Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Pack: Anëtarë të qeverisë nuk e duan Evropën

    Doris Pak do të jetë përsëri për një periudhë 5-vjeçare, gjatë kësaj legjislature të re, interlokutorja për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

    Pack: Anëtarë të qeverisë nuk e duan Evropën

    «Ka disa, mjaft të rëndësishëm në qeveri, që nuk janë shumë të interesuar ta afrojnë Shqipërinë drejt Evropës»


    Intervistë me Doris Pak
    Presidente e Delegacionit të Evropës Jug-Lindore në Parlamentin Evropian
    Ju jeni rizgjedhur… tani, ju jeni që prej 15 vjetësh në Parlamentin Evropian, dhe do të jeni një ndër 732 deputetët e këtij Parlamenti, dhe ju jeni zgjedhur në të njëjtën kohë Presidente e Delegacionit të Evropës Jug-Lindore që do të ketë mes të tjerave përsipër dhe Shqipërinë. Cilat janë vendet e tjera që do të ketë përsipër ky Delegacion, sepse unë kam mësuar që do të kemi tashmë një strukturë të re?

    Në fakt, në mënyrë korrekte do të themi që do të zgjidhem në muajin shtator, kjo është e sigurt dhe e qartë, sepse kjo është vendosur tashmë mes grupeve politike. Ky Delegacion i ri i Evropës Jug-Lindore do të merret me Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Serbi dhe Mali i Zi, si dhe me Kosovën. Sepse dy të tjerët, pra Kroacia është tashmë në rrugën drejt Evropës, ashtu si dhe Maqedonia jo aq afër, por në rrugë të mbarë, i kanë përmbushur gjithçka që duhet, e kanë tashmë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Pra këto dy vende kanë Delegacionin e tyre më vete.

    Pra ju do të jeni përsëri për një periudhë 5-vjeçare, gjatë kësaj legjislature të re, interlokutorja për Shqipërinë këtu në gjirin e Parlamentit Europian?

    Po, kjo është e vërtetë. Nuk e di nëse të gjithë e pëlqejnë këtë fakt, por unë e bëj me shumë dëshirë këtë…

    Po, po, mund t’ju them që ka dy kampe: ata që ju pëlqejnë dhe ata që nuk ju pëlqejnë. Por nuk mund t’ju pëlqesh të gjithëve…

    Jo, jo, natyrisht. Unë nuk dua kurrë të pëlqehem nga të gjithë. Dua që njerëzit të më kuptojnë. Që gjithë njerëzit ta kuptojnë që gjithçka që bëj, nuk e bëj për veten time, apo për ndonjë burrë apo grua politike, e bëj për popullin shqiptar.

    Po, po. Dhe veçanërisht ata që nuk ju pëlqejnë, mendojnë që ju bëni shumë kritika për Shqipërinë dhe problemet në Shqipëri, por që psh., unë, ose shtypi shqiptar, ose publiku, i gjejmë këto kritika me vend dhe që duhen bërë…

    Nëse e duam dikë, duhet që gjithashtu të kritikojmë dhe gabimet e tij. Unë e dua Shqipërinë dhe duhet që dikush nga jashtë, i sinqertë apo e sinqertë, siç jam, ta bëjë këtë. Shpresoj që gjithë shqiptarët ta kuptojnë këtë, jo të gjithë politikanët, por kjo nuk më intereson.

    Zv.President i këtij Delegacioni do të jetë përsëri Johanes Svoboda, austriaku socialist. Mund të flasim pra për një vazhdimësi, me ju që e njihni tashmë rajonin. Është e mirë kjo apo jo?

    Unë mendoj që kjo është një gjë shumë e mirë dhe iu luta Johanes Svobodës të përpiqet ta fitojë këtë post, sepse duhet një vazhdimësi. Po të kishim dikë, shumë të ri, që do ta merrte këtë post në këtë moment, ai nuk do të dinte asgjë nga e kaluara, ai nuk do t’i njihte konjukturat e ndryshme dhe nuk do t’i njihte mirë politikanët. Ai do tentohej t’i besonte të gjithë. Dhe kjo nuk duhet bërë, sepse nuk e kuptojmë vërtet situatën. Për këtë arsye jam shumë e kënaqur që Johanes Svoboda do të jetë me mua në Zyrën e këtij Delegacioni.

    Si ju duket Shqipëria aktualisht? Ju e keni ndjekur gjithçka ka ndodhur. Çfarë mund të themi sot, në këto ditë pushimesh?

    Nuk dua të bëhem e mërzitshme për njerëzit, por gjendja nuk është përmirësuar shumë. Unë mund të citoj zonjën Meksi që ka thënë se «tensionet politike në qeveri pengojnë qeverinë të punojë vërtet». Ata janë marrë me shumë gjëra dhe nuk mund të punojnë vërtet për atë që duhet të bëjnë për t’iu përgjigjur integrimit evropian.

    Është e vërtetë që kjo është mjaft e vështirë, por a ju duket juve se kjo qeveri ka vullnetin e mirë të bëjë dhe të ndjekë reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian?

    Unë nuk mund të gjykoj të gjithë burrat apo gratë që punojnë në këtë qeveri. Ka me siguri disa që janë me të vërtetë të devotshëm për këtë punë. Por jam gjithashtu e sigurt që ka disa, mjaft të rëndësishëm, që flasin shumë, që të thonë gjithmonë atë që t’i don të dëgjosh, por në brendësi ata nuk janë shumë të interesuar vërtet, ta afrojnë Shqipërinë drejt Evropës. Sepse ata duhet të luftojnë kundër korrupsionit që është brenda qeverisë, ashtu siç e dinë të gjithë, të luftojnë kundër trafiqeve njerëzore, të luftojnë kundër shumë gjërave, dhe lufta nuk po shikohet vërtet. Përveç kësaj, po të shikojmë dezastrin me zgjedhjet e fundit… Pra, kemi zgjedhjet e 2005-ës përpara nesh, dhe kur shikoj se ç’ndodh në këtë moment në Shqipëri, nuk gjykoj se është diçka vërtet për t’u kënaqur. Mendoj se është vërtet një dezastër. Për mendimin tim nuk është korrekte, këtë e them vërtet dhe ndoshta OSBE ka dorë aty, nuk është mirë që dy elefantët janë bërë bashkë dhe lënë jashtë partitë e vogla. Nuk shkon. Politika nuk është kaq konforme. Nuk ka dy pushtete politike. Ka shumë të tjerë që duhen respektuar. Mendoj që një demokraci pluraliste ka nevojë për shumë opinione dhe nuk është korrekte që dy partitë kanë përjashtuar të tjerët…

    E keni fjalën për ligjin elektoral?…

    Po, për ligjin elektoral. Ky proçes ka filluar keq dhe shpresoj që mund të arrijmë ta rregullojmë këtë përpara zgjedhjeve. Por më kujtohet shumë mirë, të gjitha zgjedhjet e fundit kanë patur vërtet probleme me listat e zgjedhësve. Mendoj se do të bëjnë vërtet një përpjekje të madhe për ta rregulluar këtë dhe shpresoj që do të munden të bëjnë diçka, jo ligjin elektoral por dhe parametrat teknikë që ka nevojë për të patur zgjedhje korrekte. Organizimi i zgjedhjeve në mënyrë korrekte është gjithashtu një parakusht për një afrim drejt Evropës. Kur shikoj zgjedhjet e fundit, gjithmonë ka patur probleme. Shpresoj shumë që këtë herë ata ta kenë kuptuar… Por kur shikoj gazetat tuaja, sepse i lexoj pothuajse çdo ditë përmes përkthimeve, nuk shikoj vërtet që kjo po përmirësohet.

    Më 31 janar 2003 Romano Prodi hapi negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Teknikisht si do të veprohet? Mbyllja e negociatave do të vijë përpara Parlamentit Evropian?

    Po, Parlamenti duhet të japë mendimin e tij. Dhe do të jepet për t’u respektuar. Nuk do të jetë një vendim dosido…

    Pra Komisioni do të bazohet tek mendimi i Parlamentit ?

    Mes të tjerave…

    Do jetë një votim?

    Do të jetë një votim.

    Anëtarët e qeverisë premtuan në fillim që negociatat do të mbylleshin gjatë Presidencës Italiane, pastaj gjatë fundit të vitit të kaluar… Tani, tani ata nuk flasim më. Ju a keni ndonjë ide në kokë edhe sa kohë mund të zgjasë akoma?

    Jo, nuk më takon mua ta them. Por mund të them që është totalisht në duart e qeverisë. Nëse qeveria nuk vazhdon të punojë ose nuk punon sa duhet, do të zgjasë akoma gjatë, madje shumë gjatë. Pra nuk është përgjegjësia e Evropës, e Parlamentit Evropian. Është përgjegjësia e politikanëve në Shqipëri. Janë ata që duhet të gjejnë në një mënyrë apo një tjetër, për të respektuar përgjegjësitë përballë popullit të tyre dhe përballë Evropës. Për aq kohë sa nuk do të bëjnë hapa më shumë përpara në plotësimin e kushteve dhe gjithçka që kërkojmë ne, nuk shikoj një datë…

    Pra, për ju, për momentin, qeveria shqiptare nuk punon mirë në këtë rrugë?

    Unë nuk thashë në përgjithësi ata nuk punojnë mirë, por mund të themi që ka shumë gjëra që mungojnë. Ashtu siç e tha vetë zonja Meksi, vetëm para pak ditësh, janë tensionet brenda partisë që është në qeveri që pengojnë qeverinë të punojë në mënyrë korrekte. Nuk jam unë që e thashë, por unë citoj zonjën Meksi. Ajo e tha në shqip, ndoshta në një mënyrë tjetër, por kjo ishte përmbajtja.

    Flitet gjithashtu për korrupsionin, trafiqet, krimin e organizuar, por një periudhë kruciale për Shqipërinë, një test vërtet i rëndësishëm janë zgjedhjet e vitit të ardhshëm, që ato të jenë të lira dhe të drejta. Kishte përfaqësues të shoqërisë civile dhe të politikës shqiptare përpara Kongresit amerikan dhe të gjithë i kanë sytë nga këto zgjedhje. Ju mendoni se do të jetë një test vërtet i rëndësishëm për Shqipërinë në sytë e evropianëve dhe të Evropës?

    Ashtu siç e thashë dhe më parë, mendoj që për një demokraci gjëja më e rëndësishme janë zgjedhjet e lira, bërja e tyre. Për aq kohë sa nuk arrijnë të bien dakord për një ligj, nuk arrijnë të bien dakord për listat e zgjedhësve… Unë dyshoj, por jam gjithmonë optimiste që gjendja mund të ndryshojë akoma. Unë shpresoj vërtet që dy elefantët e mëdhenj do reflektojnë. Sepse nuk ka një parti të vetme në pushtet, nuk ka një parti të vetme në opozitë, mendoj që demokracia jeton nga pluralizmi dhe opinionet. Shpresoj vërtet që atje ta kuptojnë këtë, që nuk mund të përjashtojmë njerëz që janë politikanë, që punojnë në Parlament. Është e sigurt që nëse dy kampet punojnë, vetëm së bashku ata do të neglizhojnë vullnetin e të vegjëlve, duhen futur pra dhe ata.

    Aq më tepër që pas 14 vjetësh kemi të njëjtët aktorë politikë në Shqipëri…

    (Qesh) Po, kemi të njëjtët aktorë. Dhe kjo është pak e vështirë, sepse të njëjtët aktorë nuk e ndryshojnë kurrë jetën. Ata janë mjaft të vjetër dhe nuk mund të ndryshojnë. Ky është problemi.

    Dhe që prej 14 vjetësh është e vërtetë që nuk ka patur kurrë zgjedhje vërtet të lira. Dhe është momenti i madh për t’i bërë ato, për të qenë të besueshëm…

    Shikoni, zgjedhjet e parafundit, përpara Presidentit Moisiu, ju kujtohet unë isha atje dhe në një zonë u votua 5 herë për të patur maxhorancën. Ky ishte atëherë një test dhe ne thamë në Parlament që nuk do t’i hapim negociatat përpara se ju të ndryshoni pak atë që ndodhi. Dhe më në fund ata gjetën një konsensus për Presidentin. Por nga aty deri tek një ligj që është vërtet korrekt, dhe lista zgjedhësish që janë vërtet korrekte, është akoma një rrugë e gjatë. Ata kanë patur kohë, tani jemi një vit para zgjedhjeve dhe ata nuk kanë përfunduar akoma. Mendoj se është pak e turpshme. Shpresoj shumë që kjo të ndryshojë, sepse në të kundërt kjo do t’u tregojë të gjithëve që nuk është një demokraci e pjekur, madje as fare pak e pjekur. Kjo do të thotë që duhet respektuar baza demokratike që është vullneti i zgjedhësve. Për këtë duhet bërë gjithçka që duhet.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    E Hene, 02 Gusht 2004


    PAK: NEGOCIATAT MUND TE ZGJASIM SHUME GJATE

    Perfaqesuesja per Evropen Juglindore ne Parlamentin Europian, Doris Pak paralajmeroi dje se negociatat per nenshkrimin e marreveshjes se stabilizim-asociimit me BE-ne mund te zgjasin shume, nese ne Shqiperi nuk zhvillohen zgjedhje te lira dhe sipas standardeve demokratike. Pak u shpreh se politika konfliktuale po e mban Shqiperine larg BE-se. "Kete e shprehu edhe ministrja juaj, Ermelinda Meksi se sherret e brendshme ne partine qeverisese po behen pengese per procesin e integrimit. Nuk e them une kete, e tha ministrja juaj", deklaroi Pak. Sipas saj, gjate ketyre viteve ne Shqiperi nuk ka pasur zgjedhje brenda standardeve te kerkuara nga BE-ja. Nderkohe, edhe kreu i prezences se OSBE-se ne Shqiperi, Osmo Liponen, ka deklaruar ne Kongresin Amerikan se zgjedhjet parlamentare te vitit 2005 jane nje test vendimtar per te ardhmen e Shqiperise ne Bashkimin Europian. Liponen deklaroi se klima politike ne Shqiperi eshte konfliktuale dhe shtoi se dualizmi PS-PD e ka mbajtur peng vendin per nje kohe te gjate. Shefi i OSBE-se u shpreh se faktori nderkombetar po ben ç'eshte e mundur per te dhene nje asistence te garantuar per Shqiperine. "Ne kemi marre persiper te asistojme ne hartimin dhe miratimin e nje Kodi Zgjedhor modern i cili te garantoje ne kete vend zgjedhje te lira e te ndershme, te cilat kane munguar aty", deklaroi Liponen. Ai shtoi se partite kryesore politike e kane mbajtur vendin te pazhvilluar duke sajuar here pas here konflikte te cilat nuk kane ndihmuar ne jeten e vendit, por vetem kane penguar zhvillimin e tij. Sipas kreut te OSBE-se ne Tirane, reforma zgjedhore po tenton te kryhet brenda institucioneve dhe per kete kane shprehur vullnetin e tyre te gjitha forcat politike. Ne fjalen para Kongresit Amerikan, Liponen deklaroi se i takon gjithashtu shoqerise civile dhe intelektualeve qe te jene pjese e zhvillimit te vendit duke marre pjese me aktivisht ne forumet ku diskutohet per çeshtje te rendesishme.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Artikullin e pare e lexova me vemendje tek shekulli,dhe sinqerisht nuk pashe asgje tjetjer pervec realitetit shqiptar.

    Te gjitha pergjigjet te cilat ka dhene znj.Pack ishin te tera reale dhe te bazuara ne realitetin e dhimbshem shqiptar.

    Shume bukur foli per demokraci,shume bukur foli per aktoret e mbaruar se politikes shqiptare,te cilet fatkeqesisht nuk japin rezultatet e duhura.


    Sic lexova znj.Pack e njeh mjaft mire realitetin shqiptar,pra njeh mire dhe shqiptarin e thjeshte ate shqiptar qe kaq shume e ka enderruar demokracine e vertete,por qe fatkeqesisht nuk ndihmohet aspak nga "letrat" e djegura se politikes shqiptare.




    Le te shpresojme qe cdo gje do te shnderrohet per mire duke vene mend me se fundi politikanet tane qe zgjedhjet e lira dhe konsensusi ndermjet partive politike,ndihmon maksimalisht demokracine e nje shteti me kaq shume probleme.

    Le te shpresojme qe me se fundi brezi i ri shqiptar nuk do te ndjeki hapat e baballareve te tyre,por do te caj rrugen e tij,duke u bazuar ne forcat dhe ne idete,per nje ndryshim radikal te kesaj gjendje.


    Personalisht e falenderoj znj.Pack,pasi me kritikat e saj te bazuara,ne mod normale pushtetaret tane duhet ti vejne gishtin kokes per me shume pune te ndershme dhe me rezultate,me kritikat dhe me kete interviste ajo tregon ne menyre direkte qe i pelqen ne te vertete qe endrra e shqiptareve per integrim te tyre ne familjen europiane te behet realitet.



    Ja kalofshit mire
    Ndryshuar për herë të fundit nga miko : 02-08-2004 më 15:13 Arsyeja: Kot per fiksim
    .........................

Tema të Ngjashme

  1. Alfred Uçi tregon
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  4. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •