Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e SyntheticZero
    Anėtarėsuar
    23-07-2002
    Vendndodhja
    Close your eyes, surely i am there.
    Postime
    64

    Mendime nen shollen e nje kepuce...

    Nje flete u ndal
    perpara udhes time...
    fluturime ne te kaluaren,
    sekuenca jete...
    shkendija nostalgjish.
    Dallge te embla
    mbi shkembijte e zemres time.
    Me kujtohet si me veshtronje
    me kujtohet si me puthje
    dhe tani...
    ...tani vetem imazhe ne hapsire,
    kujtime ne pentagrame fluturake,
    mendime ne zhgjendrra...
    Ne debore lot qe nuk ngrijne,
    lote qe nuk harrojne,
    lote qe jetojne...
    Gjurme fantazmash...
    mbi zhgenjime dashurish...
    keto me kane mbetur
    mes tymit,
    heshtjes,
    erresires,
    vetmise,
    lageshtise,
    eres,
    loteve,
    deshperimit,
    dhe harrimit...
    -10110101101210110101101-"In a world full of binary, dare to be different."

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SyntheticZero
    Anėtarėsuar
    23-07-2002
    Vendndodhja
    Close your eyes, surely i am there.
    Postime
    64
    I vetmi tingull i nje nate,
    pezull mbi mjergullen e mendimeve
    imazhe zvarritese pertej nje deti
    ...braktisme
    ik larg prej hijes time
    ...braktisme
    Ler gjurmet e tua
    mbi siperfaqen time,
    penetrome mendjen duke psheretire
    ulerimat e vdekjes,
    tmerret e nje dite si ajo qe shkoj
    ik...
    lere dhe erresiren te pushoje
    ti mbledhe dhe ajo forcat e shpreses
    deri sa te ngryset nje nate e re,
    atehere kur gjumi
    nen krahet e tij te te pushtoje.
    -10110101101210110101101-"In a world full of binary, dare to be different."

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SyntheticZero
    Anėtarėsuar
    23-07-2002
    Vendndodhja
    Close your eyes, surely i am there.
    Postime
    64
    C'fare me mbetet mua?
    uni im qe hap gropa
    ne erresiren e nates,
    dheu qe me mbetet nen thonje,
    ashtu sikurse dhimbjet mbi shpirt,
    duke gjakosur mijra jete.
    E c'fare me mbetet mua?
    aciditeti i erresires
    qe shijon me i embel se sa vete sheqeri;
    harruar pas nje rrenje te fshehur,
    qeska penetruese e vetmise
    qe pak nga pak me zhyt brenda.
    E cfare me mbetet mua,
    eshte thjeshte kerkimi
    i nje materjeje qe te me mbushi gjoksin,
    boshatisur nga jete te harruara.
    -10110101101210110101101-"In a world full of binary, dare to be different."

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SyntheticZero
    Anėtarėsuar
    23-07-2002
    Vendndodhja
    Close your eyes, surely i am there.
    Postime
    64
    Dashuri te perdorura
    ne limit,
    teksa nderrohem
    me njera tjetren
    pertej ketij detit kalterosh.
    Tek-tu ndonje lot i humbur
    e me pas i rilindur...
    ne asgjeqine
    e ketij qielli,
    ku nuhas vetem
    aromen e nje dielli
    te ricikluar.
    Abandonim ne heshtje
    te pameshirshme,
    ne zemer,
    asnje jystifikim
    per buzet tona qe puthiten,
    flake prej ferrit...
    idiferenze e plote,
    drejt marshit tone
    te vdekjes...
    Dhe une qe pres
    rilindjen e nje
    dielli te ri,
    nuk kerkoj...
    por pres...
    -10110101101210110101101-"In a world full of binary, dare to be different."

  5. #5
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126
    ah c'me ke kenaqur me origjinalitetin tend. kjo ardhja ketu per te lexuar shqip eshte vertet e pacmueshme. "fluturime ne te kaluaren" mbetet me mua edhe pasi e mbyll kete ekran. gjithe te mirat,

    Ani

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SyntheticZero
    Anėtarėsuar
    23-07-2002
    Vendndodhja
    Close your eyes, surely i am there.
    Postime
    64
    Fluturimet sjane asgje me shume se sa harrime, kujtimet nuk jane asgje me shume se sa fluturime...e rendesishme eshte te fluturojme, kujtojme dhe harrojme...

    Mirupafshim ty, dhe qytetit tend...

    E me ne fund largohem
    nga gremina e ketij qyteti,
    ty te kam lene pas,
    ne shkembim kam lotet
    qe me rrshqasin prej faqeve
    mbi kraharor.
    Po le nga pas kete varr
    qe e hapa me duart e mija,
    e bera te vogel, vetem per vete,
    ndoshta ty ste dua prane,
    ndoshta lodhja sme lejoj ta zgjeronja.
    Largohem dhe ty te le pas,
    ty dhe qytetin tend.
    Te pershndes ty o germadhe qytet,
    ti qe me fale kete dashuri,
    parajse kaq shpejt e jetuar.
    Ti o qytet i vjeter
    qe permes dritash me ndricon,
    nje sy qorr kam perpara, me tjetrin
    te veshtroj tek pasqyra e pasme.
    Pakez drite, pakez mjergull,
    pushtimi i hijeve ne mesdite,
    perse me buzeqesh me dhembet shtrenguar,
    nderkqa portretin drejtuar njerezise?

    Anonime eshte rruga ne te cilen eci,
    sot jam ketu, ne kete shteg,
    neser me thuaj ku?
    Anonime jam une qe rrshqas
    pertej udheve te qytetit tend,
    drejt ferrit tim te perjetshem...
    Dhe ti mos mos u merzit dashurija ime,
    se ate e kam zgjellur vete,
    me ndihmen tende...
    E zgjolla qe ate dite
    qe te thashe TDSH,
    qe ate dite qe buzet na u puthiten,
    qe ate dite,,,,
    qe me se mbaj me mend se kur...
    Me ngjan qe shpirti
    ate dite te me kete lene,
    me la dhe zemra bashke me ndjenjen,
    te treja i shihnja te vraponin drejt teje...
    Ti o hije qe ke pare mengjeset e mija,
    ke qene aty kur perendonte dielli im,
    jetonje me mua ne egzistencen
    time te kote...serisht me mua
    ne ate shpirt te vrazhde,
    brimosur nga shigjeta dashurish...
    hiri i te cilave le pas dhimbje.
    Serisht rruget e tua i shikoj,
    diku aty ne nje cep te mendjes time
    teksa pasqyrohen qarte
    ne nje copez xham.
    Aty ku rjedh, si nje lum i vrullshem
    jeta e nje te pa shpresi,
    e atij tipit qe gjithmone vuan,
    e atij qe dashuron e me pas te vdese.
    Mirupafshim ty, dhe qytetit tend plot endrra,
    aty ku nganjehere cdo materje merr
    formen e vet, pertej
    impulsit te nje fantazije te rreme...
    -10110101101210110101101-"In a world full of binary, dare to be different."

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SyntheticZero
    Anėtarėsuar
    23-07-2002
    Vendndodhja
    Close your eyes, surely i am there.
    Postime
    64

    Lerme te rifilloj...

    Vishu...
    fshij lakuriqsine tende,
    me pas mbylli ato sycka
    qe po te perendojne.
    Duhet te jene aromat
    qe na kane ngelur pas.
    Ne 4-ante bardhesi
    eshe qielli dhe deti,
    tani ik, largohu,
    lerme te rifilloj...
    -10110101101210110101101-"In a world full of binary, dare to be different."

Tema tė Ngjashme

  1. Irak: Gazetari gjuan me kėpucė presidentin Bush
    Nga strange nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 240
    Postimi i Fundit: 12-03-2009, 17:02
  2. Mendime Tė Trazuara
    Nga Dr. Leone nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 18:50
  3. Kate Hudson manjake blerjesh: Kam 400 palė kėpucė
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-12-2008, 16:41
  4. Mendime rrethrrotulluese nga Tos Lubonja
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 25-12-2005, 06:47
  5. Kam rene ne mendime...
    Nga Shpirta nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2005, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •