Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16

Tema: Butrinti

  1. #1

    Butrinti

    Pjesa e shahut u gjend ne qytetin antik te Butrintit.


    (Mbret apo Mbretereshe??)



    Nje grup arkeologesh Britanike ka zbuluar prova domethenese qe europianet kane luajtur shah me heret sesa shekulli i 6-te.
    Nje pjese shahu i fildishte, i nxjerre nga pallati Bizantin ne ate qe tashme edhe Shqiperia e jugut, eshte me teper se 500 vjet me i vjeter se cfaredo lloj pjese e zbuluar me pare.

    Lideret e ekspedites se Universitetit te Anglise lindore thane qe u provua tashme qe loja ka nje histori me te gjate ne Europe sesa ka qene paramenduar.

    Deri tani historianet e shahut kane qene dakort qe loja eshte bere popullore ne eliten Europiane gjate shekullit te 12-te, 700 vite pasi ka qene shpikur ne Kine, Indi apo ne Persine e lashte.

    Walrus ivory (fildishi walrus)

    Copa e shahut, e cila eshte lehtesisht e demtuar, u nxorr ne qytetin antik te Butrintit.

    Profesori Richard Hodges tha: "Ne po mundohemi te kuptojme nese ky eshte mbreti apo mbreteresha sepse ka nje kryq te vogel, por nuk jemi te sigurt".

    Grupi tani po kerkon te gjeje ekzaktesisht se cfare cope ka gjetur.

    Ai tha qe historianet besonin se shahu u be popullor ne fillim te shekullit te 12, per shkak te nje figure shahu te fildishte te gjetur ne Skoci (Scotland's Outer Hebrides).

    Pjesa tjeter eshte gjetur ne jug te Italise.

    "Sido qe te jete, tashme duket qe loja ka qene luajtur ne Mesdheun qendror mbi 500 vjet me heret sesa mendohej," thote Profesor Hodges.

    Grupi qe germonte, i cili punon me grupin e arkelogeve lokale, zbuluan gjithashtu edhe monedha.


    BBC
    ---------------------------------------------------


    Kjo pjese u perkthye nga une dhe origjinalin ne anglisht mund ta lexoni ketu


    Gjithashtu klikoni ketu per te lexuar akoma mbi kete ngjarje.

  2. #2
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Une them qe shahu eshte mbret, sepse mbreteresha duhet te ishte edhe me e bukur. Shahu e ka kryqin siper se eshte me e lehte ta kapesh shahun nga kryqi sesa barku. C'fare mendoni ju? Mbret apo mbretereshe??

  3. #3
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    vallaj dhe une ashtu them mbret eshte !

    Redi,

    rrofsh per artikullin ishte teper interesant, aq me teper qe vendi yne te pakten do te futet nder deshmi dhenesit e pare te ekzistences se shahut ne Evrope qe para shek. VI.

    Me pelqeu kjo deshmi.

  4. #4
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Moikom Zeqo ne nje interviste ne TVSH ka deklaruar se nuk beson se ajo copez shahu qe eshte gjetur ne Butrint eshte aq e vjeter dhe te perbeje nje prove te mireqene te ekzistences se shahut ne Evrope qe para shek. VI.

    Por akoma arkeologet nuk kane dale me nje studim perfundimtar mbi zbulimet e fundit ne Butrint.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Eshte mbret, sepse ne kohet e lashta mbreti kishte edhe funksionin e kokes se kishes
    Ignore List: Den Bossi

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    ehm, a e di njeri se kush do ta marre ate gurin e shahut? Anglezet keshtu i pasurojne muzeumet e tyre dhe ne shqiptaret ngelemi me gisht ne goje.
    Ignore List: Den Bossi

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Eseja ime e pare. Djema mos ja fusni kodra pas bregut se guri i shahut nese eshte gur shahu ndodhet ne Shqiperi.

    Butrint’s chess piece

    The artefact I have chosen to write about is thought to be a chess piece. It was found at the ancient city of Butrint during an archaeological excavation in the summer of 2002 on a floor in a room known to be occupied in the 5th century. The purpose of this essay is to give an accurate description of the object.
    The main purpose of the game called chess is entertainment but is also used for strategic thinking for the upper cast of ancient and medieval society. The chessboard and the other components of the armies are missing. The artefact is cream or ivory in colour, it must have been lighter colour originally but with the passing of the time it has grown darker maybe because it stayed for a long period of time buried in the dirt. The artefact is a three dimensional object and it is four centimetres tall. It is not symmetrical along the vertical axis either along the horizontal axis. It seems that the maker tried to make it symmetrical along the vertical axis something that it couldn’t be realized mainly in the upper part of the object. The artefact is similar to others artefacts produced in east Mediterranean Sea especially in Alexandria and in Asia Minor. It is made in taglio relief or sunken relief and it is believed that is of 5-th or 6-th century. The artefact is divided into five major sections, starting from the lower section which we will count as the first one and the upper one as the fifth.
    The first section has four little feet and one is missing. The feet are standing around two imaginary circles that are located one at the connecting points with the second section and one at the touching points with the chessboard. At the points of connections with the second section of the artefact the imaginary perimeter of the circle is narrower in comparison with the perimeter of the imaginary circle at the touching points with the chessboard. The diameter of the imaginary circle at the touching points with the chessboard is the widest part of the artefact. Between the feet there are gaps with approximately the same size as the feet. At the outer side of the feet there is a carved channel right in the middle altitude of the feet which divides the feet in to two symmetrical parts. At the points of connections between the feet and the second section there is a deep carved channel which serves as a good definition between the first and second section. The existence of five feet instead of a base gives it a better idea of mobility to the chess piece as part of a superhuman army. Maybe the idea was taken from same pagan mythological creatures with a lot of feet and seven heads.
    The second section has the shape of a disc. It has two channels which divide it in to three parts .The middle part has a motif that seems more like a vine scroll that circulates around the disc like a serpent in movement. In the u turnings of the motif in the inside part of the turning there are dots that seems to be a simplified version of vine leafs. The upper part and the lower one seem more like a frame that surrounds the motif all around the disc.
    The third section has the shape of a sphere elongated into an oval or lemon shape. This section has nine carved channels located in the centre that form strips of different sizes around the body of the third section. The carved channels are parallel to each other. The diameter of the circle at the connecting point between the third and the second section is slightly bigger than the one connecting the third and the forth section. The circle at the connecting point between the third and the fourth section has the smallest diameter in comparison with all the other circle shaped parts.
    The fourth section has the shape of a disc much smaller in diameter and in volume than the second section. This section it seems to serve as a distinguishing point between the fourth and the fifth sections and for giving a good emphasising to the fifth section as the final and most important of all.
    The fifth section has the shape of a flat rough cross which shows the character of the society and the importance of the Christianity in the Roman Empire. The cross served as a distinguishing symbol or blessing by god for the armies of the Roman Empire in their wars against the barbarians. The fifth section is divided in three major parts. The lower part has the shape of an arrowhead pointing to the sky and it is divided in two parts, the body and the triangle. The body is very small but it serves as a good definition between the forth section and the fifth. The triangle has the same wideness at his base as the forth section. The lower part with its arrowhead shape it draws the attention of the viewer by pointing at the central part. The second part is located at the top of the first part by cutting the peak and it has a rough trapezoid shape. The second part is the narrowest part of the artefact. The third part is standing over the second one and has the shape of a triangle turned upside down pointing to the ground. The triangles of the first and third parts can be understood as symbols of trinity. The connecting points between the triangles and the central particle are not well defined.
    Overall the object is in very good condition with only a small amount of damage to the legs. From this description is it clear that it is very similar to a chess piece, especially a bishop or a king, although there is, as yet, no evidence to say for sure whether this is the correct interpretation.

  8. #8
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    A do te ndryshoje historia ne Butrint?

    Nje zbulim qe po te rrezultonte i vertete jo vetem do te vinte ne diskutim origjinen e lojes se shahut, duke e shtyre per nje shekull e gjysem lashtesine e saj, por qe do te ndryshonte edhe shume nga teorite e historianeve te sotem per lidhjet mes perandorise Romake dhe viseve te largeta te Indise

    Nga Auron Tare




    Kur nje prej punetoreve qe pastronte dheun ne rrenojat e te ashtuquajturit Pallati Bizantin ne buze te Kanalit te Vivarit ne Butrint, gjeti nje objekt prej fildishi ne siten e tij paksa te care, askujt nuk i shkonte mendja se ky objekt i vogel do te ishte epiqendra e nje prej debateve me te nxehta te koheve te fundit ne qarqet shkencore europiane.

    I pastruar me kujdes nga nje specialiste e Muzeut Britanik qe punonte per ekspediten anglo-shqiptare ne Projektin e Butrintit, objekti ne fjale u vezhgua nga dy Profesore Britanike te cilet brenda disa ditesh konkluduan se kishin ne dore nje nga zbulimet me te rendesishme deri me sot ne historine e lojes se shahut. Nje gur shahu, dhe jo vetem nje gur i ardhur nga thellesite e shekujve, por nje gur shahu i shek te 5 pas krishtit. Ky lajm i cili i'u shpernda rrufeshem te gjitha agjensive te lajmeve ne bote, habiti jo pak shqiptaret te cilet papritmas mesuan nga shtypi i huaj se ne njerin prej Qyteteve te tyre Antike, aristrokratet vendas luanin shah qe ne antikitet.

    Ky lajm mbi zbulimin e papritur ne Butrint solli jo pak habi ne qarqet e arkeologjise nderkombetare, por edhe nje kuriozitet te madh per te pare ne se objekti ne fjale ishte me te vertete nje gur fildishi i perdorur per lojen me te njohur ne bote. Deri me sot hipoteza me e pranueshme eshte se shahu ka ardhur rreth shek te 11-12 ne Europe nepermjet penetrimit arab kryesisht ne Sicili dhe Spanjen jugore. Ashtu sic dihet fare mire rilindia europiane i detyrohet mjaft kultures arabe e cila solli te reja mjaft te vlefshme ne mjeksi, astrologji, matematike etj por gjithashtu solli edhe nje numur veprash te humbura te autoreve te antikitetit. Nepermjet kesaj kulture mendohet se edhe loja e shahut u soll ne Europe duke u bere ne pak kohe nje nga zbavitjet me te pelqyera te aristokracise europiane.

    Nje gur shahu i shek te 5 pas krishtit do te thote gjithashtu se te gjitha teorite e ngritura deri me sot per origjinen e ardhjes se kesaj loje ne Europe duhen rishikuar. Por sigurisht nje zbulim i tille nuk mund te kaloje lehte nga vemendia a nje sere ekspertesh te kesaj fushe te cilet ishin cuditur per shpejtesine me te cilen dy Profesoret britanike kishin arritur ne kete perfundim.

    "Le Figaro" gazeta e njohur franceze botoi e para nje artikull ku shprehte dyshimin per kete zbulim te madh ne fushen e shahut. Gjithashtu nje numer ekspertesh nderkombetare komentuan gjate per vertetesine apo jo te ketij zbulimi, duke shprehur mosbesimin e tyre per mundesine e egzistences se nje guri shahu te shek te V pas krishtit ne Butrint. Por megjithe debatet e shumta ne gazeta dhe revista te ndryshme, Butrinti dhe zbulimi i objektit te cuditshem ishte ne epiqender te veres se kaluar, duke ngjallur me shume kersherine vizitoreve per kete Qytet qe fsheh kaq te papritura.


    Zbulimi i "gurit te shahut" ne Butrint ka ngritur edhe nje here pyetjen per te cilen nje numer Profesoresh mendonin se i kishin dhene pergjigjie me kohe. A luhej shah ne shtepite aristokratike te Metropoleve antike te Romes, Konstandinopojes apo Aleksandrise?

    Deri me sot nuk ka asnje te dhene se aristokratet romane apo edhe ata provinciale kalonin kohen pas darkave dhe debateve filozofike me ushtrime te komplikuara shahu. Ne se guri i gjetur ne Pallatin Bizantin te Butrintit vertetohet nga ekspertet se eshte me te vertete nje gur shahu i shek te peste atehere do te kemi te paren prove bindese qe aristokratet romane dinin se si luhej shahu.

    Megjithate per historianet skeptike nuk ka askund deri me sot burime te shkruara te autoreve antike ku te flitet mbi egzistencen e kesaj loje ne periudhen e Perandorise Romake. Askush nga Perandoret ne kujtimet e tyre nuk thote se perpara betejave te ashpra me fiset barbare qe kercenonin kufijte e Perandorise, zhvillonte taktikat ushtarake mbi fushen e shahut. Asnje nga eterit e famshem te Kishes nuk shkruan mbi egzistencen e kesaj loje ne shek e peste, nje loje e cila ne Mesjete do te behej ndoshta loja e vetme qe kleriket do te luanin me deshiren me te madhe.

    Mos ndoshta historia duhet ri shkruar? Apo nxitimi i Profesoreve Britanike ishte nje menyre per te terhequr vemendje dhe objekti i gjetur eshte thjesht nje objekt qe s'ka te beje fare me shahun? Pyetje te cilat ne menyra te ndryshme jane bere gjate gjithe ketij debati te zjarrte.

    Eshte i njohur fakti se arkeologjia ka kontribuar ne jo pak raste per te hedhur drite mbi tema te cilat jane konsideruar si ceshtje te zgjidhura. Shume mite dhe legjenda te debatuara per vertetesine e tyre, jane bere te besueshme si rezultat i zbulimeve arkeologjike. Mos ndoshta edhe kesaj rradhe arkeologjia do te ndryshoje historine?

    Po kur eshte shpikur loja e shahut? Deri me sot eshte e mundur qe nga te gjitha kulturat qe kane lidhje me shahun, vetem ne kulturen Islame te gjejme nje literature e cila na tregon ne detaje rreth rregullave te lojes. Nga burimet Arabe eshte e mundur qe te njihesh me traktate te shkruara qe ne vitin 850 pas krishtit, si dhe me librin e vetem te njohur deri me sot qe trajton lojen e shahut. Perpara kesaj date vetem referenca te rastesishme njihen per lojen e shahut ne Arabisht, Persisht, Sanskrisht dhe literaturen Kineze, por te mjaftueshme per te na lejuar te dime se loja e shahut egzistonte.

    Keto tekste muud te datojne rreth viteve 600 pas krishtit. Perpara kesaj date deri me sot eshte mjaft e veshtire qe te ndricohet ndonje gje e sakte rreth shahut. Arkeologjia dhe referencat e ndryshme nga tekset antike rreth lojrave te perdorura nga ushtaret romake nuk na saktesojne asgje ne lidhje me origjinen e shahut apo periudhen e sakte se kur njihej kjo loje. Kerkimet per origjinen e shahut jane pak a shume si kerkimet per gjetjen e etapave te periudhes se evoluimit te njeriut.

    Per kete arsye vertetesia e "gurit te Butrintit" merr nje rendesi te jashtezakonshme per te kuptuar mbritjen e kesaj loje ne Europe si dhe maredheniet kulturore te nderlikuara midis Lindjes Islame dhe Perendimit te Krishtere.

    Traktatet e para per shahun vine nga bota Islame dhe pikerisht nga Oborri i Kalifatit te Abasideve qe qeverisnin ne Bagdat ne shek e 9 dhe te 10 pas krishtit. Disa eksperte ne historine e shahut mendojne se kjo loje mund te ishte e njohur edhe ne oborrin bizantin, por ne nje forme shume te limituar. Deri me sot nuk ka asnje prove bindese se shahu njihej ne oborret e princerve europiane ne shekujt e mesiperm megjithe egzistencen e 16 gureve te gdhendur ne oborrin e Perandorit Charlemagne te cilat thuhen se jane nje dhurate nga Kalifi Harun al Rashid.

    Zbulimi i nje fushe sebashku me te gjithe guret e lojes, datuar ne shek e 12, gjetur nga ekipi i Prof. George Bass ne Turqi, eshte prova e pare qe shahu luhej ne periudhen Bizantine te vone.

    Objekte te cilat mund te jene lidhur me kete loje nuk egzistojne perpara kesaj date dhe gjetja e nje "Guri shahu" te shek V eshte nje zbulim i cili ve ne pikpyetje bindjen ne se Princerit Europiane kishin trasheguar jo vetem kulturen Romane, por edhe shahun.

    Nga tekstet e njohura deri me sot te krijohet bindja se loja e shahut ne Lindje kishte arritur caqe sofistikimi. Keto traktate nuk flasin vetem per rregullat e lojes, por per probleme te komplikuara strategji dhe analiza te lojes. Nje pjese e madhe e ketyre dokumenteve qe jane ende te ruajtura deri me sot dhe tregojne se shahu eshte praktikuar ne Oborrin e Abbasideve gjate gjysmes se pare te shek te 9.

    Eshte e veshtire te thuhet me siguri se shahu njihej ne boten Islame me perpara se kjo periudhe. Nje fakt interesant ne mbeshtetje te kesaj ideje eshte edhe mosperfshirja apo mos komentimi i kesaj loje ne Ligjet Islame apo ne Kuran. Kjo duhet te kete ardhur si pasoje e mosnjohjes se lojes se shahut nga Profeti Muhamet. Pozicioni i shahut ne kete sistem te sofistikuar rregullash dhe ligjesh sic eshte Kurani eshte shume i dyshimte pasi nuk permendet agjekundi si loje.

    Nje numer burimesh te autoreve Islame mundohen ta atribuojne njohjen e shahut Kalifit Omar (634-644) vjerri i Profetit, por deri me sot nuk ka asnje fakt real per ta mbeshtetur kete supozim. Ndoshta keta autore kane kerkuan nje fare legjitimiteti per lojen e shahut e cila mund te kete qene ne rrezik per tu ndaluar nga interpretuesit e Ligjeve te shenjta.

    Deri me sot mund te thuhet me siguri nga historianet se nuk ka asnje fakt real per te vertetuar se shahu njihej ne boten Islame perpara vitit 800.

    Megjithate disa historiane mendojne se shahu njihej mjaft mire edhe me perpara se Dinastia e Abbasideve te vinte ne pushtet (750). Keta historiane i referohen disa fakteve te cilat nuk mund te konfirmojne egzistencen e ketij mendimi, por megjithate jane interesante per tu diskutuar. Poeti arab al-Farazdaq i cili vdiq me 728 ne nje nga poezite e tij perdor shprehje qe i referohen mjaft qarte lojes se shahut. Megjithate eshte mjaft e veshtire qe te mos pranohet fakti se te gjithe autoret arabe te shek 9-10 kane qene te mendimit se shahu erdhi ne kulturen Islame nga Persia te cilet e kishin marre kete loje nga India. Fatkeqsisht per te provuar kete fakt nuk ka asnje gjurme arkeologjike pasi deri me sot nuk eshte gjetur asnje gur shahu i kesaj periudhe. Megjithate linguistika ka vertetuar se fjala arabe per shahun "shatranj", vjen nga persishtia "chatrang" e cila vet vjen nga Sanskrishtja "chaturanga". Gjithashtu nje pjese e madhe e fjaleve te lidhura me shahun ne arabisht vine nga persishtja.

    Perpara se Perandoria Persiane te pushtohej nga ushtrite arabe me 640, Persia ishte udhehequr nga Dinastia Sasanide qe ne shek e 3. Persia kishte gjuhen e saj, shkrimet si dhe fene Zoroastran. Pasi Persia u pushtua nga fiset Beduine, kultura persiane kaloi ne disa periudha transformimesh, por nje pjese e madhe e literatures dhe historise persiane u perkthyen ne arabisht. Arabet me mjaft lehtesi duhen te kene marre edhe lojen e shahut si pjese e kultures persiane sebashku me letersine dhe artet e tjera. Megjithate historia e shahut ne kulturen Persiane eshte mjaft e lexueshme ne nje nga kryeveprat e letersise persiane Shahnama e kompozuar nga poeti i famshem persian Firdusi rreth vitit 1011. Ne kete veper e cila eshte bazuar ne dokumentat e shek te 6 mbi Dinastine Sasanide, flet per shahun ne menyre mjaft te qarte ne historite e Vezirit te Mbretit Khusray Nushirwan (531 579) i cili ne bisedimet me delegacionin e derguar nga Maharaxhi i Indise arrin te zgjidhe ushtrime te komplikuara te shahut te cilat ishin derguar nga Mbreti i Indise.

    Nje tjeter veper letrare e ardhur deri ne ditet tona nga letersia perse e quajtur Chatrang-namak flet me ne detaje per lojen e shahut duke u bere ndoshta vepra me e rendesishme per kete loje. Kjo veper e shkruar perpara vitit 800 pas krishtit, eshte vepra e pare para Islame qe jep detaje te rendesishme per shahun ku per here te pare thuhet se shahu luhej nga dy vete ne nje fushe me 64 kuti.

    Nje tjeter reference per kete loje vjen nga vepra Karnamak i Artakhsher i Papak nje liber i shkruar ndoshta rreth shek te 6. ne nje pjese te librit theksohet se themeluesi i Dinastise Sasanide, Ardashir ishte shume i zoti ne "lojen me top, ne kalerim si dhe ne chatrang" ne kete veper nuk kemi detaje te tjera pervec se emrin e lojes se shahut, por megjithate ne nxjerrim si perfundim se te pakten qe nga shek i 6 pas krishtit, loja e shahut konsiderohej si nje nga vlerat e aristokracise persiane. Vetem dy referenca te ardhura nga literatura persiane nuk jane te mjaftueshme per te krijuar nje ide te saktee per lojen e shahut, por megjithate duhet te kemi parasysh se vetem 5 vepra te letersise persiane te asaj kohe kane arritur te mbi jetojne deri me sot.

    Sigurisht eshte veshtire qe per te gjitha keto mite dhe legjenda te gjenden prova historike, por nje gje eshte mjaft e qarte se te gjitha hipotezat qe ekzistojne te drejtojne drejt Persise dhe Indise. Historianet ne pergjithesi kane pranuar faktin se shahu eshte sjelle nga India ne Persi ne kohen e sundimit te Khusrau Nushirwan 531-579.

    Origjina e lojes se shahut nga India eshte debatuar dhe pranuar ne nje fare menyre nga historianet, por fatkeqesisht ne shkrimet e hershme Sanskrite nuk ka referenca te qarta per kete loje perpara viteve 600. I vetmi burim qe mund te kenaqi sadopak historianet qe hulumtojne kete ceshtje eshte Harshacharita apo "Jeta e Harshas" e shkruar ne 625 nga Bana i cili pershkruan ushtrine e Maharaxhit Gupta e "cila ishte rreshtuar si ne nje loje chaturanga"

    Te gjitha shkrimet e shenjta Indiane qe japin referenca per lojen e shahut jane shkruar pas kesaj date duke e bere te pamundur depertimin ne misterin e dates se lindjes se kesaj loje, por gjithsesi duke e pranuar faktin se origjina e shahut eshte India.

    Hipoteza se Guri i gjetur ne Butrint eshte nje gur shahu i datuar ne shek e peste, do te jete prova e pare se kjo loje ka mundur te vije ne territoret romane gati 150 vjet perpara teksteve Sanskrite te njohura deri me tani. Ne se ky fakt do te pranohej nga historianet atehere objekti i vogel prej fildishi do te ri-shkruante historine duke sjelle pyetje te reja per marrdheniet midis Romes dhe viseve te largeta te Indise. Sigurisht do te duhen zbulime dhe studime te reja per te provuar dicka te tille por debatet e hapura gjate veres se kaluar do te vazhdojne duke pasur si epiqender pyetjen ne se aristokrati butrintas qe banonte ne Pallatin Bizantin ne buze te kanalit te Vivarit, luante shah apo jo 600 vjet me pare se shahu te njihej ne Europe?


    Klan

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-03-2004
    Postime
    10

    Butrinti

    Shtetas tė huaj do tė pastrojnė vullnetarisht Butrintin. Zyra e Butrintit nė Sarandė do tė organizojė edhe kėtė vit Javėn e Korpusit tė Paqes nė qytetin antik. Drejtori i kėsaj zyre, Auron Tare, tha pėr gazetėn se, "Parku Kombėtar i Butrintit do tė sponsorizojė nė javėn e parė tė muajit maj, punėn vullnetare, me anėtarė tė Korpusit Amerikan tė Paqes, nė kuadrin e pėrgatitjes sė kėtij qyteti pėr sezonin e ri turistik". Sipas Tares, do tė jenė pikėrisht 30 vullnetarė tė kėtij korpusi qė aktualisht po shėrbejnė nėpėr rajone tė ndryshme tė mbarė Shqipėrisė, qė gjatė qėndrimit tė tyre nė Parkun e Butrintit do tė merren me ndėrtimin e rrugicave, tepėr tė domosdoshme pėr vizitorėt. Madje, sipas tij do tė veprohet deri nė pastrimin e shkurreve pranė monumenteve nė qytetin antik, si dhe nė aktivitete tė tjera pėr ruajtjen e kėtij parku me vlera. Burime tė zyrės sė Koordinimit tė Butrintit vunė nė dukje mes tė tjerave edhe atė se, praktika e vullnetarėve, qoftė nė shėrbimin nė disa rrugica nė Butrint ėshtė pjesė e njė tradite. Kjo traditė ėshtė krijuar gjatė tre vjetėve tė fundit, kur persona me shtetėsi tė ndryshme, kryesisht nga vendet perėndimore punojnė pėr 1 ose 2 javė vullnetarisht, nė shėrbim tė qytetit antik tė Butrintit, duke e konsideruar kėtė pjesėmarrje, njė eveniment ndoshta tė veēantė nė jetėn e tyre. Java e pastrimit do tė organizohet nė fillim tė muajit maj, duke paraprirė fillimin e sezonit turistik tė verės, ku vizitorė nga Shqipėria dhe vende tė ndryshme tė botės admirojnė vlerat e Butrintit. Parku Kombėtar i Butrintit, me njė sipėrfaqe prej 29 km2, i pėrfshirė nga UNESKO nė listat e trashėgimisė botėrore, ka njė rėndėsi tė veēantė kombėtare, si njė vend arkeologjik i monumenteve qė i pėrkasin periudhės iliro-greko-romake.

  10. #10
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Antropologė nga universiteti i Sirakuzės vijnė nė Butrint, ku pėr herė tė parė do tė studiojnė skeletet e zbuluara, nė qytetin antik pėr t’iu pėrgjigjur pyetjeve qė arkeologjia nuk ka mundur deri tani: kush e ndėrtoi dhe cilėt ishin ata qė jetuan nė Butrint

    Kush janė indigjenėt e Butrintit


    Elsa Demo

    Kush e ndėrtoi dhe cilėt ishin ata qė jetuan nė Butrint? Mision i ēuditshėm, ky i antropologėve amerikanė Thomas A.Crist dhe John Johnsen. Prej ditės sė sotme ata nisin ekspertizėn e eshtrave tė banorėve tė qytetit antik. Bashkė me ta dhe njė grup studentėsh nga Fakulteti i Kėrkimeve tė Uticas, nė Universitetin e Sirakuzės, nė Nju Jork. “Skeletet njerėzore gjetur gjatė vitit 2000-2001 nė rrėnojat e Pallati tė Trikonkės do tė jenė objekt i ekspertizės sonė arkeologjike”,- thotė dr.Crist, antropolog, i cili mė parė ka marrė nė analizė disa nga skeletet mė tė hershėm evropianė. Ndėrsa asistenti i tij, John Johnsen, qė e ka vizituar Butrintin marsin e shkuar, thotė se “do tė jetė hera e parė qė njė shkollė arkeologjie do tė bėjė analiza legale pėr skeletet nė Butrint. Studentė shqiptarė e tė huaj do tė punojnė sė bashku gjatė projektit pėr tė studiuar skeletet zbuluar nė tė kaluarėn nė Butrint.”
    Johnsen shpjegon se qėllimi ėshtė tė krijojmė njė Bazė tė Dhėnash, pėr tė siguruar gjithė informacionin pėr popullsinė qė ka jetuar atje. Pėr kėtė do tė shfrytėzohen materialet e ekspertizave nga strukturat kockore gjetur nė Butrint dhe nė site tė tjera arkeologjike shqiptare. Nė anė tjetėr antropologėt Crist e Johnsen, do tė drejtojnė kursin e parė arkeologjik duke filluar nga dita e sotme e deri mė 5 qershor nė Parkun Kombėtar tė Butrintit, njė kurs pėr antropologjinė deri tek analizat e mbetjeve skelektike. Eshtė kurs pėr studentėt shqiptarė dhe ata amerikanė ardhur nga Fakulteti i Uticas, pėr tė krijuar njė brez profesionistėsh tė kėsaj fushe qė nesėr do t’iu duhet t’i vazhdojnė kėto lloj ekspertizash, sepse siē thotė dr.Crist “nuk duam qė tė mbetet iniciativa e vetme”. Nė kėtė projekt, i pari kėtij i lloji deri mė sot nė fushėn e antropologjisė arkeologjike, antropologėt amerikan i shoqėron edhe studiuesi shqiptar prof.Aleksandėr Dhima. Nga gjithė kjo lėndė dr.Thomas Crist shpjegon se do tė merren imazhe tė skeleteve tė njerėzve qė dikur kanė qenė banorė tė Butrintit, dhe me gjithė burimet e tjera tė informacionit nga kėto analiza, pretendohet tė ndėrtuohet njė histori biologjike e kėsaj hapėsire shqiptare, ku janė pėrfshirė edhe qytetėrimet greke e romake qė e kanė pushtuar atė. Eshtė njė informacion i tėrė arkeologjik dhe historik, qė veē aspekteve fiziko-organike, synon tė pėrcaktojė megjithė karakteristikat kulturore, aq tė larmishme tė Butrintit, tė pėrcaktojė se cilėt ishin vendasit, ata indigjenėt e tokės shqiptare, e cilėt tė ardhurit, pra grupet e ndryshme tė banorėve tė Butrintit tė lashtė. Gjurmėt e Butrintit tė lashtė shkojnė deri nė shek.VII p.e.s. 300 vjet mė vonė do tė bėhej njė nga qendrat mė rėndėsishme tregtare nė gjithė botėn greke. Mė pas sundohet nga romakėt, e me radhė venedikasit, otomanėt. Mbeti qė qendėr e rėndėsishme deri nė vitin 1400, kur njė pėrmbytje e madhe bėri qė qyteti tė braktiset.




    21/05/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  11. #11
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Profesoresha e artit nė Universitetin e Sirakuzės, tregon se si do tė shfrytėzojė nė Butrint, pėrvojėn e saj me kulturat indigjene

    Whitefeather: Mozaikėt tuaj nuk janė tipik romak


    E.Demo

    Carolynne Whitefeather u lind nė Florida, por origjina e saj ėshtė nga kufijtė e vjetėr nė juglindjen e Amerikės sė madhe, nga toka e pasur me lumenj tė kulluar, pyje tė dendur, dhe zogj tė llojeve tė ndryshėm. Origjina e saj ėshtė nga toka e vendasve tė amerikės. Njė shenjė ėshtė edhe nė mbiemrin e saj, qė i pėrkthyer nė shqip ka njė shenjė tė bukur e kėsaj origjine, pra: Whitefeather ose ndryshe Pendėbardhė.
    Karolina (Carolynne) ėshtė asistent profesore nė Fakultetin e Utikės nė Universitetin e Sirakuzės, ėshtė profesoreshė e arteve tė bukura, e nė karrierėn e saj 20- vjeēare, ka edhe njė kuriozitet, tė pashkruar nė curriculum vitae. Kjo grua i ka dhėnė leksione arti edhe ish presidentit amerikan Bill Klinton.
    Karolina vjen nė Butrint me projektin e antropologėve amerikanė, dhe jo si profesoreshė arti, por si artiste. Ajo realizon imazhe nė serigrafi dhe nė metoda monotipe. Krijimtaria e saj, vizatimet dhe piktura me bojė shkrimi ka pasur si motive ndjesitė nga vendlindja e saj, nga kultura indigjene amerikane. “Kėrkimi im konsiston nė artin e vjetėr, nė kulturėn etnike, folklorike, nė imazhet e besimeve shpirtėrore qė kanė krijuar njerėzit e asaj kohe dhe vlerat e tyre deri nė sot, pėr tė kuptuar si janė realizuar dhe sa kanė ndryshuar. Pėr tė njėjtėn gjė ndodhem nė Butrint. Gjurmimi pėrfshin njėkohėsisht banorėt vendas tė lokaliteti, indigjenėt dhe tė huajt. Do tė ekzplorojmė kėtu shtresat, imazhet, pikturat e lashta, pėr tė kuptuar kush i ka bėrė ato, shprehjen e natyrės nė kėto imazhe, imitimet etj.”
    Pas kėsaj Karolina mendon tė riprodhojė nė pikturė imazhet antike tė Butrintit.
    Thotė se historitė dhe vėzhgimet e saj tė gjatė nė pyll nė vitet e fėrmijėrisė, mesazhet e tyre arrin t’i kuptojė vetėm sot. Dhe i hedh nė pikturė. Puna e saj ėshtė e orientuar kah gjuhės, kodit tė imazheve tė vjetra. Piktura i saj i referohet pikėrisht gjuhės vizuale tė tė parėve tė Amerikės. Ajo thekson se qysh fėmijė arti dhe natyra kanė qenė pjesė e jetės, natyra dhe gjithė kultura indigjene amerikane kanė qenė pjesė e saj. Nė shkollė do tė informohej mė mirė pėr kėtė kulturė, nis tė kuptojė mėmirė kėto lloj formash tė artit. Por ajo qė pėlqen ėshtė “printmaking” sepse nėpėrmjet kėsaj teknike ajo realizon monotipe origjinale. Pėrdor materiale tė ndryshme dhe sidomos bojėn e shtypit, qė ėshtė transparente e lagėsht e me pigment tė shndritshėm.
    Pėr t’u kthyer tek qėllimi i vizitės sė saj nė Butrint. Ajo di qė ky ėshtė njė qytet greko-roman. Para se tė vinte kėtu ka lexuar e studiuar pėr njė vit literaturė pėr historinė e artit e tė tjerė libra pėr tė mėsuar diēka mė shumė. “Mė duket se kultura heleno-romake ėshtė vetėm njė pjesė e vogėl e kulturės sė Butrintit, pėrderisa aty kemi edhe kulturė ilire, ashtu sikundėr vetė kultura greko-romake nė Butrint duket tė jetė unikale nė krahasim me kulturėn greko-romake nė tėrėsi. Unė shpresoj ta shoh, ta prek dhe ta kuptoj kėtė gjė.” Karolina ka parė imazhe nga mozaikėt e Butrintit dhe deklaron se “ato nuk janė tipike romake, duhet tė jenė vendase. Imazhe tė tilla me zogj, mund t’i kenė bėrė banorėt e kėsaj zone. Kam parė disa imazhe tė tjera mozaiku, kanė qenė ato me peshq. Dua tė di se ēfarė thonė kėto imazhe. Eshtė me shumė interes, sepse bėhet fjalė pėr njė gjuhė vizuale. Shumė kohė mė parė njeriu ishte tepėr i lidhur me natyrėn, dhe shprehej me gjuhė vizuale. Me kalimin e kohės njerėzit e injoruan kėtė gjuhė vizuale, u bėnė mė profesionistė dhe mė llogaritės. Do t’iu kthehem kėtyre imazheve tė shoh se pėr ēfarė flasin e ē’mund tė gjej.”
    Eshtė hera e parė qė profesoresha e artit vjen nė Butrint dhe pas vėzhgimeve do tė vizatojė e pikturojė imazhet qė do tė gjejė aty. Mendon se ndoshta me to do tė hapė njė ekspozitė nė Nju Jork.




    21/05/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  12. #12
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mozaiku i Trikonkės do tė restaurohet


    Th.Nika

    I zbuluar 10 vjet mė parė nga ekspedita angleze dhe i dėmtuar nėn veprimin e faktorėve natyrorė, mozaiku i Pallatit tė Trikonkės nė Butrint do tė restaurohet. Lajmi pėr lėvrimin e fondit tė destinuar pėr kėtė restaurim bėhet publik nga Drejtoria Rajonale e Monumenteve tė Kulturės nė Sarandė. Sipas kėtij burimi, ėshtė nė proces projekti-preventivi pėr ndėrhyrjen emergjente nė kėtė objekt, duke pėrcaktuar edhe metodologjinė qė do tė pėrdoret pėr restaurimin e tij. I gjithė procesi do tė mbikėqyret nga specialisti restaurator Uiljam Cikopano, nga mė tė mirėt qė ka Instituti i Monumenteve tė Kulturės. Nė mozaikun qė paraqet figura gjeometrike do tė kryhen ndėrhyrje shpėtuese, siē janė mbushja e pjesėve tė dėmtuara tė tij, eliminimi i “frakturave” tė shkaktuara nga lėvizja tektonike e dheut, prania e lagėshtisė dhe paqėndrueshmėria e formacionit. Pėr restaurimin e mozaikut tė Trikonkės do tė pėrdoren metoda bashkėkohore, qė garantojnė cilėsi dhe jetėgjatėsi tė objektit.





    21/05/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anėtarėsuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144
    A e kane rikthyer koken e Deas , Hyjneshes se Butrintit (statujen)? Kam degjuar qe eshte vjedhur gjate kohes se tranzicionit. E kam pike te dobet ate, pa kaluar prane saj nuk ngjitesha ne kala.

  14. #14
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Zbulime te reja ne Butrint

    Monedhė antike e shekullit XI

    Mbishkrimi qė gjendej nė monedhė i skalitur me njė greqishte mesjetare ėshtė "ISUS KRISTUS BASILEUS". Studimet do tė vazhdojnė mė tej, pasi kėto monedha hedhin dritė edhe pėr datimin e kullave tė Butrintit

    Kėrkuesit dhe grupi i arkeologėve nė Butrint tė drejtuar nga Shpresa Gjongecaj, ditėn e hėnė kanė zbuluar njė monedhė bronzi nė Kullėn nr.1 tė murit rrethues tė Butrintit. Kjo monedhė daton rreth shek.XI, gjatė viteve 1059-1081. Mbishkrimi qė gjendej nė monedhė i skalitur me njė greqishte mesjetare ėshtė "ISUS KRISTUS BASILEUS". Studimet do tė vazhdojnė mė tej, pasi kėto monedha hedhin dritė edhe pėr datimin e kullave tė Butrintit. Gama e kėrkimeve arkeologjike komplekse nė qytetin antik tė Butrintit dhe nė fushėn e Vrinės, si prapatoka e qytetit nė pėriudhėn romake, sipas specialistėve tė arkeologjisė nuk mund tė konsiderohet e plotė nėse nuk shikohet e kombinuar edhe me dritėn qė sjellin pamje tė tjera tė gjetjeve, siē janė monedhat antike. Shpresa Gjongecaj, shefe e Departamentit tė Antikitetit nė Institutin shqiptar tė Arkeologjisė dhe specialiste e kėsaj fushe, prej disa javėsh po punon pranė ekspeditave kėrkimore nė Vrinė e nė Butrint, pikėrisht pėr tė studjuar monedhat e reja tė zbuluara dhe vlerėn e tyre nė kontekstin e materialeve tė tjera arkologjike. Disa vjet mė parė nė Diaporit krejt rastėsisht, nga punimet e njė traktori u zbulua njė thesar me monedha argjendi, qė konsiderohen shumė tė rėndėsishme sipas Gjongecajt, pasi nė to lexohet qartėsisht fjala "BUT-ROT", gdhendja e kokės sė kaut, simbol i legjendės sė krijimit tė qytetit. Nė lidhje me monedhat e zbuluara rishtaz nė kėtė zonė, Shpresa Gjongecaj, pėr "Gazetėn shqiptare" thotė se "Monedhat e zbuluara nė Diaporit, nė fushėn e Vrinės, nė ndėrtimet e periudhės romake tė zgjerimit tė qytetit dhe tė tjera nė Butrint, siē ishte rasti i sotėm, i zbulimit tė njė monedhe nė kullėn nr.1 tė murit rrethues tė qytetit, duhen parė ngushtėsisht tė lidhura me materalin arkeologjik pėrkatės tė shqyrtuar nga arkeologėt. Ka rėndėsi tė theksohet se monedhat e fundit janė tė pėriudhės bizantine". Pėrsa i pėrket vlerave qė kanė monedhat e gjetura mė parė nė Diaporit, Gjongecaj thotė se, "Kėto monedha bronzi kanė njė rėndėsi tė madhe pasi, hedhin dritė mbi faktin e lulėzmit tė Butrintit, kur ai ka emetuar monedhat e tij me mbishkrimin "Butrot" dhe kokėn e demit qė lidhet me legjendėn tashmė tė njohur tė themelimit tė qytetit", pėrfundon ajo.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  15. #15
    un pata fatin te marr pjese ne ate ekspedite si dhe te njihem personalisht me Whitefeather, nje grua fantastike dhe me pasion per butrintin. shpresoj te kthehem serisht vitin tjeter me klasen e saj.
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  16. #16
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Pasi mbaruam me scuba diving ne Dhermi, pas nje sulmim bletesh ne rruge per ne Himare, si edhe pas nje abuzimi prej nje gang delesh tek Shen Vasili...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Tema tė Ngjashme

  1. Rupert Smith, drejtori I fondacionit “Butrinti”Nė Butrint, emėrime politike
    Nga Shijaksi-London nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-04-2007, 14:07
  2. Butrinti, mes dhjetė mrekullive qė s’duhet humbur
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 02:58
  3. Butrinti 2000 - Fest. Ndėrkombėtar i Teatrit
    Nga dodoni nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-09-2004, 01:12
  4. Butrinti: Historia dhe identiteti shqiptar nga R. Hodges
    Nga dodoni nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-04-2003, 19:06
  5. Butrinti
    Nga Eni nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-04-2003, 18:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •