Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17

    Te flasesh per artin shqiptar

    Forumi nuk eshte vetem nje lume fjalesh e debatesh, por eshte edhe nje dritare per te gjithe ata artiste shqiptare qe kane deshire te publikojne disa prej krijimeve te tyre per nje publik shqiptar te shtrire ne mbare boten. Qofshin keta piktore qe kane deshire te hedhin ne forum foto te punimeve te tyre; poete e shkrimtare qe ndajne me ju krijimet e tyre me te fundit; kengetare e kompozitore qe testojne reagimin e publikut mbi nje krijim te ri; artizane qe hedhin punimet e tyre te artizanatit; e deri tek stiliste e dizenjatore veshjesh qe hedhin skicat e tyre me te fundit.

    Cila eshte gjendja e artit shqiptar sot?

    E shtrova kete pyetje per diskutim, per tu dhene nje mundesi te gjithe artisteve qe marrin pjese ne kete forum qe te ndajne me te tjeret shqetesimet dhe vleresimet e tyre per artin dhe artistet shqiptare. Te gjithe artdashesit gjithashtu jane te ftuar te japin mendimin dhe vleresimin e tyre per artin shqiptar sot, arritjet dhe veshtiresite qe artistet shqiptare hasin ne punen e tyre artistike.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Nuk kam shume njohuri persa i perket artit shqiptar
    po mesa degjoj edhe shikoj ne Shqiptaret i kushtojme me shume rendesi
    politikes se sa artit , objekti i te cilit eshte ti japi jetes sa me shume formė.

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Mungese interesi,
    Tek ne,flas per rinine shqiptare ndihet nje far mungese e interesit per artin e mirefillte (flas per shumicen)
    Shume pak lexojme dhe krijojme,shkaku qe kohen tone me se shpeshti e kalojme duke u marre me shume sende tjera te parendesishme dhe lejme pas krahesh artin dhe te miren e saj.
    Eshte mendim i im kjo,dhe nuk don te thote qe eshte i drejte,po kete ndjenje e kam per shkak se edhe une si i ri ndjej nje fare mungese te shpirtit artistik tek une.
    Te duash artin don te thote te kuptosh ate dhe te kesh shpirt per art.Ndoshta edhe kjo na mungon,po duke ditur se shqiptaret neper shekuj kane qene me shpirt artisti nuk do kisha mbeshtetur kete teze.
    Dinamizmi i kohes ne te cilen lejojme na jep pak kohe,dhe duke u marre me pune te vogla lejme pas artin e leximit,shkrimit,pikturimit,muzikes dhe te tjerat.
    Te dish per art thjeshte eshte te dish se cfare shpirti ke,
    Me vjen keq per mungesen qe e kemi po ja qe eshte prezente tek neve.
    Ndoshta do vij nje kohe kur do kuptojme madherine e artit dhe do behemi nje me te.Thjeshte vete jeta eshte nje art,art i jeteses ne boten e madhe.
    Keto jane kuptimet e mia,ndoshta edhe te pavlefshme.
    Ju apeloj te lexoni me shume,te ndjeni bukurine e pikturave dhe shkrimit,te vleresoni artizanatin shqiptar i cili ka domethenie maramendese dhe ne te njejten kohe te jeni ne rrjedhojat dinamike te zhvillimit te jetes dhe shoqerise.
    Paci fat ne cdo gje qe beni
    Cdo te mire
    StormAngel
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922
    arti ne shqiperi eshte turp e kaluar turpit

    nuk po zgjatem shume por po marr si shembull qytetin e durresit i cili nuk ka asnje kinema, nderkohe qe eshte nje qytet me rreth 400 mije banore

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Lekė Rezniqi
    Anėtarėsuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    240
    Mirėdita!

    Mendoj se Arti Shqiptar ka vlera shumė tė mėdha, pėr mua mė tė mėdhatė se i ēdo vendi tjetėr, me gjithė respektin pėr artin kinez, dhe nė pėrgjithėsi Artin Oriental Lindor.

    Arti Shqiptar ėshtė nė mes tė Artit Perėndimor dhe atij Oriental Lindor, duke patur parasysh ndikimin 500 vjeēar osman nė mėnyrėn e jetesės, si thelbi i frymėzimit artistik, si edhe frymėn perėndimore artistike, ku ne duke u munduar tė barazohemi apo edhe tė tejkalojmė kėtė lloj arti, nėse mund tė ketė fare konkurrencė dhe krahasime, duke ditur se secili lloj arti, ka madhėshtinė e tij.

    Nė tė vėrtetė mendoj se Arti Oriental Lindor, gjithmonė pėr hapėsirat Shqiptare frymėzohet kryesisht nė tė kaluarėn tonė, duke ditur se ne tani shikojmė vetėm kah perėndimi, pėr t'u integruar edhe ne aty.

    E arti perėndimor, pėrveē stileve tė famshme Barok e Rokoko, nė artin Shqiptar mė tepėr ėshtė integruar nė disa stile mė "alternative", si pėr nga muzika, piktura, punimet e qeramikės, skulpurat e materialeve tė tjera (pėrveē qeramikės), apo edhe mė shumė nė stilet tre-dimensionale (3D) dhe ato multimediale, performansa, etj.
    -------------------------
    Shumė interesante dhe mė pėlqen shumė Arti i Rudina Xhaferrit, e cila me shumė shije merret "me ngjyrosjen e thonjėve, me dizajne nga mė tė ndryshmet, pastaj nga po e njėjta artiste performansa jashtė vendit, e cila nė pėrgjithėsi duket e thjeshtė, po kjo artiste mė tepėr pėrqėndrohet nė detaje shumė vėshtirė tė dallueshme, duke stolisur veshjet me shumė shije me gurė tė ēmueshėm shumė tė imėt, etj.

    Mė falni, se shumė u pėrqėndrova nė artsiste tė caktuar, e kisha vetėm pėr shembull dhe pėr tė qenė mė objektiv.

    ----------------------------------

    Por, natyrisht kemi edhe shumė lloje tė tjera tė Artit Shqiptar.
    Nė tė vėrtetė shumė mė pėlqejnė artizanatet, art ky shumė pak apo edhe fare i pėrkrahur nga Ministritė e Kulturės si kjo e Kosovės edhe ajo e Shqipėrisė.

    Nė tė vėrtetė duke shikuar gjendjen mė realisht, mendoj se kėto Ministri, sė pari nė saje tė bushetit tepėr modest qė u ndahet, krahasuar me Ministritė e tjera, mundohen tė shfrytėzojnė buxhetet mė racionalisht dhe me projekte qė mė tepėr do tė kėnaqnin masėn.

    E masa e dimė ēfarė po kėrkon.

    Rinia Shqiptare ėshtė shumė indiferente ndaj Artit Shqiptar krahasuar me "Artet Urbane", apo edhe pa art fare.

    Pėr lexim e dimė nivelin, ZERO apo edhe minus, nėse do tė kishte mundėsi tė matet!!!
    -------------------------------------
    Muzika. Pėr Shqipėri nuk di, por nė Kosovė opera sapo ka filluar tė krijohet, kam fjalėn pėr periudhėn pas luftės.
    Ka dy opera pėr dy vite, tė dyja shumė tė suksesshme. Publik pėrplot, e pėr ēudi pjesa mė e madhe rini.

    -------------------------------------------------

    Por, fajin e kanė edhe vetė organiztorėt sė bashku me mediat.

    Para njė jave apo dy, ishte njė simpozium pėr artin e qeramikės. Mysafir ishte njė artist i famshėm nga Kroacia.
    Dhe, opinioni mori vesh vetėm pas pėrfundimit tė kėtij simpoziumi.
    Poashtu edhe pėr shumė ngjarje tė tjera. Mė nervozojnė shkrimet nė gazeta:
    "U mbyll me sukses ekspozita", "Pėrfundoj", "qėndroi hapur"...

    Marri.

    Dua tė them se nga jo-interesimi i vet gazetarėve pėr ngjarje artistike, pėrveē organizatorėve dhe "kush dėgjon prej tyre", mbesim tė painformuar ne pjesa tjetėr, shumica.

    ----------------------------------------------

    Ne, Shqiptarėt, kemi shpirt fisnik artistik.
    Ēdo stuhi mbijetohet me art, qoftė stuhi politke apo tjetėr, gjithmonė arti me njerėzit me art e mbijetojnė.
    Apo, si ndryshe e ruajtė, gjuhėn, traditė e zakonet tona?
    Por, gjithmonė mbetem se fajet i ka "informimi".

    Unė pėr vete shumė shpesh them, se nė Kosovė nuk ka art.

    Vetėm kėngėtarė tė pafundmė, shumica pa kurrfarė vlere, e pėr fat tė keq nuk i pėrkasin vetėm muzikės sė vjedhur, shundit e kiēit, por edhe muzikės popullore, dhe zhanreve tė tjera. Dhe vetėm vazhdon tė bastardhohet arti Shqiptar.

    Asfarė, ekspozite, koncert, shfaqje, etj...

    Vetėm njė kino e Prishtinės, shumė rrallė shfaqje humoristike nė Teatrin "DODONA".

    Them ngase nuk jam i inforumar, sepse ekspozita mbahen, koncerte, etj. por nuk e di si mund tė quhen tė suskesshme kur vetėm rrethi i ngushtė i artistėve i viziton, 500 vizitorė, nėse edhe janė aq.

    -------------------------------------------------------------

    Pra faji u mbetet mediave tė cilat nuk angazhohen mė tepėr pėr tė informuar opinion pė ngjarje kulturore.
    E gazetat mbushen me politikė. Shkojnė e shkruajnė pėr Irak, Bangladesh e Indi, Nepal e Pakistan, e Izrael, se ne jemi shumė tė interesuar se ē'po ndodhė atje nė fund tė Botės, e duke mos shkruar pėr gjėra mė jetėsore dhe mė praktike qė do t'u interesonte lexuesve (si konsumatorė-blerės tė gazetave, apo mediave elektronike, duke u mbajtur gjallė bizneset)!!!

    Madje shumė mė tė ngritura. Ekspozitė, koncert apo shfaqje teatrale, qė do ta qetėsonte trurin nga jeta dinamike e shekullit 21.


    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipėri mė jep nder mė jep emrin Shqipėtar.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Post I dashur Leke

    E lexova me interes shkrimin tend.Mu duk i vlefshem per problematikat qe ti shtroje.Mund te them qe per disa veshtrime qe ti ben per Artin ne lidhje me vendin tend,jane plotesisht te vleresuara me nje doze te madhe sinqeriteti kombetar.Nga nje ane jo keq,por eshte shume e larget koha kur Shqiperia do te hyje ne historine e artit boterore,e perbere nga shume ngjarje dhe njerez te fuqishem qe kane ndryshuar koherat.
    Ne Shqiperi sot po ndoh thjesht nje imitim,nje vlere fotokopjimi te te gjithe atyre levizjeve qe jane bere dhe kane ndodhur neper qytete te rendesishme te Artit Modern dhe te atij Bashkohore.Shume artiste sot,shqiptare,konsiderojne nje vlere per atdheun e tyre sespe ato merren me art dhe ndikojne sadopak per permirsimin e imazhit te vendit te tyre.Gje pozitive.Por te gjithe ato qe nuk kane nje vizion se cfare behet jashte Shqiperise,aty ku mund te pretendohet te behet art (pra te shikohet dhe te blihet) mbeten te zhgenjyer pasi aty ku ato banojne nuk behet asgje tjeter vecse perdorime te gjerave qe te tjeret i kane hedhur sepse kane gjetur nje produkt me te arrire.
    Arti eshte ne rinovim te tmerrshem qe nga fundi i luftes se dyte boterore.Kjo shikohet me permirsimin e jeteses dhe lirine qe kishin dhe merrnin artiste per te shperndare mendimet e tyre tek masat.Shume filozofe nuk kane arritur te ndjekin artin qe me hapa galopant rendte pas se rese,pas cdo lloj zhvillimi te ri teknollogjik;filozofet,te gjetur ne nje rruge qe nuk mund te shikohej ose te imagjinohej e ardhmja,e kane braktisur ate.Sot,artistet me shume mbeshteten tek sociollogjia dhe tek levizjet politike,tek ndryshimet psikollogjike te jetes.
    Nje gje mund te jete e sigurt: vendi yne po hyn,me deshire apo pa deshire,me dhune apo me dredhi,ne cdo arene te artit.Nje Bravo e forte per te gjithe ato artiste qe arrijne te thojne fjalen e tyre dhe te mos harrojne se masivizimi i cdo lloj veprimi ka dhe efektet negative.Por,mbase kur jemi te "vegjel" eshte me mire te thithim pak me pak pozitivitete nga jeta qe te kemi mundesi me pas te vazhdojme te sigurte per nje te ardhme te rehatshme.

    Me respekt.

  7. #7
    Di nje gje qe s'di asgje Maska e monar-am
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    25
    Albo te pershendes! Tema jote me pelqeu, por une nuk mund te jap dot pergjigje tew sakta pasi per artin shqiptar ka gjashte vjet qe nuk kam te reja. nje gje dua t'ju them qe nuk me pelqen fare qe ne Greqi qarkullojne CD me muzike greke dhe tekst shqip, keto sigurisht nga artiste fare te panjohur dhe me sa degjoj edhe te pa talentuar. Por dua edhe t;ju them se motrat Libohova na e ndriten faqen me spektaklin qe dhane per ne vjet ne Athine dhe e cuan peshe programin e mengjesit te stacionit te madh grek Mega, ku edhe ishin te ftuara. por po te duan edhe forumistat e tjere,m.q.s. une nuk di si hapen temat e reja mund te propozoj hapjen e nje konkursi midis nesh, per cfaredolloj dege qe na intereson. Si ju duket?
    Live your life as the last day, because one of them will really BE . . .

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922
    Bota letrare dhe artistike nė Shqipnķ tash sė fundi ka fillue rishtas me zi si vegshi i groshės pėr shkak tė problemit tė hapjes sė dosjeve tė shkrimtarėve dhe artistave qė gjatė kohės sė diktaturės kanė qenė spijuna tė Sigurimit. ..



    SPIJUNA ARTISTA APO ARTISTA SPIJUNA?


    ARDIAN NDRECA


    Bota letrare dhe artistike nė Shqipnķ tash sė fundi ka fillue rishtas me zi si vegshi i groshės pėr shkak tė problemit tė hapjes sė dosjeve tė shkrimtarėve dhe artistave qė gjatė kohės sė diktaturės kanė qenė spijuna tė Sigurimit.
    Mė ka bā shumė pėrshtypje fakti qė kėrkesa e Kadaresė pėr hapjen e dosjeve tė shkrimtarėve dhe artistave u prit me mosbesim e kundėrshtķ prej shtypit shqiptar, aq sa u etiketue prej bishtagypėve tė publicistikės tonė si “kulturė e arratisjes prej thelbit tė gjėrave”, “temė shterpė” e operacioni vetė u quejt “hapja e kutisė sė pandorės” (sic!). S’e pata ndie kurrė qė Pandora t’jetė marrė ndonjiherė me kutija (edhe pse italianėt e kanė shprehjen: «rompere le scatole»), mbasi āsht thanė gjithmonė: me u thye “vazoja e Pandorės”.
    Nejse, edhe pse prej shumicės sė gazetave s’mund tė merret asnji dromcė kulturė, kjo gja s’i pengon ato me u bā tribuna spontane injorancet, pse kjo āsht e vetmja dhuratė qė Pandora i ka bā shumicės sė gazetarėve.
    Por tue u kthye te ēėshtja e dosjeve tė shkrimtarėve dhe artistave, kujtojmė se Ignazio Silone, shkrimtar dhe bashkėthemelues i Partisė komuniste italiane, ka tregue me jetėn e vet sesi nji spijun (ai vetė ishte bashkėpunėtor i shėrbimit sekret fashist) mundet me qenė edhe nji shkrimtar i madh. Bile, ai vetė āsht bā shkrimtar i madh tue u nisė prej nevojės sė jetės sė ndrydhun dhe tė dyfishtė tė spijunit - pėr me tregue me folė, me pėrcaktue diēka tė tmerrshme e tė randė. Nė ketė gja kishte diēka freudiane, mos tė harrojmė se Silone ishte nji ndėr tė paktit pacienta italian tė C. G. Jung-ut. Pra, arti bahej pėr tź nji vibracion ēlirues i shpirtit qė hetonte dhe vuente nė robnķn e vet e nė ketė mėnyrė artisti «lante» mėkatet e veta tė pafalshme.
    Megjithatė, ky s’āsht nji silogjizėm nė bazė tė sė cilit ēdo spijun mund tė jetė nji shkrimtar i madh, por āsht vetėm nji fakt historik sesi nji shkrimtar i madh si I. Silone mundet me ra aq poshtė sa me u bā spijun. Nji si ai āsht i madh para se me nisė me spijunue, ashtu si nuk bahen kurrė tė mėdhaj ata qė s’janė tė tillė edhe para se me fillue me shkrue.
    Edhe te ne ka pasė artista spijuna, pra, njerėz qė si pa tė keq kanė marrė nė qafė individė dhe familje, tue shkaktue vuejtje tė pajustifikueshme nė asnji pikėpamje e pėr asnji moment. Kadareja thotė se duhet tė hapen dosjet dhe tė njihen botnisht emnat e kėtyne krymave, Kolevica kundėrshton me furi, tue e quejt ketė nji “ēmenduri tė papranueshme”.
    Mendoj se ēėshtja duhet pa prej nji kandvėshtrimi tjetėr: tue dijtė emnat e hafijeve, ne sot mundena me vendos nėse ata kanė qenė artista spijuna apo kanė qenė thjesht spijuna artista! Dihet se vokacioni i spijunit ēon individin nė rrugėn e shumė profesioneve, kajherė edhe tė rrezikshme pėr vetė shpirtin (?) e spijunit. Pėr shembull Intelligent Service-i trajtonte nė mėnyrė shumė tė privilegjueme spijunet qė tue qenė tė detyrueme me luejt rolin e grave tė qefit me ushtarakėt gjermanė gjatė Luftė sė II Botnore, mbetshin shtatzāna. Nė rasa tė tjera spijunat ishin tė detyruem me punue nė banka, nė stacione hekurudhore, nė ambasada, hotele etj.
    Tashti tue u kthye te artistat spijuna, ne e dijmė se - kushdo qofshin ata - kanė qenė tė gjithė ithtarė tė realizmit socialist, janė ushqye nė grazhdin e plenumeve e tė konferencave, tė fjalimeve e tė citateve mrekullibāse. Por, a duhet ndonji talent i madh pėr nji qė ka vokacionin e spijunit (jo tė Wilhelm Meister-it) pėr me u bā shkrimtar i realizmit socialist? Tue njohtė parimet e kėsaj rryme mendoj se jo.
    Prandaj nuk ka kurrfarė kuptimi “drithėrima” e atyne qė tremben se mos po shembet universi artistik i Shqipnisė nė qoftė se publikohen emnat e disa spijunave qė i janė kushtue realizmit socialist. Shkrimet e tyne janė shembė e i ka hangėr dreqi me kohė, prandaj ata si artista s’kanė mā asnji kredi te lexuesi jonė i kulturuem.
    Po thohet se objekti i veēantė i spijunimit tė tyne ishte Kadareja. Sigurisht, mbasi ai ka qenė i vetmi shkrimtar i asaj epoke dhe ata qė e kanė paditė e kanė bā ketė gja vetėm pėr inat dhe resė. Pse s’i ka ndodhė gja Kadaresė? Mendoj se «Ai» qė i ka pasė gjanat nė dorė pėr me vendos e ka dijtė shumė mirė se e vetmja arsye pse ai u paditėte prej turmės sė zellshme tė skuthėve letrarė ishte inati dhe smira.
    Sa pėr tė tjerėt mundena me thanė se kanė qenė – si thotė Toska - gjysma opingash, e mali ku kanė banue s’ishte Parnasi por Mali i Thatė i thanave tė tharpta.
    Kam njohtė njiherė nė tren tue udhtue prej Pogradecit pėr nė Tiranė dy shkrimtarė krejt tė panjohtun, qė tė tillė fatmirėsisht kanė mbetė.
    Bile s’e di a ishin kandidatė spijuj apo kandidatė shkrimtarė. Nejse, njeni i kishte sytė si kumbulla bardalike dhe ishte sarandjot i ramė kurse tjetri i kishte flokėt si qyme derrit dhe, n’mos u gabofsha, ishte prej Dreqollet. Po kthejshin prej nji tubimi tė shkrimtarėve tė rinj.
    Mbasi m’a nxehne pėr tanė rrugėn ambientin tue m’lexue vargjet e tyne me Parti e me Enver e me kooperativista e me kulakė e me traktora e me autokombajna e me sekretarė e me gjithfarė shejtanash – nisne me folė pėr familjet e tyne tue na dalė njeni “patriot i flaktė” e tjetri “patriot i zjarrtė”. M’u kujtue episodi i atij nėpunėsit tė Ministrisė sė Arsimit nė kohė tė Zogut, tė cilit derėtari i shkonte tash e parė nė zyrė tue i thanė: “Ka ardhur filani nga filan vend, patriot i flaktė, dėshiron tė kuvendojė me zotėrinė tėnde”. Mā nė fund nėpunėsi i lodhun, qė pėrveēse gjuhėtar nė zā ishte edhe njeri i hokave, s’ia pau mā gjatė vetes dhe i tha derėtarit: “Shtine nė odėn e pritjes dhe futja shurrė, qė tė mos na kapet flakė Ministria”.
    Por rruga pėr nė Tiranė ishte e gjatė e dy shkrimtarėt filluene tue mė njehė dėshmorėt e katundeve tė tyne e thashė me vete se veē kėta dy paskan pėshtue pa u vra prej atyne anave, aq sa kujtova se mos ishin jabanxhi prej Stalingradit. Dikur njeni prej tyne nisi me sha shkrimtarėt reaksionarė e pėrmendi me rend emnat e disa «viruseve» qė simbas mendjes sė tij tė plogėt kishin damtue trupin e shėndetshėm tė shqiptarit. E pyeta me takt, pse ishte edhe sherr budallė:
    - Po mirė, po ti vetė a i ke lexue ndonjiherė kėta shkrimtarė apo e ke me tė ndigjueme, pse qenke shumė i pėrgatitun?
    - Ne t’i lexojmė? Mos je ēmendur gjėkafshė! – ia priti ai prej Dreqollet – ne i dimė kėto gjėra nga veprat e udhėheqėsit tonė... e nisėn rishtas litanitė e mėdha.
    - Unė edhe tim vėlla po ta zinja me ato libra nė duar do ta denoncoja menjėherė nė polici, - shfreu shkrimtari me sytė si kumbulla bardalike qė u bāne si me qenė bira stjollit.
    Ata dy ndoshta nuk do tė ishin bā shkrimtarėt mā tė mirė tė realizmit socialist, por ama teorinė e njihshin krejt mirė dhe - pėr aq sa i lejonte landa (mendja) e tyne e paēmueshme - e vejshin nė jetė pėr bukuri. Tė tjerėt, mā tė afirmuem, qė shkruejtėn me vite tė tana informacione politike – tashti shkruejnė informacione erotike apo shkrime korr e mos lidh.
    Atėherė, s’po merret vesht se ēka ka me turfullue Kolevica a ndonji tjetėr pėr hapjen e dosjeve? Bā me ia lanė fajet vetėm Nexhmijes, Hekuranit, Ramizit e ndonji tjetri, rrezikojmė mos me kuptue se si ka qindrue nė fuqi komunizmi nė Shqipnķ pėr gjithė ato vjetė! Kush ka shti nė burg, kush ka paditė, kush ka pėrpilue listat e internimeve, kush ka dalė dėshmitarė i rremė, kush ka “kritikue” me asi kritikash qė tė ēojshin drejt plumbit. Mos tė na vijnė me na thanė as Kolevica e as ndokush tjetėr se kanė qenė tė detyruem, pse nė qoftė se tė gjithė kanė qenė tė detyruem, atėherė kush ishte qė i detyronte?
    Ata qė dhelpnisht ngrohshin duert te turrat e druve ku digjeshin shpirtat e lirė, nuk janė mā pak fajtorė sesa ata qė i vejshin zjarrin atyne turrave. Nė ketė kuptim shkrimtarucat e realizmit socialist qė kanė qenė edhe spijuna kanė luejt nji rol tė dyfishtė imoral ndaj ndėrgjegjes sė kombit.
    Mbasandej shkrimtarėt ishin “levat e Partisė” e dihet se levat kryekreje s’pėrdoren pėr me ndriēue e me kulturue, pėr me ēilė sytė e pėr me orientue njerzinė.
    Prandaj, ata spijuna qė kanė qenė edhe shkrimtarė le tė njihen simbas vokacionit tė tyne tė vėrtetė, le t’i dihet pasioni i tyne gjenuin, ai qė i afron me Judėn, me Kont Ugolinin e me Jagon dhe jo me Dante-n e me Shakespeare-in.





    ___________________________________________

  9. #9
    Jam Bo Cuni i Mir :P Maska e DjAl_MyZeQeJe
    Anėtarėsuar
    01-10-2004
    Postime
    19

    Thumbs up si jeni lal?

    Ej lal po ju kerkoj nje Vop te shqiperia edhe me von nje @ po pati mundesi lal?la




    Edhe nje Aop te Kosova po pati mundesi ,Edhe te Elbasani Nje Sop,po pati mundesi lal





    Nga DjAl_MyZeQeJe


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DjAl_MyZeQeJe : 26-10-2004 mė 06:15

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    per artin shqiptar dhe ate jashte shqiperise

    ideali i nje artisti consiston qe te stabiloje ne nje mbreteri trashendentale pertej kufijve te shqisave,keshtu artistet ose me sakte kultivuesit e arteve te bukura duhet te jene aspirante spirituale,vetem ata qe e konsiderojne cdo gje ne bote si spiritualitet mund te perceptojne kudo te hollin dhe te bekuarin entitet trashendental, sa me e madhe te jete kuptimi qe artistet kane afersine e tyre dhe ngjashmerine me zotin aq me e madhe dhe e vlefshme do jete arti i tyre, kush zoteron kapacitet krijues, por nuk kerkon te hollin entitet trashendental nuk mund te krijoje vepra arti te cmuara ose te suksesshme

    arti dhe literatura jane burimet ku njerzit e zakonshem inspirohen qe te stabilizohen ne sferen mentale kozmike, ky eshte motivi ne te cilin sforcimi i nje artisti dhe shkrimtari neper shekuj ka qene qe te shikoje unitetin ne diversitet , dhe ti coje te gjithe nga diversiteti ne unitet

    artisti i vertete nuk eshte vetem nje krijues por edhe nje shenjtor, si perfaqesues te miliona e miliona njerzve dhe si arkitektet e shoqerise,artistet nuk duhet te harrojne as edhe per nje moment zerin e tyre te larte dhe peshen e tij ne shoqeri, artistet jane mesazheret e masave te heshtura , jane mbrojtesit e shoqerise njerzore, dhe nuk duhet harruar se edhe gabimi me i vogel nga ana e tyre si arstiste mund te provokoje pasoja shkaterruese ,ndersa miresia dhe talenti i tyre ne te vertete ka kapacitetin te trasformoje shoqerine pertej cdo imagjinate, dhe per te shpjeguar me qarte, kush nuk eshte ne gjendje te fitoje kontroll te plote mbi mendimin dhe shprehjen e tij eshte mire qe te mos i dedikohet krijimit artistik dhe letrar

    ajo qe ecen perpara me shoqerine drejt progresit,dhe qe drejton shoqerine ne shtegun e mireqenjes dhe elevacionit , dhe qe cmohet si e tille mund te quhet art i vertete,"arti per art" nuk eshte i pranueshem sot, motivi i artistit duhet te jete arti per sherbim social, dhe per mireqenje totale ne te tre sferat njerzore materjale mentale dhe spirituale

    edhe pse jemi te ndare ne shume rajone, shtete, religjone,komunitete,gjuhe,etj, rraca njerzore eshte nje entitet i vetem dhe i pandashem, cdo mendje njerzore nuk eshte gje tjeter pervecse manifestim dhe ekspresion i diversitetit dhe individualitetit te te njejtes dhe te pandashmes mendje kozmike, sot ne presim me ankth ardhjen e ndonje artisti te mirefillte, te ndonje shkrimtari te mirefillte qe te komunikoje kete te vertete ne zemrat e njerzve me nje gjuhe akoma me te embel ,akoma me te virtytshme , dhe akoma me depertuese

    ne rrugen e jetes dhe te udhetimit te tyre njerzit shpesh ndjehen te lodhur, te munduar, te shfrytezuar, pergjegjesia e nje artisti te talentuar behet ne keto momente akoma me shume se domethenese, kur artisti kendon nje kenge per mireqenjen totale te njezve,(ose kur krijon nje veper arti) duhet te shikoje rreth e qark me kujdes per tu qartesuar qe njerzit, per te cilet po kendon dhe i fton te jene ne gjendje te ecin bashke me ate si artist, te jete ne gjendje qe vala e tij mendore te preke me te vertete zemrat e njerzve dhe te kuptoje qe po i sherben vertet njezve

    ne kuptimin figurativ dhe letrar kurora e lavdise i takon vetem atyre artisteve qe jane te vetedijshem per efektivitetin dhe pergjegjesine ne cilesine e autorit artist
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 04-11-2004 mė 06:36 Arsyeja: no coment

Tema tė Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 28-09-2021, 01:20
  2. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  3. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •