Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3

Tema: Klonimi

  1. #1
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120

    Klonimi

    Klonimi

    Kohėt e fundit nėpėrmjet mediave tė ndryshme ėshtė folur shumė rreth ēėshtjes sė klonimit tė njeriut. Ēdokush ėshtė pėrpjekur qė t’i japė kėsaj ēėshtje njė interpretim tė tijin duke u bazuar nga kėndvėshtrimi se si ai e shikon kėtė ēėshtje.
    Ata njerėz tė cilėt ushqejnė nė brendėsi tė tyre ndjenja ateiste, pas dėshtimit qė pėsuan nga rrėnimi i teorisė mashtruese tė Darvinit, dėshirojnė qė tė kenė njė pikė referimi pėr tė shprehur fuqimisht idetė e tyre ateiste. Ideja se njeriu ėshtė i aftė tė klonojė njė njeri, pėrkrah idenė e mohimit tė ekzistencės sė Allahut si Krijues tė universit e gjithēkaje. Klonimi i njeriut ėshtė njė dritė shprese pėr ateistėt, tė cilėt edhe pasi kanė dėgjuar ose lexuar faktet dhe argumetet qė vėrtetojnė bindshėm ekzistencėn e tė madhit Zot, kėnaqen mjaft kur dėgjojnė njė fakt shkencor (qoftė edhe tė shtrembėruar) i cili tė paktėn edhe nė aparencė tė pėrkrahi teorinė e tyre. Por realiteti qėndron pikėrisht nė faktin se sa herė qė shkenca zbulon njė diēka tė re, ky zbulim shkencor ka qenė njė motiv i qartė dhe argument bindės pėr ekzistencėn e Allahut, Krijuesit tė qiejve, tokės e ēka mes tyre duke pėrfshirė edhe krijimin e njeriut. Megjithatė le tė jetojnė pak me kėtė shpresė mashtruese, qė mė vonė tė pėrballen me realitetin e pakundėrshtueshėm tė besimit nė njė Zot, besim ky qė tek shumica e njerėzve buron nga thellėsia e zemrės.
    Njė pjesė tjetėr e njerėzve mbajnė njė qėndrim prej indiferenti duke mos shprehur asnjė lloj interesimi, pėr ta kjo ēėshtje i pėrket vetėm praktikantėve tė njė besimi tė caktuar, mjafton qė ata tė proekupohen pėr zgjidhjen e problemeve tė ndryshme tė jetės. Por harrojnė se ky indiferentizėm ndaj kėsaj ēėshtje kaq me peshė ku diskutohet ekzistenca e Allahut, hap pas hapi tė shpie nė stresin psikologjik tė zgjidhjes sa mė efikase tė problemeve tė ndryshme qė hasen gjatė jetės, indiferentizėm qė tė bėn tė harrosh mbėshtetjen tek i Plotfuqishmi nė zgjidhjen e problemeve.
    Pjesa tjetėr e njerėzve janė besimtarėt qė nuk e venė aspak nė dyshim besimin e tyre me tė tilla marrėzira. Allahu thotė nė Kur’an: “Besimtarė janė ata tė cilėt besuan Allahun dhe tė dėrguarin e Tij, e ata nuk dyshuan aspak nė besimin e tyre.” (El Huxhuratė: 15). Me gjithė besimin e tyre tė palėkundur ka prej atyre besimtarėve qė zihen ngushtė kur dikush i pyet pėr klonimin, janė tė bindur qė vetėm Allahu ėshtė Ai i Cili e ka krijuar njeriun, por nuk kanė asnjė fakt pėr kėtė fenomen tė ri pėr tė provuar besimin e tyre.
    Synimi i shkrimit tė kėtij artikulli nuk qėndron nė faktin se cili ėshtė kėndvėshtrimi i Islamit rreth kėtij fenomeni tė ri, ėshtė pro apo kundėr. Nė qoftė se do tė jepnim njė pėrgjigje tė prerė, atėherė kjo pėrgjigje do tė ishte pak e nxituar. Nuk duhet tė kthehemi prapa nė periudhėn e inkuzicionit ku shumė shkenctarė u dogjėn nė turrėn e druve pėr shkak tė zbulimeve tė reja shkencore, por gjithashtu nuk duhet tė kalojmė nė ekstremin tjetėr duke mohuar ekzistencėn e Allahut me preteksin se ne i besojmė vetėm tė dukshmes. Kjo hipotezė tė cilėn shkenctarėt po pėrpiqen qė ta praktikojnė tek njeriu i lehet vetėm faktorit kohė qė ta vėrtetojė. Dhe vetėm atėherė do tė jepej pėrgjigja pėrfundimtare. Synimi i shkrimit tė kėtij artikulli qėndron nė faktin e mostejkalimlt tė normave dhe caqeve, e folur mė qartė: ēdo zbulim i ri shkencor le tė jetė motiv pėr tė falenderuar Allahun qė ka vendosur ligje nė tokė e na e dha mundėsinė pėr t’i shfrytėzuar kėto ligje. Allahu thotė nė Kur’an: “Ai ju ka krijuar dėgjimin, shikimin dhe zemrat, por pak jeni qė falenderoni.” Po, ėshtė e vėrtetė qė nė ditėt e sotme shkenca moderne ka arritur nė majat mė tė larta tė zhvillimit, por le tė supozojmė sė bashku shkenctarin e madh Albert Ajshtajnin pa sy, pa vesh, pa gjuhė, pa duar e pa kėmbė?! Nuk ėshtė qėllimi qė tė njollos figurėn e njė shkencėtari kaq tė madh si Albert Ajshtajni i cili i ka dhėnė njėrėzimit thesare mjaft tė vyeshme nė botėn e shkencės, por dua tė theksoj se dėgjimi, shikimi, logjika, tė gjitha kėto janė dhuratė nga Allahu i Lartėsuar. Allahu thotė nė Kur’an: “Ai ju ka nėshtruar juve ēfarė ka nė qiej dhe nė tokė, tė gjitha nga Ai.”

    Klonimi i njeriut nuk do tė thotė krijim i ri :
    Tė mendosh dhe tė thuash se klonimi i njeriut ėshtė njė krijim i ri ėshtė njė gabim fatal. Krijimi i takon vetėm Allahut tė Lartėsuar, Allahu thotė nė Kur’an: “Allahu ėshtė Krijuesi i ēdo sendi dhe Ai ėshtė Mbikqyrės ndaj ēdo gjėje.” (Ez-Zumer, 62), ose “I pastėr nga tė metat ėshtė Ai qė krijoi tė gjitha llojet (ēiftet) nga ēka mban toka, nga vetė ata dhe nga atė qė nuk e dinė.” (El- Jasin, 36). Klonimi nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm se njė kopjim i origjinalit, tamam si ai dokumenti qė duam ta fotokopjomė tek makina e fotokopjes. (Sikur tė supozohet se klonimi do tė realizohet 100%). Ndėrsa Allahu i Lartėsuar i ka krijuar njerėzit nga mosekzistenca, i Lartėsuari thotė: “Unė tė krijova ty mė parė, kur ti nuk ekzistoje.” (El-Merjem, 9). Klonimi i njeriut nuk do tė thotė krijim i qėnies njerėzore, ndėrmjet klonimit dhe krijimit ka njė ndryshim mjaft tė madh, sepse krijimi i njeriut ka filluar nga dheu, Allahu thotė nė Kur’an: “O ju njerėz nėse dyshoni pėr ringjalljen, atėherė Ne ju krijuam nga dheu e pastaj prej njė pike uji, pastaj prej njė gjaku tė ngjizur, pastaj prej njė kafshate mishi qė ėshtė formuar dhe e paformuar nė mėnyrė qė t’ju sqarojmė. Ndėrsa atė qė e dėshirojmė Ne e pėrqendrojmė nė mitėr deri nė njė afat tė caktuar, e pastaj u nxjerrim foshnje dhe ashtu tė arrini pjekurinė tuaj.” (El Haxh, 5). Nė shumė ajete Kur’anore lexojmė se krijimi ėshtė ēėshtje qė i takon Allahut dhe askujt tjetėr pėrveē Tij. Jo vetėm kaq, por nė disa ajete tė tjera Allahu i Lartėsuar ka sfiduar ēdokėnd nė madhėshtinė e krijimit tė Tij, Nė Kur’an lexojmė: “Ky ėshtė krijimi i Allahut. Mė trego ēfarė kanė krijuar tė tjerėt pėrveē Tij, por idhujtarėt janė nė humbje tė qartė.” (Llukman, 11), dhe nė njė ajet tjetėr lexojmė: “Vėrtet ata tė cilėt ju i adhuroni pėrveē Allahut, ata nuk mund tė krijojnė asnjė mizė e nė qoftė se mblidhen tė gjithė sė bashku, e nė qoftė se miza ju merr ndonjė diēka, s’mund ta kthejnė atė, sa tė dobėt janė lutėsi dhe i luturi.” (El-Haxh, 73)

    Pika mbi “i”..
    1. Fakti se cilėt janė pionerėt e kėsaj risie tė habit shumė. Ata janė pjesėtarė tė kultit “ Raelian” qė kanė formuar kompaninė “Clonaid”. Raelianėt besojnė se jeta nė tokė u soll nga njė planet tjetėr, nėpėrmjet njė sistemi tė ngjashėm me klonimin. Lideri i tyre ėshtė i ashtėquajturi “Raeli”. Pjesėtarėt e kėtij kulti besojnė se “Raeli” e ka prejardhjen nga Alienėt dhe se ai ka qenė nė disa planete tė tjerė, e ai ka zbritur nė tokė pėr tė vazhduar misionin e tij. Qėllimi i tyre ėshtė qė t’i bėjnė njerėzit tė pavdekshėm, duke krijuar njė klon tė njė personi dhe pastaj ta transferojnė trurin e tij nė trupin e ri, nė mėnyrė qė jeta tė vazhdojė pa ndėrprerje. Ideja e preardhjes sė njeriut nga ndonjė planet tjetėr ėshtė njė ide e vjetėr ateiste. Profeti (a.s.) ka thėnė tė vėrtetėn kur ka treguar se pėrpara ditės sė gjykimit do tė shtohet shumė numri i gėnjeshtarėve tė cilėt do tė pretendojnė profeci tė ndryshme. Raeli futet nė grupin e kėtyre gėnjeshtarėve tė paskrrupullt, ashtu siē doli pak kohė mė parė Nastrodamosi i cili pretendonte se e dinte tė fshehtėn. Tė tillė gėnjeshtarė mund tė gėnjejnė fėmijėt ose mendjelehtit, ndėrsa besimtari ėshtė i palėkundur nė besimin e tij se krijimi i takon vetėm Allahut e askujt tjetėr pėrveē Tij.

    Pastaj vlen dhe njė diēka e rėndėsishme pėr t’u pėrmendur nė kėtė pikė. Raelianėt deri mė sot nuk kanė ardhur me njė studim shkencor tė mirėfilltė apo eksperiment qė tė vėrtetojė teorinė e tyre. E ēfarė flitet nėpėrmjet mediave tė ndryshme se ata kanė arritur tė klonojnė njeriun e parė, kjo ėshtė njė gėnjeshtėr. Mė parė kanė qėnė Darvinistėt tė cilėt abuzuan nė emėr tė shkencės duke pretenduar se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni, por pėrpjekjet, mundimet dhe trillimet e tyre shkuan dėm sepse e vėrteta triumfoi. Allahu thotė nė Kur’an: “Thuaj: E vėrteta u shfaq, ndėrsa e pavėrteta u zhduk dhe ajo nuk do tė kthehet mė.” (Es-Sebe’e, 49)
    2. Nė qoftė se klonimi do tė arrihet nga shkenctarėt si njė e vėrtetė shkencore, atėherė nė kėtė rast do tė pėrballemi me njė problem shumė serioz. Dihet mjaft mirė se njeriu ėshtė i pėrbėrė nga dy elementė kryesorė: trupi dhe shpirti. Problemi qėndron pikėrisht tek ēėshtja e shpirtit?! Askush nuk mund tė pretendojė se ai e di se ē’ėshtė shpirti. Allahu thotė nė Kur’an: “Tė pyesin se ē’ėshtė shpirti, E ku e di ti se ē’ėshtė shpirti, por ju keni pak dije.” Nė rastin konkret a do tė kishim njė njeri me trup e pa shpirt, apo Allahu i Lartėsuar do t’i jepte shpirtin trupit tė klonuar?!
    Megjithatė, klonimi ėshtė njė ēėshtje qė i pėrket tė ardhmes. Vetėm koha do ta zbulojė tė vėrtetėn. Ndėrsa pozicioni i besimtarit duhet tė jetė gjithmonė nė pozicionin e besimit tė palėkundur tek Allahu i Lartėsuar, megjithė dilemat e ndryshme qė hidhen perdite pėr tė vėnė sadopak nė dyshim besimin e tij.Sido qe te jete Allahu ka treguar se Ai e ka krijuar njeriun nga tre gjendje nje pa nene dhe pa baba Ademin a.s qe e krijoi nga dheu.Krijoi Haven ose Even nga brinja e Ademit dhe krijoi Isain Jezusin pa Baba pra qe njeriu mos thote qe ja une ia kaloj Zotit megjithese ai nuk krijon por vetem merr krijimet e Zotit(Spermen dhe e vendos ne miter) dhe i vendos sipas ligjeve te Zotit.

  2. #2
    i rregjistruar Maska e mjeshtria
    Anėtarėsuar
    03-12-2004
    Vendndodhja
    Shtetet e bashk.
    Postime
    60
    Cdo gje qe ndodh eshte ne perputhje me ligjet qe ka vendosur Allahu. Por perpara duhet te plotesohen kushtet. Dhe plotesimi i kushteve nuk mohon vendosesin e rregullave, vendosesin e harmonise ne cdo send.

    Ashtu sic kur e merr nje send nga tavolina dhe e le ne ajer ai do te bjere. Kjo nuk eshte se u krijua GRAVITETI. Ai ishte, por tani vetem sa ju plotesua kushti ta tregoje perfundimin. Ashtu sic lene nje send ne ajer dhe ligji i gravitetit vepron mbi te ashtu edhe kur behet klonimi, ashtu sic behet bashkimi i dy qelizave ne barkun e nenes Allahu xh.sh. do tja jape shpirtin krijeses se re.

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Klonimine pare e ka bere Perendia me sa e di une.
    A ju kujtohet se si e krijoje Even?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Tema tė Ngjashme

  1. Klonimi i njeriut, perseri deshton!
    Nga G.D nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 24-10-2009, 17:49
  2. Cfare te mira dhe/apo te keqija sjell klonimi?
    Nga Antagonisti nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-12-2005, 11:22
  3. Klonimi I Komunisteve
    Nga dardajan nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 12:38
  4. Klonimi, sfida e re e njerezimit
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 01-03-2004, 19:39
  5. Klonimi ne Kosove
    Nga bela70 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2004, 15:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •