INSTAT: Mė shumė para pėr eksportet gjatė periudhės janar-mars krahasuar me tremujorėt e mėparshėm

Eksportet mbysin importet


Florian Papadhimitri

TIRANĖ - Mė shumė para janė “hedhur” pėr eksportet gjatė fillimit tė kėtij viti. Janė tė dhėnat pėr tremujorin e parė tė kėtij viti tė cilat publikohen nga Instituti i Statistikave qė tregojnė se eksportet vazhdojnė tė rriten. INSTAT ka bėrė tė ditur ditėn e djeshme nėpėrmjet statistikave se pėr periudhėn janar-mars, eksportet kanė pėsuar njė rritje krahasuar me tremujorin e fundit tė vitit. Kėshtu shifra qė jepet nga pėrllogaritjet e Institutit tė Statistikės tregon se pėr eksportet janė lėvruar 280 milionė lekė mė shumė gjatė tre muajve tė parė tė 2004 krahasuar me tre muajt e fundit tė 2003. “Nė tremujorin e parė tė kėtij viti eksportet janė llogaritur me 14.449 miliardė lekė, ndėrkohė qė nė tremujorin e parė tė vitit tė kaluar janė llogaritur nė 14.169 miliardė lekė”, -thuhet nė publikimin e djeshėm tė INSTAT. Pėr mė tepėr nė deklaratėn e INSTAT, formuluesit shpjegojnė se kjo do tė thotė se nė kėtė tremujor, janė lėvruar mė shumė para pėrsa i pėrket eksporteve nė pėrgjithėsi. Lidhur me importet bėhet e ditur se vendi ynė vazhdon tė llogarisė mė shumė para tė shpenzuara pėr importe, ku pėr kėtė tremujor shifra llogaritet me 50.1 miliardė lekė. “Megjithatė, kjo shifėr pėr importet ėshtė mė e ulėt sesa e njėjta periudhė e vitit tė kaluar, 53.7 miliardė lekė, dhe mė e ulėt sesa tremujori i fundit i vitit tė kaluar, ku kjo shifėr ishte afro 59.5 miliardė lekė”, -shpjegojnė specialistėt e Institutit tė Statistikės. Duke e ndarė nė zėra tė veēantė, importi ėshtė ndarė nė dy zėra, nė atė tregtar dhe nė ndihmat. Kėshtu pėrsa i pėrket importit tregtar, ky zė xhiron mė tė madhe tė parave me diēka mė shumė se 50 miliardė lekė, ndėrsa ndihmat nga ana e INSTAT janė llogaritur me rreth 88 milionė lekė. “Tė dhėnat pėr ndihmat, nė kėtė tremujor janė mė tė ulėta sesa viti i kaluar, ku nė tremujorin e parė tė vitit qė lamė pas u llogaritėn ndihma me njė vlerė 278 milionė lekė dhe nė tremujorin e fundit tė po tė njėjtit vit afro 196 milionė lekė”, -u deklarua dje nga INSTAT. Sipas INSTAT nga shifrat duket se nė vend ka filluar tė lėvizė pozitivisht prodhimi, sepse importi pėr makineri e pajisje llogaritet me 16.6 miliardė lekė, kur nė tremujorin e parė tė vitit tė kaluar, kjo shifėr ishte mė e ulėt 12.5 miliardė lekė dhe nė tremujorin e fundit afro 12.6 miliardė lekė.