Close
Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 140 prej 212
  1. #121
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga pagan
    o besnik akoma me pirron er burre, po kur shkru dhe si forumist pale, me nje stil te ēuditshem qe s'te shkon hiē.

    apo hala se di qe himariotet nuk jane shqiptare, e flamurin grek qe aq teper ja permend pirros shko e shihe, se valevitet ne himare, apo se di? ateher pse merresh me pirron apo s'ke pune tjeter.

    lere piron te bej (ose mbyll, pasi s'ka ē'ben me) karieren e vet ku do dhe si ti doje shpirti grek (dmth himariot). te kish ndejt ne shqiperi, sot TI, s'do i kishe shkru dy rreshta per nder te tij, e jo ēdo muj nga nje artikull.

    pirro ka marre fund si sportist, ai simuloi nje demtim, ngaqe s'donte te turperohej ne syte e popullit te tij, heleneve.

    shkruj lal per taren sportistin me te madh shqiptar.
    Me beri shume pershtypje ai shkrimi jot atje pergjithesues dhe teper naiv. Himarjotet nuk jane shqiptar ? Ja une jam himarjot, car do besh tani, do hapesh ndonje teme dhe per mua qe qekam Grek kshu ? Car qeka kjo gje qe dihet kshu qe e dike vetem ti ? E di historine e Himares qe te flasesh gjera te tilla te bazuara tek thjesht nje individ, apo nje grup gangsterrash te paguar kush e di nga kush? Nga veriu ne jug ke spiuna ne Shqiperi, nuk dolen Himarjotet tani spiuna, qysh ne kohen e Skenderbeut e shekuj me pare kane qene djepi i civilizimit Shqiptar dhe nje nga tokat me trime bashke me krahinen e sulit e deri poshte ne preveze, qe ka njohur historia duke i rezistuar cdo lloj pushtimi.

    Ne kohen e Enver Hoxhes, per plot 50 vjet me rradhe kane qene trajtuar si kafshe jo si njerez. Per 50 vjet me rradhe gjith shqiperia i ka thene me plot goje GREK, pasi bojkotuan zgjedhjet qe hypi partia, ishin shume here me para se Komunizmi si civilizim, njerez qe deshin demokraci e liri, te shkolluar me nga 2-3 gjenerata shkolle qysh atehere te lejoheshin te udhihiqeshin nga nje mbetes ne klase si Enveri ? etj etj. Pasi Vunjotasit me ne krye Gogo Nushin hypen ne pushtet i kane trajtuar pa asnje te drejte. Me thuaj ti mua si duhet te ndihet nje vend ku per plote 50 vjet nuk ka degjuar fjale tjeter vecse tradhetar etj etj, i eshte mohuar e drejta e cdo studimi, jane internuar sistematikisht deri ne kushuri te 2 e te 3 per nje person qe mund te jete arratisur etj etj... qe edhe minoritetet Greke jane trajtuar me mire ne kohen e Enverit. Te gjithe ata kane luftuar kundra pushtimit Italian, e me pas ne luften nacional clirimtare, gjith krahina dhe fshatrat e Himares, qe kane qene gjithmone pre e pushtimeve te huaja ne cdo shekull... dhe tani na dilkan tradhtar sepse njeri zgjodhi qe tja mbathi nga armiku ?

    Me te poshter jane ata ne pushtet se sa Pirro Dhima qe pervec aspektit mediatik dhe vetdiskretimit qe i ben vetes se tij pa patur nevoje ta shaj njeri. Ke ato pushtetar qe po e shesin vendin... apo tani ti quajm te gjithe Grek, nga Tepelena ne Gjirokaster e deri ne Sarande poshte fare ? Nuk eshte aspak mire te behen pergjithesime te tilla, se nese ne kohen e Enverit ata njerez ju eshte thene Grek per plot 50 vjet, tani ka ardhur koha qe ti thuhet SHQIPTAR nga gjith SHQIPTARET. Eshte e vertete qe njeriu nuk ka nevoje ti thuhet dicka qe te ndihet dicka, por kur sistematikisht vazhdon akoma ajo cka ndodhur ne kohen e Enverit, kjo kthehet ne nje rracizem te mirfillte ndaj asaj krahine dhe azgje me teper. Do rrije ti te luftoje per nje komb te tere te indoktrinuar mbrapsht per 50 vjet, xheloz etj te te luftoj ty ? As Ghandhi te kish qene nuk do e kishte bere nje gje te tille ne ket bote.

    Ne 2004 pas trazirave te 2003, Rami Memushaj, ka botuar nje nga librat me te sakte te koheve te sotme, rreth historise se Himares. Nje liber jo shume i gjate, pasi u gatua shpejt e shpejt per ti ardhur ne ndihme tipave qe jetojne akoma ne te kaluaren Enveriste(ketu perfshi dhe vete Himarjotet), qe tregon rreth historise se Himares qysh para lindjes se krishtit, krahinen e kaonise, lidhjet e tyre me sulin, progonatin. Sa per informacion, qe vetem Himarjotet mund ta dine kete gje dhe ato historjane qe kane studjuar me imtes fiset himarjote, vete fisi Dhima ku Pirro fatkeqsisht ben pjese, thuhet se ka ardhur nga Janina dhe i ka pasur rrenjet deri poshte ne Prevez, ka levizur ne Progonat e me pas ngaqe ju prene kokat nga Turqit e Greket bashke, levizen ne Himare. Ketu flitet per nje periudhe nga 800-500 vjecare deri ne ditet e sotme, nuk jane gjera qe kan ndodhur dje apo sot). Pra keta njerez kane levizur per ti SHPETUAR asimilimit grek ene turk, po ce do qe edhe ne vendin e tyre te "lire" dhe te "drejte" nuk gjeten rehat. Prandaj dhe shume ekstremista ne Himare kane dashur te shkeputeshin qysh ne kohe te komunizmit e para se te hypte ne pushtet, pasi e dinin se cdo ndodhte, dhe shume prej tyre deshin po shkeputje si krahine te pavarur kur hypi Sala ne pushtet e me pas gjate trazirave, pikerisht per kete gje. Nje vend qe shteti as kanal televiziv nuk i ka cuar atje gjith keto vjet, asgje, as telefon as celular. Car do bejne ata ma thuaj pak ti, ose me mire car do beje ti te ishe ne vendin e tyre ?

    Un ne Himare kam qene disa here, jo vetem atje po edhe ne Palase nga kam dhe gjyshin tjeter, kam jetuar gati 1 vit ne femijeni, dhe tani qe shkoj akoma me vjen keq kur shoh si eshte katandisur, nje krahine e braktisur nga shteti Shqiptar e nga vete njerezit qe skan me cte bejne atje e te investojne ne nje vend hajdut dhe qe i quan dhe te huaj ne vendin e tyre. Shof Greqisht te flitet, marr ne telefon shokun tim ne Tirane mi thot italisht numrat e telefonit, apo pse jo dhe gjysmen e llafeve. Car do bejme tani ? Ti quajm tradhtar te gjithe, apo te quajme me tradhtar ate qe flet Greqisht dhe Shqip ?... sepse fundja fundit dikush mund te thote fare mire qe Greqia sna ka pushtuar ndonjehere neve si komb si etni ku jetojme, te pakten jo plotesisht, ndersa Italia na ka pushtuar disa here. Ose te flasim per ata qe jetojne ne Kosove qe flasin Serbisht etj. Atehere si i bie ky muhabet ? Eshte nje muhabet pa krye, ja car eshte, nje muhabet i demshem, dhe qe ben lojen e armikut dhe jo rrolin e patriotit te madh. Ka ardhur koha qe Shqiptaret te ndergjegjzohen e jo te flasin car degjojne ne lajme, nga gazetat Greke e Shqiptare, e cfare i thote intuita e tyre (paragjykuese ne ket rast).

    Ja u rekomandoj te gjitheve ate liber( nese eshte ribotuar se mesa di un kopjet e para u shiten komplet mbas trazirave, pasi njerezit deshin te dinin me teper rreth historise) te shkurter te Memushajt me nje bibliografi gati 15 faqe qe te thelloheni dhe me shume rreth Himares dhe studimeve te saj... sidomos nese keni dyshime mbi cfare thuhet ...


    Po te shkruaj vetem Parathenien, e me pas mund te postoj ne tema te caktuara pjese te vecanta nga lirbri. Duket qarte se kujt i drejtohet libri, jo vetem Himarjoteve por dhe mbare Shqiperise.

    Parathenie

    Pamjet televizeve nga zgjedhjet vendore te tetorit qe shkoi ne qytetin e Himares na lane te gjitheve nje pershtypje te pakendshme. Ai menifestim antishqiptar, ku dikush pozonte para kamerave me flamurin grek e dikush shante ne nje shqipe te paster atdheun e vet, Shqiperine, ishte me te vertet acarues. Por kjo nuk eshte hera e pare qe ne Himare ndodhin skena te tilla. Pavaresisht nga ajo se jane shfaqje te castit apo te kurdisura, ne thelb, ato flasin per nje ftohje te himarjoteve me shtetin e tyre. Ky tehuajsim i ka rrenjet ne deshtimin e politikaneve te shtetit kombetar te djeshem dhe te sotem ndaj vendit dhe ndaj kesaj krahine. Pakenaqesite ndaj shtetit jane gje e natyrshme, por ne Himare, ndryshe nga pjesa tjeter e Shqiperise, qarqe te caktuara po i nxitin dhe po i shfrytezojne keto pakenaqesi per ellime te mbrapshta.
    Pas jehones qe paten ne vend ngjarjet e tetor-nentorit 2003 ne bashkine e Himares, nuk ajne te pakte ata qe duan te dine dicka per Himaren dhe banoret e saj. Pikerisht, keto ngjarje dhe ndjenjat qe ngjallen ato tek njerezit e thjeshte, me sherbyen si nxitje t'i vishesha punes per shkrimin e ketij libri, ne nje perpjekje per te treguar identitetin e himarjoteve.
    Aleati me i madh i armiqeve te kombit tone ne perpjekjet per te na percaree per te na larguar nga njeri tjetri ka qene kurdohere padituria. Keshtu ka ndodhur ne te kaluaren, keshtu po ndodh, per fat te keq, edhe ne ditet tona. Shembujt e kesaj injorance jane te shumte dhe cijne nga te gjitha krahet e shtresat e popullsise. Ato i shohim tek i riu qe shqyhej para kameres duke thirrur shqip : "Shqiperia eshte Alkaeda!"; te vajza e re mbuluar me flamurin grek; tek burri i pjekur i lyer me boje per t'i deshmuar Greqise dhe botes "terrorin" e shtetit Shqiptar; te qytetari shqipar qe, per te perfituar nje trajtim te vecante prej shtetit grek, thote dhe e beson vertet se eshte vorioepirotl te besimtari ortodoks qe vellezerit myslimane, me te cilet eshte lidhur me nje mije fije, i perbuz dhe i sheh me mosbesiml te politikani qe kundershtarin e vet nga Himara po nga Jugu e quan grek.
    Per te sheperndare mjegullen e paragjykimeve te tilla dhe te metimeve pa baza historike ndaj Himares, jam perpjekur te ndricoj prejardhjen e himarjoteve, vendin e saj ne Laberi, lidhjet tradicionale historike me krahinat fqinje dhe cfare e dallon ate prej tyre. Qellimi eshte t'u tregoj lexuesve te thjeshte, qe nuk kane mundesi te thellohen ne libra e shkrime historike, disomos himarjoteve te trullosur nga propagandat fetare e shoviniste, te verteten e Himares. Po, njeherazi, dua t'u jap nje pergjigje edhe atyre qarqeve qe perpiqen ta paraqitin Himaren si pakice greke. Se sa ua kam arritur ketyre qellimev, kete ja le ne dore lexuesit ta gjykoje. Ajo qe mund te them, eshte se e kam shkruar kete liber me nje ndinje te thelle dashurie per Himaren, te trasheguar nga prinderit tane dhe te forcuar nga njohjet dhe miqesite me himarjotet gjate viteve te shkollimit e punes.

    Per pergatitjen e librit jam mbeshtetur ne dokumente te botuara dhe ne burime arkivore, ne nje literature pak a shume te pasur historike e gjuhesore, ne folklorin e botuar te krahines, po edhe ne materiale gojore te mbledhura prej meje dhe prej te tjeresh ne fshatra te Laberise. nj ndihme vecanirsht te cmuar me ka dhene me materialet e tij per Himaren mbeldhesi i palodur i tradites gojore te Laberise, studiuesi Bardhosh Gace, te cilin gjej rastin ta falenderoj thelle nga zemra per bujarine e treguar.

    Rami Memushaj
    Tirane, dhjetor 2003
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 18-08-2004 mė 11:08
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #122
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Greqia, nė dorė tė sportistėve shqiptarė


    “Le Monde”

    Opinioni nė vendin e shqiponjave ėshtė shumė i ashpėr, kur bie fjala pėr bashkatdhetarėt e tyre sportistė qė mbrojnė ngjyrat e flamurit grek; shumica mendon se ata janė atletė qė kanė tradhtuar vendin e tyre. Ndėrkohė, janė tė paktėn shtatė shqiptarėt qė kanė humbur jetėn nė kantierin olimpik tė Athinės 2004

    E premte, 13 gusht – Pirro Dhima (Piros Dimas), me flamur grek nė dorė, ishte atleti i parė qė hyri nė pistė gjatė ceremonisė sė hapjes sė lojėrave olimpike. Kampioni i trefishtė olimpik ėshtė njė shqiptar i natyralizuar nė grek pas 1992 nė Lojėrat Olimpike tė Barcelonės. Ai ka origjinė shqiptare si edhe shumė figura tė tjera tė ekipit olimpik grek, pikėrisht tė atyre ku janė varur shpresat mė tė mėdha tė Greqisė pėr medalje. Gjejmė nė kėtė listė shqiptarėsh, emra tė njohur si Leonidas Sabanis (Luan Shabani) Leonidas Kokas, Viktor Mitro dhe hedhėsja e shtizės, medalje e artė nė Sevilje dhe e argjendtė nė Sidnej, Mirela Manjani.

    Shqiptarėt qė jetojnė nė Greqi (rreth 650 mijė zyrtarisht) nuk para i kanė qejf kėta atletė. “Jo, nuk do tė isha aspak i gėzuar, nėse fitojnė, nėse ti ke lėnė nė baltė atdheun tėnd, ti nuk vlen mė pėr asgjė”, - thotė Njaziu, njė elektricist shqiptar 35-vjeēar qė ka marrė pjesė nė ndėrtimin e fshatit olimpik dhe unazės sė re tė Athinės. “Pa punėn tonė, - ironizon njė mik i Njaziut, - grekėt nuk kishin pėr ta mbaruar kurrė fshatin olimpik nė kohėn e duhur”.
    Nė fakt, rreth 50 pėr qind e punėtorėve nė ndėrtimin e ambjenteve pėr Athina 2004 kanė qenė shqiptarė. Ata kanė paguar njė ēmim gjaku: nga 13 punėtorė qė kanė humbur jetėn gjatė ndėrtimit tė kėtyre lojėrave olimpike, shtatė prej tyre kanė qenė shqiptarė.
    Njaziu dhe miqtė e tij thonė se nuk u ka ardhur aspak mirė qė delegacioni shqiptar nė lojėrat olimpike ishte aq i vogėl. Ata thonė se himni grek u kėndua shumė herė vetėm nė saj tė fitoreve qė kanė arritur bashkėpatriotėt e tyre tė natyralizuar nė grekė dhe qė tani bėjnė pjesė nė ekipin grek.

    Historia e Njaziut ėshtė e veēantė. Nė 1992 ai ka mbėrritur nė Greqi, pas njė udhėtimi tė gjatė disaditor nėpėr male. “Ishte dimėr, flinim jashtė, pėr shtatė netė me radhė”, - tregon ai.
    Nė Greqi atij i kanė vėnė njė emėr tjetėr. Njaziu ėshtė bėrė Jani, sepse kėshtu ka dashur punėdhėnėsi i tij. Kur ėshtė vendosur nė Athinė Njaziu-Jani u njoh me Marjanėn njė vajzė filipinase dhe u martua me tė. Tani ata kanė njė fėmijė tė vogėl, qė sapo ka nisur tė hedhė hapat e parė. Ndėrtimi i fshatit olimpik ka qenė njė gjė e mirė pėr Njaziun. “Pėr herė tė parė nė mėngjes nuk ēohesha, me frikėn se nuk do tė gjeja dot punė atė ditė, - tregon ai.
    A ka ndryshuar mentaliteti i grekėve kundrejt shqiptarėve? “Pėr kė e ke fjalėn - pėrgjigjet Njaziu, - pėr grekė apo pėr ushtarėt? Pastaj pėrgjigjet shpejt: “Ushtarėt grekė janė shumė tė egėr me ne, kurse grekėt e thjeshtė nuk na duan shumė”.
    Njė mik i Njaziut shton se kohėt e fundit grekėt nuk i janė dukur dhe aq shumė agresivė sa mė parė.

    Jani-Njazi ėshtė shumė i ngrysur kur flet pėr sportistėt shqiptarė qė mbrojnė tashmė ngjyrat e kombėtares greke. U njeh atyre vetėm njė rrethanė lehtėsuese pėr atė qė kanė bėrė: “Pėrderisa paguhen mirė, ėshtė normale qė tė garojnė pėr Greqinė, por atdheun nuk kanė pse e mohojnė”.
    Grekėt vetė kanė qėndrime tė ndryshme ndaj shqiptarėve tė kombėtares sė tyre olimpike. Mė pak tolerantėt (janė pakicė) nuk pranojnė kurrsesi qė ata janė shqiptarė. Sipas tyre, janė grekė, sepse vijnė nga jugu i Shqipėrisė, i cili sipas tyre, qenkėsh territor grek. Tė tjerėt ironizojnė duke thėnė qė ėshtė normale “qė tė adoptosh njė kampion, sesa njė punėtor krahu…”.
    Njė gazetar shqiptar nė Athinė thotė: “Kėto janė gjėra tė zakonshme nė Ballkan. Nėse njė sportist shqiptar do tė garonte pėr Francėn, ne do tė ishim krenarė kur ta shihnim nė podium. Por me Greqinė ėshtė ndryshe….”.


    Shekulli

    18/08/2004

  3. #123
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Administrator lojrat olimpike mesa di une jane te hapura per te gjitha shtetet pa i perkufizuar me numrin e lojtareve qe duhet te paraqesin ose lojrat ne te cilat do te marin pjese. Por shume shtete nga pamundesia e tyre nuk perfaqesohen ne te gjitha lojrat.

    Ndryshimi midis neve te dyve eshte se ti i'a lejon vetes ta krahasosh Shqiperine me Indine, une e di qe Shqiperia eshte bere Indi dhe kaluar Indine por mundohem per dicka me te mire. Nje shtet pa synime nuk ka asnje te ardhme! Pra nese i duam te miren atdheut atehere duhet te vejme qellime te larta, te bejme kritika serioze dhe te kemi si modele vendet e perparuara te ketij Planeti - qe t'i afrohemi sadopak atyre.

    Po e perseris dhe njehere se nuk e kan fajin ata qe permende ti kur Intrerpoli quan si problemin me te madh te sigurise europiane mafien shqiptare (as Bin Ladenin e as Rusine por mafiozet Shqiptare, me te vertet kjo e kapercen cdo llogjike-tradicionale europiane).

    Shqiperia nuk mund t'i perballoj dot sfidat e reja pa patur nje reklamim te mire e te gjitheanshem (duke perfituar me kete menyre simpatine e botes dhe mirkuptimin e tyre ne problemet shqiptare). Pra me ne fund Shqiperia duhet te largohet nga izolimi 90 vjecar dhe duhet t'i thote botes se ekziston dhe ajo si nje thesar i mbushur me tradita.

    FLM

  4. #124
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Nje gje dua te them une per sot........




    Albo duhet me domosdo te fshije disa shkrime nga keto dy faqet e fundit sepse jane krejt jashte teme..............



    Kurse per ata forumista qe ndodhen ne Athine ose prane saj....... neser ne 10.30 te mengjezit konkuron Theoharis Trasha,ne peshen 77kg grupi b.Bileta ka sa te doni......nqs ne te vertete flisni per krenari kombetare...............do te jete shume bukur nje duartrokitje per sportistin tone,neser nqs ndodhemi prane tij......edhe nqs nuk ze nje nga vendet e para....duartrokitja jone ne perpjekjet e tij eshte shume domethenese.......



    Kaq per sot...........


    Ja kalofshi mire
    .........................

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    ciklotomic; ndersa mua mu duk naiv shkrimi tend, nje perseritje e mijera hershme shkrimesh te ngjashme; "as mish as peshk", kur vjen puna e diskutojme per probleme te tilla kritike.

    lal, himariotet nuk flasin shqip, se kane kete per gjuhe amtare, nga te gjitha institucionet nderkombetare ata (dropullitet, vllahet, gollobardasit e me duket ca malazes ne veri) konsiderohen si PAKICA te HUAJA kombetare ne shqiperi, shifrat mbi numerin e tyre variojne sipas burrimit nga jepen, per shqiperine me pak se 5%, ndersa per greqine pothuaj 25% a diēka e tille.
    himariotet perfaqesohen ne parlament me partine e tyre "te te drejtave te njeriut" (s'di si quhet tashti, nuk e ndjek evolucionin politik ne vend). vetem KY FAKT, do te qe i mjaftushem per te mos i quajtur shqiptare.

    keshtu pra mik himariot.

    dhe une historine e di mire, bile jo historine e manipuluar greke (ose ate perendimore) mbi origjinen e popujve te ballkanit.

    une e di lal, qe himariotet nuk jane greke, problemi eshte se ata E MBAJNE VETEN TE TILLE, e une s'mund ti ndaloj.
    e ketu s'hyn fare trajtimi i eger komunist te cilin me aq zell e permend. ne kohen e xhaxhit gjithe sigurimcat, pra spiunet ose ata qe vrisnin e prisnin ishin himariote ose dropullite. nuk mund te fillonte kongres partie pa paraqitur deputetet dropullite e himariote me kostumet e tyre krahinore.

    prandaj e keshilloja Besnik Disdarin, si gazetar SPORTIV qe eshte, te mos merret me politike as te mos bej mesim atdhetarizmi, a nuk u ngopem nga 50 vjet komunizem, atehere? perfundimi? ku jemi sot? apo akoma ti biem te njejtes daulleje, ose disdari i bie fyllit gjithnje ne te njejten brime.

    nje gazetar sportiv duhet te shkruaje me RESPEKT per sportin, per sportistet cilindo shtet te perfaqesojne ata, siē ben franca (meqe permendet Le Monde), siē ben bota.

    siē e shihni thjesht per ket nderhyra, pra jam (ndoshta i vetmi ketu) ne teme.

    ps; sa per himaren s'me ha malli per ta, bile po ta kisha ne dore do ti lija te benin ē'te donin me fatin e tyre deri tek bashkimi me greqine. me thene te drejten pakica te tilla vetem sa e pengojne shqiperine e shqiptaret ne ecjen perpara.
    duke mos i shkeputur ato, ne nje te larget ndoshta te afert do ta qajme gjithe jugun, i cili ka filluar te greqizohet masivisht.
    ate dite nuk do kete besnik apo disdar te na shpetoje.

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Postuar nga pagani
    'duke mos i shkeputur ato, ne nje te larget ndoshta te afert do ta qajme gjithe jugun, i cili ka filluar te greqizohet masivisht.'
    Ca thu miku im, po ja fut si kau peles duke dale nga ekstremi ne ekstrem.
    Rritja e marrdhenieve ekonomike mes shqiperise e greqise sdo te thote se u beme greke.
    Sa per shkrimin e ciclotomikut, me vjen mire qe ke nje mendim te tile, pavaresisht se sjam dakort me ty persa i perket justifikimit qe do ti besh, xhhaxhi enver ja kishte fut te gjitheve, jo vetem himarioteve.
    Tjeter, turizmi masiv shqiptar ne jug eshte e ardhmja e himares, jo pensionet e grekut.
    Do vije dita qe himariotet do ndihen shume keq per manifetsimet e greqizizmes, ashtu si dhe shqiptareve qe ne kohen e duces mesuan me salutu si fashiste me qeleshe. Eshte e vertete se smund te pres nga fshatari himariot me nje sy te dale qe bertet skiperia alkaida nai gej te madhe. Ai skupton se greku nuk ka hall qe ti bej ata te ndihen sa me mire e te zbatohen te drejtat e tyre, per grekun himariotet jane thjesh vegla qe kenaqin krenarine e tyre perverse etnike. Ne momentin e pare qe kjo merr fund, edhe himariotet do hidhen tutje si limone te shtrydhur, e ci ngeli pasaj, ndjenja e shemtuar e tradhetise.
    Nejse, meqe jane lojrat olimpike e do te provosh ndenjat e tua, vish nje bluze te kuqe e pi nje birre per sportistat shqiptare, e kjo do te bej te ndihesh me mire sesa cdo gje tjeter.
    pershendetje
    kroksi

  7. #127
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    Administrator lojrat olimpike mesa di une jane te hapura per te gjitha shtetet pa i perkufizuar me numrin e lojtareve qe duhet te paraqesin ose lojrat ne te cilat do te marin pjese. Por shume shtete nga pamundesia e tyre nuk perfaqesohen ne te gjitha lojrat.
    Po ta pėrsėris me gėrma tė mėdha qė ta lexosh mė lehtė:
    Ēdo vend ka njė numur sportistėsh, tė cilėt kanė arritur normat pėr tu paraqitur nė OLIMPIADĖ, vendi organizator , mund tė futė njė numur pak mė tė madh, sportistėsh edhe tė pa kualifikuar nė normat e Olimpiadės.
    Pėr tė qenė ti mė i bindur pėr kėtė, mund ti drejtohesh gazetave sportive shqiptare e tė marrėsh pėrgjigje prej tyre qė mė nė fund tė bindesh.
    Nuk ėshtė pamundėsia financiare e Shqipėrisė, por mosarritjet e normave nga sportistėt.

    Ndryshimi midis neve te dyve eshte se ti i'a lejon vetes ta krahasosh Shqiperine me Indine..
    LOL O Krieplak!!
    Mos e ndrysho qėllimin e krahasimit.
    Ti na e quajte TURP se ishim 20 vetė nė Olimpiadė dhe me mendime dhe pėrfundime tė GABUARA si citimi i mėsipėrm dhe pa pasur asnjė NJOHURI rreth kualifikimeve tė sportistėve tė botės pėr nė Olimpiadė apo ēfarėdo mitingu sportiv (veē sporteve tė Topit), na e quan tė turpshme pjesmarrjen kaq tė vogėl tė sportistėve shqiptarė.
    E pra kjo ishte pėrgjigja ime pėr ty, dhe ti akoma nuk po e kupton.
    Mirė neve qė kemi 20 sportistė dhe nuk kemi mundėsitė (gjithnjė sipas teje) qė tė paguajmė pėr ta, po India me 1.1 miliard banorė, nuk ka tė paguajė sportistėt apo nuk i ka tė zhvilluara sportet dhe kaq sportistė kanė mundur tė kualifikohen nė bazė tė normave??!!.[/QUOTE]



    Shqiperia nuk mund t'i perballoj dot sfidat e reja pa patur nje reklamim te mire e te gjitheanshem (duke perfituar me kete menyre simpatine e botes dhe mirkuptimin e tyre ne problemet shqiptare). Pra me ne fund Shqiperia duhet te largohet nga izolimi 90 vjecar dhe duhet t'i thote botes se ekziston dhe ajo si nje thesar i mbushur me tradita.
    po ta pėrsėris SADO reklama tė bėjė Shqipėria pėr sportistėt e saj, ata po nuk qenė nė lartėsinė e kėrkuar pėr konkurim, shteti Shqiptar, NUK MUND TI DĖRGOJĖ NĖ AKTIVITETE PA ARRITUR VETĖ SPORTISTĖT NORMAT E CAKTUARA
    Besoj se mė nė fund e kuptove Kryeplak , apo jo akoma??!!

  8. #128
    Citim Postuar mė parė nga krokodili_73
    Eshte e vertete se smund te pres nga fshatari himariot me nje sy te dale qe bertet skiperia alkaida nai gej te madhe.

    ha ha ha ha ha Rezil ....
    C'do gje eshte nje gje , dhe asgjeja eshte nje gje !

    DYNJAJA pa FUND....

  9. #129
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga pagan
    ciklotomic; ndersa mua mu duk naiv shkrimi tend, nje perseritje e mijera hershme shkrimesh te ngjashme; "as mish as peshk", kur vjen puna e diskutojme per probleme te tilla kritike.

    lal, himariotet nuk flasin shqip, se kane kete per gjuhe amtare, nga te gjitha institucionet nderkombetare ata (dropullitet, vllahet, gollobardasit e me duket ca malazes ne veri) konsiderohen si PAKICA te HUAJA kombetare ne shqiperi, shifrat mbi numerin e tyre variojne sipas burrimit nga jepen, per shqiperine me pak se 5%, ndersa per greqine pothuaj 25% a diēka e tille.
    himariotet perfaqesohen ne parlament me partine e tyre "te te drejtave te njeriut" (s'di si quhet tashti, nuk e ndjek evolucionin politik ne vend). vetem KY FAKT, do te qe i mjaftushem per te mos i quajtur shqiptare.

    keshtu pra mik himariot.

    dhe une historine e di mire, bile jo historine e manipuluar greke (ose ate perendimore) mbi origjinen e popujve te ballkanit.

    une e di lal, qe himariotet nuk jane greke, problemi eshte se ata E MBAJNE VETEN TE TILLE, e une s'mund ti ndaloj.
    e ketu s'hyn fare trajtimi i eger komunist te cilin me aq zell e permend. ne kohen e xhaxhit gjithe sigurimcat, pra spiunet ose ata qe vrisnin e prisnin ishin himariote ose dropullite. nuk mund te fillonte kongres partie pa paraqitur deputetet dropullite e himariote me kostumet e tyre krahinore.

    prandaj e keshilloja Besnik Disdarin, si gazetar SPORTIV qe eshte, te mos merret me politike as te mos bej mesim atdhetarizmi, a nuk u ngopem nga 50 vjet komunizem, atehere? perfundimi? ku jemi sot? apo akoma ti biem te njejtes daulleje, ose disdari i bie fyllit gjithnje ne te njejten brime.

    nje gazetar sportiv duhet te shkruaje me RESPEKT per sportin, per sportistet cilindo shtet te perfaqesojne ata, siē ben franca (meqe permendet Le Monde), siē ben bota.

    siē e shihni thjesht per ket nderhyra, pra jam (ndoshta i vetmi ketu) ne teme.

    ps; sa per himaren s'me ha malli per ta, bile po ta kisha ne dore do ti lija te benin ē'te donin me fatin e tyre deri tek bashkimi me greqine. me thene te drejten pakica te tilla vetem sa e pengojne shqiperine e shqiptaret ne ecjen perpara.
    duke mos i shkeputur ato, ne nje te larget ndoshta te afert do ta qajme gjithe jugun, i cili ka filluar te greqizohet masivisht.
    ate dite nuk do kete besnik apo disdar te na shpetoje.
    I dashur mik anonim:

    Te thuash per Himaren qe kane qene sigurimsa, do te thote qe ti nisesh nga perfytyrime te paracaktuara, keqedashese, turkoshake, dhe qe baze kane identifikimin e fese (meqe himariotet jane ortodokse ata jane greke, dhe si te tille jane te keqinj).
    Po te permend, i dashur mik anonim, se ti nuk e njeh fare historine, as te vjetren, as ate bashkohoren, le te themi ate qe fillon menjehere mbas vitit 1944.
    Sa per historine, po te lexosh te gjithe librat, qe analizojne historikon e kesaj zone te hatashme, me kufinj nga realja dhe nga legjenda, ti do te duhej te ndjeje 1% te pakten patriotizem, apo krenari, qe kjo zone ka qene shqiptare, qe nga antikiteti, e deri ne ditet tona. Por me sa duket, ky 1% tek ty nuk egzistoka me, apo nuk ka egzistuar ndonjehere, ndoshta nga padija, apo nga paragjykimi.
    Ka qene e vetmja krahine me lidhje direkte me mbreterite me ne ze te Europes, me njerez kalibri ne te gjitha fushat, e favorizuar kjo jo vetem nga aftesite e njerezve, por edhe nga pozicioni gjeografik - lidhja direkte me detin; ndersa per te komunikuar zonat e tjera do te duhej te kalonin neper territor, pa rruge, pa infrastrusture, etj.
    Mjafdton te lexosh pershkrimin Edvar Liri i ka bere krahines, gjate udhetimit te tij per ne Greqi, ku e pershkruan si ne fotografi krahinen, me emra reale njerezish, ku asgje nuk bie ne sy greke ne kete pershkrim te vitit 1828.
    Mjaftosh te kujtosh historine e Skenderbeut, ku himariotet ishin nder gardat me besnike te gjithe ushtrise, dhe qe marin Barleti nuk i pershkruan te flisnin greqisht.
    Te pakten nje historian do te kishte thene qe ky element egzistonte. Pa le te flasim per Gjergj Arianitin qe jane njerez te kalibrit te herjove tone kombetar dhe numer 1 ketu Skenderbeut.
    Shpikja se himariotet jane greker, i takon Partise se Punes dhe internacionalizmit te saj proletar, ku dikur thoshte qe edhe Shkodranet, edhe pjesa veriore eshte sllave.
    Ne vitin 1947, gjate votimit te pare ne Shqiperi, himariotet nuk votuan, kishin horizont me te gjere se shumica ne Shqiperi, qe duhet pranuar se ishte me e paditur se Himara, sepse himariotet bridhnin ne Amerike, France, Greqi, Australi, dhe e njihnin me mire realitetin e ri qe po vinte, marrjen e pasurive, shtypjen e lirive me elementare, etj. Dyqind familje, te prira nga familja Rrapo, nuk votuan. Cmimi ishte jashtezakonisht i rende: te gjithe u futen ne liste te zeze, me perjashtim te Vunoit te partise (te Gogos e Kozma Nushit e Spiro Kolekes), iu mohuan shkollat, te drejtat estudimit, ne ushtri coheshin ne vendet me te veshtira. Kjo gjendje vazhdoi gjate gjithe kesaj periudhe, kur nen presionet e sigurimit, ata etiketoheshin si greke, kur ne Shqiperi kishte rreth 60 mije minoritare, qe keta ishin me te vertete greke, dhe jo himariotet.
    Sa per sigurimsat, duhet te dish se kontigjentet me te medhenj te sigurimit(pavaresisht se sigurims u kthye nje pjese e madhe e popullit), ishin mallakasatriotet, korcaret, gjirokastritet dhe nje pjese e verioreve. Kjo eshte mese e qarte, sepse te beje kete pune te ndyre, duhej te mos kishje nivel, ndersa himariotet, ne prag te 1944, kishin me shume doktore, avoketer se cdo krahine tjeter e Shqiperise (shiko burimet arkivore).
    Ti meshosh tezes se Himariotet jane greker, ben vetem punen e grekerve, qe absolutisht e duan kete pjese te Shqiperise, e cila perfshin detyrimisht Vjosen.
    Ketu del edhe fabrikimi i teorise se Vorio-Epirit.
    Une jam konsultuar me te aferm te mije inxhinjer, i cili ka marre pjese ne te gjitha studimet e lumenjve te Shqiperise, se greket, absolutisht kane nevoje jetike per lumin Vjosa. Por marrja e ketyre burimeve ujore, kerkon si faze te pare ndryshimin e historise, kthimin e individeve te thjeshte qe te besojne se Korca, Gjirokastra, Himara, etj, jane greke. Pastaj fillon realizimi ne praktike i ketij plani, qe disa faza te tij jane realizuar:
    -jane marre nga lumi Vjose per hidrocentralin e Pigait 6 metra kub ne sekonde, duke i devijuar nga shtrati natyral, pa marreveshje me Shqiperine, duke thyer konventat nderkombetare,
    -eshte hartuar projekti i devijimit te plote te lumit Vjosa, me derdhje me ane te nje sistemi tunelesh, duke perfituar energji elektrike, ne gryken e Mecovos, duke bere qe ne territorin tone, ne Tri Urat ne Permet, te mos hyje asnje pike uje, duke shkaktuar nga katastrofe ekologjike me permasa te paimagjinueshme (te gjitha studimet tregojne se sot dhe ne te ardhmen e afert, ne pjesen e poshtme te Vjoses, duhen per ekonomine te pakten 60 metra kub ne sekonde.
    Pra, nese nuk realizohet marrja e territorit deri ne mbi Vjose (vorio Epiri), atehere realizohet plani i devijimit te plote te tij.
    Dhe qe te realizohet kjo, plani ka filuar: himariotet jane greke, Janullatosi ka marre drejtimin e kishes, Korca eshte greke, Permeti eshte grek(shiko shenimet ne parlamentin grek te gdhendura qe permendin heronjte e vrare ne Permet, Kelcyre, etj. Te gjithe ata qe i meshojne kesaj teze, se imariotet jane greke, ndihmojne per realizimin e ketij plani, pa le kur shprehen vullnetarisht me mire te ikin e te bashkohen me te.
    Himara nuk flet greqisht, por ka nje greqishte te mesuar. Po te jesh njohes i ketyre gjerave, historianet marrin si baze vajet gjate vdekjeve, kenget e dasmave, etj. Te gjitha keto rite ne Himare jane shqip, perfshi polifonine himariote, nuk jane greqisht, apo jo, nese nuk i ke harruar. Ne kohen e mbretit Zog, kishte marreveshje shteterore per lejimin e mesimit greqisht, gje qe nga Zogu u lejua vetem per dy klasa, gjithesejt 60 femije per qellime tregtie me shume. Ne kohen e partise se punes, kjo u mbyll. Pretendimi grek rifilloi ketu, dhe kur u takua Simitis me Meten, perseri u fol per nje hapje te tille, qe nuk di gje a ka filluar apo jo.

    Un nuk pretendoj qe ti te ndryshosh mend ty per Himaren , kete shkrim po e bej per te tjeret qe akoma jane me dy mendje rreth kesaj ceshtje, qe akoma nuk e dine historine e tyre, qe habiten ku degjojne se sa heroj ka pasur jugu e vecanerisht krahina e Himares, se sa kane luftuar ne luften nacionalclirimtare, se car niveli te jashtzakonshem intelektual kane pasur keta njerez per ato kohe, kontributin e tyre dhe sidomos rendesia gjeografike e ati rrajoni etj etj. Pa te permendur faktin se vete nje pjese e atyre qe gjenden ne Himare jane te ardhur ne histori nga Janina per ti shpetuar pikerisht keti asimilimi Grek qe po fillonte ne ato kohera.

    Sa per ekonomine dhe vetmenaxhimin e Himarjotave te tokes se tyre per turizem ne vend qe te marrin pensione greke, do beni mire te beni ndonje proteste masive para qeverise qe te pakten Himarjotet ti marrin ato pronat qe i menaxhon shteti, i cili nese ne kohen e Enverit ja zhduku komplet pasurine( qe Himara dhe Durrsi kane qene krahinat me te pasura te Shqiperise sic e njohim sot jo asaj deri ne shkup e Nish, sepse dhe aty ka pasur goxha tregti) dhe tani i vjedh reren(dmth buken e gojes per ta) dhe "ne" vazhdojme qe ti quajme Greke. Un nuk di te kete qeveritar himarjot ne pushtet edhe sot kesaj dite. Sa per PBDNJ eshte minoritet nga Dropulli, ato nuk e njofin HIMAREN, dhe gjithnje kjo krahine ka bere pjese ne Gjirokaster e jo ne HIMARE, prandaj te keshilloj te lexosh mire edhe rreth kesaj gjeje... ose ke ndonje keqdashje me Himarjotet dhe krahinen e Himares.





    Te heqesh dore nga Himara, dmth te heqesh dore nga Shqiperia, nga historia, ti hapesh rruget vershimit Grek ne mbar Shqiperine.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 19-08-2004 mė 00:00
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anėtarėsuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144

    Thumbs up Welcome in your home people of Albania to Cameriaa

    Me ne fund Lojrat Olipike te shumepritur Athine 2004 ka nisur dhe ndodhet ne valen e saj te punes pikerisht ne javen e pare ne keto momente te komentit tim.
    Pas shume kritikash te komitetit olimpik per vonesen e punimeve dhe ne fund te mos shitjes se biletave as ne gjysmen e tyre qe do te thote pas gjithe atyre miljardash shpenzimesh humbjet e shtetit helen dhe kryesise se olimpikut dalin me humbje.
    Megjithate perfaqesuesja e greqise u shpreh se ndertimi i stadiumit modern do te sherbej per te terheqjure vizitoret ne te ardhmen per te pare nje vend me histori te "lavdishme" sic eshte Greqia.
    Por arsyeja e mos shitjes se biletave ka domethenje te madhe jo pse njerezit paten frike nga sulmi terrorist qe imagjinohet por diku, diku tjeter.
    Zhgenjim tek njerezit per te verteten e hidhur qe mban.

    E verteta e Lojrave Olimpike, nese ende nuk e keni kuptuar ku qendron, ashtu si dhe kampionati i futbollit boteror apo evropian ose dhe sportet e tjera ,artet, etj. e baze kane vetem tek fitimet, PARAja qe vilet prej botes ne xhepin e disa bosseve, qe do te thote zhvillimi i shpeshte i tyre ne nje kohe prej 4vjet distance, rekorde pas rekordesh, i bie qe kur ti bjere radha te zhvillon ne Shqiperi (nese rrafshohet ndonje mal nga ana e detit per te ngritur stadium se fushat kane nga tri pale pronaresh) njerezit ne garat e vrapimit do te fluturojne, mbase si raketa, ky nje shembull per te treguar justifikimin e mospjesmarjes se spektatorit ne radhet e stadiumit.
    U fol shume para nisjes se kesaj gare madheshtore, qe sportistet pjesmares ne te perdorin droge.
    Dhe vet nga fitues te medaljeve te arta u shprehen tanime pas shume vitesh te fitores se tyre qe medalja e arte ka qene merit e trupit te tij te injektuar, justifikohet sportisti por jo te mohoje se ai ishte i detyruar qe pas gjithe atyre viteve diku 13 vjetesh te stervitjes i duhej paraja keshtu isha i detyruar te merrja drogen per te thyer rekordin.
    Kete fakte nuk e kane mohuar shume, shume njerez megjithese kryesuesit e lojrave olimpike mundohen ta mohoje.
    Por nuk e mohon kete gje ekspertja e sportit te thote; se sportistet ne hyrje bejne testin dhe kush ka fatin e mire e kalone por eshte fakti tjeter qe e pohon vete se droga ne sportet kalon dore me dore, dhe se nuk mund te behet asnje gje per ndalimin e perdorimit te droges nga sportistet pjesmares.
    Sportisti eshte i ndodhur nen presnion duhet te justifikoj personin qe e mbeshtet dhe e stervit per vite te tera duke e shperblyer me medalje, pra me para.

    Lojrat olimpike te ketij viti paten nje hapje madheshtore, moderne, por per mua me e bukur ka qene hapsira e madhe dhe rritmet e gezuara ne Australi 2000.
    Te them te drejten kercimet e kangurve me kane ngazellyer me shume sesa pamjet e llustruara te gjarpinjeve gjigand me shume koke etj. etj. te lashesise.

    Patjeter qe e ndoqa me vemendje hapjen madheshtore njerez nga gjithe vendet (rreth 202 shtete, emra te padegjuar me pare ishull dhe shtet) me kostumet shume ngjyrshe dhe fytyra nga te shumellojshme, vertet eshte qe e bukur kur shikon dhe parakalimin e ekipit shqiptare te gufon zemra sikur valon gumeshti ne tenxhere. Tek flamuri i mberthen syte ....oh yeah ALBANIA.... por kur numeron pjesemarsit fillon e behesh gagac....
    I uroj suksese sportisteve tane.
    Nuk do kometoj per pjesmarsit tane ne ekipet e tjera, ka boll komente nga te meparshmit, por dua te tregoj ne mbyllje kur flamuri olimpik 5 rondelesh po trasportohej nga 8 sportis qe te valvitjej per te thene qe po hapet gara boterore,qe sic u komentuan ishin me te famshimit sportis internacionel, u permend dhe emri Leonidha Koka nuk e di ca ka thene, e si e ka bere veten, po shume mburrje sepse e dija qe emri qe u permend nder me te famshmit eshte shqiptare. Keq na vjen po c`te besh murit me koke si bihet.
    Tani keq na vjen pse luaj per shtet e tjera nuk eshte faji i tyre por i qeverise sone qe dhe ne hapjen u duk koka e hajdutit Nano nja dy here, deri tek mjekra, i vendos poshte perfaqesuesve te Greqise qe kuptohet "per ne greket ju shqiptaret do t`ju keni tek kembel te na lepini".

    Pak e dhemshme per mua fjalimi i fundit ne hijen e pemes se ullirit fjalet e bukura te grekes per shetin helen dhe paqen, po shume e dhimshme kur simolizojne paqen ne pranin e asaj peme qe ne Cameri ulliri eshte ushqyer me gjak te shqiptareve te vrare nga helenet.
    Me pelqeu urimi ne funde "Welcom home", por shpresoj qe mbas perfundimit te madheshtise se "Lojrave Olimpike" qeverise helene do ti duhet te thote "Welcome in your home people of Albania to Cameria". Shpresojme.....
    [ Trimeria-aroma LIRI//Tradhetia-kerrme llum i zi!]

  11. #131
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Po si nuk late teme pa shpartalluar mer jahu!
    Ore njerez, perqendrohuni tek Lojerat Olimpike dhe lerini Pirro Dhimat, Mirela Manjanet dhe Kishat Ortodokse menjane... Na u be ky Pirro Dhima legjende mer ja shpofte gamori delen ishalla! Cfare eshte ai njeri qe te ngrihet dhe te diskutohet per te cdo sec ? Njeri mer, si gjithe te tjeret, me krahe, gjunje dhe bel te fuqishem, qe ngren disa pesha te renda! Kaq!
    Asgje tjeter nuk ben...Aq gje e ben edhe gamori!
    Kur e kishim, nuk e vleresuam. Tani qe tjetri kerkon te shohe jeten e tij (ashtu sic i pelqen), i bejme gam gam me vite per mrapa...Rrace e qelbet paskena qene!

    Edhe kush eshte me e forta?!
    Me e forta eshte se 80% e atyre qe postojne ketu, jane emigrante neper cepat me te mira te botes. Jane njerez (si une) qe e kane lene Shqiperine, thjesht per nje cope buke me te shijshme. Imagjinoni pak veten sesi beni n.q.s ju jepet mundesia per nje British ose USA Passport! Vetem per KAQ, ju i fusni nje 'kak' te modhe atdheut...dhe me beni si patriotet me te djegur kur diskutoni per te tjeret!

    Imagjinoni pak veten, t'ju vije amerikoni dhe t'ju dhuroje te ardhuren e Dhimes!
    Miliona dollare (flasim per miliona, pranej mendohuni para se flisni) ne banken tuaj, nje jete te shtuar para kembeve tuaja, nje te ardhur te majmur per femijet tuaj...dhe pastaj flisni per Dhimen! Iku ne Greqi, u be grek...me plasi shume! ...edhe zgjedhja e tij mer! Ashtu sic kam une te drejten te behem Egjyptian tani, ashtu e ka edhe ai. Deshet demokraci pra...

    Po ju del greku ne enderr cdo nate...
    Ketej Lojrat Olimpike, ketej na paska plas politika e diskutimi rreth Himares...
    Eh ju pjerdhsha ne vesh une ju...

    Te perqendrohemi tek tema tani:

    Kina mban vendin e pare aktualisht per medalje te arta!
    USA pason e dyta pas saj!
    U kenaqa duke pare garat e notit. Ma heqin trunin ato notaret per fizikun qe kane. Notin e kam pas qejf gjithmone dhe biles notar i mire jam. Ka lezet ai lloj sporti. Ta mban trupin klas gjithnje dhe te shto jeten. Dikur ashtu e kishim dhe ne...tani Mc Donalds amerikon na plasen (kapuni tek politika tashi prape, se keni variant te diskutoni rreth hamburgerve amerikon qe jane nje lloj virusi qe po perdor USA ndaj botes )
    USA dhe Australia duken sikur po triumfojne ne not!
    Volejbollin me ka ngel merak qe nuk e pashe fare...

    Shnet!

  12. #132
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Jonka, ke postuar ne temen e gabuar.


    Nje lajm i mire per Shqiperine ne keto lojra. peshengritesi yne Teoharis Trasha ka zene vendin e trete ne grup. Megjithese Teoharis ka ngritur te njejten peshe sa peshngritesi i vendit te dyte, per arsye se peshon me teper eshte renditur pas atij. Renditja ne grupin B. Shifra e fundit eshte peshta totale e ngitur.

    1 DOGARIU Sebastian Ioan 1977 B 76.96 152.5 155.0 157.5 155.0 182.5 187.5 190.0 190.0 345.0
    2 MEJIAS Octavio 1982 B 76.46 147.5 152.5 155.0 155.0 185.0 185.0 187.5 187.5 342.5
    3 TRASHA Theoharis 1985 B 76.95 155.0 160.0 162.5 160.0 177.5 182.5 182.5 182.5 342.5
    4 STEINHOEFEL Ingo 1967 B 76.43 150.0 152.5 152.5 150.0 185.0 185.0 190.0 185.0 335.0


    Urime Teoharis Trasha

    Sot gjithashtu konkuroi dhe notari tjeter Shqiptar ne stil te lire 50 metra, dhe zuri vendin e 4-t ne grup

    Faqja zyrtare nga eshte mare ky informacion gjendet ketu: http://www.athens2004.com/en/Weightl...=WLM077000_C70
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga R2T : 19-08-2004 mė 09:56
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  13. #133
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    [QUOTE=jonka]
    Citim Postuar mė parė nga DeuS
    (Edhe kush eshte me e forta?!
    Me e forta eshte se 80% e atyre qe postojne ketu, jane emigrante neper cepat me te mira te botes. Jane njerez (si une) qe e kane lene Shqiperine, thjesht per nje cope buke me te shijshme. Imagjinoni pak veten sesi beni n.q.s ju jepet mundesia per nje British ose USA Passport! Vetem per KAQ, ju i fusni nje 'kak' te modhe atdheut...dhe me beni si patriotet me te djegur kur diskutoni per te tjeret!
    Imagjinoni pak veten, t'ju vije amerikoni dhe t'ju dhuroje te ardhuren e Dhimes!
    Miliona dollare


    Ketu ke folur njelloj si ai fshatari himarjot i permendur ne shkrimin me lart, ketu eshte ndryshimi, kur ke talent ose shkelqen diku, te lusin te behesh pjese e skuadres se tyre dhe te trajtojne si perendi, shih amerikanet si i marrin ruset (tenis, anna kournikova) ose kinezet( gjimnastike femra), por kurrsesi nuk i detyrojne te nderrojne emrin ose mohojne vendin e tyre. Sa per milionat e dhuruara prap je gabim, jane te fituara po deshe e perseris, TE FITUARA me talentin e tij prandaj vime prap tek e njejta pike.
    Sa per faktin qe ne nuk ia ditem vleren, s'eshte aspak e vertete. Ne gjithnje kemi qene te varfer si shtet po talentet e sportit i kemi vleresuar gjithnje. Pirro Dhima nuk ka ikur 3 vjec nga Shqiperia. Nuk e di nga cili qytet je ti, po ne Tirane kur kam qene ne klase te dyte fillore vinin trajneret e sport klubeve te ndrysheme neper shkolla dhe mundoheshin te shihnin kush mund te kishte talent dhe nuk e dinte , keshtu ta rekrutonin ne klubin e tyre sportiv.
    Edhe dicka tjeter, Une mund te rri ne amerike se me jep me shume mundesi se Shqiperia tani, po buka me shijon me shume atje.........
    Talentin tja dish tjetrit eshte njera gje. Sa per dijeni Pirro Dhima shiste qofte mbas 1989 qe fitoi dhe merita dhe u be me fame nderkombetare dhe garoi per Shqiperine. Edhe ai dhe familja e tij dhe gjith Himarjotet sic e thashe me siper jane trajtuar me nje urrejtje te papare, jane "tjetersuar" me dhune nga sistemi i atehershem. Ate qe ben ai padyshim nuk justifikohet, por prap duhet me i thon gjerat sic jane... qe ai para se te niseshe qofte ka pas shit ne tirane derisa e morri Greku jo vetem ate po dhe shume te tjere, madje kerkoi programet qe ishin tashme kompiuterizuar me dieta e tjetj, qe u kan pas perdor atehere per gjith peshengritesit tane nga INIMA, dhe nuk u morren se sja dha pala Shqiptare etj.
    Ai dhe shume te tjere qe jane tjetersuar jane mend per gjith Shqiperine qe te filloj ti lej paragjykimet nga njera ane, ato qe i thone prinderit ene gjysherit, te mesojne historine e mos flasin me kopetenca se ska cna duhet X zone apo Y zone e Shqiperise pa ditur as rendesine strategjike te asaj zone. Turku ne bote ka gjith keto vite qe nuk i len shteg gjith atyre milione Kurdeve, Serbi nuk leshon Kosoven per qamet qe eshte 95 % Shqiptar, edhe ne duam te leshojme Himaren qe jane 100 % Shqiptar ? Vallaj ne bollik paskena qene e se paskemi kish ditur.


    Sa per olimpiaden, ne 4 x 200 per femrat rekordi i olimipades u thye nga Amerika. Shumgareshin gjithashtu e fitoi Amerikani me 0.012 diference... si me peshore farmacie ja dhane, edhe pse proven e fundit e beri goxha mire dhe u ngrit jashtmase.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 19-08-2004 mė 09:58
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  14. #134
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Pjesa e dyte e tabeles
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  15. #135
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Edhe pse lojerat olimpike jane ata te cilat duhet te afrojne popujt me duket se per neve shqiptaret ndodh e kunderta.
    Edhe sot ne gazeten ditore me ra ne sy titulli:
    Shqiperia i dhuron edhe nje kampion olimpik Greqise.Flitet per Luan Shabani (aka Leonidas Sabanis - sa palidhje tingellon kjo) i cili fitoi medalje te arte ne peshngritje.
    Me tutje shkruan gazeta citoj: "Shqiperia nuk di ti mbaj bijte e saj",lajm i cili edhe pse eshte ne pike te pare i keq dhe nencmues ka edhe nje fare vertetesie,se po qe paten nje perkrahje te duhur nga Shqiperia e shqiptaret NE sot do kishim edhe kampion olimpik,po nejse.Te shpresojme per te ardhme me te mire,si tonen ashtu edhe te kombit tone.
    Une per vete jam krenar qe kemi shqiptare kampiona,pa marre parasysh se nuk jane paraqitur nen flamurin shqiptar.Do vij edhe ajo kohe!
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  16. #136
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Na lodhet me keto chit-chatet per Piro Vrimen dhe pasojat e Grekofonise ne Shqiperi. Tema eshte teme sportive, lejini politikat menjane. Per ju qe ishit aq te perqendruar ne sherret sa nuk pate lajmin e mire:

    - Peshengritesi Shqiptar Teoharis Trasha, zuri vendin e trete ne grup, duke ngritur te njejten peshe sa ai Venezuelian ne vend te dyte, por per arsye se Trasha peshon me teper se Venezueliani kalon ne vend te trete. Trasha zuri vend te pare ne stilin e shtytjes

    Urime Trashes, shpresojme per me lart.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  17. #137
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Kur fola dje asnjeri nuk degjoi..............



    Po lerini more keto dhe nqs keni kundershtime per mendimet e njeri tjetrit,atehere sqarohini tek Problematika Shqiptare.........hapni nje teme kastile per kete problem dhe te jeni te bindur qe secili prej nesh do te shprehi mendimin e tij persa i perkat ketij "kamzhiku" qe godet Shqiperine..............









    Tani MJAFT me budallalliqe te tilla tek kjo teme se nuk ka me lezet po tejkaloni cdo limit..................




    Dhe tani mjaft u mora dhe une me ju se do harroj cfare kam per te shkruajtur



    Nejse...............



    Theoharis Trasha sot u rendit i 3 ne grupin b....eshte per te theksuar se ishte 44 gr me i rende se venezuelasi prandaj dhe u rendit i 3....megjithese kishin te njejten shume kilogramesh....


    Salla ishte plot me shqiptare............

    Nje atmosfere shume e kendshme dhe plot me emocione.....................

    Shqiptaret e bene qe ne fillim te dukshme pranine e tyre ne salle kur u prezentuan sportistet dhe ne rradhe te tyre gjendesh sportisti yne qe perfaqesoi me menyren sa me DINJETOZE SHQIPERINE....................


    Kati i dyte i salles ishte mbushur pothuajse me shumicen shqiptare te cilet nuk ndaluan se duartrokituri dhe inkurajuari Theoharin......

    Gjithashtu ata dhane akoma dhe nje leksion Fair Play duke duartrokitur dhe respektuar cdo perpjekje te kundershtareve tane.........

    Qe ne perpjekjen e pare jam i sigurte qe Theohari vuri re pranine e bashkombasve,qe nuk ndaluan se brohorituri dhe inkurajuari ate.........

    Ishin caste shume te bukura dhe plot emocione per te gjithe ata shqiptare qe kishin fatin te ndodheshin ne salle...........................

    Pavaresisht nga vendi i 3 ne grupin b,ai la pershtypje shume shpresedhenese persa i perket vazhdimesise se tij.......

    Le te mos harrojme qe ishte peshengritesi me i vogel ne moshe<se bashku me turkun qe sapo fitoi medalien e arte>ne peshen e tij dmth 77kg..........



    Sikur ta kishte ngritur ate 162.5 kg ne levizjen e pare dhe ne perpjekjen e 3.....te cilen e ngriti por fatkeqesisht nuk e mbajti dot do te ishte renditur ne vendin e pare grup b.........


    Pseudonimet e shqiptareve te salles ishin te shumta ne adrese te Theoharit..si prsh.Tigri shqiptar....Arushi shqiptar....e shume e shume te tjera te cilat kur i kujtoj vetem te qeshura me shkaktojne.......

    Flamujt kuq e zi ishin gjithashtu te pranishem dhe plot krenari,per djaloshin e ri nga elbasani i cili i beri krenare akoma dhe nje here te gjithe ata shqiptare te cilet nuk ndaluan se brohorisuri Shqipri...Shqipri....


    Caste te bukura.................

    Eshte per te theksuar qe perpjekjet e arritura me sukses nga patrioti yne u duartrokiten shume nga greket qe ishin ne salle por edhe nga shume te huaj qe kishin ardhur.....dhe te cilet shikonin si te mahnitur nga atmosfera qe krijonin shqiptaret sa here qe dilte Theohari...............


    Tani sa per qyfyre eshte per te theksuar qe shqiptaret sa here i afrohesh shtanges Theohari ngriheshin ne kembe dhe kerkonin qetesi absolute nga te gjithe........kurse sa dilte ndonje kundershtar i yne nga i cili mund te rrezikonim.....fillonin thashethemet ose te sharat neper goje .....................si rrjedhoje nuk ishte dhe kaq qetesi......lol...e kapet eeeeeeee



    Prane Theoharit sot gjendeshin dhe nje pjese e familjes se tij....bashke me disa te aferm te tjere......te cilet nuk pushuan dhe ata se ngritur flamurin kuq e zi e duke duartrokitur plot emocione perpjekjet e arritura por edhe ato te parritura me sukses nga Theohari......


    Lutjet e shqiptareve te salles----->Theohari tregoje veten se je shqiptar......tregoju si i ngren peshat shqiptari......jam mese i bindur se Theohari ju pergjigj shume bukur,dhe mund te them me shume modesti..............


    Ishte e forte se shqiptaret e salles ose me mire nje pjese e tyre.....nuk ndaluan se bashkebiseduari me greket dhe duke i thene......ja keshtu i ngreme peshat ne shqiptaret.....vetem shqiptaret ngrejne pesha te renda etj......kuptohet qe u hodhen shume kunja....por u thane dhe shume gjera ashtu sic jane.....per te cilat nuk dua te flas me shume pasi e theksova dhe ne fillim qe duhet nje teme apostafat per kete problem.............



    Ishin pra disa caste shume te bukura ato te cilat jetova sot ne mengjes ne stadiumin oimpik te peshengritjes ne Nikea..............Stadium shume i lezetshem..me pelqeu shume.......


    Me kaq e mbyll se duket si histori dhe nuk eshte mire ta zgjasim shume.................


    Theohari na dhuroi caste shume te bukura dhe plot emocione.....te cilat veshtire te fshihen ne mendjet e shqiptareve qe ishin ne salle........



    Pra si fund SUKSESE sportisteve shqiptare(ata qe e perfaqsojne Shqiperine) ne perpjekjet e tyre qe u kane mbetur.....dhe te jene te sigurte qe sa te kemi mundesine do t'i gjendemi prane me duartrokiturat tona dhe me brohoriturat shqiptare ne sallat greke...............



    Dhe dicka tjeter te fundit se ju merzita sot........------>I lutemi te gjithe ne... qeverise shqiptare dhe organeve sportive ne shqiperi qe filiza si Gerti,Theohari e shume e shume te tjere sportiste te talentuar shqiptare qe tashme ndodhen ne fillim te karieres se tyre...te mundohet ti krijoje kushtet e duhura per te mos patur me pikellime si keto qe jetojme kur shikojme qe djemte tane mbajne ne shpatulla flamuj te huaj...............

    Ky mesazh i mesiperm ndoshta eshte bere ne forme lutje.....por per ata qe kane ne dore fatet e filizave tane duhet tu tingelloje si Obligim....ndaj kombit shqiptar........


    Ja kalofshi mire
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 19-08-2004 mė 15:31 Arsyeja: Kot per fiksim
    .........................

  18. #138
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Garat e notit per meshkuj dhe femra dhe gjimnastika per meshkuj ishin spektakolare. Sidomos gara stil i lire 800 metra si per meshkuj edhe per femra. Per femra e fituan amerikanet qe thyen edhe rekordin boterore, por ajo e meshkujve ishte me dramatike. Edhe per meshkuj i fituan amerikanet por diferenca ne kohe ishte ne te qindtat e sekondes.

    Gjimnastika ishte e lezetshme shume, si ne grup edhe individuale. Amerikani Paul Hamm u rrezua keq far ne kercemin mbi kaluc, por arriti qe te zere vendin e pare e marre medalin e arit pasi beri spektakel ne paralele duke marre dhe dy rezultatet me te larta nga gjyqtaret.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  19. #139
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    shume bukur, une jam njeri nga ata qe kam ne dore fatet e sportisteve te rinj shqiptare, por s'kuptoj cilen quan ti "kushte me te mira" per sportistet.

    psh: per nder te pirros greket kane emeruar nje stadium, te njejten gje duhet ta aplikojme dhe ne per theoharin, apo si?

  20. #140
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    miki rrofsh se na kenaqe, po ca foto mor jau......
    ejkush nga ju ka fatin te shkoje ti shofi garat, na postoni ca foto ketu.
    Rrofshi
    Kroksi

Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Muzeume - Ekspozita
    Nga Eni nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 05-06-2010, 09:17
  2. Lojrat Olimpike nga nje sy tjeter
    Nga rolua nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-09-2004, 10:23
  3. Masa sigurie per lojrat olimpike edhe ne Shqiperi
    Nga StormAngel nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-08-2004, 19:37
  4. Lojrat Olimpike kthejne emigrantet e paligjshem.
    Nga kolombi nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-05-2004, 00:40
  5. Greqia dhe Lojrat Olimpike te 2004.
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 23:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •