Close
Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 200 prej 212
  1. #181
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Edhe 10000-shin e fiton nje kineze!
    Le mrapa tre Etiopianet, njera prej te cilave ishte dy here Golden Medaliste!
    Kineze...Medalje ari ne 10.000 metersh !!! (e pa-besueshme)
    Qejf fort pata kur pashe rracen e zeze te ndjehet e dobet para te bardhes...imagjino si ndjehet para te verdheve (lol)
    Mgjs, nuk po them qe nuk kane fituar ndonje gare atletike! ...thjesht, jo si perpara!

    PS: Boll me Dhimat mer jahu...se late bash koqken e namit!

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    Pra duhet te biesh ndakort me mua se keta sportista nuk i largoi nga Shqiperia ndonje ligj i lojrave olimpike por mungesa e fondeve, si pasoje e politikes se ndjekur. Nese keta sportiste u paguanin mire dhe nuk iknin nga Shqiperia sot skuadra olimpike shqiptare do kishte te pakten 5 sportiste me teper dhe me shume se 6 medalje (duke patur parasysh 4 medaljet e Pirros, 2 te Shabanit por edhe te tjera).
    FLM
    politikat e shtetit ndiqen ne funksion te mentalitetit te popullit, ngaqe ne fund te fundit eshte ky qe voton apo jo. bile shqiperia kur ishte diktature (me kushte akoma me qesharake per sportistet) ka pas rezualtate sportive me te larta se sot, ne demokraci.

    si dhe nuk jane vendet demokratike ato qe paguajne me shume per sportistet ne rast fitimi nga keta te medaljeve. s'di kush shtet koti (maleizia me duket) paguante nje milion dollare ne rast medalje te arte, ndersa greqia 250 000, franca vetem 40 mije, etj, etj. dhe ēuditerisht eshte franca qe megjithese paguan me pak ka marre deri tani dhe me shume medalje nga vendet qe permenda une.

    pra sporti eshte MENTALITET fillimisht, e pastaj kushte e pare.
    e ne shqiperi ky mentalitet sportiv mungon. ne greqi gjithashtu, rezultatet greke te pompuara nga politikat shteterore nuk arrijne ta indoktrinojne popullin grek per sa i perket aftesive te tija te verteta. populli mbetet jashte pllakes qe qeveritaret eksitohen duke ja servirur.

    sporti shkon krahas zhvillimit ekonomik, ndryshe ai mbetet falls pa e kryer rolin e tij frymezues.
    pra me mire qe s'ndjekim shembullin e greqise, turqise e gjithe vendeve kalbaraqe ne kete drejtim.

    si dhe po te jetonin sot ne shqiperi ata sportistet (pirro e kompani) nuk do te kishin fituar kurre medalje, pra s'do te ishin kampione. e ket gje te huajt e dine.
    ndersa sot me duket se ligjet jane ndryshuar, po te kesh perfaqesuar njehere shqiperine, nuk ke me te drejte te perfaqesosh vend tjeter. keshtu ata vellezerit peshengrites jane te djeg sa i perket endrres greke, ata do i mbesin shqiperise per jete.


    ps: mirela zuri vendin e trete (medalje te bronzte), me hedhjen e fundit vetem 6cm me mire nga vendi katert, vendin e dyte e zuri nje gjermane me duket, po me hedhjen e fundit, ndersa te parin nje kubaneze.

  3. #183
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar mė parė nga bani
    ata jane tradhetare.
    sportistet qe nuk thane vetem fjale ofenduese ndaj shqiperise , per mua nuk jane shqiptare , jam vete ketu ne greqi dhe e kam degjuar vete pirro dhimen duke thene se si e trajtonin ne shqiperi , se si e shanin <greko maskara> , keto tashme i di i madh e i vogel ne greqi,
    po, eshte e vertete, per arsye ekonomike mund te shkoj secili nga ne ne nje vend te huaj , por duke e ditur se ne greqi ke 500 mije shqiptare qe mezi presin te mburren me luanin nga elbasani, e mirelen nga durresi , ata nuk denjojne as te shprehin piken e interesit ,per keta njerez , qe fyen e ofendohen perdite nga , mediat, qeveria, parlamenti, e populli grek , duke na quajtur si rrace me te ulet se ata , si njerez pa kulture , pa fe , skllever , si dhe nganjehere dhe turq.
    do te dukem pak ekstremist , por nuk e mbaj dot , une nuk kam me pike meshire per ata , uroj qe tu heqin shtetesine greke , shqiperia te mos i pranoje me, dhe te enden rrugeve per nje cope buke , uroj te dalin e te punojne arat per te jetuar , ishalla , amin






    Shume e vertete............


    Lotet e mijrave emigranteve shqiptare ne greqi jo vetem nuk i respektuan duke u shprehur qofte dhe nje here me fjale modeste ose inkurajuse per ata emigrante.......


    Jane gjithashtu shume te verteta qe duhen thene.....persa i perket atyre...........


    E kam theksuar qe nuk ja vlen ta kthesh edhe kete teme......ne nje teme plot debate te cilat nuk e kane vendin tek kjo teme......

    Po nejse.....se duke patur parasysh se secili prej nesh ka te drejten te shprehet si deshiron jam munduar te lexoj pothuajse cdo shkrim dhe nga shumica prej tyre vetem te qeshura me shkaktojne.....si prsh debati mes Cyclotomic-Pagan......te cilet pa pike turpi filluan te na japin dhe nje here "leksione" historie.............

    Cuna mjaft se nuk ka lezet..............

    Pagan mos je kaq absolut per idete e tua.........se me duket sikur nuk i njeh mire gjerat.........nuk eshte ofendim plako eshte thjesht keshille nga mua nqs e pranon.......





    Tani persa i perket shkrimit te Banit eshte ne te vertete i sinqerte dhe real.....per mendimin tim.....


    Duke jetuar sadopak ne kete realitet.......dhe duke e ndjekur problemin e sportisteve me prejardhje shqiptare qe konkurojne per Greqine prej vitesh me mjaft kujdes me lejoni dhe mua te shpreh mendimin tim persa i perket ketyre personave.............



    Shume anetare te forumit ne kete teme jane shprehur se ne kohet ku jetojme eshte mese normale nje sportist te konkuroje per nje shtet tjeter..............

    Madje ne nje artikull tek sportishqiptar.com.al. kam vene re nje shprehje te vecante qe ......nqs nje shqiptar konkuronte per Francen atehere te tere shqiptaret do te ishin krenare kurse per Greqine eshte ndryshe..........

    Ndoshta kjo shprehje eshte e vertete...............dhe kjo qe te analizohet duhet shume kohe por edhe duhet lene menjane dhe mentaliteti yne ballkanik qe ta analizojme kete fenomen pa sentimente qe mund te influencohemi................


    Duke u kthyer nje paragraf me larte nga ckam shkruar dua te them se edhe une e shoh mese normale te konkuroje nje sportist per nje shtet tjeter nqs shteti ne fjale i ofron me shume.......dhe sigurisht nqs deshiron dhe sportisti ne fjale..........

    Por ne rastin e sportisteve tane qe konkurojne per Greqine gjerat jane krejt ndryshe..........ata tashme kane humbur dhe identitetin e tyre.....jane njerez pa karakter..........

    Si mund ti them une keto shprehje....dhe ku bazohem????


    Une bazohem tek fakti qe ata jo vetem kane harruar ose bejne sikur harrojne atdheun qe i rriti dhe i edukoi por edhe sa here i jipet rasti nuk ngurojne ta mohojne ate..........

    Ai shqiptar qe jeton ne greqi prej kohesh dhe e ka ndjekur kete problem......jam i bindur qe do te jete dakort me sa thashe me larte......

    Ndiem i detyruar te pranoj qe ata per hir te nje jete me te mire per ata dhe familjet e tyer moren kete rruge..........dhe nga nje ane i jap shume te drejte se keshtu kane ardhur koherat dhe ky eshte realiteti i hidhur......por dreqi ta haje ata nuk iken femije qe ti mund ta justifikojme Mohimin e tyre.....e te themi qe tashme jane ambjentuar ne shoqerine greke dhe eshte e veshtire per ta qe te fillojne nga e para......ata kane ardhur ne greqi ne nje moshe kur njeriu llogjikon dhe vepron sipas kapacitetit te tij.........


    Pastaj eshte shume por shume e trishtueshme te shikosh Mirelen,Luanin,Agron Xhelilin,etj......ne fronin e fituesit e te BEJNE SIKUR KENDOJNE HIMNIN GREK............


    Personalisht nuk besoj qe akoma e sot e dine tekstin e himnit grek......por vetem sa levizin buzet.....meqe greket e kane per kombleks qe fituesi te mos kendoje himnin.............


    Mua me duket si shume servillek.............


    O Zot...............akoma nuk e e kane kuptuar qe greket Kurre nuk kane per ti konsideruar si te tyre........akoma dhe Pirron qe i dhuroi Greqise 4 medalie.....perseri kur e zene ne goje thone ja e pate mbreme se cfare beri shqiptari...........


    Kurse keta tanet me ne krye KRYEINJORANTIN Agron(Jorgo) Xhexhilin.....vazhdojne te mbajne flamuj ne shpatulla......duke mohuar me menyre absolute te shkuaren e tyre.......duke qare e duke i kerkuar ti mbeshtese "populli i tyre" grek.......duke kenduar himne qe nuk ndjejne.........duke u krenaruar qe jane greke.....duke mohuar perpjekjet e mijrave emigranteve te cilet kane rol shume te rendesishem ne ndertimin e Athines se Re........


    O Zot cfare kane nxjerre nga goja e tyre e qelbur dhe kaq servile...........


    Duke hequr menjane Viktor Mitru......te cilin personalisht nuk e kam degjuar dhe nuk e kam pare asnjehere te mohoje te shkuaren e tij,dhe qe as nuk e njoh mire.............Pirroja ne disa raste dhe madje para 4 vitesh ne nje interviste televizive tek kanali Mega,me gazetarin dhe shokun e tij grek Nikos Haxhinikolau ka treguar madje dhe nje pjese te koleksionit te tij te medaljeve te cilat i kishte fituar ne shqiperi ose duke perfaqsuar shqiperine.......nga ana e tij ishte nje xhest mirenjohes pasi theksoi qe "atje jam rritur dhe atje jam bere sportist....sado qe veshtire kam kaluar nuk mund ti hedh te gjitha poshte"............sic thashe ky ishte nje xhest mirenjohes nga ana e tij.......kurse persa i perket komenteve te tjera qe ka bere ne adrese te Shqiperise............Nuk deshiroj ti komentoj pasi jam i bindur se i dini dhe as qe dua ti kujtoj.....se vecse per te beshtyre me bejne.................


    Sa per te tjeret nuk di me cte them........pervec se kane nga 10 vjet ne greqi akoma nuk dine te flasin edhe pse jane martuar me bashkeshorte grek........eshte cudi.......................kur Kaxi Kakiazvili...nje gjeorgjian i helenizuar dhe ai si tanet........ne fund te karrieres se tij......pasi nuk mori asnje medalie ne Athina2004.....nuk harroi te falenderonte hapur ne nje interviste ne mediat greke ish tranjerin e tij gjeorgjian.......duke pergezuar shokun e tij gjeorgjianin i cili mori medalie te arte ne kategorine e Pirros...........dhe foli me fjalet me te mira per vendin e tij......dhe te tere qe e kane ndihmuar ne kete "atdhe te dyte" per te (greqi)....------->>>>.BRAVO I QOFTE


    Kurse keta tanet asgje...................................


    Te pakten nje fjale te mire per ata mijra emigrante qe i qan zemra kur me krahet e tyre ndertuan te ashtuquajturen Greqine Moderne............jo per ata barbona shqiptare qe bredhin sa nga Omonia e sa nga lagjet e tjera te Athines e mbare greqise e qe merren me injorancira duke ngjyllosur emrin e shqiptarit te ndershem.............te pakten nje fjale te mire nuk degjoi as nje emigrant shqiptar nga Ata bij nenash per ish bashkekombesit e tyre te cilet sa here konkuronin zemrat e shqiptareve ishin bashke me ta por kur mbanin ne shpatura flamurin grek dhe kur me nje greqishte "te vrare" mohonin cdo gje......atehere dy pika loti binin nga ata mijra emigrante shqiptare te ndershem te cilit prisnin sikur edhe nje fjale te mire per Alvanine e tyre te dashur.......edhe sikur disa mundoheshin ta mbanin veten dhe mos leshonin lotet......ne zemrat e tyre nje "leng" i hidhur qarkullonte e i mbushte shpirtin e tyre te vrare plot hidherim...........


    Sa me shume ti hysh ketij problemi aq me shume injorancira te kujtohen dhe te vjen turp dhe ti nxjerresh ne drite.............e te flasesh per ata........


    Jane njerez pa karakter...............



    Disa na shkruanin ......ja ai qe ndihmoi shqiptaren.....ja keshtu po ashtu............Ore popull ata njerez te ndershem nuk i menduan asnjehere........


    Turp tu vije..........

    Harram u qofte.........


    Me vjen shume keq qe dalin nga goja ime te tilla fjale........por jane fjale shpirti....i ndjej dhe i them........


    Asnjerit qe nuk ka jetuar ne greqi nuk i takon te shprehet ne menyre absolute per Ata..............shqiptaret qe kane jetuar dhe jetojne ne greqi ja mesuan surratin..........dhe pavaresisht qe nga nje ane nuk ju erdhi mire qe Luanit ja moren medalien,nga ana tjeter ju duk si nje drejtesi nga Zoti.......per te gjitha ato injorancira qe kane hedhur sa lart e poshte.........




    Do te vije nje dite kur greket do ta hedhin poshte te ashtuquajturen Dream team ...te peshengritjes greke....qe 90% te medaljeve i kishte nga shqiptaret........


    Do te vije nje dite kur greket do ta hedhin poshte...Luanin,Mirelen,Vojsaven,Viktorin,Agronin. ..akoma dhe Pirron........per kete gje jam mese i sigurte..........dhe atehere dhe vetem atehere ata do ti shohin gabimet e tyre.......atehere dhe vetem atehere do ta shohin realitetin grek........atehere dhe vetem atehere do ta ndejne te nevojshme te kthehen ne kasollen e tyre(shqiperi).......por do te jete shume vone.....ndoshta nqs ndjekin dipllomaci te sukseshsme do te mund dhe akoma te jetojne ne atdheun real te tyre.......por ama ta dijne qe ato lot,dhe ato hidherime te emigranteve shqiptare KURRE nuk kane per ti kthyer...........ne zemrat e emigranteve te thjeshte e te ndershem Kurre nuk do te kete vend ne zemrat e tyre per keta Injorante.............

    Ndoshte atyre.............. atehere nuk mund tu beje pershtypje pasi do ta kene siguruar jeten normale qe kane enderruar.....por ama ta dijne qe jetojne ne nje realitet i hidhur i cili nuk eshte asgje tjeter vecse nje iluzion..............



    Me beri pershtypje.....Z.Fidel Ylli......vajti ta inkurajoje Luan Shabanin.............nqs ka vajtur si mik e si shok dakort.........por nqs ka vajtur tek shtepia e tij dhe me titullin si perfaqsues i peshengritjes shqiptare....do te desha ta pyes cili ja dha ate te drejte ta inkurajonte ate person???????????


    Ahhhhhhhhhhhhhhhh mire ja beri Mond Koseni..................................



    Nejse..................



    Te me falni se kam dale krejt jashte teme dhe qe une isha njeri nga ata qe qortoja ata qe dilnin jashte teme................por duhesh ky shkrim.....pasi me menyren time u mundova te them disa te verteta keshtu sic jane ne realitet........nuk e di sa ja kam arritur...........por ama per nje gje jam i sigurt.........----->>>>>Ndiem mire pasi thashe ato qe mendoja pa u fshehur mbas gishtit tim..............




    Ja kalofshit mire
    .........................

  4. #184
    WhAtEvEr Maska e SR4Life
    Anėtarėsuar
    18-02-2003
    Vendndodhja
    Myrtle Beach S. Carolina
    Postime
    33

    Thumbs up

    Citim Postuar mė parė nga StormAngel
    Jane te njejte moj Alde,
    Se nuk thua dot lojrat ne Lojrat Olimpike,po i thue shkurt Lojrat Olimpike ne Olimpiade...eshte edhe shprehje internacionale (Olympics) ndersa formalisht perdoret edhe si Lojrat Olimpike (Olympic Games) sidoqofte kane kuptimin e njejte.


    Alda ka shume te drejte olimpiada quhet 4 vjetet qe presim per lojrat olimpike (behen cdo 4 vjet) kurse lojrat olimpike jane lojrat qe behen mos i ngatroni
    Smiling Faces, Beautiful Places

  5. #185
    WhAtEvEr Maska e SR4Life
    Anėtarėsuar
    18-02-2003
    Vendndodhja
    Myrtle Beach S. Carolina
    Postime
    33

    Wink

    Citim Postuar mė parė nga StormAngel
    Jane te njejte moj Alde,
    Se nuk thua dot lojrat ne Lojrat Olimpike,po i thue shkurt Lojrat Olimpike ne Olimpiade...eshte edhe shprehje internacionale (Olympics) ndersa formalisht perdoret edhe si Lojrat Olimpike (Olympic Games) sidoqofte kane kuptimin e njejte.


    Sa inta me vjen kur nuk merni vesh edhe flisni kote , Alda ka shume te drejte Olimpiada me lojrat Olimpike nuk jan te njejtat. Olimpiada eshte periudha 4 vjecare midis lojrave olimpike, shikoje njeher mir
    Smiling Faces, Beautiful Places

  6. #186
    Maska e Administrator1
    Anėtarėsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokė
    Postime
    209
    Citim Postuar mė parė nga SR4Life
    Sa inta me vjen kur nuk merni vesh edhe flisni kote , Alda ka shume te drejte Olimpiada me lojrat Olimpike nuk jan te njejtat. Olimpiada eshte periudha 4 vjecare midis lojrave olimpike, shikoje njeher mir
    Sipas kėtij ''arsyetimi'', si do ta quajmė Kampionatin Botėror tė Fotbollit??!|!
    Po atė Europian??!! Si na i ndan ti SR, etapat 4-vjeēare mes dy kampionatesh dhe si na i emėrton??
    Po vetė kampionatin??!!
    Pa shikoje TI njėherė, se mos je jo gabim........ por shumė gabim??!!
    Olimpiada dhe Lojrat Olimpike, janė e njėjta... GJĖ... pėrpikmėrisht.
    Nė greqisht quhen OLIMPIAKES AGONES ose OLIMPIADHA
    Bye

  7. #187
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    SR4life,
    Mire qe paske lexuar postimet me larte.
    E po mire pasi qe qenka periudha kater vjecare mes dy lojrave olimpike e quajtur Olimpiade e vet garat quhen lojra olimpike,cka eshte gabimi po qe se i thua Olimpiada Verore ose Dimerore,ose nqs i thua Lojrat Olimpike Verore ose Dimerore?
    Eshte e njejta pune,merre si ta marrish.

    Merr kshu shembullin-Summer Olympic Games dhe Summer Olympics,jane te dyja shprehje te NJEJTA! Nuk kane asnje dallim ne perdorim dhe ne kuptim.
    Se pakti keshtu une e kuptoj.
    Dhe ne web faqet me te medha qendron olympics,e jo olypmic games.
    Po nejse,secili me te veten.
    Ti thuaju Lojra Olimpike,une do ju them Olimpiada...e keshtu me rradhe.
    Nejse.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #188
    o deus, ti mor vlla je ne at ingilterren tate dhe nuk di se car bohet ktu n'greqi, nuk t'vej faj , po nqs ne angli ka 100 mije shqiptare dhe asnji prej tyre nuk merr pjese ne skuadren olimpike angleze, ne grerqi ke te pakten 500 mije shqipatre dhe qe nje numer i madh atletesh shqiptare marrin pjese per greqine .pastaj dhe lojrat u zhvilluan ketu, apo jo
    bye shoku;
    Nuk ka perėndi tjetėr pėrveē ZOTIT

  9. #189
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Mua me pelqyen lojrat, noti ishte shum interesant, po ashtu dhe gjimnastika e femrave dhe meshkujve etj. Por pas atij qendrimi te grekve kundra vrapuesve dhe vollejbollistave amerikan, njerzit qe i ndjekik lojrat jan revoltuar madje disa prej tyre i kan nderprer pushimet ne greqi dhe jan kthyer. Radiot lokale ketu ne mas. kan folur shum per lojrat olimpike dhe shumica e njerzve kan shprehur habin sesi lojrat jan mbajtur ne athin kur dihet se greqia esht nje djep terrorizmi. Demonstratat komuniste kundra powell jan kan ven vulen greqis.

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Nice nice. ishalla gjith mon shkon kshtu
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  11. #191
    lexova krejt rastesisht nje artikull ne nje reviste te njohur greke , gazetari grek me kunj e pyet mirela manjanin se kujt ia dedikon medalien qe mori dhe ajo ju pergjigj menjehere - popullit grek ia dedikoj, por gazetari me poshte ne te njejtin arikull nuk ngurron qe te shprehet ashtu sic mund te shprehet nje shqiptar duke thene se prisnja qe te pakten nje here ajo t'ia dedikonte me se fundi kete medalje bashkombasve te saj qe jetojne dhe punojne ne greqi, ne vazhdim duke e lene vendin bosh......., <nenkuptohet>, greket nuk jane aq budallenj
    e cfare i kushtonte me se fundi (pasi kjo eshte hera e fundit qe merr pjese me duket ne lojrat olimpike)qe te prononcohej se ia kushtoj shqiptareve , shqiperise<vendit ku u linda dhe u rrita , ska gje se nuk fitova shume para aty>, te gjithe atyre shqiptareve qe zemren e shpirtin e kishin tek une , edhepse mbaja veshur ngjyrat e flamurit grek, njerezve te mij , gjakut tim
    turp
    Nuk ka perėndi tjetėr pėrveē ZOTIT

  12. #192
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Perendite e Olimpit,buzeqeshen si per te treguar kenaqsine qe moren se bashku me ne ne lojrat olimpike te Athines.Pershendeten dhe u larguan per ne mbreterine e tyre te perjetshme,mitike dhe hyjnore.Perdet olimpike rane ngadale,festa sportive e kombeve ka marre fund.Edhe nje nje here magjia e sportit shpalosi teresine e bukurise se saj.Edhe nje here mijera sportiste nga c'do skaj sportiv i botes folen gjuhen e perbashket ate te paqes ,miresise.Mjafton te kujtojme ndeshjen e futbollit midis Italise dhe Irakut,ku u zhvillua disa ore me pas ekzekutimit nga pjella famekeqe e terrorrit carcafbardhe gazetari Italian Enzo Boldini.Mjafton te kujtojme thirjet lutjet e tranerit irakian dhe lojtareve qe per hir te nje bote ne vllazeri dhe paqe kerkuan lirimin dhe jo vrasjen e tij.
    ..............Olimpiada e Athines tashme i perket historise.Dhe per adhuruesit e sporteve olimpike,si per ti qendruar edhe besnike historise se saj do kujtojme bashke me vitet deri ne Olimpiaden e rradhes,ata qe shkruan emrin e tyre me germa te arta,te argjenda te brozta ne librin e perjetshem te lavdise.

    Ne pishinat e notit duelet e medhs midis amerikanit Michael Phelps dhe australianit Iane Thorpe do ringjallnin duelet e vjetra midis gjewrmanit Michael Grosse dhe amerikanit Mat Biondi.
    Vajzat amerikane te stafetes 4x100,rrezuan me ne fund "murin e Berlinit',rekordin 17-vjecar te ish gjermanolindoreve.
    Ne sportin e mrekullueshem te gjimnastikes,te gjithe u mahnitem me figurat aerobike nga duart dhe kembet e arta te rumuneve, amerikaneve ,kinezeve ,ruseve,bullgareve.Por rete e dyshimeve mbuluan tapetet e gjimnastikes.E vetquajtura princesha e gjimnastikes rusja Svetlana Khorkina ve ne dyshim vleresimin e dem te saj dhe ne favor te amerikanes 16-vjecare Carly Paterson.Dite me pare nje nga talenet me te medhenj ish kampioni i botes rusi Alexei Nemov shpreh cudine dhe indinjaten ndaj jurise qe sipas tij ndihmon amerikanet."Lufta e ftohte " eshte ringjallur.Si te mos mjaftonin keto pranohet gabimi ne vleresimin e amerikanit Paul Hamm,dhe i kerkohet me anen e nje letre te dorezoje medaljen e arte qe kish fituar ne shumegaresh.
    Mbretersha e lojrave olimpike,atletika e varfer dhe pa yjet e dikurshem.
    Gara e 100m apo gara e nje frymemarrjeje sic quhet u fitua nga njeriu suprize amerkani Justin Catlin.
    Ne kercimin me shkop rusja Xelena Isinmbayeva vendos rekord boteror duke na kujtuar se mbreteria e lartesive i perket shkolles ruse.Ne ato mbreteri te sunduara prej vitesh nga i madhi Sergei Boubka.
    Pas fitoreve te shumta dhe ne c'do turne marokeni Hicham El Guerrouj me ne fund fiton edhe nje medalje olimpike.
    Pas tre medajeve te arta edhe vrapuesi polak ne 50km Robert Koreniowski,le pas pistat plot lavdi.
    Xhamajkanja e famshme Marlene Ottey,ne moshen 44- vjecare jep doreheqjen.Nje kariere e mbushur plot medaje dhe me pjesmarrje ne shtate olimpiada.
    Sporti i peshengritjes sundohet kesaj here nga ish republikat Ruse .Turqia dhe Kina shprehin prezencen e tyre plot medalje.Perandoria e dikurshme greke mbushur me "jenicere" shqiptare tashme eshte shkaterruar,me mire eshte vjeteruar.
    E vecanta e peshengritjes paraqitja e "Herkulit te Iranit" sic quhet nga bashkombasit e tij Hossein Reza Zaden qe mposhti e theu rekorde boterore.
    Ne dy sportet me popullore futbolli dhe basketbolli medaljet e arta kercyen bashke me ne tango Argjentinase.
    Ne water polo kampionet e botes Hungaria per meshkuj dhe Italia per femra dominuan serisht.Basketbollistet amerikane u veshen me ar dhe u munduan te shplanin turpin e te ashtquajtures "Dream Team",ekipit te baskebollit amerikan.

    Yje te venitur.
    Dikur shkelqenin me gjithe forcen e madheshtise se tyre.Dikur peruleshim gjithe respekt para talentit te tyre sportiv.Koha tashme u ka venitur shkelqimin dhe ne i rikujtome bemat e tyre te vjetra te shkruara dikur.
    Olimpiada e Athine ishte vec nje enderr e keqe per yje te dikurshem si Allen Johnson,Stacy Dragila,gjimnasti rus Alexei Nemov,Atletja amerikane se here fituese Marion Jones ,patriotja e saj Gail Devers,"Alexandri i Madh",behet fjale per notarin rus Alexander Popov,Ivani i tmershem,kubanezi i kercimit se gjati Ivan Pedroso e sa e sa te tjere.
    Lamtumire podiumeve olimpike me nje medaje bronzi na thane yjet e atletikes dhe peshengritjes Maurice Greene dhe Pirro dhima.

    Doping pa mbarim.
    Si ne asnje Olimpiade tjeter ky fenomen tronditi boten sportive.Lista e gjate ,pa mbarim qe nga shqiptaro-greku Luan Shabani qe dorezon medaljen e bronzit,nga bejzbollistet greke(u thenshin) Andreas James Brake,Dereck Nicholson,nga turkja Sule Abaz,indianja Patima Kumari,nga rombokopet hungareze Zoltan Keskes dhe Robert Fazekas,ky i fundit dorezoi medaljen e arte ne hedhjen e diskut,nga rusi Anton Galkin dhe hedhesi i gjyles serisht hungarez Zoltan Kovac.Dhe lista vazhdon..............

    E megjithate duke lene menjane castet e erreta ,lojrat olimpike na dhuruan caste te paharrueshme sportive.Caste qe vetem sportet me magjine ,mrekulline e tyre ti dhuron.
    Pishtari i zjarrte Olimpik qe nga dita e djeshme drejtoi floket e tij te zjarrte ne horizonte te largeta.Bashke me marshojme edhe ne gjithe adhuruesit e kesaj feste sportive kombesh ne nje udhetim 4-vjecar qe do te ndalet diku prane murit te gurte e te vjeter kinez.Pekin 2008,takimi yne i ardhshem,per te perjetuar momente te arta olimpike.Kesaj here me shpresen se dhe vendi yne i vogel do perjetoje caste lavdie ne podiumet e nderit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 30-08-2004 mė 09:35
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  13. #193
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    1 USA 35 39 29 103
    2 CHN 32 17 14 63
    3 RUS 27 27 38 92
    4 AUS 17 16 16 49
    5 JPN 16 9 12 37
    6 GER 14 16 18 48


    Me lart edhe renditja ne baze te medaljeve te fituara,ar,argjene,bronze,dhe totali.Me Gjermanine dhe Rusine dikur ne lufte sportive per vendin e pare sot mjaftohen me vendin e trete dhe te gjashte.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  14. #194
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Ceremonia e mbylljes si dhe ajo e hapjes e bukur e vecante.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  15. #195
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Fjalet te teperta ne raste te tilla.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  16. #196
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Nga Akropoli deri tek muri i vjeter kinez,na ndajne vetem 4-vjet.Te perpikte ne takim me kete feste sportive gjithe adhuruesit e sporteve do jene atje.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  17. #197
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931
    Athina 2004, asgjė!


    Nga: Endrit SAUKU

    Athina 2004, asgjė! Sportistė qė nuk arrijnė as rezultatet e tyre dhe radhiten nė vendet e fundit.


    Nė momentin e nisjes ekipi olimpik shqiptar mė i madh se kurrė (7 sportistė) u nis me pretendime pėr rezultate pozitive. Ēuditėrisht nga Komiteti Olimpik Kombėtar Shqiptar i premtoi edhe 10 mijė dollarė amerikanė shpėrblim nė rast fitimi tė njė medalje tė artė sportistėve.Mynih 1972, lojrat olimpike. Shqiėria pėrfaqsohet pėr herė tė parė nė ngjarjen mė tė rėndėsishme sportive. Ymer Pampuri fiton medaljen e parė dhe tė vetmen nė historinė olimpike shqiptare. Njė ar nė peshėngritje qė vlente shumė pėr vendin e atėhershėm komunist, medalje e cila mbetet e papėrmenduar pėr rreth 30 vite. Barcelona 1992, ritkthim i Shqipėrisė nė olimpiadė por shumė largime sportistėsh. Pirro Dhima natyralizohet grek dhe fiton medaljen e parė tė artė nė peshėngritje mbas shumė kohėsh pėr fqinjėt tanė. Shqipėria paraqitet me ekipe modeste por me rezultate tė kėnaqshme pėr vendin nė periudhė tranziocioni dhe ikje sportistėsh qė marrin medalje pėr vende tė tjera. Vetėm Greqia deri tani 15 medalje. Edhe nė Sidnei, katėr vite mė parė njė vend i pestė i Ilir Sulit dhe njė vend i 11-tė i qitėses Diana Mata duket i pranueshėm. Athina 2004, asgjė! Sportistė qė nuk arrijnė as rezultatet e tyre dhe radhiten nė vendet e fundit. Renditja mė e mirė, 19 vjeēari Theoharis Tarsha nė peshėngritje, i 13-ti. Numėr tres, do tė thonin mė skeptikėt, aspak e tillė. Nė momentin e nisjes ekipi olimpik shqiptar mė i madh se kurrė (7 sportistė) u nis me pretendime pėr rezultate pozitive. Ēuditėrisht nga Komiteti Olimpik Kombėtar Shqiptar i premtoi edhe 10 mijė dollarė amerikanė shpėrblim nė rast fitimi tė njė medalje tė artė sportistėve. U bė njė zhurmė e madhe ku sėbashku me sportistėt pėrmedej edhe emri i sponsorit shoqėrisė celulare qė kishte stemėn e saj sėbashku me emblemėn e KOKSH-it. Pse sportistėt shqiptarė tė shėrbejnė vetėm si njė tabelė rekamash. Delegacioni shqiptar mund tė thuhet se shėrbeu pėr tė valėvitur flamurin shqiptar nė tokėn greke. Kjo padyshim ėshtė paraqitja mė e dobėt e Shqipėrisė nė pesė lojrat olimpike qė ka marrė pjesė. Pas katėr vitesh, nė Pekin 2008 disa sportistė shqiptarė premtojnė medalje por nėse ata nuk stėrviten si kampionė Shqipėria sėrish do tė marrė pjesė vetėm nė cereminė e ēeljes dhe tė mbylljes.

  18. #198
    Gjate mbylljes se Lojrave Olimpike 2004, disa melodi me shume afrimitet me motivet melodioze te Shqiperise se "Jugut" shoqerojne percjelljen e flamurit olimpik nga greket tek kinezet. Perfytyrohej sikur lojrat ishin zhvilluar ne Shqiperi dhe po behej mbyllja. Paskan shume ngjashmeri me pjeset e "folklorit" tone.

  19. #199
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nje ceremoni qe nuk kishte gje origjinale, edhe vallet turke e serbe i kishin vjedhur e jo mo ato Shqiptaret qe dihen. Nga ana tjeter kjo nuk eshte aszgje per kete komb qe historikisht ka dashur te pervetsoj cfare nuk ka qene e tij, qysh nga ritet pagane ilire, e deri tek vallet. Nga ana Ekonomike... nje turp i madh, asnje fitim, por humbje miliardash.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  20. #200
    o kolombi, romantik si gjithmone .
    eshte e verete, ishte fantastike
    Nuk ka perėndi tjetėr pėrveē ZOTIT

Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Muzeume - Ekspozita
    Nga Eni nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 05-06-2010, 09:17
  2. Lojrat Olimpike nga nje sy tjeter
    Nga rolua nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-09-2004, 10:23
  3. Masa sigurie per lojrat olimpike edhe ne Shqiperi
    Nga StormAngel nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-08-2004, 19:37
  4. Lojrat Olimpike kthejne emigrantet e paligjshem.
    Nga kolombi nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-05-2004, 00:40
  5. Greqia dhe Lojrat Olimpike te 2004.
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 23:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •