Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876

    Tragjedi tjeter ne Adriatik!

    Mbreme perseri nje gomone me 33 shqiptare u perplas me nje motovedete te "Guardia di Finanza",qe qysh nga 1997 patrullojne bregdedin shqiptar ne baze te nje mareveshtjeje dypaleshe per ndalimin e trafikut te klandestineve.
    Dy persona,nje burre e nje grua,humben jeten.
    Nga pala italiane faji i lihet manovrave te rrezikeshme te skafisteve ne detin e trazuar dhe ne erresiren e nates.
    Nga pala shqiptare ka pasur protesta dhe ne Parlament nga ana e opozites,nga kryetari i republikaneve,F.Mehdiu dhe sidomos nga Spartak Ngjela i cili ka kerkuar ngritjen e nje komisioni per rishqyrtimin e mareveshjes me GdF italiane.

    Lidhja e Emigranteve Shqiptare ne Itali ka organizuar per neser nje manifestim ne Rome para selise se Qeverise per:"ti thene ndal odisese se te vdekurve ne det dhe invazionit italian te Shqiperise"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    fier
    Postime
    1
    E njejta histori si gjithmone ne mes te pafajshmit e mbani mend vdekjen e dy avokateve Italiane ne 2000.Nejse ishte dicka qe pritej pasojat e ligjit te ri italian mbi emigracionin po fillojne te ndihen e eshte per te ardhur keq qe ne vend te krimineleve e pesojne te pafajshmit.
    une jam laert nga fieri 19 vj .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nuk ka faj guarda di finanza ktu.
    Faji eshte i njerzve qe vene koken e tyre ne dore te kasapve te vlores, scafistave.
    Njerzit ne se jan te pakenaqur nga jeta duhet te organizohen e te protestojne.
    Zgjidhja ne form te paligjshme e halleve shpesh paguhet Shtrenjt.
    Shembujt jane. Tragjedia otrantos me 100 njerez eshte e fresket.
    Kush shkon vullnetarisht ne dore te scafisteve le te mbaj vet pergjegjsine.

    Votat ja japin PPSH-se e pastaj ikin me scaf ne Itali.
    Scafistet jane Mafie. PS eshte Mafie.
    Romano Prodi e Doris paku jan MAFIE.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    F. Mediu: Italiane ikni, byjrum serbo-greke!

    Artikulli eshte pa autor, por atij i lumte ajo dore, se ne Shqiperi tani nuk ka mbetur gje tjeter vetem ti mbledhesh e ti mbyllesh ne cmendine keta "soj" politikanesh. Thua te jete thjesht nje lajthitje?

    www.kohajone.com

    Mediu: Italianet te largohen nga Shqiperia !

    C'eshte ky inat per italianet, kombin qe na ka ndihmuar, kurse per greket manifestohet nje dashuri e madhe nga politikanet shqiptare ?

    Mbreme ne parlament ne nje moment, kur kryetari republikan Fatmir Mediu po bente nje deklarate per ngjarjen e ndodhur parmbreme ne ishullin e Sazanit , ku nje anije e Guardia di Financa eshte perplasur me nje gomone me 27 klandenstine, ku pati edhe viktima, ai ngriti zerin duke kerkuar publikisht largimin nga territori shqiptar te policeve te Guardia di Financa. Me pas ai shtoi se ata kane nje mandat nga qeveria e socialisteve dhe parlamenti duhet t'i shpalle ata te padeshirueshem ne Shqiperi. Ne te vertete fill pas kesaj deklarate te rende per marredheniet mes dy vendeve tona, Italise dhe Shqiperise, reagoi kryeministri Majko, i cili e quajti te gabuar nje kerkese te tille, porse parlamenti shtoi zoti Majko mund t'i kerkonte Komisionit Parlamentar te Rendit e SHISH qe te hetonte per kete ngjarje te rende. Nuk mund te largohen policet italiane te Guardia di Financa thane kryeministri dhe disa deputete, pasi ata kane per detyre luften ndaj trafiqeve dhe kladenstineve dhe veprojne sipas nje marreveshje qeveritare.

    Natyrisht qe eshte e dhimbshme ajo qe ka ndodhur parmbreme ne det ku nga perplasja jane mbytur disa jete njeriu te pafalshme, porse nuk mundet qe nje politikan te nxitohet e te beje deklarata qe kane brenda vetes irritimin e jo zgjidhjen afatgjate. Disa here ne qarqet politike shqiptare ka patur nje xhelozi per Italine, e cila ka reputacion dhe pushtet shpirteror mbi shqiptaret, i cili vjen nga thellesia e shekujve, nderkohe qe fqinje te tjere na kane masakruar ose me se paku na kane cunguar ne truall e ne ekonomi. Kultura italiane eshte bee pjese e asimiluar nga shqiptaret nder shekuj dhe miqesia mes dy popujve ka rrenje te thella ne historine tone te trazuar. Duhet pranuar se pervec historise se vjeter te arberesheve, te cilet te larguar nga pushtimi turk gjeten strehe e jete ne Itali , jane italianet te cilet na u gjeten ne krah ne shume kohe te veshtira, pa harruar ngarjet e ketyre viteve te fundit, ku ndihmat ne buke e mjete te tjera jetese erdhen jo nga qielli, por nga andej nga ku historia na ka percjelle mesazhe miqesie.

    Natyrisht qe duhet pranuar nje fare rivaliteti mes shteteve fqinje per zona influence mbi Shqiperine si nje vend ne udhekryqin ballkanik, por nuk mund te harrohet ai qe te gjendet ne dite te veshtira. Nese nuk largohemi shume nga fillimi i ketij viti ishte pikerisht Italia ajo qe na nxori nga erresira elektrike duke na sjelle 24 ore energji elektrike. Eshte po ajo qe sapo trokasim ne dyert e saj na ndihmon , ndonese nje pjese e politikes shqiptare ka qene krejt progreke dhe nuk ka dashur investimet serioze dhe kapitale te italianeve. Kur eshte puna per te kerkuar meshire dhe ndihme i drejtohemi Italise, kurse kur duhet falur e privatizuar ekonomia kombetare Greqise i ruajme e i japim me fanatizem copa te majme te pasurise sone shqiptare.Por kjo nuk do te thote se nuk ka edhe pjese t-_reta te segmenteve qe e kalojne kufirin e miqesise, por kjo nuk mund te marre jete e te shnderrohet ne politike kunder italianeve me te cilet ndodhi tragjedia. Nese faji i mbetet, pas hetimeve, pales se anijes italiane atehere drejtesia duhet te hetoje e te ndeshkoje, por jo politika. Sipas kesaj logjike duhet qe per nje shqiptar qe vret nje italian apo disa italiane politika e Romes te ngrihet e te shpalose largimin e te emigranteve shqiptare, te fajshem e te pafajshem.

    Deklarat e zotit Mediu, nese nuk eshte emocionale pas ngjarjes se rende ne Ishullin e Sazanit, mbetet per tu hulumtuar se cfare dozash greke ka brenda saj. Sic thame pak me siper ne vend qe shume prej privatizimesh te medha t'i ishin dhene Italise si nje nder pese vendet me te industrializuara te botes, iu kaluan me shume dashuri e interes grekeve. Nuk kemi asgje me investimet greke, perkundrazi , por nuk mund te heshtet kur edhe AlbTelekomi e Banka e Kursimeve po mendohet per t'iu dhene prape grekeve. Pas kesaj nuk na mbetet gje tjeter, vecse t'i ndryshojme emrat dhe mbiemrat, duke iu drejtuar zyrave te gjendjes civile te zones minoritare. E pare ne kete kendveshtrim do te ishte ne te mire te Shqiperise nje politike me e hapur me Italine, me gjitheperfshirese, duke mos harruar se rruga per ne Perendim kalon nga fqinji yne i pertej detit. Edhe historia e lashte ketu i ka cuar Zotat , ne Rome. Prandaj do te ishte dobiprurese edhe nje interperlance me ministrin e Puneve te Jashtem per raportet dhe ndervaresite ekonomike e politike me Italine e Greqine. Duket paksa e habitshme qe Greqia gjate ketyre diteve ka shfaqur tendenca te hapura kunder influences historike italiane ne Shkoder, pasi me nje vizite te ambasadorit grek ne Tirane u kerkua qe te hapet nje konsullate greke ne Shkoder. E rastesisht ishte ideja e ndihmes per viza, por ne te vertete kerkesa ka interesa politike dhe shtrirje influence edhe atje ku nuk ka patur asnjehere ne historine e Greqise, pra ne Veri te vendit. Perse nuk eshte kerkuar asnjehere ,nga asnje deputet apo minister, qe te rishikohen marredheniet me Greqine, nderkohe qe "masakra greke" ne dogana vazhdon edhe sot qe botohet ky artikull? Pse asnje politikan nuk ka kerkuar se c'behet me Camerine apo me tokat e tyre ne truallin e tyre te helenizuar ? Apo te gjithe ministrat dhe kryeministrat kane ardhur nga Jugu i Shqiperise ?!
    alumni,

    gjithmone nxenes

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-07-2002
    Postime
    32
    U be te pakten e dyta here qe italianet fundosin
    ne menyre te QELLIMSHME anije me shqiptare te
    pafajshem.
    Boll me kete mirenjohje qesharake ndaj cdo te
    huaji, nuk jemi me ne vitin 1990.
    Per mua italianet nuk jane as me te mire, as me
    te keqinj se greket. Nese interesohen per
    Shqiperine, interesohen sepse kane interesat e
    tyre qe nuk eshte e thene te perputhen gjithmone
    me ato te Shqiperise, madje shpeshhere kane qene
    te kunderta.
    Por ajo qe te vjen keq eshte se jemi ne shqiptaret
    kot fare dhe tallet me ne kush te mundet, sepse
    nuk kemi shtet por haur, nuk kemi qeveritare por
    matrapaze.

    Mbeēi me tė mira.

    __
    Shqipėrinė e mori greku, i vu zjarr,
    Shqipėtar mos rri, por duku, Shqipėtar!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    Jam i nje mendje me ty zhgenjim, por problemi eshte se shqiptaret kudo shpalosin anet e mira ashtu dhe te keqija, ndersa ne Itali, Zvicer, Belgjike kane marre ne dore trafikim droge, prostitucioni, plus trafiku njerezor ne Adriatik. Per mendimin tim situata eshte me akute se ne vitin 1990-'91.

    Sic e thua vete, shteti nuk ekziston - ai ekziston ne lidhje kriminale e favorizim trafiku te paligjshem; gjithmone kusuret e qeverise i paguan populli, dhe nuk ka pse te behet perjashtim kesaj radhe. Nje nga treguesit e mosekzistences se shtetit eshte kontrolli e ruajtja e kufijve - ato u hapen nga Ramizi, dhe nuk eshte rivendos situata deri me sot.

    Kur ti nuk i ruan kufijt, kur ti si shtet je krejt indiferent ndaj trafikut - perkundrazi je i inkriminuar - kur pranon qe nje tjeter te vije e te ruaj kufijte (sa per sy e faqe), kur gomonet nuk begenisin te ndjekin udhezimet e patrullave detare, kur drejtuesit e gomoneve ne ndjekje hedhin ne det si pa te keq "mallrat njerezore" per ti shpetuar kapjes etj, etj, do te jene te pashmangshme edhe keto aksidente, me qellim edhe pa qellim.

    E keqja shqiptare nuk e ka origjinen ne Itali; qeveria shqiptare, e di gjithe bota nuk i ruan dot kufijte e vendit te vet. Po te sjell nje shembull te fresket: IRJM, para disa vitesh inekzistent, me nje numur te konsiderueshem popullsie shqiptare ne ate vend, i ruan kufijt me rigorozitet, bile arrin te te vrase here-pas-here kalues kufiri, e shteti nuk ben perpjekjen me te vogel per te rivendikuar dinjitetin e jetene qytetareve te tij - perkundrazi, rojet kufitare te irjm-se hyjne ne territorin shqiptar dhe qellojne me arme e plackisin si ne kohen e NuhMuses. Cfare i thoni ju kesaj?

    Dhi e zgjebosur e bishtin perpjete. E keja e Shqiperise eshte ne Tirane, ne shtetaret kriminale. Le te dale F. Medi djali e te marre persiper ruajtjen e kufirit shqiptar, e te ndaloje trafiqet aq kriminale, te rezikshme e paguar me jete njerezish te pambrojtur, fatkeqe, te pafajshem, por qe kerkojne nje jete me te mire.

    Mjere ato bij e bija nenash qe bien ne dore te krimineleve mafioze, qe nga piramida shteterore e deri tek trafikantet ordinere.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  7. #7
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Pse maten me vdekjen shqiptarėt

    Kush e ka gomonen dhe kush i merr paratė e klandestinėve, kjo ėshtė ēėshtja

    Nga Fahri Balliu

    Eshtė njė gjė e turpshme dhe kriminale qė tė devijosh opinionin kur ndodh njė tragjedi. Nė rastin mė tė fundit atė tė pėrplasjes sė gomones afėr ishullit tė Sazanit ndodhi sėrish falsifikimi, mashtrimi, gėnjeshtra, ē'orientimi i opinionit pėr shkak tė disa mediave. Kjo nuk ndodh pėr herė tė parė. Kur ndodhi mbytja e madhe e tė Katertit tė Radės, kalemxhinjtė e grekut e tė komunizmit ia kėrkonin Sali Berishės hesapin. Edhe pse parate e tė vdekurve i mblidhte Zani Ēaushi dhe disa VIP-a te qeverisjes socialiste.

    Sot kalemxhinjtė e grekut e tė komunizmit nuk shtrojne pyetjen pėrballė shtetit pse shqiptarėt maten me vdekjen. Se janė dy dollarė pėr frymė. Se nuk kanė bukė tė hanė, se janė nė tmerr e nė zi nga njė qeverisje e shkatėrruar. Kjo ėshtė ēėshtja nė radhe tė parė. Por ajo qė ėshtė mė e dhimbshme akoma, ėshtė qė kalemxhinjtė e grekut e tė komunizmit duan ta spostojnė kėtė konflikt tė madh tė popullit me pushtetin nė drejtim tė ca marinarėve italianė. Po pse zotėri, motovedeta shqiptare kishte oficerin shqiptar nė komandė. Ē'lidhje ka kjo me italianėt. Ky ėshtė hetimi i fundit.

    Pse nuk hetohet se kush e ka gomonen nė pronėsi tė vertetė, ku shkojnė paratė qė i janė marrė kėtyre viktimave, nė xhepin e kujt. Kush e ka organizuar sistemin e sekserėve nė drejtim tė gomoneve. Kėto janė pyetje qė hetohen lehtė dhe me shumė shpejtėsi.

    Pėrse kolegėt e shumė gazetave e televizioneve nuk japin qoftė edhe njė fragment tė tekstit qė gruaja e tė mbyturit Ilmi Idrizi tha direkt nė mikrofonin e njė gazetari. Tė merresh me motovedetėn do tė thotė tė shmangesh drejtimin realisht te hetimeve dhe tė fshehėsh burimin e kėtij krimi qė ėshtė sistemi i trafikimit.

    gazeta55

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mire e ka BALLIU.

    MAJKO tha do luftoj trafikun e sklleverve e nji..m.. beri .. beri vetem llafe.

    Para nji jave Scafistat demonstruan ne Dhermi ne sy te Ajkes Socialiste qe pushonte ne Riviere si ONANIS dikur ne ishujt greke.
    Onanis i vuri me djerse ato Milionat kurse Socialistet me tendera.
    Onanis shetiste me Maria Callasin e keta me miss Albaniat qe i maarrin me vehte nga do qe shkojme si mantenuta krahas grave te tyre, Makbuleve te tyre bythmdhaja zyrtare.

    Po te kishim shtet brenda nji jave merte fund Scafizmi e cdo lloj trafikizmi.
    Ne se do kishim shtet, shteti do shkonte ne plazhin e Durresit e do shikonte hotelin luksoz 8 katesh te bregu detit..... do trokiste..e do pyeste .. i kujt eshte ky hotel mo ??
    Eshte i Arjan Kapos..c'eshte ki mo ..do thoshte shteti..ja eshte nji djal i ri kacurelas.. Ashtu pa ta shohem njihere kete bandill.. ku i gjeti milonat e Hotelit..kush ja dha lejen.. kush ishte pergjegjes lejesh ne ate kohe.. Pa ti bejme pak radioscopine ketij malukati..
    Edhe kishin dale Gomonet, Prostitutat, Bashkiaket e ministrat e korruptuar..Droga e etj e kishin zbuluar dhe vajzen 12 vjece masakruar ne pyllin e rrushkullit.
    Po ska shtet dhe e gjen policia italiane vrasesin e femijes 12 vjece qe donin ta conin ne Semafore.

    Po te shkoje Shteti ne Uj te Ftohte ne Vlore shikon aty Vilat dhe germon..e kujt eshte kjo Vile mo,,
    E selman Nazifit..
    Pa eja ketu mo Selman..ku i gjete parate ti per Vile..
    Kush ta dha lejen te shkaterrosh ullinjte e portokallet..pa na bej pak Biografine e Parave ti mor djal i mire..
    Dhe dilnin pastaj se milonat ishin vene nga ata Qyqare qe i ka ngrene Peshkaqeni nen Otranto..

    Po te kishim shtet ..shkonte shteti ne sarande e shikonte marshalla hoteli ri ..i kujt esht ki hotel mo..I vellait te Arben Malajt ..ashtu..Ki arben malaj mo eshte ai ish- ministri i financave.
    po do thosh krye polici sarandes duke u dridhur..
    pa eja ketu ti Arben Malukati..ku i gjeti parate ky vellaj jot??
    I gjeti ne Greqi se ka lare pjata..ashtu do thoshte shteti.. sa pjatalares te tjere kane ngritur Hotel ketu ne breg det.. asnje,,,
    Pa eja ketu ti polici dhe verja biziliqet ketij hajdutit..dhe atje brena e shohem ato pjatalarjet e ketij..


    ,,
    Dhe shteti i shtetezonte objektet e Mafiozeve dhe automatikisht ska me arsye per scafizem e prostitucion sepse nuk te pine uje paraja vjedhur ne nji Shtet te vertete.

    Edhe kur Nanos ja leshoj Rakipin hajdutve te tije vate e u cua Berisha e tha..Jo mos me mi prek kta trima....ne asnji menyyyree .. E nashti bejn qef ata..

    Ja hapi rrugen Berisha ketyre hajdutve me votat tona e tani grijm sallat neve..

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Patriotizmi populist i vonuar i F. Mediut ne parlamentin shqiptar flet shume per karakterin dhe "axhendat" e tij.

    Njeriu hidhet perpjete e ankohet kur i preken interesat !

    Mediu me sa duket paska interesat e veta ne Adriatik, dhe nuk deshiron qe te shohi floten italiane. Flota italiane ne adriatik eshte mese e nevojshme dhe i sherben me se miri interesave shqiptare. Ajo parandalon dhe asgjeson te gjithe trafikantet e njerezve, droges e armeve me pikenisje Shqiperine dhe destinacion Italine e Europen perendimore.

    Te vjen keq kur meson se shqiptaret mbyten ne adriatik, por problemi nuk eshte se "na i mbyten italianet" por na i mbyten trafikantet me skafet e tyre, dhe ata qe mbrojne pikerisht keta trafikante pasi kane interesa direkte.

    Shqiptaret nuk ikin nga Shqiperia nga malli, por nga halli, dhe Mediu si politikan mban pergjegjesi direkte per gjendjen qe mbreteron ne vend.

    Parafolesve me siper u them, qe Shqiperia pa mbeshtetjen e Italise nuk ngreh dot koke kurre per tu bere shtet. Kete nuk ua them une, ua meson historia.

    Gjithe te mirat !
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    Mediu dhe te tjeret bejne lloqe kot me kot.

    Eshte pare qarte qe shteti shqiptar nuk ekziston dhe e vetmja shprese mbetet shteti italian, ai jo i korruptuar.

    Sa me teper te ndalen skafet, ti behet bllokade atyre, deri ne asgjesimin e skafisteve, aq me teper leverdi do te kene shqiptaret.

    Pik se pari, mafiozet skafiste shqiptare nuk do te kene me te ardhura dhe pik se dyti nuk do te kemi me tragjeti te tilla.

    Une jam dakort me propozimin e Lega Nord qe te hapet zjarr kundra skafeve dhe gomoneve ne kthim, pra kur ato te mos kene njerez te pafajshem por vetem skafiste.

    Atehere ti shohim se sa vlejne mafiozet shqiptare.

    Kete gje ne fakt duhet ta beje shteti shqiptar, por dihet qe ai shtet ka interesa tek skafet dhe nxjerr perfitime personale atje.

    Nuk eshte rastesi qe revolta e 97 koincidoi me bllokimin e skafeve nga Mulosmani dhe ate Vlora e denoi me vdekje si gomonebllokuesit e tjere.

    Ajo zone eshte e mbytur ne korrupsion, mafiozllek e malavite.

    Po ja merr shpirtin Shqiperise prej shume vitesh ashtu si Sicilia dhe Kalabria (bastione te Mafies ne Itali) po ja marrin frymen Italise.

    Me vjen keq per njerezit e mbytur atje, por fajin nuk e ka absolutisht qeveria italiane, por skafistet shqiptare dhe qeveria qe eshte e lidhur me ta.
    Dhe gjithashtu ai popull qe i mbeshtet dhe i perkrah ata.

    Sa me teper populli shqiptar ti perkrahe, aq me teper viktima do te kete.

    Mos i kerkoni pergjegjesite tek te huajt por tek vetja.

    Ata qe mbyten jane jete te pafajshem dhe pergjegjesine e kane ata qe zgjedhin dhe votojne ato qeveri qe mbajne ate vend peng.


    Lexoni faktet qe vete mafiozet e KPD-se nxjerrin dhe nuk ka nevoje per komente te metejshme.

    T gjithe ata qe i mbeshtesin, perkrahin dhe nuk denoncojne krimet mafiozo-qeveritare jane fajtore ne kete gje.

  11. #11
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Me falni per shprehjen po e gje me vend ta them: "Kur ta ve mbreti ske ku ankohesh" Keshtu eshte bere dhe ne Shqiperi. Skafistet kane rreth 10 vite qe egzistojne, ne kohen e Tosit, te Sales, te tosit Pandushit Liles...e kjo ka lidhje me mos zbatimin e ligjit dhe menyren e jeteses ne shqiperi.
    Ne nje shtet ku ēdo njeri eshte i koruptuar, nuk ka me korrupsion.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

Tema tė Ngjashme

  1. Fantazmat! Shpirti dhe mishėrimi nė njė trup tjetėr
    Nga White_Angel nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 250
    Postimi i Fundit: 01-06-2011, 11:16
  2. Shenja ne Rruge!?
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 08:47
  3. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  4. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •