Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Policia italiane vret ne qender te Romes "Ujkun"

    Rrethohet dhe vritet pas 10 ditė kėrkimesh, Luciano Liboni, njeriu qė vrau njė javė mė parė njė polic dhe terrorizoi kryeqytetin

    Policia italiane vret “Ujkun” nė qendėr tė Romės


    Shekulli

    ROME – Policia italiane ka vrarė dje nė qendėr tė Romės njė nga personat e shumėkėrkuar gjatė ditėve tė fundit i dyshuar pėr vrasjen e njė polici. Policia ėshtė detyruar ta qėllojė tė dyshuarin nė kokė, nė kohėn kur ai kishte marrė peng si mburojė njė familje turistėsh francezė. Pas njė serie tė shtėnash mes tij dhe policisė, i dyshuari Luciano Liboni, 47 vjeē i njohur me pseudonimin “Ujku”, ka gjetur vdekjen gjatė njė ndėrhyrje kirurgjike pak mė vonė nė spital. Lajmi i vdekjes sė tij ėshtė konfirmuar nga burimet policore italiane pėr gjithė agjencitė e lajmeve. Agjencia italiane e lajmeve “Apcom”, citoi prokurorin e Romės Italo Ormanni qė tha se i dyshuari kishte vdekur gjatė njė operacioni nė spitalin “San Giovanni”, ku u dėrgua me ambulancė. Ndėrkohė qė fatmirėsisht nga gjithė ajo betejė nuk ka patur tė plagosur as mes njerėzve dhe as mes radhėve tė policisė.
    Liboni ėshtė ndjekur nga policia italiane qė prej dhjetė ditėsh, pas vrasjes sė njė polici mė 22 korrik. Ai terrorizoi Romėn njė javė mė parė kur vrau njė polic dhe detyroi njė qytetar qė kishte nė makinė fėmijėn e tij, qė ta shpėtonin “vrasėsin” nga vendi i ngjarjes. Ndėrsa dje ai ėshtė zbuluar nga policia pikėrisht nė qendėr tė Romės, nė “Circo Massimo”. “Ai qėlloi katėr herė mbi policinė, e cila ndodhej pranė tij”, -tha pėr “Associated Press”, Umberto Pinotti, karabineri paraushtarak qė analizoi veprimet e vrasėsit Liboni. “Ndėrsa policia po pėrpiqej qė t’i kundėrpėrgjigjej “ai rrėmbeu njė familje, ku bėnte pjesė nėna, babai dhe dy fėmijė, dhe i drejtoi armėn nė kokė zonjės, duke i thėnė policisė se nėse ata nuk largoheshin prej andej ai do tė niste tė qėllonte. “Nė njė moment tė caktuar, Liboni ia mbathi, duke vazhduar t’i qėllonte policisė, qė gjithashtu qėlloi kundėr tė dyshuarit, duke e plagosur nė kokė, bėri tė ditur gjeneral Pinoti. Familja menjėherė u pėrpoq qė tė shpėtonte, ndėrkohė, as kalimtarėt dhe as policėt nuk u plagosėn nė kėtė pėrleshje, bėri tė ditur karabinieri Vincenzo Conte pėr AP. Ai shtoi se familja ishte franceze dhe se policia po i merrte nė pyetje pėr tė marrė njė pėrshkrim mė tė qartė tė ngjarjeve. Televizioni privat TG5 shfaqi njė grua me pamje tė tronditur qė po hipte nė njė makinė policie. Pak metra mė tutje, njė pellg gjaku dukej nė dysheme.
    Media italiane duke cituar policinė njoftoi se njė grua romane, qė po shėtiste jo larg nga “Circo Massimo”, njė fushė me bar ku romanėt e hershėm argėtoheshin, ua bėri me shenjė disa policėve tė trafikut qė po kalonin me motoēikletė dhe u tha se ajo e kishte njohur Libonin, fotoja e tė cilit jepej nė televizion thuajse pėrditė qė nga 22 korriku, kur ai vrau njė polic gjatė njė kontrolli rutinė tė dokumenteve tė identitetit. Sipas medias, policia e trafikut e ndoqi tė dyshuarin, derisa njoftoi karabinierėt. Zona ku kishte zbritur i dyshuari ėshtė shumė e populluar. Stacioni i metrosė ndalon pikėrisht jashtė selisė sė Organizatės sė OKB-sė pėr Ushqimin dhe Bujqėsinė, qė ėshtė mė tepėr e mbingarkuar gjatė ditėve tė punės. Por dje kjo zonė ishte plot me turistė, tė cilėt bėjnė njė shėtitje pesėminutėshe te Koloseu dhe rreth 15 minuta me kėmbė nga sheshi “Venezia” nė zemėr tė Romės. Megjithatė pėr fat pėrleshja e djeshme mes tij dhe policisė nuk ka shkaktuar viktima rreth e qark, pėrveē terrorit qė ka pėrjetuar pėr pak ēaste familja e turistėve francezė tė marrė peng prej tij.
    Policia kishte arritur ta dallonte Libonin afėr stacionit kryesor tė trenit nė qytet qė mė 24 korrik. I dyshuari pastaj i kishte shpėtuar tė shtėnave duke rrėmbyer njė makinė bashkė me njė familje brenda. Pas njė udhėtimi tė shkurtėr, Liboni zbriti nga makina nė hyrjen e njė metroje dhe u zhduk derisa u shfaq ditėn e djeshme. Aftėsia e tij pėr tė qėlluar dhe pėr t’ia mbathur bėnė qė t’i vihej pseudonimi Ujku. Ai gjithashtu kėrkohej nga policia pėr njė sėrė vjedhjesh prej mėse dy vitesh.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    ABSOLUT JUSTICE Maska e Piranha
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    Ikur drejt forumeve te lira
    Postime
    478
    si gjithmone gazetat shqiptare do ti stermadhojne ngjarjet....me sakte Ujku kerkohej prej dy vjetesh latitant per tentative per vrasje dhe shume grabitje.....ne 22 korrik ka vrare nje karabinier me gjakftohtesi sepse ai i kerkoi dokumentat e identifikimit...pas kesaj ai shkoi ne rome ne pritje qe te largohej nga italia dhe ne rome beri pak terror ne "metro" duke shtene disa here ne ajer per te humbur gjurmet nga ndjekja.u godit dje nga nje karabinier civil ne qafe dhe vdiq ne spital gjate operacionit......gjithe perleshja e djeshme zgjati rreth 10 min dhe u qellua gjithsej 7 here.....terrorin e pesuan vetem ajo familja franceze per 2 min.....te tjeret nuk paten as kohen te merrnin vesh se cfare ishte se gjithcka mbaroi.....

  3. #3
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Tani bekat qejf delet , dhite ....dhe sidomos sorkadhet !

    Rafmet paste UJKU !

    ...prisni pak kohe dhe shifni kur te dal noi tjeter...

    ...do kete pjelle ndonje ujk tjeter ulkonja (lol)

  4. #4
    ABSOLUT JUSTICE Maska e Piranha
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    Ikur drejt forumeve te lira
    Postime
    478
    ulkonja eshte gjithmone ne pritje per te pjelle.....lol...... kote nuk eshte dhe shprehja "nje vdes dhe 100 lindin....."

  5. #5
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Po duke iu ndodhur raste te ketilla,do kene frige edhe ujqit,se askush nuk don te vdes.
    Dhe do pakesohen....e pakesohen! E keshtu me rradhe.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema tė Ngjashme

  1. Policia italiane: Liliana Kondakci, “mamaja” e trafikut tė drogės
    Nga brooklyn2007 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 21-01-2013, 05:19
  2. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  3. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  4. A qėndron shteti pas korrupsjonit dhe mafjes ne Shqiperi?
    Nga ALBA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 05:24
  5. Policia e vret. Kush do ta mbrojė qytetarin shqiptar...
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 04:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •