Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    plaē te preft Maska e PLaku-i-Detit
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    175

    Roli ekonomik i familjes fshatare

    Roli ekonomik i familjes fshatare

    Nga ---- Dr. Prof. Artan FUGA

    Familja fshatare pėrbėn grupin shoqėror themelor, pėrreth tė cilit zhvillohet jeta ekonomike dhe shoqėrore nė zonat rurale tė Shqipėrisė. Faktori i parė ka tė bėjė me atė se pėrgjithėsisht ekonomia bujqėsore nė Shqipėrinė e sotme ndjek njė logjikė familjare. Bujqėsia dhe blegtoria mbesin ende veprimtari qė...

    ... kryhen nė gjirin e familjes fshatare. Ato ndikohen fuqishėm nga vlerat morale familjare dhe nga natyra e lidhjeve psikologjike brenda familjes. Ekonomia bujqėsore sot i ėshtė kushtuar veēanėrisht plotėsimit tė nevojave ushqimore tė familjes fshatare. Sipas tė dhėnave qė karakterizojnė mesin e periudhės sė tranzicionit, vetėm 2,5 % e numurit tė pėrgjithshėm tė ndėrmarrjeve shqiptare ushtronin veprimtarinė e tyre nė bujqėsi. Kėto nuk janė veēse njė pikė ujė nė oqeanin e ekonomive bujqėsore tė vendit qė numurojnė disa dhjetėra mijė ekonomi fshatare tė ndėrtuara mbi punėn dhe interesat e familjeve fshatare. Faktori i dytė lidhet me faktin se jeta shoqėrore jashtėfamiljare ėshtė bėrė shumė e kufizuar, veēanėrisht nė zonat rurale tė vendit. Banorėt e kėtyre zonave, sidomos tė rinjtė, veē familjes, thuajse nuk kanė ndonjė mundėsi tjetėr ku mund tė kalojnė kohėn e tyre tė lirė dhe ku mund tė ushtrojnė ndonjė veprimtari profesionale.

    Jeta shoqėrore dhe kulturore e familjes fshatare i ka prerė pothuajse tė gjitha lidhjet me jetėn kulturore qė kryhet nė qytet. Shoqėria rurale nuk ka mė asnjė mjet pėr tė zhvilluar kulturėn e vet tradicionale. Pėr pasojė, ajo nuk rresht sė varfėruari nga ana kulturore dhe intelektuale. Ajo jeton nė njė hapėsirė kulturore tė izoluar. Kjo gjendje karakterizon, mbi tė gjitha, statusin e antarėve tė familjes fshatare, tė lidhur pėrkohėsisht ose pėrfundimisht pas tokės, domethėnė, edhe statusin e fėmijėve apo tė adoleshentėve qė mbesin ende tė varur ekonomikisht prej familjeve tė tyre, tė njerėzve mbi pesėdhjetė vjeē, tė grave dhe burrave, qė pėr arsye nga mė tė ndryshmet, nuk dėshėrojnė ta braktisin fshatin pėr tė shkuar nė qytet, tė anėtarėve tė familjeve fshatare, nė gjendje relativisht tė mirė ekonomike, dhe tė tė cilave veprimtaria bujqėsore dhe blegtorale iu sjell tė ardhura tė mira fshatarėve qė jetojnė nė zona tė thella tė vendit dhe qė kanė prerė tashmė pėrfundimisht lidhjet e tyre me jetėn urbane dhe tė banorėve tė fshatrave, relativisht tė pasur, qė nuk dėshirojnė tė braktisin jetėn e tyre rurale.

    Familja fshatare lexon pak, ose nuk lexon thuajse fare. Letėrsia artistike, qė qarkullon nė rrjetin librar tė qytetit, ėshtė shumė larg interesave dhe shijeve estetike tė popullsisė rurale. Librat artistikė kushtojnė shumė shtrenjtė, pėr mė tepėr, bėhet fjalė pėr njė letėrsi artistike tė huaj dhe shpesh tė pėrkthyer nė njė shqipe, jo fort tė natyrshme. Nė kuptimin e vet shoqėror simbolik, kjo lloj letėrsie ėshtė e kapshme me shumė vėshtirėsi nga individi mesatar qė jeton nė zonėn rurale, i cili jeton nė njė realitet krejt tjetėr. Gazetat e pėrditshme, tė botuara dhe tė shtypura nėpėr qytete, zakonisht nė Tiranė, nuk arrijnė dot brenda ditės nėpėr fshatra ose nuk shkojnė asnjėherė atje. Institucionet kulturore nuk funksionojnė mė dhe vizitorit nuk i mbetet veēse tė shohė me mėrzi ndėrtesat e dikurshme tė tyre, nė gjendje gjysmė tė shkatėrruar ose tė pėrdorura tanimė pėr qėllime krejt tė tjera. Familja fshatare ende nuk ka njė telefon fiks nė shtėpinė e saj. Komunikimi me tė, me anė tė letrave tė hedhura nė postė, ėshtė shumė i ngadaltė dhe i vėshtirė. Fshatari duhet t’i postojė letrat e tij, zakonisht nė njė zyrė postare qė gjendet pėrgjithėsisht shumė larg qendrės sė tij tė banimit, nė qendėr tė komunės ose edhe nė qytet. Kompjuteri, qė ėshtė nė modė nė shtresa elitare tė qytetit, as qė nuk njihet nė fshat. Interesi i familjes fshatare, qė fėmijėt tė kenė njė formimi tė mirė teknik, letrar, shkencor universitar, mungon thuajse krejtėsisht.

    Lidhja me botėn mediatike dhe kulturore tė jashtme, bėhet eksluzivisht nėpėrmjet radios, dhe kryesisht, televizorit. Cilado familje fshatare, e varfėr apo e zėnė ekonomikisht, zotėron, sė paku, njė aparat televiziv nė shtėpinė e saj. Ai ėshtė bėrė njė domosdoshmėri. Ndjekja e programeve televizive ėshtė thuajse e vetmja mundėsi pėr familjen fshatare, pėr tė marrė vesh se ēfarė bėhet nė botė dhe nė kryeqytet.

    Nė kėtė mėnyrė, peizazhi rural, qė rrethon shtėpinė e fshatarit, ėshtė shumė i pasur me elemente tė ndryshme. Atje mund tė vihen re sjellje individuale apo objekte qė bashkėjetojnė me njėri- tjetrin, pa asnjė problem, megjithėse gjetiu kjo bashkėjetesė do tė quhej si absurde. Bėhet fjalė, pra, pėr njė pėrzierje shumė tė ēuditshme elementesh moderne dhe tė jetės sė thellė fshatare. Sa pėr tani, mund tė thuhet se peizazhi rural shqiptar, rrotull shtėpisė sė bujkut, ėshtė pak a shumė i ngjashėm, pothuajse, nė ēdo pikė tė territorit shqiptar. Pėrreth njė shtėpie me katėr ose pesė dhoma, ku banon familja fshatare, zakonisht e pėrbėrė prej pesė deri nė tetė ose mė shumė anėtarėsh, njė ndėrtesė me dy ose edhe me tre kate, qė ndonjėherė ėshtė e mbajtur shumė mirė, por shpesh edhe nė gjendje disi tė vajtueshme tė njė ndėrtese pėrdhese, vihet e re e njėjta gjendje: fėmijė, ndonjėherė kėmbėzbathur, qė luajnė mbi njė truall plot me pluhur, disa dele ose dhi, qė rrotullohen pėrreth shtėpisė, ngatėrruar me disa pula, ndonjė qen dhe njė ose dy gjela; pak mė tej ndonjė lopė e vetmuar qė kėrkon tė gjejė ushqim, buzė ndonjė kanali mbuluar me bar ose bimė tė egra. Mbi ēati ngrihet njė antenė televizive parabolike ose edhe njė antenė e thjeshtė, ndėrkohė qė nėn hijen e ndonjė mani ose fiku, «prehet» krenare autovetura e djemve tė shtėpisė.

    Nė rrugėt e baltosura ose me pluhur tė fshatit, kryqėzohen shpesh autovetura moderne dhe nė gjendje shumė tė mirė, dhe qerre ku janė mbrehur buaj ose gomerė, tė cilėt transportojnė gjithfarėlloj mallrash bujqėsore apo materiale ndėrtimi. Fshatarė, tė hipur mbi kuaj apo mbi gomerė, pasi i kanė vendosur hejbet nė tė dy anėt e shalės, drejtohen pa asnjė nxitim drejt qytetit, duke marrė qetėsisht rrugėn qė kafshėt e njohin pėrmendėsh.

    Fakti qė familja fshatare, pėrgjithėsisht prodhon thuajse vetėm sa pėr tė kėnaqur nevojat pėr konsumin e saj tė pėrditshėm, bėn qė ajo tė jetė e detyruar t’i ngushtojė nė maksimum pretendimet e veta pėr mallra ushqimore, veshje, orendi elektroshtėpiake dhe pėr veprimtari argėtuese apo kulturore. Ėshtė pikėrisht ky mekanizėm, i thjeshtėzimit nė maksimum tė nevojave materiale dhe kulturore tė pėrditshme, qė jo rrallė shkon drejt niveleve qė lėnė shumė pėr tė dėshėruar, i cili lejon tė preket sa mė pak ajo pjesė e prodhimeve tė ekonomisė familjare, qė mund tė shkojė pėr t’u shitur nė tregun e qytetit. Po kėshtu, mund tė thuhet se kjo gjendje e kursimit tė detyruar, ky lloj asketizmi rural qė i ngushton tej mase nevojat pėr konsum tė familjes fshatare, ėshtė e vetmja mundėsi qė lejon tė kryhet njė lloj procesi, fare i thjeshtė grumbullimi financiar, i cili nė fund tė fundit, kryhet vetėm nga njė kursim i tejskajshėm i atyre pak parave qė vijnė nga shitja e produkteve bujqėsore tė ekonomisė rurale nė tregun mė tė afėrt qytetas. Kjo mėnyrė sjelljeje ekonomike ėshtė e vetmja mundėsi qė lejon atė pak grumbullimi varfanjak parash nga familja fshatare, ēka nuk mund tė arrihet ndryshe as me ndonjė lloj strategjie ekonomike rritjeje tė hapėsirave tė tokės bujqėsore, nė pronėsi tė fshatarit, as nėpėrmjet rritjes sė rendimenteve tė prodhimit bujqėsor. Nė kushtet e tanishme, tė dyja kėto drejtime janė tė pamundur pėr t’u ndjekur.

    Familja fshatare ndodhet pra, fatkeqėsisht nė njė gjendje tė mjeruar kursimi tė detyruar, qė e bėn tė mos kėnaqė sa dhe si duhet as nevojat-bazė tė saj. Nė themel, ajo ēka e sjell kėtė mjerim, ėshtė fakti se tė ardhurat e pėrgjithshme tė familjes fshatare janė relativisht tė dobta. Mė pas, duhet thėnė gjithashtu, se kapitali nė formė parash, qė vjen nga shitja e mallrave bujqėsore tė prodhuara nga ekonomia shtėpiake nė tregun e qytetit mė tė afėrt, nuk pėrbėn veēse njė pjesė shumė tė vogėl tė tė ardhurave familjare qė janė pėrgjithėsisht shumė tė ulta. Pėr pasojė, fuqia blerėse e fshatarėve nė tregun e mallrave industrialė, tė shėrbimeve tė ndryshme apo tė shpenzimeve qė bėhen pėr kulturė dhe dėfrim, ėshtė ende e papėrfillshme. Edhe familjet fshatare, me tė ardhura mė tė mėdha, nuk kanė aspak njė gjendje ekonomike dhe financiare mė tė shkėlqyer se tė tjerat. Mundėsitė e tyre materiale dhe financiare, pėr tė blerė pajisje teknike dhe makineri bujqėsore, qė do tė mund tė krijonin mundėsira pėr tė zhvilluar njė bujqėsi intensive dhe njė blegtori moderne, pėr tė ndjekur njė strategji zgjerimi pronėsor dhe pėr tė rritur nė mėnyrė tė konsiderueshme niveli e mirėqenies, janė jashtėzakonisht tė kufizuara. Megjithatė, familjet fshatare mė tė zėna ekonomikisht, ato qė jetojnė...

    pėrgjithėsisht nė zonat e ulta dhe bregdetare tė vendit, kanė tė ardhura qė shkojnė deri njėzetė herė mė shumė se buxheti vjetor i familjeve mė tė varfėra fshatare, qė jetojnė kryesisht nė zonat malore dhe nė Veri tė vendit. Nė kėtė mėnyrė, edhe nga pikėpamja e tė ardhurave financiare, dallimet janė shumė tė mėdha nė zonėn rurale tė vendit, dhe pėr pasojė, kanė prirjen qė tė thellohen akoma edhe mė shumė.

    Familja fshatare ėshtė e detyruar tė pėrjetojė njė gjendje shtrėngimi ekonomik, pėrsa i takon kėnaqjes sė nevojave tė saj pėr konsum, edhe sepse ajo nuk arrin dot tė gjejė njė pikė ekuilibri midis fuqisė blerėse tė saj dhe shkallės sė rritjes sė ēmimeve tė mallrave industriale, qė shkojnė pėr konsum.

    Edhe ēmimet e prodhimeve bujqėsore janė rritur nė treg, por kjo nuk sjell ndonjė gjė shumė pozitive pėr familjen fshatare. Ngritja e tyre shkakton, nė fakt, njė sjellje tepėr kontradiktore tė fshatarit si konsumator. Pėr tė shitur sa mė shumė nga prodhimet e veta nė treg, familja e fshatarit e ngushton edhe mė shumė «rripin» dhe konsumon gjithnjė e mė pak mallra bujqėsore dhe blegtorale qė ka prodhuar nė ekonominė e saj shtėpiake. Ajo pėrpiqet qė tė shesė sa mė shumė prej tyre nė tregun e qytetit mė tė afėrt, duke shpresuar se kapitali i saj financiar do tė ketė njė rritje tė mėtejshme. Ėshtė e qartė qė kjo lloj sjelljeje do tė japė virtualisht pak mė shumė parą, duke i krijuar familjes fshatare njė mundėsi mė shumė pėr tė blerė mallra industriale konsumi. Mirėpo, pėr tė qenė realist, duhet shtuar se kjo tendencė ka disa kufij tė pakalueshėm, sepse rritja e ēmimeve tė mallrave bujqėsore ushtron njė ndikim tė ndjeshėm nė rritjen e ēmimeve tė mallrave industriale, tė importuara nga tregjet e huaja dhe tė tregtuara nga mijėra e mijėra tregtarė tė vegjėl shqiptarė, tė shėrbimeve qė kryhen nga individė qė ushtrojnė profesione nga mė tė ndryshme: mjekė, dentistė, avokatė, noterė, mekanikė, riparues tė llojeve nga mė tė ndryshmet etj. Kėshtu, fshatari si blerės, duhet tė harxhojė edhe mė shumė parą pėr tė blerė mallrat dhe pėr tė paguar shėrbimet qė i propozon tregu i qytetit.

    Pėr tė jetuar, familja fshatare ėshtė e detyruar tė zbatojė politikėn e shumėpunėsimit dhe tė ndjekė njė lloj ndarjeje tė punės brenda rrethit tė anėtarėve tė saj. Sikurse e theksuam, tė ardhurat e banorėve tė zonave rurale, nga ekonomitė e tyre bujqėsore, janė tė pamjaftueshme pėr tė lejuar riprodhimin material dhe kulturor tė vetė familjes fshatare. Megjithatė, jeta e banorėve tė zonave rurale nuk vihet ende nė rrezik nga uria dhe varfėria ekstreme. Kjo vjen, lumturisht, pėr shkakun se popullsia rurale ka venė nė jetė tė tjera strategji ekonomike dhe shoqėrore dhe kanė gjetur modele tė reja sjelljesh ekonomike qė sjellin disa thėrrime tė tjera fitimesh. Kėto modele tė tjera, tė sjelljes ekonomike, janė krejt tė ndryshme nė krahasim me punėsimin e thjeshtė brenda ekonomisė bujqėsore shtėpiake. Familja fshatare zbaton, pra, politikėn e shumėpunėsimit, e cila merr forma nga mė tė ndryshmet, sipas kushteve tė veēanta tė realitetit tė sotėm tė shoqėrisė sė sotme shqiptare.

    Ky shumėpunėsim praktikohet nga antarėt e shumtė tė familjes fshatare, tė cilėt zakonisht tregohen solidarė midis tyre. Ata formojnė kėshtu njė tėrėsi harmonike qė funksionon nga halli ose nga qejfi. Kjo strukturė lidhjesh familjare i nėnshtrohet njė procesi vetėrregullimi, nė funksion tė realizimit tė detyrave ekonomike, pavarėsisht prej faktit se shpesh antarėt e familjes fshatare ndodhen dhe punojnė me mijėra kilometra larg nga vatra e tyre e origjinės. Pėrgjithėsisht, ēdo anėtar i familjes fshatare nuk ushtron veēse njė profesion, megjithėse vetė familja fshatare ngėrthen mjaft drejtime veprimtarish ekonomike. Tė vetmet pėrjashtime janė kėtu tė lidhura me detyrat kryesore bujqėsore qė duhet tė pėrballojė familja fshatare, pra, nė radhė tė parė tė korrurat dhe tė vjelat dhe sė dyti, tregtimi i prodhimeve bujqėsore tė ekonomisė shtėpiake, sė paku njė herė nė javė, nė tregun e qytetit mė tė afėrt. Kėto dy veprimtari pėrfaqėsojnė detyrime-shtesė pėr tė gjithė antarėt e familjes fshatare, tė cilėt gjatė javės mund tė jenė tė punėsuar gjetiu dhe, jo medoemos, nė zanate qė lidhen me bujqėsinė ose me blegtorinė.

    Pėrgjithėsisht, janė tė rinjtė e familjes qė marrin pėrgjegjėsinė pėr tė shkuar pėr tė punuar jashtė vendit ose nė qytetet mė tė rėndėsishme tė Shqipėrisė me qėllim qė atje tė fitojnė «bukėn e gojės» dhe t“i sjellin paratė, qė i nevojiten pėr tė mbijetuar, familjes fshatare qė ka mbetur nė fshat. Tė ardhurat qė vijnė nga kjo veprimtari janė shumė tė rėndėsishme dhe shpesh arrijnė ta pėrmirėsojnė nė mėnyrė tė konsiderueshme gjendjen ekonomike dhe shoqėrore tė familjeve fshatare. Kontributi qė sjellin fėmijėt e rritur vjen kryesisht nė pare «tė thata» nė dorė ose nė formėn e tė mirave materiale: pajisje elektroshtėpiake, vetura, veshje etj. Sipas disa statistikave tė pėrafėrta, tė ardhurat qė vijnė nga emigrimi i antarėve tė familjes fshatare i kalojnė zakonisht tė ardhurat qė vijnė nga vetė funksionimi i ekonomisė bujqėsore tė saj. Nė kėtė kuptim, mund tė thuhet se, aktualisht, pėr njė numur tė mirė familjesh fshatare, profesioni i bujkut nuk ėshtė mė kryesori, nė drejtim tė sigurimit tė mbijetesės sė tyre. Shpesh, ekonomia e familjeve fshatare bazohet nė radhė tė parė te tė ardhurat qė vijnė nga profesionet jobujqėsore.

    Ka familje fshatare, sidomos nga ato qė jetojnė relativisht afėr qyteteve, ose familje me njė nivel kulturor relativisht disi mė tė ngritur, qė kanė tė ardhura nga veprimtaria e kryer prej njė ose disa prej antarėve tė tyre qė punojnė nė sektorin shtetėror tė ekonomisė apo tė jetės shoqėrore. Ėshtė e kuptueshme, qė numuri i kėtyre njerėzve tė ketė ardhur duke u zvogluar pėrgjatė shtrirjes sė reformave ekonomike, tė cilat e kanė ngushtuar jashtė mase veprimtarinė e sektorit shtetėror tė ekonomisė kombėtare dhe kanė nxjerrė nė papunėsi me qindra mijė njerėz, qė dikur ishin tė punėsuar nė industri. Nga popullsia rurale, ata qė vazhdojnė ende tė punojnė nė sektorin shtetėror janė mė shumė mėsuesit e shkollave tė fshatit, tė financuara tėrėsisht nga shteti, nėnoficerė tė ushtrisė shqiptare, policė qė ruajnė objektet ose mbajnė rendin nėpėr qytetet fqinje, minatorė, punonjės sharrash, nėpunės tė sektorit tė doganave, nėpunės tė vegjėl tė shkallėve mė tė ulta tė administratės lokale etj.

    Njė ndarje e caktuar pune ėshtė vendosur edhe midis burrave dhe grave tė familjeve fshatare. Burrat merren, kryesisht, me punė bujqėsie dhe me blegtori. Ata merren me punė qė kėrkojnė njė energji fizike jo tė vogėl, pra me ujitje, me punimin e tokės etj. Bujku shqiptar tanimė e punon tokėn, nė rastin mė tė mirė, me parmendė tė tėrhequr nga qetė. Burri mbledh plehun organik, e magazinon dhe kur vjen ēasti i duhur, e shpėrndan nėpėr ara. Ėshtė burri qė bėn punėn e marangozit dhe tė ndėrtuesit, atėhere kur duhet ndėrtuar shtėpia dhe ndonjė stallė e vogėl pranė saj. Familja fshatare, sigurisht qė nuk pėrdor mekanizmin e rrogave pėr tė shpėrblyer punėn qė bėjnė brenda ekonomisė bujqėsore anėtarėt e saj. Atėherė kur ndihet nevoja pėr mė shumė krahė pune sesa mund tė sigurojė vetė familja fshatare, pėr shembull, kur duhen pėrballuar punėt nė kantierin e ndėrtimit tė shtėpisė sė re, kur duhen ndėrtuar tarraca nė copėn e tokės qė familja ka nė pronėsi, apo nė raste tė tjera, familja fshatare thėrret nė ndihmė fqinjėt, kushėrinjtė dhe tė gjithė antarėt e tjerė tė familjes, pavarėsisht se ata mund tė ndodhen disi larg. Gjatė kėtyre rasteve, popullsia rurale tregon vlerat e saj mė tė mira, qė kanė tė bėjnė me shpirtin e solidaritetit dhe tė bashkėpunimit. Po nė kėtė mėnyrė organizohet familja fshatare, pėrgjatė punėve bujqėsore nė ditė korrjesh apo tė vjelash. Kėto punė mobilizojnė tė gjithė familjen fshatare, pa mbajtur shumė parasysh ndarjen tradicionale tė punės midis anėtarėve tė saj.

    Gratė, gjithashtu, janė mėsuar tė kryejnė punė tė vėshtira bujqėsie nė qiell tė hapur, duke pėrballuar kushtet klimaterike mė tė rėnda: shiun e rrėmbyer dhe tė ftohtė dimėror, diellin djegės tė verės. Marrja e tyre me punė, qė kėrkojnė njė sforcim fizik tė rėndė, ėshtė kthyer tashmė nė traditė. Nė fakt, kėtu kemi njė trashėgimi qė vjen qė nga koha e ekzistencės sė kooperativave bujqėsore socialiste. Gjatė kėsaj periudhe, ishin pėrgjithėsisht gratė qė kryenin punėt bujqėsore nė fushė. Ato shkonin nė kėmbė nė arat e kooperativės, ku duhej tė punonin nga mėngjesi deri mė tė ngrysur. Shpesh duhej tė bėnin njė rrugė tė largėt, mes baltės dhe lucės, pėr tė mbėrritur nė vendin e tyre tė punės. Ndonjėherė, parcelat mė tė largėta tė kooperativės ndodheshin nė njė distancė tė madhe nga shtėpitė fshatare. Gratė ktheheshin shumė vonė nė darkė nė shtėpi, tė dėrmuara, por nuk ishte e thėnė tė gjenin pak qetėsi. Pa pasur kohė, edhe pėr njė pushim fare tė vogėl, ato tė shkretat duhet tė fillonin njė veprimtari, po aq tė lodhshme dhe shteruese, punėt e shtėpisė. Duhej tė gatuanin, pastronin, lanin rrobat me dorė, ushqenin fėmijėt dhe punė tė tjera tė rėndomta. Burrat, shpesh, punonin nė sektorė tė tjerė: nė miniera, nė qendra tė mekanikės bujqėsore, nė ndėrtim, nė ushtri, nė shėrbime etj.

    Nė kohėt e tanishme, ndarja e detyrave shtėpiake midis antarėve tė familjes ka ndryshuar rrėnjėsisht. Nė periudhėn e socializmit, punės kolektive dhe kooperativave bujqėsore, gruaja ndodhej nė qendėr tė punėve nė bujqėsi. Burri merrej me punė bujqėsore ndihmėse apo me punėra tė tjera, qė kryheshin nė atė kohė nė zonėn rurale tė vendit. Pėrkundrazi, tani ėshtė burri qė ėshtė vendosur nė qendėr tė punėve tė bujqėsisė dhe mban ekonominė bujqėsore tė familjes sė vet. Ndėrkaq, gruaja nuk merret veēse me veprimtari ndihmėse. Zanatet e dikurshme, qė burri ushtronte nė sektorin shtetėror, pothuajse janė zhdukur. Puna nė bujqėsi nuk mbėshtet mė nga ndonjė lloj mekanike bujqėsore. Puna nė bujqėsi ėshtė bėrė vėrtet njė zanat force fizike. Nė ditėt tona gratė dalin mė pak se dikur nėpėr ara, pėr tė bėrė punė bujqėsore, edhe sepse njė tjetėr front pune ėshtė hapur brenda katėr mureve tė shtėpisė. Tė gjitha shėrbimet, qė dikur ishin siguruar disi prej kooperativave bujqėsore, duhet tė pėrballohen tani nga vetė familja fshatare. Nė vatrėn familjare nuk ka asnjė anėtar tjetėr familjeje, asnjė aktor tjetėr familjar, tė lirė dhe tė gatshėm pėr t’i marrė pėrsipėr detyrat e reja. Ėshtė gruaja qė mban fėmijėt, sepse s’ka mė ēerdhe dhe kopshte. Ėshtė gruaja qė duhet tė pjekė bukėn e pėrditshme, sepse s’ka mė furrė tė pėrbashkėt. Tė gjitha nėnproduktet e qumėshtit, gjalpi, djathi, kosi, gjiza etj., janė tė prodhuara nė shtėpi. Ėshtė gruaja qė merret, kryesisht, me prodhimin e tyre duke, “i falur” familjes sė saj lodhjen e njė pune tė pėrditshme, pėrsėritėse, rraskapitėse dhe qė kėrkon cilėsi morale tė jashtėzakonshme: durim gruaje shqiptare, vėmendje, dituri praktike prej fshatareje tė regjur, butėsi tė njė shpirti tė madh, tė sakrifikuar pėr familjen dhe fėmijėt e saj. Njė farė lidhjeje e veēantė e gruas me punėt e bėra nė shtėpi, nuk i detyrohet vetėm rrethanave shoqėrore tė krijuara tani sė fundi. Ajo vjen edhe nga njė lloj mendėsie patriarkale tradicionale qė ka kėrkuar pėrherė qė ta mbyllė gruan brenda tė katėr mureve tė shtėpisė. Por, s’ėshtė kjo kryesorja. Zakonet mbijetojnė vetėm nėse pėrputhen me kushtet reale tė jetės.


    Me Respekt.
    " not yet "

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ky shkrim interesant ka mbetur ne vite pa komente..

    si thua o euro.. a ja bashkangjisim temes ..bageti e bujqesi..?

  3. #3
    Mir mer Brar... S-Mod e di kete pune.. Sa thell ke gerrmu
    Revolution 1848

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk germova fare..por kur desha te postoj dicka me duallen ca tema aty e i hodha nje sy e pash kte..e e lash postimin e lexova pak ktu e shkrova..

    qe thua ti euro.. prof akademik mark krasniqi dikur pat shkruar nje liber very interesant..

    ai pershkruan menyren e jeteses ne disa superfamilje kosovare..

    familje qe shkonin deri ne 200 persona.. qe jetojn punojn se bashku e se si organizohet kjo lloj familje..

    kte liber e kam lexuar ne koh te ppsh-se.. kur ne ne shqiperi rriheshim e griheshim ne familjet tona 4-5-6 personshe..per nje pal brek a nje pako kafe a nje pal pantoll a nje pal sandale.. per nje furnel vajguri e nje sopat druri.. per nji k.oqe ve a nje gjys kile gjize.. neper radhat si liz-mizė..

    kurse ne kosov te marshallit.. plaku kosovar.. ja dilte te mbareshtonte e organizonte nje brigad me burra gra djem e vajza.. kunata e vjehrra.. kuaj dele e gomare.. pula knusa desh e qen zagare.

    nje mrekulli..

    ..

    jesh nje dizaj ne shijak..

    miku me coj ne kat te trete te villes.. e po shikonim.. nga ballkoni.
    vil andej e vil ketej.. vil para e vil prapa.. benza e bemevera neper oborre.. porta hekri e kamera roj-ore..

    si shkoni me xhajallaret i thash..
    me ate te vila verdh mir tha po me ate te vila kafe.. i kemi punet m.ut tha..

    eh mer sali berisha thash.. me ze te larte..lol..

    muan qe te jap vote rresht 20 e ca vjet .. sme dhe as nje biciklet..
    ketire m.uterve qe ste japin vote.. i bere cifligar.. me bemewe vill e autobote..



    ..

  5. #5
    eee Saliu na i dha

    Jemi grisur ne mbar Europen per ti fituar ato para o Brar, po kemi bere edhe ndonje dekade burg helbete se burgu per burra eshte, po nuk besove pyet Tosin qe e provoi.

    Edhe Mercedeza e bmw i kemi vene dhe po i rinovojme keto kohet e fundit me ndonje Bentley, Hummer, cayman etj makina ekonomike se nuk na i mban xhepi se eshte ngritur karburanti. Qe thua ti, une per vete po i shes te tera sapo te mbaroj pune me legalizimet dhe kam vendosur te ngulem per njefar kohe larg ne TO deri sa te rregullohen disi punet ketej, pastaj shohim e bejme. I kam vene ne shitje te tera edhe ne Shijak edhe ne Jug ca toka qe na dhe Saliu
    Revolution 1848

  6. #6
    Ndonese kane kaluar 7 vjet nga shkrimi, ai vazhdon te mbetet aktual.

    Une nuk e shoh fshatin shqiptar ne faktin se ai ka ndertuar shtepi te re, ka blere makine apo ka kaq lope e dele.

    Une e shoh fshatin shqiptar si pengesen me te madhe ne perparimin e kombit shqiptar!

    Klasa politike shqiptare duhet te mendoje seriozisht per nje transformim rrenjesor te fshatit shqiptar e une personalisht e shoh kete ndryshim kur ndaj tyre te nise tatimi mbi token, pemet, bagetite, pyjet dhe livadhet.

    Zbatimi i taksave do te ēoje ne prishjen e struktures se fshatit shqiptar qe ne shume zona eshte ne primitivitet dhe ne shumice eshte ne periudhen parafeudale.

    Prishja e kesaj strukture do te ēoje ne transformimin e prones , uljen e numrit te fermereve dhe rritjen e numrit te pronareve te medhenj te tokes.

    Pronaret e medhenj te tokave do te jene ata qe do te krijojne kapitalizmin e vertete ne bujqesi dhe blegtori, duke shembur gardhet, duke ndertuar sistem modern ujitje dhe kullimi, duke modernizuar punimin e tokes dhe mbledhjen e prodhimit, deri ne industrializimin e tij te plote.

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Mbidoza e modernizmit tė familjes
    Nga Cimo nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2007, 18:19
  3. Mendimi Ekonomik nė historinė e njerėzimit dhe Kur’ani
    Nga intel inside nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 23:27
  4. Simboli heraldik i familjes dhe pinjollėve Bua
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-05-2006, 01:17
  5. Organizata shqiptaro-amerikane: SHBA-ja tė hetoj Nanon
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-07-2005, 13:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •