Muzika Popullore
Njė studim sistematik i muzikės tradicionale shqiptare u bė i mundur vetėm nė fillimet e viteve '30 falė muzikologut Y. Arabatski i cili mblodhi kėngė dhe melodi popullore shqiptare. Pėr shkak tė formimit tė veēantė malor tė vendit dhe pėr shkak tė vėshtirėsive tė lidhjeve e cila kushtėzohej nga mungesa e rrugėve tė komunikimit, muzika shqiptare ka ruajtur tė paprekura karakteristikat dhe format e saj deri nė vund tė viteve 1800. Mungesa e ndikimeve ėshtė mė e qartė nėse shihet nė lidhje me arbėreshėt e Italisė.
Bashkėsitė e formuara nga pasardhėsit e shqiptarėve tė cilėt u larguan nga Shqipėria nė mesin e dytė tė viteve 1.400 pėr tė mos rėnėn nėn zgjedhėn turke dhe qė kanė ruajtur gjuhėn e tyre dhe traditat e tyre muzikore. Studimet e Arbatski-t u zhvilluan nėpėrmjet pėrmbledhjeve tė regjistrimeve fonografike tė shtrira nė tė gjithė territorin e Shqipėrisė, tė cilat ishin realizuar nga studiuesit e folklorit dhe tė etnomuzikologjisė rreth viteve '50.

Polifonia Vokale
Shqipėria dallohet nga ana muzikore pėr njė traditė tė pasur nė polifoninė vokale. Ky tip melodish polifonike zakonisht kėndohet nga dy, tre apo katėr zėra, tė ndjekura nga njė kor burrash apo nga njė kor grash, pa shoqėrim istrumental. Por kemi edhe melodi tė kėnduara nga zėra tė ndėrthurrur, tė cilat edhe pse kanė ekzistuar edhe me parė kanė marrė mė tepėr zhvillim pas ēlirimit tė Shqipėrisė. Polifonia vokale shtrihet nė pjesėn mesdhetare tė Shqipėrisė nga lumi Shkumbin deri nė Ēamėri.
Kjo zonė ndahet mė pas nė dy sisteme polifonikė. Sistemi Lab qė pėrfshin rrethin e Tepelenės, Vlorės, Gjirokastrės dhe njė pjesė tė Sarandės, dhe sitemi Toskė qė nis nga lumi Vjosė dhe deri nė lumin Shkumbin duke prekur rrethinat e Strugės, Ohrit, dhe deri nė Prespė nė Maqedoni. Nėse sitemi Lab dallohet pėr ndryshimin e thellė mes zėrave, sitemi Toskė pėrkundėrazi pėrmban njė ritėm tė lirė dhe njė ecuri tė zėrave me intervale muzikore mė dalluese dhe me shoqėrime qė pasurojnė meloditė. Repertori i tyre ėshtė i ndėrtuar mė sė shumti nga kėngė historike me karakter tė theksuar nacionalist dhe nga kėngė me origjinė fshatare pėr dashurinė, shpotitėse apo ninulla.

Muzika Instrumentale
Muzika instrumentale shqiptare shoqėron kėngėt e vallet dhe pėrbėn atė orkestėr qė quhet "Saze". Nė pėrgjithėsi nė veri tė vendit zė vend tė dukshėm njė formė radikale muzikore e kėngėve epike, mė tė vjetrat e tė cilave janė Rapsoditė pėr Kreshnikėt. Kėngėtari (rapsodi) shoqėrohet nga vegla muzikore me tela, ndėrsa nė Jug pikėrisht pėr gjurmėn polifonike tė kėngėve, funksioni i instrumenteve ėshtė i drejtuar drejt njė virtuizmi. Instrumentet e frymės pėrdoren nė tė gjithė vendin. Instrumentet shqiptare kanė njė shpėrndarje heterogjene dhe shpesh nga struktura dhe teknika e pėrdorimit nuk pėrputhen mė traditėn e folklorit tė popujve fqinjėve.
Si shembull mund tė pėrmendim "Lahutėn" (instrument njė tel qė realizohet me hark), "Bakllamaja" (instrument me tre tela i pėrdorur nė zonėn e Korēės dhe Pogradecit), "Ēiftelia" (instrument me dy tela shumė i pėrdorur nė gjithė vendin, sidomos nė Veri), "Sharkia" (instrument me pesė tela qė pėrdoret pėr tė shoqėruar vallet nė Kosovė), "Buzuku" (instrument me gjashtė tela), Fyelli (culedjaria, instrumenti me antik i Shqipėrisė i pėrmendur qė nė shekullin e V apo tė VI para erės sė re), Bilbili (qė imiton timbrin dhe cicėrimėn e zogjve), Kavalli (instrument me origjinė baritore), Surla (pėrdoret nė muzikėn e karakterit epik) dhe nė fund tamburet e pėrmasave tė ndryshme Daullja dhe Lodra qė shoqėrojnė kėngėt dhe vallet pothuajse nė tė gjithė vendin.

Muzikantėt
Qėndrat mė tė rėndėsishme tė shpėrndarjes pėr formimin e muzikantėve qė aktualisht janė prezentė nė skenėn artistike shqiptare janė, qyteti i Korēės ku mund tė pėrmendim Eli Farėn, kėngėtarja mė e dashur dhe mė e famshme e Jugut tė vendit, e njohur edhe jashtė Shqipėrisė pėr turnetė e shumta; qyteti i vogėl malor Permeti ku kanė lindur dy muzikantė tė njohur popullorė, klarinetisti Laver Bariu i cili akoma jeton nė qytetin e Pėrmetit dhe Remzi Lela i cili tani jeton nė Tiranė dhe ėshtė lideri i grupit qė shėnon numrin mė tė madh tė regjistrimeve muzikore tė viteve tė fundit, Familja Lela nga Pėrmeti. Pėrsa i pėrket traditės sė kėngės epike nė Veri tė vendit mund tė pėrmendim kėngėtarin dhe muzikantin me sharki z.Bytyēi.

Organizimi
Vlerėsimi dhe pėrhapja e trashėgimnisė muzikore shqiptare i ka mbijetuar edhe skemave tė diktaturės komuniste. Orkestrat tradicionale janė zgjeruar edhe me instrumente tė tjera si kitara dhe fizarmonika dhe se fundi edhe instrumente elktronike si organo. Njė takim me rėndėsi ka qenė pėr shumė kohė Festivali i Gjirokastrės i cili pas disa vjet ndėrprerjeje ka filluar tė zhvillohet pėrsėri. Ky festival zhvillohej ēdo 5 vjet nga Radio Televizioni Shqiptar dhe ishte njė aktivitet qė afronte brezat e vjetėr dhe tė rinj tė kėngėtarėve popullorė nga krahina tė ndryshme.