Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Sulm i sëmundjes së rëndë të quajtur albanofobi!?

    Pse akademikët dhe profesorët maqedonas duhet ta njohin gjuhën shqipe dhe alfabetin shqip?

    Sulm i sëmundjes së rëndë të quajtur albanofobi!?
    Pa njohjen e gjuhës shqipe dhe alfabetit shqip, akademikët maqedonas nuk mund ta sqarojnë as emrin e Shkupit, sepse është i lidhur me fjalën shqipe, shqiponjë etj, as edhe emrin e Vardarit, në afërsi të të cilit gjendet Akademia e tyre, e ngritur dhe me djersën dhe paratë edhe të shqiptarëve

    Nga Reshat Nexhipi

    Ja pse? Pa këtë gjuhë, këta njerëz nuk mund të jenë profesorë, as shkencëtarë, pra as akademikë të mirëfilltë, sepse qindra e mijëra emra ose fjalë të vjetra, rrënjët i kanë në gjuhën shqipe. Madje, ç’është më e keqja, maqedonasit në fjalë, pa këtë gjuhë nuk janë në gjendje ta deshifrojnë as edhe domethënien e emrit të shtetit dhe popullit të vet, Maqedoni, Maqedon, sepse për këtë duhet ta dinë fjalën shqipe e madhe si dhe shkronjën dh, e cila mungon në alfabetin e tyre, prandaj edhe atë në shumë raste e zavendësojnë me germën d dhe në këtë mënyrë e shtrembërojnë domethënien, origjinën e fjalës. P.sh. në vend të thonë Emadhia për Maqedoninë, thonë Ematia, në vend Qafa e Thanës thonë Qafasan, në vend Ylli shkruajnë Ulli, në vend Ymer, thonë Umer dhe njeriu mund të shpallet i vdekur! etj.etj. gjë që është e palejueshme, si nga ana shkencore ashtu dhe ajo humane, njerëzore. Një fenomen i këtillë shkon në dëm edhe të vet autorëve të maqedonas, i diskrediton ata si shkenctarë dhe shkrimet ose ligjeratat e tyre janë me jetë të shkurtër, për sot e nesër, gjegjësisht për një përdorim. Kuptohet kjo nuk vlen për të gjithë, por vetëm për ata që nuk ia dinë vlerën gjuhës shqipe, gjegjësisht që akoma nuk e kanë marrë vesh, ose e dinë por nuk u hapet goja të thonë se gjuha shqipe ka rrënjë të thella, përmbi 12.000 vjet, është pasardhëse indirekte e pellazgjishtes dhe direkte e ilirishtes, gjuhë e perëndive, siç do të thoshte Aristidh Kola, gjuhë e Homerit, e Iliadës dhe Odhisesë, e Lekës së Madh “çelësi i qytetërimit evropian” dhe i historisë së njerëzimit botëror.

    Pa gjuhën shqipe dhe alfabetin shqip, akademikët maqedonas nuk mund ta sqarojnë as emrin e Shkupit, sepse është i lidhur me fjalën shqipe, shqiponjë etj, as edhe emrin e Vardarit, në afërsi të të cilit gjendet Akademia e tyre, e ngritur dhe me djersën dhe paratë e shqiptarëve. Pa këtë gjuhë nuk mund të kuptohet thelbi i siç thamë, qindra e mijëra emra emrave dhe fjalëve të tjera të vjetra të vendeve të ndryshme të botës, pra edhe të Maqedonisë, gjegjësisht të vendeve ku ka shkelur këmba pellazgo-iliro-shqiptare gjatë 120 shekujve të kaluar. Disa nga këto emra prezentohen në vijim, ashtu siç i kemi gjetur në literaturën historike, pa ndërhyrë në saktësinë e tyre, gjegjësisht pa ndonjë elaborim shkencor, sepse ky shkrim nuk e ka atë qëllim, por vetëm t’i kujtojë ata që në një ose në mënyrë tjetër e urrejnë gjuhën shqipe, lozin rolin e dhisë së zgjebur me bisht përpjetë.

    Këtë konstatim e dëshmojnë edhe sqarimet në vazhdim edhe pse kuptohet, për disa prej tyre ka edhe shpjegime të tjera. Po fillojmë pak a shumë sipas rendit alfabetik:

    Adriatik. Rrënjët i ka te fjalet shqipe ar, arë etj., sepse ka të bëjë me fisin ilir- Ardian.

    Algjeri= Gjiri i artë; Angli= ana e Galisë; Asiria= shur, rërë, zallë; Atllantida=At,baba. Ky vend i madh, i zhdukur para rreth 12.000 vjet, në histori njihet edhe me emrin Boreo që do të thotë i Bardhë.

    Atllantik= atë, i lënë, i braktisur, Athina= e thëna, Arvat= (Prespe) ar, arë, arban, Babiloni= babë i lënë, Balltik= baltë, Besarab(Moldavia)=besë, Bigorski manastir=mbi gurrë, Bitolla (Manastiri)== i butë, nga Butelion që ka qenë emër i vjetër i këtij qyteti.

    Bizant, Bizantia=buzë, forma e buzëve, Britania= brigje anësh, Gariballdi= kalë bardhi, sepse ka origjinë shqiptare, prandaj nuk ishte gjë e rastit që miqtë më të sinqertë i kishte shqiptarët, pa të cilët nuk do të bashkohej dhe nuk do të çlirohej dot Italia. Nuk e ka thënë kot se do të ishte i lumtur sikur një pjesë e jetës që i ka mbetur t’ia kushtonte popullit shqiptar.

    Dallmaci=dele, Dojç (për Gjermaninë)=u dogj, Edesa(qytet)= e desha, Egje(deti)= edhe dhe, tokë nga që ka shumë ujdhesa, Estonia=është e jona.

    Faraon(mbreti i Egjiptit)=fara jonë, Greqi - nga fjala shqipe gra, gra të bukura etj.

    Gjerman, Gjermani= zjarm nga ana e zjarreve, Homer= i mjerë (aludim ndaj verbërisë së tij), Hungaria=hunjë(arma e parë e hungarezëve), India= lindi, ana e lindjes, Kartagjena(në Afrikë)=gjiri i arteve, Kroacia=krye, La Mansh (kanali)= le menjanë, le anash etj.

    Lisabon= bën lista, vend i listave, Lituania= lindja, ana e lindjes, Marsej= marr-sjell(tregti, vend i tregtisë), Mars (Zoti i luftës)=i marrë, budallë që mendjen e kishte te lufta.

    Maqedonia = e madhe, Mallta= mjalta, e pasur me bletë ose me klimë të ëmbël.

    Napoleon Bonaparta, edhe emri edhe mbiemri mund të deshifrohen përmes gjuhës shqipe, sepse siç konstaton shkenctari i njohur francez Robert d’Angely, “familja Bonaparti, si toskane ka qenë ipso facto shqiptare”

    Odisej = udhëton, gjë që i përgjigjet realitetit, gjegjësisht udhëtimeve të tij të gjata, por për shkak të mungesës së shkronjës dh përdoret germa d dhe emrit i humb kuptimi, siç është rasti edhe me fiset dardane (dardhë) etj.

    Panonia= punon,punonët etj. Pellagonia, Pellazgë=plak, që do të thotë popull më i vjetër. Kalimthi të kujtojmë (më tepër si kuriozitet) se sipas një legjende greke Pellazg ka qenë emri i njeriut të parë në botë.

    Piramida = përmbi dhe Portugalia = përtej Galisë, Serbia. Serbi= shërbëtor, shetrbetorë, Shkup= shqiponjë, shqip, Trebenishte=tre banime (lokalitet ilir), Troja = truall, trujanë, plot me tru, të mençëm etj. Vardar=i bardhë, Vllahi,vllehë= nga fjala shqipe vlla, Zevs (kryeperëndia greke, me origjine ilire) = dhe, zë, Zot, kurse Kroni, babai i tij, krye etj. Ulqin=ujk.

    Edhe emrat: Bukuresht, Paris, Venedik ose mbiemrat Malevski (Vllado Malevski), Buzlevski, Pulevski (Gjorgji Pulevski), Arnaudo (Llambe Arnaudov), Matevski,(Mateja Matevski), etj., kanë rrënjë të fjalëve shqipe. Sepse, të paktën disa prej tyre, siç janë tre të fundit, janë shqiptarë të sllavizuar, gjë që vlen edhe për Nikolla Gruevskin, Vasill Kostiçinovskin etj. (Për këto mbiemra sqarime ka te Globi, nr. 22, 30 qershor, 2001)

    Në vend të përfundimit
    Nga ajo që u tha më sipër, edhe pse kjo është vetëm një pjesë fare e vogël e asaj që mund të thuhet, del përfundimi se pa njohjen e gjuhës shqipe dhe alfabetit shqip, asnjë maqedonas nuk mund t’i thotë vetes shkenctarë ose akademik me plot kuptimin e fjalës. Kjo është një, e dyta tërë emrat dhe fjalët e lartëshënuara qëndrojnë në librat e gjeografisë dhe historisë, por pa sqarime të domethënies së tyre. Kështu që kur nxënësi ose studenti kërkon prej profesorit që t’ia sqarojnë atë, kurrë s’ka për të marrë përgjigje të saktë, për shkak se, profesori maqedonas ose nuk ka dijeni për shkak të mosnjohjes së gjuihës shqipe, ose e di por nuk i hapet goja, sepse vuan nga sëmundja e rëndë e quajtur albanofobi. Si të parëve ashtu edhe të dytëve, në vend të përgjigjes, u skuqet fytyra, nëse e kanë dhe vaj medet për atë që pyet.

    Për ndryshe, këtë që prezentova në këtë shkrim, e kam thënë edhe në gjuhën maqedonase në disa shkrime të mia të botuara në revistat maqedonase, siç janë edhe këta dy artikuj: “Bez poznavanje na allbanskiot jazik i pismo ne mozhe da se razbere Stara Makedonija” (“pa njohjen e gjuhës shqipe dhe alfabetit, nuk mund të kuptohet Maqedonia e Vjetër”) dhe “Aleksandër Makedonski im pripagja i na allbancite” (“Leka i Madh u takon edhe shqiptarëve”), botuar në disa faqe të Fokusit, nr. 38 dhe 41.

    P.S. Disa nga shënimet e këtij artikulli janë të nxjerra nga libri i shkencëtarit francez Robert d’Angely “Enigma”, të cilën ma ka falur arsimtari veteran nga ana e Gostivarit zoti Nakil Saliu, të cilit publikisht i falenderohem.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-09-2004
    Postime
    1

    Ringjallja e gjuhës Ilire

    Është e natyrshme që shqiptarët të ngrenë në piedestal gjuhën shqipe dhe të gjurmojnë toponimet e hidronimet në territoret e dikurshme të ilirëve në Maqedoni, Serbi Mal të Zi, Kroaci, Bosnjë, Slloveni si dhe Camëri (Greqi). Mirëpo para se të kemi pretendime mbi tokat dhe lumenjtë e ish-Jugosllavisë e të Maqedonisë, duhet të pastrojmë gjuhën shqipe në Shqipëri. Sllavët janë shumë të kënaqur me faktin se shqiptarët e kanë lënë mënjanë emrin Ilir (emër që përfshin territore të marra me dhunë) dhe kanë përqafuar një emër të vonshëm e të dyshimtë shqiptar nga Latinishtja accipiter 'skifter, shqiponjë'. Askush nuk na e ka fajin që mbajmë akoma emra sllavë: Berat Beligrad (qyteti I bardhë në Serbisht), Pogradec, Leskovik, Corovodë e mijra emra të tjerë slave. Turp e faqja e zezë! Shqiptarët e kanë mallkuar vetë atdheun e tyre të dikurshëm, Ilirinë, janë ndarë në tre fe të ndryshme me origjinë cifute dhe arabe dhe kanë harruar emrin zot = Zeus = Deus Pater të Ilirëve. Shqiparët duhet të ndërrojnë mbiemrat Sllavë, Turq, Grekë Italianë e të venë emra Ilirë. Me që kemi qenë të pushtuar kemi jetuar në errësirë. Ka ardhur koha të hapim sytë e të rigjallim gjuhën e ilirëve. Në mënyrë që ky rigjenerim të bëhet mbi baza shkencore duhet të zbulojmë rrënjët e fjalëve ilire në bazë të ligjeve fonetike të dialekteve ilire. Këto ligje mund të zbërdhehen me metodën krahasuese e duke shfrytëzuar të dhënat mbi gjuhën ilire, botuar në fjalorin etimologjik të gjuhëveIndo Europiane në adresën www.geocities/protoillyrian
    Ndryshuar për herë të fundit nga John Kerry : 12-09-2004 më 13:24 Arsyeja: stili

  3. #3

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    “Lufta” midis gjuheve – konflikt midis shoqerive: Kush e ben babilonizimin e Ballkanit? (1)

    Nese edhe gjuha shqipe barazohet, gjegjesisht krahas maqedonishtes shpallet si gjuhe zyrtare, asgje nuk humbet vetemse lehtesohet komunikimi i dy grupeve me te medha etnike ne Maqedoni, duke i qendruar balle “Mitit te Babilonit”. nuk ekzistojne gjuhe te rendesishme dhe me pak te rendesishme, por vetem gjuhe te barabarta, si mjet i nevojshem per komunikim dhe si ure afrimi midis popujve.

    “Te gjitha vrasjet legale behen ne ate menyre qe ne emer te vete gjuhes, njeriut i ndalohet e drejta e perdorimit te gjuhes se tij” (Roland Bart)


    “Xheku do te jete xhentlmen kur do te fliste frengjisht”

    (Fjale e urte mesjetare angleze)



    Qe te jete koincidenca me e madhe, sjelljet deshtuese gjermane, frenge dhe angleze te para disa shekujve, se pari u kopjuan nga serbet, te cilet perdoren thenien, ashtu sic perdoren edhe anglezet “fol serbisht qe te te kuptoj edhe zoti”, duke u orvatur te parit ta bejne babilonizimin e Ballkanit, me te vetmin qellim qe ne ate gershetim gjuhesh serbishtja te barazohet me hebreishten, pra si gjuhe parababilonase, pra gjuhe e zgjedhur nga zoti dhe pas kesaj serbet kaluan ne fazen e dyte, duke bere kolonizimin e tokave te huaja, faza e trete ishte se mbeten me “gishtin ne goje“, ashtu sic u ngjau edhe gjermaneve, anglezeve dhe frengeve gjate historise si kolonizues apo imperialist.



    Gjuha maqedonase eshte zyrtare, por jo edhe me perparimtare apo me superiore nga gjuha shqipe, apo cilado gjuhe tjeter



    Nje praktike e tille mitologjike dhe me karakter fetar, ndoqi edhe Maqedonia. “Intelektualet” dhe qytetaret e saj ne menyre permanente gjuhen shqipe e konsiderojne si gjuhe e rendit te dyte, duke pasur per baze zhvleftesimin e gjuhes shqipe, kjo mund te shihet edhe ne bisedat e perditshme duke perdorur termin “shiptarski jazik”. Pra, kjo urretje ndaj emrave autokton, eshte urretje jo vetem ndaj gjuhes, por edhe ndaj nje populli ne pergjithesi, me te vetmin qellim per ta nencmuar, zhvleftesuar dhe nenshtruar.

    Gjithsesi, mitologjia nuk duhet te kuptohet mjaft seriozisht, por nuk duhet te harojme se ne kete menyre kane vepruar me dhjetra gjenerata, dhe pa dyshim keshtu do te veprohet edhe shume kohe edhe ne te ardhmen. Nga kjo mendoj se ideja per shumegjuhesine si denim nga zoti, vazhdimisht perseritet.

    Perkunder kesaj mitologjie, realiteti na detyron se duhet te nisemi nga ajo se te gjitha gjuhet jane njesoj te rendesishme, dhe se cdo person rastesisht eshte pjesetar i nje kombi apo konfesioni, andaj nuk mund qe njeri te jete i privilegjuar e tjetri i margjinalizuar.

    Kjo vlen edhe per gjuhet angleze dhe ruse qe jane te parat ne shkence, por nuk do te thote se jane gjuhe superiore, por se jane gjuhe qe me se shumti kane kontribuar ne shkence. Ashtu eshte edhe gjuha maqedonase, e cila eshte zyrtare, por jo edhe me perparimtare apo me superiore nga gjuha shqipe, apo cilado gjuhe tjeter. Nese edhe gjuha shqipe barazohet, gjegjesisht krahas maqedonishtes shpallet si gjuhe zyrtare, asgje nuk humbet vetemse lehtesohet komunikimi i dy grupeve me te medha etnike ne Maqedoni, duke i qendruar balle “Mitit te Babilonit”.

    Andaj nese hudhen mitet per prejardhjen e vetme te nje gjuhe dhe dominimin e nje gjuhe ndaj nje gjuhe tjeter, nuk do te ekzistojne me argumente ideologjike qe ishin burim per konflikte te ndryshme nacionaliste (karakteristike per Evropen ne shek. XVI dhe Ballkanin ne prag te shek.XXI). E themi kete, pasi definitivisht nuk ekzistojne gjuhe te rendesishme dhe me pak te rendesishme, por vetem gjuhe te barabarta, si mjet i nevojshem per komunikim dhe si ure afrimi midis popujve.


    Mjetet rezistuese dhe dykuptimesia e nacionalizmit


    Sipas A.Meje, paradoks ne vete eshte thenia “ Bota mundohet te kete vetem nje civilizim, por gjuhet e civilizimit shumezohen ne te“. Gjate gjithe historise, perhere kur regjimet e ndryshme jane orvatur t’ua imponojne gjuhen e tyre te tjereve, pergjigje ka qene fatale per ta, pasi gjuhet e nenshtruar kane kerkuar pavaresi. Keshtu me 1867 u vendos regjimi i dyfishte austro-hungarez. Budimpeshta u pergjigj kroateve njesoj si sllovakeve, perdorimi i gjuhes kroate, i cili u tolerua, por jo edhe zhvillimi i tij. Pasojat nga kjo ishin katastrofale, pasi kroatet krijuan rezistencen qe krijoi deshiren per pavaresi, ne anen tjeter ata fituan edhe solidaritetin sllav. Keto dallime perseri shfaqen edhe sot, duke shkaterruar edhe federata te tera (ish-Bashkimi Sovjetik, ish-Jugosllavia, e keshtu mund t’i ndodh cdo kujt qe nuk e perfill gjuhen e tjetrit.

    Nese parimi “Nje shtet per cdo popull, i tere populli ne ate shtet” pranohej ne shek. e 19, nuk do te shkaterrohej asnje nga perandorite shumenacionale ne Evrope, si (Austro-hungaria, Turqia, Rusia). Gabimi i tyre ishte se ndaj territoreve te bashkuar pervec dominimit politik, kushtezuan vetem nje gjuhe zyrtare. Pikerisht ky term, gjuhe zyrtare perben gjuhen e etnikumit shumice, pra gjuhen e shtetit. Ky term eshte i domosdoshem ne shtetet njegjuhesore ku termi gjuhe zyrtare perputhet me ate nacionale, por ne ato shumegjuhesore, gjuhe zyrtare eshte nje nga gjuhet nacionale. Keshtu qe gjuhet tjera nacionale qe nuk jane zyrtare nuk kane te drejte ta perdorin gjuhen e tyre ne nivele te ndryshme te shtetit. Pra gjuhe zyrtare, ne forme te shkruar eshte gjuha e administrates, arsimit, gjyqit, sektorit publik dhe ushtrise. Si shkolla, ashtu edhe armata eshte mjet i forte dhe i rendesishem per integrimin linguistik. Gjuha zyrtare eshte gjuha e pushtetit, qe mundeson perparim te individit, i cili paraqet celes te suksesit te nje shoqerie, pra si gjuhe te pushtetit duke marre parasysh numrin e popullsise dhe shtrirjen gjeografike duhet te jene gjuha maqedonase dhe shqipe. Vetem gjuhet zyrtare duhet te jene te pranishme ne te gjitha instancat e shtetit, duke perfshire edhe instancat rajonale pa marre parasysh perqindjen e popullsise ne ato rajone. Pasi shqiptaret e Manastirit, Prilepit, Krusheves, Prespes dhe Velesit qe se bashku paraqesin numer me te madh nga te gjitha nacionalitetet tjera, do te jene te diskriminuar nga shqiptaret e tjere, se pse nuk e plotesojne 20 %.



    (vazhdon)
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #5
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Lufta” midis gjuheve – konflikt midis shoqerive “Coroditja e toponimeve ne shqipe i corodit edhe toponimet ne maqedonishte!” (5)

    Maqedonasit nuk kane mundesi t’i shkruajne dhe shqiptojne drejt ne variantin e shqipes toponimet: Durres, Qafa e Thanes, Malesia e Madhe, Shkodra, Bytyci etj., por i perdorin me modifikime si: Drac, Qafasan, Golema Malesija, Skadar, Bitic etj.- Nese do t’i perdornim toponimet maqedoisht ne gjuhen shqipe, ato do te merrnin trajta qesharake dhe do te humbnin kuptimin, dhe anasjelltas!
    “Te gjitha vrasjet legale behen ne ate menyre qe ne emer te vete gjuhes, njeriut i ndalohet e drejta e perdorimit te gjuhes se tij” (Roland Bart)

    “Xheku do te jete xhentlmen kur do te fliste frengjisht”

    (Fjale e urte mesjaetare angleze)

    Njerezit qe nuk e njohin gjuhen shqipe, nuk jane te vetedijshem se pervec problemeve qe i theksuam, nese i ndryshojme toponimet shqipe do te paraqiten edhe probleme tjera qe jane te parealizueshme ne gjuhen e sotme standarde te shqipes. Nga ana tjeter kjo gje do ta largonte ate edhe me shume nga toponomia maqedonase.

    Problemet tjera gjate ndryshimit te toponimeve te shqipes

    Disa nga toponimet e nje gjuhe nuk mund te shkruhen dhe nuk mund te shqiptohen me grafemat dhe fonemat e gjuhes tjeter. Meqe shqipja ka 5 shkronja me shume se maqedonishtja (e, y, th, dh, rr) dhe normal se keto shkronja i takojme edhe ne toponimet shqiptare si ne Shqiperi, Kosove por edhe ketu ne Maqedoni, paraqiten ndryshime ne emertimin e tyre si p.sh.: maqedonasit nuk kane mundesi t’i shkruajne dhe shqiptojne drejt ne variantin e shqipes toponimet: Durres, Qafa e Thanes, Malesia e Madhe, Shkodra, Bytyci etj., por i perdorin me modifikime si: Drac, Qafasan, Golema Malesija, Skadar, Bitic etj. Edhe pse jane bere ndryshime kjo pune eshte fare ne rregull dhe nuk e pengon as shqipen as maqedonishten, dhe as qe ka te drejte dikush t’i thote maqedonasit pse vepron keshtu? Por shtrohet pyetja, prej nga tash maqedonasi te drejte, se si duhet t’i perdor shqiptari toponimet, edhe ate ne gjuhen e tij!

    Nje tjeter problem bazar rreth toponimeve origjinale eshte i lidhur ngushte me natyren e gjuhes dhe rregullat e saj fonetike, morfologjike e sintaksore. Nese nuk respektohen rregullat gjuhesore, gjate shquarsise, rasave te emrave, formimit te mbiemrave dhe ndajfoljeve etj., do te kemi nje kaos dhe nje kakofoni ndaj te cileve do te kishte alergji cdo shqiptar.

    Edhe pse kategorine e shquarsise e njeh edhe maqedonishtja, megjithate kjo gjuhe gjate perdorimit te emrave te pervecem nuk e perdor shquarsine, sic ndodh me shqipen, ku shquarja eshte e domosdoshme per te gjitha emrat p.sh. Shkup-i (ne maqedonisht do te perdoret e pashquar Skopje). Po keshtu ka dallim edhe lakimi, sepse ai ndryshe nga shqipja, ne maqedonishte behet me parafjale. Maqedonasit qe nuk e njohin shqipen, perseri do te ishin te pakenaqur, sepse ata kujtojne se emrat e vendbanimeve do te ngelin te ngurosur sikurse ne maqedonishte: Skopje, Debar, Kicevo etj. Por cfare do te ndodhe, duke zbatuar rregullat e shqipes, sidomos duke perdorur shquarsine dhe lakimin e ketyre emrave, emrat perseri do te “albanizoheshin” sic eshte zakon te thuhet per kesisoj raste, sepse te gjithe ata emra do te marrin mbaresa rasore. P.sh. Skopje, Skopja, Skopjes, Skopjene, Tetovo, Tetovoja, Tetovojes, Tetovojenc Debar, Debari, Debarit, Debarin etj.

    Po si do te krijoheshin emrat e tjere, p.sh. mbiemrat dhe ndajfoljet? Si do te thuhej banori i Shkupit: skopjanec-ot, debarcanec-ot, kicevcanec-ot, debarcanski, kicevcanski!!

    Kjo vale e absurdeve do te duhej t’i deformonte edhe toponimet tjera, emrat e maleve, liqeneve, lumenjve etj. Keshtu p.sh. per Drinin e Zi deri ne kufi do te quhej Crni Drim, e pastaj perseri Drini i Zi. Ose si do te duhej te thirrej Ohridsko Ezero apo Liqeni i Ohrid, mos valle edhe ketu jane albanizuar toponimet sllave. Nuk e di cfare qendrimi kane malazezet, sepse cdo gjuhe e botes i emerton ndryshe: Montenegro, Mali i Zi, Kara etj.

    Coroditja e toponimeve ne te dy drejtimet
    Ata qe kane edhe nje njohuri sado e vogel e ketyre ceshtjeve te shtye – o te qash o te qeshesh! Sepse fundi – fundit coroditja e toponimeve ne shqipe i corodit edhe toponimet ne maqedonishte, andaj secili duhet t’i perdor sipas natyres se gjuhes. Gjithsesi se proces i sllavizimit te toponimeve shqiptare eshte perdhunim i toponimeve shqipe.

    S’ka nevoje te zgjerohet lista, sepse eshte shume lehte te gjenden raste te tilla. Emrat e dyfishte ose binjake tregojne fatin e Evropes dhe Ballkanit neper onomastike. Dhe nese kihet parasysh se, cdo gjuhe pervec qe ka rregullat dhe normat e veta drejtshkrimore ka edhe traditen gjuhesore, andaj toponimet duhet te perdoren sipas atyre rregullave. Studimi dhe perdorimi i tyre mund te sherbeje si hyrje ne studimin e perzierjes se thelle, midis kulturave te tyre, nepermjet gjuhes, e jo ndalimi i tyre. Nese lufta eshte vazhdim i politikes me mjete tjera, atehere politika gjuhesore paraqet formen me te bute te luftes midis dy popujve. Dhe nese njehere e pergjithmone clirohemi nga iluzionet pacifiste, gjuhetari (i pushtetit) ne kryerjen e punes se tij, nuk i ngelet asgje tjeter perpos te sillet si qytetar, dhe ndaj kesaj politike gjuhesore ne cdo moment te zhvilloj mbikqyrje demokratike.

    Perparesite e shumegjuhesise

    Shumegjuhesia eshte dukuri shume e shpeshte, sidomos ne Evropen e Mesme dhe ate Lindore, dhe shume pak edhe ne ato Perendimore (Gjermani, France, Britani e Madhe, Portugali etj.). Nese keto shtete i definojme si foles ku gjuha amtare perputhet me gjuhen e nacionalitetit te tyre dhe gjuhes oficiale te shtetit, e kalon 80%. Ne keto shtete shume pak ka nevoje qe populli shumice ta mesoj gjuhen e pakices. Nga ana tjeter, te pjesetaret e pakicave rritet nevoja e mesimit te gjuhes se shumices, qe zakonisht eshte edhe gjuhe zyrtare. Ekzistojne edhe pakica, te cilet si gjuhe amtare nuk e perdorin ate te pakices por e shumicec, pra gjuhen e shtetit, andaj keta nuk jane dygjuhesor por njegjuhesor. P.sh. ne Rusi, rusishtja eshte gjuhe amtare per 82% hebrenj, 67 % polonez, 33 % bashkar, 22 % molldav etj. Gjuha shumice, pra rusishtja nuk ka nevoje t’i mesoje gjuhet e pakicave, as serbet nuk kishin nevoje ta mesojne gjuhen shqipe ne Kosove dhe gjuhen hungareze ne Vojvodine, ashtu sic edhe maqedonasit nuk kane nevoje per shqipen. Por edhe sikur dikush ta mesonte gjuhen e pakices, nuk duhet te mashtrohemi, sepse nuk do te kishim shumegjuhesi te pergjithshme te individit, por vetem raste te vecanta te individit. Me fjale te tjera, nese maqedonasit e pjeses perendimore e mesojne gjuhen shqipe, por jo edhe ata te lindjes, atehere kjo dygjuhesi eshte e llojit territorial (ashtu eshte edhe ne Belgjike dhe Finlande), vetem Brukseli sehte qytet zyrtar dygjuhesor. Keshtu ne Finlande kemi 40 komuna shumegjuhesore (finlandeze/suedeze), 40 komuna suedofone dhe te gjitha komunat tjera 443 jane finlandofone. Ekzistojne edhe bashkesi trigjuhesore, si Tiroli Jugor (romansh/gjermane/italiane), turqit ne Kosove (turqisht/shqip/serbisht) etj.

    (vazhdon)

    Toponimet maqedoisht ne gjuhen shqipe-marrin trajta qesharake!


    Por cfare do te ndodhe, duke zbatuar rregullat e shqipes, sidomos duke perdorur shquarsine dhe lakimin e ketyre emrave, emrat perseri do te “albanizoheshin” sic eshte zakon te thuhet per kesisoj raste, sepse te gjithe ata emra do te marrin mbaresa rasore. P.sh. Skopje, Skopja, Skopjes, Skopjene Tetovo, Tetovoja, Tetovojes, Tetovojenc Debar, Debari, Debarit, Debarin etj.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #6
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Prof. dr. Remzi Nesimi, gjuhetar, flet per disa tendenca te gjuhetareve maqedonas rreth toponimise: Ne shkence nuk ka politike, paragjykime dhe deshira!

    Ashtu sic kane depertuar thelle ne vetedijen gjuhesore te popullsia maqedonase format e toponimeve Trst, Solun, Kostur Valona e shume te tjera, ashtu jane rrenjosur thelle ne vetedijen gjuhesore te shqiptareve format Diber, Kercove, Oher, Shkup etj.
    .
    Javen e kaluar gjuhetaret maqedonas u perpoqen te argumentojne se ne gjuhen shqipe qenkan perkthyer shume emra qytetesh e vendbanimesh te tjera. Kjo ka hasur ne mospajtim te gjuhetareve shqiptare, te cilet thone se ato jane teza joshkencore te kolegeve te tyre maqedonas. Ne kete pajtohet edhe profesor dr. Remzi Nesimi, i cili gjate kohe eshte marre me kete problematike dhe ka qene ne rrjedha edhe me disa tendenca politike te ngjashme edhe gjate viteve 80-te kur qene bere shume presione ideologjike per te imponuar ne gjuhen shqipe trajtat e gjuhes maqedonase te toponimeve.



    Flaka: Z. Prof., me sa jemi te informuar, ne vitin 1987, Komisioni i marredhenieve nderetnike ne Kuvendin Republikan organizoi nje mbledhje lidhur me perdorimin e toponimeve ne Maqedoni. Ne kete mbledhje qe ftuar edhe Katedra e Gjuhes dhe e Letersise Shqiptare. Na thoni me teper per kete mbledhje?



    -Prof. Nesimi: Sic jeni ne dijeni, pas vitit 1981, ne fushaten antishqiptare u ngrit nje nisme edhe per perdorimin e toponimeve si ne maqedonishte ne mjetet e informimit, ne tekstet shkollore si dhe ne te gjitha dokumentet zyrtare. Ne kete mledhje ishin ftuar Instituti i Gjuhes Maqedonase “Kerste Misirkov”, Katedra e Gjuhes dhe e Letersise Shqiptare, Katedra e Turqishtes dhe ajo e Maqedonishtes. Katedren tone e perfaqesonin prof. Xhevat Gega, prof. Haki Ymeri dhe une. Katedra jone doli me nje material te pergatitur me shkrim, me te cilin, me argumente shkencore, e arsyetoi absurditetin e imponimit te perdorimit te emrave te vendeve sipas formes se maqedonishtes, e jo sipas natyres se gjuhes perkatese. Ne saje te ketij materiali bindes, nuk u nxor Ligji per toponimet.



    Flaka: Ne kete fryme na thoni pak me teper rreth standardizimit te toponimeve?



    Prof. Nesimi: Ceshtja e toponimeve eshte mjafte komplekse edhe ne rrafshin nderkombetar. Zgjidhje fatlume nuk gjeti as UNESKO-ja (Organizata e Kombeve te Bashkuara e Edukimit, Shkences dhe Kultures), e cila para shume viteve u mor edhe me kete ceshtje. Arsyet dhe pikepamjet jane te shumta, si ne pikepamje te fonetikes, ashtu edhe ne pikepamje te morfologjise. Keto veshtiresi ne radhe te pare dalin ne sistemet tingullore te gjuheve te ndryshme. Eshte e ditur se te gjitha gjuhet nuk kane sistem te njejte tingujsh. Keshtu ne maqedonisht mungojne zanoret –y dhe –e si dhe bashketingelloret –dh, -th, -rr. Ne maqedonishte eshte e pamundur te shqiptohet e te shkruhen drejte toponimet e tipit Thesaloniki, Qafethane etj., keshtu qe keto adaptohen ne format e pershtatshme per keto gjuhe: Solun, Qafasan. Prandaj, jo vetem qe eshte e pamundur, por edhe absurd te kerkohet e te insistohet te perdoren toponimet vetem ne formen qe perdoren ne nje gjuhe te caktuar, do te thote, eshte e pamundur format drejtshkrimore e drejshqiptimore te nje gjuhe t’i imponohen nje gjuhe tjeter, ne rastin konkret format e maqedonishtes t’i imponohen shqipes.

    Veshtiresite per zbatimin e nje politike te tille nuk jane me te vogla edhe ne fushen morfologjike. Disa emra vendesh ne nje gjuhe jane te gjinise femerore e ne tjetren te gjinise mashkullore a asnjanese, varesisht nga tingulli fundor. Keshtu, emri Diber ne shqipe eshte i gjinise femerore, ndersa ne maqedonishte i gjinise mashkullore. Nderkaq emri Shkup ne shqipe eshte i gjinise mashkullore e ne maqedonisht hyn ne gjinine asnjanese.



    Kur behet fjale per perdorimin, perkatesisht per unifikimin e toponimeve, duhet pasur parasysh edhe veshtiresite qe dalin lidhur me derivatet e tyre, kur dihet se krahas formave te parme jane krijuar edhe mjaft fjale te prejadhura, sic jane etnonimet dhe mbiemrat shkupjan, kercovar etj.



    Flaka: A pesojne ndryshime me rrjedhen e kohes edhe toponimet?



    Prof. Nesimi: Vlen te permendim faktin se si nderrimet fonetike ashtu edhe format morfologjike te toponimeve jane proces i natyrshem i seciles gjuhe. Ashtu sic kane depertuar thelle ne vetedijen gjuhesore te popullsia maqedonase format e toponimeve Trst, Solun, Kostur, Valona e shume te tjera, ashtu jane rrenjosur thelle ne vetedijen gjuhesore te shqiptareve format Diber, Kercove, Oher, Shkup etj. Kufizimi i perdorimit te ketyre toponimeve sipas tradites e rregullave te shqipes, jo vetem qe nuk ka mbeshtetje shkencore, por eshe edhe kunder frymes se bashkejeteses.



    Vlen te shtojme se me kalimin e kohes, sikurse fjalet tjera, edhe emertimet gjeografike pesojne ndryshime fonetike sipas ligjeve gjuhesore te gjuhes perkatese. Ne gjuhen shqipe kemi mjaft ndryshime te ketilla. Keshtu alternimi S=Sh ka vepruar edhe ne disa toponime te vjetra, si: Shkupi nga Skupi, Shtip nga Astibo, Sharr nga Scardus etj.



    Flaka: Prof., cka konsiderohet perkthim dhe cka mund te perkthehet? E kam fjalen per toponimet…



    Prof. Nesimi: Dihet se toponimet mund te jene te thjeshta dhe te perbera. Toponimet e thjeshta thuajse nuk perkthehen, ndersa te toponimet e perbara zakonisht pjeset percaktuese perkthehen. Kjo ndodh me mbiemrat ne funksion te percaktorit, si: Azia e Vogel, Britania e Madhe, Nerezi i Eperm, etj. Nderkaq, toponimet si: Tetove, Veles, Gostivar etj. nuk perkthehen.



    Mendoj se eshte mosnjohuri elementare trajtimi si perkthim dhe perdorimi ne te dyja trajtat dhe ne rasa te ndryshme edhe emertimet gjeografike dhe te gjitha emrat e pervecem sikurse emrat e pergjithshem. Keshtu, format: Gostivari, i Gostivarit, Gostivarin, Shtipi, i Shtipit, Shtipin etj. ne asnje menyre nuk mund te trajtohen si perkthim e aq me pak si shqiptarizim, ashtu sic nuk mund te konsiderohen si serbizim format rasore: u Skoplju, govorimo o Sinanu etj.



    Flaka: Si i komentoni qendrimet e fundit te gjuhtareve maqedonas, ku ata kerkojne qe te terhiqet perkthimi i Ligjit te ri per organizimin territorial, sepse, sipas tyre, eshte bere perkthimi i toponimeve. Ne kete kontekst, sa qendrojne elementet shkencore te tyre?



    Prof. Nesimi: Sa i perket variantit shqip te toponimeve ne Ligjin e ri te organizimit territorial, duhet te themi se ato emertime qe perdoren prej kohesh ne shtresat e gjera sipas ligjeve fonetike e morfologjike te shqipes dhe qe jane krijuar paralelisht te te dyja bashkesite, duhet te ngelin si te tilla, p.sh., Pallcishti i Eperm, Pallcishti i Poshtem, Recica e Madhe, Recica e Vogel etj., ndersa ato toponime qofshin te thjeshta apo te perbera dhe qe jane larg vendbanimeve shqiptare, duhet te perdoren ne formen e gjuhes burimore, si: Sveti Nikolla, Kriva Pallanka etj., por edhe keto toponime gjate perdorimit neper rasa u nenshtrohen ligjeve morfologjike te shqipes.



    Disa krahasime…


    Per ilustrim le te krahasojme vetem format e maqedonishtes te toponimit Kostur me pese tinguj me ate te greqishtes Kastoria me tete tinguj, ose Thesaloniki me pjese rrokje me formen Solun vetem me dy rrokje. Ketu edhe te verberit i bien ne sy se te forma e shqipes Diber e Oher ne krahasim me ate te maqedonishtes Debar e Ohrid ndryshimet jane minimale e te ngrihet aq pluhur per keto, me te vertete eshte e pakuptueshme.



    Ata qe akoma insistojne ne unifikimin e toponimeve duhet ta dine se edhe ne gjuhen shqipe tingellon ne menyre anakoronike te thuhet Debri yne i bukur apo Debri i Madh per Dibra e Madhe, sepse keto forma jane ngulitur ne vetedijen gjuhesore shekuj me radhe dhe shpesh si te tilla perdoren edhe ne folklore, keshtu qe nuk mund te crrenjosen nga ndergjegjja gjuhesore e shtresave te gjera me diktate e akte ligjore sipas politikes se dites.



    Edhe ne monizem u hoq dore nga ligji i mbrapshte!


    …Ne kete mledhje ishin ftuar Instituti i Gjuhes Maqedonase “Kerste Misirkov”, Katedra e Gjuhes dhe e Letersise Shqiptare, Katedra e Turqishtes dhe ajo e Maqedonishtes. Katedren tone e perfaqesonin prof. Xhevat Gega, prof. Haki Ymeri dhe une. Katedra jone doli me nje material te pergatitur me shkrim, me te cilin, me argumente shkencore, e arsyetoi absurditetin e imponimit te perdorimit te emrave te vendeve sipas formes se maqedonishtes, e jo sipas natyres se gjuhes perkatese. Ne saje te ketij materiali bindes, nuk u nxor Ligji per toponimet.

    Nga:
    Neat Duraku
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Sëmundja e quajtur frikë
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-03-2010, 18:29
  3. Ankthi i quajtur ateizëm
    Nga intel inside në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 23:49
  4. Elmaz Plava
    Nga Davius në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-12-2006, 14:28
  5. Ankthi i quajtur ateizem
    Nga realitetiweb në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2006, 01:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •