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    Ilirjan Celibashi rizgjidhet kryetar deri nė fillim tė 2006 -ės. Pandeli Varfi votohet nga 2 anėtarė

    Celibashi zgjidhet kryetar me 3 vota

    Anėtarėt e propozuar nga opozita braktisin mbledhjen. Zguri: KQZ i bėri sfidė realitetit

    Nevila Perndoj

    TIRANE- Ka fituar sėrish njė mandat deri nė fillim tė 2006-ės pėr tė drejtuar KQZ, por ėshtė kryetari mė pak i votuar nė gjithė historinė e kryetarėve tė institucionit mė tė lartė zgjedhor. Ilirjan Celibashi ėshtė rizgjedhur dje me votim tė fshehtė si kryetar i KQZ-sė, vetėm me tre vota, nga 7 anėtarė, qė ka komisioni. Pas largimit tė dy anėtarėve tė opozitės, Dodė Prenga dhe Klement Zguri nga procesi i votimit, Celibashi ka mundur tė marrė vetėm njė votė me tepėr ndaj rivalit tė tij pėr kryetar, anėtarit Pandeli Varfi, edhe pse ky i fundit, para votimit tė dytė, kėrkoi qė tė mos e votonin. Kryetari i KQZ-sė, Ilirjan Celibashi u rizgjodh dje pas votimit tė dytė, qė u zhvillua mes pesė anėtarėve tė komisionit. Kjo sepse gjatė votimit tė parė, ai arriti tė marrė vetėm katėr vota, ndėrsa njė votė kaloi nė favor tė anėtarit Pandeli Varfi. Nė bazė tė nenit 27 tė Kodit Zgjedhor, nė rast se gjatė votimit tė parė, kandidati pėr kryetar nuk merr pesė vota, atėherė ai i nėnshtrohet njė votimi tė dytė dhe, zgjidhet kryetar jo mė me shumicėn e cilėsuar, por mė shumicė tė thjeshtė. Para votimit tė dytė, anėtari dhe kandidati pėr postin e kryetarit, Pandeli Varfi deklaroi dorėheqjen nga gara pa dhėnė asnjė arsye konkrete, ndėrsa Celibashi u votua pėr herė tė dytė. Por votimi i dytė solli surpriza. Ai pėrfundoi dy vota pėr Varfin dhe tre vota pėr Celibashin, duke bėrė qė ky i fundit tė zgjidhej vetėm nė sajė tė njė kriteri tė parashikuar nė Kodin Zgjedhor, nė bazė tė sė cilit, gjatė votimit tė dytė, kryetar zgjidhet ai qė ka marrė mė shumė vota.
    Zguri
    Ndėrsa dy anėtarėt, Dodė Prenga dhe Klement Zguri nuk kanė pranuar tė marrin pjesė gjatė procesit tė votimit. Para fillimit tė votimit, Zguri ka parashtruar edhe arsyet e mospjesėmarrjes nė kėtė votim. Zguri ka propozuar shtyrjen e procesit tė votimit, pėr tre arsye. “Arseyja e parė ėshtė ligjore mbasi ka njė konflikt mes kryetarit dhe nėnkryetarit tė KQZ-sė qė sipas Kodit Zgjedhor i pėrkasin pėrkatėsisht spektrave tė kundėrt tė politikės dhe nė kėtė kuptim ėshtė shkelur Kodi Zgjedhor dhe saktėsisht neni 22 i tij. Arsyeja e dytė ka tė bėjė me njė realitet ku zyra e kryetarit dhe anėtarėt e komisionit tė propozuar nga opozita janė nė njė pozicion ekstrem pėr shkak tė qėndrimit bllokues qė mban drejtuesi i komisionit karshi anėtarėve tė propozuar nga opozita dhe ky fakt ėshtė i ndihmuar nga anėtarėt e tjerė qė me veprimet apo mosveprimet e tyre kanė bėrė tė mundur kėtė situatė pėr diferencimin e anėtarėve”.
    “E treta ka tė bėjė, vijoi Zguri pak ēaste para largimit,- me sugjerimet qė vijnė nga faktori i jashtėm dhe i brendshėm. Qė nga Bashkimi Evropian, OSBE e SHBA i kanė rekomnduar Parlamentit shqiptar qė tė mbajė njė qėndrim me qėllim arritjen e e standardeve ndėrkombėtare tė zgjedhjeve, e konkretizuar kjo me komisionin pėr reformėn zgjedhore, pasi ka humbur besimi i zgjedhėsve tek vota e lirė. Tė gjitha kėto mė bėjnė qė tė mendoj se me objektin e mbledhjes, KQZ i bėri njė sfidė realitetit. Pėr ne ėshtė shumė e rėndėsishme pėrfundimi i reformės dhe pas saj KQZ e ka rrugėn e hapur tė pėrmbushė detyrimet ligjore pėrfshi zgjedhjen e titullarėve. Deri nė kėtė moment kompetencat mund t’i merrte mbledhja e KQZ-sė dhe drejtimi tė bėhej nga anėtari mė i vjetėr nė moshė. Kjo ka ndodhur kur kryetari i KQZ-sė ka qenė i impenjuar me vizita jashtė vendit apo me pushime dhe mungesa e tij nuk ka shkaktuar problem madhor nė KQZ”. Ndėrsa pas votimit ai u shpreh se logjika jonė ėshtė mė e mirė se dalja e njė kryeari me tre vota.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    Shefi i deputetėve tė PS kėrkon ekspertė tė huaj pėr tė hartuar variantet pėr rikompozimin e KQZ

    Ruēi: Ekspertėt e OSBE-sė janė tė paaftė

    “S’janė tė zotė tė bėjnė implementimin e rekomandimeve tė OSBE-ODIHR-it dhe varianteve qė kanė paraqitur”

    Darina Tanushi

    TIRANĖ – Puna e komisionit dypalėsh pėr reformėn zgjedhore ka ndezur debate tė shumta, dje nė seancėn parlamentare. Kryetari i grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, Bamir Topi kėrkoi nga maxhoranca qė tė respektojė marrėveshjen PS-PD pėr reformėn zgjedhore. Sipas tij, pėrfaqėsuesit socialistė nė kėtė komision po bėhen pengesė nė ecurinė e punės sė tij, qė lidhet me pėrmbushjen e rekomandimeve tė OSBE/ODIHR pėr procesin e ardhshėm zgjedhor. Ndėrsa sekretari i pėrgjithshėm i PS-sė Gramoz Ruēi ka kritikuar ekspertėt e OSBE-sė, pėr paqartėsi nė propozimet qė kanė paraqitur pėr reformėn zgjedhore. Gjatė diskutimit nė Parlament, Ruēi u shpreh se “Partia Socialiste ka vullnet tė plotė pėr realizimin dhe pėrfundimin e reformės zgjedhore, pėr tė cilėn jemi angazhuar dy muaj mė parė. Por mesa shoh unė dhe kam ndjekur, problemi qėndron tek grupi i ekspertėve tė ngritur pranė OSBE-sė. Nė propozimet qė kanė paraqitur ka paqartėsi dhe ata kanė treguar deri mė sot se nuk janė tė zotė tė bėjnė implementimin e tyre, tė rekomandimeve tė OSBE-ODIHR-it dhe varianteve qė kanė paraqitur”. Kėshtu, shtoi ai, unė e shoh mė tė arsyeshme qė tė vijnė ekspertė tė huaj dhe tė japin alternativat e zgjidhjes, ose mė mirė mėnyrės sė duhur tė zbatimit tė rekomandimeve tė ndėrkombėtarėve pėr zgjedhjet. Ne kemi vullnet tė plotė pėr realizimin e reformės, deklaroi Ruēi. Ndėrkohė, nė njė konferencė pėr shtyp, nė selinė e PS-sė, Ruēi u shpreh se nuk e konsideron tė bllokuar dhe as tė dėshtuar punėn e komisionit bipartizan pėr reformėn zgjedhore. Ai do tė vazhdojė me negociata dhe diskutime punėn, tha Ruēi, i pyetur nga gazetarėt.
    Sekretari i pėrgjithshėm i PS-sė, ėshtė shprehur se PS-ja do tė vazhdojė tė japė kontributin e saj nė mbarėvajtjen e zbatimit tė rekomandimeve tė OSBE/ODIHR-it e tė Komisionit tė Venecias, lidhur me Kodin Zgjedhor dhe administratėn zgjedhore, pėrfshirė listėn zgjedhore dhe ēdo dimension tjetėr tė domosdoshėm pėr tė garantuar nė vitin 2005 njė proces tė pėrmirėsuar, tė drejtė, tė lirė, tė ndershėm dhe transparent. Nė fakt qysh nė fillim tė seancės nėnkryetari i PD-sė, Bamir Topi i kėrkoi kryetarit tė Kuvendit Servet Pėllumbi tė ndėrhyjė pėr ecurinė e punės nė komisionin bipartizan. “Kryetar i Kuvendit nė kėto raste ju duhet tė ndėrhyni pėr tė zhbllokuar punėn nė komision. Nuk mund tė vazhdohet me kėtė mėnyrė. Puna e komisionit ka ngecur tek balancimi i KQZ-sė. Gjithashtu ftoj dhe Ruēin, qė sė bashku nėnshkruam protokollin e zgjedhjeve tė ndėrhyjė pėr tė vijuar normalisht puna nė kėtė komision. Ne firmosėm sė bashku, kėshtu qė duhet tė gjejmė zgjidhje qė puna tė mos bllokohet”, -ėshtė shprehur Topi.
    Pėllumbi
    Nga ana e tij, kryetari i Kuvendit Pėllumbi deklaroi se lejimi i debatit pėr komisionin bipartizan nė Kuvend erdhi si domosdoshmėri nga bllokimi i kėtij tė fundit. Pėllumbi e ka quajtur kėtė njė problem shqetėsues. Mė pas e kanė marrė fjalėn edhe dy bashkėkryetarėt, Jemin Gjana dhe Elmaz Sherifi, tė cilėt kanė qėndruar nė idetė e tyre tė njė dite mė parė. Gjana tha se propozimet e ekspertėve janė mjaft tė qarta dhe variantet tre apo katėr nuk mund tė quhen fare variante, por propozime tė pamiratuara as nga vetė ekspertėt. Nė mbyllje tė debatit parlamentar, kryetari i Kuvendit, Servet Pėllumbi i tėrhoqi vėmendjen deputetėve qė tė reflektojnė mbi punėn e komisionit dhe tė gjejnė mirėkuptim pėr mbarėvajtjen e tij.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    Lipponen: PS e PD ranė dakord pėr balancimin e KQZ-sė

    Shekulli

    TIRANE- Ambasadori i OSBE-sė, Osmo Lipponen, pėrsėriti dje se, rekomandimet e OSBE/ODIHR konsistojnė pikėrisht nė balancimin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Nė deklarimin e tij tė shkurtėr pėr median, Lipponen theksoi se ēėshtja e KQZ-sė, ka qenė pjesė e marrėveshjes mes PD-sė dhe PS-sė dhe duhet zbatuar nga palėt. “Ka disa konceptime tė gabuara tė ēėshtjeve qė ne ngrejmė. Ka njė ligj mbi balancimin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, qė ėshtė nė fuqi, por qė nuk ėshtė zbatuar. Prandaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ėshtė ēėshtje kryesore, pėrveē asaj tė listave tė votuesve. Nė diskutimet paraprake, dy partitė kryesore politike pėrpara kėtij procesi kanė rėnė dakord, ndaj ėshtė nė dorėn e tyre nėse do t’i zbatojnė apo do tė vazhdojnė me kėto ligje qė kanė. Ky ėshtė njė proces shqiptar. Vullneti politik duhet tė ndėrtojė njė atmosferė pėrpara procesit zgjedhor, nė mėnyrė qė kushdo qė tė fitojė, tė pranohet si fitues”,- tha Lipponen
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  13. #13

    Gramoz Ruēi i vėrsulet OSBE

    Krerėt socialistė, tė vendosur pėr tė mos lejuar zbatimin e rekomandimeve tė ndėrkombėtarėve pėr balancimin e KQZ-sė


    Kriza qė ka pėrfshirė Komisionin e posaēėm parlamentar pėr Reformėn Zgjedhore, pėr shkak tė kėmbėnguljes sė pėrfaqėsuesve tė PS-sė pėr tė mos pranuar balancimin e KQZ-sė, u transferua dje nė Kuvend. Nga opozita ėshtė shprehur shqetėsimi pėr bllokimin qė PS po i bėn reformės zgjedhore, duke mos shfaqur vullnet politik pėr balancimin e KQZ-sė. Kryetari i Grupit parlamentar tė PD-sė, Bamir Topi, paralajmėroi nė ēelje tė seancės sė djeshme plenare tė Kuvendit rrezikun qė i kanoset procesit tė ardhshėm zgjedhor, pėr shkak tė qėndrimeve bllokuese tė pėrfaqėsuesve socialistė nė Komisionin "Bipartizan".

    "Ky komision po ndeshet me probleme madhore, ēka do tė thotė se po i afrohemi me shpejtėsi situatės zgjedhore tė vitit 2005, duke patur akoma probleme tė mėdha si me KQZ-nė, me listat dhe ē'ėshtė mė e keqja, me njė mungesė totale tė vullnetit politik pėr tė proceduar nė mėnyrė normale mbi ato ēfarė kemi deklaruar me vullnet tė plotė nė vijim, dhe tė vullneteve respektive tė subjekteve tona politike", deklaroi Topi. Mė pas, nėnkryetarja demokrate e Kuvendit, Jozefina Topalli, deklaroi se qėndrime tė tilla tė socialistėve janė dėshmi e vendosmėrisė sė tyre pėr tė manipuluar edhe zgjedhjet e ardhshme. Me tone kritike reagoi edhe deputeti demokrat Sokol Olldashi, anėtar i Komisionit tė posaēėm parlamentar pėr Reformėn Zgjedhore, i cili kėrkoi njė pozicionim mė tė qartė tė krerėve socialistė lidhur me reformėn zgjedhore. Ndėrkohė edhe krerėt e grupeve tė tjera parlamentare tė opozitės kėrkuan qė PS tė ndryshojė qėndrim dhe tė pranojė balancimin e pėrbėrjes sė KQZ-sė, duke marrė shkas edhe nga deklarata e fundit e OSBE-sė pėr kėtė ēėshtje.

    Megjithėse nė Komisionin pėr Reformėn Zgjedhore diskutimet pėr ndryshimin e KQZ-sė po bėhen mbi dy variante konkrete, kreu i Grupit parlamentar tė PS-sė, Gramoz Ruēi, nė seancėn e djeshme plenare tė Kuvendit bėri njė propozim, sipas tė cilit tė thirren ekspertė tė huaj pėr tė interpretuar rekomandimet e OSBE-ODIHR.

    "Me sa duket, ekspertėt qė ndodhen pranė pėrfaqėsisė sė OSBE-sė nė Tiranė nuk janė nė gjendje tė bėjnė implementimin e kėtyre rekomandimeve", u shpreh Gramoz Ruēi. Numri dy i PS, duke sulmuar Prezencėn e OSBE-sė nė Tiranė pėr paaftėsi, kėrkoi qė specialistė tė kualifikuar tė ODIHR-it dhe OSBE-sė tė vijnė nė vendin tonė dhe tė japin kontributin e tyre, se si ata i kuptojnė dhe i interpretojnė ato rekomandime qė kanė dhėnė vetė nė Raportin e OSBE-ODIHR-it. Si edhe herė tė tjera, kreu i parlamentarėve socialistė nuk nguroi tė mashtrojė Kuvendin me deklarata demagogjike se, "PS ka gjithė gatishmėrinė dhe vullnetin tonė politik qė pėrmirėsimet e Kodit Elektoral dhe pėrgatitja e gjithė infrastrukturės pėr zgjedhjet e vitit 2005 tė kalojė njė orė e mė shpėjt nė Parlamentin shqiptar".

    Megjithė debatet e zhvilluara nė sallėn e Kuvendit, nuk u arrit nė asnjė rezultat konkret dhe kryeparlamentari socialist Servet Pėllumbi deklaroi se nuk ka asnjė kompetencė pėr tė zgjidhur situatėn e krijuar nė Komisionin e posaēėm parlamentar pėr Reformėn Zgjedhore. Krerėt socialistė vazhdojnė tė mbajnė qėndrim bllokues edhe pas ultimatumit tė prerė qė vjen nga BE, SHBA dhe OSBE, pėr ndėrprerje tė negociatave nė procesin e integrimit, nėse Tirana zyrtare nuk pėrmbush rekomandimet e tyre.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Big Blue
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    east anglia
    Postime
    194
    O Gramoz o burr kolloz,
    t'eshte bere koka si kavanoz,
    beji zap nje her PD'se,
    pastaj futju OSBE'se.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    Topi: Ka progres por asgjė nuk ėshtė pėrfundimtare. Lipponen: Qartėsuam keqinterpretimet

    KQZ, hapet spiralja e kompromisit

    Lipponen, Ruēi e Topi vendosin qė ekspertėt dhe komisioni tė rifillojnė punėn pėr KQZ

    Shekulli

    TIRANE-Vetėm 10 para largimit nga Shqipėria ambasadori i OSBE-sė nė rolin e negociatorit u ul dje pėr dy orė mes Ruēit e Topit nė njė kolltuk jo shumė komod pėr tre persona nė njė nga ambientet e Parlamentit. I thirrur nė skenė pas bllokimit tė komisionit parlamentar pėr reformėn zgjedhore, qė PD e braktisi pas refuzimit tė socialistėve tė varianteve tė rikompozimit tė KQZ-sė, tė pėrgatitur nga ekspertėt, Lipponen i quajti progres tė mirė negociatat e mbrėmshme, por pa thėnė fjalėn e fundit se palėt kanė rėnė dakord dhe formula magjike e KQZ-sė ėshtė shpikur. Pėr tė arritur kėtė u vendos qė grupi i ekspertėve tė pėrbashkėt, i cili deri tani ka qenė i pėrēarė, tė rimblidhet pėr tė diskutuar sėrish mbi KQZ e re. Pėr shkak se bisedimet u lanė tė vazhdojnė edhe sot paradite, shumė i kujdesshėm ka qenė kreu i deputetėve demokratė, Bamir Topi. Ndėrsa pranoi se u shpreh vullnet i pėrbashkėt qė komisioni pėr reformėn zgjedhore tė rifillojė punėn, ai shtoi se asgjė nuk mund tė konsiderohet pėrfundimtare pėr sa kohė ka elementė teknikė, qė dje nuk mund tė bėheshin publikė pėr mediat. “Do tė ketė njė takim pėrfundimtar nesėr (sot)”,-tha Topi, i cili nuk harroi tė vinte nė dukje se “ka njė progres qė shpresojmė tė finalizohet, por asgjė nuk ėshtė pėrfundimtare”. Rinisjen e diskutimeve nė komisionin pėr reformėn zgjedhore e deklaroi edhe Ruēi, i cili tha se progresi i arritur nė takimin e djeshėm konsiston nė rikonfirmimin e vullnetit pėr pėrmirėsimin e Kodit Elektoral dhe pėr tė rritur efektivitetin e komisionit parlamentar dhe ekspertėve pėr ēėshtjen e KQZ-sė dhe listave tė votuesve. “Pra progresi, tha ai,- ėshtė qė ekspertėt e komisionit do tė vazhdojnė punėn nė kėto shina pas 24 orė bllokim dhe kjo nuk ėshtė pak, le tė presim orėt nė vazhdim qė tė shohim punėn e tyre”. Ndėrkaq nė pėrgjigje tė insistimit tė gazetarėve, Topi tha se me ēka biseduam, ka optimizėm dhe me progresin e bėrė ka zgjidhje tė kėnaqshme”. Burime nga takimi thanė se pas insistimit tė Lipponen, Ruēi ka pranuar qė nenet pėr formimin e KQZ-sė tė ndryshojnė por tė tre tė pranishmit dje refuzuan tė japin detaje teknike pėr kėtė ēėshtje. Ambasadori i OSBE-sė pėr tė ruajtur konfidencialitetin e bisedimeve tha se ne nuk lėshuam asnjė ultimatum. Kreu i grupit parlamentar i socialistėve po pėr pikėn qė ka bllokuar komisionin pėr reformėn zgjedhore shtoi se “Qėllimi i takimit nuk ishte pėr ēėshtje konkrete”.

    Lipponen
    “Diskutuam gjatė dhe nė mėnyrė shumė tė detajuar e konstruktive. Qartėsuam disa pika, ku ka pasur keqinterpretime dhe informacion jo tė plotė. Bėmė progres mjaft tė mirė. Do tė ketė qartėsime tė mėtejshme teknike dhe besoj se procesi i reformės zgjedhore do tė vazhdojė me vullnetin politik tė palėve”,-tha dje Lipponen pas mbylljes sė raundit tė parė tė bisedimeve. Sipas tij, Topi e Ruēi kishin ide tė mira pėr grupin e ekspertėve dhe u arrit njė ndėrveprim mes grupit tė ekspertėve dhe komisionit pėr reformėn zgjedhore. Edhe ai si dy bashkėbiseduesit u shfaq optimist pėr pėrfundimin me sukses tė bisedimeve. E gjithė biseda e djeshme sipas Topit, ėshtė pėrqėndruar tek Protokolli i 1 korrikut i firmosur nė prani tė Lipponen nga Topi e Ruēi dhe qė parasheh ndryshimin e neneve tė Kodit Elektoral pėr KQZ-nė.



    21/09/2004
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    Kreu i PD tha se edhe PD po pret qė ekspertėt tė gjejnė njė zgjidhje tė re pėr KQZ. “Nuk njohim propozime tė ODIHR nė rrugė institucionale, jo pėrmes Nanos”

    Berisha: Pa u zgjidhur KQZ nuk marrim pjesė nė komision


    N.Perndoj

    TIRANE- Lideri i opozitės Sali Berisha ėshtė dakord qė formula e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve tė rishqyrtohet nga ekspertėt e OSBE-sė dhe ekspertė tė tjerė, por ka deklaruar gjithashtu se PD nuk do tė marrė pjesė nė komisionin bipartizan derisa kjo ēėshtje tė zgjidhet. “Nė takimin e zhvilluar (mes Ruēit, Topit dhe Lipponenit) u la qė ēėshtja t’i kalojė grupit tė ekspertėve. Ekspertėt e OSBE-sė dhe ekspertėt e tjerė duhet tė rishqyrtojnė edhe njėherė ēėshtjen e KQZ-sė. Mund t’u them se ne e pranuam kėtė variant ndonėse ekspertėt kanė punuar dy javė nė pėrputhje me protokollin me variantin e paraqitur. Tė mendosh se socialistėt do tė pranojnė balancėn ėshtė njėlloj si tė mendosh, qė ata do tė pranojnė humbjen e pushtetit”,- tha Berisha. Kryetari i demokratėve theksoi gjithashtu se kėrkesa pėr balancim ėshtė nė pėrputhje edhe me rekomandimet e ODIHR. Berisha deklaroi se do tė njohė ēdo propozim qė vjen nga ekspertėt e ODIHR nė rrugė institucionale dhe, jo pėrmes kryeministrit Fatos Nano. “Qėndrimi ynė ėshtė se ekspertėt e ODIHR janė tė mirėseardhur pėrmes OSBE-sė dhe jo Fatos Nanos. Besoj se ėshtė e qartė. Ka njė besim tė plotė tonin tek institucioni dhe, natyrisht ka njė mosbesim total tek letra dhe ftesa e Fatos Nanos”,- tha ai. Kryetari i Partisė Demokratike theksoi se Partia Demokratike ėshtė e vendosur tė marrė pjesė nė komision nė momentin mė tė parė, qė socialistėt sipas tij, do tė heqin dorė nga pronėsia mbi KQZ. Berisha bėri publike gjithashtu edhe njė dokument, ku pėrfshihej varianti i parė i ekspertėve. Varianti nė fjalė flet pėr ndryshimin e Kushtetutės, me qėllim balancimin e KQZ-sė. Ky variant ėshtė mbėshtetur fillimisht edhe nga eksperti i PS-sė nė kėtė komision, Sokol Hazizi. “Unė ju sjell njė dokument tė grupit tė ekspertėve i firmosur edhe nga eksperti Sokol Hazizi pėrfaqėsues i PS-sė ku bie dakord plotėsisht pėr balancėn e KQZ-sė, por kur vjen problemi tek dispozita tranzitore, qė ky balancim tė bėhet para vitit 2005 Hazizi nuk firmos. Pra problemi ėshtė i thjeshtė. Na lejoni KQZ edhe pėr vitin 2005, qė tė vjedhim zgjedhjet se pastaj po e ndryshojmė. Hazizi nuk ėshtė preokupuar pėr Kushtetutėn. Ka firmosur balancimin, por nuk ka firmosur dispozitat tranzitore qė kėrkojnė balancimin pėr kėto zgjedhje. Asgjė nuk mund tė zgjidhet pa vullnetin politik, dhe ėshtė shumė e qartė se ata nuk kanė vullnetin politik”,- tha Berisha, i cili shtoi se prapa kėsaj qėndron vetėm manipulimi i zgjedhjeve.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    Presidenti ka sugjeruar gjetjen sa mė parė tė njė konsensusi me palėve pėr KQZ dhe listat e votuesve

    Listat dhe KQZ, Moisiu thėrret Ruēin


    N.Perndoj

    TIRANE- Presidenti Alfred Moisiu ka patur dje pasdite njė takim me sekretarin e pėrgjithshėm tė PS-sė, Gramoz Ruēi, ku sipas burimeve zyrtare ka theksuar nevojėn pėr pėrmirėsimin e listave tė zgjedhėsve. Kreu i shtetit duke iu referuar bllokimit tė punės sė komisionit tė reformės zgjedhore dhe deklaratave tė ardhura nga BE pėr kėtė ēėshtje, ka pėrsėritur qėndrimin e tij se nuk mund tė ketė mė justifikime pėr abuzime dhe parregullsi nė listat e votuesve. Sipas tij pėr kėtė ēėshtje duhet tė gjendet sa mė parė konsensusi mes palėve. Po kėshtu jashtė bisedės nuk ka ngelur edhe bllokimi i KQZ-sė. Nė njoftimin pėr shtyp tė Presidencės thuhet se gjatė takimit u diskutua mbi situatėn politike nė vend, ndėrkohė qė burimet sqaruan se takimi ėshtė kėrkuar nga vetė kreu i shtetit pėr t’u njohur institucionalisht mbi qėndrimet zyrtare tė PS-sė lidhur me tė ardhmen e KQZ-sė. Sekretari i pėrgjithshėm i PS-sė, Ruēi i ka paraqitur presidentit Moisiu tė gjitha qėndrimet e deritanishme lidhur me KQZ. Ruēi ėshtė shprehur se socialistėt janė nė pritje tė njė grupi tjetėr ekspertėsh pėr tė zgjidhur ngėrēin. Prej kohėsh socialistėt kanė deklaruar se dy variantet e ekspertėve tė OSBE-sė janė nė kundėrshtim me Kushtetutėn. Anėtarėt e PS-sė nė komisionin pėr reformėn zgjedhore janė shprehur gjithashtu se ēėshtja e KQZ-sė do tė jetė objekt i zgjidhjes vetėm pas mbėrritjes nė Tiranė tė njė grupi tjetėr ekspertėsh, kryesisht nga ODIHR nė mėnyrė qė tė jenė nė pėrputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Nga ana e tij, presidenti Moisiu nuk ka bėrė ndonjė koment, pėrveēse ka kėrkuar zgjidhje imediate tė ēėshtjes. Dje nė njė deklarim pėr mediat, sekretari i pėrgjithshėm i PS-sė, Gramoz Ruēi, u shpreh se negociatat janė nė mes, ndėrsa anėtari nė komisionin pėr reformėn zgjedhore, Fatos Beja, deklaroi se kėto bisedime janė tė bllokuara.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja dhe Nard Ndoka..

    --

    korrieri

    --

    PDR: Na takon nje anetar i KQZ

    E Diele, 26 Shtator 2004

    Drejtuesit e larte te grupit parlamentar reformator metojne se i takon kesaj force politike, e drejta per te pasur nje komisioner ne KQZ. Sipas tyre, anetari i KQZ, Dode Prenga, i cili deklaron vazhdimisht se perfaqeson PD-ne ne KQZ, eshte zgjedhur ne Kuvend ne menyre teresisht te paligjshme, pasi e drejta per propozim per anetar te Komisionit i takonte PDR. Ne keto rrethana, deklaron Kryetari i grupit parlamentar te reformatoreve, Nard Ndoka, i takon PDR te kete perfaqesuesin e saj ne KQZ, ne menyre qe jo vetem te shkohet drejt skemes se barazpeshimit te KQZ, por edhe te vendosjes ne vend te se drejtes se mohuar, ne rastin e zgjedhjes se Prenges si anetare i KQZ. "Jemi perpjekur te arrijme nje marreveshje me PD rreth kesaj ceshtje, nepermjet nismimit te nje tryeze te partive parlamentare te opozites. Heshtja e PD eshte teresisht e pamotivuar. Por, kjo s'do te thote se ne kemi humbur durimin. Shpresojme qe PD te tregohet realiste per kerkesen tone te ligjshme", nenvizon Ndoka.

    A.M

    ---------




    cfar mjeshtri ky Nard Ndoka..


    Sa mjeshtra Mafia socialiste..

    Dihet se ne KQZ jane 5 krokodila socialiste e vec 2 demo-pula lepuj..

    Nard ndoka nuk shqetsohet pse jan ata 5 krokodilat aty por rrufene e hedh tek ata 2 pulo demokratet .
    Pra dhe ata te 2 e shqetsojne demokratin e rinovuar..dhe o burra qe dhe ata ti paksojme ..pra te kemi jo kQZ me 5 kroko staliniste mafioze e 2 demokrat por don kqz me 5 krokodile e 1 dreras te llojit Nard..pra spiun te Nanos e vec 1 demokrat..

    Pra Nard Ndoka lufton qe ne zgjedhjet e ardhshme te kete nje KQZ akoma me te betonuar me Mafie.. pra nje KQZ me 6 vegla te enver Ramiz Nano Rucave e 1 demokrat..

    qelbanik doli ky Nard Pollua..

  19. #19
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    OSBE: Politikanet nuk kane vullnet per reforma

    Ambasadori Osmo Liponen, Kryetar i Pranise se OSBE ne Tirane jep vleresime kritike per ecurine e reformes zgjedhore, duke akuzuar politikanet shqiptare per mungese te vullnetit politik. PS dhe PD, debate per ndryshimet ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve

    Ambasadori Osmo Liponen, Kryetar i Pranise se OSBE ne Tirane, kritikoi politikanet shqiptare per mungesen e vullnetit per te realizuar reformen zgjedhore. Ne nje konference shtypi te marten, diten e tij te fundit ne Shqiperi, pas dy vjet kryesimit te Prezences se OSBE-se, ai shprehu shqetesimet e Zyres qe drejton per nje game te gjere ceshtjesh qe lidhen me zhvillimin demokratik dhe institucional te Shqiperise. Per kete qellim, Liponen do te raportoje te enjten edhe perpara Keshillit te Ambasadoreve ne Vjene. "Pavaresisht nga disa permiresime, Shqiperia ende nuk ka mundur qe te kaperceje momentin kur zgjedhjet perbejne fokusin kryesor te vemendjes dhe burim per tensione politike, vecanerisht, kur ka pasur nje perparim te dukshem ne zhvillimin institucional ne fusha te tjera ne vend", u shpreh diplomati finlandez. Sipas tij, me afrimin e shpejte te zgjedhjeve parlamentare, kembana paralajmeruese ka rene tashme, pikerisht, nga Bashkimi Evropian ne deklaraten e tij te koheve te fundit, te cilen edhe Prezenca e ka mbeshtetur fuqimisht.

    Kreu i OSBE ne Tirane vleresoi se "megjithese reforma zgjedhore eshte tani ne proces, ajo, ne fillim, ka vuajtur nga disa vonesa". "Shohim se puna e komisionit te posacem (parlamentar) eshte bllokuar aktualisht, pa patur ndonje arritje pertej propozimeve te marra nga Grupi i Eksperteve Teknike", nenvizoi Liponen. Por, sipas tij, ceshtja e reformes zgjedhore nuk qendron ne te vertet tek propozimet ligjore apo teknike qe behen. "Ne te vertet, kjo eshte nje ceshtje e vullnetit politik - vullnetit politik te politikaneve te Shqiperise per te zhvilluar zgjedhje demokratike sipas standarteve nderkombetare", u shpreh drejtuesi i OSBE-se per Shqiperine. Reforma zgjedhore eshte kthyer ne ceshtjen kryesore te debatit politik ne Shqiperi, ndersa zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritet te zhvillohen ne qershor 2005. Partia Demokratike e ish-Presidentit Berisha kembengul per te realizuar balancimin politik te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ndersa Partia Socialiste e Kryeministrit Nano shprehet per shqyrtimin e problemeve te dala me listat e zgjedhesve. OSBE u angazhua ne nje proces te veshtire negociatash mes dy partive me te medha dhe per kete qellim u arrit ngritja e nje Komisioni te posacem parlamentar. Megjithate, puna e ketij komisioni eshte bllokuar pikerisht per shkak te mosmarreveshjeve mes PS dhe PD. Edhe Presidenti i Republikes eshte perfshire ne nje seri takimesh me faktoret politike, duke nenvizuar se rendesine qe ka realizimi i reformes zgjedhore. Kreu i Shtetit ka kerkuar qe komuniteti nderkombetar te percaktoje rregulla e standarte te qarta, ne menyre qe kjo reforme te perfundoje pa vonese. Ne kete kontekst, Presidenti ka theksuar bindjen e tij, se thelbesore eshte krijimi i kushteve per vendosjen e besimit ne institucionet zgjedhore, sidomos nga ana e opozites.

    Nga:
    Elton METAJ
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Postime
    337

    Nuk di te them me saktesi a eshte koq*e kandari Liponen, por...

    Ka shume Liponen qe rraportojne ne menyre te zhdrejte realitetin shqiptar dhe kjo qe atyre ti zgjatet mandati i qendimit ne Shqiperi se ketu marrin rroga marramendese...

    Kjo ka kohe qe ndodh por vetem tani kur po bie ne kundershtim me interesat e politikaneve ato u kujtuan ta denonconin publikisht kete fakt...

    Ka shume te huaj qe cuditerisht nuk u intereson nje progres i mundeshem i Shqiperise. Une nuk e di arsyen e vertete por mendoj se kane influenca ato shtete qe hapur duket qe nuk duan qe shqiptaret te integrohen ne Europe.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rezultatet e zgjedhjeve vendore, 18 shkurt 2007
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 12-06-2007, 18:16
  2. Ēfare ndodh nese zgjedhjet i fiton mazhoranca?
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 16:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •