Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Erik Maria Remark

    ....Nje bubullime shurdhuese u rrokullis befas permbi qyetet. Pika shiu filluan te perplasin pas gjetheve te luleve. Vuri re , se si rruga zuri te pikelohej ne argjend te zi. Shiu erdhi duke u shtuar. Pikat e renda e goditen te fytyre. Dhe pernjeheresh ai s'po merrte vesh ne ishte qesharak apo i mjere, ne vuante apo nuk vuante-dinte vetem qe po jetonte.Po jetonte! Ai ekzistonte e jeta e kishte pushtuar serish, po e shkundte e, ai nuk ishte me spektator, nuk qendronte me jashte saj; shkelqimi i forte i ndjenjes se pakontrollueshme vershonte perseri neper damaret e tij, si zjarri neper oxhake furnaltash; dhe, nuk kishte pothuaj pike rendesie ne ishte i lumtur apo fatkeq; ai jetonte dhe e ndjente fort qe po jetonte-dhe kjo ishte mjaft.!
    Vazhdonte te rrinte nen shiun qe vershonte mbi te porsi nje bresheri qiellore mitralozesh. Rrinte atje , e ishte shi e shterngate e uje, e toke njeheresh; rrufete e horizonteve kryqezoheshin brenda tij; ai ishte edhe krijese edhe element i natyres; asgje s'kishte me emer dhe keshtu te gjitha dukesg\hin si te vetmuara e si te braktisura, te gjitha ishin njelloj- edhe dashuria , edhe uji qe derdhej tatepjete, edhe ato ndricimet e zbehta mbi catite, edhe toka qe dukej sikur po gufohej; s'ekzistonin me kufij dhe ai vete ishte pjese e te gjitha ketyre. Lumturia dhe fatkeqesia mbeteshin gezhoja boshe te flakura tutje nga ndjenja e gjithepushtetshme se po jetonte dhe se po e ndjente se po jetonte.
    ....."o ti atje lart!" foli ai duke iu drejtuar dritares se ndricuar, dhe qeshi, dhe nuk e kuptoj qe po qeshte.
    "ti dritez e vogel, ti vegim i nje zane, ti fytyre qe ushtron nje pushtet te cuditshem mbi mua, ketu mbi kete planet, ku ka me qindra e mijera fytyra te tjera, me te mira, me te bukura, me te mencura , me te ciltra, me besnike e me te afrueshme- o ti rastesi qe mu ngaterrove nje nate neper kembe atje ne ruge e qe hyre ne jeten time, ti ndjenje e perplasur brigjeve, pa mendim, por roberuese dhe qe rreshqite nen lekuren time ne nate gjumi, ti, qe s'di per mua pothuajse asgje tjeter pervec asaj qe te rezistova, dhe qe prandaj mu hodhe nder krahe , deri sa nuk te rezitova me, ti, qe deshe te vazhdoje pastaj rrugen tendee te mergoheshe prej meje-te pershendes, te pershendes! Ja tek po qendroj ketu dhe s'ma merr mendja se do te qendroj edhe nje here tjeter keshtu. Shiu me deperton nen kemishe dhe eshte me i ngrohte e me i ftohte e me i bute se duart e tua dhe lekura jote. Po qendroj ketu i mjere dhe me kthetrat e xhelozise ne bark, duke te te kerkuar, duke te te perbuzur, admiruar e adhuruar,sepse ke hedhur rrufene qe ndezi, rrufene qe dremit ne cdo gji, shkendijen e jetes, zjarrin e zi.
    Po qendroj ketu, jo me si nje i vdekur me leje, me pak cinizem, sarkazem e me nje cikez guxim, jo me i ftohte; jam perseri i gjalle, qofte edhe duke vuajtur, por serish i prekshem nga stuhite e jetes, i rilindur e i rikthyer ne pushtetin e saj te thjeshte! Qofsh bekuar ti Mado, me ate zemren tende shtegtare, ti Nike me ate aksentin tend latin! Enderr dhe mashtrim, pasqyre e thyer e nje perendie te ngrysur, o ti qe s'di asgje- te falenderoj! Kurre s'kam per te ta thene, se ti do te nxirje perfitimet e tua nga kjo-por ti ma ke rikthyer ate qe s'do te ma jepte as Platoni, as krizantemat, as e gjithe poezia dhe as e gjithe meshira, as deshperimi dhe as me e forta dhe, as me e durueshmia shprese: Jeten e thjeshte , te fuqishme, te mirfillte, qe me dukej si nje krim ne keto kohra midis njeres katastrofe dhe tjetres! Te falenderoj! Duhej te te humbisja qe ta merrja vesh kete! Mbetsh me shendet!

    shkeputur nga "Harku i triumfit"....

    Erih Maria REMARK.
    perkthyer, nga Robert Shvarc.




    ps.
    sot ra shi ne dritaren time... Sa here bie shi jam ndryshe, jam ajo qe dua te jem perhere, po qe nuk jam dot perhere.
    (me kete rast, thashe njerin nga autoret e mij te preferuar, po vec njerin ama).
    pershendetje per te gjithe,
    macia, qe i eshte dhene shiut gjithe diten . Me nje lumturi te trishtuar ne nje pritje te shumefishte .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 28-03-2010 mė 22:47

  2. #2
    shpirt tironci Maska e ai hyjnori jot
    Anėtarėsuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    Hapesire...
    Postime
    72

    Flm,qe e solle...shume!

    ...e madherishme...pa'arriteshme... flm 100 here... muah!
    Ty nuk tė mbylla nė asnjė sėndyk,

    Tė lash atje ku s'je, por je pėrherė,

    Tė lash nė kraharorin tim pa kyē,

    Ku po tė duash, hyn e del sa herė.

  3. #3
    . Maska e elda
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569
    Eshte vertet fantasike dhe shume e arrire

    bye bye Elda

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e red pepper
    Anėtarėsuar
    13-07-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    10
    Ja perse per mua ky eshte nje nga librat me te bukur.
    Pershendetje!!!!!!
    nuk mund te qortohem,se dhe vete njeriu model ka skadencen e vet

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar red pepper pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  6. #5
    shpirt tironci Maska e ai hyjnori jot
    Anėtarėsuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    Hapesire...
    Postime
    72

    Remark < Tre Shoke >

    Pastaj,pernjeheresh,gjithcka ndodhi shume shpejt.Mishrat e fetyres filluan t’i treten.Kockat i kishte tani te holla si krahe femije,brinjet i dalloheshin nen lekure dhe ethet e zhuritnin pa nderprerje ate trupth te ligur.Infermierja solli bombola me oksigjen dhe mjeku i vinte cdo ore.
    Nje pasdreke,temperatura i zbriti cuditerisht shpejt. Pati u zgjua dhe me soditi per nje kohe te gjate.

    - Ma jep pak pasqyren? ---pershperiti pastaj.
    - C’e do pasqyren? --- e pyeta une. - Qetesohu pakez! Me duket se e hodhe tani,Pat. S’ke me ethe.
    -Jo,----murmuriti ajo me ate ze te therrmuar e te drobitur--ma jep pasqyren!

    Une i rashe qark krevatit,mora pasqyren dhe e leshova nga dora.Ajo u thye.
    - Me fal!---i thashe.---Sa ter,qe jam! Edhe nje cope pasqyre me vete e me shpeton nga dora e me behet cope e cike!
    - Ne canten time kam edhe nje tjeter,Robi.
    Ishte nje pasqyre e vogel prej nikeli te kromuar.E fshiva me pellemben e dores,qe te ndotej pak dhe ia dhashe. Ajo e pastroi me zor dhe u pa ne te me vemendie.
    - Ti duhet te nisesh i dashur!--peshperiti pastaj.
    -Po pse? S’me dashke me?!
    -Ti s’duhet te me shohesh me.Kjo ketu s’jam une.
    Ia hoqa pasqyren nga dora.
    -Keto sende metalike nuk vlejne asnje grosh,Pat.Pa shiko ,si me nxjerr mua! Te zbehte e te hequr.Pse,keshtu qenkam une? Une jam i zeshket dhe i fuqishem.Tere bridhe-bridhe eshte kjo dreq pasqyre!
    -Dua ,qe te te mbetem ndryshe ne kujtese ,--murmuriti ajo.--Nisu,i dashur!Me ler te mbaroj pune vehte!
    Une e qetesova.Ajo ma kerkori perseri pasqyren bashke me canten e saj.Pastaj zuri t’i vinte puder fetyres se mjere e te drobitur,buzeve te plasura,gropezave te nxira posht syve.
    -Vehtem pak,i dashur,---tha ajo dhe u mundua te vinte buzen ne gaz.--Ti s’duhet te me shohesh te shemtuar...
    -Ti mund te besh c’te duash,---i thashe,---por kurre s’do te jesh e shemtuar! Per mua je gruaja me e bukur,qe kam pare gjate gjithe jetes sime!
    Ia mora pasqyren dhe kutine e pudres dhe ia vura duart me kujdes rreth kokes.Pas pak ajo filloi te shqetesohej.
    -Cfare ke Pat ?--e pyeta.
    -Troket aq fort,--peshperiti ajo.
    ---Kush? Ora?
    Ajo tundi koken paksa ne shenje pohimi:
    -Bubullon...
    Une e hoqa nga oren nga dora.
    Ajo veshtroi gjithe ankth akrepin e sekondave.
    -Hiqma nga syte!...
    Une e mora oren dhe e perlasa fort pas murit.
    -Ja,tani nuk trohet me!Tani koha eshte ndalur ne vend.E kemi shqyer ne mes.Vetem ne te dy kemi mbetur ketu,vetem ne te dy,ti dhe une dhe askush tjeter.
    Ajo m’i hoqi syte qe i qene zmadhuar tejmase.
    -I dashur ...--peshperiti me ze te shuar.
    Une s’munda ta duroja me ate shikim.Vinte qe nga larg ,kalonte permes meje dhe tretej diku.
    -Trimeresha ime,--murmuria une,---Trimeresha ime e shtrenjte ,e dashur...

    Ajo vdiq ne oren e fundit,te nates,perpara se te agonte.Hoqi shume dhe vdiq me mundime te medha dhe askush s’mundi ta ndihmonte .E mbante doren time te shtrenguar,por nuk e dinte me qe i ndodhesha prane.Dikur foli dikush:
    -Vdiq...
    -JO!--bertita une.---Ajo s’ka vdekur ende! Ende po ma mban doren te shtrenguar...
    Drite. Drite verbuese,e padurueshme.Njerez.Mjeku.Une hapa ngadale doren time.Dora e Patit u leshua pertoke.Tipare te shfytyruara nga nakthi.Sy te ngrire e te munduar.Floke geshtenje e te mendafshte.
    -Pat,---thashe une.---Pat!
    Dhe,per here te pare ,ajo nuk me dha pergjigje...

    - Dua te rri vehtem--thashe une.
    -Te mos e...?---pyeti dikush.
    -Jo,---thashe une,---Dilni perjashta! Mos e prekni!
    Ia lava pastaj gjakun.Isha si cope dru.Ia kreha floket. Ajo filloi te ftohej.E shtriva ne krevatin tim dhe e mbulova me batanijet. U ula prane saj dhe s’isha i zoti te mendoja me asgje.Rrija ne karrige dhe e veshtroja krejt i shastisur.Qeni u fut ne dhome dhe m’u shtri ne preher...
    E pashe se si i nderroi fetyra.S’munda te beja asgje tjeter,vecse te rrija ashtu i ngurosur,ashtu krejt bosh,dhe ta sodisja...
    Pastaj erdhi mengjesi!---dhe ajo nuk ishte me...

    ...ah!
    Ty nuk tė mbylla nė asnjė sėndyk,

    Tė lash atje ku s'je, por je pėrherė,

    Tė lash nė kraharorin tim pa kyē,

    Ku po tė duash, hyn e del sa herė.

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253
    ah c'me kujton ca kohera ky remarku.
    por pastaj erdhi nje mengjes- edhe remarku nuk ishte me...

  8. #7
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    Mbyllja me e bukur e nje romani qe mund te shkruhej nga gjeniu i njeriut!
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  9. #8
    Pėr fat tė keq, nuk e kam lexuar akoma kėtė romanin "Tre shokėt" nga Remarku, por kjo pjesa kėtu e shkėputur - qenka madhėshtore dhe shumė prekėse. Ia kam vėnė vetes detyrė ta lexoj pasi tė mbaroj "Les miserables" tė Hugo, dhe jam e sigurtė se nuk do zhgėnjehem nga Remarku edhe me "Tre shokėt".
    "Harku i Triumfit" nga Remark qė kam lexuar, ėshtė nga tė preferuarit e mi...nga ata libra qė pasi i mbaron - diēka ndryshon medoemos nė botėkuptimin tėnd, nga ata libra qė tė pasurojnė...
    Pėr ta 'pasuruar' sado pak temėn mbi Remarkun (qė mos ta lėmė tė harruar nė kėtė rubrikė) po postoj disa fragmente qė kam shkėputur nga romani "Harku i Triumfit"


    (Lexim tė kėndshėm)


    “Ku mbeten lajthitjet e zemres? U vranė nga lajthitjet e ngrysura te jetes...”

    “Vetem kur s’te mbetet mė asgjė pėr te cilėn ia vlen tė jetosh – atėherė je i lirė”.

    “Kur njeriut nuk i mbetet mė asgjė e shenjtė, atėherė i shenjtėrohet gjithēka, por tashmė nė njė plan mė njerėzorė. Atėherė njeriu e adhuron edhe atė shkėndijėz jete qė regėtin tek krimbi i tokės dhe qė e shtyn herė pas here tė dalė nė Dritė.”

    “Kush beson, bėhet fanatik shumė kollaj. Prandaj edhe tė gjitha besimet kanė kushtuar aq shumė gjak; toleranca ėshtė bija e dyshimit.”

    “Kundėr fyerjeve njeriu mund tė mbrohej, por kundėr mėshirės – jo.”

    “Tė jetosh, do tė thotė tė jetosh nga tė tjerėt. Ne tė gjithė hamė nga njėri tjetri. Pra nuk duhet ta shuajmė shkėndijėn e mirėsisė qė na lind herė pas here. Ėshtė diēka qė tė jep forcė, kur e ke jetėn tė vėshtirė.”

    “Tė jetosh vetėm - refreni i pėrhershėm i jetės. Por kjo s’ishte as mė e keqe dhe as mė e mirė, se shumė gjėra tė tjera tė kėsaj bote. Vetėm se e zinin mė tepėr nė gojė se ē’duhej...Njeriu ishte gjithmonė vetėm dhe s’ishte kurrė vetėm...”

    “Pendimi ėshtė gjėja mė e pavlerė nė botė. Asgjė nuk mund tė kthehej qė nga atje ku ka shkuar. Asgjė nuk mund tė ndreqet mė. Ndryshe ne tė gjithė do ishim shenjtorė. Jeta nuk ka pasur ndėrmend tė na bėnte tė pėrsosur. Ai qė ėshtė i pėrsosur e ka vendin nė ndonjė muzeum.”

    “Pse vallė njerėzve fetarė rrallė iu pėlqen e drejta? Karakterin mė tė mirė e kanė cinikėt; kurse ata qė nuk durohen fare janė idealistėt.”

    “Asgjė nuk pėrsėritet. Ne pėrsėritemi; kjo ėshtė e gjitha!”

    “Pushteti ėshtė sėmundja mė ngjitėse qė ekziston. Sėmundje qė tė deformon mė shumė se ēdo sėmundje tjetėr.”

    “Ēdo qė mund tė rregullohet me para, ėshtė e lirė.”

    “Pse natėn ēdo gjė tė duket e larmishme...dhe ne pandehim se mund t’i bėjmė tė gjitha...edhe atė qė s’e arrijmė dot e mbushim pastaj me ėndrrat tona...Pse? Ėndrrat i kemi sepse pa to nuk do duronim dot tė vėrtetėn. Njeriu mund tė gėnjehet edhe me tė vėrtetėn. Kjo ėshtė njė ėndėrr akoma mė e rrezikshme.”


    “Kur njeriu s’ėshtė i zoti tė bėnte gjė, tė paktėn le tė mos e ēmendte veten duke i bluar dhe ribluar mendimet.”

    “Ndihmo po munde. Bėj ēdo gjė po munde...Por nė mos qofsh i zoti tė bėsh gjė – atėherė harro. Kthe kokėn dhe mbahu fort! Mėshira ėshtė diēka qė iu shkon kohėve tė qeta, tė paqta. Mėshira nuk bėn kur vjen puna pėr jetė a vdekje. Varrosi tė vdekurit – dhe kapėrdije jetėn, ekzistencėn tėnde! Do tė tė duhet kjo jetė. Tė mbash zi ėshtė diēka, kurse fakti, e vėrteta ėshtė diēka tjetėr. Njeriu nuk mban zi mė pak nėqoftėse, megjithėse e shikon tė vėrtetėn drejt e nė sy dhe e pranon qė ėshtė e vėrtetė. Vetėm kėshtu mund tė mbijetosh.”


    “Ishte mė mirė qė njeriu tė mos mėsohej me shumė sende, kur jeta ėshtė e tallazitur se pastaj do tė ishte i shtrenguar tė ndahej pėrgjithmonė prej tyre, ose mund tė t’i rrėmbenin tė tjerėt. Ēdo ditė duhej tė ishe gati pėr t’ia mbathur diku...”


    “Ndihej bosh dhe s’e gjente dot shkakun. I dukej sikur ngrohtėsia e trupit po i pikonte dalėngadalė jashtė lėkurės e po i zhdukej diku...sikur gjaku i tij kėrkonte tė mbėshtetej pas diēkaje qė nuk ishte aty dhe derdhej e derdhej tatėpjetė njė pafundėse tė butė. Kryqėzoi duart poshtė kokės dhe ndjenji pa lėvizur. Tani e kuptoi qė ishte pritja ajo qė po e mundonte, dhe e dinte qė nuk ishte vetėm vetedija e tij qė po e priste Xhoanėn, por edhe duart, edhe damarėt, edhe njė ndjenjė ėmbėlsie e ēuditshme e huaj po e prisnin e po e prisnin.”

    “Njeriu duhej tė mbetej i pavarur. Ēdo prapėsi fillonte me vartėsirat e vogla. Nė fillim nuk u kushtoje vemendje – por pastaj e shihje veten befas tė kapur nė rrjetėn e zakonit. E njė zakoni tė cilin mund ta pagėzoje me gjithėēfarė emrash – njė nga ata quhej: Dashuri. Njeriu s’duhej tė mėsohej me asgjė.”


    “Kur ke ndėrmend tė bėsh diēka – mos pyet pėr pasojat, se pėrndryshe nuk do e bėsh kurrė.”

    “Nga kuptimi i tepėrt, vijnė keqkuptimet nė kėtė botė.”


    “-Pandehja se jetonim nė kohėn e konservave.
    -Konservave? Pse?
    Raviku rrėfeu me dorė gazetat... – sepse s’kemi nevojė tė mendohemi. Gjithēka ėshtė e paramenduar, e parapėrtypur, e parandier. Punė konservash! Mjafton t’i hapim. Mjafton tė na i sjellin tre herė nė ditė nė shtėpi. S’kemi mė nevojė tė kultivojmė vetė, tė rrisim gjė vetė, tė gatuajmė gjė mbi zjarrin e pyetjeve, tė dyshimeve e tė mallit. Vetėm konserva! Nuk po jetojmė lehtė- po jetojmė lirė.”


    “Vetėm gjėrat e thjeshta nuk tė zhgėnjejnė kurrė.”

    “Dashuri do tė thotė t’i pėrkasėsh njėri tjetrit, pėrgjithmonė...”

    “E kush donte dikė qė ishte si ai vetė? E kush pyeste pėr moral nė Dashuri? Kjo ishte njė shpikje e tė dobtėve.”

    “Ai qė nuk pret gjė, nuk zhgėnjehet kurrė.”

    “Nata dhe gjumi janė tradhėtarė... E si mund tė jetė e pėrsosur Dashuria, kur unė tė humbas ēdo natė pėr faj tė gjumit, kur ai tė rrėmben nga krahėt e mi...”

    “Dashuria e bėn gruan mė tė mprehtė, ndėrsa burrin konfuz.”

    “Njeriu e humbiste gjithmonė mė lehtė atė qė mbante ndėr krahė – dhe kurrė atė qė braktiste.”

    “Njeriu plaket vetėm kur nuk ndien mė.”

    “Ndjenja nuk njeh shpjegime- vetėm veprime.”

    “Nė ēastin kur s’do tė jemi mė foshnjarakė, ta dish qė jemi plakur.”


    “E dinte qė ekzistonin fytyra mė tė bukura, mė tė menēura, mė tė pastra – por gjithashtu e dinte se vetėm kjo fytyrė e Xhoanės ushtronte mbi atė njė pushtet si asnjė tjetėr, dhe kėtė pushtet ia kishte dhėnė ai vetė.”

    “Gratė duhet t’i adhurosh, ose t’i braktisėsh...Fjalė tė mėdha. E kush ishte ai trim qė e bėnte dot! Le qė kush ishte ai qė dėshironte vėrtetė ta bėnte!”

    “Unė e urrej perfeksionin, nuk ėshtė njerėzor...”

    “Ne s’e ndiejmė kurrė atė qė katranosim.”

    “Tė kesh besim tek e panjohura...njė veti njerėzore me rrėnja tė thella.”

    “Kush nuk iu beson ēudirave nė Dashuri, ėshtė i humbur.”

    “Ēudi sa fort iu shkojnė poshtėrsitė kėtyre grave.”

    “Me gratė nuk duhej diskutuar, del gjithmonė i humbur. Nė duart e tyre llogjika kthehet nė dyll, dhe pėrpunohet sipas qejfit. Duhej vetėm veprim- dhe pikė!”

    “Mjekėt administrojnė vdekjen, ndėrsa gratė Dashurinė!”

    “Sa trashanike mund tė duken tė vėrtetat kur i nxjerr nga goja...”

    “Vetėm fitimtarėt janė tė rraskapitur, jo tė mundurit. Fitorja tė bėn tė shkujdesur.”


    “Ne jetojmė nė njė kohė qė po vdes, ndėrsa ky qytet gjėmon nga jeta. Jemi shkulur nga tė gjitha dhe na kanė mbetur vetėm zemrat tona. Unė isha gjer nė hėnė dhe u ktheva sėrish, dhe ti je kėtu, dhe ti je Jeta. Mos pyet mė gjatė..mė shumė tė fshehta ka nė flokėt e tu, sesa nė mijėra pyetje. Kėtu para nesh shtrihet nata: disa orė dhe njė pafundėsi e tėrė, gjersa tė vijė mėngjesi e tė trokasė nė dritare. Qė njerėzit dashurohen kjo ėshtė gjithēkaja, ėshtė ēudia vetė dhe ėshtė njėkohėsisht gjėja mė e natyrshme qė ekziston...dhe se pa Dashurinė njeriu ėshtė vetėm njė i vdekur qė ka ardhur me leje; s’ėshtė gjė tjetėr veēse disa data dhe njė emėr i rastit...dhe do tė ishte mė mirė sikur tė vdiste fare.
    -Ne nuk vdesim – pėshpėriti ajo nė krahėt e Ravikut
    -Jo, ne jo. Vetėm koha. Koha e mallkuar. Ajo vdes gjithmonė. Kur zgjohesh ti ėshtė pranverė, dhe kur bie ti nė gjumė ėshtė vjeshtė, dhe njėmijė herė nė mes tė kėtyre dy stinėve ėshtė dimėr e verė, dhe po qe se duhemi shumė – jemi tė pėrjetshėm e tė pathyeshėm, si rrahjet e zemrės, si shiu, si era...dhe kjo ėshtė Gjė e madhe! Ne jetojmė ditė o e dashura ime e ėmbėl, dhe humbasim vite. Por kush do t’ia dijė dhe kush ēan kokėn pėr kėtė? Ora- ėshtė Jeta, ēasti mė afėr Pėrjetėsisė...Sytė e tu vezullojnė, Yjet pikojnė zjarr mbi Gjithėsinė, perėnditė thinjen nga pleqėria, por goja jote ėshtė e re dhe e freskėt...E Fshehta fėrgėllon mes nesh: Ti dhe Unė...thirrje pėr pėrgjigje, qė lindin nga gjiri i mbrėmjeve, nga mugėtirat, nga mrekullimi i tė gjithė dashuruarve...”



    “Brenda meje zien gjaku, dhe nė brazdat e murrme e tė bardha tė asaj mase qė ėshtė sa dy grushte, dhe qė quhet tru – zhvillohet njė luftė e padukshme, e cila tė vėrtetėn e paraqet tė gėnjeshtėrt, dhe qė tė gėnjeshtrėn e paraqet tė vėrtetė. Ndiej krahė qė mė shtyejnė, trupa qė mė prekin, sy qė mė kundrojnė, dėgjoj automobila, zėra, gumėzhitjen e realitetit tė prekshėm; ndodhem mu nė mes tė kėsaj tė vėrtete, e megjithatė jam mė larg saj nga ē’ėshtė vetė hėna...mbi njė planet pėrtej llogjikės dhe fakteve; diēka brenda meje thėrret e kėlith njė emėr, vazhdon ta kėrkojė nėpėr heshtjen e pamatė qė ka ekzistuar gjithmonė dhe nė tė cilėn gjer tani kanė humbur shumė kėlithje, pa ardhur qė andej asnjė pėrgjigje; ajo e di kėtė por prap vazhdon ta nxjerrė kėlithjen e natės sė Dashurisė dhe natės sė vdekjes, klithjen e ekstazės dhe tė vetėdijes qė shembet, klithjen e xhunglės dhe tė shkretėtirės – dhe unė mund tė di mijėra pėrgjigje, por pėrgjigjen e kėsaj klithje nuk e di; ajo ndodhet jashtė meje dhe kurrė s’do tė jem i zoti ta di, kurrė.... Dashuri! Sa gjėra duhej tė mbulonte ky emėr!”

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Pėr: Erik Maria Remark

    "Asgje e re nga Fronti Perendimit"

    Me siguri kam qene edhe une atje, ne front....fale Remarkut!

Tema tė Ngjashme

  1. Fragment Tregtar flamujsh
    Nga sadete71 nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2009, 07:43
  2. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 12:18
  3. Fragment nga libri «Maqedonia 5 vjet me pas» te Koēo Danaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 14-03-2006, 15:45
  4. Kodikėt e Shqipėrisė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-12-2005, 15:25
  5. Migel Ernandes
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 11:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •