Pjesa e shahut u gjend ne qytetin antik te Butrintit.
(Mbret apo Mbretereshe??)
Nje grup arkeologesh Britanike ka zbuluar prova domethenese qe europianet kane luajtur shah me heret sesa shekulli i 6-te.
Nje pjese shahu i fildishte, i nxjerre nga pallati Bizantin ne ate qe tashme edhe Shqiperia e jugut, eshte me teper se 500 vjet me i vjeter se cfaredo lloj pjese e zbuluar me pare.
Lideret e ekspedites se Universitetit te Anglise lindore thane qe u provua tashme qe loja ka nje histori me te gjate ne Europe sesa ka qene paramenduar.
Deri tani historianet e shahut kane qene dakort qe loja eshte bere popullore ne eliten Europiane gjate shekullit te 12-te, 700 vite pasi ka qene shpikur ne Kine, Indi apo ne Persine e lashte.
Walrus ivory (fildishi walrus)
Copa e shahut, e cila eshte lehtesisht e demtuar, u nxorr ne qytetin antik te Butrintit.
Profesori Richard Hodges tha: "Ne po mundohemi te kuptojme nese ky eshte mbreti apo mbreteresha sepse ka nje kryq te vogel, por nuk jemi te sigurt".
Grupi tani po kerkon te gjeje ekzaktesisht se cfare cope ka gjetur.
Ai tha qe historianet besonin se shahu u be popullor ne fillim te shekullit te 12, per shkak te nje figure shahu te fildishte te gjetur ne Skoci (Scotland's Outer Hebrides).
Pjesa tjeter eshte gjetur ne jug te Italise.
"Sido qe te jete, tashme duket qe loja ka qene luajtur ne Mesdheun qendror mbi 500 vjet me heret sesa mendohej," thote Profesor Hodges.
Grupi qe germonte, i cili punon me grupin e arkelogeve lokale, zbuluan gjithashtu edhe monedha.
BBC
---------------------------------------------------
Kjo pjese u perkthye nga une dhe origjinalin ne anglisht mund ta lexoni ketu
Gjithashtu klikoni ketu per te lexuar akoma mbi kete ngjarje.
Krijoni Kontakt