Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 39
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,173
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Problemet e Shqiperise?

    Cfare problemesh ka Shqiperia?

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,173
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Kreshnik Spahiu
    Drejtor i Zyres per Mbrojtjen e Qytetareve:

    Politika dhe politikanet u shkeputen ne distance nga votuesit dhe ne vend qe te qeverishnin interesat e atyre qe I kishin votuar nisen te qeverisnin interesat e veta personale.

    Shqiperia mbetet ende nje vend ku prodhohen dhe eksportohen lendet narkotike si dhe gjithashtu nje semafor jeshil I trafikimit te qenieve njerzore.

    Shqiperia eshte perfshire nga nje bum ndertimesh u ne nje pjese te konisderushme behet pastrim parash prej zyrtarve te korruptuar apo te trafikanteve te droges dhe qenieve njerzore.

    Pamvaresisht se kushtetuta e Shqiperise detyron partite politike qe te bejne publike burimet e financimit ato kane refuzuar dhe per 14 vjet qe nga lejimi pluralizmit qytetaret dhe publiku nuk jane njohur me keto informacione.

    Vetem ne konceptet e politikaneve shqiptare mund te konsiderohen nje objekt 150 000 USD dhurate dhe jo ryshfet.

    Urrejtja mes lidereve te politikes ka krijuar destabilitet te vazhdueshem politik.

    Largimi i te rinjeve si emigrant drejt Europes dhe SHBA nuk eshte zgjidhja e problemeve.

    Ne Shqiperi eshte tronditur institucioni I votes se lire. Vota nuk numerohet dhe zeri I votuesve nuk degjohet.

    Shqiperia ka ndryshuar shume qeveri por asnjehere nuk ka mundur te ndryshoj menyren e qeverisjes.

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,173
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Eduard Selami
    Ish-Kryetar i Partise Demokratike te Shqiperise :

    … te gjtha partite kryesore politike shqiptare kane treguar se jo gjithmone respektojne procesin demokratik.

    PD-ja… nuk e ka perqendruar gjithmone vemendjen ne ofrimin e alternativave…

    …pamjafteushmeria e energjise elektrike dhe ujit, korruptimi zyrtareve, niveli I larte I krimit, papunesia, arsimi I dobet publik, mungesa e nje sherbimi te denje dhe te perballueshem shendetesor.

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,173
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Osmo Liponen
    Ambasadori i OSBE-se ne Tirane :

    Treguesit shoqerore dhe ekonomike te Shqiperise jane te ulet: Produkti I Brendshem Bruto per fryme prej rreth $1400 eshte pothuajse me I uleti ne Evrope;

    30% e popullsise jeton nen nivelin e varferise.

    Shqiperia vuan nga nje infrastrukture e dobet dhe investime te pamjaftueshme ne sektoret e shendetesise dhe arsimit.

    Vuan nga nje urbanizim shume I shpejte dhe levizje masive te popullsise.

    Rritja ekonomike (mesatarisht 6%) kufizohet vetem ne nje sector te ngushte ndermarrjesh prodhuese, vecanerisht ne ndertim, ku punesohet kryesisht nje fuqi punetore e pakualifikuar ose gjysme e kualifikuar.

    Procesi privatizimit nuk ka mbaruar.

    Pjesa me e madhe e produkteve importohen duke shkaktuar nje cekuiliber tregtar.

    …pronesia e vertete ne strategjite kryesore te qeverise eshte e kufizuar dhe duket se deklarohet vetem per te kenaqur donatoret, ne vend qe te perdoret si mjet per zgjidhjen reale te problemeve.

    …korrupsioni dhe mungesa e pergjegjshmerise e kane demtuar rende besimin e publikut tek autoritetet e vendit.

  5. #5
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,173
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Christopher Smith
    Kryetari Komisionit per Siguri dhe Bashkepunim ne Evrope
    Anetar i Kongresit, SHBA :

    …ndersa ka patur hetime per anetare te forcave te policise, madje edhe arrestime, ku jane denimet? Kush po konsiderohet pergjegjes? Cfare po behet per pergatitjen e forcave te policise per te crrenjosur korrupsionin, sepse ne kemi arritur ne perfundimin se eshte pikerisht policia, Thember e Akilit e trafikut njerezor.

  6. #6
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,173
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Fatmir Mediu
    Kryetar i Partise Republikane:

    Albania is facing a difficult situation as the result of an inept government unable to serve its citizens, and at the same time overly capable in serving the illegal interests of a group of high-powered people. In great measure, this is the result of the influence of organized crime and corruption on the Nano government…
    Shqiperia ndodhet ne nje situate te veshtire qe rezulton nga nje qeveri e paafte per ti sherbyer njerezve te saj, dhe njekohesisht me se e aft per ti sherbyer interesave ilegale te nje grup njerezish fuqi-plote. Pjesa me e madhe e ksaj situate rezulton nga influenca e krimes se organizuar dhe korrupsionit se qeverise Nano…

    The judiciary is far from being independent. It is largely controlled by the government and filled with corruption.
    Gjykata eshte larg nga te qenurit e pavarur. Shumica eshte e kontrolluar nga qeveria ne pushtet dhe mbushur plot me korrupsion.

    The economic situation is deplorable, not only due to a lack of proper economic reforms, but above all due to the government’s illegal business and control of the economy from their monopolies.
    Situata ekonomike eshte e vajtueshme, jo vetem nga mungesa e reformave te nevojshme, por me teper nga biznesi ilegal i qeverise ne pushtet dhe nga kontrolli i ekonomise ne saj te monopoleve.

    Unemployment stands at 38% and in some cities in the northern part of Albania such as Shkoder, it is over 60%. As a result, over 100,000 Albanians leave their country every year.
    Papunesia qendron te 38% ne disa qytete dhe ne disa pjese te Shqiperise se veriut si p.sh. ne Shkoder, eshte mbi 60%. Si rezultat, mbi 100.000 Shqipetar e lene atdheun cdo vite.

    Albania has not held free and fair elections over the last 7 years since the Socialists have been in power.
    Shqiperia nuk ka pasur zgjedhje te lira dhe te drejta 7 vitet e fundit qe kur Socialistet kane hyr ne fuqi.

    …the police directly intervened in the election process by stuffing ballot boxes, detaining and torturing commissioners from the opposition and intimidating voters on the day of the elections.
    Policia ka nderhyre ne menyr direkte ne procesin zgjedhor duke ngjeshur kutite e votimit, duke vonuar dhe torturuar komisioneret e opozites dhe duke i bere presion votuesit ne diten e zgjedhjeve.

    Now, the Albanian government ranks among the most corrupt countries in the world and because of this failed to qualify in the Millenium Challenge program.
    Tani, qeveria e Shqiperise eshte nder shtetet me te korruptuara ne bote dhe per kete arsye ajo nuk kualifikoi ne programin e Sfidave te Mileniumit.

  7. #7
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,173
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Erion Veliaj:

    Anetaret e komisioneve [te zgjedhjeve] jane shume te politizuar dhe sa here kane mundesi, manipulojne… Shumica e anetareve te komisioneve te zgjedhjeve jane te paafte ose me nivel te ulet dhe kane pergatitje te dobet, sepse kriteri i perzgjedhjes se tyre nuk ka qene pervoja ose profesionalizmi, por militantizmi dhe aftesia per te bere hile ose te pakten per te siguruar se nuk do t’u behen hile.

    Ne procesin e regjistrimit te votuesve gjate zgjedhjeve te fundit, partive politike iu dhurua e drejta per te regjistruar apo cregjistruar njerezit pa pasur nevoje qe te pyesnin qytetaret qe do te cregjistroheshin.

    …ne 7 vjet pushteti te krahut te majte presioni mbi median eshte rritur vetem ne vitet e fundit…Shume organe te medias mbijetojne vetem ne saj te reklamave nga institucionet qeveritare apo kompanite me pronesi shteterore, si Albtelecom dhe Korporata Elektrike Shqiptare. Duke qene se keto jane monopole qe veshtire se u nevojitet te bejne reklame, ne te vertete, oferta per reklame sherben si nje mjet qe qeveria e perdor per te joshur median duke siguruar mbulim te favorshem.

    …sistemi juridik shqiptar mbetet i dobet. Aftesite profesionale te gjykatesve, prokuroreve, policise gjyqesore dhe nepunesve te administrates mbeten te kufizuara ndersa infrastruktura dhe pajisjet jane te papershtatshme.

  8. #8
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,173
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Kreshnik Spahiu:

    Une besoj se sot Shqiperia nuk eshte e kercenuar nga armiqte e brendshem dhe te jashtem, por nga individe qe kane marre persiper te qeverisin interesat e popullit dhe qeverisin interesat e veta.

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,749
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    E po kur na flet dhe Osmo Liponen per kualifikimin e punonjesve , se edhe Amerikanet e kane bere kete gafe disa here te vjen te qeshesh. Ne Amerike psh, firmat qe ndertojne nuk kane as inxhinjer e jo mo te kene puntor te kualifikuar. Nuk dua te zgjatem me kafsherine qe ndodh ne ket vend, pasi te shohesh se kush nderton ketu te vjen te qash. Mire qe New Yorku te pakten nuk eshte zone termtetesh se vallaj pertoke do ishim te gjithe tashti. Ne Evrope me ndryshe, por sido qe te jete mos te na vi ky te flasi per kualifikim puntoresh ne nje vend qe ka bere nga veprat me te medhaja qe mund te beheshin. Mjafton te dihet se Diga e Buvilles, e ndertuar nga inxhinjera dhe zbatuar nga punonjes SHQIPTAR te ISPH, eshte diga me e larte ne bote e asaj lloji, me gjeomembrane etj etj. Po kush ama e prishi kete institut qe ka bere dhe projektuar(pasi jo gjithshkah u zbatua ne mungese fondesh) cdo hidrocentral ne Shqiperi, duke perfshire ketu dhe vepra te kalibrit Vau Dejes, Koman etj etj, qe tani kushtojne me qindra miliona dollare, dhe qe te behen duhet te mblidhen te pakten 15 banka qe te ndahet rrisku. Apo harron ky i pafytyre se kush i prishi institucionet ne Shqiperi, sidomos ISPH dhe Gjeodezia qe doli kundra cdo marreveshje me firmat Hollandeze dhe Austriake, te cilat jepnin vleresime stratosferike per perfundimin e disa hidrocentraleve ne Shqiperi. Apo harron Liponen se kush jane ata qe po ndertojne Greqine, Italine, Gjermanine, Angline dhe Ameriken ? , se kush i ben ato pune te renda te ndertimeve etj etj.


    Gati me bo llafe jane keta te Evropes, per gjera konkrete boini vete thone, ndersa si shefe per zhvillim ne ate rrajon kane vene nje Greke.... hajde merre vesh nga do vine investimet ne Shqiperi... qe vetem ne forme parash nuk mund te vine, por ne forme te nje blerje te mirfillte te Shtetit nga qarqet Greke, dhe Evropa qe rrin e ben sehir dhe jep deklarata te tilla te TURPSHME.

    Ky thote korrupsion, ai tjetri nga Austria e pergezon Nanon dhe thote do rekomandoj punen e mire qe ke bere. Evrope Hipokrite
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 06-08-2004 mė 14:51
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #10
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,173
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Liponen:

    …para se tė fillojnė reformat duhen njohur faktet. Shqipėria ėshtė vendi i dytė mė i varfėr nė Evropė dhe megjithė pėrparmin e shpejtė, hendeku midis tė pasurve dhe tė varfėrve nė fakt po thellohet.

    Unė nuk do ta quaja shtet tė dėshtuar. Shqipėria duhet parė nė kontekst tė historisė dhe burimeve tė saj, tė mungesės sė traditės politike dhe demokratike. Nė kėtė atmosferė vendi po pėrpiqet tė bėjė pėrparim dhe ka bėrė pėrparim. Por ėshtė po kaq e vėrtetė se parlamenti ėshtė i pazhvilluar. Atij i mungojnė kėshilltarėt.

    Shqipėria dhe shqiptarėt kanė vetė-respekt shumė tė fortė, qė ėshtė e mirė, por disa herė kjo ndjenjė ėshtė tepėr e fortė. Pranimi i kritikės konstruktive, pranimi i realitet nė Shqipėri ėshtė shumė i vėshtirė. Ėshtė njė lloj krenarie, si tė shprehem, e gabuar. Shqiptarėt janė shumė punėtorė, bėjnė pėrpjekjet tė mėdha dhe pa dyshim qė meritojnė njė tė ardhme mė tė mirė sociale e politike. Ata kanė aftėsinė e duhur. Elita intelektuale e vendit ėshtė e pėrgatitur, njerėzit flasin disa gjuhė tė huaja, kanė njohuritė e duhura dhe kjo pėrgatitje e tyre ėshtė shumė premtuese, nė se disa pengesa, qė janė reale, si mosfunksionimi i demokracisė, korrupsioni e tė tjera, qė u disktuan gjatė dėshmisė, do tė kapėrceheshin. Nė se Shqipėria integrohet, ajo ka shumė aftėsi dhe mundėsi pėr tė ardhmen.

  11. #11
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,173
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Prof. Nicholas Pano:

    Mendoj se edhe njė gjė tjetėr ėshtė me rėndėsi: jo thjesht sistemi apo partitė, por fakti se nė Shqipėri sot mbizotėrojnė shumė nga po ato sjellje tė mėparshme, siē ėshtė pėr shembull zakoni qė fitimtari i merr tė gjitha, ose qė palėt nuk bėjnė kompromise, pra tė njėjtat qendrime tė vijės sė fortė qė mendoj se janė trashėguar nga komunizmi. Kjo nuk tė habit sepse shumė nga figurat mė aktive tė skenės sė sotme politike shqiptare janė njerėz qė e mėsuan politikėn nė epokėn komuniste.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,743
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Te flasesh me fjalet e te tjereve rrezikon perher mosbesimin nga bashkefolesit.
    Po ju shkoni ne Shqiperi dhe shikoni me syte tuaj ēfare ndodh.
    Kush jane problemet e Shqiperise.
    Ne te njejtin kontest do shtroja pyetjen..
    Realisht kush jane programet qe zbatohen?
    Kush jane personat qe kane kapur vendet me te rendesishme ne ekonomine shqiptare?
    Sa kushton nje vend pune ne sektorin shteteror?Dmth sa duhet te pagosh per nje vend pune me fitim!!!!!
    Kush jane ata politikane qe me farefis kane zaptuar tragete,linja udhetimi,shperndarje e lendes se pare,sektorit ushqimor???
    Kush jane ata qe kane zaptuar bregdetin me ndertime te tipit mafioz-politik.
    Vlera reale e forces ekonomike i afrohet frikesisht numrit zero.
    Ne te njejtin moment gjashte fishohen taksat per tregetaret.
    Ne nje moment kur te ardhurat nga punesimi i afrohen shpenzimit per nevoja jetike,shteti gjen te arsyeshme te shpalli reforma qe per nje ekonomist quhen ēmenduri.
    Vritet prodhimi i brendshem per nje import me perfitime vetem per pakicen.
    Ku jane risorsat tona?Per ēfare mund te permendet Shqiperia ne tregun Europian?
    Kesaj ti shtojme korrupsionin dhe apaltet mafioze te qeveritareve,dhe ja ku ne skenen tone duartrokitet mosbesimi dhe urrejtja ndaj asaj qe quhet klase politike.
    Hiqi besimin nje populli dhe e vret ngadale.

    leci
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  13. #13
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,749
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Po kush i mbeshtet qeveritaret... e pe ate Austriakun se cfare i tha Nanos para nje jave? Ndersa Liponen na flet per korrupsion te madh. Nesje dihet ajo fare hipokrizie qe keta plera kane... un thjesht e kisha me ate komentin ndaj puntoreve te pakualifikuar, nje koment shume poshterues dhe talles per ne... se keto te tjerat kane vite qe i bejne.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  14. #14
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,325
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 3 postime
    Problemi kryesor i Shqiperise, jane vete...shqiptaret! (jemi ne dmth)

    (e vdekme)

  15. #15
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Mosha
    31
    Postime
    2,080
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    E. Mezini - Shqiperise i mungon kultura politike:

    Eshte dicka normale te degjosh ne cdo shtet te botes njerez qe ankohen per sistemin politik ose per qeverine duke shprehur shume here pakenaqesi dhe urrejtje. Vet praktika ka treguar qe nuk ka sistem politik ose qeveri nga e cila do mbetet e gjithe popullsia e kenaqur, gjithmone do ekzistojne grupacine njerezish qe nuk do ndjehen mire me politiken e ushtruar. Por problemi qendron kur te pakenaqurit nuk jane disa grupacione por shumica e popullsise, sic ndodh ne Shqiperi. Sa here qe ndonje kanal televiziv mer mundimin te pyesi banoret e kryeqytetit ose te qyteteve te tjera te Shqiperise nese jane te kanqur me gjendjen ne vend dhe me politikanet, rradhe here degjon pergjigje pozitive. Problemi i Shqiperise duket se eshte me serioz ne krahasim me shume vende te tjera te Europes Lindore, qe pak a shume qytetaret e ketyre vendeve kane te njejta shqetesime me Shqiptaret. Ne Shqiperi kemi edhe nderhyrje nga jashte e cila me pak fjale thote "ndroni politike se ndryshe jeni vetem". Keto nderhyrje nuk behen nga ndonje "armik" i qeverive shqiptare qe do te ngatrohet aty ku nuk duhet por behet nga organizata politike nderkombetare qe kan prezence mbarboterore ose nga shtete me potence mbi Shqiperine. Midis ketyre organizatave mund te permendim OKB e cila e ka futur Shqiperine pothuajse ne te gjitha listat e zeza qe lidhen me varferine, shendetesine, ruajtjen e te drejtave demokratike, mjedisin etj. Nga ana tjeter kemi organizatat europiane sic eshte Keshilli i Europes, ku mer pjese edhe Shqiperia, Bashkimi Europian, OSBE etj. Verejtjet e Keshillit te Europes per vitin 2004 ishin nga me seriozet kundrejt Shqiperise sepse mbi te gjitha ato referoheshin te te drejtat e njeriut dhe te drejtat demokratike ku sipas kesaj organizate Shqiperia shfaq mangesira te teperta dhe duket se vendi jone brenda 13 vjeteve qe nga renja e sistemit diktatorial komunist nuk paska bere hapa te medhaja. Kete konkluzion e verteton edhe perparimi kolosal - ne krahasim me Shqiperine- i vendeve te tjera te Europes Lindore qe kaluan nga Komunizmi ne Ekonomine e Lire. Te njejtat afersisht konkluzione per Shqiperine duket se kan nxjerre edhe OSBE me Bashkimin Europian. Sigurisht verejtjet e Bashkimit Europian jane me problematike per Shqiperine po te marim parasysh se BE eshte sponsorizuesi me i madh i Shqiperise dhe nga ana tjeter gjithe dipllomacia shqiptare sot perkufizohet nga nje deshire per te hyre ne kete komunitet. Me ne fund, pa u shqetesuar nga gjendja politike ne Shqiperi nuk mbeti as SHBAja e cila nuk nguroi ne 1997ten te keshilloje z. Nano midis ambasadores amerikane ne Tirane te mos mari persiper rolin e kyeministrit, sepse dicka e tille sipas Uashingtonit mund te sillte krize politike ne vend. SHBA deshiron te ket aleance me nje shtet ku ka stabilitet politik e jo me nje shtet ku politikanet aventuriere e kan te veshtire te themelojne politike largpamese.

    Ku ndodhet problemi i Shqiperise?
    Nga ato qe shkruajta me siper duket qarte se realiteti politik shqiptar ka anomalira te cilat shqetesojne popullin por edhe faktoret e huaj. Pra nuk eshte llogjike qe qeveritaret te na flasin vetem per perparim "kolosal" te Shqiperise dhe t'i lejne menjane keta faktore, qe shume here duket se nuk i marin fare parasysh. Nuk duhet qe politikanet shqiptare te pranojne si realitet te palekundshem faktin qe Shqiperia gjendet ne te gjitha "listat e zeza" te organizatave nderkombetare dhe te shteteve me potence si SHBA etj. Pra mbi te gjitha mendoj se politikaneve edhe qytetareve Shqiptare i nevojitet nje ndryshim mentaliteti. Duhet qe Shqiptaret me ne fund te hyn ne shekullin e 21. Eshte e vertete se vendit tone i mungon pervoja e politikes demokratike dhe i larmise se mendimeve. Problemi i Shqiperise nuk fillon nga viti 1945, kur u vendos sistemi diktatorial komunist, por qe nga dita e pare e krijimit te Shtetit te Pavarur Shqiptar. Qe atehere kur Shqiperia megjithese kishte krijuar shtet ishte e copetuar gjeografikisht ose ideologjikisht, qe atehere kur atdheu ishte bere protektorat ose vasal i shteteve fqinje, qe atehere kur qeverisja e vendit u merte me dhune nga dikush qe mendonte se kjo e drejte i vinte nga qielli. Pra duket qarte se Shqiperise i mungon kultura politike dhe Shqiptareve vetebesimi. Pesimizmi do ishte diagnoza me e duhur per qytetarin e sotem Shqiptar. Qytetaret Shqiptare duket se nuk kane besim se mund te ndryshojne dicka, mendojne se fati i vendit varet vetem nga nje "dore e padukshme" qe vjen nga jashte. Mbase ky eshte mentaliteti qe do te na imponoj dikush tjeter por dicka eshte e sigurte, nese pret nga nje "dore e padukshme" qe te besh perpara atehere do jesh gjithmone ne te njejten gjendje - gjithmone duke pritur. Ndryshimi nuk mund te vij menjehere por ne nje shtet demokratik sic deshiron te quhet Shqiperia qytetari eshte ai qe sjell ndryshimin kurse politikani eshte ai qe ploteson deshirat e votuesit. Pra eshte me te vertet qesharake te ankohet populli shqiptar per politiken qe ndjekin disa qeveritar, kur keta qeveritar i kan mare ato poste me votat tona. Nga ana tjeter duket se disa politikane Shqiptare - per shkak te mungeses se kultures politike qe permenda me siper- nuk e kan mare seriozisht rolin qe perfaqesojne. Kam mendimin se nuk eshte stermadhim te thot dikush se pak jane politikanet Shqiptare qe ne Parlament mendojne se perfaqesojne votuesit e tyre. Duket se shume politikane ne Kuvendin Popullor perfaqesojne nje epror te tyre, partine, ambicjet dhe-sipas mendimit te shume Shqiptareve- interesin personal etj. Perndryshe nuk ka pergjigje llogjike qe te shpjegoj se si mund te kalojne ne Kuvendin Popullor vendime kundra te cilave ngrihet ne demostrata nje popull i tere si psh. vendimi ne lidhje me mbeturinat urbanistike. Gjithashtu nje problem tjeter i politikes shqiptare duket decentarlizimi i mendimit te publikut. Sot me shume se kurre mediat shqiptare referohen te problemet nderkombetare ose me mire te ngjarjet qe ndodhin ne nje vend te larget te cilat shume here shfaqen sikur te ken lidhje edhe me fatin e vendit tone. Sigurisht qe ne epoken e globalizimit te cilen po e jetojme sot problemet dhe krizat i kalojne kufijnte e shteteve dhe behen probleme ose kriza te pergjithshme te cilat duan perballim te gjitheanshem. Por ne nje vend qe mban rekordin e vetvrasjeve nga varferia e problemet shoqerore, ne nje vend ku mbiezoteron kriminaliteti, haosi, gjakmarja, ne nje vend qe mban rekord ne Europe per semundje qe shkaktohen nga ndotja e mjedisit, ne nje vend ku qytetaret mendojne vetem sesi ta braktisin ate etj. nuk eshte aspak dicka normale qe me shume rendesi t'i jepet luftes ne Irak e hyrjes ne NATO sesa problemeve te brendeshme e te perditshme qe po gjymtojne popullsine. Gjithashtu sot ne Shqiperi partite kryesore e bazojne te gjithe fushaten e tyre elektorale tek reklamimi i hyrjes ne Bashkimin Europian- megjithese momenti i hyrjes duket shume larg. Politikanet Shqiptare e permendin aq shume hyrjen ne BE sa nganjehere te japin pershtypjen se nuk e kan kuptuar se hyrja ne BE nuk perben qellim vetvetiu. Qellimi i nje politike realiste do ishte ritja e mireqenjes, ruajtja e stabilitetit, mbrojtja e interesit kombetar dhe ngritja e rolit te Shqiperise ne arenen nderkombetare kurse hyrja ne Komunitetin Europian nuk perben gje tjeter vecse rrugen per aritjen e ketij qellimi. Pra nese politika shqiptare nuk ben hapa per te aritur synimet kryesore qe ven ne prioritet cdo shtet - te cilat i siperpermenda- atehere lojrat dipllomatike me shtetet e BE sjellin vetem fryte te perkoheshme. Gjithashtu duhet me ne fund te kuptojme se Bashkimi Europian si dhe NATO nuk jane gje tjeter vecse organizata ndershteterore ku cdo shtet mundohet te kaloje interasat e tij. Keto organizata nuk ekzistonin gjithmone. Dikur u krijuan me idene e dikujt tjetri. Pra nuk mundet nje shtet te ndertoje nje politike serioze duke u bazuar te nje ide qe nuk ishte e tij. Nuk them se Shqiperia nuk duhet te jet e hapur ndaj ideve te reja por duhet fillimisht te ndertoje strategjine e saj politike dhe e bazuar ne kete strategji e cila mbi te gjitha ruan interesat e qytetarit e te kombit adopton menyrat e realizimit te saj. Duket qarte se edhe per shtetet europiane Komuniteti perben nje menyre realizimi te strategjise se vecante te cdo anetari, ky eshte edhe shkaku i mosmareveshjeve te anetereve te BE mbi shume tema.
    Te gjitha keto konkluzione negative mbi gjendjen politike ne Shqiperi nuk duhet ne asnje menyre qe te na heqin shpresen mbi te ardhmen. Nuk duhet gjithashtu te jemi me optimist se c'duhet sepse nuk eshte e lehte te ndrojne fenomenet. Nuk duhet te harrojme se Shqiperia ka nje pervoje gjymtuese prej 46 vitesh Komunizem nga e cila doli e izoluar. Politikani dhe shkencetari-politik Shqiptar hyri ne epoken e demokracise duke pasur parsysh vetem teorine marksiste. Ne vitin 1991 ne Shqiperi nuk ekzsitonin libra ku te flitej te pakten per shtyllat themeluese te ideologjive kryesore ku bazohen shkencat politike sic jane Realizmi e Pluralizmi. Ne nje fare menyre politikani Shqiptar i pas-Komunizmit u detyrua te shpiki teorite e veta per te shpjeguar fenomenet politike. Mendimi shkencor politik ne Shqiperi shfaq mangesira te medha edhe sot. Institucionet e vetme qe analizojne politiken e brendeshme e te jashtme jane kanalet televizive - me perkufizim- ku gazetari vihet ne vendin e nje shkencetari politik. Pra ne nje shtet me mangesira kaq te medha behet e qarte se rezultatet jane varfera edhe vet politikanet nuk kane perkrahjen e duhur qe te ndjekin nje politike reale e frytedhenese. Biles shume here rezultatet pozitive ne politiken e jashtme e te brendeshme jane pasoje e politikes se personave qe e ushtrojne ate, vecantisht, e jo te nje veprimtarie qe ushtrohet nga nje mekanizme politike e organizuar mire. Ky fenomen shkakton gjithashtu edhe mos-vashdimesine ne rezultate pozitive ne politiken e jashtme e te brendeshme, per shkak te ndrimit te personave qe e ushtrojne. Sidoqofte duhet me ne fund qe udheheqesit e Shqiperise te marin inisjativen e ndertimit te nje politike larpamese e afatgjate, e cila do te jet e mbeshtetur mbi institucione qe krijojne politike dhe do te ket baze shkencore, duhet te ndertojne nje politike qe mer parasysh interesat e publikut e te kombit dhe e cila nuk do nryshoje sa here qe nryshon qeverisja e vendit. Ndryshimi i qeverise nuk do te thote ndryshim ne qellime strategjike e politike por ndryshim ne menyren e realizimit te tyre. Ne nje shtet demokratik qellimet politike ndryshojne kur ndryshojne interesat ose nevojat kombetare.

  16. #16
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Mosha
    31
    Postime
    2,080
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Artikullin e mesiperm e kisha shkruajtur une (te Kultura Demokratike) dhe meqe pash qe ju shqetesojne problemet e Shqiperise thash se do ishte mire ta sjell edhe ketu. Kush ka durim le ta lexoje.

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,329
    Faleminderit
    26
    304 falenderime nė 230 postime
    Mendimin tim e kam shprehur ne nje artikull te publikuar para 2 javesh. "Paradokset e politikes shqiptare". Klikoni ne firmen time artikullin me ate emer me poshte nese deshironi ta lexoni.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    233
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    kryeplako e lexova shkrimin tat dhe jam dakort qe shqiptareve ju mungon "kultura politike" (se mos vetem kjo), po s'morra vesh PSE? vetem atyre ju mungon dhe jo te tjereve popuj. si dhe ja ta zeme se neser e fitojne kete kulture, a thua kjo do ti lumturoje, heqi pesimizmin, apo pasuroje?

  19. #19
    Perjashtuar Maska e Delisios
    Anėtarėsuar
    13-07-2004
    Postime
    44
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nje nder problemet e shumta eshte kultura, rinia e sotme ska me kulture , te rinjte e sotem ja kan ber pucin shkolles me kohe dhe duan vetem te dalin neper lokale e te bejne qef , cfare klani njerezish intelektuale do kete Shqiperia ne nje te ardhme te shpejte ??

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,699
    Faleminderit
    22
    67 falenderime nė 53 postime
    Nese lexohen me vemendje mbiemrat e Spahiut, Mediut, Veliajt, Islamit do te vihet re se ata perfaqesojne apo mbeshtesin grupime te ndryshme politike dhe kjo te len te kuptosh se ata duke qene ne konflikt te vazhdueshem nder partiak me njeri tjetrin, permes komenteve te ofruara i kane perplasur ne surrat "njollat" njeri-tjetrit dhe rrjedhimisht nje pasqyre perqarko-rretho-per-rrotull-qarkesor, gjendjes se vendit, kur ata kane qene ne disfavor ne kuadrin kohor te pozites apo opozites qe perfaqesonte partia e tyre.
    A nuk vlen te jesh amator i rrethanave te tilla ne te cilat mund te perfitosh nga "lufta partiake" e anetareve perberes per te zbuluar difektet ne qeverisje dhe po ashtu e si rrjedhim rezultatin e "produktit" (gjendjes se vendit ne pergjithesi)?!

    Mgjth...duke u nisur nga cka eshte thene dhe informacioni i percjelle, jam i mendimit se problemet e Shqiperise do te mbesin te tilla perderisa ne krye te pushtetit qendrojne Nano-Berishovinat.
    Njeri prej tyre eshte politikan i mireinformuar dhe i teper-pergatitur per detyren qe mban por zbatimi qe i ben ai politikes mund te jete perfekto-paresor ne aspektin personal, por jo, kurrsesi (as qe behet fije fjale) ne interes te shumices. Ndersa tjetri eshte nje politikan fallco apo kukull, apo nje improvizim, ose me mire te them perfaqesues i valvules vagabondeske, klases e cila mbijeton vetem ne rrethana kaosi ne Shqiperi! (Ujku vecse ne mjegull ben hajer plako)

    E si mund te rrisesh nivelin ekonomik e rrjedhimisht te ardhurat per fryme dhe per me teper, si rezultat, mireqenien e miletit kur drejtimi i vendit ka "fundosur" ne pjaten e Ēakallit faqegjere dhe Ujkut bixhoslli?!

    Si mund te arrihet zhvillim ekonomik kur sistemi i larte arsimor eshte shnderruar ne prone private e cila blihet e shitet sipas qejfit me monedhen e paturpesise dhe korrupsionit pa cmim?!

    Si mund te ndertohet nje sistem politik ne interes reciprok midis miletit dhe qeveritareve, kur aktualisht, intelektualet e vertete e kane braktisur dhe vazhdojne ta braktisin vendin, te lodhur menderisht dhe shpirterisht nga mungesa e perkrahjes se shumices dhe te joshur nga iluzioni per nje jetese me te mire ne vendin fqinj apo tutje ne Amerike dhe ne Europen Perendimore?!

    E pra, problemet e Shqiperise jane teper siperfaqesore dhe nuk eshte e thene te jetosh e ti perjetosh ne Shqiperi kur mund te kryesh llogaritjet per te nxjerre rezultatet, duke u nisur nga ngjarjet e famshme pa mbarim ne cdo fushe qofte politike ekonomike, arsimore etj, qe zene vend dita dites ne Shqiperi, akoma me teper kur ne ditet e sotme ndihemi extremisht te privilegjuar fale epokes se "bumit" (zhvillimit) te sistemit komunikues ne mbare globin e cila na ofron mundesine edhe ne qe jetojme 5000 milje tutje te informohemi ne lidhje me cka po ngjet ne trojet e neperkembura nder shekuj!

    Problemet perballe te cilave ndodhet Shqiperia kane nje dimension te tille te pamatshem aritmetikisht te cilat vine si rezultat i mungeses se bashkimit te miletit per te brohoritur ne nje mendje, per te mos lejuar shfrytezimin e pameshirshem qe po i behet. Akoma me qesharak eshte fakti spas te cilit, po ti degjosh shqipot neper muhabete ne pista kafenesh ata bejne tifozllik partiak, para e pas buke duke harruar se ata po e hane pas shpine dita dites...(Fshati digjet k-urvicka krihet)

    Nejse, ju debatuesit e flakte...nese jeni kaq te impenjuar dhe te teper-informuar per gjendjen dhe problemet e Shqiperise, hidhni ne test mendimet tuaja me njeri-tjetrin ne lidhje me zgjidhjet e mundshme te problemeve, gjeresisht-dimensionalisht 100 milion here te permendura!

    Eh mer plako mendoj ndonjehere, te gjithe qe shkruajne ketu tallin astaret e pantallonave pasi flasin me qindra apo mijra kilometra...shume larg vend-ngjarjes se ndodhive hajduto-plerovino-qeveritare dhe ca zgjidhje mund te presesh vecse shpenzim kohe dhe kok-plasaritje...

    Shqiperia eshte bere han-babuneri si i thone muhabetit...del Hasan-Hysenlliu, hyn Hasanlli-Hyseni!

    Shqiperise nuk i duhet asgje me teper, vecse zemra. mendja dhe shpirti i nje Skenderbeu te II !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 06-08-2004 mė 14:53

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  2. Hyseni: Kadare kundėr bashkimit tė Shqipėrisė etnike
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  3. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Lek Zogu me se fundi ka nje strehe..
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 12:42
  5. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 17:56

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •