Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 114
  1. #41
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar më parë nga FierAkja143 Lexo Postimin
    Nje pyetje kam une
    Duhet te jesh musliman qe te mundesh te besh dhe te sherosh magji te tilla?
    Pra po mos te jesh musliman nuk rezikohesh as te bejn magji?
    Kur nuk je ne islam je si puna trupit lakuriq ne acar dhe kujton se nuk do te ftohesh.Shkarko nje nga ato qe te kam vene lart per llojin dhe nese do te ndjesh dicka mund te kesh dhe sy se ti mbahesh si vajze e bukur kushedi kur ke dale para pasqyresh e ke ngrene veten ne mesysh ose ndonje shok ose shoqe me zili ose mahnitje te ka pare dhe ke ndonje shqetesim.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga celyy Lexo Postimin
    Magjia e bardh eshte ata magjitaret qe bejn magji per te bere spektakel. Kurse magjia e zez eshte ajo qe behet msheftas dhe nuk e din se kush te ka bere magji, dhe perdoret per qellime te kqija
    Kjo e dyta eshte e rrezikshme, ndersa ne Islam jan te ndaluara rreptesisht te dy llojet e magjis.
    ne fakt, ajo qe perdoret ne spektakel eshte iluzion, prestigj.
    Une flas per magji te vertete, analoge me ate te zeze, por qe perdoret per sherim, ose qellime te mira.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    ne fakt, ajo qe perdoret ne spektakel eshte iluzion, prestigj.
    Une flas per magji te vertete, analoge me ate te zeze, por qe perdoret per sherim, ose qellime te mira.
    Nuk paskam ndegjuar per ket lloj "magjie sheruese".

    Sherimi i magjis ne Islam behet me Kuran, dhe eshte 100 % e sigurt.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Dolceamara
    Anëtarësuar
    29-10-2006
    Vendndodhja
    ne nje kryqezim duke pritur engjellin qe do me tregoje rrugen time...
    Postime
    23
    dmth gjithe nuskat qe mund te kemi duhen djegur? se keshtu mu duk, sikur nuska ishte dicka negative shume...

    dua te pyes dhe nese keni degjuar per magji te bera tek varri i dikujt, magji te bera me dheun e atij varri...dicka e tille... sepse nje miken time e kish ndaluar nje arrixhofke dhe pa i thene gje fare kjo, i kish then te kane ber magji ,te ka ber magji nje femer 57 vjece te ka kenduar me dheun e nje varri,dhe ty ndaj ste ecin gjerat i ka then ajo, shkojn deri diku pastaj prishen!!
    madje kjo shoqia ime sheh dhe endrra te keqia sikur e hane gjarperinj e qen.. dhe tani ka dhe frike te flere gjume...dhe keto endrrat ia kishte permendur ajo gruaja...
    kesaj shoqes sime shume here i kane thene njerez te ketij tipi qe ty te kane ber magji...
    boh... c'mund te jete kjo histori? kush jane keta njerez? dhe a keni degjuar per kete lloj magjie?
    Mos tradheto ate qe te buzeqesh..mund te kete vdekjen ne zemer,mgjth te dhuron pak jete...

  5. #45
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Beje ketu ate pyetjen

    http://mjekesia-profetike.com/forum/index.php

    tek pyetjet dhe pergjigjet
    Sa budalla eshte "Odisea"

  6. #46
    I PËRKUSHTUAR ISLAMIT Maska e muli21
    Anëtarësuar
    24-03-2008
    Vendndodhja
    NË TOKË
    Postime
    156
    Citim Postuar më parë nga Dolceamara Lexo Postimin
    dmth gjithe nuskat qe mund te kemi duhen djegur? se keshtu mu duk, sikur nuska ishte dicka negative shume...

    dua te pyes dhe nese keni degjuar per magji te bera tek varri i dikujt, magji te bera me dheun e atij varri...dicka e tille... sepse nje miken time e kish ndaluar nje arrixhofke dhe pa i thene gje fare kjo, i kish then te kane ber magji ,te ka ber magji nje femer 57 vjece te ka kenduar me dheun e nje varri,dhe ty ndaj ste ecin gjerat i ka then ajo, shkojn deri diku pastaj prishen!!
    madje kjo shoqia ime sheh dhe endrra te keqia sikur e hane gjarperinj e qen.. dhe tani ka dhe frike te flere gjume...dhe keto endrrat ia kishte permendur ajo gruaja...
    kesaj shoqes sime shume here i kane thene njerez te ketij tipi qe ty te kane ber magji...
    boh... c'mund te jete kjo histori? kush jane keta njerez? dhe a keni degjuar per kete lloj magjie?
    Ju besoj plotësisht, kur sheh shumë ëndra të këqija, duke përfshijë gjarpërinjtë, hedhja nga një vend shumë i lartë, këto janë një ndër atë shenja.
    Allahu e shëroftë këtë shoqen tënde dhe të gjithë ato që janë të smurë, i mbroftë ato që nuk kanë sihirë, kurse i shkatroftë ato që bëjnë, AMIN; AMIN;AMIN;
    ALLAHUT JEMI DHE TE ALLAHU DO TË KTHEHEMI

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    13

    pse nuk hapen...!?




    Ku e di qe ske me sysh ose magji.Do ta vertetosh kur te degjosh kete



    www.alroqya.com/sound/full/mkhtasara-full.zip

    ose kete

    www.alroqya.com/sound/full/roqya-full.02.zip

    Nese ndjenj ndonje shqetesim do me thuash

    Kjo eshte per ato qe kane mesysh

    www.alroqya.com/sound/full/al-ayn-full.02.zip

    nese dikush kur e degjon ndjen dicka le te shkruaje ketu se cfare ndjeu.


    Kjo eshte kur ju kane bere magji

    www.alroqya.com/sound/full/sihr-full.04.zip


    Kjo eshte kur ndjeheni keq ngushtesi ne gjoks dhe te merzitur

    www.alroqya.com/sound/full/shifa-full.08.zip



    Kjo eshte per ato qe kane magji per ndarje nga burri ose farafisi ose familja

    www.alroqya.com/sound/haer/talaq-hear.rm


    Kjo eshte qe tia kendoni femijve mos i marrin mesysh

    www.alroqya.com/sound/full/falaq&annas-full.zip

    Kjo eshte kur ju kane bere magji ne shtepi lereni ne shtepi

    www.alroqya.com/sound/full/baqara-full.01.zip


    Kjo eshte per ato qe u kane bere magji krishteret ose kane xhind krishter ne trup

    www.alroqya.com/sound/full/nasara.zip




    Kjo eshte per ato qe u kane bere magji hebrejte ose kane xhind hebre ne trup

    www.alroqya.com/sound/full/yahod.zip



    Kjo eshte per ato qe duan i thojne vetes sataniste le ta degjojne dhe ta shikojne se cfare force ka Kurani


    www.alroqya.com/sound/full/al-safat.zip





    ASNJERA NGA KETO POSTIME NUK HAPEN ... KU QENDRON PROBLEMI...?!

  8. #48
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar më parë nga meekra69 Lexo Postimin

    ASNJERA NGA KETO POSTIME NUK HAPEN ... KU QENDRON PROBLEMI...?!
    I kane bere magji forumit
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anëtarësuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729

    Cilësitë e Sihirbërësit apo Magjistarit

    Nëse, tek ai që merret me shërim,vëren vetëm një shenjë prej shenjave vijuese, ai, pa dyshim është sihirbërës:

    - E pyet pacientin për emrin dhe emrin e nënës së tij,
    - Shfrytëzon ndonjë gjë personale të pacientit (për të bërë sihër) siç janë: teshat, kësula, mindili (faculeta) e të ngjashme.
    - Ndonjëherë e kërkon ndonjë kafshë me cilësi të caktuara që ta therrë, pa e përmendur emrin e All-llahut, me gjakun e së cilës mbase e lyen vendin e sëmurë ose vet stërvinën (e kafshës) e gjuan në ndonjë vend të shkretë,
    - Shkruan talismanë,
    - Bën disa magji e talismane të pakuptueshme,
    - I jep pacientit hajmali, të cilat përmbajnë figura katërkëndëshe dhe në mbrendësinë e të cilave ka numra e harfe të palidhura,
    - E urdhëron pacientin të qëndrojë vetëm në ndonjë lokal të errët ku nuk depërton drita e diellit,
    - Ndonjëherë kërkon nga pacienti që të mos e prekë ujin katërdhjetë ditë. Kjo tregon se xhini që e përdor sihirbërësi është i krishterë,
    - I jep diçka pacientit që ta gropojë në tokë (nën dhé),
    - I jep pacientit letra të cilat do t’i kallë dhe do të tymoset me to,
    - Pëshpërit disa fjalë të pakuptueshme qe nuk jane prej fese,
    - I kerkon pacientit floket fotografine ose nje pjese te rrobes se tij
    - Ndonjëherë sihirbërësi ia tregon pacientit edhe emrin, vendin dhe problemin për të cilin ai ka ardhur (për shërim),
    - I shkruan pacientit shkronja të palidhura në hajmali, ose në enë nga poçeria e bardhë, duke e urdhëruar që atë ta tretë dhe ta pijë.

    Nga libri:

    Vikajetul insani minel xhinni ve shejtani“

    (Mbrojtja e njeriut prej xhinëve e shejtanëve)

    Autor: Vehid Abdusselam Bali
    Ndryshuar për herë të fundit nga prizrenasi_30 : 05-01-2009 më 10:40
    Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!

  10. #50
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar më parë nga Sabriu Lexo Postimin
    Shërimi me Kur’an nga ndikimi i xhinëve-djajë, nga sihri dhe marrja mësysh nuk ka alternativë tjetër. All-llahu xh.sh. thotë:
    „Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjepër pos dëshpërim“. (Kur’an, 17:82)

    Dijetarët muslimanë e kanë për detyrë që në një makroplan të vigjëlojnë mbi akiden e drejtë, ideologjinë e ummetit islam. Shumë individë dhe grupe muslimanësh, për fat të keq, të vetëdijshëm ose të pavetëdijshëm, dalin nga feja dhe hyjnë në ujërat e apostazisë duke shkuar te falltorë, astrologë e magjistarë të ndryshëm, duke thënë se si ata „çdo gjëje ia kanë qëlluar“, në realitet, duke pohuar se ata e njohin „gajbin“.

    Kur të analizohet gjendja e tyre, do të shihet qartë se ata nuk dinë për ndonjë alternativë tjetër, e që është shërimi i lejuar dhe i drejtë me Kur’an, ose në thelb, nuk kanë rast për një shërim të tillë. Të shtrënguar nga gjendjet e ndryshme shpirtërore dhe psikike, për shkak të sëmundjeve të çuditshme e të pashpjegueshme, prej të cilave pëson sistemi nervor, që nuk u dihet shkaku në aspektin medicinal, me paraqitjen e dashurisë ose urrejtjes, impotencës së pashpjegueshme vetëm ndaj personit të cvaktuar etj.; ata kërkojnë çfarëdoqoftë zgjidhjeje ose rrugëdaljeje nga ky ferr. Po qe se udhëzohen në atë që është e lejuar me Sheriat, do ta pranojnë, siç e pranojnë edhe atë që përndryshe është e ndaluar e që u ofrohet në formë të hajmalive, talismanëve, falleve, sihreve e fromave të ngjashme „të shërimit“. Sipas saj, duhet ofruar mundësi konkrete ose alternativë me metodë të lejuar të shërimit me Kur’an.

    Duhet pasur parasysh edhe faktin se ummeti islam është në shënjestër të armiqve të ndryshëm, sidomos grupet ose individët e shquar, të cilët janë të rëndësishëm e me vlerë për Islamin dhe da’ven islame.

    Në mësimet islame ekziston besimi në “gajb”, botën transcedentale. Në Kur’anin Famëlartë thuhet:
    “Ky është libri që nuk ka dyshim net ë (sepse është prej All-llahut), është udhëzues për ata që janë të devotshëm, të cilët e besojnë të fshehtën” (Kur’an 2:2-3)

    Bota e padukshme, metafizike është transcendentale dhe e pakapshme për njerëzit, përveç asaj që lajmëron I Gjithëdijshmi me anë të shpalljes dhe asaj që tregon i Dërguari, alejhisselam. Ajo çka nuk është në mësimet e vërteta të Shpalljes, ose në lëndë´n e transmetimeve të Pejgamberit a.s., kurse bën pjesë në sferën e kësaj bote të padukshme dhe në manifestimin e saj sipas rrëfimit të zakonshëm, bën pjesë në bestytni (supersticion).

    Në këtë botë transcedentale, paralelisht me njerëzit (por nuk janë botë paralele) jeton edhe bota e xhinëve, nga lloji I të cilëve janë edhe shejtanët (djajtë). Këtë e vërteton edhe Kur’ani e Sunneti.

    Në Kur’an ekziston edhe kaptina që e ka emrin “Xhinët”. Në ajetin e parë të kësaj kaptine thuhet::
    „Thuaj: „Mua më shpallet se një grup i vogël nga xhinët vuri veshin dhe dëgjoi (Kur’anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: „Ne kemi dëgjuar një Kur’an që mahnit“. (72:1)

    Në kur’an, në shumë vende, përmenden xhinët:
    „(Përkujto) Kur disa prej xhinëve i drejtuam te ti që të dëgjojnë Kur’anin“ (46:29)

    Në Kur’an thuhet:
    “O grumbull i xhinëve e i njerëzve! A s’ju erdhën nga mesi juaj të dërguar t’ju rrëfejnë argumentet e Mia dhe t’ju tërheqin vërejtjen për takimin tuaj në këtë ditë? Ata thane: “Dëshmojmë kundër vetvetes. I pat mashtruar ata jeta e kësaj bote dhe ashtu (të detyruar) dëshmuan kundër vetvetes se me të vërtetë e refuzonin (të vërtetën)”. (6:130)

    Në kuptimin ideologjik, doktrinar xhinët janë pasues, njësoj si njerëzit, të religjioneve, besimeve, sekteve e drejtimeve të ndryshme. Kur’ani flet për xhinët:
    “Është e vërtetë se prej nesh ka muslimanë dhe prej nesh ka që janë jashtë rrugës (jobesimtarë), e kush e pranoi Islamin, të tillët mësyen rrugën e shpëtimit”. (72:14)

    Ndikimi i xhinëve te njerëzit paraqitet në formë të sëmundjeve të ndryshme me simptome të njohura. Ata mund të ndahen në dy grupe sëmundjesh, varësisht nga ajo se a janë shkaktuar nga sëmurja e ashtuquajtur messe (ograku, ogradisja), nga veprimi spontan i xhinëve ose nga sihri (falli, magjia) që e bën sihirbërësi (fallxhori). Veprimet më të përhapura xhinore kanë ardhur në shprehje nga sëmurja e ashtuquajtur sar’a (ograku, ogradisja), e cila shfaqet në trajtë e me simptome të çmendurisë, tërbimit dhe epilepsisë, pastaj isabetul-a’jni(marrja mësysh) derisa veprimi i sihirbasve (falltorëve) manifestohet përmes shumë llojeve të sihrit.

    Xhinët gjinden dhe banojnë nëpër shtëpitë e njerëzve. Xhini shtëpiak e ka emrin ‘Amir, shumësi ‘Ummar. Banojnë në vende të papastërta, nëpër banjo (hamame), në nevojtore, në vorreza, në konteniere për mbeturina e në vende të ngjashme të ndyta. Pejgamberi a.s., me rastin e hyrjes në nevojtore, ka thënë: “Me emrin e All-llahut” Kërkoj prej Teje të më mbrosh nga xhinët e xhineshat”.
    Kur’ani është ilaç.

    (shih Kur’anin, 17:82)
    Në hermeneutikën kur’anore, gjatë komentimit të ajetit në fjalë, disa dijetarë muslimanë thonë se “Kur’ani është ilaç i plotë për të gjitha sëmundjet fizike e shpirtërore; të kësaj dhe të botës es’hatologjike. Mirëpo, sejcili nuk është kompetent as i aftësuar për të shëruar me Kur’an. Por, në qoftëse i sëmuri e gjenë formulën e shërimit duke e vënë Kur’anin përballë sëmundjes, me bindje të fortë, të sinqertë në efikasitetin e tij, duke përmbushur kushtet për shërim, atëherë nuk ka sëmundje që mund t’i dalë përballë”.

    Ibnul Kajjimi shkruan: “U sëmura në Mekë dhe nuk gjeta as mjek, as ilaç. U shërova me Fatihanë. Do ta lexoja më shumë herë në një gllënkë uji të zemzemit e pastaj do ta pija atë. Më në fund u shërova. Pas një përvoje të këtillë fillova atë ta zbatoj në llojet tjera të sëmundjeve dhe t’i shëroj plotësisht në mënyrë efikase”.

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-02-2009
    Postime
    414

    Magjia !!!

    Ligjerate per Magjine nga Ahmed Kalaja

    Pjesa 1



    Pjesa 2



    Pjesa 3



    Pjesa 4 dhe e fundit


  12. #52

  13. #53
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Njeriu kuron ZOTI i madherishem sheron !

    Përpjekjet për shërimin nga: Magjia, sihri dhe gjinët permes leximit të kur`anit dhe synetit me ndihmën e ZOTIT te madhërishem.

    Sherimi Kam mundesi te behet edhe permes internetit me kamere interneti drejtperdrejti me palen qe kerkon sherim.Shqiptaret musliman nuk kane nevoje te shpenzoin asnje para ( valute ) per sherim dhe jane te kursyer nga shpenzimet e udhetimit dhe te kohes.

    A nuk eshte kjo mrekulli ne civilizimin islam, a u tejkaluan edhe vendet arabe?

    Mund të paraqiteni në,

    Tel, 015110132065, Sabri Selmani, Kiel-Gjermani
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sabriu : 23-02-2009 më 06:08

  14. #54
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    "Shoku Mjekesise"

  15. #55
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar më parë nga Sabriu Lexo Postimin
    Njeriu kuron ZOTI i madherishem sheron !

    Përpjekjet për shërimin nga: Magjia, sihri dhe gjinët permes leximit të kur`anit dhe synetit me ndihmën e ZOTIT te madhërishem.

    Sherimi Kam mundesi te behet edhe permes internetit me kamere interneti drejtperdrejti me palen qe kerkon sherim.Shqiptaret musliman nuk kane nevoje te shpenzoin asnje para ( valute ) per sherim dhe jane te kursyer nga shpenzimet e udhetimit dhe te kohes.

    A nuk eshte kjo mrekulli ne civilizimin islam, a u tejkaluan edhe vendet arabe?

    Mund të paraqiteni në,

    Tel, 015110132065, Sabri Selmani, Kiel-Gjermani
    I Gjithëfuqishmi, gjithashtu tregon se urtësia e luftërave që ndodhin mes besimtarëve dhe atyre që nuk besojnë është ndërrimi i ditëve (të fitores dhe humbjes, të sundimit dhe të qenit i sunduar): “Ne, këto ditë i ndërrojmë (u japim në përdorim) mes njerëzve për t’u ditur tek Allahu ata që besuan dhe për t’i zgjedhur disa prej jush për dëshmorë (ose dëshmues). Allahu nuk i do zullumqarët.” (Ali Imran, 140). Ajeti: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” (Edh Dharijat, 56) kështu është komentuar nga dijetarët: Që t’i urdhëroj, ndaloj dhe të jem i adhuruari i tyre. Urdhrat dhe ndalimet e Allahut kanë qenë obligimet me të cilat janë dërguar pejgamberët e tij dhe ato vetvetiu janë sprovë për robërit, kriteri i dallimit mes të mirëve dhe të ligjve. “Ne asnjë nga të dërguarit nuk e dërguam ndryshe vetëm në gjuhën e popullit të vet, ashtu që ai t’u shpjegojë atyre (në atë gjuhë). E Allahu e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë atë që do. Ai është i fuqishmi, i urti.” (Ibrahim, 4); “Allahu nuk është që t’i lë besimtarët ashtu siç jeni, pa dalluar të keqin nga i miri. Allahu nuk ju zbulon juve të fshehtat (e të dini se ç’mbajnë në zemrat e tyre). Por Allahu është Ai që nga të dërguarit e vet zgjedh atë që do (e i zbulon ndonjë të fshehtë). Prandaj, besoni Allahut dhe të dërguarit të Tij, e në i besofshit dhe nëse ruheni, atëherë ju keni një shpërblim të madh.” (Ali Imran, 179).

  16. #56
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    Mos merr për të vogël asnjë mëkat.

  17. #57
    kam nje pyetje a mund te merret mesysh duke pare fotografi? cila jane disa shenja qe tregojne se femijen e kane marre mesysh?

  18. #58

    a meret mesysh nga fotografite?

    dua te di a meret mesysh nga fotografite?, pra kur dukush shikon nje foto? dhe cilat jane shenjat qe mund te na bejne te mendojme se nje femije e kane marre mesysh? faleminderit

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anëtarësuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729
    Mesyshi shkaktohet nga disa rreze te padukshme qe dalin nga syte e atij qe e shkakton mesyshin dhe keto rreze depertojne ne personin tjeter d.m.th. viktimen keshtu qe kjo nuk ka mundesi te ndodh permes fotove.
    Disa nga shenjat qe nje femije ka marre mesysh jane keto: skquja e fytyres, ngritja e temepratures, humbja e oreksit, ethet, etj.
    Per me shume info per keto tema vizito faqen: http://mjekesia-profetike.com
    Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!

  20. #60
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Sefedin kujdes?


    Po merret mesysh femija jo vetem nga fotografia por edhe duke mos e pare fare.

    A nuk i keni degjuar pleqte e vjeter qe thone e zuri lemza se dikush e kujton.

    Nese dikush te ka inat dhe hased mund ta marri femijen mesysh edhe pa fotografi edhe me fotografi.Por dikush mund ta marri ne mesysh edhe me fotografi pa hased por me habi.

    Edhe i verberi mund te marri ne mesysh sepse mesyshi nuk ka te beje shume me syte se sa ka te beje me shume me shpirtin e njeriut.

    Shenjat e mesyshit tek femija jane te shumta.

    Mund ti merret goja
    Qan kot naten dhe diten
    Ka temperatur pa asnje shkak mikrobakterial
    Ka alergji etj etj qe per me se shumti mund te lexosh ne forumin e faqes Mjekesise-profetike

    http://mjekesia-profetike.com/forum/showthread.php?t=44
    Ndryshuar për herë të fundit nga _Mersin_ : 27-02-2009 më 06:05
    "Shoku Mjekesise"

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •