Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Rast i rallë në Spitalin Gjinekologjik në Çair

    Shkupjania Habibe Ismaili lindi trineqë!

    -Ajo të enjtën lindi një djalë dhe dy vajza dhe gjendja shëndetësore e tyre është e mirë, thotë dr. Menduh Jegeni, i cili, bashkë me tre mjekë të tjerë, kanë asistuar gjatë lindjes.-Në familjen e Habibes, ky është rasti i dytë i trineqëve!

    Të enjten, në spitalin gjinekologjik në Çair, shkupjania Habibe Ismaili, ka lindur trineqë, dy vajza dhe një djalë.

    “Sipas të dhënave statistikore kjo mund të ndodh në 2-3 vjet, që do të thotë se ndër 8000 femra që lindin një mund të lind trineq” thotë dr. Menduh Jegeni, i cili asistoi gjatë lindjes bashkë me dr. Ivanovskin, gjinekolog, dr Gjukoviq, pediatër dhe dr. Spirovski, anesteziolog.

    Çka do të thotë kjo për statistikën, e çka për nënën fatlume, flet fakti se kjo është lindja e parë e Habibes, sepse për 13 vjet martese, nuk kishte pasur fëmijë!

    “Habibe Ismaili(34), muajn e fundit ka qenë e shtrirë në spital, sepse ka qenë në grupin e atyre që gjatë nëntë muajve e ka pasë gjendjen shëndetësore me risk të lartë”, thotë Menduh Jegeni. Tash pas lindjes, fëmijët dhe nëna janë në gjendje të mirë dhe nuk janë në ndonjë tretman të posaçëm, na tha dr.Jegeni.

    Djali i cili lindi i pari peshon afër 2.800 kg, me gjatësi trupre 49 cm, vajza e madhe 2.650 kg, me gjatësi 48 cm dhe vajza e vogël 2.200 kg dhe gjatësi 46 cm.

    “Nuk mund të përshkruaj emocionet e prindërve” tha mjeku i cili kishte operuar pacientën.

    Në kohën kur e vizituam spitalin, nëna fatlume ishte me fëmijët e saj, por nuk deshëm ta shqetësojmë për të përshkruar emcionet e saja, duke e lënë këtë për një ditë tjetër.

    Është interesant të theksohet se në familjen e Habibe Ismailit, trineqët nuk janë dukuri e panjohur. Kështu, para katër viteve edhe motra e Habibes, ka lindur trineqë!

    Në këtë gëzim të rrallë, ka dhe një anë tjetër: as Habibja, as bashkëshorti i saj, Xhabir Ismaili, nuk janë në punë dhe jetojnë në një banesë në lagjen Çair.

    Për fillim, sigurisht se meritojnë ndonjë peshqesh nga institucionet dhe shoqatat të cilat në raste të tjera, kanë qenë dorëlirë.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Një vizitë trineqëve të lindur para tri javësh në Shkup

    Ndihmë nga askush, jetojnë nga ndihmat e farefisit

    Nëse Bleroni, Blerta dhe Blerina do të kishin lindur në perëndim, sigurisht se do të trajtoheshin ndryshe, theksoi nëna Habibja.

    Habibe dhe Xhabir Islamit, para tri javësh u lindën trineq. Është kjo një familje, e cila plot trembëdhjetë vjet nuk kishte pasur fëmijë. Trineqët janë fëmijët e parë në familje.

    Trineqët, Bleroni, Blerina dhe Blerta, ishin në gjendje shëndetësore të mirë. Në momentin kur ekipi i Flakës, vizitoi këtë familje, e cila jeton në lagjen Çair të Shkupit, në shtëpi ndodhej e zonja e shtëpisë, Habibja me tre foshnjat e saj.

    Nëna Habibja, nuk nguron të shprehë gëzimin e saj për ardhjen në jetë të tre fëmijëve të saj. “Jam shumë e lumtur, nuk mund t’i përshkruaj të gjitha emocionet për këtë gëzim që na erdhi si dhuratë nga zoti, pas trembëdhjetë vjetësh”, theksoi ajo.

    Siç dihet, trineq nuk lindin çdo ditë. Kjë ndodh shumë rrallë dhe kudo në botë, shteti është ai i cili merr përsipër t’u ndihmojë në të gjitha mënyrat foshnjave por edhe familjes. Mirëpo, nuk ndodhi kështu edhe me këtë familje. Këtyre nuk u ndihmoi askush me asgjë. As shteti e as ndonjë shoqatë tjetër. Thjesht, ata janë lënë në mëshirën e fatit. Më e keqja është se as babai i fëmijëve nuk është i punësuar dhe jetojnë nga ato pak të holla të cilat i fiton nikoqiri i shtëpisë nga ndonjë punë e përkohshme. Më shumë ndihmat vijnë nga farefisi i kësaj familjeje.

    Lindita Imeri
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema të Ngjashme

  1. Dhune ne spitalin rajonal te Fierit
    Nga Apolloni31 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 23-02-2009, 23:19
  2. Sot në spitalin Rajonal të Ferizajt përurohet Hemodializa
    Nga Vicianum në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 19-02-2009, 08:34
  3. Lek Zogu me se fundi ka nje strehe..
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 13:42
  4. Të sëmurët mendorë në spitalin e burgut
    Nga RTP në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-10-2005, 05:36
  5. Skandal në spitalin e Durrësit!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 22:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •