Një pyetje që na vjen të gjithëve në mendje: Njerëzit e parë si ishin, të egër apo të civilizuar?

Nëse do të shoshisim mendimet që kanë zënë vend në kokën tonë mbi këtë temë do shohim se janë mendime të ngatërruara dhe ndoshta në kontradiktë me njëri-tjetrin. Ne këtu, pa hyrë në hollësi do të përpiqemi të klasifikojmë dhe të japim burimet e mendimeve të ndryshme mbi këtë temë.
Mbi zanafillën e njerëzimit janë përhapur tre mendime (pikëpamje);
1. Pikëpamja evolucioniste,
2. Pikëpamja Islame,
3. Pikëpamja shkencore.

Tani le t'i shpjegojmë këto pikëpamje:

Pikëpamja evolucioniste me burim perëndimor

Sipas kësaj, babai i njeriut të parë është majmuni. Majmuni duke u zhveshur nga qimet u bë njeri. Bashkësia e parë njerëzore që rrodhi nga majmunët kaloi një periudhë të egër primitivizmi. Njerëzit e parë primitivë u zhvilluan shumë ngadalë dhe me ndihmën e disa rastësive përfituan (zbuluan) disa teknika. Përshembull, duke fërkuar dy drunj me njëri-tjetrin zbuluan zjarrin. Nga kafshët e djegura prej zjarrit të pyjeve mësuan se mishi mund të gatuhej. Nga balta e harruar buzë zjarrit dhe e cila u fortësua mësuan mbi qeramikën e kështu si këto mësuan dhe shumë gjëra të tjera. Dhe njerëzimi vazhdoi të përparonte, të civilizohej, të modernizohej, derisa arriti në perëndim në pikën më të lartë të zhvillimit e civilizimit. Civilizimi perëndimor është shkalla më e lartë, më perfekte e civilizimit njerëzor. Gjithë njerëzimi duhet ta pranojë e ta pëlqejë atë. Sistemet e tjera që ngelin jashtë atij perëndimor nuk quhen "civilizim". Për këtë arsye civilizimet kineze, indiane, islame, janë barbare, primitive dhe të prapambetura. Çdo person, çdo shoqëri e cila dëshiron të "civilizohet" është i/e detyruar, ose i/e dënuar të pranojë civilizimin perëndimor.

Pikëpamja islame

Sipas mendimit që shprehet në Kur'an, njeriu i parë mbi tokë është Ademi (a.s), ai në të njëjtën kohë ëshë edhe profeti i parë. Meqënëse ishte profet (i dërguari i Zotit) ai pati revelatën (mesazhin, zbritjen) hyjnore nga Allahu, e cila ishte e përmbledhur në disa fletushka.
Sipas Fesë Islame, njerëzit në asnjë periudhë të njerëzimit nuk u lanë të vetëm dhe pa një drejtim, por çdo populli iu dërgua një udhëzues (profet). Në Kur'an thuhet se në periudhat e shkuara pati popuj që ju bindën urdhëresave të Allahut e krijuan civilizime e shtete të fortë e të zhvilluar. Thuhet se pati dhe popuj që nuk ju bindën këtyre urdhëresave e që ju nënshtruan dënimeve hyjnore dhe u zhdukën nga faqja e dheut e sot atyre nuk ju dihen as emrat.
Konkluzionet praktike të këtyre pikëpamjeve:
Këto mendime, kanë ndikuar thellë në mendjet e njerëzve. Le të trajtojmë disa prej ndikimive të tyre;

1. Mendimi se Civilizimi Evropian është civilizimi i fundit, më i përkryeri, i dha evropianëve një ndjenjë egoizmi. Ky egoizëm, u bë shkak që perëndimorët të cilët mbajnë në duar superioritetin ekonomik dhe ushtarak, në emër të "civilizimit" të asgjësojnë me metoda mizore të papara në histori, popujt të cilët ata i kolonizuan. Kur u zbulua Amerika, atje jetonin me dhjetëra milionë indianë, ndërsa sot kjo racë është zhdukur. Edhe të "egrit", barbarët, vendasit", që jetojnë në Afrikë ose nëpër ishuj në mes të oqeanit janë duke pësuar të njëjtin fat me indianët, për faktin se të "civilizuarit" arritën në rezultatin se këta "njerëz të egër janë të pacivilizueshëm".

2. Veçanërisht në shek. 19-të dhe në çerekun e parë të shek. 20-të, mendimi që frymëzonte "intelektualët" në gjithë botën se "për t'u civilizuar duhet të evropianizohemi", u bë shkak për humbje të mëdha si shpirtërore ashtu dhe ekonomike.

3. Meqënëse nuk u pranua si princip, se profetët ishin shembuj dhe shërbyen dhe për zhvillimin teknik, nuk u arrit të shpjegohej në mënyrë të drejtë se si u bënë veprat e mrekullueshme në botën antike e të mëvonë.
Sipas kësaj pikëpamjeje, të gjitha veprat, ndërtesat historike që s'kanë lidhje me perëndimin, u bënë ose u frymëzuan nga qënie jashtëtokësore. Atëherë duhet të pranojmë se piramidat, muri kinez, ndërtesat në Amerikën Latine u bënë nga jashtëtokësorët.

Një shkrimtar në lidhje me sendet e zbuluara në Peru thotë: "Këto sende të mrekullueshme, tregojnë se ata që i skicuan, që i prodhuan, e që i përdorën kishin arritur në një nivel të zhvillimit dhe civilizimit më të lartë se i joni. Nuk e di se si do ta pranojë besimi ynë i pafund tek vetja këtë provë."
Ndërsa për të dhënat astronomike të gjendura mbi skulptura të ndryshme hedhin këtë hipotezë: "Këto të dhëna mbi astronominë, i zbuluan njerëzit primitivë apo mos ndoshta e kanë burimin nga qëniet jashtëtokësore".
Mentaliteti perëndimor, i cili njerëzimin që ngel jashtë tij e quan të egër, pasi përshkruan mrekullitë teknike dhe shkencore të trashëguara nga popujt e vjetër, kur i vjen radha shpjegimit se si u ndërtuan këto vepra bie në këtë gabim: "Meqënëse nuk mund të pranohet fakti se përpara nesh ka ekzistuar një kulturë dhe një teknologji më e lartë ose e barabartë me tonën, atëherë ngelet vetëm një variant; miqtë nga kozmosi (jashtë tokësorët)."
Po ta shqyrtojmë situatën sipas ajeteve kur'anore, del në pah se vepra të tilla të mrekullueshme janë bërë nga njerëzit. Në Kur'an e kaluara e njerëzimit nuk përshkruhet si një periudhë injorance, egërsie dhe primitive, përkundrazi në disa vende ku flitet për disa nga popujt e vjetër, theksohet se ata ishin më të fortë, kishin më shumë pasuri dhe fëmijë, lanë mbi tokë shumë vepra të forta (rezistente). (Shihni ajetet: Teube, 69; Fatir, 44; Muhamed, 12; Mu'minunë, 21; Kasas,76-78).

Mohim i zhvillimit?!
Parimet islame që kanë për bazë Kur'anin dhe fjalët e Profetit (hadithet) nuk e mohojnë përparimin dhe zhvillimin njerëzor që ndodh me kalimin e kohës. Kur thuhet se bashkësia e parë njerëzore ishte e civilizuar nuk nënkuptohet se kishte teknologjinë dhe mjetet që ne zotërojmë sot. Ata kishin ato pajisje teknike e kulturore për të cilat kishin nevojë për atë periudhë. Ligjet dhe bazat e bashkësisë së parë njerëzore ishin të thjeshtë e të përshtatshëm për kohën. Me shtimin e popullsisë, me zhvillimin social u ndie nevoja për pasurimin dhe zhvillimin si të ligjeve ashtu dhe të mjeteve e të teknikës.
Këto nevoja u përballuan me dërgimin e profetëve që pasonin njëri-tjetrin. Profetët nuk sollën vetëm zgjidhje për problemet fetare dhe sociale, por u bënë edhe udhëheqës për zgjidhjen e problemeve materiale dhe ekonomike. P.sh. Idrisi (a.s.) zhvilloi bërjen e rrobave nga pëlhura, Dauti (a.s.) zhvilloi përpunimin e hekurit, Nuhu (a.s.) ndihmoi për zhvillimin e mjeteve lundruese, etj. Të gjitha këto teknika, padyshim janë pika hedhjeje dhe pikënisjeje që ndikuan në arritjen e këtij niveli kaq të lartë të civilizimit të sotëm.

Pikëpamja shkencore

Ka nisur të pohohet nga vetë shkencëtarët perëndimorë se pikëpamja evolucioniste perëndimore është pa bazë shkencore dhe bazohet mbi ndjenja dhe hesape personale. Veçanërisht me zhvillimin e etnologjisë, u mësuan shumë gjëra mbi gjuhët, besimet, legjendat, moralin, zakonet e njerëzve që jetojnë anembanë planetit tonë, dhe kështu që, këto teori të pabaza mbi zhvillimin e njerëzimit filluan të zbehen, për faktin se ndërmjet fiseve që jetonin në Afrikë, Australi, Amerikë, ishujt e oqeanit dhe në pole e që nuk kishin patur lidhje me njëri-tjetrin prej mijëra vjetësh, u gjetën shumë gjëra të përbashkëta. Këto ngjashmëri midis këtyre popujve, frymëzuan mendimin se njerëzit u shumuan nga një burim i vetëm, pasi arritën një gradë të lartë civilizimi u përhapën në mbarë botën.

Ky mendim, po fiton fuqi e përkrahës përherë e më shumë në shekullin tonë. Një pjesë e dijetarëve perëndimorë, tolerantë e të sinqertë, theksojnë se emërtimet si "primitiv" dhe "i civilizuar" janë relativë. Sipas tyre të gjitha bashkësitë e shoqëritë njerëzore mbi tokë patjetër kanë vlerat e tyre dhe disa mjete teknike. Nuk ekziston asnjë bashkësi që nuk përdor vegla dhe nuk i bindet rregullave. Çdo bashkësi i shikon ata individë jashtë saj ose shoqëritë e tjera me përçmim, nënvleftësim dhe i emërton me epitete të ndryshëm. Dhe të ashtuquajturit "të egër" i shikojnë si të "egër" të civilizuarit perëndimorë.

Një personalitet i njohur perëndimor pasi thekson se nuk ka ekzistuar ndonjëherë, në asnjë periudhë, midis njerëzve ajo egërsi dhe primitivizëm siç e shkruajnë dhe e perceptojnë perëndimorët, e mbyll fjalën kështu: "I egri i vërtetë ëshë ai që beson në ekzistencën e egërsisë."

Nga civilizimi si doli primitivizmi?

Është nje temë interesante që na merakos ajo që thuhet në Kur'an se, nga bashkësia e parë e civilizuar njerëzore dolën racat e ndryshme, gjuhët e ndryshme, se disa grupe ecën përpara e disa të tjerë ngelën më pak të zhvilluar. Kjo temë, nga ana shkencore nuk është sqaruar plotësisht, por janë bërë disa shpjegime mjaft bindëse. Njërin nga këto shpjegime po e paraqesim si më poshtë;
Prof. Dr. Gish, në librin "Fosilet dhe evolucioni" thotë: "Njerëzit e parë jetonin në bashkësi, me kalimin e kohës, me rritjen e popullsisë, burimet ushqimore nuk përmbushnin nevojat e popullsisë, prandaj kjo bashkësi e parë u nda në shumë grupe të vegjël që u përhapën nëpër botë".

Këto grupe pasi u ndanë nga njëri-tjetri i humbën edhe lidhjet midis tyre, edhe filluan të shumohen duke u lidhur vetëm me anëtarë të tjerë të grupit. Për këtë shkak në secilin nga këto grupe u rrit numri i racave të përziera dhe kështu filluan të dalin në pah ndryshimet gjenetike ndërmjet grupeve të ndryshme. Si rezultat nga këto grupe të para u formuan fise të ndryshme dhe racat njerëzore.
Një pjesë e këtyre grupeve të ndarë nga qendra origjinale e bashkësisë, i ruajtën dijet dhe zanatet që zotëronin, ndërsa disa grupe të tjerë i humbën ato. Kjo humbje ndodhi për shkak të faktorëve të ndryshëm, p.sh; fiset që më parë kishin nevojë për armë dhe i bënin ato për t'u mbrojtur vetë dhe për të ruajtur tokat e veta nga sulmet, duke u ndarë nga bashkësia e duke u vendosur në sipërfaqe të mëdha e bosh toke, filluan të mos ndiejnë më nevojë për armë, kështu që bërja e armëve u harrua prej tyre. Ndërsa fise që mjaftoheshin me gjahun dhe ushqimin e mbledhur lanë pas dore dhe harruan punët e bujqësisë. Në këtë periudhë zanatet dhe teknikat ngelnin brenda fiseve dhe nuk kishte mundësi bashkëpunimi, për faktin se fiset jetonin të izoluar nga njëri-tjetri. Si rezultat ato gjëra që mund t'i quajmë "zhvillim" në disa fise u vonuan, ndërsa në disa të tjerë shkuan drejt një degjenerimi e një shkallë më të ulët, e së fundi humbën krejtësisht.

Prof. Dr. Gish na tërheq vëmendjen tek fakti se një pjesë e njerëzve eci përpara e u zhvillua ndërsa pjesa tjetër ngeli në të njëjtën gjendje ose eci prapa në zhvillim, dhe megjithëse e kishin prejardhjen nga i njëjti burim. Prof. Dr. Gish thotë:
"Popullsia e shumtë që jetonte së bashku në Evropë e Azi, pati zhvillim të shpejtë dhe civilizim më të lartë, ndërsa popullsia që jetonte e shpërndarë nëpër grupe të vogla në Amerikë, Australi dhe në Afrikën Jugore, filluan të humbisnin edhe civilizimin që zotëronin më parë. Si rezultat dolën në shesh fiset primitive që ne shohim sot. Gjetja në çdo anë e veprave të artit tregon se njerëzit jetonin të shpërndarë. Popujt e kaluar mund të prodhonin armë dhe mjete mjaft të avancuara. Gjithashtu këta popuj kishin besimin e tyre (fetar). Fakti se ata i varrosnin të vdekurit me ceremoni, tregon se ata ishin popuj fetarë e që besonin në jetën pas vdekjes".

Të tërheq vëmendjen fakti se, këto shpjegime të bazuara mbi të dhënat shkencore përputhen plotësisht me mendimet kur'anore. Në Kur'an përmendet se zhvillimi dhe përparimi i njerëzimit nuk vazhdoi pa ndërprerje. Ky përparim pati shumë zigzake dhe ndërprerje. Shkak për këtë pasojë ishin vetë popujt. Në periudha të ndryshme njerëzit që u pasuruan dhe përparuan nga ana teknike nuk i bindeshin porosive (revelatave) hyjnore. Po në Kur'an theksohet se popujt e pabindur ranë në gabime, imoralitet, e se këta popuj u dënuan dhe humbën pasuritë e teknikat që zotëronin. Një pjesë e tyre u shkatërruan totalisht, pjesa tjetër përjetoi dënime të rënda e patën katastrofa materiale.

Allahu na tregon në Kur'an për popujt e civilizuar të mëparshëm kur thotë:
"A nuk udhëtojnë ata në tokë e të shohin cili qe përfundimi i atyre (popujve) para tyre? Ata qenë më të lartë se këta në fuqi dhe punonin tokën dhe e populluan atë në numër shumë më të madh se ç'kanë bërë këta (paganë mekas) duke u shkuar edhe të dërguarit e tyre me shenja e prova të qarta. Sigurisht që nuk qe Allahu që u bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi dhe e humbën vetë veten e tyre. Pastaj i keq dhe i mjerë qe fundi i atyre që punuan të keqen e ligësinë, sepse ata përgënjeshtruan ajetet e Allahut (provat, shenjat, dëshmitë, shpalljet tona) dhe u tallën me to." (Er-Rum: 9-10).

Nën dritën e gjithë këtyre të dhënave kur'anore, historike, shkencore, a është e mundur të pranojmë se fillimi dhe e shkuara e njerëzimit është primitivizmi?
Në mënyrë që këto tre ndarje të mos kuptohen gabim duhet të bëjmë këtë sqarim; Pikëpamja islame e ka burimin tek zbritja kur'anore dhe sentencat profetike. Pikëpamja evolucioniste bazohet tek disa karakteristika që vërejmë sot në kohët moderne tek disa fise të pazhvilluara, me anën e të cilëve spekullohet duke ia mveshur këto veçori njerëzve të parë dhe popujve të hershëm. Ndërsa pikëpamja shkencore bazohet në vlerësimin dhe komentimin e të dhënave të mbledhura nga popujt dhe bashkësitë e ndryshme që jetojnë anë e kënd botës dhe kjo nuk është spekulative si pikëpamja evolucioniste, prandaj mund ta quajmë objektive.
Por pikëpamja islame s'duhet ngatërruar dhe krahasuar me këto dy të tjerat