Close
Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 212 prej 212
  1. #201
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Ceremonia e mbylljes...hmmm ok jo keq, do mundeshin dhe me mire. Kenget ishin pak monotone, tepakten une u lodha duke i degjuar...vetem ai Xatzigiannis me pelqevi me kengen e re qe kendovi and thats it.
    Sa per Saki Rouban...aaahhh sa mu be qefi!!! po e shikoja and i was like "keni per ta pare qe ky do rezohet" dhe tak u rezua!

    Greket moren nja 16 medalie (i think)...numer shume i madh po ta krahasosh me popullsin atie!..per Shqiptaret u merzita qe iken vetem me 1. Ska gje se ishte hera e pare dhe ne pergjithesi nuk investojn shume ne shqiperi per sportin....me hallet qe ka shqipria se ka mendjen njeri atie.

    Good luck albania ne 2008!

  2. #202
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Fieralda, kur nuk e di historine ben mire mos flasesh. Per shqiperine ky na qenka prezantimi i pare kshu? Qe ta dish ti historine, qe e ke mesuar atje tek toka e njerezve te ardhur, vjedhesit e kultures mbarboterore, kur beheshin lojrat olimpike ne fillim, merrnin pjese jo vetem greket e lashte, por edhe iliret dhe popujt perreth. Iliret ishin kampiona ne cdo gje qe zhvilloheshe ne keto lojra, dhe mbas disa evenimentesh u vendos qe ne to do merrnin pjese vetem Greket. Ti keto gjera nuk ke si ti dish, sepse si shume te tjere je e indoktrinuar dhe e magjepsur nga nje histori qe eshte qendisur nga te tjere.

    Sa per kenget, dihet qe per ty ishin te merzitshme, duke ditur qe i perkasin folklorit Shqiptar, Turk dhe madje dhe ati Serb deri diku.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #203
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-08-2004
    Postime
    148
    Athinė 2004, dhe zemra shqiptare nė trupa grekė


    GABRIELLA GREISON, MATTEO LUNARDINI

    Tė ngjitesh nė majėn mė tė lartė tė podit dhe tė shpėrthesh nė lotė duke dėgjuar himnin. Tė shikosh flamurin e kombit tėnd tė valėvitet nė majat mė tė larta. Njė herė njė kohė, ėndrra e ēdo pjesėmarrėsi nė olimpiada ishte pikėrisht kjo. Tani jo. Falmuri dhe himni mund tė mos jenė ata tė atdheut mėmė tė atletit. Nė fakt atdheu nuk ėshtė ai mėmė, nuk ėshtė mė fiks. Ky ėshtė njė frut i shprehjes maksimale tė liberalizmit dhe bashkėjetesės. Olimpiada e Athinės ka ideuar njė kufij tė ri tė konceptit kombėsi. Motoja e tyre “all games all nations” (gjithė lojrat gjithė kombet), me tė cilėn dėshironte t’i impononte komunitetit ndėrkombėtar pjesėmarrjen nė Lojra tė tė gjithė shteteve, pėrfshirė ata mė tė dobtit dhe mė tė fortėt, sot ėshtė bėrė “all athletes all nations” (tė gjithė atletėt tė gjithė kombet), motoja qė siguron pjesėmarrjen nė Lojra tė atletėve mė tė mirė tė botės, edhe pse shumė prej tyre nuk vijnė nėn flamurin e kombeve tė origjinės, por janė frut i njė bisnesi mes federatave tė pasura dhe tė varfra.
    Kur IOC (Komiteti Olimpik ndėrkombėtar ka ndryshuar rregulloren, qė parashikonte njė pritje tre vjeēare pas garave pėr tė mundur tė ndryshosh flamur, duke e ulur nė kuotėn e njė viti nė rast tė marraveshjeve mes federatave tė interesuara, nė fakt ka qenė fillimi i njė revolucioni qė mund tė konsiderohet njė merkato e atletėve. Federatat kanė filluar njė blerje-shitje tė atletėve qė ka ndryshuar pėrfundimisht konceptin e kombėsisė nė sport. Emra, fytyra dhe ngjyra tė lėkurės nuk mund t’i referohen mė zonave tė vjetra gjeopolitike.
    Kampioni mitik kuban, Alberto Juantorena, e ka pėrkufizuar kėtė fenomen «prostituzioni sportiv».
    Kuba ėshtė njė shtet qė gatuan kampionėt si tė ishin makinė prodhuese dhe qė nuk bie nė nivelin e tė tregėtuarit dhe tė shkėmbyerit me tė tjera kombe. Nga kjo merkato atletėsh do tė ketė vetėm humbje. Nė fakt tė shumtė jana ata qė vijnė nga Karaibet. Italina, qė nė njė sport ka zgjedhur Martinez. Sebastian Coe, njeriun-rekord tė 800 dhe 1500 metrave, ka deklaruar se lufta kundėr “vjedhjes sė atletėve” ėshtė njė prioritet i IAAF-sė pėr vitet e ardhshme. Por kjo ėshtė njė luftė kundėr historisė e destinuar qė tė humbė.
    Me rėnien e murit tė Berlinit sistemi ndėrkombėtar ka shkuar drejt dy fenomeneve. Fragmentizimi dhe globalizimi ka shkatėruar ish-Bashkimin Sovjetik dhe ka krijuar mė shumė kombe se mė parė, duke transformuar shtetet nė qėndėrt tė kostos dhe tė fuqisė.
    Kėto, qė agjensitė e evenimenteve ndėrkombėtare i kanė nė agjendat e tyre, nė sport bėhen shoqėri private, qėllimi i tė cilave nuk ėshtė tė prezantojnė njė territor por tė arrijnė njė pėerfitim nga rezultati i mirė. Njė provė e mirė pėr kėtė ėshtė Greqi, vendi mikpritės, qė pėr tė rritur pėrfitimet dhe pėr tė justifikuar shpenzimet e mėdha organizative, ka akuluar njė pjesė tė mirė tė kėtij fenomeni. Pėrfshij atė tė blerjes sė njė skuadre tė tėrė atletėsh dhe, me ēmim qesharak, duke ndryshsuar edhe emrat e tyre.
    Nė peshėngritje gjeorgjiani Kachi Kakhiashvili, fitues i njė medaljeje tė artė nė Barcelona `92, ėshtė kthyer nė grek Akakios Kakiasvili, duke mundur tė fitojė dhe dy medalje tė tjera tė arta. Valeri Leonov ėshtė bėrė tashmė Valerios Leonidis, ndėrsa shqiptari Pirro Dhima nė Athinė, ku ka fituar medaljen e bronxit, quhet tashmė Pyrros Dimas. I njėti dsikutim vlen pėr Luan Shabanin qė ka marrė emrin Leonidas Sabanis. 9 atletė tė skuadrės greke nė 20 janė tė njė tjetėr vendi, por ėshtė edhe njė rus qė garon pėr Ekuadorin, njė hungarez kanadez dhe njė armen austrialian.
    Por maksimumin grekėt e kanė arritur nė bejsboll dhe softboll pėr femra, ku tė 20 atletėt pjesėmarrės janė me kombėsi amerikane, sigurisht me njė pasaportė tė rregullt greke. Ndėrsa xhudistja gjeorgjiane Zurab Zviantamuri ėshtė adoptuar sė bashku me tė vėllanė dhe njė kushėri nga njė trajner i kombėtares greke tė xhudos. Ky i fundit ka deklaruar se ka pasur njė lidhje me mamanė e treve dhe i ka natyralizuar duke i quajtur tė gjithė Ilias Iliadis.
    Koncepti ėshtė gjithmonė ai: “mater semper certa est”(nėna dihet gjithnjė e sigurtė) , ndėrsa babai, pa dashur tė ofendojmė ndonjėrin, mund tė ketė qenė edhe kushdo.
    Paratė e naftės sė Katarit nė fkat i kanė shėrbyer federatės sė peshėngritjes pėr tė bėrė njė skuadėr tė bukur. Shteti arab jo vetėm qė ka ndryshuar emrat e atletėve, por edhe fenė. Peshėngritės si Andrey, Entchev e Valentin janė kthyer nė Sulyan, Said, e Nasser.
    Fenomeni edhe ka lejuar tė shikosh gara tė mrekullueshme, sidomos nė atletikė, ku nė 3000 metra janė parė 5 kenianė.
    Regullorja e IOC-sė (Komiteti Olimpik Ndėrkombėtar parashikon qė vetėm tre atletė mund tė pėrfaqėsojnė ēdo komb. Por dy afrikanė ishin blerė nga Katari dhe me para e fituara Kenia ka ndėrtuar njė impiant pėr atletikėn. Njė biznes i bukur, nėse e merr nė konsideratė qė gara e 3000 metrave ka pėrfunduar me njė triumf tė keniano-kenianėve (medaleje e artė, e argjentė dhe e bronxtė) dhe njė disfatė pėr keniano-katarezėt. Kjo njė shenjė qė edhe Kenia di tė bėjė biznese tė tilla. Pėrtej atleto-merkatos , praktika pėr tė ndėrruar flamurin u jep shumė atletėve edhe mundėsinė pėr tė zgjatur *****ėren. Marlene Ottey ka marrė viston pėr nė Athinė dhe ka shkuar deri nė gjysmėfinale nė 100 metra atletikė me bluzėn e Slovenisė.
    Tė tjerė janė marrė nga kombe mė pak kompetitive dhe kanė mundur tė marrin pjesė nė lojra pa kaluar nė konkurrencėn e tmerrshėme nė vendet e tyre tė origjinės. Nė mėnyrė pėr tė fituar disa para nė fund tė karrierės dhe pėr tė pak eksperiencė nė perėndim. Pikėrisht si shumė punėtorė tė tjerė tė botės.
    Merkatoja e profesionistėve tė pėrformancės nuk mund tė mahnisė. Transformimi i njė atleti nė njė punėtor si gjithė tė tjerėt, rritja e shfrytėzimit tė dhunshėm tė punės nė nivelin botėror, dhe evolucioni i akumulimit kapitalist nė akumulim spekullativ e ka bėrė sportin njė njė makinė tė riprodhimit tė mė shumė rezultateve. Dopingu, dheproblemet e tjera me sportistė tė tillė nė xhiro pėr kombe tė tjera nuk janė gjė tjetėr veēse fenomene kolaterale.
    Sundimi i vlerės sė njė kombi mbi njė tjetėr varet nga fuqia e ndryshme blerėse e tyre. Ja njė mėnyrė e mirė pėr tė kuptuar hirearkinė e fuqisė ekonomike nė botė.
    Dhe ne fakt,kush qendron mbi medaljerin?
    E infatti, chi sta in cima al medagliere?

    Marrė nga “Il Manifesto”, titulli ėshtė i redaksisė. Titulli nė origjinal “Athinė 2004, prostitucioni sportiv”

  4. #204
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    FUNDI I NJE NATE VERE.

    Ashtu si te gjitha endrrat edhe kjo enderr olimpike,kish fundin e saj.Nje fund magjik ashtu sic ishin magjike ditet dhe netet sportive te kesaj sofre mbareboterore.
    Ne kete feste sportive organizuar mrekullisht nga greket(ndonese u vune ne dyshim shpesh here mundesia e realizimit,nga kritike te shumte,te cilet sot leshojne cuditerisht nje te falur),moren pjese 11.099 sportiste nga 202 shtete te botes,numer ky rekord,ashtu sic ishte rekord edhe pjesmarrja e femrave ne kete Olimpiade.
    Flaka Olimpike udhetoi per here te pare ne te gjitha kontinentet.
    Lojrat Olimpike u ndoqen nga 4 miliarde teleshikues,afersisht ky numer eshte 20% me i madh se ai i Lojrave Olimpike te Sidney.
    U prene pereth 3.581.080 bileta,nje numer jo dhe aq i madh po per popullsine e nje shteti 10.000.000 banore i kenaqshem.
    Numer rekord kishim per sportistet qe rane ne rrjetat e kontrollit te dopingut,duke u referuar olimpiadave kur u ve ne fuqi ky ligj,me paresore Olimpiaden e Mynihut.

    1972-Munich--------------7 sportiste (positive test)
    1976-Montreal-------------11
    1980-Moscow--------------0
    1984-Los Angeles----------12
    1988-Seoul-----------------10
    1992-Barcelona-------------5
    1996-Atlanta----------------2
    2000-Sydney----------------11
    2004-Athens-----------------22

    Nga kater Olimpiadat e fundit qe kane pare syte e mi kjo e Athines eshte me diference jo nga ana rezultateve por nga ana e organizimit me e persosura ceromonite e hapjes dhe te mbylljes spektakolare,keto te fundit kush e ka te gershetuar ne shpirt edhe artin ,do ta kuptoje lehte dhe do tregoje mirnjohje qe kaq bukur kaq mrekullisht ne dy ceremonite e hapjes dhe mbylljes u ve ne sherbim te sportit.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  5. #205
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    Mua nuk me pelqeu ceremonia e mbylljes nga fundi, kur ia futen me ca kengetare greke te pakoordinuar dhe prit te mbaronin. Njeri ikte nga njera ane, tjetri nga ana tjeter, ajo platforma rrotullohej, njeri Ruvas vinte fluturonte nga lart bie mu ne skene, si te koncerti i tij dhe me vone ngaqe kishte shume letra poshte rreshqet e desh thyen qafen. me nje fjale mbyllja qe i bene elinasit m'u duk qesharake. Ceremonia e hyrjes me ndryshe, kurse sa per lojrat mos me pyesni ne i kam ndjekur...
    MtrX ubicumque felix

  6. #206
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Athinė: Mbyllen Lojrat Olimpike verore


    Lojrat olimpike tė Athinės pėrfunduan dje me njė ceremoni gjatė sė cilės kreu i Komitetit Ndėrkombėtar Olimpik i cilėsoi si lojra fantastike. Korrespondenti ynė, Jim Stevenson, u hedh njė vėshtrim rezultateve tė garave tė ditės sė fundit tė olimpiadės sė 28-tė moderne.

    Dy rusė dhe njė kuban morėn medalje nė fund tė garave nė mundjen stil i lirė. Kubanėt fituan edhe tri nga gjashtė medaljet e arit qė u dhanė dje nė boks.

    Jan Bartalemi fitoi nė peshėn 48 kilogramė, Guliermo Rigondy nė peshėn 54 kilogramė dhe Mario Ēezar Kindalen Mesa nė 60 kiligramė. Medaljen e arit nė peshėn 69 kilogram e fitoi Bahtiar Artajevi i Kazakistanit.

    Vendin e parė nė peshėn 81 kilogramė e zuri amerikani Andre Ward. Medalja e arit pėr peshėn mbi 91 kilogramė iu dhurua rusit Aleksandėr Povetkin pasi egjiptiani Muhamed Ali u skualifikua pėr shkak tė njė lėndimi nė sup.

    Titullin e kampionit olimpik nė vollejboll pėr meshkuj e mori Brazili me fitoren 3-1 kundėr ekipit italian. Nė vaterpolo, Hungaria fitoi medaljen e arit, duke mundur ekipin serbomalazes 8 me 7. Alina Kebaeve e Rusisė mori medlajen e arit nė garėn individuale tė gjimnastikės ritmike.

    Nė hanboll, ekipi danez i femrave fitoi titullin e kamiones olimpike pėr tė tretėn herėme radhė, duke mundur Korenė e Jugut me rezultatin 4-2. Kroacia mundi Gjermaninė 26 me 24 nė finalen pėr meshkuj.

    Medaljet e fundit nė Taekuando, i fituan Mun Dae-Sung i Koresė sė Jugut nė peshėn 80 kilogramė pėr meshkuj dhe Chen Zhong e Kinės nė peshėn 67 kilogramė pėr femra.

    Maratona pėr meshkuj ishte gara e fundit e lojrave tė olimpiadės, e cila u zhvillua nga Maratoni nė Athinė. Stafano Baldini i Italisė zuri vendin e parė, i pasuar nga Mebrahton Keflezighi i Shteteve tė Bashkuara dhe Vanderlei Lima i Brazilit.

    Shtetet e Bashkuara fituan numrin mė tė madh tė medaljeve nė lojrat olimpike tė Athinės. Sportistėt amerikan fituan gjithsej 103 medalje, 35 prej tyre ari. Nė vend tė dytė ėshtė Rusia me 92 medalje, 27 ari, ndėrsa Kina zuri vendin e tretė me 63, por sportistėt kinezė fituan 5 medalja ari mė shumė se rusėt.

    Pastaj vijnė me radhė Australia me 49, 17 ari dhe Gjermania me 48 medalje, 14 tė arta. Vendi mikpritės, Greqia, fitoi numrin mė tė madh tė medaljeve qė nga fillimi i lojrave moderne olimpike nė vitin 1896. Sportistėt grekė pėrfunduan me 17 medalje, 6 prej tyre tė arta. Lojrat e ardhsme olimpike zhvillohen nė Pekin nė vitin 2008.

  7. #207
    Po Cyclotomic,

    Ke shume te drejte. Po te degjosh kengen "Janina" te grupit te Tepelenes, melodia e kenges eshte po ajo qe u transmetua ne ceremonine e mbylljes se Olimpikut, qofte edhe e perpunuar.

    E vlefshme te permendet qe koreografine me te larmishme e dhane prezantuesit e shtetit te Kines. Pa te, mbyllja do te ishte vecse nje sketerre.

    Gjithashtu: Ne fjalimin e pare qe e mbajti nje grua greke (nuk e di se cfare pozicioni mbante ajo) degjova thirrjen ne anglisht: E shikoni se cfare [mrekullie] populli grek mund te bej?

    Nje pergjigje shqiptare: Sigurisht qe po, kur komisioni nderkombetar i lojrave olimpike detyroi Greqine te fillonte te niste punimet. Sigurisht, kur fatkeqesisht ne Greqi punojne mijra emigrante shqiptare me nje rroge minimale te cilet ndertuan stadiumin madheshtor, veper e duarve te tyre. Sigurisht, qe kane ne krah nje Shqiperi kokeulur dhe paqedashese, sepse po te kishin fatin me nje shtet fqinje si Gjermani, nuk do te realizonin as mrekulline me te vogel per te joshur interesat e tyre nacionale.

    Paqja qofte me ju
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Afer-dita : 01-09-2004 mė 18:52

  8. #208
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Shume pak pash nga keto lojera olimpike,dhe besoj qe nuk jam i zhgenjyer.
    Nuk e di se pse,mirepo keto lojera nuk me terhoqen aq shume,ndoshta pse mungonin emrat e medhenj te olimpiadave,ata emra me te cilat rritesha si femije.
    Merlin Oti ne fund te karieres,nuk beri gje,po e njejta ndodhi me Haile Gebresilasie e emre te tjere te lojrave olimpike.
    Ate qe pash,me pelqeu sado kudo.
    Nejse.Deri me vitin 2008.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #209
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ja se c`shkruan nje lexuese e Shekullit per Olimpiaden:

    “Si e pėrjetova olimpiadėn e Athinės”


    Anonime

    Unė tani jetoj ne SHBA dhe gjate Olimpiades m'u tha syri te shoh nje atlet shqiptar, por nuk pashe asnje. Pashe vetem disa qe ngrinin flamurin grek, megjithse kanė ngrene buken e Shqiperise deri sa janė bėrė burra. Meqe nuk kisha se si te beja tifo per atletet shqiptare se ata nuk u duken asgjekundi, bera tifo me gjithe zemer, per atletet amerikanė. Ata jane te rralle jo vetem se kane rezultate te shkelqyera, por se
    tregojne nje shpirt te plote te njerezve me dinjitet. Ku sheh ti ne nje vend tjeter te botes, pervec se ne Amerike, ku atleti me diabet konkuron dhe shpallet kampion ne not? Ku sheh ti ne nje vend tjeter te botes,
    perveē ne Amerike, ku atleti ia dhuron shansin shokut te vet te fitoje medalje ne not ? Ku sheh ti ne ndonje vend tjeter te botes, pėrveēse ne Amerike, ku atletet megjithse humbin nje gare kolektive, e shohin te ardhmen me optimizem dhe nuk fajesojne njeri tjetrin. Ku sheh ti nje vend tjeter ne bote, pėrveēse ne Amerike, ku atleti qe fiton garen, kur intervistohet, fjala e pare qe thote eshte, “Faleminderit Zotit"?
    Shqiperia i ka talentet te dale shume me mire edhe se Greqia. Atletet shqiptare si Pampuri. e te tjere,
    i jepnin emer Shqiperise kur ajo jetone epoken e tollonit. Por, tani eshte krejt ndryshe, Shqiperia ka ne krye njerėz pa karakter qe me shume kujdesen se si te kapardisen ne ceremonite e hapjes se olimpiades, se
    sa te inkurajojne dhe financojne sportistet e talentuar shqiptare. Ata mafioze duhen shkulur nga karriket e pushtetit, qe pastaj te lulezojne talentet e verteta. Perndryshe, ēoni peshengritesin Ilir Meta te konkurroje ne Pekin dhe Fatos Nanon tė konkurojė pėr paaftėsi nė ndėrtimin e shtetit.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #210
    Te njejtat gjera me siper mendova gjate zhvillimeve te Olimpiades. Edhe nqs do te ul nje flamur kokeulur, flamuri nga dora tjeter do te fitoj medoemos. Jeta me eshte ndare ne dy pjese dhe i kam borxh te dyjave.

  11. #211
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    po shqiperia 3 milione banore ka,sa eshte probabiliteti qe ne 3 milione banore te dali nje ashtu si thote kjo e jo me dy e tre.
    Amerika eshte superfuqi,u krijon kushte te tilla sportisteve te saj ndaj kot behen krahasime qesharake.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga helene : 05-09-2004 mė 05:35

  12. #212
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    KAM KENAQSIN TA PERSHENDESI FITOREN* E FUDBOLLISTVE TE KOMBIT SHQIPTAR TE SHQIPERIS* TE VITI -2004-GEZUAR* UROJ QE TE JU PERCILL PO KY FAT* DHE NE PJESMARRJET E LOJRAVE TE ARDHSHME.UROJ QE TE JU SJELL FAT E SUKSES ASHTU SI KJO E KETIJ VITI -2004- QE JU KA SJELL KAQ FITORE TE MADHE QE ASHT PRIT ME INTERESIM SHUM TE MADH... NGA GJITH VENDAS QYTETAR TE SHQIPERIS TE KOSOVES E TE GJITHA TROJEVE SHQIPTARE*PERSHENDES TE GJITH PJESMARRES AKTIVITET SI DHE R.T.K.E KOSOVES PER MUNDESIN E SHIKUAR DREJT DHE NGA INTERNETI SHQIPTAR KETU NE MERGIM...PER KENAQSIN DHE BUJARIN SHQIPTARE MA TE MADHE QE PATEM PO' PER KET SHANC TE MRKULLUESHME TE FITORES TE PRINCAVE SHQIPTAR*
    GJITHMON ME KRENARIN DHE VLERAT SHQIPTARE TE DEMOKRACIS*
    TUNG HAJLA.



    Urime Ekipit FUTBOLLIST Shqiptar per Fitoren*pra u mposht Fituesi Olimpik evropjan i greqis nga Forca e* KOMBIT SHQIPTAR*- DY ME NJE--2-1.
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011

Tema tė Ngjashme

  1. Muzeume - Ekspozita
    Nga Eni nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 05-06-2010, 09:17
  2. Lojrat Olimpike nga nje sy tjeter
    Nga rolua nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-09-2004, 10:23
  3. Masa sigurie per lojrat olimpike edhe ne Shqiperi
    Nga StormAngel nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-08-2004, 19:37
  4. Lojrat Olimpike kthejne emigrantet e paligjshem.
    Nga kolombi nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-05-2004, 00:40
  5. Greqia dhe Lojrat Olimpike te 2004.
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 23:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •