Close
Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 180 prej 212
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    problemi eshte qe pikerisht ai vrima eshte kampioni vertete, prap fitoi medalje, ai qe ju s'arrini ta kuptoni. kampionet jane njerez TE KEQIJ. ata mundohen ta stimulojne veten duke poshteruar te tjeret, cilindoqofte keta.

    ka nje veper shume te bukur te F. Nolit mbi Bethovenin, e cila titullohet "bethoveni dhe revolucioni freng", lexojeni ate, te me kuptoni ēfare them.

    ps; ciklotomik, ti si duket nuk arrin te me kuptosh, dhe s'je i vetmi. shkrimet e mija jane shpesh alegorike, si fabulat e La Fontenit qe megjithese me histori kafshesh flasin per njerezit.
    a kupton. une lal, s'merrem me sport. ishte thjesht alegori per te arrit nje rezultat te deshiruar me pare dhe qe i jep kuptim temes.
    ti kujton se talentet greke paguhen miliona, keshtu fare kot. ti kujton se bota eshte e mbush me pasanike idiote te afte ti hudhin paret nga penxherja thjesht te bejne pasanik zidanin, tajsonin, dhimen e kompani.
    jo lal, e ke gabim e s'merr ere nga jeta.
    ēdo para qe hudhet ne ere, dmth qe paguhen sportistet, eshte INVESTIM, dmth paguhet 100 te fitohet 1000. e ket mos e harro.

    jam i bindur qe ēdonjerit nga sportistet shqiptare qe do te kishte fituar medalje te arte, do ta kishte siguruar per kurre jeten e tij, bile dhe te linte pas trashegimtare.

    fatkeqesisht sot per sot, ne shqiperi nuk fabrikohen DOT kampione.

    ps; albo qe e ka mesu shqipen n'ballon tu ik per amerike, kam frike se nga MOSKUPTIMI do m'akuzoj per mosditjen e shqipes. hehe!
    keshtu ndodh kur lexon vetem gazeta.

  2. #162
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga pagan
    problemi eshte qe pikerisht ai vrima eshte kampioni vertete, prap fitoi medalje, ai qe ju s'arrini ta kuptoni. kampionet jane njerez TE KEQIJ. ata mundohen ta stimulojne veten duke poshteruar te tjeret, cilindoqofte keta.

    ka nje veper shume te bukur te F. Nolit mbi Bethovenin, e cila titullohet "bethoveni dhe revolucioni freng", lexojeni ate, te me kuptoni ēfare them.

    ps; ciklotomik, ti si duket nuk arrin te me kuptosh, dhe s'je i vetmi. shkrimet e mija jane shpesh alegorike, si fabulat e La Fontenit qe megjithese me histori kafshesh flasin per njerezit.
    a kupton. une lal, s'merrem me sport. ishte thjesht alegori per te arrit nje rezultat te deshiruar me pare dhe qe i jep kuptim temes.
    ti kujton se talentet greke paguhen miliona, keshtu fare kot. ti kujton se bota eshte e mbush me pasanike idiote te afte ti hudhin paret nga penxherja thjesht te bejne pasanik zidanin, tajsonin, dhimen e kompani.
    jo lal, e ke gabim e s'merr ere nga jeta.
    ēdo para qe hudhet ne ere, dmth qe paguhen sportistet, eshte INVESTIM, dmth paguhet 100 te fitohet 1000. e ket mos e harro.

    jam i bindur qe ēdonjerit nga sportistet shqiptare qe do te kishte fituar medalje te arte, do ta kishte siguruar per kurre jeten e tij, bile dhe te linte pas trashegimtare.

    fatkeqesisht sot per sot, ne shqiperi nuk fabrikohen DOT kampione.

    ps; albo qe e ka mesu shqipen n'ballon tu ik per amerike, kam frike se nga MOSKUPTIMI do m'akuzoj per mosditjen e shqipes. hehe!
    keshtu ndodh kur lexon vetem gazeta.
    Qe te arrish te besh shkrime alegorike duhet te gjesh dhe momentin e duhur per me i bere ato. Ti ket element nuk e ke, ose te mungojn argumentat dhe ske cte besh gje tjeter vecse te na sajosh fabula qe vetem ti i kupton.
    Un qe kujtoj e para punes qe as me njeh se kush jam, do besh mire mos kujtosh kaq shume, per vete faktin se vete ti duke kujtuar mua kujton vete per te tjeret gjithashtu, dhe rrjedhimisht te duket vetja jo vetem mbi te tjeret, por kur dikush kujton per ty ofendohesh shume thelle. Keto kujtesat objektiviste i bejn njerez qe nuk njohin veten e tyre ne rradhe te pare, e jo mo te njohin te tjeret.

    Edhe i her, krahaso shahistet apo peshengritesit me futbollistat, dhe shif pak sa jan talentet e futbollit qe jan zhduk nga shqiperia dhe sa jane ato te sporteve te tjera, dhe do arrish ta kuptosh qe kur je ekonomikisht i qete nuk e can koken shume as per Greqi e as per Gjermani a ku di un, po je i qete. Paraja nuk eshte gjithshkah ne ket bote, por sic dikush qe esht intelektual zgjedh ti sherbej nje vendi tjeter, edhe ai qe eshte sportist zgjedh nje vend tjeter. E vetmja gje qe nuk i falet atyre sportistave eshte mohimi dhe sulmi i atdheut, ndersa qeverise Shqiptare nuk i falet dhe mosperfillja e tyre.

    Ja dhe nje shembull tjeter. Ketu ne NY, edhe ishuj te humbur ne oqean qe kan luftu me peshkaqena bejn parade kur kan diten e pavarsise, ndersa ne me nje nga folkoloret me te pasura dhe te vjetra ne bote, me veshje nga me te ndryshmet etj etj, ne zbejme azgje, madje dhe ato fonde qe Qeveria ka rezerve per keto aktivitete ja shperndaj gangsterave ketu qe organizojn party qe skan piken e konceptit dhe as nuk i sherbejne okazionit.

    Ske si te besh kampiona e patriota kur shteti vet nuk can koken per ta. Nesje vazhdo kujtohu ti...
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #163
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Mr. Pirossss nuk mori dot medalie flori kete radhe, por tepakten dicka mori. Qe te shikoni sa care per ju, kerkova ta gjeja kete informacion qe mos te kishit me merak per fatin e piros ne keto lojra olimpike, dhe tju ikte ankthi...


    Pyrros Dimas (Greece), three times Gold Olympic medallist in the 1992 Barcelona, 1996 Atlanta and 2000 Sydney Games, became Olympic winner for the fourth time in his career by winning the bronze medal in the Athens Olympic Games. After his last attempt he stated: "This was my last participation as an athlete in my career. That is why I took my shoes off and left them on the platform. What I have experienced here was unique – a once in a lifetime experience”

  4. #164
    καταλαβα
    greke duhet te jesh dhe ti se nuk shpjegohet ndryshe, vetem se forumi quhet shqiptar dhe jo <<forumigrek>>
    Nuk ka perėndi tjetėr pėrveē ZOTIT

  5. #165
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Mbase do dale pak nga teme me cfare do theme, neise. Duke filluar nga rrogat e ulta dhe pagat fatekeqe qe nje sportist merr tek ne, ketyre sportisteve i eshte dukur parajse kur, Greqia i ka ofruar, kushedi se sa lek per te perfaqesuar ato. Shqiptari gjithmon fatakeq ka qene me vuajtje, nuk eshte mesuar ndonjeher ta kete syrin e ngopur per c`do gje.
    Greket gjeten fatin e mire, dhe keto kokrrat qe u genjyen me ate shume lekesh qe nuk i afrohet vleftes te indentitetit.

    Sic permenden disa bashkeforumist me larte qe, neve nuk kemi shtet per te mbajtur sportist dhe per te ruajtur tradita, e tej ashtu kemi per ti humbur te gjitha vlerat si ne kohet e lashta, kur ne tokat tona shkelin Pellazget, qe kur ne Shqiperi kishte qytetrim, shtete te tjera te Europes i kishe njerizt neper peme, por miqe e shok dua te them qe dhe atehere ashtu na humben vlerat dhe ashtu na u mohuan shume gjera, dhe tani shume pak prej nesh dine nje histori te vertet.

    Shume sportist ne na jane mohuar do vazhdojne te na mohojne por te dashur bashkeatdhetar kurr mos harroni se gjaku Shqipes valon gjithnje dhe kurr s`vdes, bote me rrote eshte, dhe do vi nje dite ku mbase neve do na shofi syri per mire ose te bijve tane dhe niperve tane.

    Kerkoj ndjes qe dola paksa nga tema.

    Tani dua ti uroj sportistve Shqiptar sa me shume fat, ne lojrat qe po marrin pjes dhe ta shtyjne vetem nje hap me tutje per te na nderuar ne si kombe.

    Gjithe te mirat...
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    pyes lotin, kot ngaterrohesh me pellazget. etiopia eshte vend me i varfer se shqiperia (po ashtu si shume vende te tjera afrikane) e megjithate kjo se pengon te kete sportiste te kalibrit boteror, kampione te botes e olimpike. bile qe jane bere milionere e jashtezakonisht te famshem duke qendruar e jetuar ne etiopi, pra ne vend te tyre.

    a ke degju te flitet per Abebe-bekilen, ai eshte po aq i madh sa pele dhe muhamet ali, legjenda te sportit.

    pra jo te gjithe sportistet kane motivacion PARANE. tek ata te cilet ndodhen ne greqi, pikerisht pirro dhima s'ka ik per pare, ne kundershtim me bashkeatdhetaret e tij te tjere.

    prandaj eshte dhe i vetmi qe ka rezultate te larta, qe eshte kthyer ne legjende. si dhe i vetmi qe ka peshtyre mbi popullin e tij.

    a e di si beri mbreti marokut per te pushtuar spanjen, dha urdher te digjeshin anijet me te cilat zbarkoi ne breg duke u thene ushtareve te tij, tashme vetem nje rruge na ngel : ja vdekje ja liri. per te njejtin motiv dhe pirro dhima e shau shqiperine. per te prere lidhjet, trashegimine, kthimin e mundshem, forcuar fatin vetem drejt shkimit pa kthim.
    ndryshe ai s'do te ishte kampion.

    kjo sjellje prej tradhetari eshte ne fakt droga e tij, aq e domosdoshme per te qene kampion.
    vetem nje kampion ka greqia, emri tij pirro dhima. puro shqiptar dhe puro tradhetar. (per fat te mire tonin e te tij).

  7. #167
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Edhe kundėranalizat e bėra nga Agjensia botėrore antidoping (Wada), kanė konfirmuar sėrish pozitiv peshėngritėsin grek me origjinė shqiptare

    Luan Shabani: Betohem pėr dy fėmijėt qė s’kam marrė doping

    Peshėngritėsi: “Betohem pėr jetėn e dy engjėjve tė mi, fėmijėt e mi. Ju lutem, ju betohem, tė gjithėve, gjithė grekėve, mos mė abandononi!”

    Altin Manallari

    Njeriu qė i dhuroi medaljen e parė Greqisė nė Lojėrat Olimpike qė po zhvillohen nė Athinė ka mohuar edhe dje marrjen e substancave tė ndaluara, pasi kishte rezultuar pozitiv nė dy testet antitoping, qė kanė treguar se nė urinėn e tij kishte njė sasi testosteroni mbi normalen. Komiteti Olimpik Ndėrkombėtar do tė vendosė nėse do t’i heqė peshėngritėsit medaljen e tij tė bronxtė, qė e kishte ēuar gjithė popullin grek nė delir gjatė garės sė tė hėnės. Rezultimi pozitiv i Shabanit ka krijuar njė irritim nė radhėt e grekėve, tė cilėt kishin parė mė parė edhe dy atletėt kampionė olimpikė, - tė dy me medalje nė Lojėrat Olimpike Sidnei 2000, - qė kanė hequr dorė para se tė jepej vendimi pėr pėrjashtimin e tyre nga Lojėrat Olimpike pėr shkak tė mungesės sė tyre nė testin anti-doping tė 12 gushtit. Shabani , i cili ėshtė vlerėsuar pas fitores si njė hero dhe si njeriu qė i ktheu nderin grekėve, ėshtė shprehur se as ai vetė nuk e di se pse ėshtė shpallur pozitiv pėr pėrdorim tė substancave tė palejuara. “Betohem nė Zot, ndershmėrisht nuk kam pėrdorur kurrė substanca tė tilla. Betohem pėr jetėn e dy engjėjve tė mi, fėmijėt e mi. "Unė kam kaluar shumė teste nė dhjetė vitet e mia si njė sportist profesionist dhe nuk kam rezultuar kurrė pozitiv. Ju lutem, ju betohem, tė gjithėve , tė gjithė grekėve, mos mė abandononi!”, - ka thėnė Luan Shabani nė njė gjendje tė rėnduar psikologjike nga presioni i i madh i shtypit nė drejtim tė tij. Federata e peshėngritjes ka reaguar ashpėr nė organet pėrkatėse duke trumbetuar qė nuk ka asnjė dyshim mbi pafajėsinė e atletit. Shabani do tė paraqitet tashmė nė seancė dėgjimore pėrpara komisionit disiplinor tė Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar, dhe mė pas do tė presė rezultatet pėrfundimtare tė kėshillit ekzekutiv tė kėtij Komiteti (IOC). Trajneri i tij, Christos Iakovou, ka mohuar nė mėnyrė kategorike qė asnjė nga atletėt e tij nuk ka marrė substansca tė ndaluara. “U jemi nėnshtruar shumė testeve anti-doping, por Shabani nuk ka rezultuar kurrė pozitiv. Ne nuk pėrdorim substanca tė tilla”,- ka shtuar trajneri Iakovou. Iacovou ka insistuar qė Shabani, dy herė fitues i medaljeve tė argjendta nė Olimpiadat e fundit, ishte i pafajshėm, nė lidhje me akuzat qė i bėhen pėr marrjen e substancave tė palejuara. “Prezenca e testoteronit (njė hormon natural) mund tė jetė shkaktuar nga stresi, sforcimet ose nga ndonjė problem tjetėr shėndetėsor",- ka theksuar Iacovou. Federata Ndėrkombėtare e Peshėngritjes ka bėrė tė njohura provat e 260 atletėve pjesėmarrės nė Lojėrat Olimpike para nisjes sė lojėrave tė Athinės nė njė tentativė pėr tė qartėsuar se nė tė do tė merrnin pjesė vetėm atletėt qė do tė rezultonin negativ nė testin anti-doping. Ndėrkohė qė ėshtė mėsuar se Shabani nuk ka marrė pjesė nė testimin antidoping tė bėrė nga Federata Ndėrkombėtare e peshėngritjes. “Pyetja fondamentale duhet tė bėhen menjėherė, jam shumė i shqetėsuar rreth kėsaj ēėshtjeje”,- ka thėnė njė nga drejtuesit mė tė lartė tė Feferatės Ndėrkombėtare tė Peshėngritjes (IWF), i cili ka kėrkuar tė mos i bėhet i ditur emri. “Kam dėshirė tė di se si ky djalė qė ka rezultuar pozitiv ėshtė lejuar tė garojė. Pasi ai ka munguar nė testin e IWF, pse nuk ėshtė ndaluar, por ėshtė lėnė tė garojė dhe tė fitojė medalje. Pra ka ulur prestigjin e kėtij sporti. “Duhet tė pyes nėsė ėshtė akzaminuar nga ne para konkurrimit dhe nė ai ka rezultuar negativ. Ndryshe, nėse nuk ėshtė ekzaminuar nga organet pėrkatėse tė Lojėrave Olimpikė, do tė shtrohej pyetja pėrse”.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #168
    Nuk ka asgje te keqe ne parim per te luajtur per nje shtet tjeter dhe shume sportiste e kane bere kete gjate gjithe koherave. Por shume pak kane qene ata qe kane pranuar te luajne per nje shtet qe ka synime territoriale ndaj shtetit meme apo e persekuton bashkombasit e tij.

    Per te pare ndryshimin midis nje shteti shovinist dhe racist dhe nje shteti demokratik klikoni ketu dhe ketu.
    Cfare eshte me i shtrenjte se emri??

    Leonidas Sampanis????????? Nuk eshte turp per ne qe merremi me keta tipa?

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anėtarėsuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144
    ]
    Citim Postuar mė parė nga StormAngel
    Edhe kundėranalizat e bėra nga Agjensia botėrore antidoping (Wada), kanė konfirmuar sėrish pozitiv peshėngritėsin grek me origjinė shqiptare

    Luan Shabani: Betohem pėr dy fėmijėt qė s’kam marrė doping

    Peshėngritėsi: “Betohem pėr jetėn e dy engjėjve tė mi, fėmijėt e mi. Ju lutem, ju betohem, tė gjithėve, gjithė grekėve, mos mė abandononi!”

    Altin Manallari

    Njeriu qė i dhuroi medaljen e parė Greqisė nė Lojėrat Olimpike qė po zhvillohen nė Athinė ka mohuar edhe dje marrjen e substancave tė ndaluara, pasi kishte rezultuar pozitiv nė dy testet antitoping, qė kanė treguar se nė urinėn e tij kishte njė sasi testosteroni mbi normalen.

    pėr shkak tė mungesės sė tyre nė testin anti-doping tė 12 gushtit. Shabani , i cili ėshtė vlerėsuar pas fitores si njė hero dhe si njeriu qė i ktheu nderin grekėve, ėshtė shprehur se as ai vetė nuk e di se pse ėshtė shpallur pozitiv pėr pėrdorim tė substancave tė palejuara.

    betohem, tė gjithėve , tė gjithė grekėve, mos mė abandononi!”, - ka thėnė Luan Shabani nė njė gjendje tė rėnduar psikologjike nga presioni i i madh i shtypit nė drejtim tė tij.


    “Prezenca e testoteronit (njė hormon natural) mund tė jetė shkaktuar nga stresi, sforcimet ose nga ndonjė problem tjetėr shėndetėsor",- ka theksuar Iacovou.


    Dhe une betohem se; shkaku i pranise se testoteronit ne urinen e tij eshte pasoje e ngatrimit te hormoneve per shkak se Leonidha Sabanis ka pare shume trupa te bukur te zhveshura te sportisteve femra..........keshtu mendja e turllosur ka dhen efekt te demshem ne urine....

    “Kam dėshirė tė di se si ky djalė qė ka rezultuar pozitiv ėshtė lejuar tė garojė. Pasi ai ka munguar nė testin e IWF, pse nuk ėshtė ndaluar, por ėshtė lėnė tė garojė dhe tė fitojė medalje. Pra ka ulur prestigjin e kėtij sporti.
    “Duhet tė pyes nėsė ėshtė akzaminuar nga ne para konkurrimit dhe nė ai ka rezultuar negativ. Ndryshe, nėse nuk ėshtė ekzaminuar nga organet pėrkatėse tė Lojėrave Olimpikė, do tė shtrohej pyetja pėrse”.
    Shume e qarte kjo me larte, na del qarte qe jo te gjithe sportistet pjesmarres ne lojrat e kryejne testin ...
    Pse nuk behet testimi edhe pas garimit para se te ndajne medajlet fituesit tu behet analiza nese rezulton negativ apo pozitiv si ne kete raste te luanit shqiptare.

    Ndoqa garen e akrobateve te tre shteteve Rusi, USA dhe Rumania, e fitoi kjo e fundit, mund te them qene fantastike, por me cuditi shume nje atlete e grupit te USA, sparkata e saj disa hereshe ne ajer si the kthimin e menjehershe gati, gati sikur fluturonte, nje veprim te tille e bejne vetem sportistet ne rrjetat e telit xhongleret e cirqeve, te them te drejten qe shokuese per mua, absurte dhe jo natyrale....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dallandyshe : 23-08-2004 mė 07:02
    [ Trimeria-aroma LIRI//Tradhetia-kerrme llum i zi!]

  10. #170
    that`s my way Maska e condor
    Anėtarėsuar
    12-08-2004
    Vendndodhja
    let me think ....
    Postime
    10
    leonidha shabani pa medalie dhe i perjashtuar nga lojrat olimpike.
    me gjith lotet qe derdhi shabani per te dale i pafajshem ai perseri ngeli pa medalie dhe jashte lojrave olimpike cheshtia tani do ti kaloje organizates nderkombetare te peshngritjes per te diskutuar per te ardhmen e tij. por ai rezikon qe ti hiqet e drejta per 2 vjet te mos konkuroje me ne peshngritje. por sic e tha ai shoku me perpara nuk ia vlen qe te meremi me kete teme sa per pirro dhima ai i hoqi kepucet e tij pas ndeshies ku morri vendin e 3te duke treguar keshtu qe do te heqi dore nga peshngritja. thashetheme thone qe do te merret me politike ne shtetin grek .
    ALONE IN THE FIELD OF BATTLE
    BLINDED BY RAGE
    SURROUNDED BY ENEMIES
    FEARLESS IN FRONT OF DEATH
    "The Hunter"

    With each kill, I grow wiser, and with added wisdom, I grow stronger.
    "Khelben "Blackstaff" Arunsun, Chosen Of Mystra"

  11. #171
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-08-2004
    Postime
    148
    E Diele, 22 Gusht 2004
    Atletja shqiptare, Klodiana Shala, ka dale vetem e fundit ne garen e 400 metrave me pengesa ne Lojrat Olimpike, Athina 2004. Sportistja shqiptare arriti kohen 1'00"00, duke dale e 6-ta ne baterine e saj eliminatore dhe duke lene pas vetem gjermanen, Stephanie Kampf qe nuk u nis fare. Kohen me te mire e dha rusja, Yuliya Pechonkina me 53"57, rezultati me i mire i sezonit.

    Dhima, mbyll karrieren me humbje

    Peshengritesi grek, me origjine shqiptare, Piros Dimas (Pirro Dhima) e mbylli karrieren e tij te famshme dje ne darke, pasi deshtoi ne perpjekjen e tij per te fituar arin e katert olimpik ne kete sport. Sportisti 34-vjecar, zuri vendin e trete ne shkeputje me 175 kg ndersa ne shtytje ngriti 202.5 kg. Ne dygaresh, Dimas (Dhima) zuri vendin e trete, me rezultatin 377.5 kg, duke mbetur prapa gjeorgjanit Georgi Asanidze (382.5 kg) dhe bjellorusit Ribakov (380 kg). Dimas kishte fituar 3 medalje ari olimpike per Greqine, baraz me te madhin Naim Sulejmanoglu te Turqise dhe peshengritesin grek (me kombesi gjeorgjane), Khasikasvili.

  12. #172
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Nje gje interesante kam vene re ne kete Olimpiade qe u zhvillua sivjet:

    Te bardhet, dominojne dukshem ndaj zezakeve!

    Sa zezak fituan medalje? Po ne atletike, boks etj? ...qe i kane sportet e veta...
    Me ka bere pershtypje edhe pjesmarrja e vogel ne numer prej te zinjve!

    Krahasoni Olimpiaden qe u zhvillua ne Barcelone, me kete te Athines!

    Do shikoni sesa rrekorde jane thyer sivjet. Sesa shume ka perparuar njeriu. Rrekordet e shumta qe u thyen sivjet, ne sporte te ndryshme, para 12 vjetesh as nuk imagjinoheshin te arriheshin! Njeriu avancon...

  13. #173
    Se dija qe paska dhe ne sport rracizem lol

    Sa per Dhimen me mire qe vetquhet grek

  14. #174
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    O shqiptare ...Shof qe akoma shkruani '' Luan Shabani '' apo ''Pirro Dhima ''...
    Keta te dy kodoshat kane vdek me kohe ...Nuk ekzistojne me ...
    Sot jane 2 greke me emrat Pirros Dymas dhe Leonis Sabanis . Jane te punesuar ne forcat e armatosura greke ( kane edhe grada kolonel apo major me duket ) .
    Edhe Italia ka sportiste te huaj qe konkurrojne per te .Tani me kujtohet Fiona May (medalje ne sidney ) apo Martinez (kubaneze - kercim trehapesh ) konkurroi sot. Ose shif ekipin e basketbollit e te volejbollit ku ke te huaj sa te duash , qe konkurrojne per Italine .
    Por nuk kam degjuar qe dikush te kete nderruar emrin apo mbiemrin !!!!

    Problemi tjeter qendron tek shteti yne qe nuk ka ndihmuar kurre talentet .
    Nuk i kemi dhe eksperte qeveritaret ne keto muhabete ...te ishte ndonje muhabet EKSPORTIMI PLERASH e kishim zgjidh pa problem...

    Besoj qe te gjithe e pane mbreme fitoren e grekut ne UNAZA ...Skandal...Bullgari ishte superior dhe zuri vendin e dyte..
    Juri Chechi (italian ) zuri vendin e trete , i bertiste jurise ''Ky eshte numri 1 '' - e tregonte bullgarin . Ai greku rrinte sikur i kish mbush breket...Ndihej ne siklet para nje vjedhje skandaloze...Federata bullgare ka bere proteste , por gjithcka eshte vendos tani ...Maksimumi mund te perjashtohet ndonje arbiter..Si duket milionat greket i kane perdor edhe per ryshfete..

    p.s
    Trajnerit te 2 atleteve greke qe gjoja bene aksident me motorr , i ishin gjetur sasira te medha stimulantesh ..Shto dhe rastin e GREKUT Leonidas Sabanis ....HIJE DYSHIMI MBI GJITHE SPORTIN GREK ...ATHINA KA MARRE GODITJEN ME TE FORTE...
    Une kam filluar te dyshoj edhe ne pastertine e ekipit grek te futbollit. I duhen bere analizat kur te vijne ne Tirane ne date 4 . I kane fut ndonje shiringe ne Portugali qafirave ..ndaj fituan europianin ...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  15. #175
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    http://www.shekulli.com.al/index.php...d5edae1cbf7e57

    Kjo eshte renditja e ekipeve te cilat kane fituar medalje deri tashi,per fat te keq ne nuk jemi aty.

    Dhe vazhdojne intervistat dhe thashethemet lidhur me Luan Shabanin:

    Peshėngritėsi: “Njė i panjohur mė ofroi njė pije para kontrollit anti-doping”

    Doping: Shabani, njė alibi tė ēuditshme


    A. Manallari

    Pas heqjes sė medaljes vjen dhe njė tjetėr reagim i Luan Shabanit. Peshėngritėsi shqiptar qė garon pėr tė mbrojtur ngjyrat e Greqisė, heroi qė pėr njė moment kaloi nga parajsa nė ferr, ka dhėnė njė tjetėr alibi tė ēuditshme. Sipas njė agjencie lajmesh nė internet, “Wireservice.com”, njė prokuror grek ka hapur njė hetim zyrtar mbi rrethanat qė rrethojnė rezultimin e peshėngritėsit si pozitiv pėr pėrdorimin e stimuluesve tė ndaluar. Kėtė e ka thėnė njė nėpunės i drejtėsisė greke. Shabani qė ka humbur medaljen e bronxtė pasi ishte verifikuar pozitiv pėr nivel tė lartė tė testosteronit nė urinė, ka protestuar sėrish pėr pafajėsinė e tij. Ai, gjithnjė sipas agjencisė sė mėsipėrme tė lajmeve, pretendon se pas konkurrimit, por para kontrollit antidoping, ka pirė njė pije e cila mund tė ketė qenė e pakontrolluar. Njė gjė e tillė ėshtė pohuar dhe nga trajneri i kombėtares greke tė peshėngritjes Christos Iakovou. Ai ka thėnė se pijen e ka marrė nga njė person i panjohur, pak para se ai tė jepte njė kampion tė urinės sė tij nė sallėn e analizave tė kontrollit antidoping. “Nė kėtė dhomė kishte shumė persona”, ka thėnė Iakovou. "Mbi 15 njerėz ishin nė dhomėn e kontrollit anti-doping, ku duhet tė ishte vetėm atleti dhe njė nga shoqėruesit e tij zyrtar. Athina ka filluar hetimet pėr tė gjetur tė vėrtetėn, por akoma nuk dihet se cili do tė jetė fundi i kėtyre hetimeve. Por njė gjė ėshtė e njohur tashmė: bota e drogės nuk ėshtė kurrė larg sportit dhe njerėzve qė fitojnė titullin.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  16. #176
    MILANIST I KEQ Maska e Luani Kuqezi
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    238

    Talking Go Suxho... I Guess!

    Meqe flitet per shqiptaret qe garojne per vende te tjera, shihni c'beri Suxho dje.
    Ne cerekfinale volejbolli kunder Greqise, USA po humbte 2 sete kunder 1 dhe po dominonte me 7 pike setin e katert, kur futet Suxho zevendesues si zakonisht nga pankina ne vend te kapitenit amerikan dhe e ndrron ndeshjen ne favor te Amerikes. Fillon te behet deciziv ne cdo pike te fituar nga US dhe shenon vete ne shume raste sidomos me disa ace, zhytje dhe prekje perfekte qe i bene te habiten dhe komentatoret amerikane qe filluan te tregojne per historine e 17 vjecarit shqiptar. Madje ato thonin qe 20% e popullates se Athines eshte shqiptare (s'ma merrte mendja te ishte kaq shume). Dmth edhe pse luante me US, Suxho arriti te mundte Greqine dhe i beri qejfin shqiptareve te pranishem kur US e mori lojen ne 5 sete duke bere te ditur gjithashtu qe do te jete Suxho trashegimtari i kapitenit veteran Amerikan pasi ky i fundit te lere sportin.
    Nuk dua te dukem sikur kam ndonje gje kunder Greqise po perderisa po flasim per Dhimat dhe Luanat, vetem sa i shtova pak rivalitetit.

    Une nje gje tjeter s'kuptoj me kto atletet sivjet. Ne nje shkrim lexova se sa shume fitime marrin amerikanet, Ruset, Austrialianet dhe Kinezet per cdo medalje ari qe fitojne per vendet e tyre, ndersa nga ckam degjuar per vendet e tjera europiane si italia e gjermania shumica e atleteve me te mire jane ne rradhet e ushtrise ose policise, me grada te larta dhe me pune stabel. Kjo i detyron qe te jene ne forme per hir te profesionit dhe i lejon te trajnohen pa shpenzime vetem me fitime ekonomike dhe lavdi nese fitojne. Atehere, pytja ime eshte pse nuk behet kjo gje dhe ne Shqiperi? Pse duhet te jene atlete te rinj qe trajnohen me paret e xhepit e punojne si kamariere qe duhet te prezantojne vendin kur dhe ne kemi shume atlete te zote ne rradhet e ushtrise te cilet me inkurajimin e duhur nga shteti mund te bejne trajnimet e duhura dhe nje karriere nderi ne arenen nderkombtare?

    Nejse, sporti po ndryshon dramatikisht dhe eshte bere bisnes. Keshtu qe megjithese olimpiadat te celin ndjenja nacionaliste me himnet dhe flamuret, ka shume atlete dhe sportiste qe perfaqesojne shtetet e qytetarise dhe jo ate te vendlindjes.

    Mbase ne te ardhmen do t'i takoj dhe Shqiperise te kete atlete me raca, kombesi dhe fe te ndryshme nga maxhioranca, dhe ne ate rast duhet te dime t'i brohorasim keta sportiste per talentin dhe sakrificen ne kompeticion sic bene greket per 30 perqind te atleteve te tyre sivjet.

    Peace!

    P.S. Sa per ate interistin, 'Milano siamo noi' ka qene gjithmone motoja e Milanit dhe ti vete e di qe ne jemi Milano jo vetem per emer force trofe po dhe per gjendjen e tanishme. Forca Milan!
    Khan is my idle,
    Germany is my team,
    Victory is my religion!!!

  17. #177
    Citim Postuar mė parė nga ALBA
    Eshte me te vertet per te ardhur keq me te tille Shqiptar si Pirro Dhima i cili mohon prejardhjen e tij . Pirro Dhima e ka mohuar disa here atdheun e tij. Shqiperia nuk ka nevojė per Pirro Dhimen apo te tille Shqiptar qe mohojn kombesine edhe sikur Ai te ngjise majen e Olimpit.

    Ishe vertet nje hapje shume e bukur sic tha dhe Deusi . Kurre nuk kisha par nje manifestim kaq te madh . Me pelqeu jasht mase . Hallall ju qofte Grekve per kete organizim madheshtor .

    Alba
    E dashur Alba, me shume respekt, duke ditur se sa shume inteligjente je, dua te te kundershtoj me faktin qe Pirro Dhima, mohon kombesine. Ai ka qene shtetas shqiptar, me prejardhje greke, dropullit, dropullitet jane greke, me shtetesi shqiptare. Ajo qe per mendimin tim eshte per te ardhur keq, eshte fakti qe ai nuk e ze Shqiperine me goje, nderkohe qe ai u stervit dhe u rrit ne Shqiperi, dhe u largua kampion nga Shqiperia, nuk e beri Greqia kampion, Greqia e mori kampion.
    Nga ana tjeter, e verteta eshte qe ne Shqiperi kushtet e sportisteve jane te dobeta, dhe sponsorizimi i tyre nuk eshte aq i mire, dhe kur dikujt i ofrohet mundesia per te zhvilluar talentin ne nje vend tjeter pse jo, persa kohe qe i qendrojne te vertete vendit prej nga dolen.
    Pershendetje
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  18. #178
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Gazeta greke e Athinės e cilėson Mirela Manjanin shqiptaren e parė kampione tė botės 27-08-2004

    Manjani, kampionia e lindur nė Shqipėri

    Sporti Shqiptar


    Nė Afrikėn perėndimore, "manjani" do tė thotė njė vallėzim qė shėnon kalimin e fėmijės nė moshė madhore. Por nė Greqi dhe Shqipėri, kjo fjalė merr kuptimin e njė talenti tė hedhjes sė shtizės, falė suksesit tė Mirela Manjanit, njėrės prej atleteve mė tė mira tė hedhjes sė shtizės nė botė. E lindur nė Shqipėri, nė qytetin bregdetar tė Durrėsit, por e natyralizuar greke nė 1997-n, Manjani ka luajtur njė rol kyē nė ngjitjen e kohėve tė fundit tė Greqisė nė botėn e atletikės. Ajo jo vetėm qė kontriboi me njė medalje tė argjendtė nė 13 medaljet e fituara nga Greqia nė Lojėrat Olimpike "Sidnej 2000", por edhe pėrmirėsoi mė tej atė paraqitje, duke fituar titullin e kampiones sė botės nė botėrorin e Parisit gushtin e vitit tė kaluar. Kjo ishte hera e dytė qė Manjani siguronte fronin e kampiones sė botės. Nė 1999-n, ajo fitoi titullin nė Sevilje falė njė hedhjeje rekordthyese prej 67.09 metrash. Hedhja jo vetėm prezantoi aftėsitė e saj, por edhe bėri njė pjesė tė historisė sė sportit. Sipas Shoqatės Ndėrkombėtare tė Federatave tė Atletikės (IAAF), ky ishte rekordi i parė i thyer me atė lloj shtize qė ėshtė nė pėrdorim edhe sot. Ky rekord e bėri Manjanin kampionen e parė tė botės tė lindur nė Shqipėri. E bija e njė trajneri tė garave tė shpejtėsisė, 27-vjeēarja Manjani thotė se e nisi hedhjen e shtizės pėr "qejf". "Njė ditė, kur isha 12 vjeē, thjesht mora shtizėn dhe e hodha. Para atij momenti unė isha vrapuese e 100 dhe 200 metrave," - thotė ajo nė njė biografi tė publikuar nė njė faqe informacioni mbi atletėt e "Athinė 2004"-s. Kjo provė e parė duket se i la pėrshtypje tė atit, i cili e inkurajoi tė vazhdonte hedhjen e shtizės. Me mbėshtetjen e tij ajo nisi tė stėrvitej nga trajneri grek Vasilis Kokolis, i cili u bė i njohur nė vitet '80, kur udhėhiqte kampionen evropiane tė 1982-shit, Ana Veruli. "Unė i thashė asaj se do tė bėhej kampione bote njė ditė. Mirela ėshtė mrekullisht e mirėkoordinuar. Ajo ėshtė njė talent i rrallė. Unė jam i mendimit se ajo ėshtė ekuivalentja femrore e Jan Zheleznit (atleti ēek fitues i tri medaljeve tė arta)," - thotė Kokolisi. 20 -vjet pas fitores sė Verulit, Manjani dhe Kokolisi rifituan titullin e kampiones sė Evropės pėr Greqinė, duke ngadhėnjyer nė Kampionatin Evropian tė Mynihut 2002. Por qė tė dy, Manjani dhe trajneri i saj, panė se nė sytė e grekėve ajo do tė ishte gjithnjė e renditur mė ulėt se atletėt e lindur nė Greqi. Kokolisi nuk mund ta fshehė zhgėnjimin kur nė 2001-shin Manjani humbi ēmimin e atletes sė vitit, qė jepet nga gazetarėt sportivė kundrejt sprintieres Katerina Thanu. Humbja erdhi pak pasi Manjani kishte fituar medaljen e argjendtė nė Kampionatin Botėror tė Edmontonit nė 2001-shin. "Ēfarė duhet t'i them asaj? Qė njė atlete qė doli e 2-ta nė Edmonton mori 400 pikė mė pak se njė tjetėr atlete qė doli e treta nė veprimtarinė e saj," - ankohej nė atė kohė Kokolisi. Shqiptaret Manjani-Lika, dyshja kampione e Greqisė Manjani do tė merrte vlerėsimet mė tė larta tė industrisė greke tė sportit nė 2003-shin, pasi fitoi medaljen e artė nė kampionatin botėror tė Parisit. Por njė vit pas asaj fitoreje shanset e kampiones sė botės pėr tė fituar njė titull tė fundit, njė medalje tė artė nė Athinė, duken tė dyshimta. Nė kampionatin e fundit kombėtar tė atletikės nė Greqi, tė mbajtur nė 10-12 qershor, nė stadiumin e rimodeluar olimpik, Manjani pėrfundoi nė vendin e tretė, me largėsinė 58.92 metra. Njė tjetėr atlete e lindur nė Shqipėri, Sava (Vojsava) Lika, e la pas atė pėr tė fituar titullin e kampiones me largėsinė 62.89 metra. "Pa dyshim, ky nuk ishte rezultati qė kėrkoja. Nuk isha plotėsisht gati. Unė po kthehem nga njė dėmtim nė shpinė, i cili kėrkon kohė qė tė shėrohet plotėsisht. Por doja tė krijoja njė pėrshtypje nė stadiumin olimpik. Nuk doja ta shihja pėr herė tė parė gjatė lojėrave," - tha Manjani nė njė konferencė pėr shtyp pas pėrfundimit tė kampionatit grek. Me Lojėrat Olimpike tė zhvilluara nė Athinė, nocioni i atletėve grekė qė ndihen jo zotėr shtėpie nė ambientet e reja sportive duket absurd. Por Manjani ėshtė vetėm njė ndėr disa prej yjeve tė sportit grek qė vuajtėn paaftėsinė e shtetit pėr t'i pėrfunduar ambientet olimpike nė kohė. Dy muaj para lojėrave, organizatorėt ende nuk i kishin pėrfunduar gjithė punimet e nevojshme nė stadiumin olimpik. Njė ditė pas pėrfundimit tė kampionatit kombėtar grek, mė 12 qershor, buldozerėt rifilluan punėn pėr pėrfundimin e punimeve para ceremonisė sė hapjesė sė Lojėrave tė 13 gushtit. "Nėn kėto rrethana, ne jemi njė ekip mik. Avantazhi ynė qėndron vetėm nė faktin se jemi stėrvitur nėn tė njėjtat kushte klimaterike, por atletėt duhet ta ndiejnė stadiumin nė muskujt e tyre," - thotė Kokolisi.

  19. #179
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Nganjehere ne Shqiptaret duke kritikuar nacionalismin e te tjereve nxjerrim ne pah edhe nacionalismin tone. Duket qarte se shume persona e kane te veshtire t'a kuptojne se kombi eshte nje ide nje fantazi me te cilen ushqehemi cdo dite. Kombi nuk ekzistonte gjithmone por u shpik nga nje moment i Historise e tutje si nevoje per te perballuar sfidat e reja te cilat mund te zgjidheshin me mire nga shoqerira qe perbeheshin nga me shume individe. Politika ishte ajo qe i tha Gjirokastritit se ishte nje komb me Tropojanin, megjithese kur u takonin keta te dy para shpikjes se gjuhes letrare shqipe nuk e kuptonin fare njeri tjetrin (nga ana tjeter kishim Arvanitasit qe e ruanin gjuhen toskerishte per shekuj me radhe por ishin shume krenar per kombesine e tyre greke). Sidoqofte kombesia nuk ekziston ne ADN e asnje personi dhe keshtu nese Pirro Dhima ose dhe vet Fatos Nano duan ta quajne veten Greker nuk mundet asnjeri te thote se jane tradhetare te kombit tone, ata do ishin me Greke se shume Greker qe nganjehere harrojne ta fusin veten ne nje garrumbull kombetar. Pra nese Himariotet qofte edhe nga budallalliku i tyre i thone vetes Greker atehere jane Greker, por kjo gje nuk eshte e veshtire te ndryshoje perseri. Keshtu te mos quajme te sigurte se me Kosovaret do jemi gjithmone nje komb se ka mundesi qe dikur Kosovaret te krijojne nje identitet te tyre kombetar, kjo gje kuptohet me mire duke studjuar historine e popujve gjerman, sllave e arab ku duket qarte se ndarja ne kombe ose bashkimi ne super-kombe u bente gjithmone ne baze te interesave. Nejse ajo qe dua te them eshte, se jane me te vertet budallenje gazetaret Shqiptare kur thone ne televizor se "...filan ... sportist shqiptar... qe ndeshet per... filan...shtet...." kur ky "spotrist shqiptar" i thote vetes se tij dicka tjeter. Keto fraza nuk perbjne gje tjeter vecse valiume per Shqiptaret qe shume here duket se gezohen ose nevrikosen me sukseset e te tjereve.


    Administrator nuk e kam fajin une se e ke veshtire te kuptosh ti se pjesemarrja e vogel e Shqiperise ne Olimpimade eshte pasoje e nje politike qe nuk di te shfrytezoj fonde per perfuqizimin e sportit vendas dhe sponzorizimin e sportisteve tane. Me duket se nje pjese e madhe e shkrimeve ne kete teme flet per ata sportiste ish-qytetare shqiptare qe sot ndeshen per shtete te tjera. Pra duhet te biesh ndakort me mua se keta sportista nuk i largoi nga Shqiperia ndonje ligj i lojrave olimpike por mungesa e fondeve, si pasoje e politikes se ndjekur. Nese keta sportiste u paguanin mire dhe nuk iknin nga Shqiperia sot skuadra olimpike shqiptare do kishte te pakten 5 sportiste me teper dhe me shume se 6 medalje (duke patur parasysh 4 medaljet e Pirros, 2 te Shabanit por edhe te tjera).

    FLM

  20. #180
    ata jane tradhetare.
    sportistet qe nuk thane vetem fjale ofenduese ndaj shqiperise , per mua nuk jane shqiptare , jam vete ketu ne greqi dhe e kam degjuar vete pirro dhimen duke thene se si e trajtonin ne shqiperi , se si e shanin <greko maskara> , keto tashme i di i madh e i vogel ne greqi,
    po, eshte e vertete, per arsye ekonomike mund te shkoj secili nga ne ne nje vend te huaj , por duke e ditur se ne greqi ke 500 mije shqiptare qe mezi presin te mburren me luanin nga elbasani, e mirelen nga durresi , ata nuk denjojne as te shprehin piken e interesit ,per keta njerez , qe fyen e ofendohen perdite nga , mediat, qeveria, parlamenti, e populli grek , duke na quajtur si rrace me te ulet se ata , si njerez pa kulture , pa fe , skllever , si dhe nganjehere dhe turq.
    do te dukem pak ekstremist , por nuk e mbaj dot , une nuk kam me pike meshire per ata , uroj qe tu heqin shtetesine greke , shqiperia te mos i pranoje me, dhe te enden rrugeve per nje cope buke , uroj te dalin e te punojne arat per te jetuar , ishalla , amin
    Nuk ka perėndi tjetėr pėrveē ZOTIT

Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Muzeume - Ekspozita
    Nga Eni nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 05-06-2010, 09:17
  2. Lojrat Olimpike nga nje sy tjeter
    Nga rolua nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-09-2004, 10:23
  3. Masa sigurie per lojrat olimpike edhe ne Shqiperi
    Nga StormAngel nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-08-2004, 19:37
  4. Lojrat Olimpike kthejne emigrantet e paligjshem.
    Nga kolombi nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-05-2004, 00:40
  5. Greqia dhe Lojrat Olimpike te 2004.
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 23:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •