Close
Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 212
  1. #61
    GuEsS...? Maska e Leandra
    Anėtarėsuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    185

    Thumbs up

    Sa po shoh hapjen e olimpikut drejtperdrejte po si shoh kund shqipetaret.

    S'u them tjeter ekipit shiqptare, por vetem na nderoni, please we love u so much ok. Makes us proud.....

    Do tu perkrah sa te kem fryme....

    Good luck guys....
    Une me ty pata fillu
    vec ta bej tjetrin xheloz,
    e tash me ty jam dashuru,
    ...kjo pune me ben nervoz....

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-08-2004
    Postime
    148
    [Sapo lexova artikullin ne msn per hapjen e lojrave olimpike ne Athine dhe padashur me shpetoi nje buzeqeshje ironike kur arrita tek rreshti " Moments later, the parade of nations began led by Greek weightlifter Pyrros Dimas, who is seeking his fourth consecutive gold medal at the games". ] Sa turp per te. Me te vertete e meshiroj.

  3. #63
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Hapja ...madheshtore!
    Rralle ndonjehere ka qene kaq e bukur...
    Tek e fundit i takonte Greqise...
    Po kthehet Olimpiada ne token Meme!

  4. #64
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Cili cable channel e jep ceremoninė e hapjes se lojrave olimpike ?
    Po pres pėrgjigje. Mos mė lini ta gdhij kėtu.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Citim Postuar mė parė nga jonka
    [Sapo lexova artikullin ne msn per hapjen e lojrave olimpike ne Athine dhe padashur me shpetoi nje buzeqeshje ironike kur arrita tek rreshti " Moments later, the parade of nations began led by Greek weightlifter Pyrros Dimas, who is seeking his fourth consecutive gold medal at the games". ] Sa turp per te. Me te vertete e meshiroj.
    Eshte me te vertet per te ardhur keq me te tille Shqiptar si Pirro Dhima i cili mohon prejardhjen e tij . Pirro Dhima e ka mohuar disa here atdheun e tij. Shqiperia nuk ka nevojė per Pirro Dhimen apo te tille Shqiptar qe mohojn kombesine edhe sikur Ai te ngjise majen e Olimpit.

    Ishe vertet nje hapje shume e bukur sic tha dhe Deusi . Kurre nuk kisha par nje manifestim kaq te madh . Me pelqeu jasht mase . Hallall ju qofte Grekve per kete organizim madheshtor .

    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #66
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Shume hapje madheshtore ndoshta me bukura e te gjitha kohrave,por te vjen keq kur shikon pirro dhimen duke mbajtur flamurin grek ,,aq sa dhe komentatori anglez tha qe shume sportiste nga shqiperia e kane braktisur vendin e tyre duke marre kombesi te ndryshme ,oshte me verte per te ardhur keq ,,gjithsesi nje hapje e bukur,edhe suksese sportistave shqiptare!!!

    hajt shnet e pare
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Moltisanti : 13-08-2004 mė 18:11

  7. #67
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    MI KORAZONO...

    Po sikur mbaroi moj e uruar !
    Apo shifni ritransmetime andeja...?
    Une pak pashe...me copa, por me pelqeu goxha!
    Tamam ceremoni gjigange mu duk...

    Te ishte ai palla (Kolombi) kushedi se me cfare fjalesh do ta pershkruante hapjen (lol)
    Do fillonte me ulerimen e Poseidonit , flladin e dashurise qe hodhi Venusi tek spektatoret , Prometeun qe i tregoi njerezve sesi ti ndertonin stadiumet dhe si ti benin fishekzjarret aq te bukla , etj etj...

    Prit se vje me vone e ti thur sic di vete ...lol

    Hallall Gerrqia...
    Vallai e meritojne te nderohen...
    Pse jo ? Jane themeluesit e civilizimit , kultures , dijes , shkences , artit , te gjithave...

  8. #68
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    A thua ta ketė dhėnė USA dhe e kam humbur unė ?
    Unė kam qenė para TV , tėrė ditėn.
    Ku janė kėto "Jusajtėt" tė na sqarojnė mė shumė ....
    Where does a thought go when it's forgotten?

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    cool dhe mua smu duk keq e gjith ceremonia. Nefakt prisja kur te ndizej ajo qe si di emrin ne shqip (lol) te behej ne menyr pak me te vecant.

    anyway ja nje photo e Kaklamanakit (po te thuash emrin e keti 5-6 here rjesht te behet gjuha fjongo ) duke ndezur ate per te cilen po flisja me lart..
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Ja dhe momenti kur po ngrihej kjo

    ps. sorry nqs nuk duken shume qart se i kam ber photot direkt nga tv.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  11. #71
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Corazono , luj venit mi shejton...
    Tregoji goces si i thone atij pishtarit qe s'ja di emrin ...

  12. #72
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Postime
    29
    Hapja ishte spektakolare

  13. #73
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Hapja thone qe ka qene madheshtore,
    Po si e dime cdo fillim ka mangesite e veta.
    Sa per Piron nuk pash se c`ka ndodhur dhe nuk do komentoj dot.
    P.S: Asgje Sikur Dielli ka te drejte ne ate qe ka thene,apo mos valle Greket jane "special breed"?
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  14. #74
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Ne rradhe te pare , nuk quhet "Olimpiade", por Lojera Olimpike!...Olimpiade quhet periudha midis dy lojerave olimpike.

    Hapja ishte shume spektakolare, shume e bukur. Bravo iu qofte. Si dhe nje bravo iu qofte dhe atyre shqiptareve emigrante qe punuan ne veprat e Lojerave Olimpike. Komentatori i NBC e tha me prezantimin e Shqiperise se "Shqiperia eshte gjitone veriore e Greqise dhe ka rreth 400 mije emigrante ne Greqi, nje pjese e mire e te cileve kane punuar ne ndertimet e veprave te Lojerave"

    Delegacioni shqiptar prej 7 vetash....nderkohe qe Andorra me 60 mije banore kishte derguar 24!!!!! Te them turp? Pse jo! Kur 5-6 sportiste ish nenshtetas shqiptare aktivizohen me ngjyrat e grekeve, fajin e ka ne kete rast qeveria qe nuk i trajton sportistet dhe i detyron te ikin....Mire qe u ngelen dhe ata 7...se me duket ne Pekin do cojme Xhoin e Tos Nanos te na perfaqesoje ne sportin e hajdutllikut!

    ASD,
    Eshte pjese e protokollit zyrtar qe emri i nje shteti te shkruhet ne tre gjuhe: anglisht, frengjisht qe jane gjuhe nderkombetare, si dhe ne gjuhen e shtetit organizues. Tabelat ishin interesante, nese i pe....Kishin formen e tabelave qe tregojne kater anet e horizontit( shume domethenese ), dhe ne 2 ane ishin shkruar ne frengjisht e anglisht, ne dy ane ne greqisht. Sic eshte dhe ne protokoll zyrtar, qe lista e shteteve dhe hyrja e tyre ne ceremonine e hapjes behet sipas rendit alfabetik te gjuhes zyrtare te shtetit organizator. Sic eshte dhe me protokoll zyrtar qe pamvaresisht se ku behen LO , ne ceremonine e hapjes, himni i pare qe degjohet eshte ai i shtetit hapes dhe i Greqise!

    202 shtete marrin pjese ne keto Lojera Olimpike. 17 mije sportiste. Afganistani u rilejua te merrte pjese ne LO pas renies se talibaneve, madje kane dhe sportiste femra. Sportiste femra kane dhe nja dy tre shtete arabe te tjera.
    "Who is John Galt?"

  15. #75
    Bukur e kishin bere!

    P.S. Vetem "good looking" qe nuk ishte ai Pirros Dhimas...what-e-ver his new name might be!! qe valviti flamurin grek pa pike turpi...Mua m'u duk pak i neveritshem mund te them! Anyways, thjesht mendimi im...

  16. #76
    Citim Postuar mė parė nga FierAlda143
    moj flamurin e valviti era, jo ai ..per kete nuk e akuzojm dot! lol
    lool..ajo era e poshter e pati fajin...madje-madje edhe dora e Pirros...Pyros-it...(whatever!) ishte e montuar!:P


  17. #77
    Hapja e Lojrave Olimpike ishte teper e bukur dhe spektakolare. Por cdo Olimpiade i ka patur te tilla hapjet. Hapjet ne Barcelone ne 92, ne Atlanta ne 96 dhe ne Sydney ne 2000 ishin po te tilla. Mbetet te shohim me tej pasi organizimi nuk mbetet vetem tek hapja. Greket deri ne vitin 2000 nuk kishin bere asgje per organizimin e ketyre lojrave dhe u desh kercenimi i Komitetit Olimpik Nderkombetar qe ti vinte ne pune.

    Persa i perket ceshtjes se Pirro Dhimes, ketu ne mund te shohim mjaft mire te kaluaren. Greket me krenari reklamojne te kaluaren e tyre te "ndritur", por nuk eshte cudi qe ajo e kaluar te jete ndertuar nga te tjere te cilet greket i kane huazuar sikurse eshte rasti i atleteve shqiptare te cilet kane kontribuar ne njohjen nderkombetare te Greqise ne sport.

  18. #78
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar mė parė nga Revolucionar
    Fieralda

    Eshte priviliegj per ty qe une po te citoj.
    Kur lexoj brockullat e tua nuk shoh asnje dallim me Pirro Dhimen dhe ngritjen e flamurit grek dhe mohimin qe i ben tokes Meme Shqiperi qe i dha buke jo vetem tij por edhe prinderve te tij.
    Kete punen e te ngrenit me mire mos ta hapim fare do thoja une se eshte fakt qe te gjithe emigrantet shqiptare kur shkuan ne Evrope u ngopen me buke...Aman...se na hape barkun dhe ti...Buke qe kur kalova kufirin ne 1991 nuk e hante as qeni i cobanit grek....



    Firma jote nuk me intereson per arsyen se gjuha qe permban nuk me intereson dhe asnjehere nuk do me interesoje.
    Nuk ke faj, ti greke e shqiptarizuar je fundja fundit dhe gjakun tend po ndjek apo jo
    Faktikisht nuk do ishte e gabuar te thuhej se ti e mendon veten me teper greke sesa shqiptare dhe ndoshta te irriton fakti qe je e shqiptarizuar.
    Me beso, tipa si ti kam takuar me pare , e them seriozisht dhe jo thjesht per ti dhene uje debatit.
    Zoteria ( apo shoku Revolucionar) qe jeton akoma ne shekullin e XIX ne epoken e krijimit te shtetit-komb, a ka mundesi te shohesh pak me larg nga hunda jote, pamvaresisht romanticizmit te "patriotizmit" tend te shpifur , qe jetojme ne epoken e globalizimit te gjithckaje, madje dhe ate te njerezve. Deri dhe Nikaragua, flamurmbajtesen e kishte ...ukrainase, jo me Greqia. Sot sporti eshte profesion, njerezit nxjerrin buken e gojes me sport. Dhe si i tille, te gjithe sportistet qe aktivizohen me ngjyrat e shteteve ku nuk kane lindur jane si te gjithe emigrantet e tjere. Ketu ke shqiptare qe ne SHBA punojne per FBI-ne, CIA-n, me mijera te tjere perdite behen nenshtetas te SHBA dhe vendeve te tjera perendimore, ke shqiptare myslimane qe shkojne dhe "krishterohen" ne Greqi, ke shqiptare ortodokse qe shkojne e "myslimanizohen" ne Turqi....Ju i jeni qepur Pirro Dhimes me shoke dhe nuk iu ndaheni, se kujtoni se ata jane burimi i gjithe "se keqes" qe i ka ndodhur Shqiperise...Eh pra ata jane VIKTIMAT, si mijera te tjere, jo burimi.... Burimin shko e kerkoje tek qeveria e pazonje per te mbajtur shtetasit shqiptare ne Shqiperi...Shko e kerkoje tek injoranca dhe tek egoizmi yt i semure, qe kerkon nje Pirro Dhima apo ndonji sportist tjeter te te japi ty dozen e semure te nacionalizmit, ne mungese dhe paaftesi per tia injektuar ti vetes ti kete krenari.

    Ty apo shume te tjereve iu ka ngecur ne fyt Pirro Dhima me shoke, sepse tek ai kishit varur deri dje shpresat per krenari kombetare. Ne pamundesi per tu ndjere krenar per shtetin-komb, te cilin ti e ke si idhull, ti kujton se sporti apo nje medalje ari do te te beje ty te "degjuar" ne arenen nderkombetare! "Tradhetia" e Pirro Dhimas eshte nje pike uji ne llumin e oqeanit te "tradhetive" qe ato qeveri shqiptare nga 1945 deri me sot ( pa asnje perjashtim) i kane bere kombit...
    "Who is John Galt?"

  19. #79
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Pershendetje



    Hapja e lojrave olimpike ishte shume e bukur dhe shume spektakolare.


    Gjithashtu shume bukur u prezantuan dhe sportistet tane.


    Sportistet shqiptare edhe pse ne numer simbolik,jam mese i bindur qe do te perpiqen qe ta perfaqesojne shqiperine sa me dinjetisht.


    I uroj sportisteve tane suksese dhe nje here.


    Nje veretje kam dhe une nqs me lejohet------->Le te mos perqendrohemi me tek "tradhetaret"apo "profesionistet".....por me shume tek ata 7 sportiste qe perfaqesojne shtetin shqiptar.




    Toro i bukur dhe kuptimplote shkrimi yt,por jam i mendimit qe sportistet ne lojrat olimpike nuk duhet te jene kaq profesioniste,pasi gjate lojrave olimpike ata perfaqsojne kombin dhe sportin ne vendin e tyre.

    Nejse........

    Eshte nje teme delikate dhe e gjate prandaj eshte me mire te mos e vazhdojme si shume.



    Dhe nje gje qe me beri me shume pershtypje.......Nga te gjithe "tradhetaret"vetem Pirro Dhima figuron ne faqen zyrtare te athina 2004 qe di shqip,te tjeret 3 peshengrites+dhe Mirela Manjani,figurojne sikur nuk kane asgje te perbashket me shqipen


    Nejse.............................



    Kam frike se mos edhe keta te rinjte mbas nja 3-4 vitesh civilizohen dhe na behen profesionista dhe dalim ne ceremonine e lojrave olimpike te Kines,me 3 ose 2 sportista



    Perfaqesimi i nje sportisti ne lojrat olimpike eshte perfaqesimi i kombit te tij...........------->ky eshte mendimi im.


    Ja kalofshit mire
    .........................

  20. #80
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Toro take it easy mike im. Ne greqi eshte dhe shabani me manjanin, po ky i dhimi ka folur keq per vendin qe e rriti e e beri kampion. Jam shume dakort me ty kur thua se patriotizmat e shekullit 19 i ka kaluar koha dhe une do punoj aty ku me del leku jo ku me therret patriotizmi, por te dal e te punoj kundra vendit tim, jo babuc. Me duket se ti po ngaterron muhabetet, ose je nai tip i dhime si miku lart.
    Himariotet e sotem jane pasardhesit diret te atyre qe mbrojten krujen nga hordhite osmane, e me pas migruan ne zonen malore te himares, sulit e kardhiqit qe ti shpetonin orientalistave. Keshtu, ku na doli grek mbi breket ky i dhimi.....e miku im. Greku kta i ka ble per dy leke, e mos harro lekun e ben prap, po njollen e tradhetise se heq dot nga vetja. Ta zeme se neser do behen me leke shqiptaret, qe ska diskutim qe do behen se sjane te mbetur, ca do bejen keta karagjozer, do e shesin ke ai qe u jep pensionin me te larte. Gjaku, do sdo sbehet uje.
    So po e mbyll me parrullen
    Pirro dhima je tradhetar
    ne jemi shqiptar

    Kroksi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga krokodili_73 : 14-08-2004 mė 14:19

Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Muzeume - Ekspozita
    Nga Eni nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 05-06-2010, 09:17
  2. Lojrat Olimpike nga nje sy tjeter
    Nga rolua nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-09-2004, 10:23
  3. Masa sigurie per lojrat olimpike edhe ne Shqiperi
    Nga StormAngel nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-08-2004, 19:37
  4. Lojrat Olimpike kthejne emigrantet e paligjshem.
    Nga kolombi nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-05-2004, 00:40
  5. Greqia dhe Lojrat Olimpike te 2004.
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 23:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •