Forumi nuk eshte vetem nje lume fjalesh e debatesh, por eshte edhe nje dritare per te gjithe ata artiste shqiptare qe kane deshire te publikojne disa prej krijimeve te tyre per nje publik shqiptar te shtrire ne mbare boten. Qofshin keta piktore qe kane deshire te hedhin ne forum foto te punimeve te tyre; poete e shkrimtare qe ndajne me ju krijimet e tyre me te fundit; kengetare e kompozitore qe testojne reagimin e publikut mbi nje krijim te ri; artizane qe hedhin punimet e tyre te artizanatit; e deri tek stiliste e dizenjatore veshjesh qe hedhin skicat e tyre me te fundit.
Cila eshte gjendja e artit shqiptar sot?
E shtrova kete pyetje per diskutim, per tu dhene nje mundesi te gjithe artisteve qe marrin pjese ne kete forum qe te ndajne me te tjeret shqetesimet dhe vleresimet e tyre per artin dhe artistet shqiptare. Te gjithe artdashesit gjithashtu jane te ftuar te japin mendimin dhe vleresimin e tyre per artin shqiptar sot, arritjet dhe veshtiresite qe artistet shqiptare hasin ne punen e tyre artistike.
Albo
Krijoni Kontakt