Grabitje spektakolare nė autobuzin e linjės Athinė- Tiranė. Viktimat dyshojnė pėr njė vjedhje tė organizuar

Emigrantėve tė linjės Athinė-Tiranė u vidhen bagazhet


A. Isai& K. Boriēi

ELBASAN- Grabiten bagazhet e pasagjerėve tė linjės Athinė- Tiranė, ndėrkohė qė rrethanat e kėsaj ngjarjeje janė enigmatike pėr policinė, ashtu sikurse dhe autorėt. Vjedhje spektakolare e bagazheve tė pasagjerėve tė linjės ndėrkombėtare, tė cilėt kanė qėnė kryesisht emigrantė shqiptare, ėshtė konstatuar nė qytetin e Elbasanit. Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se vjedhja ėshtė konstatuar nga disa emigrantė qė kanė zbritur nė qytetin e Elbasanit, vendlindjen e tyre, por qė kanė mbetur tė ēuditur kur nuk kanė gjetur asnjė valixhe apo ēantė tė vendosura nė vendin e bagazheve tė autobuzit. Policia ka bllokuar autobuzin, ndėrsa dyshohet se vjedhja ka ndodhur nė Kapshticė, por nuk pėrjashtohet mundėsia se ngjarja mund tė ketė ndodhur dhe nė Korēė ku kanė zbritur pasagjerėt e parė.

Ngjarja
Rreth 35 udhėtarė, burra, gra dhe fėmijė, ishin nisur tė mėrkurėn pasdite nga Athina pėr nė Shqipėri me autobuzin me targė PIM 82-62 qė i pėrket linjės sė udhėtarėve “Albavel”. Pas mesnatės duke u gdhirė dita e djeshme, ata kanė mbėrritur nė Kapshticė dhe pėr shkak tė procedurave kanė qėndruar aty pėr disa kohė nė pritje. Nė tė gdhirė tė ditės sė djeshme, sikurse tregojnė udhėtarėt pėr gazetėn, ata kanė kaluar traun grek dhe pastaj traun e pikės kufitare shqiptare nė Kapshticė pėr tė vazhduar udhėtimin drejt Tiranės. “Ne kemi udhėtuar tė qetė si edhe herė tė tjera, pa e menduar kurrė se nuk do t’i gjenim bagazhet tona dhe as qė e besonim njė gjė tė tillė”, shprehet Ilia Salla, destinacioni i tė cilit ishte Tirana. Ai tregon se “mbetėm tė shtangur kur disa pasagjerė zbritėn nė Elbasan dhe konstauan se vendi i bagazheve ishte i boshatisur”. Udhėtarja, Leta Gjoka, 34 vjeē, nga Tirana, dyshon se bagazhet janė vjedhur gjatė kryerjes sė procedurave nė tokėn shqiptare nė Kapshticė. “Kur hymė nė tokėn tonė ishte njė kaos i vėrtetė. Nja dhjetė ēuna na erdhėn para autobuzit nė Kapshticė duke na thėnė se ishin kambistė. Nė fakt asnjėri prej nesh nuk donte tė thyente euro nė lekė”,- thotė njė udhėtar tjetėr. Sipas tij “kėmbėngulja e kėtyre “kambistėve” na nevrikosi aq shumė sa i kėrkuam kujdestarit tė autobuzit qė t’i thoshte shoferit grek, qė tė nisej sa mė shpejt se dhe procedurat me vendosjen e vulave i kishim mbaruar”. Gjithsesi emigrantėt nuk kanė pėrjashtuar mundėsinė se grabitja ka ndodhur nė Korēė, pasi aty autobuzi ka qėndruar pėr 20 minuta.

Policia
Nė Elbasan, ku dhe ėshtė diktuar grabitja e bagazheve, kanė mbėrritur menjėherė uniformat blu pas marrjes sė informacionit. Rreth 20 udhėtarė kanė thėnė pėr policinė, por edhe pėr median se u kanė humbur sende qė kapin vlerė tė madhe financiare, (mendohet se shuma e kalon 30 mijė euro, pasi emigrantėt kishin nė valixhe gjėra tė ēmuara, dhurata, pajisje tė ndryshme dhe kinkaleri). Udhėtarėt kanė kėrkuar shpjegime nga shoferi dhe kujdestari, por kėta tė fundit nuk kanė folur, duke ngritur supet dhe duke deklaruar se nuk dinin asgjė. Pasagjerėt kanė deklaruar se nuk kanė asnjė shpresė pėr gjetjen e mallrave tė grabitur, (sipas hetimeve tė para bėhet fjalė pėr grabiten e 30 valixheve), ndėrkohė qė kanė kėrkuar ndihmėn e agjencisė dhe policisė.“Kjo ėshtė vjedhje e organizuar se nuk ka se si. Ndoshta dikush ėshtė futur nė vendin ku ndodheshin bagazhet e i ka hedhur njė nga njė nė rrugė drejt tė tjerėve qė ecnin me makinė”, -thotė njė grua rreth tė dyzetave. Pasagjerėt tė revoltuar , nė pohimet e tyre hidhnin dyshimin dhe pėr njė bashkėpunim tė mundshėm tė shoferėve nė kėtė vjedhje. Policia e Elbasanit ka nisur menjėherė hetimet dhe ėshtė lidhur edhe me drejtuesit e agjencisė dhe me forcat e policisė kufitare pėr tė zbardhur ngjarjen. Drejtues tė policisė sė Elbasanit thanė se rreth orės 10.00 tė ditės sė djeshme autobuzi i linjės ndėrkufitare nuk ka udhėtuar drejt Tiranės, por ėshtė rikthyer drejt pikės kufitare tė Kapshticės, atu ku mendohet se fillon vjedhja spektakolare.



06/08/2004