Kisha serbe dhe urrejtja nė Ballkan
Enver Robelli
Luftėrat e pėrgjakshme tė viteve 90 nė truallin e ish-Jugosllavisė treguan se nėn pelerinėn e zezė tė popave serbė rrahin zemra tė ashpra dhe tė tmerrshme. Kėshtu shkruan Milorad Tomaniq, publicist nga Beogradi, nė fillim nė librin e tij Kisha serbe nė luftė dhe luftėrat brenda saj. Nė 251 faqe autori analizon rolin e kishės si institucion dhe tė dinjitarėve tė saj.
Kisha Ortodokse Serbe (nė kėtė tekst do tė pėrdorim shkurtesėn KOS) e ka parė pėrherė veten si institucion kombėtar, qė merret jo vetėm me ēėshtje tė shpirtit, por edhe tė politikės e tė kombit. Pra, me punė tokėsore. Vetė akti i fitimit tė mėvetėsisė sė KOS-it ėshtė politik. Pas okupimit tė Konstantinopojės mė 1204 nga ana e kryqtarėve dhe venedikasve, patriarku i Kishės Ortodokse Greke u arratis nė Azinė e Vogėl. Nė vitin 1219 atje shkoi Rashko, i biri i Mbretit Serb, dhe nga dinjitari kishtar grek fitoi pavarėsinė kombėtare tė KOS-it. Nė kėtė mėnyrė, siē shkruan Joko Slijepēeviq nė Historinė e Kishės Ortodokse Serbe, u pengua ndarja religjioze e serbėve nė katolikė dhe ortodoksė. Rashko nė historinė e kishės serbe njihet si Shenjtori Sava.
Nė periudhėn e sundimit osman, pas humbjes sė Betejės sė Kosovės (1389), Patriarkati i KOS-it nė Pejė praktikisht u anulua dhe kaloi nėn juridiksionin e Ohrit. Nė vitin 1557 Porta e Lartė vendosi ta ringjallė sėrish Patriarkatin, duke shpresuar se klerikėt do tė ndihmonin nė mbledhjen e taksave nga raja. Nė ringjalljen e Partiarkatit duket tė kenė luajtur rol edhe lidhjet familjare. Kryeveziri Mehmet Sokoloviq, i cili si fėmijė ishte marrė peng nga turqit nė oborrin e Sulltanit, ishte serb. Prijėsi i ri i Partiarkatit u bė vėllau i tij Makarije, i cili kishte ruajtur besimin e krishterė. Kjo ėshtė, shkurtimisht, historia e fitimit tė mėvetėsisė sė KOS-it.
Pjesėt mė interesante nė librin e Milorad Tomaniq janė ato qė demaskojnė dhe ilustrojnė anomalitė e klerikėve dhe politikanėve veēanėrisht nė vitet 80 dhe 90, kur nacionalizmi serb arriti kulmin. Serbėt janė popull i ēmendur, kishte thėnė lideri i serbėve tė Kroacisė, Jovan Rashkoviqi nė njė bisedė me presidentin kroat Franjo Tuxhman. Kėshtu populli serb kishte mundėsinė tė dėgjojė se ēka mendon pėr gjendjen e tij nervore dhe shpirtėrore njė ekspert pėr kėtė ēėshtje: Rashkoviq me profesion ishte neuropsikiatėr. Nga KOS-i ai ishte shpėrblyer me Urdhrin e Shėn Savės tė Klasit I. Njė intelektual tjetėr i nderuar nga kisha serbe ishte i ashtuquajturi Miliqi nga Maēva, njė piktor dhe patriot, i cili duke treguar budallallėqe fitoi respektin e klerikėve mė tė lartė tė kishės. Pėr shembull Miliqi nga Maēva paralajmėronte se serbėt sė shpejti do tė jenė padronė tė botės. Nėse, sipas tij, njė bombė e vetme bie mbi Beograd, atėherė Vatikani, Vjena, Bonn-i dhe Zagrebi do tė dridhen nga brenda me fuqinė e formulės V^3=0. Pastaj, vazhdonte ai me fantazinė e tij, do tė shkatėrroheshin Tirana, Praga, Sofia, Ankaraja, Meka, Medina, Teherani. Piktori, tė cilit serbėt ia shikonin buzėt kur fliste, kishte paralajmėruar njė katastrofė tektonike pėr muajin qershor tė vitit 2001. Kėtė ai nuk e pėrjetoi. Nė varrimin e tij salikimin e mbajti mitropoliti nacionalist Amfilohije. Nė kėtė luftė pėr rendin e ri serb u kyēėn edhe anėtarė tė Akademisė sė Shkencave tė Serbisė. Akademiku Milorad Ekmeēiq nė vitin 1988 shkruante: Dhuna ėshtė nėna e krijimit tė shteteve nacionale, kryesisht dhunė nė luftė. Ēdo nacionalizėm fillon me mbledhjen e pėrrallave dhe kėngėve epike dhe ky ėshtė nacionalizėm elitar. Dobrica Qosiqi, Luba Tadiqi (i ati i presidentit tė tanishėm tė Serbisė Boris Tadiq) dhe intelektualė tė tjerė filluan tė flasin pėr barrėn e tė kaluarės dhe sfidat e sė ardhmes. Mė 24 dhe 25 shtator 1986 gazeta Veēernje Novosti botoi Memorandumin e Akademisė, programin mbi dominimin serb tė Jugosllavisė sė atėhershme. Kėtu e shihte shansin edhe kisha bashkė me shoqatėn e shkrimtarėve tė Serbisė.
Tani mungonte vetėm edhe prijėsi, qė do tė realizonte planet e intelektualėve, klerikėve dhe shkrimtarėve, plane, tė cilat, siē nėnvizon Tomaniq, u pėrpiluan nėn tymin e dendur tė duhanit dhe shisheve me raki. Ai prijės u shfaq njė ditė, u bė udhėheqės i Partisė Komuniste dhe shkoi nė Kosovė mė 27 mars 1987. Fjala ėshtė pėr Slobodan Milosheviqin. Disa javė mė vonė shkrimtari Radoslav Zlatanoviq do tė shkruajė poezinė Himn nė lėndinė kushtuar Milosheviqit. Peshkopi Jovan Velimiroviq do tė pėrdorė nocionin Serbia hyjnore, e cila na qenkėsh zgjeruar e bėrė shteti mė i madh hyjnor. Se kisha serbe mendonte vetėm nė dimensione tė mėdha, tregon edhe njė shembull tjetėr. Pas largimit nga posti i partiarkut tė sėmurė German, zgjedhja e kreut tė ri tė KOS-it nuk kaloi pa vėshtirėsi. Patriarku i sotėm Pavle u zgjodh tek nė rrethin e nėntė tė votimeve! Tomaniq konstaton me ironi se Shpirti i Shenjtė me kėtė aludim nė Rrethin e Nėntė tė Ferrit tė Dantes sikur kishte paralajmėruar se ēfarė e priste kombin serb. Nė fakt shtypi kishtar qė nga fundi i viteve 80 e deri vonė nė vitet 90 i kishte fryrė zjarrit nacionalist kundėr shqiptarėve, kroatėve dhe boshnjakėve.
Njėkohėsisht me kėtė filloi edhe rehabilitimi i figurave tė dyshimta kishtare. Nė maj tė vitit 1991 nga Amerika, nė Serbi u kthyen eshtrat e peshkopit Nikolaj Velimiroviq, njė kleriku qė bartte dekoratė tė Gjermanisė naciste dhe i cili kishte thėnė me bindje tė plotė se ekzistojnė ngjashmėri tė mėdha mes Adolf Hitlerit dhe Shėn Savės. Velimiroviq, njė klerik i shkolluar nė Rusi, Gjermani dhe Zvicėr, ishte i njė mendimi me Hitlerin edhe sa i pėrket qėndrimit tė kėtij tė fundit ndaj hebrenjve.
Nė kėtė traditė urrejtėse vazhdoi edhe Patriarku Pavle. Serbėt nuk mund tė jetojnė mė bashkė me kroatėt dhe pjesėt e Kroacisė duhet ti bashkangjiten Republikės sė Serbisė - kėshtu i shkruante Pavle lordit Carrington, i cili nė gjysmėn e parė tė viteve 90 ndėrmjetėsonte nė luftėn nė ish-Jugosllavi. Por, gjatė vizitės Zagrebit nė mars 1999, vetėm pak ditė para fillimit tė luftės sė NATO-s nė Kosovė, Pavle vizitoi Tuxhmanin, tė cilin shtypi, kisha dhe opinioni serb e kishte karakterizuar si inkarnim tė sė keqės, dhe u bėri thirrje serbėve qė tė integrohen nė shtetin kroat. Meqė kishte dėshtuar projekti i Serbisė sė Madhe, Pavle tani propagandonte paqen dhe pajtimin.
Edhe gjatė luftės nė Bosnjė, Pavle nuk qėndroi indiferent. Takime me Radovan Karagjiqin, Ratko Mladiqin dhe luftėtarė tė tjerė pėr Serbinė e Madhe ishin pjesė e programit tė vizitave tė Pavles. Agresionin kundėr boshnjakėve kisha e minimizonte si luftė mbrojtėse tė serbėve kundėr pėrpjekjeve tė boshnjakėve myslimanė pėr tė krijuar njė xhamahiri nė Ballkan tė sunduar prej muxhahedinėve. Mė vonė, pėrveē boshnjakėve, kroatėve dhe shqiptarėve, tė cilėt nė sytė e klerikėve kishtarė ishin armiq tė pėrbetuar tė serbėve, rreziku, sipas KOS-it, kėrcėnohej edhe nga krejt Perėndimi, veēanėrisht Gjermania, Italia, Austria, Papa Gjon Pali i Dytė. Madje kisha serbe u tregua mė e ashpėr se vetė Milosheviqi. Kisha ia mbajti anėn Radovan Karagjiqit nė refuzimin e planit Vance-Owen pėr paqe nė Bosnjė. Kisha ende vazhdonte tė mbėshteste idenė pėr krijimin e Serbisė sė madhe mbi gjakun e civilėve tė pafajshėm. Natyrisht klerikėve serbė nuk u mjaftonin vetėm fjalėt nė ndezjen e urrejtjes. Nė shtator tė vitit 1991 afėr manastirit Komogovine nė Kroaci, peshkopi i ardhshėm Filaret doli nė fotografi duke mbajtur mitralozin nė dorė. Fakt i njohur ėshtė se peshkopi tjetėr Amfilohije, i cili ėshtė xhaxhai i bashkėshortes se kryeministrit serb Vojislav Koshtunica, nė vitin 1991 manastirin e Cetinjės e kishte shndėrruar nė kazermė pėr pjesėtarėt e Gardės Vullnetare tė Arkanit. Edhe Arkani nuk i kishte mbetur borxh kishės: ai kishte thėnė se komandant i tij suprem ėshtė patriarku Pavle. Arkan me vete bartte fotografinė e Shėn Nikollės me nėnshkrimin e patriarkut Pavle. Nėse e lakojmė vargun e famshėm tė poetit hebraik Paul Celan se vdekja ėshtė njė mjeshtėr nga Gjermania, atėherė pėr kishėn serbe mund tė themi: urrejtja ėshtė njė mjeshtėr nga Serbia. - Libri i Milorad Tomaniqit ėshtė njė minierė e pafundme me argumente, citate dhe dėshmi mbi rolin makabėr tė kishės serbe nė konfliktet e Ballkanit. Ky libėr, i botuar nga shtėpia botuese Krug nė Beograd, meriton urgjentisht tė pėrkthehet nė shqip.
Marre nga Shekulli www.shekulli.com.al
Krijoni Kontakt