Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755

    Disa ide nga nje film

    Behet fjale per konsumerizmin dhe deshiren e njeriut per vete-shprehje ne nje bote qe i shtyn te gjithe t'i binden mases, ose ndryshe te ndjekin rrymen. Per te gjithe ata qe kane pare filmin Fightclub, dhe kane arritur ta kuptojne si duhet ate, dua te paraqes disa ide nga nje ese e shkurter me te cilen ndjeva se ishte e goditur lidhur me kete film, dhe qe te ben te mendosh...
    nga filmi: "It's only after you've lost everything that you are free to do anything..."
    "Vetem kur humbet gjithcka, je i lire te besh cdo gje..."
    Si fillim ne kete film sfidohen shume nga ideologjite kulturore te marra per te qena
    E para eshte nga vete titulli i filmit (Klubi i perleshjes) eshte qendrimi kulturor ndaj rreziqeve ose risqeve, perleshjes dhe konsumerizmit. Qe ne femijeri ne stervitemi qe te kemi frike nga rreziku (sidomos fizik), te mos perdorim zenie fizike, dhe t'i bindemi detyres qytetare e te behemi konsumatore.
    Cdo njeri ka frike te luftoje/perleshet/zihet me dike pasi egziston ideja qe nga kjo vjen dhimbja fizike ose emocionale dhe askush nuk e pelqen dhimbjen... Pra nuk duam te ndiejme dhimbje mqs do na beje te merzitemi. Megjithate nqs konsiderojme qe merzitja eshte e kunderta e te qenit te kenaqur te lumtur, atehere padyshim qe ne nuk do te ndihemi asnjehere te lumtur me shume sesa kemi qene te merzitur. nga kjo vjen edhe pakenaqesia qe kane shumica e njerezve ne bote, meqenese po te vazhdoje jeta per nje kohe shume te gjate pa renie ose tatepjete, atehere behet e merzitshme. Pra me sa duket kemi nevoje per dhimbje dhe merzitje ne menyre qe te jemi perseri te kenaqur dhe qe jeta te duket me me vlere.
    Vazhdon... sepse sot u be vone dhe duhet te fle
    MtrX ubicumque felix

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Me falni qe do dal pakez nga tema,Fightclub eshte film i Brad Pitt?
    Sa per temen,me pelqejne temat me ideologji filozofike dhe psikologjike,
    Te fundit kam pa kete "Sixth sense" me Bruce Willis.
    "I see dead people"
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Dhe, cili ishte mesazhi filozofik qe percolle ti nga ai film?! (StormAngel)

    Shprehje me te vertete domethenese ajo me lart! (MtrX)

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar mė parė nga DeuS
    Dhe, cili ishte mesazhi filozofik qe percolle ti nga ai film?! (StormAngel)
    E di arsyen per kete qe e ben po nejse,te te pergjigjem!
    Pa marre parasysh se cfare problemi ka njeri,zgjidhja cdohere ekziston.
    I vogli ne film kishte problem me ate qe shifte njerez te vdekur dhe frigoheshte ndersa psikologu i tij i dha ndihme atij qe te perballet me kete dhe te kuptoj se femija ka dhunti nga perendia,te mund te flet me te vdekurit dhe t`u ndihmoj atyre.
    Pra,filozofia e jetes eshte kjo,jeton per t`u ndihmuar te tjereve dhe te tjeret te te ndihmojne ty.
    Cdo te mire
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #5
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Jashte Teme!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MtrX : 03-08-2004 mė 14:43
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    Vazhdimi:
    Megjithese filmi FightClub permbledh shume ide tronditese ne vetvete, ideja qe i lidh me njera tjetren te gjitha eshte ideja e "bollekut" te shoqerise perendimore. Kultura perendimore bazohet ne idene qe cdo njeri do te jete konsumator (do blere gjera), nqs dikush nuk eshte konsumator atehere ai nuk konsiderohet terheqes, i pasur, as edhe i rendesishem. Nderkaq ne film na terheq vemendjen shprehja:
    The Things you own, they end up owning you.
    Gjerat qe ti zoteron, ne fund te zoterojne ty ato.
    Ne perendim, njerezit shpenzojne gjithe jeten duke u munduar mos futen ne borxhe duke mbledhur xhingerimat qe mendojne se do i bejne me te lumtur ose me te kompletuar. ata blejne makina me te shtrenjta, shtepi me te medha, ose anetaresi ne palestra qe t'i mbushin mendjen vetvetes se duken me mire. Shume shpesh njerezit blejne gjera ne menyre qe te mos ndihen te merzitur, duke menduar se do te jete nje plus ne jeten e tyre te blejne dicka qe shume njerez e kerkojne, ose qe propaganda u ka thene se shume njerez e kerkojne, dhe qe do t'i beje te lumtur, por ama kjo lumturi eshte thjesht e perkoheshme. pak a shume njerezit te perendim skllaverojne vetveten per korporatat ne kete menyre. Me poshte permbledhja e jetes se nje "qytetari shembullor":
    Jeta fillon me lindjen. Ne me vone mesojme te flasim, dhe te formojme mendimet e moshes. Me pas na futin ne shkolle, per 18 vjetet e para te jetes sone. Kjo gje supozohet se na ben me te ditur (gje qe eshte e vertete) po nuk na ben me te mencur, qe eshte cfare i nevojitet botes me te vertete. Me pas ne shkojme e marrim edhe me shume dituri (e mbase edhe pak mencuri) ne kolegj ose universitet, ose shkojme direkt e ne forcen e punes. cdo rruge do te na coje ne forcen e punes. Ne kete pike DUHET qe jeta te behet me e mire, po shumica e njerezve mbeten duke shpenzuar pjesen me te mire te jetes se tyre ne kete faze duke u munduar te bejne me shume leke, qe te blene gjera me te mira. pas nje jete te tere duke u munduar te fitojne para qe te blene objekte, dalin ne pension. ne kete kohe, shumica e njerezve jane shume te plakur per te bere ndonje nga gjerat qe donin te benin kur ishin te rinj mbrapa nje banke. por tani kane objektet dhe duhet te jene te lumtur! padyshim kjo eshte pika e jetes ku shumica e njerezve kuptojne se objektet nuk do u bejne ndonje gje per t'i lumturuar. se shpejti njerezit vdesin dhe zinxhiret kushtezues te pronave te tyre do te kalojne tek femijet e tyre te dashur....
    Ne film perzonazhi kryesor (narratori) jep idene e clirimit nga pronesia materiale, shtepia e tij digjet dhe ai humbet cdo gje qe zoteronte dhe qe kishte punuar gjithe jeten per to. Ai shkon e jeton tek nje "shok", me minimumin e mundshem per te jetuar, dhe shume shpejt pershtatet me mungesen dhe me deshiren per te patur gjera, bile edhe e pelqen kete gje.

    Po e mbyll me nje shprehje nga filmi:
    if you don't know what you want, you end up with a lot that you don't.
    nqs nuk e di se cfare te duhet, do perfundosh me shume gjera qe nuk te duhen

    Respekte,
    MtrX
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MtrX : 03-08-2004 mė 15:29
    MtrX ubicumque felix

  7. #7
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Plako, kujt i dedikohet, ose me mire cfare nxjerr ne pah ne te vertete filmi yt i preferuar?!

    ...per ate qe te shty edhe ne perdorimin e nickut tend ketu, e kam fjalen!

    Sapo i pashe te treja serite pernjeheresh para ca ditesh...

    I madh eshte si film, packa se efektet speciale dhe fantazia pjellore e regjizorit , e ben te kaloje shume larg realitetit, ne nje bote imagjinare...

    A nuk te duket se Neo, personifikon Jesus ?!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    Citim Postuar mė parė nga DeuS
    Plako, kujt i dedikohet, ose me mire cfare nxjerr ne pah ne te vertete filmi yt i preferuar?!

    ...per ate qe te shty edhe ne perdorimin e nickut tend ketu, e kam fjalen!

    Sapo i pashe te treja serite pernjeheresh para ca ditesh...

    I madh eshte si film, packa se efektet speciale dhe fantazia pjellore e regjizorit , e ben te kaloje shume larg realitetit, ne nje bote imagjinare...

    A nuk te duket se Neo, personifikon Jesus ?!
    Deus, se e kam lene pak pas dore ketu
    Ke te drejte shume njerez gjejne paralele ndermjet historise se Neos dhe historise se Jezusit, emrat e personazheve, anija me emrin Nebukanazar eshte nje emer i huazuar diku ne bibel, gjithashtu edhe ndodhite se si Morpheus "shpeton" Neon nga Matrix, dhe Gjon Pagezori Jezusin, tradhetia e Cypher dhe tradhetia e Judas etj etj... kjo ka shume vend per diskutim...
    Ne fakt po lexoja ca kritika per filmin Matrix neper internet, dhe u zhgenjeva nga ca qe thoshin se historia "gjoja" nuk eshte origjinale dhe se prodhuesit e filmit ia kane futur kot, e ia vlen te shikohet vetem per efektet speciale. C'eshte e verteta nuk kam menduar asnjehere keshtu qe heren e pare qe kam pare kete film, dhe mendoj se aty eshte derdhur nje pune shumevjecare... Jo vetem qe ke elemente filozofike nga shume e shume rryma, persa i perket pyetjeve ne lidhje me egzistencen e njeriut, realja dhe irealja, kendveshtrimi ne lidhje me ato qe na rrethojne, relativiteti, bile dhe ligjet e fizikes...
    Megjithate nuk eshte vetem filozofia aty brenda, per mendimin tim vellezerit producente kane nderthurur elemente qe nga "Liza ne boten e cudirave" (kur i thote Morpheus qe po more pilulen e kuqe do shikosh deri ku shkon gropa e lepurit) e deri tek Animatrix qe eshte version kartonash anime japoneze... Per mendimin tim keto e shume gjera te tjera qe mund te dallosh ne kete film, e bejne shume unik, megjithese pjesa e 2 dhe 3 varferohen konsiderueshem, pasi u kthyen ne komercializem, ama pjesa e pare qendron sh lart dhe jo vetem per efektet speciale me te cilat u be nje revolucion i vertete ne kinema, dhe qe pothuaj te gjithe filmat me efekte speciale qe atehere e deri me tani kane filluar kopjojne ose huazojne...
    MtrX ubicumque felix

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Fight Club, nje nga filmat me persmari qe kan dal ket dekade, ka shum ide nihiliste brenda. Zoti anti-human i Nices (qe ka vdekur) ne ket film esht ringjallur ne rutinen ose teknologjine ose tregun kompetitiv te cilat kane paralizuar natyren e vertete te njeriut.
    Prandaj shpetimin, "Supermenin" Nicja e krahason me rrufene...ashtu si ne Fight
    Club shpetimi esht ekuivalent i shkaterrimit (te rutines):
    - Self improvement is masturbation man...self-destruction on the other hand...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •