Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 177
  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Centum primus singuli semel

    Jo e dashur! Dhe tė tjerėt ta dinė:
    Unė kurrė nuk e kėrkova lavdinė,
    Dhe fjalėt e tua mbi pavdeksinė
    Mė rėndojnė si ēanta mbi shpinė.

    Gjithēka doja (dhe dua) ishte tė kėndoja
    Pėr ty e shtrenjta ime, pėr dashurinė,
    Nuk shkoj pa ty nė atė tempull tė lartė
    Me tė tjerė tė pavdekshėm gojartė.

    Jo! Unė dua tė tė vdes nė prehėr
    I ledhatuar nga duart e tua si pėrherė,
    Pa ty edhe njė ēast tė vetėm kur rri,
    Jam murg, jam shtatore jam shelg i zi.

    Nga gjiri im e dashur kurrė nuk tė lėshoj,
    Duke nisur qė kėtė ēast do tė hymnizoj,
    Pėr gjithēka tė mirė qė m’u dhurua
    Tė pėrjetėsoj e dashur nė Kėngėt e Tua!
    wrong verb

  2. #2
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    II

    Ne jemi si krahėt e njė ure tė heshtur,
    Ndėr kėmbė, nėn vete, njėlloj si ujrat
    Ditėt na kalojnė panumurim
    Kur qielli i mėngjesit puth pulbardhat,
    Kur dielli i mesditės krahėt ju pėrndrit
    Kur puizė e mbrėmjes pėr to klith.

    Unė kėtej e ti pėrtej,
    Dora ime dorėn tėnden nė majė tė gishtave ēik,
    Me njėri tjetrit s’flasim
    Veē pėrmbi re, e matanė tyre
    Shikimi im shikimin tėnd pik.

    Nė atė pasqyrė tė mjegullt
    T’i shoh sytė e kthjellėt,
    Dhe heshtur rri me orė,
    Me orė sa njė jetė,
    Vėshtro, vėshtro, vėshtro,
    Eh ē’shoh nė to,
    Ah, nė to ē’shoh!
    wrong verb

  3. #3
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Orkidja e purpurtė

    Njė zonjė nė dritaren e vjetėr,
    (e zhveshur krejt,)
    Ujit lulet me kujdes.
    Gjerbja kafen time atė mėngjes
    Dhe vėshtroja atė gjoks tė kolmė,
    Paksa tė varur,
    Por ēuditėrisht tė njomė,
    Dhe befas m’u fanepsėn kavalierėt,
    Me kortet e tyre nė kohėn e ēajit,
    Dhe lavdet pėr lulet nė mbrėmje dhe mandej,
    “Ah, ē’fikus i shkėlqyer!”
    “Oh ē’kaktus!”
    “Ėėėė, ē’aromė!”
    Dhe sytė e tyre qė vėrtiten e vėrtiten
    Diēka tek kėrkojnė gjithandej.
    Zonjė, zonjė!
    (Pėr orkiden e purpurtė tek dhoma e gjumit
    flasim mė vonė.)
    wrong verb

  4. #4
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Kalimtare qė fundin ta merr era
    Dhe kofshėn e hajthme shpejt mbulon,
    Mos i gropos lastarėt qė pjek vera,
    Vėshtrimi im si fllad i ledhaton.
    Nga e ēara e fundit shpėrthen jetė
    Me e mbarė se ēdo mendimi i zi,
    Nė e ke zgjedhur atė veshje vetė,
    Se zgjedh dot syrin qė sheh me kėrshėri.
    E panjohur, rrugės ku tė ndesha
    Dhe tė pėrskuqi keqas syri im,
    Unė vetėm kaq tė tė thoja desha,
    Ti ule kokėn e ndaj s’u ndjeva trim,
    Por pashė si njė ēunak i mbarė,
    Kur mbi pambuk ēel e para farė.
    wrong verb

  5. #5
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Keq puna me keto hiret femerore DD; te shkrifta vargjet, si rera e zhuritur
    Jam kurioze te di kuptimin e titullit te temes; duket si latinisht (?)
    Summertime, and the livin' is easy...

  6. #6
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Centum primus singuli semel.

    Janė latinisht,
    Sipas sistemit tė numrave kemi
    Themelorė, njė, dy, tre – sa do jenė – centum - njėqind
    Rreshtorė ose rendorė, i pari, i dyti, - tė satat – primus- tė parat
    Shpėrndarės, tek, dopjo – si do jenė – singuli – teke, vetėm
    Herėsh, njėherė, dy herė (nė ditė mbas buke) – semel- nga njė

    E nėse jam i saktė:
    Njėqind tė parat tek e tek
    Njėqind tė parat njė nga njė
    Njėqind tė parat tek ēdo njė herė.





    As nuk i hahej as nuk i flihej,
    Veē pikturonte, qiej, qiej.

    Qiej tė kaltėr me re tė pakta
    Qiej tė hapur me re tė bardha,
    Qiej tė kthjellėt me re tė largta,
    Qiej tė ngrohtė qė ngjanin si vajza.

    Se as nuk i hahej se as nuk i flihej
    Veē pikturonte, qiej, qiej.

    Kėshtu pėr natė, kėshtu pėrditė
    Qiej siē ja pati e dashura sytė.
    Me penelata lotėsh mbi kavaletė
    Digjej qiriri, tretej ai vetė.


    Dhe as nuk i hahej dhe as nuk i flihej
    Veē pikturonte, qiej, qiej.

    Se nė u ndafshim – ajo i pati thėnė-
    Nga qielli nė prehėr kam pėr tė t’rėnė!
    Njė ditė kur ajo e mbajti fjalėn e dhėnė
    E gjeti tė dergjej siē e kishte lėnė.

    Dhe mė as nuk hante dhe mė as nuk flinte
    Nė prehėr tė asaj qė nga qiejt i vinte!
    wrong verb

  7. #7
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    (per ata sy!) per qiejt me lart....po te mos jesh frymezuar nga syte e Beatrices, une jam e verber

    Faleminderit per perkthimin DD
    Summertime, and the livin' is easy...

  8. #8
    D. D.

    poezite jane te pazevendesueshme;

    Nen pseudo tuajin, pse e kini vendosur: Diabolis Dassaretis - Desaret i djallezuar? Termi "Dassaretis" me jep nje ide se nga mund ta kesh vendlindjen. Me korrigjo nqs e kam gabim. Mund te na sillni poezi te tjera ketu?

  9. #9
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Zemra ime nuk quhet Helena, Laura,
    Pėr tė nuk kėndoi Ronsardi, Petrarka,
    E shtrenjta ime quhet Alba, e zjarrta.
    Shpirti im nuk fle nė pallate tė arta,
    E shtrenjta ime nė gjoksin tim ka strehė
    Tė dėgjojė kėngėt qė asaj ja thurr
    Tė prehet, tė dashurojė, tė dėfrejė,
    Tė mė jepet e mos ndahet kurrė.
    Ajo nuk ėshtė primadona, as koketė,
    Lehona ime, njė foshnje po lind
    Njė shpirti tė vogėl po i jep jetė,
    Po mė beson mua po mė bėn prind,
    E dashur, ta kthej buzėqeshjen hua
    Me mė tė fuqishmet fjalė: Tė dua!


    Grekėt njihnin nėntė Muza, bija tė Zeusit dhe Mnemosyne (Kujtesės,memories), emrin e njėrės prej tyre Polyhymnia ( e shumė kėngėve) doja ta vija pėr titull tė temės.
    Rendim nė vite e Miltoni pėrveē muzave na flet pėr inspirimin.
    Blake ka thėnė se muzat duhet tė ishin bija tė inspirimit e jo memorjes.
    Shekulli i shkuar bėri tė tijėn fjalėn krijimtari, kjo ėshtė ajo qė duhet tė merakosė atė qė shkruan.
    Sytė, janė tė kėtij k-ri-jimi,
    e nuk janė tė Lesbias, Biēes, Helenave, Laurės apo tė paemrave tė Shekspirit.


    Sa pėr atė Diabolis Dassaretis, mund tė them se emrat qė na venė tė dashurit janė mė tė mirė se ata qė i zgjedhim vetes.
    Diabolis, dhi ballė, mė saktė ballė dhi.
    Diapolis, Devolli, njė qytet qė nuk e dinė ku ėshtė prej Bilishtit tė sotėm deri tek Ballshi i sotėm.
    Dassaretis, Rrethi i deshinjve, fis Ilir, - mali mbas Malit tė Thatė ka kėtė emėr.
    Unė jam nga Korēa, e ketu do ketė 100 krijime.
    wrong verb

  10. #10
    Ju kerkoj ndjese per gabimin, kjo eshte nje copez qe terhoqa nga interneti:

    There is still a long gap between Voskopojė in the seventeenth century and the ancient Romans. In my latest book I tried to fill this gap with speculations about the Byzantine city of Diabolis which I think is to be found near Pleasa and Voskopojė.

    Per Dassaretis, kam djalin e nje miku te familjes te quar keshtu.

    Faleminderit per poezite!

    Respektet e mia,

  11. #11
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Mbase ju femra nuk e dini
    E meshkujt vėshtirė ta kenė parė,
    Por ju tė dashura qė tė gjitha kini
    Krejt njėlloj, lėkurėn nė pasqafė.
    Atje ku pylli i flokėve plandohet
    Lėshuar, a mbledhur mbi kokė,
    Ku fije e brishtė nė krela galdohet,
    Brishtėsi sfiduese mbi tokė!
    Vend mitik o femra tė planetit
    Tė ēdo race, tė vjetra e tė reja,
    Ku shkon dora e plakut dhe e djalit
    Dorėn e tij nė gjumė ndjen e veja.
    Sapo e prek atė vend moj mike
    Gishtat fitojnė fuqi magjike.
    wrong verb

  12. #12
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    A l'alta fantasia qui mancņ possa;
    ma gią volgeva il mio disio e 'l velle,
    sģ come rota ch'igualmente č mossa,
    l'amor che move il sole e l'altre stelle.<=== per kete "beatrice" e kisha fjalen une, dhe jam e sigurt se gjithesia njeh vetem nje e tille, packa se poetet i vene emra te ndryshem. E drejte, duhet ta kisha quajtur Alba!

    DD, ma solle mendjen verdalle me keto poezite; vape gushti, vape gushti
    Summertime, and the livin' is easy...

  13. #13
    rime te kendshme, njera me e bukur se tjetra!! mbetem pa fjale
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 13-08-2004 mė 20:02

  14. #14
    Narcizist Maska e Lit
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    off of
    Postime
    119
    I nderuar,
    kisha kohe qe s'kisha lexuar poezi te ketij niveli ne shqip.
    Te falem nderit per to.
    The end is the beginning is the end

  15. #15
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Trefish falenderimet e mia

    Nuk shkoj nė Delfi as nė Dodonė.
    Nė gjunjė bie, tė puth dorė e kėmbė,
    Nuk dua t’ja di Orakujt ē’thonė,
    Blatoj veten time nė tempullin tėnd.
    Jam pjellė e dashurisė, dhe dashuroj
    Sa frymėn ta djeg me dėshirė djali,
    Tė ardhmen nė pėllėmbė e kėndoj,
    Qiellin zbres nė tokė pėr sė gjalli.
    Nė faltoren tėnde hyjnė e mė s’dalin;
    Ēifutė, krishterė, muslimanė, budistė,
    Pėrmbys tė bien, falen dhe tė falin,
    O Perėndesha e dashurisė;
    Me ty hyjnore, Femėr, biem nė shtrat,
    Pa brengė nė zemėr dhe pa mėkat.
    wrong verb

  16. #16
    postuar nga DD
    .....e ketu do ketė 100 krijime.
    Te gjitha krijimet ne kete teme jane shume te bukura.
    Kenaqesi qe do te lexoj perseri...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Postime
    29
    Urime ! Krijime te rralla ,tejet te bukura ,me pelqyen shume .

  18. #18
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Veshin tė tė vė vashė nė gjoks
    Dhe tjetrin tė ma zėrė llėra,
    Tė mos dėgjoj kjo botė ē’llafos,
    Veē tik-takut qė tė bėn zemra.

    Me sy mbyllur ashtu do tė pres
    Sa tė shfaqet shpirti yt i bardhė,
    Ēdo hall e brengė me tė ta tres,
    Shtjellave tė jetės radhė radhė.

    Por ti e dashur shpejt u kujto
    Se ashtu dua tė fle tė madhin,
    Mė jep njė puthje edhe mė zgjo,

    Nga ato mendime fshima ballin.
    Nėn Afėrditėn do ta them nė sy
    Unė s’vdes pėr ty, unė rroj pėr ty.
    wrong verb

  19. #19
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    O ti, qė se ke provuar asnjėherė!
    Dashuritė vetėm njė stinė kanė,
    Mos prit luledele dhe pranverė
    Por ciklone, stuhi dhe hurrikanė.
    Nuk ka muaj me Natė Shkėlqimtare
    Por qiej qė shkallmohen nga rrufetė,
    Gjithēka mbi dhe shkon nė gjeratore,
    Asgjė pėrreth, pėrpihesh edhe vetė.
    Veē mos u tremb, mos ji pa shpresė,
    Besėplot kap dorėn qė tė zgjatet,
    Qė tė tėrheq me vrull drejt resė,
    Me njė dėshirė qė s’mund tė matet.
    Dhe qeshu, puthu, ... dashuro,
    Dhe “kurrė mos u ngopsh!” shpirtin uro.
    wrong verb

  20. #20
    ...orfeu... Maska e bajko
    Anėtarėsuar
    26-01-2003
    Vendndodhja
    UTOPIA
    Postime
    151
    D D

    Nga ato mendime fshima ballin.
    Nėn Afėrditėn do ta them nė sy
    Unė s’vdes pėr ty, unė rroj pėr ty.


    Shum fort... vetem vazhdo... sukses dhe te falemnderit qe na sjell freski ne mendjet tona... qe na sjell logjik dhe proces...

    Te lumte...
    bajko

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •