Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Thumbs up Një nënë shqiptare dhuroi dje zemrën e të birit që i vdiq nga aksidenti në Itali.

    dhurimi

    Në fund ajo tha “Po”, por duke shtuar, “Vetëm zemrën”. Përsenë e mbajti për vete, ashtu siç edhe i takon. Ndërsa e shtuna i linte vendin së dielës, zemra e Erion Liços ndërroi krahëror, por nuk pushoi së rrahuri


    Pas kalimit në gjendje koma, mjekët i kërkojnë të dhurojë organet më jetike të trupit

    “Po, por merrni vetëm zemrën”

    Arjana Liço dhuron zemrën e djalit të saj, Erjonit




    Itali

    Një nënë shqiptare dhuroi dje zemrën e të birit që i vdiq nga aksidenti në Itali.

    Arjana Liço, gjyqtare e Gjykatës së Rrethit të Krujës, ka vendosur e vetme që me zemrën e djalit të saj 23-vjeçar, Erjonit, tashmë të jetojë një tjetër, duke qenë se i biri kishte pësuar vdekje të trurit. Erjon Liço vdiq pas një aksidenti me motor, më 1 gusht. Ai u përplas nga një kamion, i cili e braktisi në rrugë dhe deri më tani askush nuk e di se kush është shkaktari i tragjedisë.

    Dhurata
    Kur nëna e Erjonit, Arjana Liço, kishte mësuar lajmin se i biri nuk jetonte, një nga mjekët kishte një tjetër detyrë të vështirë. Ai duhej t´i kërkonte asaj zemrën e të birit, për një nga pacientët që prisnin në radhë prej vitesh. Pyetjes së mjekut, nëse mund të jepte organet e të birit, duke marrë edhe aprovimin e prokurorisë, nëna duhej t´i përgjigjej e vetme. “Janë momente të tmerrshme ato, kur dëgjon një kërkesë të tillë”, përshkruan një gazetar italian, duke vazhduar: “Meritojnë një respekt të shenjtë, cilado qoftë përgjigjja”. Në fund ajo tha “Po”, por duke shtuar, “Vetëm zemrën”. Përsenë e mbajti për vete, ashtu siç edhe i takon. Ndërsa e shtuna i linte vendin së dielës, zemra e Erion Liços ndërroi krahëror, por nuk pushoi së rrahuri.

    Historia
    Kishte shkuar në Napoli për të studiuar drejtësi, tre vjet më parë. Por një makinë apo një kamion, deri tani askush nuk e di, e ka përplasur duke e hedhur nga motori i tij, një orë pas mesnatës së 1 gushtit, në rrugën “San Rocco” në Napoli. 23-vjeçari nuk do të bëhet asnjëherë gjyqtar: as në Napoli, as në Shqipëri, e as në Londër. Ai, që ëndërronte të udhëtonte me diplomën në xhep, emigrant intelektual, si gjyshi dhe vëllai i tij më i madh, humbi jetën fatalisht, ndërsa bënte një xhiro me motorin që e kishte shumë për zemër. Asnjë nuk e ka parë aksidentin që vrau Erjonin nga Kruja, djalin e dy gjyqtarëve, që kishte vendosur të ndiqte gjurmët e të parëve të tij. Ai u gjet i dergjur në rrugë, nga një patrullë e policisë rrugore; kaska i kishte fluturuar tutje. Të afërmit treguan se nuk kishte qenë një festë dhe as nuk kishte pirë. Kishte dashur vetëm të bënte një xhiro me motor, pasioni i tij, 500 cilindrësh. U shoqërua në spitalin Cardarelli, që ishte vetëm dy hapa larg dhe u shtrua në reanimacion. Lufta e tij për të jetuar zgjati deri të shtunën në mbrëmje, kur aparaturat që tregonin nëse ishte apo jo gjallë, pushuan së dhëni sinjale. Jashtë sallës, të parët që morën lajmin ishin nëna e tij, Arjana Liço, vëllai i Erjonit, Renatoja, ky me studime në Kanada, si dhe konsulli i nderit i Shqipërisë në Itali, Claudio Panarella, që ndihmoi në nxjerrjen sa më shpejt të dokumenteve për të ëmën; në këto kohë kur i gjithë sistemi burokratik ndodhet me pushime.



    Varrimi në Berat
    Erjoni do të prehet pranë babait të tij

    Erjon Liço do të varroset në Berat pranë babait të tij, Hiqmetit. Kështu tregojnë të afërmit e tij, të cilët sapo janë kthyer nga Italia dhe janë në mbërritje të ardhjes së trupit të pajetë të 23-vjeçarit. Ata rrëfejnë se para 13 vitesh Erjonit i vdiq i jati, Hiqmet Liço, i cili punonte gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Krujë. Ndërkohë, tragjedia e fundit në këtë familje u shënuar aksidenti i Erjonit. Ë ëma e tij është shprehur se i biri do të varroset pranë të atit, në qytetin e Beratit. Megjithatë, tani për tani ata nuk e kanë të sigurt që kur do të riatdhesohet trupi i pajetë i 23-vjeçarit, për shkak se duhet të respektohen një sërë rregullash për të marrë kufomën.



    Të gjithë anëtarët e familjes, juristë

    Familja Liço është ndryshe edhe familja e juristëve, nga të cilët dy janë ndarë nga jeta tashmë, dhe dy vazhdojnë të jetojnë. Familja e Hiqmet Liços përbëhej nga katër anëtarë: ai, bashkëshortja dhe dy djemtë e tij, Erjoni dhe Renato. Hiqmeti ishte caktuar gjyqtar në Krujë dhe detyrohet të tërheqë edhe familjen e tij po në këtë qytet. Për shkak të një sëmundjeje të rëndë, ai vdiq dhe e shoqja e tij, Arjana, nga mësuese matematike, mbaron kursin dhe kthehet në gjyqtare po në këtë rreth. Ajo e vazhdon dhe sot e kësaj dite këtë profesion. Ndërkohë, dy djemtë e tyre, i pari, Renato, shkon në Kanada për studime ku vazhdon për juridik, ndërsa Erjoni, që ishte fëmija më i vogël i familjes, prej tre vitesh kishte nisur studimet në Napoli, po për të njëjtën degë. Për fat të keq, pas aksidentit më 1 gusht, Erjoni pësoi dëmtime fatale dhe mjekët e Napolit bënë të pamundurën për ta rikthyer në jetë. Ai vdiq, duke shënuar kështu largimin e dytë nga familja të juristit të dytë të saj. Ndërkohë, i vëllai vazhdon studimet në Kanada dhe e ëma e tij, rreth të 50-ave, vazhdon punën si gjyqtare po në këtë rreth.



    Operacioni
    Zemra e Erjonit i vendoset një tjetri

    E premtja mbrëma ka gëzuar një familje dhe ka hidhëruar një tjetër. Mjekët i kanë kërkuar së ëmës së Erjonit, e cila ndodhej në Napoli që ditën e aksidentit , që duke qenë se djali i saj kishte vdekur klinikisht prej disa orësh, t’i jepte zemrën e tij një personi që ka nevojë për një të tillë. Sipas një të përditshmeje italiane, mësohet se në të njëjtën sallë, sapo është marrë miratimi i nënës së Erjonit, ka nisur operacionin për të bërë transplantimin e zemrës. Në të njëjtën sallë, brenda pak minutash i është hequr zemra Erjonit dhe i është vendosur një tjetri. Mësohet se ëma e Erjonit nuk ka dijeni nëse është i ri apo i vjetër. Mjekët i kanë thënë se do t’i tregojnë vetëm nëse operacioni del me sukses, pas një viti, se si i vazhdon jeta atij personi që jeton me zemrën e djalit të saj.

    Panorama

    Me pelqen shume humanizmi qe ka treguar kjo nene Shqipetare .

    A do ta benit dhe ju nje gje te tille , po te ishit ne kete situate ?
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Megjithmend nje ngjarje tragjike. Eshte epr te ardhur keq qe nje djal i ri intelektual te iki keshtu kot me koti. Nuk di cka thene shtypi Italian per kete ngjarje, qe sa her vdes ndonje Italian ne ate menyre, dalin me parullen "E kane shtypur Emigrantet" e cila menjehere modifkohet mbas presionit politik sidomos te Lega Nord dhe Aleances Komuniste(qe njihet si antishqiptare) ne shprehjen " E kane shtypur emigrantet mundesisht Shqiptar". Lere pastaj akti i donacionit qe eshte ne nivele komplet te tjera, qe nuk ka fjale qe mund te pershkruaj gjestin e kesaj nene Shqiptare ndaj nje familjeje tjeter.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922
    ngushellimet e mija asaj nenes shqiptare qe megjithe dhimbjen e madhe qe ndjen ne momente te tilla nje nene per femijen e vet , gjen force te dhuroje organet e djalit te vet, ky akt eshte vertet nje akt humanizmi qe te prek vertet , une personalisht jam pro cdo akti qe i sherben jetes , dhe ne kete rast jam edhe pro dhurimit te organeve ne raste te tilla kur familjaret e te aksidentuarit jane dakort per nje gje te tille

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Delisios
    Anëtarësuar
    13-07-2004
    Postime
    43
    Me ne fund dicka paqesore pas gjithe atyre artikujve te shpifur qe ndodhen ne kete zone

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Dhurimit te organeve i jep mundesi te tjereve te jetojne .

    Besoj se asnje nga ju nuk i ka ndodhur nje situate e tille , dhe e di fare mire se eshte shume e veshtire , qe nje nene humane si kjo , eshte veshtire te gjesh .

    Por jam shume e bindur qe cdo njeri me zemer dhe llogjike, do ishte gati te bente nje akt te tille madheshtor bamirsie , duke menduar se dhuron nje jete nje njeriu .

    Une personalisht do dhuroja organet e mia, pa ngurruar. Te rikthesh ne jete nje qenie njerezore dhe e gjithe kjo ne saje te organeve kur je larguar nga kjo bote nje here e mire. Do e beja me gjithe shpirt, zemra ime te rrinte ne kraharorin e dikujt tjeter dhe ne nje fare menyre qenia ime do mbijetonte tek ai/ajo njeri.....

    Nuk e di a mund ta bejn prindet e mi tek une , ne qofte se me ndodh ndonje gje e keqe , se jeta ka dhe te papritura , por te them te drejten amanetin ja u kam lene .

    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #6
    ABSOLUT JUSTICE Maska e Piranha
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    Ikur drejt forumeve te lira
    Postime
    478
    ngushellime dhe nga ana ime per familjen e erjonit...bashkohem edhe une me dhimbjen e tyre per humbjen e djalit 23-vjecar...
    gjesti i kesaj nene eshte nje nga me te virtytshmit. pavaresisht nga dhimbja qe ka ,ajo i ka dhuruar jeten dikujt tjeter...

  7. #7
    GuEsS...? Maska e Leandra
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    185
    Jam prekur shume kur e lexova kete, vertete nje akt human, qe une per vete nuk besoj se do ta kisha bere... Vetem zemra e nenes e di dhimbjen e shkaktuar....
    Une me ty pata fillu
    vec ta bej tjetrin xheloz,
    e tash me ty jam dashuru,
    ...kjo pune me ben nervoz....

  8. #8
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Vetem nenat shqiptare e bejne kete pune!
    Zoti i bekofte qe te dy.Hallall!
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #9
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Familja e studentit të vdekur dhuron zemrën për të shpëtuar një jetë


    Dhurohet në Itali zemra e një studenti 23 vjecar nga Shqipëria. Zemra e Erion Licajt, i vdekur pas një aksidenti automobilistik në Napoli, u dhurua për të shpëtuar një tjetër jetë, që priste në listë prej dy vjetësh

  10. #10
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503

    :(

    Me vertete nje tragjedi shume e dhimbshme kjo.
    Ngushullimet e mija per familjen Licaj.
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  11. #11
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Me eshte rrenqethur mishi ne keto momente!

    Eshte hera e pare ne kete forum, qe lexoj mbi vdekjen e nje shokut tim!

    Erjonin e kam pas shok te afert dhe mund ta quaj me plot gojen edhe mik!

    Mos mor Zot...
    Kete teme me mire te mos e kisha lexuar...
    Si humbem ne kete bote mer jahu! Lexojme mbi vdekjet e shokeve neper faqet e internetit dhe nuk kemi mundesi as ti shkojme ne varrim , as ti biem ne faqe , as ti themi lamtumiren e fundit...

    Erjoni ka qene tamam qejfli motorrash e makinash...E marr me mend sesi i ka dhene! Uroj te kete qene thjesht shkaku i shpejtesise...sepse coc ka qene ngaterruar pak shejtani ne ca qorrsokake, si shumica jone!
    Ndryshe nga brumi i tij familjar (te rregullt dhe te qete), ai ishte pak tip arrogant dhe pasionant mbas shume gjerave qe rinia e sotme pelqen. Ne shoqeri ishte djale xhanan! Kishe qejf te rrije me te, te kaloje kohen persmari dhe sidomos me gjinine femerore...
    Hera e fundit qe e takova ishte para nja 5 vjetesh...sapo qe kthyer nga Zvicra!
    Nejse...

    Rafmet pac or mik (or Erion palluqja ) dhe Zoti ja lehtesofte vuajtjen familjes! (Arjanes sidomos, sepse jepte shpirtin pas tij!)

    Dhurimi i zemres se Erjonit , ka domethenie te madhe!

    Eh mor plak, kurbeti na hodhi neper cepat e botes si zogjt e korbit...
    Sot morra vesh per fundit e jetes tende...dhe vec rri ketu si buf...duke kujtu kohen qe kalum!
    Neser te tjere do marrin vesh per timen...Iku edhe ai - do thone!
    Kjo eshte jeta shkaperdhele e kurbetlliut!

    Jete e qelbet...
    Ndryshuar për herë të fundit nga StterollA : 10-08-2004 më 22:53

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    varrimi


    Për sjelljen e tij e ndihmuan edhe ambasadori shqiptar në Itali dhe konsulli shqiptar në Napoli

    Mbërrin në Tiranë trupi i 25-vjeçarit

    Erjon Liço që vdiq pas një aksidenti do të varroset sot në Sharrë


    Laureta Rryçi & Vladimir Karaj

    Pasaporta

    Emri: Erion
    Mbiemri: Liço
    Mosha: 25 vjeç
    Vendlindja: Krujë
    Vendbanim: Tiranë
    Arsimi: i lartë
    Njihte 5 gjuhë të huaja
    Në orët e para të ditës së djeshme në aeroportin “Nënë Terezës” është ulur avioni që mbante trupin e pajetë të 25-vjeçarit Erjon Liçaj. Pesë ditë pas vdekjes mundi të kthehej në shtëpinë e tij brenda një arkivoli.

    Me të ka qenë dhe e ëma, Arjana Liço, e cila pak ditë më parë kreu dhe aktin fisnik e human duke i dhuruar një personi tjetër që kishte nevojë zemrën e të birit. Ndërkohë, plot të afërm të veshur me të zeza kanë shkuar për ta pritur në aeroport 25-vjeçarin, të cilit i kushtoi jetën një aksident fatal. Më pas trupi i pajetë i 25-vjeçarit është sjellë në shtëpinë ku jetonin prej disa vitesh. Aty kanë nisur dhe vizitat e të njohurve për të ngushëlluar të ëmën dhe të vëllain e 25-vjeçarit. Pak orë më pas janë vendosur lajmërimet nëpër shtyllat pranë pallatit ku ai banonte. Të afërmit tregojnë se varrimi i Erjonit do të bëhet sot në orën 10°° tek varrezat e Sharrës. Ka qenë dëshira e së ëmës që ta kishte më afër djalin e saj duke qenë se edhe jetonte në kryeqytet.

    Ardhja
    Erjoni u aksidentua teksa po kthehej nga puna për në shtëpi. Aksidenti qe shumë i rëndë dhe ai ra që në momentet e para në gjendje kome. Një makinë që dhe sot e kësaj dite vazhdon të mos identifikohet e goditi atë teksa po ngiste motorin. Një javë më pas mjekët, pasi i kishin bërë për të katërtën herë analizat, i japin së ëmës së tij lajmin e keq që i biri nuk mund të kthehej më në jetë. Pas kësaj ajo vendos t’ia dhurojë zemrën e të birit një personi që po priste prej dy vjetësh për një transplantim. Më pas familja e Erjonit nis përgatitjen e dokumentave për të risjellë trupin e tij në Shqipëri. Autoritetet e Napolit duke pasur dhe interesimin e konsullit tonë atje dhe të ambasadorit shqiptar në Itali, ndihmojnë që praktikat e këtyre dokumentave të mbarojnë shumë shpejt duke bërë të mundur në të njëjtën kohë edhe ardhjen më parë seç ishte menduar të trupit të pajetë të 25-vjeçarit që u aksidentua në një nga rrugët e Napolit. Dje ai mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza” dhe më pas është nisur drejt kryeqytetit, drejt shtëpisë së tij.

    Varrimi
    Të afërmit e Erjonit kanë vendosur që 25-vjeçari të përcillet sot në orën dhjetë të paradites për në banesën e tij të fundit. Ata tregojnë se nëna e tij është shprehur se ka dëshirë ta varrosë djalin e saj këtu në kryeqytet për shak se ka më shumë mundësi ta vizitojë më shpesh. Ëndrrat e juristit të ardhshëm do të mbeten përgjithmonë në Sharrë, në vendin ku pritet të prehet sot e përgjithmonë trupi i tij. Edhe pse nëna e tij do ta ketë një pjesë të tij akoma gjallë dhe ndoshta kjo do të jetë dhe i vetmi ngushëllim për të dhe djalin tjetër të saj, i cili përveçse humbi vëllanë, humbi në të njëjtën kohë edhe një mik shumë të mirë të tijin që nuk do t’i kthehet më. Ndërsa Erjoni humbi togën e zezë që nuk do ta veshi më, edhe pse kishte që i vogël që e ëndërronte një gjë të tillë. Lamtumirë Erjon!



    Një arkivol që mban ëndrrat e një magjistrati

    Erjoni është rikthyer në shtëpinë e tij për herë të fundit, i futur në një arkivol me dy pishtarë te koka. Ndryshe nga herët e tjera kur sillte vetëm alegri dhe gëzim, kësaj here ai i ka sjellë familjes dhe të afërmve të tjerë vetëm lotë. Sapo hyn në banesën ku jetonte gjyqtarja me djemtë e saj kur i ktheheshin nga pushimet ve re që në dhomën kryesore ka zënë vend një arkivol, i cili të trishton edhe më shumë kur shikon lart tij foton e një djali 25-vjeçar me kostum të zi. Të afërmit na tregojnë se është Erjoni, kishte dalë para pak kohësh në shkollë. “Sikur ia ndjeu shpirti që nuk do të jetonte gjatë, se e bëri foton me kostum dhëndri që në moshë të re”, shprehet një nga tezet e tij gjithë trishtim. Më tej tutje vëmë re gjyshet, të cilat secila më vete po e qanin me fjalë nipin e tyre. Ato po risillnin copëza kujtimesh me Erin e vogël, premtimet që i kishin bërë se do të vazhdonin të jetonin derisa ai të martohej. Ndërsa sot i kujtonin premtimin dhe i drejtoheshin fotografisë se përse ai nuk e mbajti premtimin, se ato prandaj ishin akoma në jetë për shkak të tij. Në dhomë ndodheshin libra dhe disqe të shumtë, ndoshta Erjoni do t’i ketë lexuar të gjithë. Siç rrëfen e ema, ëndrra më e madhe e 25-vjeçarit ka qenë të bëhet një magjistrat i zoti si i ati, prandaj bëri të pamundurën derisa vazhdoi në një ndër fakultetet më të mira të drejtësisë në Itali. Për fat të keq të gjitha ëndërrat 25-vjeçari Erion Liço i mori me vete në arkën të drujtë ku është futur që ditën kur iu shkëput zemra dhe bashkë me trurin i vdiq edhe trupi.



    Arjana, gjykatësja që dhuroi zemrën e të birit

    Arjana Liço, nëna shqiptare që u bë personazhe kryesore e të përditshmeve italiane pas dhurimit të zemrës së djalit të saj një personi tjetër, është prej vitesh gjyqtare e rrethit të Krujës. Ajo ka prej 11 vitesh në drejtësi, ndërsa më parë kishte punuar si mësuese matematike. Përveç Erjonit 50-vjeçarja ka edhe një djalë tjetër, Vilorenin, i cili jeton në Kanada, ku studjon për drejtësi. Ajo vendosi të linte zanatin e mësueses që në momentin kur i vdiq bashkëshorti, Hiqmeti, i cili ishte një penalist shumë i zoti, po në Gjykatën e Krujës. Aktualisht Arjana vazhodn punën në Gjykatën e Krujës.



    1 gusht
    Erjon Liço sapo kishte lënë punën dhe po kthehej në shtëpi me motorrin e tij. Një makinë i vjen nga pas dhe e aksidenton.

    2 gusht
    Arjana Liço, e ëma e 25-vjeçarit që u aksidentua, mëson nga komshinjtë se djali i saj ndodhet rëndë në një nga spitalet e Napolit.

    6 gusht
    Arjana Liço, pasi mëson se një person kishte dy vjet që priste për një zemër, vendos të dhurojë zemrën e të birit të saj

    11 gusht
    Mbërrin në aeroportin “Nënë Tereza” trupi i pajetë i Erjon Liços. Ai dërgohet më pas për në shtëpinë e familjes Liço




    Arjana Liço rrëfen arsyen që e shtyu të dhurojë zemrën e të birit

    Nëna: Tani kam gjallë një pjesë të Erit

    Është një nga të paktat nëna që do ta bënin një xhest të tillë human. Arjana Liço, pas dy javësh në Napoli, rikthehet në vend për t‘a varrosur djalin e saj, Erionin 25 - vjeçar që u aksidentua 12 ditë më parë.

    Dhimbja është lehtësuar disi që në momentin që ka mësuar se zemra e Erit vazhdonte të jetojë në trupin e dikujt që nuk e njeh. 50-vjeçarja, që është dhe gjyqtare në Gjykatën e rrethit të Krujës, në një intervistë për gazetën “Panorama”, rrëfen arsyet pse vendosi ta falte zemrën e djalit të saj. “E mora vendimin bashkë me Erin, sepse edhe ai të njëjtin mendim do kishte pasur, se kishte zemrën e madhe”, tregon ajo ndërsa sytë i mban gjithmonë në fotografinë që është në ballë të arkivolit ku qëndron i pajetë i biri.

    Si e mësuat për aksidentin e djalit tuaj?
    Eri jetonte prej tre vitesh në Napoli. Atje ai studionte dhe punonte në të njëjtën kohë. Një natë, teksa po kthehej nga puna me motorr, një makinë që ishte prapa tij e aksidentoi. Goditja që mori Eri nga ky aksident ishte fatale. Menjëherë njerëzit që janë gjetur rastësisht në vendin ku ka ndodhur aksidenti kanë njoftuar policinë dhe ambulancën, pasi makina është larguar dhe Eri ka mbetur i shtrirë. Është dërguar në spital dhe aty më pas ka pasur gjithë vëmendjen e mundshme nga të gjithë mjekët. Por asnjëri prej tyre nuk e ndihmonte dot ngaqë Erit i kishte vdekur truri që në momentin e aksidentit dhe, më pas, ka qenë në koma. Aksidenti ka ndodhur më 1 gusht dhe mua më kanë njoftuar një ditë më pas komshinjtë e Erit. Që ditën që e mësova jam nisur menjëherë për Napoli dhe kam shkuar drejt e në spitalin ku ndodhej Erit.

    Çfarë ju thanë mjekët për gjendjen shëndetësore të tij?
    Sapo mbërrita pashë djalin tim që ndodhej shtrirë rrethuar me shumë aparatura që po e mbanin akoma në jetë dhe më pas takova mjekët që ishin kujdesur për të. Ata më thanë se Eri ishte në gjendje kome. Ishin bërë analizat për të parë nëse ndonjë celulë e trurit kishte akoma jetë, por më kot. Trupi i tij jetonte ende vetëm me anë të aparaturave. Megjithatë shpresa se mos ndoshta për shkak të moshës apo fizikut të tij mund të përmirësohej na mbajti për disa ditë me radhë.

    Po kur vendosët që të mos mbahej më nën efektin e aparaturave?
    Pasi kaluan disa ditë dhe gjendja shëndetësore e Erit vazhdonte të mbetej e njëjta, mjekët ripërsëritën për të katërtën herë analizat se mos ndoshta kishte mbetur ndonjë celulë e gjallë. Edhe përgjigja e analizës së katërt ishte negative. Pas kësaj mjekët më thanë se ishte një person i cili kishte më se dy vjet që ishte në pritje të një zemre. Atij i kishte mbetur vetëm një ditë afat dhe zemra e Erionit ishte shpresa e fundit për të. U mendova shumë dhe vendosa që ai person të merrte zemrën e Erit.

    Këtë vendim e morët e vetme?
    Para se të vendosja kam qëndruar vetëm me Erin dhe bisedova gjatë me të. M’u duk sikur më thoshte ”falja mami zemrën time”. Unë e ndjeva që ishte zëri i Erit dhe në të njëjtën kohë dëshira e tij, sepse ai ishte mësuar të falte derisa u bë 25 vjeç, ndërsa tani i ra që të falte një gjë edhe më të madhe, zemrën e tij. Në ato momente po më shpërthente kraharori nga dhimbja për tim bir, por ngushëllova veten se do të gëzoja një nënë tjetër. Edhe unë do ndihesha njeriu më i lumtur në botë po qe se dikush do më kishte rikthyer në jetë djalin tim dhe mendova se kjo lumturi i takonte asaj nëne. Të paktën tani e di që zemra e Erit do të rrahë përsëri. Ishte e vetmja mënyrë për ta mbajtur një pjesë të tim bir akoma në jetë dhe për të ngushulluar veten për rininë e tij që fatkeqësisht nuk e gëzoi kurrë.

    Kur u bë operacioni për transplantimin e zemrës?
    Pasi unë firmosa dokumentet e nevojshme, se nuk priste as koha për personin që do të merrte zemrën e Erjonit, u bë dhe operacioni. Në mos gaboj ka qenë e premte në darkë. Djali im bashkë me personin tjetër ka qenë në të njëjtën sallë. Zemra i është hequr Erit dhe i është vendosur personit tjetër.

    Ju e dini se kush e ka tani zemrën e djalit tuaj?
    Sipas ligjit italian, po qe se unë do vendosja t'ia jepja zemrën e tim biri dikujt tjetër që kishte nevojë, nuk do të kërkoja në fillim ta njihja atë. Një ditë pas operacionit mjekët më kanë thënë se personi që ka marrë zemrën, një djalë ky, është më mirë dhe se operacioni kishte dalë më sukses. Tani, para se të nisesha në Shqipëri, pyeta për të më thanë se kishte dalë nga reanimacioni. U gëzova sepse mendova se tani e di se rreh akoma zemra e Erit.

    Sa ditë u deshën për sjelljen e trupit të pajetë në atdhe?
    Në fakt, po qe se do t´i kishim respektuar të gjitha procedurat, na binte që të vinim më vonë, por më ka ndihmuar shumë ambasadori ynë në Itali dhe konsulli shqiptar në Napoli. Në të njëjtën kohë gjatë gjithë ditëve që kam qëndruar në spital te koka e Erit kanë ardhur të më vizitojnë fqinjët e tij, mes të cilëve kishte edhe të moshuar, të cilët Eri i kishte respektuar duke u kujdesur për ta. Të afërmit tanë që ishin në Itali dhe shoqëria ime që ndodhet këtu më kanë dhënë mbështetjen e tyre. Më kanë ardhur dhe shokët e fakultetit të Erit, të cilët ishin trishtuar shumë dhe, që të mos më linin të mërzitem, më kujtonin copëra bisedash mes tyre dhe Erit. M’u duk sikur më lehtësohej dhimbja, që të gjithë më flisnin me dashuri për Erin. Isha e bindur që i tillë ishte, se gjithmonë kemi qenë shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Vetëm iku shumë i ri, shumë ëndrra të tijat u bënë hi menjëherë.

    A mund të na flisni diçka për Erin?
    Për Erin nuk ka shumë fjalë, sepse ai ishte i thjeshtë, i dashur, i ëmbël. Gjithmonë ka menduar se si t'i ndihmojë të tjerët. Madje mbaj mend një herë se kur ishte në gjimnaz, kur shkonte në shkollë, ishte edhe një fëmijë i paralizuar dhe i kërkonte të atit të tij nëse kishte mundësi që t´a merrte ai në krah fëmijën e paralizuar deri sa të mbërrinin në katin që duhet të shkonin. E shumë shumë momente si këto që tashmë janë kthyer në kujtime të bukura. Atij gjithmonë i ka pëlqyer të ndiqte fakultetin e drejtësisë, pasi kishte shumë mall për të atin, i cili e kishte lënë të vogël. Prej tre vitesh studionte në atë degë, me rezultate ishte shumë mirë; në të njëjtën kohë po mësonte gjuhën e pestë të huaj. Por ai nuk është më. Është vetëm zemrën e tij që i rreh diku larg meje. Iku bashkë me ëndrrat e tij.

    A do të kërkoni ndonjëherë të njihni personin që tashmë ka zemrën e Erit?
    Sipas ligjit, unë do të mësoj nëse ai vazhdon akoma të jetojë vetëm një viti pas operacionit. Nuk e di nëse do të kem mundësi ta njoh, por jam e bindur se nëse ai është mirë do të vijë të na kërkojë vetë. Kur ta shoh do më duket sikur do shoh një pjesë të Erit tim.



    Aksidenti që i mori jetën

    Erioni ishte 25 vjeç dhe vazhdonte studimet për juridik në Napoli. Ai dinte pesë gjuhë të huaja. Vinte nga një familje që kishte mjaft juristë në profesion. Për fatin e tij të keq pëson një aksident i cili ishte dhe fatal për të. Pak ditë pasi ai vazhdonte të ishte në gjendje kome zemra i dhurohet dikujt tjetër. Trupi i pajetë i Erionit kthehet në Tiranë për të qëndruar në banesën e tij të fundit.



    Pacienti që mori zemrën

    Emri dhe mbiemri i tij vazhdojnë të jenë sekret jo vetëm për mediat, por edhe për nënën që vendosi ta dhuronte zemrën e birit të saj. Dihet vetëm që ai priste prej dy vjetësh për një zemër, që të mund të rikthehej në jetë dhe se i kishte mbetur vetëm një ditë afat për të pritur. Tashmë e ka bërë operacionin dhe rezultati qe pozitiv. Madje tani ka dalë edhe nga salla e reanimacionit. Për momentin dihet vetëm që është djalë.



    Ligji italian pengon nënën të njohë personin që mori zemrën

    Arjana, nëna e Erionit, që në momentin që ka dhuruar zemrën ka dashur që të dijë se kush do ta marrë zemrën e djalit të saj, por është përballur me rregullin e ligjit italian që nuk e lejonte një gjë të tillë. Sipas këtij ligji, të gjithë personat që duan t’u dhurojnë organe të familjarëve të tyre personave në nevojë, nuk kanë të drejtë që të njihen menjëherë me identitetin e personit, por në fillim vetëm me gjendjen shëndetësore të tij. Ky rregull është respktuar edhe nga 50-vjeçarja, e cila, që në momentin që ka vendosur të dhurojë zemrën e djalit të saj, ka vendosur edhe t’i pranojë të gjitha rregullat që duhet të respektojë sipas ligjit. E ka bërë këtë edhe ngaqë askush më mirë se ajo, një përfaqësuese e ligjit, nuk mund ta dijë vlerën dhe rëndësinë e tij. Ajo ka mësuar në fillim se operacioni kishte dalë me sukse dhe personi që tashmë do ta mbajë zemrën e birit të saj ka shanse të jetojë edhe për disa vjet të tjerë. Madje Arjana nuk ka harruar që, para se të nisej për në Shqipëri bashkë me trupin e pajetë të të birit, të pyesë mbi shëndetin e të panjohurit. Ka mësuar se personi që mban zemrën e Erit ka dalë nga salla e reanimacionit dhe do të qëndrojë në spital derisa të bëhet pak më mirë.



    panorama
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Shume gjyna per cunin qe humbi jeten, dhe bravo asaj nenes qe gjeti forcen te shpetoj nje njeri tjeter duke dhen zemren e djalit saj!

  14. #14
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    :`( :`( :`(
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  15. #15
    *Forever* Maska e malli
    Anëtarësuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668

    Unhappy

    Ngushellimet e mia per familjen e Erjonit, oh sa keq nje djale ne moshen met te bukur te rinise.
    Kjo nene ka bere diçka shum humane te japi zemren e djalit, por te dine diçka e gjith bota , nena dhe njerzit e tij qe Erjoni jeton por tek nje trup tjeter.
    Po e mbyll me kaq me lote ne sy se kam vete vella.
    I perjetshem qofte kujtimi i ketij djali 25 vjeçar (Amen).
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anëtarësuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    edhe mu me ka vdek njeri i aferm jashte, por lajmin se morri vesh gazeta. çuditem si ne kete rast shtypi u informua pernjeheresh. publicitet apo prapagande? per ke? kush fiton nga kjo?

    erjoni vet, familja tij, farefisnia, shoqeria, shqiperia apo italia?

    ps; personalisht mendoj se e jema e djalit e shiti zemren e tij, e vrau me doren e vet, ngaqe ai ishte akoma gjalle, ndryshe zemra e tij nuk do te hynte ne pune. e konsideroj kete nje akt makaber.

  17. #17
    Eri me lal tu prifte shpirti ne paqe....Erioni ka qene djali i madh i shtepise ndersa Loreni (Reni) eshte i dyti. Kemi qene ne nje klase bashke. Teta Arjana-Ngushellimet e mia te sinqerta...Eh me kujtohet xhaxhi Hiqmeti...goxha burre per nder. Familjet tona kane qene dhe jane shume te ngushta me njera tjetren. Qe te dy burre e grua shume te zote ne profesionin e drejtesise.

  18. #18
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Vetem njerez me vullnet te hekurt mund te arrijne te bejne veprime te tilla. E pra kjo nene eshte nje grua e forte te ciles une i perulem me respekt.

    Dito.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Citim Postuar më parë nga pagan
    ps; personalisht mendoj se e jema e djalit e shiti zemren e tij, e vrau me doren e vet, ngaqe ai ishte akoma gjalle, ndryshe zemra e tij nuk do te hynte ne pune. e konsideroj kete nje akt makaber.

    dhe ti konsideroje veten pagan te vertete---po nga ata rrycat fare ...mos te rente per pjese, po nqse ne te ardhmen te bie rasti ty apo dike te afert te kesh nevoje per nje organ te ri, c'do besh ti?

    cfare mentaliteti idiot..

    nejse, ngushellime asaj familjes...dhe ajo nena ka bere shume mire, i ka dhene jete dikujt tjeter
    TBD

  20. #20
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    23-05-2005
    Postime
    301
    Sa e dhimbshme!! Vertete per tu ardhur keq, kaq i ri..., Ngushellimet e mija familjes se Erjonit... U prefte ne paqe..."sa e padrejte eshte jeta"..po me vjen shume keq...
    Vertete gjest shume humanitar nga ana e nenes, me vjen keq per ate nene, te mendosh se zemra e ketij djali "Erjonit" akoma rreh/punon
    Vetem njerez me vullnet te hekurt mund te arrijne te bejne veprime te tilla. E pra kjo nene eshte nje grua e forte te ciles une i perulem me respekt.

    Dito.
    mjaftojne fjalet e Ditos...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •