E Premte, 30 Korrik 2004


PAGAT NE SHQIPERI, SI PAGUEN TE PUNESUARIT

Teuta Shamku

Te punosh ne sitemin bankar, organizata te huaja, apo dhe shoqatat jo fitim prurese ne Shqiperi do te thote te jesh njeri me fat. Keta sektore ofrojne pagat me te larta per te punesuarit e tyre. Ndersa nese ti je i punesuar ne sektorin e industrise perpunuese, shendetesi, arsim apo vetpunesohesh ne biznes familjar te ardhurat mujore do te jene minimale. Ne kete perfudnim ka arritur studimi i kryer kohet e fundit nga INSTAT. Sipas ketij institucioni ne nje analize te detajuar te pagave mestare mujore ne Shqiperi, tregohet se neper Banka, organizata nderkombetare ose te huaja, ne transportin bregdetar dhe detar, dhe ne peshkim paguhen pagat me te larta ne Shqiperi. Ky eshte konkluzioni qe jep INSTAT ne botimin e "Zhvillimit te Sistemit te Pagave ne Shqiperi". Te gjitha te dhenat e permbledhura jane marre nga Anketa e Matjes se Nivelit te Jeteses 2002 "LSMS) e cila perfaqeson vrojtimin e pare qe synon te siguroje informacion mbi varferine dhe pabarazine ne vend. Duke u ndalur ne tregun e pagave, sipas Zhvillimit te Sistemit te Pagave ne Shqiperi verehet se punesimi ne tregun financiar, ne teknologjine e informacionit dhe ne OJF-te, gjithashtu siguron te ardhura te larta. Krahasuar me mesataren kombetare, pagat ne industrine perpunuese, sherbime, shendetesi, dhe pune shoqerore e arsim jane shume te ulta. Te punesuarit ne sipermarrje private familjare kane pagat me te ulta ne vend.

Zhvillimi i pagave

Per shkak te inflacionit, ne vitin 1992 paga reale ra mbi 25%. Rritja ekonomike e viteve 94-95 beri qe paga reale te rritet ne shkalle vjetore 25% duke reflektuar prirjet ne rritje te pages mesatare mujore per nje punonjes ne sektorin shteteror. Por kriza ekonomike e skemave piramidale dhe inflacioni i vitit 1997 i zbehu keto arritje dhe paga reale ra me 17%. Stabilizimi makroekonomik pas krizes, shkalla njeshifrore e inflacionit ne vitet e fundit lejoi pagen reale te fitoje rritje dhe qe nga viti 1998 ajo eshte rritur me shume se 10% cdo vit. Ndermjet vitit 97-2000, transporti dhe komunikacioni kane rritjen me te madhe te pages nominale nder veprimtarite ekonomike. Sipas LSMS ne vitin 2000 paga mesatare ne keta sektore ishte me e larta ndermjet veprimtarive ekonomike, ndjekur nga pagat ne industrine perpunuese dhe sherbime.

Sipas analizes se LSMS tregohet se ne 2002 ne mesatare, OJF-te dhe organizatat humanitare paguajne pagat me te larta mujore, ndersa ndermarrjet shteterore paguajne pagat me te ulta mujore ne vend. Punesimi ne sektorin privat sjell nje page me te larte se ai ne sektorin publik. Ne te gjithe sektoret ekonomike, pagat ne Tirane jane me te larta sesa ne cdo rajon tjeter. Pagat ne rajonet bregdetare jane me te larta se ne dy rajonet e tjera "zonat qendrore e zonat malore). Mbeshtetur ne te dhenat e vrojtimit, nje individ me arsim te larte paguhet me 23,991 leke ne muaj, kjo pagese eshte 37% me shume sesa pagesa mesatare per ata individe me arsim te mesem dhe 44 % me shume sesa ata individe me arsim tetevjecar. Ndryshimet jane vecanerisht te larta ne OJF-te dhe kompanite private dhe me te ulta ne ndermarrjet shteterore.

Sipas LSMS ne paga ndikojne faktore te tille si arsimimi, gjinia, mosha, rajonizimi, sektoret ekonomike. Vetem ne sektorin publik, personat me arsim te larte paguhen me shum` por nuk ka ndonje tregues te larte te kthimit te arsimit te dedikuar ne sektorin privat. Femrat kane nje dallim te dukshem ne te ardhura, nje punetore femer merr mesatarisht 20% me pak se nje punetor mashkull. Diferencat rajonale vihen re, punet ne Tirane paguhen me shume se ne zona te tjera te vendit. Persa i perket sektoreve te punesimit, nje i punesuar ne Tirane, me mesatare, fiton 20% me shume se nje i punesuar ne zonat bregdetare, 30% me shume se nje i punesuar ne zonen qendrore dhe pothuajse 40% me shume se nje i punesuar ne zonen malore. Te punesuarit ne sektorin privat jane te paguar pothuajse 30% me shume se ata ne sektorin shteteror. Ne ndermarrjet ku shteti kontrollon pjesen me te madhe te aksioneve, diferencat ne paga variojne sipas arsimit te ndjekur. Individet me arsim te larte kane pagat me te larta. Pagesat me te larta per te punesuarit e sektorit privat, e bejne kete te fundit me atraktiv. Eksperiencat afatgjata ne pune ne sektorin publik, nuk sjellin ndonje rritje domethenese ne te ardhura, zhvillimi i karrieres eshte ende i brishte. Sektori privat ben me kujdes ne zhvillimin e karrieres, ku nje i punesuar ne sektorin privat me tre ose me shume vite eksperience paguhet si mesatare 25% me shume se nje i punesuar i ri. Ky fenomen nuk ndodh ne sektorin publik e vecanerisht ne sherbimin civil.