Ushtria merr nė ruajtje Rinasin

Trupat "Komando" dhe RENEA, pritet tė instalohen nė aeroportin e Rinasit, si njė prej shumė masave pėrforcuese pėr parandalimin e rrėmbimit tė avionėve me pengje, qė mund tė shėrbejė mė vonė si mjet pėr tė shkaktuar njė akt terrorist gjatė Lojrave Olimpike "Athinė 2004". Nėndrejtori i Policisė, Dashamir Kaja: "Rinasi pika mė e dobėt, pėr shkak tė avionėve"

Nga korrespodenti ynė: Elton Metaj (Tiranė)

"Trupat Komando tė Ushtrisė dhe Forcat Speciale tė Policisė Shtetit, do tė marrin nė dorė ruajtje Aeroportin e Rinasit, pėrgjatė kohės sė zhvillimit tė Lojrave Olimpike 'Athinė 2004'". Kėshtu deklaroi zv/drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, kryekomisar Dashnor Kaja, gjatė njė takimi tė zhvilluar nė Aeroportin "Nėnė Tereza" tė Rinasit, gjatė njė mbledhjeje tė zhvilluar nga Komiteti I Sigurisė i ngritur pėr kėtė ēėshtje, nė aeroportin e Rinasit. Ai tha se Rinasi ishte pika mė e dobėt e sigurisė, pėr shkak se ai mund tė shfrytėzohej nga terroristėt, nė njė rast tė mundshėm nėpėrmjet rrėmbimit tė avionėve.

Nė kėtė takim, merrte pjesė edhe ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Spartak Poēi si dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė kėtij Komitetit. Poēi zhvilloi njė takim me kėta pėrfaqėsues, nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Rinasit, me qėllim informimin mbi masat e sigurisė tė marr nė prag tė nisjes sė Lojrave Olimpike qė zhvillohen nė gusht, nė kryeqytetit grek, Athinė.

Pikėrisht pėr rritjen e sigurisė nė aeroport, pėr njerėzit qė do tė pėrdorin Rinasin si pikė kalimi drejt Athinės, Policia e Shtetit ka hartuar njė plan masash, ku pėrfshihen marrja nėn ruajtje e aeroportit prej forcave "Komando" tė Ushtrisė. Bėhet fjalė pėr rrethimin e jashtėm tė saj, ndėrsa pėrsa i pėrket ruajtjes sė rendit dhe masave tė tjera Brenda aeroportit, pritet tė veprojnė dy grupe tė Forcave tė Speciale tė Policisė (reparti RENEA) dhe qė pritet tė jenė nga mė tė pėrzgjedhurit. Po kėshtu pritet qė kontrollet nė aeroport tė shtohen dhe tė forcohen edhe mė tepėr, me qėllim shmangien e atentateve, apo akteve tė mundshme terroriste nė aty. Gjithashtu nė nė rast pengmarrjesh, apo rrėmbimesh tė avionėve, me destinacion Athinėn, trupat e RENEA-s, do tė jenė tė gatshme pėr tė ndėrhyrė nė ēdo rast.

Sipas Kajės, pjesmarrja e trupave "Komando" nė kėtė angazhim, do t'i kėrkohet Ministrisė sė Mbrojtjes nė ditėt nė vazhdim. Po sipas tij, gjatė kėsaj kohe janė instaluar nė pika tė kalimit kufitar, skanera, kamera dhe dyer pėr kapjen e metelave nė trupat e njerėzve. Kaja shtoi mė tej se ata gjithashtu do tė organizonin kontrolle nė vijėn kufitare me Greqinė, Kosovėn dhe Maqedoninė, pėr tė bllokuar tė gjitha rastet e trafiqeve. Komiteti i sigurisė nė aeroportin e Rinasit pėrbėhet nga pėrfaqėsues tė policisė, doganave, linjave ajrore, si dhe nga pėrfaqėsues tė misioneve policore qė veprojnė nė Shqipėri.

Nga ana e tyre, drejtues tė Aeroportit tė Rinasit bėnė tė ditur se gjatė takimit masat e ndėrmarra gjatė kėtyre ditėve, pėr rritjen e sigurisė nė kėtė aeroport, pritet tė jepnin rezultatet e tyre tė para. Ndėrkaq sipas tyre, pėr tė arritur deri kėtu ata kanė trajnuar personelin, kanė instaluar kamera vėzhguese nė pika tė ndryshma tė aeroportit, tė cilat do tė kontrollohen nga sektori i sigurisė aty, I ngritur posaēėrisht pėr kėtė shkak. Specialistėt e transportit ajoror, kanė parashikuar qė gjatė periudhės sė zhvillimit tė "Athina 2004", pritet tė rriten tė ardhurat nė favor tė buxhetit tė Shtetit, nga mbledhja e taksave tė avionėve qė pritet tė udhėtojnė mbi territorin e vendit.