Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 39 prej 39
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Me pelqen jasht mase kjo fraze..
    Mos pyet ēfare duhet te beje vendi yt per ty,po ēfare mund te besh ti per vendin tend.
    Ankesat lodhin njeriun dhe perfundimisht i japin jete mosbesimit dhe largimit nga problemet.
    Fjale pa fund miqte e mij dhe akoma nuk kemi gjetur kush jane problemet e verteta.
    E verteta e imja,e jotja,e tij e Exodus,leci &company.
    Politikanet tane dhe fatkeqesisht udheheqesit tane kane harruar te investojne ne risorsat humane.
    Kane harruar te investojn ne individin sepse e kaluara nuk ka vdekur akoma.
    Sepse forca e proletariatit dhe kolektivit ben akoma eko ne mendjet boshe te politikaneve tane.
    Nuk mjafton nje rruge e shtruar ose nje aeroport i ri per tju afruar Europes.
    Kemi nevoje te deshperuar per njerez,per ata njerez qe po hedhin forcat dhe intelektin e tyre neper bote.
    Po njerezit nuk prodhohen neper fabrika.

    leci
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  2. #22
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Citim Postuar mė parė nga pagan
    kryeplako e lexova shkrimin tat dhe jam dakort qe shqiptareve ju mungon "kultura politike" (se mos vetem kjo), po s'morra vesh PSE? vetem atyre ju mungon dhe jo te tjereve popuj. si dhe ja ta zeme se neser e fitojne kete kulture, a thua kjo do ti lumturoje, heqi pesimizmin, apo pasuroje?
    Pagan kur e shkruajta artikullin kisha me shume ndermend te pasqyroja pasojat dhe paradoksat e kesaj mungese sesa shkaqet, megjithate i shkuajta nja dy faktore. Gjithesesi mos prit prej meje qe te sqaroje shkaqet e ketij fenomeni, eshte me te vertet e veshtire per dike qe te sqaroj shkaqet e nje fenomeni shoqeror sepse ke te besh me nje popull qe perbehet nga miliona njerez mbi te cilet (shumica) veshtrohet nje fenomen. Pra duhet te shofesh mendjen e cdo personi qe te gjesh te gjitha shkaqet. Megjithe rrezikshmerine qe permbajne konkluzionet mbi fenomenet shoqerore nuk kam problem qe te shpreh mendimin tim reth shkaqeve. Besoje se shkaqet jane me shume historike, por edhe ne kete rast duhet qe te analizoj te gjithe Historine e Shqiperise qe te arij te konkluzioni se pervojat historike formuan kulturen, mentalitetin dhe karakteristikat e popullit shqiptar i cili sot gjen para tij gjithe keto probleme. Pra me mire te them thjesht faktin dhe konkluzionin -reth shkaqeve- sesa gjithe konkluzionet e mija reth gjithe Historise se Shqiperise me te cilat mund te biesh ne kundershtim ti dhe cdokush tjeter dhe keshtu do veshtiresohesha me teper qe te argumentoj mendimin tim - dhe ne fund kjo do ishte dalje nga tema.


    Ne lidhje me tezen e dyte te pyetjes jam ne gjendje te te siguroje se sot politika loz rol kryesor ne mireqenjen e nje populli (shiko sesi politika e beri Argjentinen sot vendin me te varfer te Amerikes Latine, kurse ne vitet 1930... Argjentina ishte mbase shteti me i pasur i botes). Por politika e nje vendi ka me shume mundesi te jet e zgjuar kur ky vend gezon kulture politike -per shkaqet qe sqarova ne artikullin me larte. Pra nje Shqiperi me kulture politike ka me shume mundesi te prodhoje politike te zgjuar dhe nje Shqiperi me politike te zgjuar ka me shume mundesi te lindi ne Shqiperi me mireqenje (shif shembullin e Europes Perendimore e cila ne vitin 1945 doli e renuar nga lufta dhe sot eshte nga zonat me te pasura te botes- mendohet qe ne vitin 2012 BE do jet pjesa me e pasur e Planetit). Nuk mund te siguroje se Shqiperia do rregullohet vetvetiu sapo banoret e politikanet e saj te fitojne kulture politike por jam i sigurte se kur Shqiptaret do ken fituar kulture politike atehere do emancipohen me shume per veten e tyre dhe do veprojne me zgjuaresi - pra me shume mundesi per rregullim.
    Jo nuk jane Shqiptaret i vetmi popull qe i mungon kultura politike jane edhe shume popuj te tjere qe vuajne ose qe shfaqin zhvillim te perkohshem (nuk zgjate).

    FLM

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Fjale pa fund miqte e mij dhe akoma nuk kemi gjetur kush jane problemet e verteta.
    Se pari
    Menyra se si je shprehur te ben te mendosh se pjesmarrja ime apo kujtdo qe ka shprehur mendimet e tij ne lidhje me problemet e Sh-se tek kjo teme ka qene sa per vari kravaten! Une mora kurajon te shkruaj me 2 e 30 te mesnates, e jo se s'kisha c'beja (ja kepusja gjumit per shtat pal qejfe [lol]) por pasi lexova temen e ndieva per detyre te shkruaja mendimin tim!

    Se dyti
    Leco, pak a shume ke shprehur te njejtat mendime por vlen nje korigjim! Une nuk marr pjese ne ate kategori-klasash ---> fjale pafund, pa gjetur problemet e verteta, pasi i shpreha mendimet e mia ne lidhje me "problemet nyje" prej te cilave burojne gjithe prapesilleqet e tjera, te permbledhura ne 3 paragrafe ne lidhje me problemet e verteta (sic i ke etiketuar)...

    Mgjth, per efekt korektesie ja tek vijojne serish...

    ------------------------------------------------------------------------
    EXODUS shkroi me: 05-08-2004 02:15 ...nder te tjerash ---> E si mund te rrisesh nivelin ekonomik e rrjedhimisht te ardhurat per fryme dhe per me teper, si rezultat, mireqenien e miletit kur drejtimi i vendit ka "fundosur" ne pjaten e Ēakallit faqegjere dhe Ujkut bixhoslli?! (analogjite epiteto-kafsherore kane te bejne me qeverisesit e nderuar )

    Si mund te arrihet zhvillim ekonomik kur sistemi i larte arsimor eshte shnderruar ne prone private e cila blihet e shitet sipas qejfit me monedhen e paturpesise dhe korrupsionit pa cmim?! (Kjo besoj se nuk ka nevoje per shpjegim!)

    Si mund te ndertohet nje sistem politik ne interes reciprok midis miletit dhe qeveritareve, kur aktualisht, intelektualet e vertete e kane braktisur dhe vazhdojne ta braktisin vendin, te lodhur menderisht dhe shpirterisht nga mungesa e perkrahjes se shumices dhe te joshur nga iluzioni per nje jetese me te mire ne vendin fqinj apo tutje ne Amerike dhe ne Europen Perendimore?!
    ------------------------------------------------------------------------
    Jane pikerisht problemet e lartpermendura te cilat frenojne cdo lloj perparimi qofte ne zhvillimin ekonomik, ate arsimor, kulturor dhe rrjedhimisht edhe ne instanca te tjera te indeksit zhvillues te nje vendi, te varura drejtpersedrejti nga cka shkrova ne krye te ketij paragrafi!
    Si i thone atij muhabetit ---> Nje dru i shtrembet prish gjithe barren


    Ashtu sic e komentove edhe ti me fjalet e tua ja tek po e shkruaj serish:

    Shqiperise nuk i duhet asgje me teper, vecse, zemra, mendja dhe shpirti i nje Skenderbeu te II !
    Kur permend "Skenderbeu i II" nuk i referohem nje individi te vetem por vlen ne kontekstin e numrit shumes edhe pse menyra e shprehur mund te nxise mendime te tilla sipas te cilave "kerkohet nje hero". Duke perdorur nje figure kombetare legjende si Skenderbeu kam synim te nxis gjakun patriotik tek te gjithe robt te cilet ndihen indiferente ndaj probleme te Shqiperise...
    Padyshim...heronjte, intelektualet jane ketu midis nesh, jane ne Greqi, Gjermani, Itali Angli, SHBA e kudo ku ka shkelur kemba e shqipos neper diaspore...ajo cka nevojitet per te motivuar shpirtin e vertete te shqiptarit eshte motivimi i ndjenjes patriotike...kush jemi NE, e prej nga e kemi prejardhjen, cilat jane detyrimet tona ndaj emrit qe ne mbajme?!
    Me nje fjale a jemi Shqiptare ne zemer e mendje apo vec me fjale boshe?!

    Shendet e respekte or mik!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 05-08-2004 mė 15:32

  4. #24
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882

    Teme per te cilen them vetem kaq...vijon me poshte

    Thone qe nje Popull mund ta genjesh per ca kohe, por jo per gjithe jeten. Me respekt Odeon_Relax.


    __________________________________________________ _________
    Mos kompliko jeten tende nese nuk eshte e nevojshme.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Si me poshte vijon letra ne lidhje me disa nga problemet e Shqiperise e firmosur nga 730 emigrante, me banim aktual ne Shqiperi, USA, Kanada, Gjermani, Zvicer, Austri, Angli, Itali, Norvegji, Suedi, Spanje, France, Rumani, Bullgari, Greqi, Turqi, Republika Ēeke, Zelande e Re, Greenland etj, drejtuar qeverise aktuale, (jo pa qellim shkrova emrat e te gjithe shteteve [pasi mund te perdorja thjesht fjalen Diaspore e cila tingellon e pafuqishme, apo me mire te shprehem, shume e zbehte ne lidhje me idene qe percjell), me te vetmin synim per te perfocuar idene se shqiptaret [po ashtu intelektualet] qe ndodhen ne cdo qoshe te botes nuk kane harruar te ngrejne zerin e tyre edhe pse te privuar nga largesia.
    Ju lutem, lexoni komentet me vemendje, per te kuptuar thelbin e kesaj letre! (nese jeni te interesuar, doemos)


    ------------------------------------------------------------------------------------

    LETĖR E HAPUR

    Drejtuar:
    Parlamentit tė Shqipėrisė

    Tė nderuar zonja dhe zotėrinj deputetė!


    Ne jemi njė grup shqiptarėsh nga tė gjitha trojet etnike, qė jeta na ka detyruar tė marrim rrugėn e mėrgimit. Tė qėnit larg Shqipėrisė nuk na ndan kurrė nga hallet dhe problemet e atdheut tonė tė dashur, pėrkundrazi na bėn tė shqetėsohemi edhe mė shumė pėr fatin e Shqipėrisė dhe tė shqipėtarėve nė pėrgjithėsi.

    Duke marrė shkas nga disa artikuj tė fundit tė shtypit shqiptar dhe tė huaj mbi monopolin e firmave greke nė Shqipėri, ne shprehim shqetėsimin tonė mbi pavarėsinė politike dhe ekonomike tė shtetit shqiptar. Ky shqetėsim merr shkas nga fakti i lidhjeve tė hapura tė disa prej parlamentarėve tanė me lobe tė huaja, tė cilat janė shprehur kundėr interesave strategjike e kombėtare tė Shqipėrisė, si dhe diskutimi i fateve tė Shqipėrisė prej politikanėve tanė jashtė kufijve tė Shqipėrisė.

    Takimi i fundit i dy krerėve socialistė me njeriun qė ėshtė autor i tezės se: "nė qoftė se shqiptarėt e Kosovės kėrkojnė autonominė nga Serbia, atėhere edhe ne nuk kemi pse tė mos jemi kėmbėngulės nė kėrkimin e autonomisė pėr Vorioepirin" dhe tė cilin edhe vetė shtypi grek e ka akuzuar si financues tė grupit terrorist MAVI dhe pėrgjegjės pėr masakrėn e Peshkopisė tė 10 prillit 1994. Gazeta "Ta Nea" e datės 22 mars 1995, shkruan "kreu i organizatės MAVI duhet tė jetė njė greko-amerikan, Nikolla Gage, i cili rregullisht ka vizituar Shqipėrinė dhe ka pranuar se i njeh dhe ka folur nė telefon me shtatė tė akuzuarit pėr vrasje". Fakte tė tilla nuk mund tė kalohen me njė frazė tė tillė, Nano: "Mė lejoni t'ju them qė unė nuk fus hundėt nė jetėn tuaj private, nė Korfuz, apo nė dhomėn tuaj tė gjumit."

    Sot vėrehet qartė:
    - Monopolizimi qė kompanitė greke po i bėėjnė tregut shqiptar.
    - Kontrolli nga bankat greke i 57% tė deppozitave shqiptare.
    - Sponsorizimi qė kompanitė greke i bėjnė arsimimit nė perėndim tė qeveritarėve tanė, etj.

    Shqipėria ka tashmė lidhje me shumė vende tė tjera perėndimore dhe ajo nuk mund dhe nuk duhet t'a bazojė politikėn e saj, duke u mbėshtetur ekskluzivisht nė zhvillimin e marrėdhėnieve me Greqinė.

    Ju si anėtarė tė Parlamentit shqiptar, keni mbi supe pėrgjegjėsi para tė gjithė shqiptarėve, pasi jeni pėrfaqėsuesit dhe shprehėsit e sovranitetit tė vendit tonė. Detyrė themelore e Juaja ėshte mbajtja nėn kontroll tė vazhdueshėm tė organeve tė pushtetit ekzekutiv, bllokimi i politikave qė cėnojnė sovranitetin shqiptar dhe qė mund tė na kthejnė nė vasalė tė tė tjerėve.

    Ne i bėjmė thirrje ndėrgjegjes sė Parlamentit shqiptar tė pėrmbushė detyrimin e tij fisnik, pėr t'i shėrbyer interesave tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve nė pėrgjithėsi. Ne u bėjmė thirrje deputetėve tė pozitės dhe opozitės, forcave tė tjera politike, qė tė distancohen nga elementė tė caktuar tė politikės shqiptare, veprimtaria e tė cilėve dėmton rėndė interesat e Shqipėrisė dhe cėnon sovranitetin e vendit.

    Ata qė kanė firmosur kėtė peticion i pėrkasin njė spektri tė gjėrė mendimesh, tė cilėt i bashkon interesi i pėrbashkėt pėr njė Shqipėri, ku shqiptarėt tė mos ndjehen tė huaj. Shqiparėt sot kanė kapacitet tė mjaftueshėm intelektual pėr ta drejtuar Shqipėrinė mbi bazat e njė politike moderne, tė dimensioneve Evropiane e perėndimore. Ne duam qė Shqipėria tė integrohet nė Evropė, duke ruajtur dinjitetin dhe cilėsitė mė tė mira shqiptare. Influencimi i pakontrolluar i Athinės, i cili po vėrehet kohėve tė fundit edhe nga reporterė tė huaj, ėshtė i rrezikshėm pėr tė ardhmen e vendit.

    Tė nderuar parlamentarė dhe krerė tė shtetit shqiptar, ėshtė detyrim moral dhe politik i Juaji, tė punoni pėr tė Ardhmen e Kombit, nė mėnyrė qė faktori shqiptar tė zėrė vendin e merituar nė familjen europiane.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 06-08-2004 mė 23:35

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,926
    Citim Postuar mė parė nga Veshtrusja
    Cfare problemesh ka Shqiperia?

    Ndotja, 250 viktima nė vit nga tumoret




    Specialistė tė shoqatave tė ndryshme si dhe ato tė UNEP-it, e klasifikojnė qarkun e Elbasanit si njė ndėr mė tė ndoturit e Evropės. Ata theksojnė se ndotja nė Elbasan ėshtė tre herė mė e lartė se normat ndėrkombėtare tė lejuara. “Kjo ndotje ėshtė shtuar shumė vitet e fundit, pėr shkak tė pėrqendrimit tre herė mė shumė tė elementėve ndotės nė ajrin e zonės”,- thuhet nė njė raport tė fundit tė UNEP-it (Programi i Kombeve tė bashkuara pėr Ndotjen Globale). Nisur nga kėto tė dhėna alarmante, UNEP-i, deklaron se “rrezikshmėria e prekjes direkte tė njerėzve ėshtė e lartė dhe shėndeti i tyre i rrezikuar”.

    Sipas tė dhėnave, “kėtu nuk pėrmendet dhe rreziku shėndetėsor qė paraqitet pėr punėtorėt e zonės industriale”. Sipas specialistėve, ndotja nuk shkakton probleme direkte vetėm nė shėndetin e njerėzve por edhe tek kafshėt dhe bimėsia e zonės. “Ndryshimet gjenetike dhe deformimet e vazhdueshme tė konstatuara dhe tė denoncuara, janė rrjedhojė e qartė e ndotjes sė pakufizuar tė rrethit tė Elbasanit”.

    Raportet e organizatave tė ndryshme
    UNEP-i, ka deklaruar nė raportet e fundit tė saj se “Elbasani ėshtė njė ndėr dhjetė zonat mė tė ndotura tė botės”. Raporti thotė se si pasojė e ndotjes, ky qark ka numrin mė tė dendur tė vdekshmėrisė nga sėmundjet kanceroze. Kjo ėshtė deklaruar edhe nga shumė mjekė tė Qendrės Spitalore nė Elbasan. Sipas tyre, nė 10- vjeēarin e fundit, vdesin ēdo vit rreth 250 vetė nga sėmundjet kanceroze, pjesa mė e madhe e tyre nė moshė nga 35-55 vjeē. Ndėrsa sipas statistikave tė INSTAT-it, nė rrethin e Elbasanit ēdo vit vdesin nga tumoret rreth 200 persona. Nė rrethin e Librazhdit, me 72 mijė banorė, shėnohen 61 vdekje, nė rrethin e Peqinit, me 33 mijė banorė, 29 vdekjet dhe nė rrethin e Gramshit, me 35 mijė banorė, 45 vdekje. Tumoret i kanė prekur pacientėt kryesisht nė aparatet tretėse dhe nė kraharor. Si pasojė e kancerit, nė qarkun e Elbasanit kanė vdekur dhe 3 fėmijė. Njė material tė posaēėm pėr ndotjen nė Elbasan ka hartuar dhe PNUD-i . Sipas kėtij raporti, “substanca me natyrė kancerogjene janė gjetur tė depozituara nė organet e brendshme tė bagėtive, qė rriten nė zonėn industriale tė Elbasanit”. Nė raport evidentohet fakti se 160 mijė persona nė kėtė qark janė tė prekur drejtpėrdrejt nga ndotja, njė ndėr shkaqet e shfaqjes sė tumoreve nė kėtė rajon.

    Zgjimi i ndėrgjegjes
    Kombinati Metalurgjik, i ndėrtuar nė vitin 1960, ėshtė cilėsuar si burimi kryesor qė ka ndotur Elbasanin. Por me fillimin e funksionimit tė tij asnjė institucion shtetėror nuk paraqiti ndonjė ankesė pėr tė treguar se Kombinati Metalurgjik do tė kishte pasoja serioze edhe pėr jetėn e qytetarėve tė Elbasanit. Nė vitet e demokracisė, nga viti 1991 dhe kėtej, kombinati nisi tė shkatėrrohej. Nga viti 1998 ai u nda nė disa pjesė. Ēeliku u morr me koncesion nga turqit e kompanisė KURUM, ēimento nga libanezėt e ECF dhe ferrokromi nga italianėt e DARFO Albania. Kurse tė gjitha fabrikat dhe uzinat e tjera janė mbyllur. Nė Prefekturėn e Elbasanit tė thonė se zgjimi i ndėrgjegjes ka nisur vetėm nė kėto 6-7 vitet e fundit dhe kjo sipas tyre, falė zhvillimit tė medias qė sensibilizon vazhdimisht gjendjen e krijuar. Specialistėt nė prefekturė thonė se kanė tė dhėna tė mjaftueshme dhe qė shtohen ēdo ditė pėr gjendjen mjedisore nė Elbasan. Nga ana tjetėr, ata pranojnė se nuk ka studime tė mirėfillta mjedisore qė tė mund tė dėrgohen si projekte pėr eliminimin e ndotjes nė rreth, pėrmes thithjes sė financimeve vendase apo edhe tė huaja.

    Ēfarė bėhej mė parė pėr tė eliminuar ndotjen

    Nė zyrėn Rajonale tė Mbrojtjes sė Mjedisit, nė Qarkun e Elbasanit, tė thonė se gjatė gjithė periudhės kur ka funksionuar Kombinati Metalurgjik, nuk ėshtė bėrė asnjė pėrpjekje pėr tė punuar pėr parametrat e antindotjes. Problem ishin shkarkimet e ngurta, tė lėngshme dhe tė gazta. Kjo zyrė citon tė dhėna tė ofruara nga instituti i studimeve mjedisore: “Nė njė periudhė 25- vjeēare deri nė vitin 1990, sasia e pluhurit tė shkarkuar nga kombinati, ishte afro tre milionė ton”. I njėjti studim ka nxjerrė dhe dėmin e kėtyre shkarkimeve. “Pluhuri qė ėshtė nxjerrė nga shfrytėzimi i fabrikave dhe furrave tė Kombinatit Metalurgjik, ka patur njė pėrmbajtje shumė tė lartė pėrbėrėsish ndotės nga metalet e rėnda”. Raporti i kėtij instituti, pohon se “megjithatė nuk mund tė pėrcaktohet shkalla e ndotjes, e kontaminimit tė tokės nė rrethin e Elbasanit si dhe ujėrave nėntokėsore”. Raporti ka provuar se “zhvillimi i ndotjes nga kėto shkarkime ka qenė i lartė pėr shkak se pluhurat ishin shumė tė imėt dhe nga era janė pėrhapur gjerėsisht nė zonė. Ndėr pluhurat mė ndotės, pėrmendet dioksidi i squfurit, oksidi i karbonit, dioksidi i karbonit dhe dioksidi i azotit. Nė lidhje me kėtė, Drejtoria e Bujqėsisė dhe Ushqimit nė Elbasan deklaron se ndotja ka ndikuar dhe vazhdon tė ndikojė nė prodhimet bujqėsore nė tė gjithė Qarkun e Elbasanit. Sipas kėsaj drejtorie, nėn tokė deri nė gjysmė metri thellėsi, ndodhen sasi tė mėdha tė ēliruara nga Kombinati, prej mangani, kromi dhe nikeli.

    Flasin drejtuesit lokalė
    Prefekti i Elbasanit Qazim Sejdini thotė se investimet qė janė bėrė pėr eliminimin e ndotjes janė minimale. Por ai shton se “po punohet shumė pėr tė pėrfshirė Elbasanin nė programet kombėtare tė ndėrhyrjeve me pėrparėsi nė fushėn e ndotjes sė mjedisit”. "Kam kėrkuar nga institucionet pėrgjegjėse hartimin e projekteve pėr uljen e nivelit tė ndotjes nė qytet", ka bėrė tė ditur prefekti Sejdini. Tashmė, sipas tij, Elbasani ėshtė qyteti prioritar pėr Ministrinė e Mjedisit. Ai nėnvizoi faktin se donatorėve u ėshtė kėrkuar ndėrhyrja pėr uljen e nivelit tė ndotjes, dhe pėr kėtė kėrkohen projekte tė qarta dhe ambicioze. "Tashmė tre prodhuesve tė industrise sė rėndė nė Elbasan, u ėshtė lėnė njė afat pėr marrjen e masave pėr uljen e ndotjes dhe ky problem shqetėsues pėr tė gjithė komunitetin po hyn nė rrugėn e zgjidhjes",- ka deklaruar prefekti Qazim Sejdini. Ndėrsa drejtoresha e Agjencisė Rajonale tė Mjedisit, Shpresa Banja, ka deklaruar se, " pėr uljen e nivelit tė ndotjes nė zonėn industriale janė hartuar disa projekte". Sipas Banjės, prodhuesit e industrisė sė rėndė qė veprojnė nė Elbasan, "KURUM", "DARFO" dhe "ECF", kanė nė proces e sipėr, vendosjen e pajisjeve tė pluhurkapjes.

    Presioni qė ushtrohet ndaj ndotėsve

    Zyra rajonale e mbrojtjes sė mjedisit thotė se ka bėrė dhe po vazhdon tė ushtrojė presion ndaj fabrikave qė prodhojnė nė zonėn industriale tė Elbasanit. “Ndaj firmave tė huaja ECF, DARFO dhe KURUM qė operojnė nė Elbasan ne kemi bėrė dhe po bėjmė presion qė tė respektojnė normat e pėrkohshme tė shkarkimeve nė ajėr. Ne kemi kėrkuar dhe vazhdojmė tė kėrkojmė, marrjen e masave parandaluese prej tyre pasi ndotja e ajrit ėshtė ende nė nivele tė larta”. Mbetjet e ngurta po ashtu mbeten njė problem shqetėsues. Tė dhėnat tregojnė se nė Elbasan ndodhen 2 milionė ton hedhje tė ngurta, si rezultat i shfrytėzimit tė industrisė metalurgjike. Ndėrkohė ndodhen edhe 600 tonė kimikate qė cilėsohen si tė rrezikshme pėr jetėn e banorėve tė Elbasanit.

    Ndikimi i ndotjes nė shėndetin e banorėve

    Instituti i Shėndetit Publik tė Elbasanit nė bashkėpunim me Drejtorinė e Tiranės ka kryer njė studim tė plotė pėr ndikimin e ndotjes tek njerėzit dhe sidomos tek ata qė janė nė kontakt tė pėrditshėm me zonat industriale. “Punonjėsit e industrisė metalurgjike, janė shumė tė ekspozuar ndaj agjentėve kimikė”, nėnvizojnė ata. Dioksidi i squfurit, dioksidi i karbonit, okside tė azotit, amoniakut, fenoleve, hidrogjenit tė sulfuruar dhe pluhurave acide dhe kimike, kanė shkaktuar tek pjesa mė e madhe e metalurgėve elbasanas, sėmundje obstruktive, bronkit kronik etj. “Kėto sėmundje, kanė pasoja direkte pėr jetėgjatėsnė e tyre”, pohohet nė studim. Matjet kanė treguar se niveli i dioksidit tė squfurit rrotullohet nga 5.3 dhe nė 13.3 mg pėr metėr kub. “ky ėshtė njė tejkalim i lartė i normave tė lejuara nė kėtė drejtim”. Kurse monoksidi i karbonit vetėm me kapacitet tė reduktuar prodhimi, paraqitet nė shifrat nga 10.2 deri nė 14.4 mg/m3 ose tre herė mbi normėn mesatare qė ėshtė e lejuar. “Sektorėt tė cilėt shfaqen mė problematikė nė kombinat janė pėrpunimi i lingotave, furrat e shkrirjes duke shkaktuar sėmundje profesionale tė vazhdueshme dhe tė zakonshme pėr punonjėsit”, theksohet nė raport. Arsen Isai

    “DARFO” Albania

    Kompania italiane e kromit "Darfo", ka investuar pėr uljen e ndotjes nė atmosferė njė vlerė prej 1 milion dollarėsh. Nė fillim tė 6- mujorit tė dytė tė kėtij viti, njė investim tjetėr nė proces, synon tė ulė mė tej parametrat e ndotjes sė mjedisit nėn nivelin normal dhe tė pranueshėm nga Bashkimi Europian. Qė nga ndėrrimi i pronėsisė dhe marrjes me koncesion 30- vjeēar tė kėsaj fabrike, pohon pėrfaqėsuesi i palės shqiptare E.Belegu, interesimi pėr pėrpunimin e ndotjeve qė dalin nga fabrika, ka qenė nė vėmendje tė drejtuesve tė fabrikės sė ferrokromit. Siē pohojnė drejtuesit e "Darfo", nė mesin e vitit qė shkoi, me njė fond prej rreth 1 milion USD, pėrfundoi instalimi i filtrave dhe pajisjeve amortizuese tė ndotjeve industriale, duke bėrė qė ndotja tė ulet nė masėn 85% krahasuar me periudhėn e para dy viteve, periudhė nė tė cilėn fabrika ndėrroi pronėsinė. Sipas matjeve qė bėjnė ekspertėt ēdo tre muaj, ndotja ėshtė nė parametrat 15 miligram pėr metėr kub, ose 5% mė pak se normat e lejuara nga BE. Investimi pėr uljen e parametrave ndotės nė Elbasan, sipas burimeve, ėshtė ndėrmarrė nė zbatim tė projekteve tė hartuara nga pronarėt si dhe kėrkesat e vazhdueshme tė shtetit shqiptar. Sipas drejtuesve, njė investim nė proces pritet qė tė minimizojė ndjeshėm ndotjen nga kjo fabrikė. Synohet qė tė sigurohet njė ulje e ndotjes nė masėn 95%, krahasuar me dy vjet mė parė.

  7. #27
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Lightbulb

    Fatos Beja
    Deputeti i Partisė Demokratike:

    "problemi i listave tė zgjedhėsve ėshtė njė problem shumė madhor. Para se tė futemi nė problemin e listave, ne si komision, kemi kėrkuar tė na vihet nė dispozicion njė raport dhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe nga Ministria e Pushtetit Vendor se, ēfarė ėshtė bėrė me ligjin ekzistues nga zgjedhjet e kaluara deri mė sot, pėr pėrmirėsimin e listave. Ēfarė ėshtė bėrė pėr zgjidhjen e problemit tė 145 mijė shqiptarėve, qė kanė emrin nė dy ose mė shumė vende. Kjo ėshtė njė ēėshtje shumė shqetėsuese".

    "qeveria, duke theksuar se nuk jam unė qė merrem me kėtė punė, por merret KQZ, duke dėrguar zėvendėsministrin e saj tė brendshėm, nė krye tė KQZ-sė, Ilirjan Celibashin, kjo do tė thotė qė i gjithė sistemi ėshtė i sabotuar dhe paanshmėria ėshtė e prishur dhe organi qė duhet tė jetė i paanshėm ėshtė bėrė i pabesueshėm dhe nėse ne do tė dėshironim tė kishim zgjedhje tė rregullta duhet qė administrimi i zgjedhjeve tė jetė i paanshėm realisht. Kjo nuk do tė thotė qė Partia Socialiste tė bėjė propozime pėr KQZ-nė, kjo vėrtetohet mė sė miri ku ish-anėtari tjetėr i KQZ sė, qė ka administruar zgjedhjet mė 2000 e 2001, Igli Toskėn tashmė e kemi ministėr tė brendshėm, ēka do tė thotė se ėshtė shkelur me tė dyja kėmbėt, ky "Kod i Sjelljes sė Mirė nė Proceset Zgjedhore". Nėqoftėse ne duam zgjedhje tė rregullta, tė ndershme, tė pranuara, administrimi i tyre duhet tė jetė i paanshėm realisht dhe i paanshėm nuk do tė thotė qė tė jetė PS qė t'i propozojė dhe t'i zgjedhė kėta, gjoja tė paanshėm. Kėto nuk janė kėrkesat specifike tė kėsaj opozite, as tė kėtyre ekspertėve qė krerėt socialistė i nėnvleftėsojnė tė gjithė, por janė elementė bazė tė njė sjelljeje pėr njė vend demokratik. KQZ ėshtė institucion i pabesueshėm kur ish zėvendėsministri i brendshėm socialist rizgjidhet sėrish nė krye tė tij, ndėrkohė qė anėtari tjetėr qė bėri zgjedhjet e viteve 2000 e 2001 ėshtė sot anėtar i qeverisė. Kjo nuk ėshtė nė pėrputhje me standardet e Europės. Prandaj, ne jemi tė gatshėm tė bėjmė pėrpjekje pėr tė patur njė instrument realisht tė paanshėm, me propozime nga partitė qė janė nė parlament, qoftė proporcionalisht, qoftė nė mėnyrė tė barabartė tė dy palėt".

  8. #28
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Lightbulb

    Teodor Laēo
    kryetarit tė Partisė Bashkimi Liberal:

    "kėrkesa e pėrsėritur pėr njė proces zgjedhor tė lirė e tė drejtė, inefiēenca e qeverisė aktuale nė luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar, bllokimi i reformave tė domosdoshme pėr tė krijuar njė ekonomi qė ecėn mbi parametra prodhimi e jo thjesht menaxhimi dhe faktorė tė tjerė frenues, dita ditės po e largojnė Shqipėrinė nga ėndrra e saj europiane dhe po e lėnė nė vetminė e trishtuar qė shėmbėllen me vendet afrikane apo latino-amerikane, qė kanė ecur mbi shinat e korrupsionit, tregtisė sė drogės dhe dėbimit masiv tė tė papunėve nė rugėt e rrezikshme tė emigracionit ilegal. Bashkimi Europian, ka qenė vazhdimisht i vėmendshėm ndaj zhvillimeve nė Shqipėri. Kjo ėshtė e kuptueshme, sepse aspirata jonė ėshtė pikėrisht afrimi dhe bashkimi sa mė i shpejtė me familjen europiane".

    [Laēo thekson se bllokimi i punės pėr reformėn zgjedhore ka qenė i parashikueshėm nga ana e opozitės shqiptare, kjo duke iu referuar edhe pėrvojės sė zgjedhjeve tė kaluara tė zhvilluara nė vend. Sipas tij,] "kjo tregon se tashmė kėtu nuk bėhet mė fjalė pėr votime tė lira e tė drejta, por thjesht pėr vota tė numėruara sipas oreksit, presioneve apo shitblerjeve nėpėr shumė komisione tė nivelit tė tretė, pėr miratimin e heshtur tė kėtyre allishverisheve nga komisionet e nivelit tė dytė qė s'kanė tė drejtė tė prekin kutitė e votimit pėr rinumėrime dhe pėr bekimin e tėrė kėsaj skeme nga komisioni i nivelit tė parė, KQZ qė duhej tė ishte pragu i gjithė kėtyre spekulimeve me votėn. Reforma zgjedhore pra, para se tė shkruajė kapituj tė tjerė, duhet tė fillojė me KQZ nė".

  9. #29
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Lightbulb

    Kleves Bitro
    Gazeta 55
    “Kamza i kundėrvihet qeverisė, pėr regjistrimin e banorėve” :


    Bashkia e Kamzės fillon procesin e ligjėrimit tė qytetarėve, ndėrsa qeveria shqiptare pengon qėllimisht regjistrimin e banorėve nė zonat informale, qė tė mos i kthejė ata nė votues. Asnjė masė pėr listat zgjedhore nė Kamėz e zona tė tjera. Bashkia e Kamzės nxjerr deklaratat e para personale tė pronėsisė

    Me mijėra qytetarė tė ardhur nga rrethe tė ndryshme tė vendit dhe tė vendosur, vitet e fundit, nė zona si ajo e Kamzės, Laprakės, Kinostudios apo ish-uzinės sė autotraktorėve, nuk mund tė bėjnė transferimin e gjendjes civile nė Tiranė, pėr shkak tė legalizimit. Kjo, edhe pėr faktin tjetėr se, qeveria shqiptare vazhdon tė pengojė me kėmbėngulje regjistrimin e qytetarėve nė Tiranė qė do tė ndihmonte pėr hartimin e listave tė sakta zgjedhore, pėr zgjedhjet parlamentare. Metoda ėshtė e thjeshtė dhe pėr tė pėrdoret njė vendim i Kėshillit tė Ministrave datė 20/03/2003 qė pėrcakton se, pėr transferimin e tė dhėnave tė gjendjes civile tė qytetarit, duhet tė paraqitet dokumenti i pronėsisė apo kontrata e qiramarrjes. Kėtu lind edhe problemi real nė terren, pasi shumica e ndėrtesave tė pasvitit '90, nuk janė tė hipotekuara, madje ka raste qė edhe apartamente para viteve 90, nuk janė tė hipotekuara. Pėr rrjedhojė, qytetarėt qė duan tė regjistrohen, nuk kanė se ēfarė dokumenti pronėsie tė japin, as si banesa tė tyre private dhe as si qiraxhinj. Pėrballė kėsaj gjendjeje, zyrat e gjendjeve civile tė njėsive bashkiake ku ka fituar opozita, kanė filluar tė regjistrojnė me inisiativėn e tyre, tė gjithė qytetarėt qė janė banorė tė zonave. Shembullin nė kėtė drejtim, po e jep Kamza, ku punonjėsit e kualifikuar tė gjendjes civile, kanė vendosur tė mos lėnė asnjė qytetar, i cili kėrkon transferimin e gjendjes civile apo regjistrimin e tij nė gjendjen civile tė zonės, tė mos mbetet jashtė skemės. Pėr kėtė, qytetarėt duhet tė plotėsojnė njė deklaratė pronėsie, e cila firmoset mė pas edhe nga kryeplaku i lagjes, nė tė cilėn jepen tė gjitha tė dhėnat e individit qė kėrkon tė regjistrohet nė zyrėn e gjendjes civile. Tė dhėnat pėrmbajnė saktėsisht informacionin se ēfarė banese ka qytetari, cilėt janė kufinjtė nga tė gjitha anėt, me kė kufizohet e kėshtu me radhė. Kjo deklaratė nėnshkruhet me pėrgjegjėsi tė plotė juridike nga qytetari dhe mban edhe sigurinė e firmės sė kryeplakut qė konfirmon vėrtetėsinė e deklaratės. Me kėtė dokument, qytetarėt e ardhur kanė tė drejtė tė kerkojnė regjistrimin e tyre qė do u shėrbejė edhe pėr t'u futur nė listat zgjedhore. Paralele me kėtė, bashkia e Kamzės, sė shpejti do i drejtohet Kėshillit tė Ministrave, pėr tė ndryshuar vendimin e datės 20/03/2003, qė vė si kusht burokracira dhe hapa pengues pėr regjistrimin e qytetarėve pėr t'u kthyer mė pas nė votues. Edhe pse Kėshilli i Ministrave justifikon vendimin me nenin 100 tė Kushtetutės, e drejta themelore e qytetarėve pėr tė votuar ėshtė baza e themelit tė shoqėrisė demokratike.

  10. #30
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Arrow

    Gazeta Koha Jone
    “OSBE: QEVERIA PO KONTROLLON MEDIAN” :


    "Qeveria po ushtron kontroll mbi mediat nepermjet kontratave te prokurimit me fondet publike dhe dhenies se qirave te ndertesave me cmime simbolike". Raporti i OSBE-se per gjendjen ne Shqiperi kritikon keshtu ekzekutivin e drejtuar nga Fatos Nano se synon te ushtroje kontrollin e tij mbi median shqiptare. Ambasadori Osmo Liponen deklaroi dy dite me pare se "mjete te tjera te drejtperdrejta te kontrollit te medias, jane pare permes numrit ne rritje te akt-padive te politikaneve ndaj gazetareve per shpifje".

    Sipas ish-kreut te OSBE-se, qeveria po ndihmon biznese, kompanite e mediave te te cilave ofrojne mbeshtetje per qeverine dhe nje ze me pak kritik ndaj saj. "Meqenese organet e shtypit, ne pergjithesi, nuk perbejne interesin kryesor te biznesit te nje pronari, por jane shpesh pjese e nje grupi me te madh biznesesh, ato, zakonisht, nuk veprojne sipas modeleve praktike fitimprurese", thuhet ne raportin e OSBE-se. "Pervec kesaj, qeveria subvencionon organet e medias, duke iu dhene me qira mjedise ne pronesi te shtetit ne kembim te nje cmimi simbolik, i cili eshte disa here me i ulet se cmimi i tregut. Qeveria ka siguruar, gjithashtu, subvencione per taksat dhe doganat mbi letren e importuar, si dhe ulje te konsiderueshme per faturat e telefonave fiks dhe energjise elektrike per gazetat", deklaroi Liponen. Sipas tij, prezenca e OSBE-se ka raportuar ne te shkuaren lidhur me ndervartesine ne rritje midis politikes, biznesit dhe medias. "Ceshtja e lirise se medias ne Shqiperi ka shmangur gjeresisht vezhgimin kritik ne nivel nderkombetar deri ne kete pike. Megjithate, tani eshte mjaft e qarte qe si politika, ashtu edhe biznesi "ne kerkim te perfitimeve ekonomike dhe politike) po ushtrojne ndikimin e tyre ne fushen e medias", tha ambasadori Liponen. Ai shtoi se etika ne media vazhdon te jete e pazhvilluar ne Shqiperi dhe standardet e gazetarise nuk respektohen gjithnje. "Fakti qe eshte arritur te cohen ne gjyq personalitete te shquara te medias per pikepamjet e tyre editoriale sherben per te kercenuar lirine themelore te shprehjes", u shpreh Liponen.

    …
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 04-10-2004 mė 13:42

  11. #31
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Arrow

    Ndre Legisi
    Deputeti i LSI-se :

    [Sipas tij Kuvendimi i Madh i Nanos duhet te nise ne baze dhe jo duke sulmuar sekretaret e partise.]"As reformimi, as Kuvendimi i Madh nuk behet duke frekuentuar kazinote e Europes. As reformimi nuk behet duke vene para pergjegjesise Lakrorin dhe Agasin qe jane figura te ndershme te asaj partie"

  12. #32
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Lightbulb

    Fatmir Mediu
    Kryetari i Partise Republikane :

    "Moszgjidhja e ceshtjes se prones po i shkakton nje dem te madh ekonomik Shqiperise. Pavaresisht se qeveria socialiste do qe kjo ceshtje te mbyllet, pavaresisht se nje pjese e opozites shqiptare per fatin e keq e konsideron ceshtjen e prones private si afere politike te votave apo numrit te atyre qe do te votojne pro ose kunder nje partie….

    … Ceshtja e prones private eshte nje ceshtje thelbesore, eshte nje ceshtje qe ka te beje me te drejten, me pronen por qe sot ka te beje edhe me politiken"

  13. #33
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Lightbulb

    Ambasadori Liponen :

    “pavarėsisht nga pėrmirėsimet e shumta tė kuadrit elektoral qė u kryen vitin e shkuar, mungesa e vullnetit tė qėndrueshėm politik ka sjellė rezultate zhgėnjyese duke patur parasysh se standartet ndėrkombėtare pėr zgjedhjet nuk u pėrmbushėn plotėsisht…

    …kjo ka ngritur edhe njė herė rrezikun pėr zgjedhjet e ardhhme dhe ka intensifikuar trysninė si tė brendshme dhe ndėrkombėtare mbi ludhėheqėsit shqiptarė pėr tė mbajtur zgjedhjet e ardhshme nė pėrputhje me standartet”

  14. #34
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Lightbulb

    Sali Berisha
    Kryetari i Partise Demokratike :

    "Me imunitetin e Lesit synohet qė tė ēimunizohet totalisht media shqiptare nga pavarėsia dhe liria e mendimit. Me imunitetin e Lesit, Fatos Nano kėrkon tė mposhtė pėrfundimisht median shqiptare dhe ta shndėrrojė atė nė njė mercenare…

    … fakti qė u angazhuan nė kėtė proces kundėr lirisė sė shtypit, instancat mė tė larta tė akuzės dhe tė gjykimit, duke konkluduar nė kėtė mėnyrė, ka bėrė qė tė tronditet nė themel liria e ēdo qytetari tė kėtij vendi"

  15. #35
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Lightbulb

    Fatmir Mediu:

    "Politika shqiptare, institucionet dhe qytetarėt shqiptarė, prej kohėsh duhet tė kenė ndjerė sirenėn e alarmit qė ka dhėnė Bashkimi Europian nė raporet me Shqipėrinė …

    …Pengesat nė procesin e integrimit nuk janė pengesa tė rastėsishme. Duket qė nė politikėn dhe nė institucionet shqiptare ka tashmė njė grup tė organizuar qė nuk ėshtė i interesuar pėr integrimin europian, njė grup qė ka krijuar parajsėn nėpėrmjet veprimeve ilegale, ndėrkohė qė afrimi me BE do tė thotė rregulla loje dhe veprime brenda kėtyre rregullave qė nuk i interesojnė kėtij grupi"

  16. #36
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Arrow

    Gjinushi
    Kryetari i Parties Socialdemokrate (PSD) :

    [PS-ja dhe Nano] nuk kane me kohe qe te zgjasin pafundesisht ate qe ata duhet ta kishin kryer tashme.

    Gaqo Apostoli
    Nenkryetar i PSD-se :

    “Duhet te kryen pa tjeter ndryshime ne qeveri, si dhe duhet te seleksionohet politika e vjeter qe imponon servilizem, paaftesi, parazitizem por edhe te riten parametrat demokratik ne qveri”

    Sabit Brokaj
    Nenkryetari i LSI-se :

    “Qe qeveria socialiste eshte ne momente te veshtira, kete e treguan dhe raportet me te fundit te nderkombetareve, qe e krahasonin qeverin e Nanos me nje strukture te deshtuar apo te komanduar nga krimi dhe trafiqet”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 07-10-2004 mė 12:21

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,926
    ja edhe nje shkrim tjeter qe flet per problemet e shqiperise kush nuk kupton italisht dhe ta perktheje me

    http://babelfish.altavista.com/translate.dyn


    Istantanee dall'Albania

    Islam, mafia e storia tormentata: cartolina dalle coste illiriche.



    Con un’estensione di poco meno di 30.000 km2, popolato da 3,3 milioni di abitanti, al tempo stesso agricolo e pastorale, circondato da lagune, l'Albania č incastrata tra l’Adriatico, il Montenegro, il Kosovo, la Macedonia e la Grecia.

    Lunga attesa quella degli albanesi. Discendenti degli illiri, dominati da Alessandro Magno, cristianizzati, invasi dai barbari e dagli slavi in seguito, il loro paese fu annesso da Carlo d’Angiņ, Rex Albaniae nel 1272; nel 1343 vennero quindi assaliti dai serbi di Etienne Duisan e sottomessi dai guerrieri della Sublime Porta. Dovranno aspettare infine fino al 1912 per dichiarare la propria indipendenza e formare una popolazione omogenea.

    Regime stalinista

    Attualmente si calcola che il 96% della popolazione sia di origine albanese ed il 4% di origine greca o slava. Il 70% della popolazione č di confessione musulmana (essenzialmente sunnita): il resto č ripartito tra cattolici a nord, ed ortodossi autonomisti. A questa omogeneitą si sovrappone il sogno di una Grande Albania: ed in effetti venne lasciato fuori dalla frontiere del 1913 un numero importante di albanofoni, oggi sparpagliati in Grecia, Macedonia, Serbia…
    Nel 1912 in breve, l'Albania si liberņ dal giogo ottomano e divenne indipendente. Smembrata dai vincitori della Grande Guerra e dai firmatari dell'accordo di Londra del 1915, č accolta finalmente presso la Societą delle Nazioni nel 1920 con le frontiere del 1913. Dal 1939 al 1944 viene occupata dall'Italia: la resistenza si organizza ben presto sotto la guida del feroce Enver Hodja, destinato a diventare uno dei pił strenui dittatori della sua epoca. Dal 1945 al 1985 questi condanna il suo paese ad un regime stalinista ortodossa: reclusa ed autarchica, l'Albania si lancia in una partnership con la Cina che finirą male, condannando il paese all’isolamento.
    Nel 1990, sotto le pressioni di piazza, i successori di Hodja devono accettare degli stravolgimenti e consentire alla formazione, l’11 giugno 1991, di un governo di “stabilitą nazionale”.
    Da allora, la reputazione dell'Albania evolve. Non tanto in bene. Da paese tra i pił repressivi d’Europa orientale, a nido di una delle mafie pił terribili della regione. Eppure Tirana non č mai stata in passato cosģ vicina ai nostri confini, all’Europa, alla possibilitą di un'adesione all'Unione europea come oggi. Poiché dal 2002 beneficia gią di un Accordo di Stabilizzazione e di Associazione. E’ quindi venuto il momento di spazzar via gli stereotipi e di approfondire maggiormente i caratteri di questo paese.

    Corruzione ed alfabetizzazione elevate

    La societą albanese č organizzata attorno a clan dalle dure condizioni di vita: capo clan, pendenze ereditarie, applicazione delle leggi del Kanun che fissa le regole della vendetta… contribuiscono a darci di questo paese un'immagine arcaica. Si stima ad esempio che nella cittą di Shköder vivano parecchie migliaia di famiglie in “esilio interiore” in attesa della vendetta di un altro clan.
    Il paese trae la maggior parte delle sue risorse dal settore petrolifero e dall'agricoltura, dall'allevamento e dall'acquacoltura. Si contano oggi 466.000 piccole colonie agricole che praticano per lo pił un'agricoltura estensiva (ortaggi, bovini, ovini, esportazioni lattiere). L'aquacoltura si č sviluppata in mare, nelle lagune (mitilicoltura) o nei laghi ed i fiumi (ciprinicoltura).
    In generale č possibile registrare molti progressi, ma l'Albania subisce ancora una crisi energetica incisiva (con frequenti cali di corrente), e raggiunge comunque il livello di vita pił basso della regione. Per adempiere i criteri dell'Accordo con la Ue, da un punto di vista politico od economico, l'Albania si č dovuta impegnare a riformare la propria situazione interna (lotta alla corruzione, riciclaggio di denaro sporco, crimine organizzato, rispetto dei diritti umani), e la propria economia (rispetto delle norme in materia di appalti pubblici, libertą di circolazione di beni, capitali e persone, adozione di una stringente legislazione veterinaria e sanitaria). Non bisogna perņ neanche nascondere il fatto che l'Albania conosce anche uno dei tassi di scolarizzazione pił elevati dei Balcani, una delle legislazioni pił agili in fatto di creazione di imprese e conta sei organismi di micro finanziamento su cui le sue 55.000 piccole imprese si appoggiano per svilupparsi.

    La mafia albanese c’č e rimane, ma non si puņ ridurre l'Albania semplicemente a ciņ. Il suo avvicinamento all’Unione europea pone invece un’altra questione cruciale: l’integrazione nell’Unione di un paese musulmano le cui credenziali europee sono marcate a fuoco nel cuore stesso del nostro continente

  18. #38
    Me duket interesante se shum nga idete e ketyre politkaneve qe kan dhene mendime te tilla vetem sa ti shprehin keto gjera dine asgje tjeter per ti vene ne pune ,,,, pff vetem llafe
    !!!

  19. #39
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    zhurm zhurm shum zhurm
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  2. Hyseni: Kadare kundėr bashkimit tė Shqipėrisė etnike
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  3. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Lek Zogu me se fundi ka nje strehe..
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 13:42
  5. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •